LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ngujoi familjen, Laçi: Kam parimet e mia! Familjarët: Të ikë prostituta, djali është 'njish'. Gruaja e djemtë: Na rrihte, kemi ëndrra

• Xherxh (Gjergj) Laçi, radikalisti 52-vjeçar që kishte burgosur gruan e dy fëmijët e tij për gjashtë vite rresht ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Laçi ka rrëfyer se bashkëshorten e dy djemtë, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç nuk i linte të dilnin nga shtëpia në mënyrë që ata të mos infektoheshin. Ai është shprehur se po e ruante familjen nga ‘e keqja’ duke ndekur parimet e tij fetare, por që nuk ka pasur dhunë në asnjë lloj momenti. • Të njëjtin version mbajnë edhe familjarët e Laçit, motra, vëllai e babai. Babai i Gjergj Laçit, Nazif Laçi, tha se denoncimin në polici për të birin e ka bërë vëllai i nuses. Sipas tij kjo e fundit nuk ka punuar asnjëherë në jetën e saj, por pavarësisht kësaj, ankohet. E motra ka bërë apel për lirimin e vëllait të saj, me pretendimin se ai është i sëmurë. Ajo e konsideroi ‘njish’ të vëllanë, ndërsa kunatën, një të paaftë që nuk di të bëjë asgjë, por kërkon të gjejë gjithçka gati. Ajo pretendon se batanija është vendosur në ballkon për t'i mbrojtur nga dielli dhe jo për t’i izoluar familjarët e të vëllait. • Ndërsa gruaja e Laçit thotë totalisht të kundërtën. Ajo bashkë me dy djemtë kanë rrëfyer me lot në sy torturën që kanë përjetuar pranë 52-vjeçarit dhe brenda katër mureve të shtëpisë. Bashkëshortja thotë se Laçi ka ushtruar prej 12 vitesh dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyre te vazhdueshme dhe të përsëritur ndaj saj dhe fëmijëve te mitur, dhe se fundmi i ka mbajtur te gjithë të mbyllur në shtëpi, duke i kërcënuar të mos dilnin jashtë. Ndërsa automatikun e mbante tek koka. Dhunën fizike, ajo thotë se bashkëshorti i saj e ka ushtruar në prani të fëmijëve, duke u krijuar shumë stres dhe frikë. • Ata qëndronin gjithë ditën të mbyllur në shtëpi, pasi babai i tyre nuk i lejonte te dalin jashtë, gruan nuk e lejonte që të dalte as deri tek oborri i shtëpisë private. Gruaja thotë se prej 6 muajsh Laçi frekuentonte xhaminë e Medresesë, ku jo në pak raste, shkonte me thika në brez. Djemtë, në gjendje të rënduar psikologjike tregojnë se babai mbante thika në shtëpi, e herë pas here kur vinte rrotull teksa i mbante të varura ne brez. Ata rrëfejnë se kanë ëndrra si të gjitha moshatarët e tyre, që të nisin një kurs futbolli apo edhe shkollën.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Thikat i ka çdo njeri në banesë'/ Vëllai i Xherxh Laçit: Ai s’donte që djemtë t’i shoqëroheshin me të zonës

Ngujoi familjen, Laçi: Kam parimet e mia! Familjarët: Të
Bekim Laçi

TIRANË- Vëllai i 52-vjeçarit Xherxh Laçit, Bekim Laçi, ka mohuar kategorikisht dhunën brenda familjes. Për 'Shqipëria Live' ai është pyetur nëse vëllai i linte dy djemtë që të dilnin nga shtëpia. Ai u shpreh se vëllai i tij kishte një afrimitet të madh me fëmijët dhe për këtë shkak nuk dëshironte që të shoqëroheshin me fëmijët e zonës.

Që ka qëndruar 6 vite brenda kjo dihet nga të gjithë zona. Vëllai kishte një afrimitet shumë të madh me fëmijët, dhe nuk donte që djemtë të shoqëroheshin me fëmijët e zonës. Unë kam qenë mësues i dy djemëve që prej klasës së pestë. Unë kam marrë inciativën për ti çuar në shkollë, i kam marrë edhe në shpi për t’u thënë se për çdo shpenzim do i ndihmojë unë. I nisëm që ti çojmë me shkollë në Durrës, kontaktova dhe me dajën e çunave, por ai më tha që nuk kishte mundësi që të na ndihmonte me financat. Kanë pas kushte të mira ekonomike. Gjergji më ka pas ndihmuar mua me shkollën e lartë, ka qenë refugjat në Itali. Fëmijët i linte të dilnin nga shtëpia”, u shpreh Bekim Laçi.

Në lidhje me dhunën ndaj bashkëshortes, vëllai i 52-vjeçarit mohoi që ky i fundit të ketë ushtruar dhunë ndaj saj.

Në lidhje me municionet nuk kam informacion, ndërsa për thika çdo kush ka në shtëpinë e tyre”, u shpreh vëllai i 52-vjeçarit, Bekim Laçi.

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë datë 6 nëntor nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Xherxhi është 1-sh fare, ia marrshi të keqen'/ Vëllai i saj ngujoi familjen, Kaca: Ai është profesor me shkollë të lartë

Ngujoi familjen, Laçi: Kam parimet e mia! Familjarët: Të
Rita Kaca

TIRANË- E vetmja që i ka dalë në mbrojtje Xherxh Laçit, që ngujoi për vite me radhë gruan dhe dy djemtë, është motra e tij, Rita Kaca. Për 'Reporttv', ajo është shprehur se po i bëhet padrejtësi vëllait të saj, i cili duhet që të lihet i lirë. Po ashtu, ajo vijon duke thënë se shteti e ka fajin pasi ai po tenton që t'u shembë shtëpinë. Kaca shton se Laçi ka mbaruar shkollën e lartë e se është specialist në shumë fusha.

INTERVISTA:

Motra e Xherxh Laçit: Erion Veliaj cfarë bën? Pse nuk e merr këtë familje, të fusë në punë burrin dhe gruan. Po i le qeveria dhe denoncohen, pse të denoncohet? Të lirohet. Të shkojë në punë, të bëjë një punë të lehtë, një roje, ti cojë fëmijët në shkollë, gruan ta fusë pastruese. Ka punë sa të dush, a ka shtet? Dhe ne jemi duke punu. Problemet janë të qeverisë se do t'i shembë shtëpinë, ti punësojë, ti paguajë qeranë. Shtëpinë po ua prishin. 

Pyetja: A është i sëmurë Xherxhi?

Motra: Jo nuk është i sëmurë, ka diabet, e di doktori, ta arrestojë doktorin se pse nuk i jep pension.

Pyetja: A i ka dhunu fëmijët dhe gruan? 

Motra: Pretendojnë se duan që të dalin rrugash. Tani ti çojë shteti.

Pyetja: Cfarë ka punuar Xherxhi?

Motra: Xherxhi është specialist, ai ka shkollën e lartë, ti nuk e ke. Profesor ka mbaruar shkollën, ai është nish farë i morshin të keqen kush e shan. 

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë datë 6 nëntor nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Kush e lë burrin..."/ Motra e radikalit fetar që ngujoi familjen: Nusja donte të shkonte në Francë, le të shkojë prostitutë...

Ngujoi familjen, Laçi: Kam parimet e mia! Familjarët: Të
motra e Gjergj Laçit

TIRANË- Motra e radikalistit Gjergj Laçi i cili ndodhet në qeli pasi u zbulua se kishte ngujuar për 6 vite familjen në banesë, pretendon se kunata e saj donte të emigronte bashkë me fëmijët në Francë. Sipas saj, një grua që lë burrin, shkon prostitutë, duke iu referuar kështu bashkëshortes së vëllait të saj Gjergj Laçit.

Perdet janë vënë nga ana e punëtorëve. Të shkojë ta çojnë prostitutë në Francë. Ajo që e lë burrin le të shkoj prostitutë në Francë”, tha motra e Gjergj Laçit. 

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë datë 6 nëntor nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim./ Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

'Ëndërr kisha futbollin'/ DËSHMIA tronditëse e djalit të ngujuar prej 6 vitesh: Babai mbante të varura në brez thikat

Ngujoi familjen, Laçi: Kam parimet e mia! Familjarët: Të
Banesa

TIRANË- Djali i Xherxh (Gjergj) Laçit, ka tronditur me dëshminë e tij. Djali i cili jetoi në tmerr për 6 vite me radhë nga i ati për shkak të bindjeve radikale, është shprehur se babai i terrorizonte me thikat të cilat i mbante në brez. 

Djali ka pranuar se ai dhe vëllai i tij ishin në gjendje të rënduar psikologjike (15 dhe 17 vjeç), e se babai i tyre mbante thika në shtëpi, e herë pas here kur vinte rrotull teksa i kishte të varura ne brez. Ëndrra e tij ishte që të niste një kurs futbolli. Vetëm njëri nga djemtë dilte nga banesa herë pas here për të karikuar telefonin. 

Më tej në dosjen hetimore, një prej të afërmëve ka deklaruar se Xherxhi nuk lejonte asnjë prej fëmijëve që të dilnin nga banesa. Ai thotë se kryefamiljari ishte i dhunshëm me gruan madje i ka vënë dhe thikën në fyt në një rast. 

'Prej 3 vitesh babi i tij Xherxh nuk ka lejuar te dalë asnjeri nga shtëpia ku banonin, atë se bashku me vëllain e mitur dhe mamanë e tij. Babai i tij nuk i ka lejuar te dalin fare nga shtëpia, duke i kërcënuar se ” ai e di me mire, se te tjerët duan t’i vrasin, ndërsa ai ka fituar”. Që pas kthimit te Xherxhit nga Italia, ai prej 20 vitesh nuk ka punuar me dhe se fundmi ka filluar te ushtrojë me shpesh dhe fenë myslimanë. Fenë e ka praktikuar më shpesh 4 muajt e fundit, ku shkonte çdo të premte në xhaminë e Medresesë, ndërsa prej javësh e ka shkëputur nuk ka shkuar me. Asnjeri prej prindërve te tij nuk punon. Babai ishte i dhunshëm ndaj mamasë së tij, kundrejt te cilës ka ushtruar shpesh here dhune në sy të tyre, duke e goditur me shkop, me shuplaka me grushta, madje i ka treguar se i ka vene dhe thikën ne fyt. Ata jetonin brenda 4 mureve pa energji elektrike, pasi ia kishin ndërprerë. Ata ushqeheshin vetëm kur i çonin ushqim dhe ua linin tek dera familjarët si xhaxhai nga Dibra, gjyshi ose daja i tij.”, thuhet në dosjen hetimore.'- thuhet në dosjen hetimore. 

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë datë 6 nëntor nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Shtëpia ku u ngujua familja e rrethuar me çarçafë, motra e radikalit fetar: Është vënë për t’u mbrojtur nga dielli

Ngujoi familjen, Laçi: Kam parimet e mia! Familjarët: Të
Motra e Gjergj Laçit

TIRANË- Shtëpia ku u ngujuan për 6 vite gruaja dhe djemtë e radiklait Gjergj Laçit është e rrethuar me çarçafë, në mënyrë që bashkëshortja e tij të mos ketë asnjë lloj kontakti me njerëzit jashtë. Motra e të arrestuarit, pretendon se batanija sipas saj është vendosur në ballkon për t'i mbrojtur nga dielli. Ndërsa ka mohuar akuzat ndaj Gjergj Laçit, duke pretenduar se nusja gënjen dhe se ai nuk e ka dhunuar apo ngujuar familjen e tij. 

Sakaq për municionet që u gjetën në banesën e Laçit nga Policia, motra e radikalit pretendon se i ka patur për t'i shitur. 

I kanë vendosur për t’u mbajtur nga dielli. I bëj thirrje kryetarit të gjykatës të lirojë Gjergjin, t’i fusë në punë shteti.  Kunata e di vetë zgjedhjen. Nuk e mbajmë me zor, nuk do të rrije më burrin e vetë, mos e dojë, le të shkojë në gjykatë. Jo nuk dimë gjë. Municionet në shtëpi i ka pasur për t’i shitur”, tha ajo.

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë datë 6 nëntor nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vëllai i saj ngujoi për 6 vite gruan dhe fëmijët/ Motra e radikalit fetar: Lirojeni nga burgu, Gjergji është i sëmurë

Ngujoi familjen, Laçi: Kam parimet e mia! Familjarët: Të
Motra e Gjergj Laçit

TIRANË- Motra e Gjergj Laçit radikalit fetar që u arrestua ditën e djeshme nga Policia e Tiranës, pasi u zbulua se ngujoi familjen e tij për 6 vite në banesë, ka bërë apel për lirimin e vëllait të saj, me pretendimin se ai është i sëmurë. Ajo gjithashtu ka treguar se çfarë i tha kunati i Gjergj Laçit.

Më tha që motra ime do të mbajë përgjegjësi se përse e ka denoncuar, te shtëpia ime nuk ka më punë. Nëse do t'a ndajë t'a ndajë, por jo të më çojë djalin në burg. I bëj thirrje kryetarit të Gjykatës që t'a lirojë djalin sepse është sëmurë”- tha ajo.

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë datë 6 nëntor nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim./ Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

Radikalisti e mbajti të ngujuar për 6 vite/ Gruaja: Na rrihte prej 12 vitesh, automatikun e mbante tek koka e krevatit

Ngujoi familjen, Laçi: Kam parimet e mia! Familjarët: Të
Gjergj Laçi

“Kjo shtetase ka kallëzuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar prej 12 vitesh dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyre te vazhdueshme dhe te përsëritur ndaj saj dhe fëmijëve te mitur, dhe se fundmi i ka mbajtur te gjithë të mbyllur ne shtëpi, duke i kërcënuar te mos dilnin jashtë. Dhunën fizike bashkëshorti i saj e ka ushtruar në prani të fëmijëve, duke u krijuar shume stres dhe frike. Ata qëndronin gjithë ditën të mbyllur në shtëpi, pasi babai i tyre nuk i lejonte te dalin jashtë, gruan nuk e lejonte që të dalte as deri tek oborri i shtëpisë private.”, thuhet në dosje.

Mes të tjerash mësohet se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike, pasi asnjë prej tyre nuk punonte, ndërsa banesa nuk kishte energji elektrike për shkak të mospagimit të saj.

Sipas gruas, burri i saj paraqiste rrezikshmëri të lartë, pasi para disa vitesh e kishte parë teksa fshihte në një gropë në oborr lëndë eksplozive dhe municione. 52-vjeçari rezulton të jetë me precedentë penale, pasi ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje, në vitin 2013 krim për të cilin kishte bërë dy vite burg. Po ashtu thuhet se ai mbante një automatik te koka e krevatit të tij.

Në dosje thuhet se radikali së fundmi kishte filluar që të frekuentonte shumë xhaminë dhe sa herë që shkonte aty merrte me vete librin e shenjtë “Kuranin”. Ndër të tjera, gruaja ka dëshmuar se nuk kishte asnjë komunikim me fqinjët dhe se nuk kishte marrëdhënie të mira me familjen e saj dhe të burrit.

3 VITE ME PARE

"Është usta e ka bërë shtëpinë vetë"/ Arrestimi i radikalistit në Tiranë, flet babai i Gjergj Laçit: Nuk e ka dhunuar gruan, ajo s'di të punojë...

Ngujoi familjen, Laçi: Kam parimet e mia! Familjarët: Të
Nazif Laçi

TIRANË- Babai i Gjergj Laçit radikalistit fetar që u arrestua dje nga policia e Tiranës pasi kishte ngujuar familjen e tij në banesë për 6 vite, ka hedhur poshtë pretendimet se djali i tij ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.  Nazif Laçi, tha se denoncimin në polici për të birin e ka bërë vëllai i nuses. Sipas tij kjo e fundit nuk ka punuar asnjëherë në jetën e saj dhe se Gjergji është usta dhe nuk ka punuar në ndërrmarje. 

Nuk e ka denoncuar bashkëshortja por vëllai i bashkëshortes. Nuk e ka prek me dorë asnjëherë bashkëshorten. Nëse thotë se e ka dhunuar të vijë e të ballafaqohet me mua. Unë kam qëndruar këtu. Gjergji ka punuar, shtëpinë e ka bërë vetë, është usta. Nuk ka punuar në ndërmarrje. Bashkëshortja e tij s’di të punojë, s’ka punuar asnjë ditë. S’kemi pasur dijeni për municionet, kishte vetëm fishekë”- tha ai.

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë datë 6 nëntor nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim./ Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

Burgosi gruan e fëmijët për 6 vite, Laçi: Kam ndjekur parimet e mia fetare, s'i dhunoja por i ruajta nga e keqja

Ngujoi familjen, Laçi: Kam parimet e mia! Familjarët: Të
Xherxh Laçi

TIRANË- Xherxh (Gjergj) Laçi, radikalisti 52-vjeçar që kishte burgosur gruan e dy fëmijët e tij për gjashtë vite rresht ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Laçi ka rrëfyer se bashkëshorten e dy djemtë, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç nuk i linte të dilnin nga shtëpia në mënyrë që ata të mos infektoheshin. Ai është shprehur se po e ruante familjen nga ‘e keqja’ duke ndekur parimet e tij fetare, por që nuk ka pasur dhunë në asnjë lloj momenti.

“Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t'i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin", ka pohuar Laçi.

52-vjeç u vu në pranga një ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi prej 6 vitesh mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët e mitur për shkak të bindjeve radikale. Fqinjët e familjes Laçi treguan për mediat se nuk i kishin parë kurrë familjarët e Laçit, gruan e fëmijët që të dilnin nga shtëpia. Dy fëmijët e mitur nuk frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale. Në banesë ata nuk kishin ujë, drita, televizor, dritaret i mbanin mbyllur. Furnizimi me ushqime bëhej nga vetë Laçi ose vëllai i gruas. Laçi ishte vënë në pranga në vitin 2013 pasi kishte terrorizuar lagjen me të shtëna me armë, por më vonë është liruar.

xherxh laçi ngujohet familja ne tirane

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje