LIVE UPDATES

LIVE UPDATES

Mbledhja e OKB-së për Kosovën dhe Serbinë, Osmani: Asnjë i dënuar nga Serbia për përdhunimet gjatë luftës. Vuçiç: Serbët në Kosovë po diskriminohen

• Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka nisur mbledhjen ku u raportua për zhvillimet e fundit në Kosovë. •  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se serbët e Kosovës janë në presion prej Qeverisë së Serbisë. • Osmani ka thënë se serbët e integruar në institucionet e Kosovës janë detyruar të japin dorëheqje për shkak të presionit të kryer prej strukturave ilegale serbe, sulmeve në pronat e tyre, shkatërrimin dhe rrezikimin e jetëve të tyre. • Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se serbët në Kosovë po keqtrajtohen në lloj-lloj formash nga autoritetet atje, por pa ofruar ndonjë dëshmi. •  Presidenti serb e ka përmendur nënshkrimin e marrëveshjeje me Kosovën, me ndërmjetësim të BE-së, më 2013, dhe sipas tij, janë bërë 11 vjet të premtimeve të pambajtura dhe arsyetimeve, dhe paaftësisë së BE-së për t’i lëvizur gjërat. •  Kur ka folur për çështjen e dinarit, presidenti serb ka thënë se vendimi i Prishtinës zyrtare ua ka vështirësuar përditshmërinë serbëve dhe minoriteteve tjera në Kosovë.  • Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, në raportimin e saj gjashtë mujor për Kosovën në OKB , ka folur për agresionin në Banjskë duke kërkuar drejtësi. • Përfaqësues të vendeve tjera pjesëmarrëse kanë bërë thirrje që Serbia t’i mbajë përgjegjës personat e përfshirë në incidentin në Banjskë të Zveçanit, që ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar, për formim të Asociaconit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe për zgjidhje të çështjes së dinarit serb.

13 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Osmani i kthehet Vuçiç: Kërko falje, trego së paku një shenjë të humanitetit që ka mbetur në ty

Mbledhja e OKB-së për Kosovën dhe Serbinë, Osmani:
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia ka përmendur presidentit serb Aleksandër Vuçiç krimet e kryera në Kosovë. Ajo i ka kërkuar presidentit serb Vuçiç që të kërkojë falje për krimet e kryera.

“z. Vuçiç, mu këtu merr pak kohë dhe kërkoju falje. Tregoju të gjithëve që ke së paku një të shenjë të humanitetit që ka mbetur në ty”, tha Osmani.

1 VITE ME PARE

Rusia i fryn zjarrit: Situata në Kosovë, shumë shqetësuese për neve

Mbledhja e OKB-së për Kosovën dhe Serbinë, Osmani:
Vasily Alekseyevich Nebenzya

SHBA- Përfaqësuesi i Federatës Ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vasily Alekseyevich Nebenzya, nuk e ka lëshuar mundësinë për të propaganduar kundër Kosovës. Në një klimë të tillë, koordinuese me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, përmendi përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

Këtë ndërhyrje, përfaqësuesi rus e quan si projekt “pan shqiptar”. Ai tha se Kosova dëshiron shtet të përkohshëm për t’u bashkuar më pas me Shqipërinë. Sipas tij, këto ide rrezikojnë paqen në gjithë rajonin.

“Prishtina vazhdon me proklamime pan shqiptare në frymën e pranimit të pavarësisë së përkohshëm në rrugën për bashkimin me Shqipërinë. Albin Kurti dëshiron të i rivizatojë kufijtë dhe kjo rrezikon stabilitetin e rajonit. Përfaqësues të partisë së tij për zgjedhjet që po vijnë në zgjedhjet e Maqedonisë japin deklarata të tilla”, ka thënë ai. 

1 VITE ME PARE

Franca: Duhet të organizohen shpejt zgjedhje në veri të Kosovës

Mbledhja e OKB-së për Kosovën dhe Serbinë, Osmani:
Nicolas de Riviere

SHBA- Ambasadori francez në Kombet e Bashkuara, Nicolas de Riviere, ka thënë të hënën se në veriun e Kosovës duhet të organizohen shpejt zgjedhje, me pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve, për t’i zgjedhur kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe.

“Franca rikujton se tërheqja e kryetarëve të zgjedhur me vetëm 3 për qind të votave, do të ishte mënyra më e shpejtë për rivendosje të demokracisë përfaqësuese në katër komunat në veri, dhe do të jetë shenjë e shtensionimit të situatës”.

Ai i ka bërë këto deklarata në një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të organizuar për të diskutuar raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për punën e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Deklarata e tij vjen një ditë pas mbajtjes së një votimi në katër komunat në veri të Kosovës, për të larguar apo jo kryetarët atje.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka thënë se iniciativa për largim ose jo të kryetarëve ka dështuar, pasi në këtë proces kanë votuar 253 prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote. Për të qenë i suksesshëm procesi, do të duhej të votonin 50 për qind plus 1 votues. Kjo nënkupton se kryetarët aktualë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, do t'i vazhdojnë mandatet e tyre.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, e ka bojkotuar procesin e votimit për largim ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore, më 21 prill, dhe ua ka kërkuar të njëjtën edhe banorëve serbë.

Kjo parti ka pretenduar se procedurat e planifikuara janë “të pamundura” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka bërë gjithçka që votimet të dështojnë”.

Një ditë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur keqardhje për mosshfrytëzim të së drejtës së votës në veri, mirëpo kanë thënë se nuk ka vendim prej votuesve për largim të kryetarëve.

“Kryetarët janë zgjedhur dhe vazhdojnë të jenë në pozitat e tyre, sipas kornizës ligjore të Kosovës”.

Iniciativa për largim ose jo të kryetarëve është organizuar pasi faktori ndërkombëtar ka kërkuar largim të kryetarëve shqiptarë nga pozitat e tyre, duke konsideruar se ndonëse procesi i prillit të vitit të kaluar – kur ata i kanë fituar zgjedhjet – ka qenë legjitim, megjithatë, ai nuk e ka reflektuar vullnetin e qytetarëve.

Zgjedhjet e prillit të vitit 2023 janë organizuar pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Edhe në ato zgjedhje, Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, e ka bojkotuar procesin zgjedhor dhe u ka bërë thirrje serbëve lokalë të veprojnë njëjtë. Blloku evropian ka shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në votimet 21 prillit, ani pse paraprakisht është deklaruar pozitivisht për to.

Marrë nga REL

1 VITE ME PARE

Sllovenia: Mbështesim procesin e dialogut, Serbia mos të lobojë kundër Kosovës

Mbledhja e OKB-së për Kosovën dhe Serbinë, Osmani:
Samuel Zhbogar

SLLOVENI- Ambasadori i Sllovenisë në OKB Samuel Zhbogar ka thënë se mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Zhbogar në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar Kosovës theksoi se pa dialog nuk asnjë alternativë tjetër për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të implementojnë me prioritete të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë shkon me ofrimin e një mjedisi të sigurt e përparimtar për serbët në Kosovë”, tha Zhbogar.

1 VITE ME PARE

Osmani akuzon Vuçiç për hipokrizi: Emri i dytë i Serbisë është “moszbatimi i marrëveshjeve”

Mbledhja e OKB-së për Kosovën dhe Serbinë, Osmani:
Vjosa Osmani

SHBA- Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se shteti i Serbisë nuk është duke zbatuar marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të procesit të dialogut me Kosovën. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ajo ka theksuar se Serbia vazhdon me thirrjet e saja për formim të Asociacionit, por vet nuk i zbaton marrëveshjet e arritura.

“Një narrativë e përsëritur e propaganduar nga Serbia është diskutimi rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Asociacioni fillimisht u nënshkrua si pjesë e Marrëveshjes së vitit 2013, por ajo kurrë nuk ishte menduar të bëhej një çështje e izoluar. Serbia duhej të plotësonte disa kushte përpara se Asociacioni të vinte në jetë – veçanërisht detyrimi për të shpërbërë strukturat ilegale, por deri më tani Serbia nuk ka përmbushur asnjërën prej tyre. Përderisa ne e dimë mirë se moszbatimi i marrëveshjeve është emri i dytë i Serbisë, është hipokrizi për Serbinë të predikojë domosdoshmërinë që pala jonë të përmbushë ndërkohë që ata vazhdimisht shkelin anën e tyre të marrëveshjes. Marrëveshja e Brukselit e vitit 2023 ka 11 nene, jo vetëm një. Por Vuçiqi fillimisht duhet të përgjigjet nëse e pranon marrëveshjen e vitit 2023, sepse në një letër që qeveria e tij i ka dërguar BE-së ata deklarojnë se nuk e pranojnë”, tha ajo.

Osmani përmendi edhe presionin e Serbisë ndaj serbëve të Kosovës që të mos dalin për të votuar në votimet e djeshme që ishin për largimin e kryetarëv në veri të vendit, si dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar në këto komuna.

Dhe, pasi serbët e Kosovës u detyruan nga Serbia të bojkotojnë zgjedhjet lokale vitin e kaluar, ne u kemi ofruar qytetarëve në komunat tona veriore mundësinë për të tërhequr kryetarët e tyre aktualë dhe për të zgjedhur të rinj. Fatkeqësisht, kjo mundësi nuk u shfrytëzua, kryesisht për shkak të presioneve shtrënguese nga Beogradi, të orkestruara nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Pavarësisht këtyre sfidave, Kosova i ruajti vlerat e saj demokratike, duke demonstruar pjekuri politike dhe respektim të rreptë ndaj standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha Osmani

1 VITE ME PARE

Vuçiç nuk i pëlqen pjesëmarrja e katër heroinave në mbledhjen e OKB-së, Osmani: Ai po propagandon

Mbledhja e OKB-së për Kosovën dhe Serbinë, Osmani:
Vjosa Osmani

SHBA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është acaruar me vendimin e presidentes Vjosa Osmani për t’i marrë pjesë të delegacionit të Kosovës në seancën e KS të OKB-së katër heroinat e vendit, Elhame Muqollin, Vasfije Krasniqi-Goodmanin, Shyhrete Tahiri-Sylejmanin dhe Fahrije Hotin. Gjatë mbledhjes Vuçiç tha se ato nuk e kanë vendin në korin diplomatik apo në ekipin këshillë-dhënës të Osmanit.

“Kjo është një farë teatri politik dhe kurth për delegacionin serb. Ajo që e dëgjuam deri tani ishte sikur një proces i krimeve të luftës kundrejt servbëve për diçka që ka ndodhur  25-vjet më parë. Nuk u tha asnjë fjalë e vetme për raportin, asnjë fjalë për gjashtë muajt e fundit. Pse nuk na keni informuar se kush do të ishte pjesë e secilit prej delegacioneve?”, tha Vuçiç.

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani i reagoi atij pas kësaj deklarate duke i thënë se kjo ishte propagantë nga ana etij

Natyrisht se përdori të drejtën për t’iu përgjigj kësaj propagande që e dëgjuam nga Vuçiç më herët. Sa i përket çështjes procedurale që u ngrit dëshiroj t’iu informoj se këto gra përveç që janë avokuese të shkathëta për drejtësinë, po ashtu janë pjesëtare të kabinetit tim, janë kapacitet këshillues”, tha Osmani.

1 VITE ME PARE

SHBA: Serbia nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’i gjetur sulmuesit e Banjskës

Mbledhja e OKB-së për Kosovën dhe Serbinë, Osmani:
Robert Wood

SHBA- Zëvendëspërfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në OKB Robert Wood ka deklaruar se Serbia nuk e ka ndërmarrë asnjë përpjekje për t’i gjetur përgjegjësit e sulmit të Banjskës më 24 shtator. 

“Liderin e proklamuar të serbëve Milan Radoiçiç. Është kritike që Serbia të punojë me KFOR-in për ta parandaluar edhe një sulm tjetër sikur ai i shtatorit të vitit 2023”, tha ai.

Wood foli edhe rreth ndalimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kufirin me Kroacinë javën e kaluar, duke shprehur shqetësimin e madh. Përfaqësuesi i ShBA-së tha se e sheh këtë si kërcënim për serbët që duan të integrohen në jetën publike në Kosovë

“Jemi të shqetësuar me mungesën e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës që po hynin në Serbi, përfshirë edhe serbët që shërbejnë në Policinë e Kosovës”, tha Wood.

1 VITE ME PARE

Osmani në mbledhjen e OKB-së: Fëmijët janë djegur të gjallë nga serbët, kujtimet e luftës janë në mendjet dhe shpirtrat tonë

Mbledhja e OKB-së për Kosovën dhe Serbinë, Osmani:
Vjosa Osmani

SHBA- Presidentja Vjosa Osmani fjalimin e saj në seancën e rregullt raportuese për situatën e sigurisë në gjashtëmujorin e fundit në Kosovë e nisi duke përmendur ndërhyrjen e NATO-s 25 vjet më parë në vend. Ajo tha se me këtë u shënua një moment historik në historinë moderne të njerëzimit dhe një kthesë për kosovarët që ishin në kërkim të lirisë.

“Sot, teksa qëndroj këtu duke përfaqësuar vendin tim, Republikën e Kosovës, më kujtohet ndikimi i thellë i bashkimit të demokracive për një qëllim të përbashkët. Ishte vetëm 25 vjet më parë, kur ndërhyrja e NATO-s së bashku me aspiratën e palëkundur të popullit tim për liri shënuan jo vetëm një kthesë vendimtare në historinë e vendit tonë, por edhe një moment historik vendimtar në historinë moderne të njerëzimit. Ajo ndërhyrje nuk kishte të bënte vetëm me ndërtimin e paqes, ishte kryesisht dhe më e rëndësishmja, për mbrojtjen e shenjtërisë së jetës njerëzore dhe të drejtën e të gjithë njerëzve për të jetuar të lirë nga frika e shkatërrimit dhe persekutimit. Ai zhvillim theksoi domosdoshmërinë që kur njëri prej nesh kërcënohet nga tirania, kjo është një kërcënim për të gjithë. Na kujtoi domosdoshmërinë e të vepruarit si një forcë e bashkuar përballë padrejtësisë së rëndë, duke mbrojtur me çdo kusht jetë njerëzore”, tha Osmani.

Osmani me vete sot në seancë mori edhe katër heroina të Kosovës: Elhame Muqollin, Vasfije Krasniqi-Goodmanin, Shyhrete Tahiri-Sylejmanin dhe Fahrije Hotin. E para e vendit përmendi Masakrën e Poklekut, pjesë e së cilës ishte Elhame Muqolli e që i shpëtoi kësaj masakre.

“Pesë ditë më parë, ne shënuam 25 vjetorin e njërës prej masakrave më mizore, më çnjerëzore të regjimit të Millosheviqit. Elhame Muqolli, që më shoqëron sot në takim, ishte vetëm 14 vjeçe kur shtëpia e saj u bastis nga forcat policore të Serbisë. Fillimisht u qëllua mbi 53 civilë, kryesisht fëmijë, pasi të gjithë ishin mbledhur në një dhomë. Ndërkohë që policia u largua për t’u furnizuar, Elhamja arriti të hidhej nga dritarja dhe të largohej me vrap, pavarësisht se ishte plagosur nga plumbat. Menjëherë pas kësaj, policia u kthye e pajisur me benzinë për t’i vënë flakën të gjithë 53 civilëve. Elhamja nuk do të mund të harrojë kurrë ulërimat shurdhuese të disa prej fëmijëve që ishin ende gjallë teksa po digjeshin. Dhe si të mos mjaftonte kjo, policia i vuri flakën vazhdimisht. Fëmijët e vegjël 6 dhe 10 muajsh u dogjën në përpjekje për t’i zhdukur nga faqja e dheut vetëm se ishin shqiptarë; vetëm sepse i përkisnin një etnie të ndryshme nga ajo e policëve dhe ushtrisë. Shkalla e djegies së trupave ishte aq e rëndë sa që anëtarëve të mbijetuar të familjes u mbeti aq pak nga më të dashurit e tyre sa të mund t’i vendosnin të gjitha 53 viktimat në një varr të vetëm. Një memorial u ndërtua në përkujtim të viktimave afër vendit ku ndodhi gjithçka, por asnjë politikan serb – asnjë i vetëm, nuk u gjunjëzua para varrit të atyre fëmijëve të vegjël. Dhe kur mendon se masakra të këtyre përmasave ndodhën pothuajse në çdo cep të vendit, me fëmijë të vegjël, gra, duke përfshirë edhe shtatzëna, të vrarë pa mëshirë, për shkak të mendësisë luftënxitëse që është ende e gjallë dhe ka nisur në Beograd”, tha Osmani.

Po ashtu Osmani tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, asnjëherë nuk ka kërkuar falje për masakrat që janë bërë nga Serbia në Kosovë.

“Pra, zonja dhe zotërinj, ju mund të dëgjoni propagandën e Vuçiqit dhe ta lini atë të shtyjë revizionizmin e historisë së tij bazuar në librin e lojërave të Rusisë, por e vetmja e vërtetë për regjimin e Vuçiqit është ajo që është një mohim i vazhdueshëm dhe duke mos pranuar kurrë përgjegjësinë për këto krime të tmerrshme; duke mos kërkuar falje asnjëherë apo duke treguar një shenjë pendimi. Kurrë. Masakra e Poklekut, si të gjitha masakrat nëpër Kosovë, tregoi se Millosheviqi dhe ministri i tij i atëhershëm i propagandës, sot ulur në karrigen e një presidenti, jo vetëm që kërkonin të fshinin të gjithë shqiptarët e Kosovës nga faqja e dheut, por edhe të shkatërronin provat në tërësi dhe të mos linin asnjë dëshmitar. Megjithatë, ata dështuan, pa pushim. Derisa Elhamja ulet me mua sot këtu, duke kërkuar asgjë tjetër përveç drejtësisë, Vuçiqi, i ulur atje, ende ofron strehim, mbrojtje dhe promovim, për njësitë speciale të policisë dhe brigadën e ushtrisë që kreu krimet kundër familjes së Elhames”, tha ajo.

1 VITE ME PARE

Osmani i përgjigjet Vuçiç: Diskriminimi i serbëve në Kosovë është gënjeshtër, këto narrativa ua diskreditoi edhe Komiteti i Helsinkit

Mbledhja e OKB-së për Kosovën dhe Serbinë, Osmani:

SHBA- Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është histori suksesi pasi jo vetëm që shoqëria ka tejkaluar luftën por ka një nivel të avancuar të sundimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së komuniteteve. Në mbledhjen e OKB-së, Osmani thotë se këto të arritur i dëshmojnë raportet e Transparency international dhe Freedom House.

“Për më tepër Kosova është ndër vendet më pro BE-së dhe SHBA-së në botë dhe është ndër të parat që është rreshtuar në krahë të Ukrainës”, tha Osmani.

Osmani i është përgjigjur Vuçiç në raport me trajtimin e Serbëve në Kosovë.

“Pretendimet e Serbisë për pastrim etnik të serbëve janë të rrejshme dhe të pabaza. Këto narrativa janë diskredituar nga Komiteti i Helsinkit deri te Parlamenti i Evropës. Shteti i Kosovës jo vetëm që mbron por edhe promovon të drejtat e serbëve dhe të gjitha komuniteteve tjera”, tha Osmani.

Osmani thotë se serbët e Kosovës që përbëjnë deri në 4% kanë përfaqësim në jetën e Kosovës në të gjitha sferat shoqërore.

“Gjuha serbe përdoren në të gjitha institucionet publike anë e mbanë Kosovës. Kishat ortodokse ka mbrojtje të veçantë nga shteti i Kosovës. Pos disa incidenteve të izoluara, asnjë motiv etnik nuk ka ndaj kishave ortodokse. Ne besojmë se vetëm një demokraci e hapur është gjithëpërfshirëse”, tha Osmani.

1 VITE ME PARE

Vuçiç flet për Asociacionin në OKB: Po të krijohej  para 11 vjetësh do të ndodhte pajtimi historik ndërmjet komuniteteve

Mbledhja e OKB-së për Kosovën dhe Serbinë, Osmani:
Aleksandër Vuçiç

SHBA- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë dhe Serbi ka folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe 

“Prishtina po refuzon ta zbatojë zotimin më të rëndësishëm në dialog. Ky zotim konsiston në zbatimin e Asociacionit siç është dakorduar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, si mekanizëm për mbrojtjen e të drejatave kolektive dhe individual dhe si bazë për procesin e normalizimin të plotë,” tha Vuçiç.

Sipas tij insistimi i Serbisë për krijimin e Asociacionit nuk paragjykon statusin e Kosovës.

Nëse Asociacioni do të krijohej para 11 vjetësh, jam i sigurt se do të krijonte kushtet për dialog të vërtetë dhe pajtim historik ndërmjet komuniteteve. Sidoqoftë ata që janë në pushtet në prishtinë se duan këtë pikërisht për shkak të kësaj” tha Vuçiç.

1 VITE ME PARE

Mbledhja në OKB/ Propaganda e Vuçiç: Serbët në Kosovë po diskriminohen, Kurti në vend të ndëshkimit po shpërblehet nga ndërkombëtarët

Mbledhja e OKB-së për Kosovën dhe Serbinë, Osmani:
Aleksandër Vuçiç

SHBA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po diskriminon serbët në Kosovë. Duke folur në mbledhjen e OKB-së Vuçiç tha se 11 vjet që nga Marrëveshja e Brukselit, Asociacioni ende nuk është themeluar nga Kosova.

“11 vjet më vonë, megjithëse serbët i kanë përmbushur të gjitha detyrimet e vështira sipas asaj marrëveshjeje, Asociacioni i Komunave Serbe nuk është as në dukje”, tha Vuçiç.

Vuçiç gjatë fjalës së tij ka shprehur edhe njëherë shqetësimin për vendimin e BQK-së për dinarin, ndërkohë që pretendon se me këtë vendim janë prekur komunitetet joshqiptare.

Ai ka deklaruar se serbëve po iu mohohen të drejtat nga Kurti për një agjendë drejt Shqipërisë së Madhe.

“Kopshtet, shkollat e universitetet nuk kanë mundur të pranojnë mëditje. Vet Albin Kurti është në krye të këtyre personave që po persekutojnë serbët”, tha Vuçiç.

Vuçiç thotë se në vend që të dënohet Kurti për këto vendime ai po shpërblehet nga ndërkombëtarët. Presidenti serb ka vazhduar propagandën në Këshillin e Sigurimit se ndaj serbëve në Kosovë kanë vazhduar sulmet me armë.

“Kurti mbeti i përkushtuar ndaj “Shqipërisë së Madhe”. Në vend që të sanksionohet, regjimi i Kurtit shpërblehet vazhdimisht. Po ashtu në barnatoret në veri është konfiskuar malli duke shkaktuar probleme të mëdha në shëndetësinë e serbëve”, tha Vuçiç

1 VITE ME PARE

Shefja e UNMIK-ut: Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë

Mbledhja e OKB-së për Kosovën dhe Serbinë, Osmani:
Caroline Ziadeh

SHBA- Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Caroline Ziadeh, në fjalimin e saj të fundit në Këshillin e Sigurimit ka shprehur pakënaqësinë për ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi. Ziadeh ka thënë se janë bërë shumë përpjekje për të gjetur zgjidhje për shqetësimin e serbëve në katër komunat veriore të Kosovës.

Së fundmi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë thënë se nuk janë pjekur kushtet për të marrë pjesë në votime. Procesi dje ka shkuar mirë por për fat të keq shumë pak qytetarë kanë dalë në votime dhe kjo do ta vazhdojë problemin”, tha ajo.

Ajo tha se UNMIK-u do të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin. Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm ka ripërsëritur se tensionet e shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë duhet të adresohen dhe përgjegjësit duhet të dalin para përgjegjësisë. Ziadeh thotë se zbatimi i marrëveshjeve të arritur mes palëve deri më tani do të kishin adresuar shumicën e problemeve që janë ende aktive.

Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë që është një incident shumë serioz i sigurisë. Kjo është edhe çështje gjyqësore, por edhe domosdoshmëri politike, në mënyrë që t’u ikim rasteve të tilla që më të mos përsëriten”, ka thënë Ziadeh.

Shefja e UNMIK-ut poashtu ka thënë se Kosova duhet te themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kjo do të krijonte mirëbesimin mes komuniteteve në Kosovës dhe do të evitoheshin krizat. Palët të jenë të përgjegjshme dhe të gjejnë kompromiset praktike”, deklaroi Ziadeh.

1 VITE ME PARE

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Osmani dhe Vuçiç përballë njëri-tjetrit

Mbledhja e OKB-së për Kosovën dhe Serbinë, Osmani:
Keshilli i Sigurimit

SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila ka nisur në Neë York. Atje ndodhet dhe presidenti serb, Aleaksandar Vuçiç, i cili përfaqëson Serbinë.

Në një raport të publikuar në ëeb-faqen e OKB-së, i cili duhet të shqyrtohet nesër në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Guterres përmendi se pavarësisht disa përparimeve në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e BE-së, tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë rritur dhe se situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë.

mbledhja e okb per kosoven dhe serbine

Sondazh

Poll

Ilir Meta mbeti pa mandat/ Berisha: Rama e mbajti në burg për të fituar, terror politik

Ilir Meta mbeti pa mandat/ Berisha: Rama e mbajti në burg për të fituar, terror politik

Berisha: Rama është i gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg që të marrë mbështetje

Berisha:Betejën për denoncimin e farsës zgjedhore e kemi nisur që para zgjedhjeve me rezolutën e PPE

" E vërteta është si diamanti"/ Berisha: Kemi shumë fakte që do i denoncojmë tek ndërkombëtarët

Berisha: Faktet dhe dokumentet e farsës elektroale do i çojmë në kancelaritë Europiane dhe Senatin

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Raportet paraprake ndërkombëtare i kanë rrëzuar përtokë këto zgjedhje

"Çdo orë po sjellim fakte nga masakra elektorale"/ Berisha: PD po përgatit luftën e fuqishme

"Braçeeee", numëruesi njofton votat me të bërtitura, shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë

Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve: U diktuan nga krimi dhe bandat e qeverisë

Do të japë dorëheqjen apo do të qëndrojë në krye të PDsë?Berisha:Këtë betejë kush e nisi do e bitisi

Berisha lajmëron protestë pas rezultatit të zgjedhjeve më 16 maj: Do të jetë paqësore

Raporti i OSBE/OHDIR: Në Shqipëria do të bëj progres në BE, të adresohen rekomandimet tona

Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE/OHDIR: Ka nevojë për progres. Raporti i plotë do dalë në qershor

OSBE/OHDIR: Zgjedhësve nuk iu dha shansi të dëgjonin një shkëmbim të ideve

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/OHDIR nxjerr raportin paraprak: Nuk u respektuan procedurat

"Ta harrojnë!" Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: Vetëm Ai lart mund të ndalojë PD-në

"Çdo votë duhet të numërohet, ky është qëndrimi ynë!" Berisha: Opozita nuk do mbyllë sytë

Berisha për rezultatin në zgjedhje: Ndërhyrje! Xhabaftët, Poja, Suel Çela, nuk ka asgjë të fshehtë

Ndodh çudia në Mirditë! Kutia me materiale zgjedhore mbërrin në KZAZ nr.14 pa kapak

Berisha: Krahas zyrës së Braçes është zbuluar dhe një tjetër në Astir

Nisja e numërimit të votave/Berisha deklaratë për mediat: Exit Poll-et e para si Memorandumi i Kuçit

Përfundon votimi, Berisha: Populli ka folur në mënyrë vendimtare

Berisha: Në Durrës, bandat e Pojës dhe Troplinit vërshuan drejt KZAZ-ve, për të ndikuar në rezultat

Braçe flet për mediat, truprojat e tij intimidojnë gazetarët

"S'të jap llogari ty fare", Braçe përplaset me gazetaren, Ambrozia Meta: Nuk largohem!

U kapën nga mbështetësit e PD-së, momenti kur patronazhistët socialistë largohen 'skëterrë' nga zyra

Pas disa telefonatash dhe mbi një orë vonesë, mbërrin policia në zyrën e patronazhimit në Tiranë

Sherr masiv në Tiranë mes demokratëve dhe zyrtarëve të PS-së, policia 'injoron' thirrjet e Këlliçit

"Më kapi Luan Tollozhina për gryke",e moshuara në Pogradec: Më tha fjalët që s’ka bir nëne t’i thotë

“E fshiva, e fshiva”- Qytetari kapet mat duke fotografuar votën në Librazhd

U dhunua nga Luan Tollozhina, komisioneri i PS: Më shau nga nëna! Në çdo zgjedhje kështu ka bërë

Ndodh edhe kjo në Memaliaj, komisionerët e PD-së kapin patronazhistin duke orientuar votuesit

"Kush shkel ligjin, do bëhet përgjegjës!" Berisha: Sot sovrani jep një verdikt historik!

Berisha falënderon qytetarët që kanë votuar deri tani dhe bën thirrje: Votoni sa më shumë

Rama: Votoni me qetësi e durim dhe me bindjet tuaja, është detyrë qytetare

Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia, pezullohet votimi

"Jam me katunaren time"/Rama publikon videon me bashkëshorten:Ulini durët se është heshtje zgjedhore

Noka dhe Vokshi debatojnë me qytetarët në Vorë, votuesi: Ore mashtrues! Jam unë Xhabafti, ça ka këtu

Babai i kandidatit socialist qëlloi me armë, momenti kur efektivët i marrin makinën për kontroll

Xhelal Mziu bllokon makinën e kandidatit socialist në hyrje të Peshkopisë, trafik në rrugë

Berisha: Ne që përmbysim dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë

Berisha: Brenda një mandati do shlyejmë borxhin për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit!

Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

Berisha:Në 100 ditë ne hedhim bazat që çdo i ri dhe e re të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri

Berisha: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita: Shqipëria nuk mundë të lejojë më edhe një mandat të Edi Ramës

Anëtari i parlamentit britanik në takimin përmbyllës të PD-së: Fitorja është pranë!

Këlliçi: 11 maj është dita e Shqipërisë Madhështore, të grisim pasaportën e rrënimit që prodhoi Rama

Këlliçi në mbylljen e fushatës së PD: Nuk ka rrugë që na bllokon, fitorja është e jona