LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi/ Lefter Gështenja përfundon me urgjencë në spital! Shehaj: Paratë e ilaçeve i keni në xhepa. Koçiu: Po trajton një fatkeqësi për kredo-politikë

• Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me përplasje për Komisionin e Sterlizimit dhe Check Up. • Disa minuta pas nisjes së seancës plenare deputeti demokrat Lefter Gështenja ka dalë me urgjencë pasi ka shfaqur probleme me hernien dhe është marrë nga ambulanca. • Deputeti Agron Shehaj në seancën e sotme plenare në Kuvend ka sjell rastin e vdekjes së një qytetari për mungesë ilaçesh te spitali i Onkologjikut. • Por për këtë rast Ministrja Albana Koçiu ka theksuar se Shehaj po përdor këtë fatqetësi për kredo-politikë dhe për të marrë vota. • Deputeti demokrat Flamur Noka në seanca ka deklaruar se është shpallur një tender 317 mijë euro për të hetuar abuzimet me fondet IPARD-it, ndërkohë që vetë IPARD-i ka hetuar. 

11 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Ke përfituar nga Enti Kombëtar i Banesave!" Gonxhja-Nokës: Vëllezërit e tu dhe motra morën banesa dhe flet për moral! Demokrati: I je bashkuar çetës së hajdutëve

Kuvendi/ Lefter Gështenja përfundon me urgjencë në spital!
Blendi Gonxhja

TIRANA- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i është përgjigjur deputetit demokrat Flamur Noka duke i thënë se kur ka qenë drejtori i entit kombëtar të banesave vëllezërit dhe motra e tij kanë përfituar prej postit që ka pasur dikur ai. Gonxhja tha se vëllezërit dhe motra e Nokës kanë marrë banesa në Sarandë dhe Tiranë. Ministri foli dhe me emra teksa ftoi deputetin që t'i drejtoheshin së bashku me fakte për akuzat e ndërsjella organeve të drejtësisë. Nga ana tjetër, Noka u përgjigj ministrit duke thënë se, motra e tij ka banesë në Sarandë, por asgjë nuk është përfituar nga shtetit. 

Pjesë nga debati në Kuvend:

Gonxhja: Ka përfituar nga enti kombëtar i banesave dhe ka bërë pastrim parash me shitje dhe blerje. Edhe shtetësja Lule Basha ka përfituar banesë duke mos e lidhur asgjë me Sarandën veçse është e motra. Mes përfituesve është edhe Lulzim dhe Mevlan Noka, nëse janë vëllezër e zoti Noka. Edhe një shtetase belge që është bashkëshorte e një vëllai të Nokës. Këto janë përfitime nga enti kombëtar i banesave nga ata që rreken për moral. Kam të drejtë morale për integritetin e zotërisë në fjalë. Përveçse duhet të përgjigjet në mënyrë ligjore.

Noka: Asnjë nuk është dhënë nga shteti. Nuk kam çfarë them, i je bashkuar çetës së hajdutëve. Diga e liqenit të lakmonte. Je sekseri i vetëm i Edi Ramës kur ka qenë kryetar bashkie. Jo rastësisht. Kam një jetë dhe nuk kam një biznes. Ti ke miliarda para dhjetëra biznese me paratë që mori Mon Kukaleshi i Edi Ramës. Je njëlloj si gjysma e këtyre.

1 VITE ME PARE

"Hajdutja që fsheh Rama në Kryeministri!" Noka: Kanë shpallur një tender 317 mijë euro që të vjedhin për të mbuluar gjurmët e vjedhjes

 

Kuvendi/ Lefter Gështenja përfundon me urgjencë në spital!
Flamur Noka

TIRANA- Deputeti demokrat Flamur Noka tha se do të fliste sot për atë që e konsideroi si "hajdutja që fsheh Rama në Kryeministri" duke iu referuar ish-ministres Frida Krifca. Noka tha se është shpallur një tender 317 mijë euro për të hetuar abuzimet me fondet IPARD-it, ndërkohë që vetë IPARD-i ka hetuar. Sipas Nokës ky tender është shpallur që të vjedhin për të mbuluar gjurmët e vjedhjes. 

"Sot kam vendosur të flas për një hajdute të fshehur. Kam vendosur të flas për hajduten që e ka fshehur Edi Rama në Kryeministri që quhet Frida Krifca. E mbani mend ju isht-drejtoreshën e famshme të AZHBR-së, ish-ministren e famshme që do krijonte me duket akademinë e barinjve. Dhe shif ç'bëjnë tani, këta edhe kur s'duket sikur vjedhin përsëri vjedhin. Kanë shpallur një tender 317 mijë euro për të hetuar gjasme abuzimet me fondet IPARD-it, ndërkohë që vetë IPARD-i ka hetuar pra bëjnë tender që të vjedhin për të mbuluar gjurmët e vjedhjes. A mund të ndodhë kund tjetër kjo përveçse në regjimin e narko-hajdutëve, në asnjë vend tjetër nuk ndodh.

Pas abuzimit 33 milionë euro, nuk u ngopën, shtojnë edhe 317 mijë të tjera. Për çfarë janë këto? Për të prodhuar letra pa vlerë? Për t’u thënë shqiptrëve që Frida Krifca nuk ishte fajtore që vodhi, por ishte faji i procedurave dhe sistemit. Ajo që ka kërkuar BE për të zhbllokuar 120 milionë euro qëjanë ngrirë për shkak të hajdutërisë që Fridës me shoqe, është që të hetohet nga drejtësia dhe përgjegjësi të shkojë para ligjit. Ndryshe, fondet 120 milionë euro janë të bllokuara. Nuk kërkon BE tallje apo burokracira siç bëjnë këta. Ata kanë kërkuar reagim serioz shtetëror, jo të hetojnë hetimet e BE. Ata kanë kërkuar reagim serioz shtetërore pasi u kap në vjedhje dhe ky reagim është kushti i vetëm që të lëvrohen 120 milionë euro.

Kush e vuan këtë gjë? E vuajnë fermerët shqiptarë. Fermerët shqiptarë vuajnë edhe vjedhjet e Fridës, por po vuajnë edhe tenderin e radhë për të mbuluar vjedhjet e Krifcës. Reagim serioz për një qeveri do ishte që Krifca të shkonte përpara drejtësisë me gjithë rrjetin e sekserëve që kishte ngritur për të vjedhur paratë e fermerëve shqiptarë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që pas një skandali të tillë, kur reagon BE dhe heton, një Fridë të mos ishte para drejtësisë, por të fshihet në skutat e kryeministrisë. Raportimt e fundit në media e vërtetojnë këtë. Ato tregojnë se pasi u kap Frida në një megavjedhje për vendin tonë, ajo u fortifikua në një bunker në kryeministri për ta mbrojtur. Se ne dimë qartë, Rama kështu i ndan edhe hajdutët, hajdutët e tij siç është Olta, Beqja, Frida, etj, por edhe hajdutë që nuk i duhen më dhe i deklaron se kanë ngrënë kumbulla pas shpine. Mesa duket Frida nuk paska ngrënë kumbulla pas shpine, por i paska ngrënë bashkë dhe me bekimin e kryeministrit.

Ky palo komision që doni të ngrini me 317 mijë euro nuk e shpëton Fridën, as ju dhe Ramën. Përkundrazi, ju njollos edhe më keq. Frida juaj pasi e zotëroi skemën për 4 vite si drejtoreshë AZHBR-je, u rrit dhe në vend që të ishte në Akademinë e Barinjve, u bë ministre e Bujqësisë. Tani një gjë duhet ta ndani, a u gradua se vodhi me lezet, apo se vodhi pa lezet. Se që ka vjedhur, ka vjedhur. Mos ishte rastësi që sapo Frida u gradua, u ngritën zyra sekserësh ku duhet të trokisnin fermerët edhe për fondet e taksapaguesve shqiptarë, jo vetëm ato të BE. Fermerët që aplikonin për këto fonde duhet të parapaguajnë 20 përqind tek këta konsulentë të Fridës. Kush nuk parapaguante, Noc Rrokun sipas atij dymetroshit tuaj, fitonte! Ky ishte standardi që u vendosët fermerëve shqiptarë. E neveritën fermerët se i ndanë kush është rilindas, do marrë subvencione, kush nuk është, do marrë Noc Rrokun.

Ai skandal tregoi se pasi ju mbaruat punë me buxhetin e taksapaguesve shqiptarë, iu vërsulët taksave të taksapaguesve europianë. 33 milionë euro ishte kjo megavjedhje e Fridës me shokët dhe shoqet. Zyra e BE e solli dosjen të plotë. Dosja shkoi te Skapi i partisë. Skapi i partisë, duke qenë se Frida nuk ishte në listën e atyre që kishin ngrënë kumbulla pas shpine, nuk guxoi të hetonte. Duke qenë se nuk u dëgjua historia e kumbullave nga ana e sulltanit, e dërgoi dosjen në Prokurorinë e Tiranës për ta zhdukur. Na turpëruat përballë BE dhe u keni bllokuar fermerëve shqiptarë 120 milionë euro, kurse Serbia merr 228 milionë euro. Ju për vjedhjet e Krifcës bllokoni fermerët. Fermerët duhet ta dinë mirë këtë dhe të mos e harrojnë se pa këtë vjedhje do ishin ndryshe, do kishin më shumë fitim, punë dhe mirëqenie. 120 milionë eurot e BE për fermerët nuk vijnë sepse Rama ka më shumë xhan Fridën dhe fridat e tjera sesa fermerët shqiptarë. Turp më të madh nuk ka, por ju jeni ata që për para dhe vjedhje e hani edhe turpin me bukë", tha Noka.

1 VITE ME PARE

Debati i fortë/ Albana Koçiu: Nuk e kuptoi pse çirreni? Shehaj: Ju dhe vidhni dhe nuk doni t'iu quajm hajdutë

Kuvendi/ Lefter Gështenja përfundon me urgjencë në spital!
Albana Koçiu dhe Agron Shehaj

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka deklaruar se është e gatshme që t'i përgjigjet shqetësimit të çdo qytetari në vend në lidhje me mjekësinë. Gjatë interperlancës për skandalin te onkologjiku, Koçiu theksoi se deputeti Agron Shehaj ka linçuar mjekët, në vend që të denoncojë ata që marrin lekë. Ndërkohë që Shehaj nga ana e tij ka deklaruar se ka ardhur në Kuvend për të thënë të vërtetën. 

Koçiu: Nuk e kuptoj pse çirreni. Sa për përgjegjësinë. I përgjigjem çdo shqetësimi, jemi për të garantuar që qytetarët të marrin shërbime. Ju rendita punët e mira, për të furnizuar me barna me cilësi. Shikojeni QSUT ambientet aty. Nuk linçova unë mjek. Ju linçuat mjek. Shkoni kallëzoni mjekët që marrin lek. Denonconi çdo rast abuzimi. Mos hajdeni këtu dhe i mbushni mendjen që kjo është shëndetësia. Duke hedhur këtë baltë që jam e sigurt që do ju bjerë në kokë. Shëndetësia që punon aty janë të përkushtuar. Ka dhe individë që vuajnë nga mungesa e integritetit. Prandaj jemi aty. Dhe jo për të ardhur këtu që vidhet e vidhet. Shkoni e denonconi. Nuk ka tek xhepat e mi, asnjë qindark. Lëri këto kaseta që i fut vend e vend. Hajdeni ta bëjmë bashkë shëndetësinë. Mos i përdorni në sallën e Kuvendit dhe mos bëni politikë me shëndetësinë, me njerëz që kanë halle. Nuk ju voton njeri. Erdhët nga emigracioni, jeni në parlament. Jepni kontributin në vendin tuaj. Kontribut që ndërton të ardhme.

Shehaj: Nuk e kuptoj ku e gjeni kurajon. Por në fakt e kam një dyshim. Nuk thashë, solla raste për të treguar, denoncuar gjendjen ku është shëndetësia. Ça prisni të heshtim? Ça dreqin bëj unë? Nëse nuk flas për probleme çfarë do vij? Nëse ju vidhni dhe ju thoni se shëndetësia është falas, unë do të hesht. Duhet të vij dhe të them të vërtetën. Shih ç’ndodh. Ju edhe vidhni dhe nuk doni t’ju thonë hajdut.

1 VITE ME PARE

"Paratë e ilaçeve i keni në xhepa"/ Shehaj shpërthen ndaj Koçiut: Përgjigjia juaj banale dhe mediokre

Kuvendi/ Lefter Gështenja përfundon me urgjencë në spital!
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka deklaruar se Ministrja Albana Koçiu nuk ka fare ndjeshmëri për rastet e humbjes së jetëve në spitalin e Onkologjikut. Gjatë fjalës së tij, Shehaj me tone të larta theksoi se përgjigjia e Koçiut për rastin e humbjes së jetës së një qytetari për mungesë ilaçesh ishte banale dhe mediokre. 

"Përgjigja juaj ishte mediokre, banale dhe pa asnjë lloj ndjeshmërie, si mund të dilni aty dhe të talleni me broçkulla duke thënë është fatkeqësi, çdo sëmundje  është fatkeqësi. Por në rastin konkret jeni shtuar ju. Duhet të garantoni ilaçet në spitale. Si guxoni të thoni fatkeqësi. Nuk ke nga t’ja nisësh. Zotëria ka humbur jetën dhe ju thoni sëmundje e pashërueshme dhe duhej kapur. Fajin e ka ai që nuk bëri kontrolle? Ai e ka fajin? Fajin e keni ju. Nuk e ka ai. Nuk mund të vini këtu dhe të talleni me jetën e njerëzve dhe e quani fantazi. Si mund të thuash thashetheme.

Të tregova dëshminë e babait që humbi djalin. Nuk e kishim lënë që të flisnim me raste. Duhet të fillojmë të flasim me raste, jo me broçkulla. Raste ka pafund. Ata që shkruajnë në rrjetet sociale janë njerëz dhe qytetarë. Tregojnë rastet e tyre. Pyeta qytetarët për çfarë ta pyes. Sepse thoni është çdo gjë falas. Doni raste të tjera. Perlën e thatë kur më thatë pse nuk erdhët të më trokisni. Ju jeni shërbëtore. Duhet të shërbeni qytetarët. Ça do bënit ju po të trokisja unë? Ju vendosni kush do jetojë dhe do vdesin ë këtë vend. Si mund ta thuash një gjë të tillë? E vërteta është që paratë e ilaçeve i keni në xhepat tuaja. Futeni dorën tek çanta juaj. I keni bërë vila, resorte. Dëgjova fjalën dinjitet. Duhet të kujdesemi për dinjitetin e Beqajt. Një ish ministër i akuzuar për korrupsion vjen në komision hetimor dhe thotë po nuk më dhatë poëer point nuk flas. Jeni bërë milionera dhe t’ju trokasim tek dera aman ma jepni atë ilaçin," tha Shehaj.

1 VITE ME PARE

Skandali i Onkologjikut, Koçiu i përgjigjet Shehajt: Kemi rritur inspektimet dhe kontrollet mbi subjektet farmaceutike, çdo subjekt që kryen këtë shkelje do mbajë përgjegjësi ligjore

Kuvendi/ Lefter Gështenja përfundon me urgjencë në spital!
Albana Koçiu

TIRANA- Ministrja e Shëndetësisë iu përgjigj pyetjeve të deputetit opoitar Agron Shehaj në interpelancën lidhur me skandalin e Onkologjikut teksa tha se janë shtuar kontrollet në spitale dhe janë marrë edhe masa administrative. Koçiu tha se janë bërë 500 inspektime. Po ashtu ministrja shtoi se tregtimi në rrjet të hapur të barnave për përdorim spitalor përbën shkelje të legjislacionit dhe se çdo subjekt që kryen këtë shkelje do mbajë përgjegjësi.

"Ministria e shëndetësisë është në dispozicion të organeve të drejtësisë për të vërtetën. Ajo që ka zbardhur mediat janë indikacione por nuk janë prova. Meritojnë të vlerësohen me kujdes. Ne si ministri kemi rritur inspektimet dhe kontrollet mbi subjektet farmaceutike. Në vitin aktual nga janar në nëntor kemi 500 inspektime ku janë aplikuar masa administrative.

Tregtimi në rrjet të hapur të barnave për përdorim spitalor përbën shkelje të legjislacionit. Çdo subjekt që kryen këtë shkelje do mbajë përgjegjësi ligjore. Nuk dua të shmang përgjegjësinë për stafet administrative për kontrolle periodike në farmaci dhe spitale. Kushdo që ka shkelur ligjin është i barabartë para ligjit. E kemi treguar për këdo. Kemi përgjegjësi të referojmë çdo rast dhe të marrim masa dhe mbështesim pa hezitim veprimtarinë e organeve hetimore", tha Koçiu.

1 VITE ME PARE

Shehaj solli rastin e vdekjes së një qytetari për mungesë ilaçesh, Albana Koçiu: Po trajton një fatkeqësi për kredo-politikë

Kuvendi/ Lefter Gështenja përfundon me urgjencë në spital!
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu i është përgjigjur deputetit Agron Shehaj në lidhje me rastin që ky i fundit solli për vdekjen e nje qytetari për mungesë ilaçesh. Koçiu ka theksuar se Shehaj po përdor këtë fatqetësi për kredo-politikë. Po ashtu Ministrja ka deklaruar se më këtë narrativë politike, Shehaj mendon se do të marrë ndonjë votë.

"Kishe paraqitur disa pyetje, kam përgatitur përgjigje, se mendova se do të trajtoje këtë fatkeqësi për kredo politike, e ke të humbur, nuk trajtohen fatkeqësitë për kredo politike, s është as vendi as kuvendi për raste specifike. Kanceri nuk kapet në kohë ka problemet e tilla, prandaj bëjmë fushata që njerëzit të bëjnë kontrolle periodike që ju të merrni fatkeqësinë e tjetrit, s’do të bie në batak. Turp për ju që besoni se me këtë narrativë politike do të merrni ndonjë votë, tha ministrja.

1 VITE ME PARE

Agron Shehaj sjell rastin e vdekjes së një qytetari për mungesë ilaçesh te Onkologjiku

Kuvendi/ Lefter Gështenja përfundon me urgjencë në spital!
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti Agron Shehaj në seancën e sotme plenare në Kuvend ka sjell rastin e vdekjes së një qytetari për mungesë ilaçesh te spitali i Onkologjikut. Në fjalën e tij, Shehaj theksoi se nuk do t'i bëj ai pyetjet që kishte përgtitur për interperlancën me Ministren Albana Koçiu, por solli me zë, denoncimin e një babai që kishte humbur djalin në moshën 39-vjeçare.   

"Dua t'i përgjigjeni pyetjeve të qytetarëve," tha Shehaj.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Deputeti Lefter Gështenja del me urgjencë nga seanca plenare, merret nga ambulanca

Kuvendi/ Lefter Gështenja përfundon me urgjencë në spital!

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka dalë me urgjencë nga seanca plenare që po zhvillohet sot në Kuvend. Bëhet me dije se Gështenja ka shfaqur probleme me hernien dhe është marrë nga ambulanca.

Momentalisht nuk dihet ende gjendja e deputeti, ndërsa ai është nisur drejt spitalit. Sikurse shihet dhe në video, deputeti është shoqëruar drejt ambulancës dhe nga disa kolegë të tij.

 

1 VITE ME PARE

"Kjo ka një lidhje sinkrone me situatën e Berishës!" Shehu: Sekretari i ri amerikan i Shtetit thotë se administrata po e përdor sanksionimin politikisht

 

Kuvendi/ Lefter Gështenja përfundon me urgjencë në spital!
Tritan Shehu

TIRANA- Deputeti i opozitar, Tritan Shehu tha sot nga foltorja e Kuvendit se sekretari i ri amerikan i shteti, Marco Rubio do të nxjerrë të vërtetën për shpalljen 'non grata' të kreut të PD-së Sali Berisha. Shehu tha se Rubio ngre problemin se sanksionet po përdoret politikisht ndaj njerëzve që kanë qenë faktorë të rëndësishëm të stabilitetit rajonal. Ai shtoi se kjo ka situatë të ngjashme kjo me problemin shqiptar.

“Ju besoj që e njihni kush është Marco Rubio, që ka firmosur një dokument, jo vonë, por në 20 shkurt të 2024 bashkë me disa senatorë të tjerë të SHBA-së ku i drejtohet Biden për sanksionet e vendosura nga DASH ndaj figurave të Amerikës Latine. Kjo ka një lidhje sinkrone me situatën e Berishës.

Çfarë thotë sekretari aktual? Ai ngre problemin se sanksionet po përdoret politikisht ndaj njerëzve që kanë qenë faktorë të rëndësishëm të stabilitetit rajonal dhe që për arsye të paditura po sanksionohen. Rubio thotë se procesi filloi nga Janari 2021. Rubio ngre cështjen që shumë elementë të tjerë të dënuar nga gjykata në ato vende nuk sanksionohen nga SHBA. A nuk ka situatë të ngjashme kjo me problemin shqiptar. Rubio në fund thotë se administrata po e përdor sanksionimin politikisht.

Këtu kemi ngjasi me veprimet ndaj Berishës, prandaj zonjë jam i bindur që administrata e re e SHBA që do të vijë do të nxjerrë të vërtetën për Berishën. Zoti Rubio do të jetë do të nxjerrë të vërtetën duke treguar dhe keqpërdorimin e drejtësisë shqiptare”, tha Shehu.

1 VITE ME PARE

Nis seanca plenare në Kuvend

Kuvendi/ Lefter Gështenja përfundon me urgjencë në spital!
Kuvendi

Seanca plenare ditën e sotme ka nisur në Kuvend. Nisja e seancës plenare ka qenë e qetë, ndërkohë që deputeti Flamur Noka ka akuzuar kryetaren Elisa Spiropali se ka nisur seancën pa kuorumin e duhur. 

Në rendin e ditës është parashikuar edhe interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, të kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

Po ashtu, do të diskutohet projektligji mbi aderimin e Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, i nënshkruar në Nju Jork më 10 dhjetor 2008.

 

1 VITE ME PARE

Sot seancë plenare në Kuvend, Shehaj interpelancë me ministren e Shëndetësisë, dy projektligje dhe një projektvendim në rendin e ditës

Kuvendi/ Lefter Gështenja përfundon me urgjencë në spital!
Kuvendi

TIRANA- Në Kuvend do të zhvillohet sot seanca plenare, e cila do të nisë në orën 10:00. Në rendin e ditës është parashikuar edhe interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, të kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

Po ashtu, do të diskutohet projektligji mbi aderimin e Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, i nënshkruar në Nju Jork më 10 dhjetor 2008.

Një tjetër projektligj që do të diskutohet gjatë seancës plenare është edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, për projektin “Bashki të forta (BTF), faza 2,” i cili mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Gjithashtu pritet të diskutohet dhe projekvendimi “Për disa ndryshime të vendimit nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

seance plenare 14 nentor 2024

Sondazh

Poll

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes