LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nis sesioni i ri parlamentar/ Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR! Shteti dhe partia janë shkrirë në një

• Ditën e sotme ka nisur sesioni i ri parlamentar. • Seanca e sotme plenare zgjati një orë dhe u hap me himnin kombëtar të Republikës së Shqipërisë. • Opozita priti me ironi letrën që presidenti Bajram Begaj u kishte drejtuar deputetëve të Kuvendit në nisje të punimeve të sesionit të tetë parlamentar dhe të fundit i legjislaturës së 10 të Kuvendit. • Në nisje të seancës kryeparlamentarja, Elisa Spiropali njoftoi letrën e mbërritur nga presidenti Bajram Begaj. • Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ironizuar këtë letër dhe është shprehur se përse nuk e sollën presidentin në seancë, apo ngaqë opozita nuk ishte në protestë. • Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali mbajti sot fjalën e saj në foltoren e Kuvendit ku u shpreh se në më pak se 4 muaj puna e tyre do gjykohet nga populli shqiptar në Shqipëri dhe në diasporë. • Ajo shtoi se ndryshimi i legjislaturës dhe krijimi i mundësisë që shqiptarët e diasporës të votojnë është një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës që po mbyllet. • Në fjalën kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi iu drejtua mazhorancës duke iu thënë se ky ishte sesioni i fundit i tyre si shumicë në sallën e parlamentit. • Ai tha se gjatë 12 viteve, Kuvendi ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR. • Një ndër rekomandimet përmendi ndarjen e shtetit nga partia, të cilat sipas demokratit janë shkrirë në një. • Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi u shpreh se secili ka një rol të pazëvendësueshëm në përmbushjen e detyrimeve ndaj votuesve, tani dhe në realizimin e ambicies për votën e diasporës, e cila do të bëhet realitet në zgjedhjet politike të pranverë. • Peleshi theksoi se miratimi i Ligjit të Buxhetit 2025 shënon një arritje të rëndësishme, duke u bazuar në rritjen ekonomike të qëndrueshme, konsolidimin fiskal dhe mbështetjen për sektorët strategjikë. • Ai tha se vota e diasporës ka qenë një angazhim i përhershëm i PS-së dhe se konsensusi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është një moment pozitiv i politikës kontruktive.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Vota e diasporës ka qenë një angazhim i përhershëm i PS-së", Peleshi: Konsensusi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është një moment pozitiv i politikës konstruktive!

Nis sesioni i ri parlamentar/ Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka
Niko Peleshi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka mbajtur ditën e sotme fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend. Gjatë fjalës së tij Peleshi u shpreh se ky sesion pritet të jetë i ngarkuar me aktivitet parlamentar në komisione, seanca parlamentare dhe aktivitete brenda dhe jashtë vendit, si dhe me një angazhim të shtuar në zonat elektorale, duke pasur parasysh stinën politike parazgjedhore.

Ai shtoi se secili ka një rol të pazëvendësueshëm në përmbushjen e detyrimeve ndaj votuesve, tani dhe në realizimin e ambicies për votën e diasporës, e cila do të bëhet realitet në zgjedhjet politike të pranverë. Peleshi theksoi se miratimi i Ligjit të Buxhetit 2025 shënon një arritje të rëndësishme, duke u bazuar në rritjen ekonomike të qëndrueshme, konsolidimin fiskal dhe mbështetjen për sektorët strategjikë.

Ai tha se prioritetet e buxhetit përfshijnë forcimin e infrastrukturës, modernizimin e shërbimeve publike dhe avancimin e programeve sociale në arsimi, shëndetësi dhe mbrojtje sociale. Sipas tij imazhi i Shqipërisë sot është përmirësuar ndjeshëm në arenën ndërkombëtare. Ai tha se nga një vend me pak takime në kancelaritë e BE-së, sot Shqipëria është pritëse e samiteve të BE-së dhe NATO-s.

Peleshi shtoi se grupi Parlamentar i Partisë Socialiste pret të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i dhënë KQZ-së kohën e nevojshme për implementimin e tyre. Ai tha se qeveria ka alokuar fonde për të garantuar një proces votimi falas për diasporën. Peleshi tha se zgjedhjet politike janë gjithmonë një moment vendimtar dhe se Partia Socialiste ka ditur të reflektojë mbi rezultatet dhe të punojë për përmbushjen e ambicies historike: anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.

Fjala e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi:

Ky sesion pritet të jetë i ngarkuar me aktivitet parlamentar në komisione, seanca parlamentare dhe aktivitete brenda dhe jashtë vendit, si dhe me një angazhim të shtuar në zonat elektorale, duke pasur parasysh stinën politike parazgjedhore.

Secili prej nesh ka një rol të pazëvendësueshëm në përmbushjen e detyrimeve ndaj votuesve, tani dhe në realizimin e ambicies për votën e diasporës, e cila do të bëhet realitet në zgjedhjet politike të pranverës. Në sesionin e kaluar, Kuvendi miratoi 36 akte, duke arritur konsensus në 4 prej tyre ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Kuvendi ka një rol kyç, krahas qeverisë dhe institucioneve të pavarura, në avancimin e reformave.

Miratimi i Ligjit të Buxhetit 2025 shënon një arritje të rëndësishme, duke u bazuar në rritjen ekonomike të qëndrueshme, konsolidimin fiskal dhe mbështetjen për sektorët strategjikë.
Prioritetet e buxhetit përfshijnë forcimin e infrastrukturës, modernizimin e shërbimeve publike dhe avancimin e programeve sociale në arsimi, shëndetësi dhe mbrojtje sociale.

Këto prioritete janë mbështetur nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke synuar konvergjencën me vendet e BE-së. Mirëadministrimi, transparenca dhe investimet strategjike synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Falë punës së Kuvendit, Shqipëria sot disponon 3 herë më shumë burime se në vitin 2013 dhe një ekonomi dyfish më të madhe. Pavarësisht retorikës destruktive dhe pengesave, Kuvendi ka hapur rrugën për progres ekonomik dhe shoqëror.

Shqipëria ndodhet në një moment historik. Në tetor 2024, vendi hapi negociatat për grupkapitullin e parë të anëtarësimit në BE, që trajton shtyllat kyçe të shtetit të së drejtës, të drejtave themelore dhe reformës në drejtësi. Kuvendi ka luajtur një rol të rëndësishëm në hartimin e udhërrëfyesve kryesorë për reformën në drejtësi, administratën publike dhe axhendën e reformave.

Hapja e negociatave për grupkapitullin e gjashtë në dhjetor 2024 ka rikonfirmuar pozicionin e Shqipërisë si një partner strategjik. Këto hapa dëshmojnë vullnetin politik për të avancuar reformat dhe për të integruar vendin në BE. Imazhi i Shqipërisë sot është përmirësuar ndjeshëm në arenën ndërkombëtare. Nga një vend me pak takime në kancelaritë e BE-së, sot Shqipëria është pritëse e samiteve të BE-së dhe NATO-s.

Punët e Shqipërisë nuk kanë përfunduar. Reformat si ajo në drejtësi kanë dhënë rezultatet e para, por ka ende shumë për të bërë. Ne si deputetë duhet të kontribuojmë në ndërtimin e kuadrit ligjor të nevojshëm për reformimin e vendit. Komisionet për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, si dhe për Dezinformimin, janë instrumente të rëndësishëm që përforcojnë angazhimin për forcimin e shtetit dhe mirëqeverisjen.

Rreth 45 mijë shqiptarë nga diaspora janë regjistruar për të ushtruar të drejtën e votës nga vendet ku jetojnë. Vota e diasporës ka qenë një angazhim i përhershëm i Partisë Socialiste.
Konsensusi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është një moment pozitiv i politikës konstruktive.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste pret të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i dhënë KQZ-së kohën e nevojshme për implementimin e tyre. Qeveria ka alokuar fonde për të garantuar një proces votimi falas për diasporën. Zgjedhjet politike janë gjithmonë një moment vendimtar. Partia Socialiste ka ditur të reflektojë mbi rezultatet dhe të punojë për përmbushjen e ambicies historike: anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.

1 VITE ME PARE

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR, shteti dhe partia janë të shkrira në një

Nis sesioni i ri parlamentar/ Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka marrë fjalën në nisjen e sesionit të ri parlamentar. Bardhi e nisi fjalën e tij me urimet për presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump, i cili merr detyrën sot. Demokrati komentoi dhe letrën e presidentit Bajram Begaj për partitë politike dhe procesin zgjedhor ku tha se nëse do t'i interesonte procesi i ndershë zgjedhor do ishte paraqitur vetë në Kuvend për të lexuar mesazhin e tij. 

Më tej, Bardhi iu drejtua mazhorancës duke iu thënë se ky ishte sesioni i fundit i tyre si shumicë në sallën e parlamentit. Ai tha se gjatë 12 viteve, Kuvendi ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Një ndër rekomandimet përmendi ndarjen e shtetit nga partia, të cilat sipas demokratit janë shkrirë në një. 

"Kishit detyrim t'i uronit presidentit Trump marrjen e detyrës sot. Mos të na kishit harxhuar kohë me presidentin tuaj, jo të Republikës së Shqipërisë. E dyta na bënte thirrje të respektojme standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po t'i interesonin zgjedhjet e lira do kishte ardhur ta jepte këtu mesazhin e tij. Ka prej dy muajsh një letër nga grupi i PD-së se trupi diplomatik po përdoret për fushatë nga Partia Socialiste. Nuk ka guxuar të thotë asnjë fjalë. Është sesioni i fundit që jeni mazhorancë në këtë sallë. Duhet t'i kërkonit ndjesë qytetarëve që në 12 vite nuk bëtë kurrë një reformë kuptimplotë zgjedhore. Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Hymë në zgjedhjet e 11 majit me rekomandim të paplotësuar nga OSBE/ODIHR për të ndarë shtetin nga partia. Kemi parë si shteti dhe partia janë shkrirë në një.", u shpreh Bardhi nga foltorja. 

1 VITE ME PARE

"Në më pak se 4 muaj puna jonë do gjykohet nga populli shqiptar", Spiropali: Vota e diasporës një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës!

Nis sesioni i ri parlamentar/ Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka
Spiropali

TIRANË- Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali mbajti sot fjalën ne foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, ku po mbahet seanca që shënon nisjen e punimeve të sesionit të tetë parlamentar dhe të fundit i legjislaturës së 10 të Kuvendit. Gjatë fjalës së saj Spiropali u shpreh se në më pak se 4 muaj puna e tyre do gjykohet nga populli shqiptar në Shqipëri dhe në diasporë.

Ajo shtoi se ndryshimi i legjislaturës dhe krijimi i mundësisë që shqiptarët e diasporës të votojnë është një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës që po mbyllet.

Elisa Spiropali: Fillojmë sot punimet e sesionit të tetë parlamentar dhe të fundit i legjislaturës së 10 të Kuvendit. Pas më pak se 4 muajsh puna jonë do gjykohet nga populli shqiptar këtu në Shqipëri dhe në diasporë.

Nesër është 21 janar. 105 vite më parë Kongresi i Lushnjes themeloi  parlamentarizmin. Kongresi nisi ndërtimin e administratës shtetërore, forcave të rendit në mbrojtje të integritetit të Shqipërisë.

Ndryshimi i legjislaturës dhe krijimi i  mundësisë që shqiptarët e diasporës të votojnë është një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës që po mbyllet.

1 VITE ME PARE

Presidenti letër në Kuvend, ironizon Bardhi: Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita

Nis sesioni i ri parlamentar/ Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka
Kuvend

TIRANË- Pak minuta më parë ka nisur seanca plenare në Kuvend ku ka nisur sesioni i ri parlamentar.  Opozita priti me ironi letrën që presidenti Bajram Begaj u kishte drejtuar deputetëve të Kuvendit në nisje të punimeve të sesionit të tetë parlamentar dhe të fundit i legjislaturës së 10 të Kuvendit.

Në nisje të seancës kryeparlamentarja, Elisa Spiropali njoftoi letrën e mbërritur nga presidenti Bajram Begaj. Presidenti dërgoi një letër drejtuar deputetëve të Kuvendit në nisje të sesionit të fundit për këtë legjislaturë të dhjetë.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ironizuar këtë letër dhe është shprehur se përse nuk e sollën presidentin në seancë, apo ngaqë opozita nuk ishte në protestë.

“Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita”, tha Bardhi.

1 VITE ME PARE

Nis sesioni i ri parlamentar, seanca plenare hapet me himnin kombëtar

Nis sesioni i ri parlamentar/ Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka
kuvendi

TIRANË- Ka nisur sesioni i ri parlamentar. Seanca e sotme plenare është hapur me himnin kombëtar të Republikës së Shqipërisë. Sot Kuvendi ka hapur punimet e Sesionit të VIII, të Legislaturës së X, e cila do të vijojë punimet deri në mars, për t’ia lënë më pas vendin përgatitjeve për votimet e 11 majit që do të zgjedhin parlamentin e ri.

Përplasjet dhe bojkoti përkohësisht janë harruar dhe deputetët e të gjitha palëve do të përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët për disa nisma. Sfida më e afërt, është ajo për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që imponohet nga realizimi i votës së diasporës, proces historik që implementohet për herë të parë në këto zgjedhje. PD e PS duhet të bashkojnë votat për disa ndryshime, që lidhen sa me anët teknike, aq edhe politike të procesit.

seance plenare 20 janar 2025 gazment bardhi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet