Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Sesioni i ri parlamentar ka nisur pasditën e sotme. • Nisja e Kuvendit ka nisur me fjalimin e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali. • Spiropali ka çelur sesionin e ri parlamentar me një mesazh për Opozitën, duke theksuar se maxhoranca dhe opozita janë sjellë si shkak-pasojë në lidhje me zhvillimin e seancave plenare. • Spiropali po ashtu theksoi se sot Shqipëria është renditur krah aleatëve të saj strategjikë që janë SHBA-ja, BE-ja dhe NATO. • Kreu i grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me sloganin e këtij të fundit se fajin e ka opozita. • Duke folur nga Kuvendi, Bardhi ka ironizuar se fajin nuk e ka ai vetë Rama dhe as ministrat e tij të korruptuar por deputetët e keqpërdorur nga ata. • Bardhi po ashtu listoi katër prioritete të Partisë Demokratike: reformën zgjedhore, rritjen e pensionit minimal ne 300 euro, ligjin për caktimin e minimumit jetik dhe mbeshtetjen ndaj bujqësisë. • Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi u shpreh se Shqipëria sot është më pranë se kurrë anëtarësimit në BE, duke theksuar se shteti shqiptar nuk është i partive politike, por i shqiptarëve. • Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka komentuar çështjen e mbetjeve toksike, duke theksuar se qeveria dhe shteti u fshehën nga përgjegjësia.
15 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi tha në seancën e sotme plenare se qeveria po punon lidhur me transparencën. Ai përmendi edhe rastin e eksportit të mbetjeve toksike, për të cilën tha se ishte një ilustrim i kulturës politike që sipas tij duhet lënë pas.
Peleshi shtoi se shpallja e fajtorëve lidhur me rastin, pa pritur që institucione si OLAF apo Prokuroria të japin fjalën e tyre, janë raste të "politikës pa fakte".
"Qeveria po punon për të formuluar një ambicie të re sa i përket transparencës. Këtë hap duhet ta hedhim më guxim në këtë sesion parlamentar, pavarësisht temperaturës politike. Rasti i eksporti të mbetjeve të dyshuara si mbetje të rrezikshme, është një ilustrim i mirë për këtë kulturë politike, që duhet ta lëmë pas. Shpallja e fajtorëve pa pritur të thënë fjalën institucionet si OLAF apo Prokuroria, është një rast tipik i politikës pa fakte. Nuk duhet ta mbyllim këtë sesion pa bërë hapin tonë, kritika dhe debati janë thelbësore në një demokraci të bazuara në fakte dhe jo në manipulime dhe grindje.", tha Peleshi.
TIRANË- I fundit që ka mbajtur fjalën në foltoren e Kuvendit ishte kreu i ri i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi.
Gjatë fjalimit të tij, Peleshi u shpreh se Shqipëria sot është më pranë se kurrë anëtarësimit në BE, ndërsa shtoi se shteti shqiptar nuk është i partive politike, por i shqiptarëve. Ai i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojnë me maxhorancën, me qëllim që anëtarësimi në union të jetë më i lehtë.
"Mos të përhumbemi në debate të kota. Kemi treguar vullnet për bashkëpunim. Shteti nuk është i partive, por i shqiptarëve. Jemi sot më shumë se kurrë pranë anëtarësimit në BE. Institucionet ligjzbatuese kanë bërë një punë të madhe drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Integrimi në BE ka qenë një mision historik dhe duhet të bashkëpunojmë për të mirën e përbashkët. Lajmet e rreme duhet të luftohen, prandaj duhet të mbëshetet Komisioni për Dizinformimin. Qeveria po lufton për transparencë. Çështja e mbetjeve toksike u shndërrua në një çështje ku u fol përpara se hetuesit dhe institucionet të flasin. Të krijojmë një kulturë të re politike. Ne të kthejmë transparencën dhe ju të ikni nga gënjeshtra.", u shpreh Peleshi.
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me sloganin e këtij të fundit se fajin e ka opozita. Duke folur nga Kuvendi, Bardhi ka ironizuar se fajin nuk e ka ai vetë Rama dhe as ministrat e tij të korruptuar por deputetët e keqpërdorur nga ata.
Bardhi listoi katër prioritete të Partisë Demokratike: reformën zgjedhore, rritjen e pensionit minimal ne 300 euro, ligjin për caktimin e minimumit jetik dhe mbeshtetjen ndaj bujqësisë. Bardhi në Kuvend shtoi se Kryeministri Edi Rama, me aferat, e tij i ka vënë "flakën" Shqiperisë, duke e varfëruar dhe shpopulluar.
"E ndërsa vetë fshihet, ka gjetur një moto të re propagandistike. Përvec “fajin e ka opozita”, tashmë ka shtuar edhe “fajin e kanë deputetët”. Pra fajin nuk e ka ai, as ministrat e tij të korruptuar, por kolegët deputetë, një pjesë e të cilëve të ndershëm, por shpesh të keqpërdorur si kartona për aferat e tij apo oborrit të tij. E vërteta të ndëruar kolegë socialist, është që ne jemi betur që kartonët, do t’i ngremë vetëm për interesat e qytetarëve dhe jo për të kundërtën, siç ndodh tashmë rëndomtë këtu për t’i shërbyer një pakice që, në kurrizin e të ndershmëve, i shërben vetëm pasurimit të kryeministrit apo oborrit të tij. Le të jetë ky sesion mundësia që ju të dëgjoni shqetësimet qëngre opozita në këtë sallë. Ne nuk jemi armiqtë tuaj, dhe ju nuk ka asnjë arsye të certifikoni veten si armiq të qytetarëve shqiptarë. Prandaj në këtë sesion uroj që kartonat si deputetë ti ngremë vetëm për atë që jemi betuar. Për interesin publik, për qytetarët.
Duke nisur nga nevoja për t’i dhënë zgjidhje një problemi qëshoqëron Shqipërinë prej vitesh: mungesës së garancive për barazi në zgjedhje, mungesës së garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk mund ti ikni për më gjatë kësaj cështje. Raportet e OSBE-ODIHR janë aty. Kërkojnë adresim për garantimin e lirisë së votës; kërkojnë adresim për fenomenin e shitblerjes së votës; kërkojnë adresim të përdorimit nga ju të shtetit në zgjedhje, kërkojnë adresim të fenomenit të përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhje, kërkojnë adresim të përdorimit të krimit të organizuar në zgjedhje.
Duke vijuar me shqetësimet e tjera që vazhdimisht i kemi ngritur në këtë sallë. Ju kujtoj këtu që nuk është vetëm opozita që ngre shqetësim për krimin dhe korrupsionin, por janë raportet e partnerëve tanë strategjikë, si Departamenti Amerikan i Shtetit apo raportet e organeve të Bashkimit Evropian. Nuk është vetëm opozita që ngre shqetësim për medien! Janë raportet prestigjioze të organizatave ndërkombëtare, që flasin dhe ngrenë alarmin për media të kontrolluara nga qeveria apo për shantazhe dhe presione ndaj gazetarëve. Nuk është vetëm opozita që ngre shqetësimin për varfërinë dhe përkeqësimin e jetesës së shqiptarëve! Është Fondi Monetar Ndërkombëtar që thekson se 30 % e familjeve shqiptare janë në vështirësi për të garantuar bukën e përditshme. Janë raportet ndërkombëtare të cilat theksojnë se më shumë se 35% e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi të paguajnë dritat dhe ujin. Është Raporti i UNICEF që thotë se 47% e fëmijëve shqiptarë nuk ushqehen siç duhet.
Dhe këto janë shifra që duhet të na anarmojnë të gjithë bashkë. Ky duhet të jetë fokusi i këtij Kuvendi, kjo duhet të jetë puna jonë e përditshme, pa ndasi, pa retorikë, pa propagandë. Prandaj do të duhej të ishte në nderin e këtij Kuvendi, ta niste këtë sesion të ri duke u dhënë prioritet të paktën tre nismave që ka propozuar opozita: Këtu duhet të fokusohemi ne. Ky duhet të ishte fokusi i këtij Kuvendi, jo klientelizmi, jo lufta ndaj qytetarëve, jo varfërmi i tyre dhe pasurimi i një grushti afër Edi Ramës, që e kanë kthyer vendin në plaçkë korrupsioni.
Nga kjo foltore, nga kjo sallë, unë do të garantoj çdo qytetar shqiptar se opozita, Partia Demokratike do të luftojë për Shqipërinë e shqiptarëve, jo për Shqipërinë e një grushti pushtetarësh. Do të luftojmë për Shqipërinë ku mund të jetohet dhe punohet me dinjitet, jo për Shqipërinë ku ligjin e bën më i forti dhe ku pasurimi kalon vetëm përmes korrupsionit. Flaka që Edi Rama i ka vënë Shqipërisë do të duhet të marrë fund me votën e shqiptarëve! Ne, si opozita e këtij vendi, kemi detyrimin historik të ndalim të keqen më të madhe që vendi ka patur pas diktaturës. Në thelb, regjimi i Edi Ramës nuk ndryshon shumë nga ai i Enver Hoxhës. Ai ndërtoi një diktaturë bardh e zi, ky i sotmi ka ndërtuar një diktaturë me ngjyra, në të cilën njerëzit kanë frikë të flasin, nuk ka zgjedhje të lira, nuk respektohet shteti ligjor, nuk ka ekonomi tregu. Na duhet një bashkim i madh me shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë! Grupi ynë parlamentar, opozita, do të qëndrojë fort për interesat e qytetarëve, në këtë sallë dhe jashtë kësaj salle, me qëllimin e vetëm që shqiptarët të kenë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu," tha Bardhi.

TIRANË- Ka përfunduar seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar në Kuvend. Seanca e cili nisi me fjalën e kryetares së re të Kuvendit, Elisa Spiropalin zgjati vetëm një orë.
Po ashtu në foltoren e Kuvendit kanë mbajtur fjalën e tyre edhe kryetarët e grupeve të tjera parlamentare. Edhe ditën e sotme nuk kanë munguar përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës.
Ndërkohë që brenda Kuvendit po zhvillohej seanca, jashtë po protestonin banorët e Fushë-Krujës dhe Krujës lidhur me hyrje-daljet në autostradën e re të Thumanë- Kasharit.
TIRANË- Vendosja e deputetëve në sallën e seancave plenare ka ndryshuar me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Deputeti Lulzim Basha nuk do jetë më i ulur mes Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut, por përkrah Oriola Pampurit dhe Seladin Jakupllarit.
Ndërkohë që përkrah kreut të grupt të PD-së Gazment Bardhit do jetë Bledion Nallbati.

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka njoftuar disa ndryshime të deputetëve në Komitetin e Stabilizimin BE-Shqipëri. Më kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, janë hequr nga Komiteti Ndërkombëtar për Stabilizimin BE-Shqipëri tre deputetë dhe janë shtuar tre të tjerë.
Deputetët që janë hequr nga lista janë Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliun dhe Orjola Pampurin, e në vend të tyre janë shtuar Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj dhe Sajmir Korreshi.
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi u ka bërë thirrje maxhorancës që të dalin dhe të takojnë qytetarët që po protestojnë para Kuvendit. Duke folur nga seanca e sotme plenare, Bardhi ka theksuar se zëri i tyre i protestës nuk dëgjohet nga qeveria edhe pse kërkesa e tyre është minimale. Po ashtu Bardhi ka shtuar se është turp për Ministrinë e Brendshme që harxhon burimet e veta njerëzore, për të shtypur protestën e banorëve të asaj zone.
"Ne si opozitë hymë në seancë plenare 3 minuta me vonesë, sepse u ndalëm që të takojmë banorët e Krujës, sepse zëri i tyre i protestës nuk dëgjohet nga qeveria dhe kërkesa e tyre është minimale. Rruga duket sikur po ecën në det. Por ata nuk po protestojnë për këtë. Kanë kërkesë minimale, kërkojnë hyrje-dalje në rrugë kombëtare dhe kjo është kërkesë minimaliste, kërkon dashamirësi që të dëgjohet zëri i qytetarëve shqiptarë. Zonja zv kryeministre, kërkoj të dalësh të takosh banorët dhe t’i japësh një zgjidhje. Është turp për Ministrinë e Brendshme që harxhon burimet e veta njerëzore, që shkon për të shtypur protestën e banorëve të asaj zone. Shkojnë atje forcat speciale a thua se po luftoni krimin e organizuar. Qeveria e Ramës e ka kthyer parlamentin në sesion të punëve personale kundër qytetarëve," tha Bardhi.
TIRANË- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka mbajtur fjalën e tij në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar. Duka në fjalimin në foltoren e Kuvendit ka komentuar edhe çështjen e mbetjeve toksike.
Duka tha se nuk qeveria dhe shteti u fshehën nga përgjegjësia. Më tej shtoi se këto skandale me pasoja katastrofike mjedisore nuk duhen lejuar të ndodhin.
"Dua të ngre shqetësimin për mbetjet toksike të kompanisë Kurum. Qeveria dhe shteti u sollën në mënyrën më shembullore të papërgjegjshmërisë. Fshehën kokën dhe përgjegjësitë. Ata nuk dinë asgjë, as dogana, as Ministria e Mjedisit, as Autoriteti Portual, as Policia dhe as kontrolli Kufitar. Nëse vërtet nuk di gjë, tregon se ai është shpartalluar në atë masë sa për muaj e vite më radhë, vinçat shkarkojnë lloj lloj malli dhe nuk dinë asgjë. I bashkohen cdo kërkese për interpelancë për të bërë transparencë për këtë çështje . Nuk mund të lejojmë që në një vend ku ndodhin këto skandale me këto pasoja katastrofike mjedisore, të shikojmë videoklipet e qeveritarëve që dalin në televizion me qese në dorë duke pastruar vendin”, tha Duka.
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u ka bërë ftesë palëve për bashkëpunim. Gjatë fjalës së saj të parë në hapje të këtij sesioni parlamentar, Spiropali theksoi se reflektimi duhet të jetë i përbashkët nga të dyja palët. Spiropali po ashtu theksoi se sot Shqipëria është renditur krah aleatëve të saj strategjikë që janë SHBA-ja, BE-ja dhe NATO. Spiropali ftoi më tej opozitën të marrë pjesë në komisionet parlamentare.
“Vendi im është mes të barabartëve me njëri-tjetrin, por kaq të ndryshëm. Në ballafaqimin e ardhshëm elektoral, secili nga ne do të shkojë me bilancet e veta politike. E pamundur të ndryshojmë të shkuarën tonë të përbashkët në këtë sallë. Pendesa për veprime dhe gjykime të gabuara vlen vetëm për të gjetur forcë për të korrigjuar çfarë mund të bëjmë ndryshe.
Reflektimi duhet të jetë i përbashkët mes nesh, një reflektim që përfshin edhe qortimin e së shkuarës, edhe projeksionet për të ardhmen. T’i mbrojmë deri në fund pikëpamjet dhe qëndrimet tona, por me etikë parlamentare, duke respektuar institucionin e Kuvendit të Shqipërisë dhe qytetarët që na kanë votuar e na ndjekin.
Debati dhe jo beteja, ndeshja e paprerë si të ndryshëm në ide, por të barabartë në të drejta, është rruga e vetme drejt të cilës ne do të detyrohemi të ecim. Jo pa keqardhje mendoj se më pak se çdo gjë ka ndryshuar mendësia e të bërit politikë, e cila shpesh, në thelbin e saj ka mbetur ende në llogoret e viteve 90-të. Të jemi bashkë në identifikimin e disa prioriteteve që do të duhet të realizojmë deri në fund të kësaj legjislature. Gjithëpërfshirja dhe garantimi i legjitimitetit demokratik në këtë proces, prioritet absolut për të gjithë, ku nuk ka vend për dallim mes të majtësh dhe të djathtësh. Kuvendi do të vijojë të mbështesë partneritetet strategjike të Shqipërisë me aleatët tanë të mëdhenj, SHBA, BE, NATO-n.
Do të vijojnë punën dy komisionet e posaçme, qëllimi i të cilëve është avancimi i reformave, në mënyrë që të mos ketë asnjë kthim mbrapa. Mbështetja dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura dhe i pavarësisë së degëve të qeverisjes do të jetë, që ato të rrisin përgjegjshmërinë dhe transparencën para vendit dhe qytetarëve”, tha Spiropali.
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka çelur sesionin e ri parlamentar me një mesazh për Opozitën. Gjatë fjalës së saj në foltore, Spiropali ka theksuar se maxhoranca dhe opozita janë sjellë si shkak-pasojë në lidhje me zhvillimin e seancave plenare. Po ashtu ajo ka theksuar se duhet që të ketë një qasje tjetër në ballafaqimin e tyre.
"Shpesh jemi sjellë si shkak dhe pasojë e njëri-tjetrit, ku mungesa juaj e kontrollit ka sjellë vjeljen e tolerancës tonë. Por rast pas rasti, të dyja bashkë kanë shkaktuar cenim të cilësisë së parlamentit. Besoj fortë se një qasje tjetër në ballafaqimin tonë, duke nisur në ndryshimin e asaj të marrëdhënies, marrëveshjes dhe kompromisit, do të kishte sjelle një vlerë krejt tjetër.
Shumë më mirë, vonë sesa kurrë, ne do të detyrohemi të ecim. Optimizmi i sesionit të ri, do të më detyronte të thosha po do të ndodhë, por në të vërtet nuk do të ndryshojë. Rishtazi do bëhemi dëshmitarë dhe dëshmorë të mendësisë së vjetër”, tha Spiropali.
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka nisur seancën e sotme plenare për këtë sesion. Gjatë fjalës së saj, kryetarlamentaren e kanë kapur emocionet dhe ka kaluar një situatë të sikletshme në foltore. Teksa po fliste se si ka ndryshuar Shqipëria, Spiropali nuk ka mbajtur dot të qeshurën në Kuvend.
"Të verbërit nuk shohin që kohët kanë ndyrshuar. Vetë Shqipëria edhe pse jo sa duhet dhe jo gjithmonë si duhet ka ndryshuar në mënyrë të pakrahasueshme me një dekadë më parë. Kanë ndryshuar qytetarët me prishtëmirë tyre dhe qasja e tyre ndaj politikës," tha Spiropali.
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione mes deputetëve. Teksa kryetarja e Kuvendit po lajmëronte deputetët në lidhje me letrën e Presidentit Bajram Begaj për nisjen e sesionit të ri parlamentar, kjo nuk është pritur mirë nga Opozita.
Ka qenë kreu i grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi që e ka marrë letrën dhe e ka grisur më dysh. më pas deputetët e tjerë kanë bërë të njëjtin veprim.
TIRANË- Nisja e sesionit parlamentar ditën e sotme ka vijuar me përplasje mes maxhorancës dhe opozitës. Teksa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali po merrte fjalën në foltore, kreu i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi i është drejtuar me fjalët: turp.
Bardhi:Të vi turp
TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur bashkë me sesionin e ri parlamentar në Kuvend. Gjatë sesionit të sotëm pritet që të marrin fjalën kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.
Po ashtu do të marrin fjalën dhe krerët e grupeve parlamentare ko Peleshi, Gazment Bardhi, Mesila Doda dhe Agron Duka. Këto dy pika janë zhvillimet që do të ndodhin sot në Kuvend.
TIRANA- Ditën e sotme në orën 17:00 nis sesioni i ri parlamentar. Fjalimi i kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali do të hapë seancën e 2 shtatorit. Veç Kryetares së kuvendit, nesër pritet të marrin fjalën edhe Niko Peleshi, Gazment Bardhi, Mesila Doda dhe Agron Duka në cilësinë e krerëve të Grupeve Parlamentare.
Seanca pasuese do të jetë ajo e 12 shtatorit, ku priten dy vendime të rëndësishme sa i përket mandatit të deputetëve socialist Olta Xhaçka dhe Vullnet Sinaj. Ndërkohë, mocioni për mandatin e deputetit Sinaj do të shqyrtohet nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në një mbledhje të thirrur në datën 4 shtator.
Lidhur me punimet e komisioneve parlamentare, në javën e parë të shtatorit është caktuar deri më sot vetëm mbledhja e komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, që pritet të mbahet me 3 shtator.
Gjithashtu kjo senacë e parë e këtij sesioni të ri pritet të zhvillohet me një sfond proteste nga jashtë ambienteve të Kuvendit pasi banorët e Thumanës dhe zonave të tjera përreth Bashkisë së Krujës kanë paralajmëruar zhvendosjen e tubimit të tyre atje. Banorët kërkojnë akses në autostradën SH1 që kalon përmes zonës së tyre. Sipas tyre, problemi i aksesit në këtë segment ka pasojë të mëdha për komunitetin e Thumanës dhe më gjerë.