LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nis samiti BE-BP në Shkup/ Rama dhe Kurti të pranishëm, Marta Kos: Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor, Shqipëria po ecën me ritmin e duhur

• Samiti i liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor ka nisur në Shkup. • Sot udhëheqësit e vendeve do të diskutojnë zbatimin e planit të rritjes për rajonin. • Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti janë të pranishëm në tryzën e diskutimeve, ndërsa vihet re mungesa e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. • Përveç Ramës dhe Kurtit, në samit janë të pranishëm edhe kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës Borjana Krishto, ministri për Integrimin Evropian i Serbisë Nemanja Staroviq. • Dy panele do të mbahen si pjesë e takimit të liderëve, i pari prej të cilëve do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, ku do të mbajnë fjalimet e tyre kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. • Kjo e fundit gjatë fjalës së saj, është shprehur se për herë të parë në historinë e Evropës, nëse punohet me vendosmëri në procesin e zgjerimit, Evropa mund të bashkohët, por sipas saj kjo nuk ndodh pa vendet e Ballkanit Perëndimor. • Komisionerja europiane tha se aktualisht ka konsensus për një zgjerim të mëtejshëm të BE-së, ndërsa shtoi se në të kaluarën kjo ka munguar. • Lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ajo tha se nëse Shqipëria ecën me këtë ritëm, mund të mbyllë të gjithë kapitujt deri në fund të këtij viti. • Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave specifikë dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Rritjes. • Ky samit dy ditor, i cili u zhvillua edhe dje, ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit dhe të nxisë iniciativa të përbashkëta brenda kuadrit të tregut të përbashkët rajonal

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Mickoski: Të ndërtojmë një rajon evropian të begatë dhe gjithëpërfshirës

Nis samiti BE-BP në Shkup/ Rama dhe Kurti të pranishëm, Marta
Hristijan Mickoski

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në fjalën hapëse të Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor tha se së bashku mund të ndërtojnë një rajon evropian të begatë. Mickoski tha se forca e tyre qëndron në unitetin dhe stabilitetin nëpërmjet forcimit të marrëdhënieve me fqinjët e tyre dhe me Bashkimin Evropian (BE), duke hapur tregje të reja, vende të reja pune, miqësi të reja, duke hequr barrierat tregtare, duke përmirësuar infrastrukturën dhe duke rritur investimet. Mickoski tha se Maqedonia e Veriut është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që përfundon një marrëveshje paraprake financimi në kuadër të Planit të Rritjes.

“Ballkani Perëndimor është një rajon i pasur me potencial dhe ambicie, megjithëse shumë shpesh ka narrativa përçarjeje. Por kur shikoj përreth, mund të shoh se ka një histori tjetër. Rajoni përcaktohet nga fryma e tij dhe refuzon të lihet pas dore. Ky Samit i kushtohet një vizioni të përbashkët, një vizioni ku investimet lulëzojnë dhe inovacioni ofron mundësi për të gjithë. Një vizion ku Ballkani Perëndimor nuk është më një dhomë pritjeje, por një rajon që është në zhvillim. Ne të gjithë kemi një të ardhme të përbashkët dhe për të siguruar unitetin dhe stabilitetin duhet të punojmë së bashku si fqinjë, si partnerë, si rajon. Së bashku mund të ndërtojmë një rajon të fortë dhe të lidhur që është i begatë, gjithëpërfshirës dhe evropian", tha Mickoski.

1 VITE ME PARE

Samiti në Shkup/ Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE

Nis samiti BE-BP në Shkup/ Rama dhe Kurti të pranishëm, Marta
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama në samitin e Shkupit ka deklaruar se vendi ynë është shumë afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duke folur për mediat, Rama ka theksuar se plani i përbashkët do të realizohet plotësisht. 

Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore dhe më vjen mirë që ka një atmosferë pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër anëtarësimit dhe besoj fort që do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona. Plani i përbashkët do të realizohet plotësisht,” tha Rama.

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ "Fuqia është te zëri zoti Rama, jo te gjatësia", kryeministri "përplaset" me gazetaren në Shkup

Nis samiti BE-BP në Shkup/ Rama dhe Kurti të pranishëm, Marta
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Para nisjes së samitit dhe panelit të parë të diskutimeve, Rama ka bërë një dalje për mediat atje, ku ka pasur një "përplasje" me një gazetare nga Kosova. 

Gazetarja ishte ulur në gjunjë teksa i bënte pyetje Ramës, ndërsa ai i thotë të ngrihet, ajo përgjigjet duke i thënë se e bëri për shkak të hapësirës. 

 

REPLIKAT: 

Gazetarja: Për shkak të hapësirës, ​​nuk ka telash.

Rama: Ka shumë telash se gjithë këta çuna që kanë mbetur ty me u ul në gjunjë dhe vetë rrinë në këmbë, duhen marrë dhe duhen çuar për riedukim. 

Gazetarja: Ama fuqia është te zëri zoti Rama, jo të gjithë gjatësisë.  

Rama: Jo nuk është gjatësia e qëndrimit në këmbë, megjithatë cila ishte pyetja?

 
1 VITE ME PARE

"Evropa nuk mund të bashkohet pa Ballkanin Perëndimor", Marta Kos: Nëse Shqipëria ecën me këtë ritëm të gjithë kapitujt mund të hapen deri në fund të vitit

Nis samiti BE-BP në Shkup/ Rama dhe Kurti të pranishëm, Marta

SHKUP- Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos ka mbajtur fjalën e saj në panelin e parë në samitin e liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Kos është shprehur se për herë të parë në historinë e Evropës, nëse punohet me vendosmëri në procesin e zgjerimit, Evropa mund të bashkohët, por sipas saj kjo nuk ndodh pa vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Komisionerja europiane tha se aktualisht ka konsensus për një zgjerim të mëtejshëm të BE-së, ndërsa shtoi se në të kaluarën kjo ka munguar. Lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ajo tha se nëse Shqipëria ecën me këtë ritëm, mund të mbyllë të gjithë kapitujt deri në fund të këtij viti. 

Marta Kos: Duhet të forcojmë konkurrencën tonë, të mbrojmë demokracinë kundër palëve të treta dhe të marrim sigurinë në duart tona. Hapat e fundit drejt unifikimit të Evropës nënkuptojnë zgjerim, bashkim dhe përqafim të vlerave të përbashkëta. Kur jemi solidarë, jemi më të fuqishëm. Për herë të parë në historinë e Evropës, nëse punojmë me vendosmëri në procesin e zgjerimit, mund ta bashkojmë kontinentin. Dhe Evropa nuk mund të bashkohet pa Ballkanin Perëndimor.

Ka konsensus për një zgjerim të mëtejshëm të BE-së, diçka që nuk ka qenë gjithmonë e pranishme në të kaluarën. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur, pasi nuk do të zgjasë pafundësisht. Shoh një zhvillim të dukshëm. Shqipëria, i nderuar Kryeministër Edi Rama, ka hapur tre kapituj në vetëm gjashtë muaj. Ju faleminderit që keni ndikuar pozitivisht në këtë proces. Nëse ecet me këtë ritëm, të gjithë kapitujt mund të hapen deri në fund të këtij viti. Mezi pres të festojmë së bashku hapjen e kapitullit të fundit. 

1 VITE ME PARE

FOTO/ Nis samiti i liderëve BE-BP në Shkup, Rama dhe Kurti të pranishëm, mungon Vuçiç

Nis samiti BE-BP në Shkup/ Rama dhe Kurti të pranishëm, Marta
lideret

SHKUP- Samiti i liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor ka nisur në Shkup. Në ditën e sotme udhëheqësit e vendeve do të diskutojnë zbatimin e planit të rritjes për rajonin.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti janë të pranishëm në tryzën e diskutimeve, ndërsa vihet re mungesa e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. 

Nis samiti BE-BP në Shkup/ Rama dhe Kurti të pranishëm, Marta

Përveç Ramës dhe Kurtit, në samit janë të pranishëm edhe kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës Borjana Krishto, ministri për Integrimin Evropian i Serbisë Nemanja Staroviq.

Dy panele do të mbahen si pjesë e takimit të liderëve, i pari prej të cilëve do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, ku do të mbajnë fjalimet e tyre kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave specifikë dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Rritjes.

Ky samit dy ditor, i cili u zhvillua edhe dje, ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit dhe të nxisë iniciativa të përbashkëta brenda kuadrit të tregut të përbashkët rajonal

1 VITE ME PARE

Takimi i liderëve BE-Ballkan Perëndimor në Shkup, Plani i Rritjes në fokus të diskutimeve

Nis samiti BE-BP në Shkup/ Rama dhe Kurti të pranishëm, Marta
foto ilustruese

SHKUP- Takimi mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor kushtuar Planit të Rritjes do të mbahet sot në Shkup, i cili do të jetë një mundësi për të vlerësuar progresin e arritur dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm që do ndihmojnë në forcimin e integrimit evropian të rajonit.

Në takim marrin pjesë Komisionerja Evropiane për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Marta Kos, dhe udhëheqës nga Ballkani Perëndimor, si dhe ministra, përfaqësues të lartë nga Bashkimi Evropian, organizata rajonale dhe institucione ndërkombëtare.

Dy panele do të mbahen si pjesë e takimit të liderëve, i pari prej të cilëve do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, ku do të mbajnë fjalimet e tyre kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave specifikë dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Rritjes.

samiti be-bp ne shkup

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet