LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kaosi në Kuvend/ Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit, deputetët e opozitës nxjerrin karriget jashtë dhe iu vënë flakën, Bardhi: Ne nuk shmangemi nga beteja!

• Në sallën e seancave plenare është rikthyer aksioni opozitar, kaosi dhe tensioni. • Ashtu siç u paralajmërua menjëherë pas dënimit dhe burgosjes së kolegut të tyre Ervin Salianjit, deputetët e Partisë Demokratike kanë penguar zhvillimin normal të seancës së sotme plenare. • Në hapje të seancës nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës. • Ndërkohë teksa Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, deputetët e opozitës nxorrën jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. • Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre. • Pas kësaj, deputetët demokratë janë rikthyer sërish në sallë. • Deputeti Flamur Noka pati një përplasje me deputetin Petro Koço, madje në një moment e ka shtyrë në krahë. • Kjo e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Pas përjashtimit të Nokës, Spiropali njoftoi edhe mbylljen e seancës plenare. • Noka ka folur pas mbylljes së seancës për mediat jashtë Kuvendit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të likuidojë opozitën, sipas tij duke burgosur dhe kërcënuar me burg liderët e partive opozitare. • Ai njoftoi se aksioni opozitar dhe kaosi do të jetë prezent në çdo seancë plenare, ndërsa shtoi se pa qeveri teknike, Shqipëria nuk ka qetësi.

15 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Nga gardisti që mbron Spiropalin nga sendet e hedhura tek karriget e shkrumbuara jashtë Kuvendit, çfarë ndodhi në më pak se 20 minuta seancë plenare

Kaosi në Kuvend/ Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit,
pamje nga seanca e sotme plenare

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë rikthyer në Kuvend aksionin opozitar. Në hapje të seancës plenare nga kryetarja e Kuvendit, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës.

Ndërkohë teksa Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Ka qenë punonjës i gardës, i cili i ka ardhur në ndihmë kryetares së Kuvendit.

Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

Pas kësaj, deputetët demokratë janë rikthyer sërish në sallë.  Deputeti Flamur Noka pati një përplasje me deputetin Petro Koço, madje në një moment e ka shtyrë në krahë.  Kjo e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca.

1 VITE ME PARE

“E kthyen Kuvendin në një skenë krimi”/ Spiropali: Do merret në këqyrje nga organet ligjzbatuese!

Kaosi në Kuvend/ Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit,
pamje nga vendngjarj

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pasi Deputetët e Partisë Demokratike i vunë zjarrin karrigeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali thotë se opozita e ktheu sot Kuvendin në një skenë krimi.

Gjithashtu sipas Spiropalit karriget qe sot u dogjën janë për tu respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Më tej ajo shtroi se fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj.

REAGIMI I ELISA SPIROPALIT

“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik. Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t'u marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese.
Keqardhje e thellë!

1 VITE ME PARE

Në seancë plenare u njoftua heqja e mandatit/ "Beteja politike vazhdon", Ervin Salianji: Do të jem tmerri i atyre që mendojnë se do të më mbyllin gojën!

Kaosi në Kuvend/ Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit,
ervin salianji

TIRANË- Ervin Salianji ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali lexoi në seancë vendimin për heqjen e mandatit të tij. Në një postim në Facebook, ish-deputeti shkruan se edhe nga burgu do të vazhdojë, beteja e tij politike dhe se asgjë nuk e ndal. 

Seanca e sotme, e cila zgjati vetëm rreth 15 minuta u shoqërua nga nisja e deri në përfundim me kaos dhe tension. Opozita lajmëroi pas mbylljes së seancës se e njëjta panoramë do të jetë sa herë të ketë mbledhje parlamentare. 

POSTIMI I SALIANJIT: 

Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!
Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.
Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!

1 VITE ME PARE

"Zjarri opozitar do të duhet të nisë sot", Sula: Rama dhe Xhafaj kanë bërë hakmarrje primitive e personale me Salianjin

Kaosi në Kuvend/ Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit,
Sula

TIRANË- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka mbajtur fjalën e tij pas mbarimit të seancës së sotme parlamentare. Sula u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë hakmarrë personalisht, duke dënuar deputetin Ervin Salianjin.

Ai më tej theksoi se shqiptarët nuk do të bëhen palë me regjimin e ata do të protestojnë, duke kërkuar lirinë dhe demokracinë e shumëdëshiruar.

“Ervin Salianji është i burgosur politik. Kanë bërë hakmarrje primitive e personale, duke nisur nga Rama e Xhafaj. Ndryshimi i Salianjit nga PS është se ato për zonjën Xhaçka nuk ekzekutuan vendimin, ndërsa Ervin Salianji po vuan dënimin në burgun e Fierit, pavarësisht se vendimi është i një regjimi.


Një pjesë e sistemit të drejtësisë janë hanxhar në duart e qeverisë. Ne nuk do të tutemi. Ne nuk duhet të kemi frikë. Zjarri opozitar do të duhet të nisë sot. Shqiptarët më 7 tetor, ora 18:00 në Tiranë t’i japim fund regjimit”, tha Sula.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Çfarë ndodhi në sallën e Kuvendit, përplasja fizike mes Flamur Nokës dhe Petro Koçit

Kaosi në Kuvend/ Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit,
koçi, noka

TIRANË- Në seancat plenare në Kuvend është rikthyer kaosi. Deputetët e opozitës kanë risjellë në Kuvend aksionin opozitar, pas dënimit dhe burgosjes së kolegut të tyre, Ervin Salianji. 

Deputeti Flamur Noka pati një përplasje me deputetin Petro Koço, madje në një moment e ka shtyrë në krahë. Kjo e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Pas përjashtimit të Nokës, Spiropali njoftoi edhe mbylljen e seancës plenare. 

1 VITE ME PARE

"Ka shitur Shqipërinë "/ Çupi: Nuk ka asnjë lloj normaliteti me Edi Ramën

Kaosi në Kuvend/ Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit,
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e PD, Dhurata Çupi paralajmëroi se skenat që ndodhën ditën e sot në Parlament do të jenë prezentë në çdo seancë. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të parlamentit, që u shoqërua me kaos Çupi u shpreh se këto pamje i ka detyruar Edi Rama, i cili ka djegur Kushteutën dhe ka shitur Shqipërinë.

“Këto pamje i ka detyruar Edi Rama, i cili ka djegur Kushteutën, ka shitur Shqipërinë. Nuk ka asnjë lloj normaliteti me Edi Ramën kryeministër. Do të na ketë përballë, këtë pamje do ta shikoni çdo të hënë dhe çdo të enjte”, u shpreh ajo.

 

 

1 VITE ME PARE

“Nuk e pranojmë planin ogurzi për Berishën dhe Salianjin”/ Gjekmarkaj: Në 7 tetor do të jemi në rrugët e Tiranës për të mbrojtur demokracinë!

Kaosi në Kuvend/ Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit,
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i PD dhe deputeti Agron Gjekmarkaj tha se nuk do ta pranojnë planin ogurzi për të arrestuar sali Berishën dhe për të burgosur Ervin Salianjin. Gjekmarkaj gjatë deklaratës për mediat pas përfundimit të parlamentit u shpreh se opozita është në agresion për tu zhdukur. Gjithashtu ai i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që ti bashkohen protestës së opozitës më 7 tetor.

Ne nuk jemi të gatshëm të dorëzojmë liritë, pluralizimin, ne nuk pranojmë planin ogurzi për shpërbërjen e opozitës që ka filluar me arrestimin e Berisha apo të Ervin Salianjit. Shqiptarët ditën e hënë data 7, ora 18:00 do të jemi në rrugë për të mbrojtur pluralizimin, demokracinë dhe opozitën që është nën agresion për tu zhbërë me qëllim që në Shqipëri të jetë vetëm një person," tha ai. 

1 VITE ME PARE

"Sa herë të ketë parlament e njëjta panoramë do të jetë", Noka: Pa qeveri teknike, Shqipëria nuk ka qetësi

Kaosi në Kuvend/ Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit,
flamur noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur pas mbylljes së seancës për mediat jashtë Kuvendit. Noka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po tenton të likuidojë opozitën, sipas tij duke burgosur dhe kërcënuar me burg liderët e partive opozitare. 

Noka njoftoi se aksioni opozitar dhe kaosi do të jetë prezent në çdo seancë plenare, ndërsa shtoi se pa qeveri teknike, Shqipëria nuk ka qetësi.

Flamur Noka: Edi Rama i ka vënë flakën demokracisë në Shqipër për xhepat e tij. Jemi për të kryer misionin e e dhënë nga demokratët. Edi Rama kërcënon me burg kreun e PL dhe Partisë Republikane. Kushdo që i nxjerr të palarat Edi Ramës, kërcënohet me burg. Ta harrojë që mund të likuidojë opozitës. Opozita do të jetë të hënën në ballë të aksionit opozitar dhe qytetar. Sa herë të ketë parlament e njëjta panoramë do të jetë. Pa qeveri teknike, Shqipëria nuk ka qetësi. 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Rikthehet kaosi në Kuvend, mbyllet seanca plenare

Kaosi në Kuvend/ Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit,
Kuvend

TIRANË- Pas ndërprerjes 5 minuta Kuvendi ka rinisur seancën plenare. Ndërprerja u krye për të qetësuar situatën në Kuvend ndërsa opozita nuk është ndalur edhe pas pushimit të kërkuar nga kryetai i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi.

Pas pushimit situata agravoi sërish ndërsa kryeparlamentarja, Elisa Spiropali përjashtoi deputetin Flamur Noka. Por situata ishte e papërballueshme prandaj seanca plenare u mbyll parakohe. Deputetët e opozitës u shprehën se kjo situatë do të vijojë edhe në seancat e ardhshme.

 

1 VITE ME PARE

Kaosi në Kuvend, Spiropali ndërpret seancën plenare

Kaosi në Kuvend/ Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit,
kuvendi

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka vendosur ndërprerjen e seancës plenare për 10 minuta, pas kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës. Deputetët e opozitës në fillim kanë bllokuar foltoren ndërsa kanë hedhur sende në drejtim të maxhorancës. Gjithashtu deputetët kanë patur edhe përplasje me gardën.

Deputetët gjithashtu kanë marrë një tjetër akt për të përshkallëzuar protestën e tyre për arrestimin e deputetit, Ervin Saliani. Ata me radhë kanë marrë karriget e tyre ndërsa janë drejtuar drejt ambienteve të jashtme të Kuvendit. Pasi kanë grumbulluar karriget deputeti Flamur Noka ka ndezu objektet. Ndërkohë zjarri dhe tymi ka pushtuar ambientet e jashtme të Kuvendit. 

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Deputetët e PD-së djegin karriget e tyre jashtë Kuvendit: Edi Rama ka djegur parlamentin

Kaosi në Kuvend/ Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit,
Karriget e djegura

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, teksa Spiropali lexonte vendimin për Ervin Salianjin, kanë nxjerrë karriget e tyre jashtë Kuvendit dhe iu kanë vë flakën.

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre. 

"Ne po djegim karriget tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Salianji denoncoi lidhjet e Fatmir Xhafajt me krimin. Karriget tona janë të qytetarëve. Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne jemi këtu për të thënë se jemi për interes publik. Jo, ne nuk kemi djegur mandatet. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë në çdo moment.", u shpreh Bardhi. 

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Seanca nis me përplasje dhe tension, deputetët e PD-së nxjerrin karriget jashtë Kuvendit

Kaosi në Kuvend/ Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit,
foto nga kuvendi

TIRANË- Pas përplasjeve në foltore, deputetët e opozitës kanë marrë një tjetër akt për të përshkallëzuar protestën e tyre për arrestimin e deputetit, Ervin Saliani. Deputetët me radhë kanë marrë karriget e tyre ndërsa janë drejtuar drejt ambienteve të jashtme të Kuvendit.

Pasi kanë grumbulluar karriget deputeti Flamur Noka ka ndezu objektet. Ndërkohë zjarri dhe tymi ka pushtuar ambientet e jashtme të Kuvendit. 

 

1 VITE ME PARE

Garda gardh para foltores/ Spiropali lexon vendimin për Salianjin, deputetët e PD-së hedhin sende drejt kryetares së Kuvendit

Kaosi në Kuvend/ Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit,
seanca

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione. Deputetët e opozitës janë mbledhur në foltore ndërsa kanë hedhur sende drejt maxhorancës. Garda ka krijuar një gardh para foltores ndërsa ka tentuar të ndalojë tensionet e opozitës. 

Ndërsa në foltore është kaos kryeparlamentarja Elisa Spiropali lexoi vendimin për deputetin Ervin Salianji. Kjo ka sjellë akoma më shumë tensione ndërsa deputetët janë nervozuar akoma më shumë për leximin e vendimit për kolegun e tyre.

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Nis seanca plenare, deputetët e opozitës mblidhen te foltorja

Kaosi në Kuvend/ Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit,
Seanca

TIRANË- Ditën e sotme po mbahet seanca e radhës plenare. Seanca ka nisur me tensione ndërsa opozita ka bllokuar foltoren.

Gjithashtu deputetët e PD-së kanë hedhur sende në drejtim të maxhorancës. Gjithashtu deputetët e PD-së janë përplasur edhe me gardën e Kuvendit.

 

1 VITE ME PARE

Çfarë pritet të ndodhë në seancë plenare? Pas mbledhjes së grupit, deputetët e PD i drejtohen Kuvendit

Kaosi në Kuvend/ Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit,
deputetet

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë lënë selinë pas përfundimit të mbledhjes së grupit dhe i janë drejtuar Kuvendit. Për pak minuta pritet të nisë seanca plenare, ndërsa pritet të shoqërohet me debate dhe tension. 

Pas burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji, opozita ka paralajmëruar mosbindje civile kudo. Po ashtu kanë lajmëruar se do të braktisin çdo mbledhje parlamentare. Kjo ka nisur që sot me braktisjen e komisioneve hetimore parlamentare. 

Në tryezën e opsioneve të demokratëve janë disa variante që mund të ndiqen duke nisur që nga ngujimi afatgjatë i ligjvënësve demokratë te protestat brenda sallës së Kuvendit me synim paralizimin e funksionimit normal.

seance plenare 30 shtator 2024

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet