LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KUVEND- 400 mijë eurot e Rozeta Dobit pa pronar, Berisha iu kthehet ministrave dhe bllokon sërish 'Foltoren', futet 'Live' në Facebook, Nikolla mbyll seancën

• Sesioni i ri parlamentar nisi me debate. • E gjitha nisi pasi në Foltore u ngjit numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha. • Në fjalën e tij, Berisha përmendi pastruesen Rozeta Dobi, e cila sipas tij ka qenë edhe në banesat e ministrave të kabintetit. • Ndër të tjera, Berisha kërkoi të dinte se kujt i përkisnin 400 mijë eurot që u gjetën në tubin e aspiratorit të saj, të cilat ende sot kanë mbetur pa "zot". • Por pasi kryedemokrati bllokoi Foltoren dhe koha e tij mbaroi, Berisha nuk lëvizi nga vendi, madje kërkoi iPadin e tij për t'u lidhur live në Facebook me qytetarët. • Si pasojë, Kuvendi u mbyll me aq. Zgjati vetëm 24 minuta. 

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

ME FOTO- Si e bllokoi Berisha foltoren në Kuvend, Këlliçi dhe Noka e ndihmojnë me Facebook-un

KUVEND- 400 mijë eurot e Rozeta Dobit pa pronar, Berisha iu kthehet
Berisha

TIRANË- Seanca e sotme plenare kishte 'kryefjalë' kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën. Edhe këtë herë, ai zgjodhi që të bllokonte ‘Foltoren’. Si gjithmonë, ky vendim i Berishës merr dhe përkrahjen e deputetëve të PD-së, të cilët i qëndrojnë krah ose e ndihmojnë me futjen LIVE në Facebook. Deputeti Belind Këlliçi dhe Flamur Noka shihen që e ndihmojnë me telefonin, duke e futur në kohë rekord live në rrjetin social të preferuar të Berishës.

KUVEND- 400 mijë eurot e Rozeta Dobit pa pronar, Berisha iu kthehet

Dosja.al ju sjell fotot se si deputetët e grupit që e rrethojnë i qëndrojnë ‘Gatitu’ Berishës.

3 VITE ME PARE

FOTOT- Nis 'acari' në Kuvend! Deputetët shkojnë në parlament me shaje e kapuçë, Braçe s'e ndan çadrën nga vetja

KUVEND- 400 mijë eurot e Rozeta Dobit pa pronar, Berisha iu kthehet
Erion Brace dhe koleget

TIRANË- Sot nisi dhe sesioni i ri parlamentar. Deputetët janë ndikuar nga temperaturat e ulëta pasi shihen të veshur me rroba të trasha, shaje e kapuçë. Kishte edhe prej tyre që mbanin në duar çadra në pritje të reshjeve të shiut, një prej të cilëve ishte deputeti socialist, Erion Braçe. Megjithatë kishte edhe nga ata deputetë të cilët kanë zgjedhur të kenë parësore pamjen se sa temperaturat e ulëta.

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Braktisi Partinë e Lirisë për t’iu bashkuar PS-së, Agron Çela gjen vendin e ri në sallë, shfaqet mes socialistëve në Kuvend

KUVEND- 400 mijë eurot e Rozeta Dobit pa pronar, Berisha iu kthehet
Agron Çela

TIRANË- Agron Çela nuk është më pjesë e Partisë së Lirisë, ndaj dhe ka ndryshuar edhe vendin ku ai ulet në Kuvend. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga LSA, Agron Çela është ulur mes kolegëve të rinj të Partisë Socialiste, duke zgjedhur të ketë pranë deputetin tjetër të Shkodrës, Paulin Stërkaj.

Ndërsa në krahun tjetër ka Denis Deliun. Në fotot e shkrepura në Kuvend duket Agron Çela, i cili komunikon me deputetët e tjerë pas tij, por në asnjë moment nuk e ka kthyer kokën për të parë, 3 kolegët e tjerë të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixhon, Monika Kryemadhin dhe Petrit Vasilin.

Prej më shumë se një jave, deputeti i Agron Çela i është bashkuar Partisë Socialiste, por lajmi i mohua nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që nga ana e tij mohoi këto zëra duke i cilësuar “lajme të shpikura e të porositura”. Më pas, lajmi i konfirmua pas takimit që Çela pati me kryeministrin Edi Rama, Dosja publikoi edhe videon e deputetit duke kërcyer me të dërguarën politike të PS-së në Shkodër, Elisa Spiropali. 

3 VITE ME PARE

VIDEO- Mbyllet Kuvendi, Berisha ende LIVE: Ikën ia mbathën! Ulusi, këta tutë thonë për ty, 600 mijë euro presin...

KUVEND- 400 mijë eurot e Rozeta Dobit pa pronar, Berisha iu kthehet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi të qëndronte LIVE në rrjetin e tij social 'Facebook', edhe kur Kuvendi u mbyll. Ai u shpreh se të gjithë ministrat u larguan nga frika për të mos dhënë shpjegime për mijëra eurot e gjetura në banesën e pastrueses, Rozeta Dobit. Berisha iu drejtua ministrit Ulsi Manjës duke i thënë se ka dëgjuar fjalë se eurot janë të tijat. Berisha nuk la pa përmendur edhe ministren Elisa Spiropali.

Sali Berisha: Ulusi, këta tutë thonë dhe për ty, të tjerët për Elisën. 600 mijë euro presin. Ikën ia mbathën. Edhe ky FB duhet të gjendet një mënyrë, të lidhet më mirë.

Deputetët: Je live

Sali Berisha: A jam live

3 VITE ME PARE

Berisha LIVE në Facebook, Balla: Vazhdoni me njoftimet, të mbyllet seanca

KUVEND- 400 mijë eurot e Rozeta Dobit pa pronar, Berisha iu kthehet
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi mbylljen e seancës parlamentare. Ai ndërhyri në momentin kur në foltore ishte duke folur kryedemokrati Sali Berisha, i cili përmendi vjedhjen e kryer nga pastruesja Rozeta Dobi. Balla kërkoi nga kryeparlamentarja që të vijohet me njoftimet përkatëse. 

'Ju lutem me njoftimet përkatëse dhe të mbyllet seanca'- tha Balla, deklarata e të cilit u zbatua në pak minuta nga Nikolla.

3 VITE ME PARE

Sesion i ri, zakone të vjetra! Berisha futet LIVE në Facebook, kreu i PD: Albana ma lidh, populli do FB

KUVEND- 400 mijë eurot e Rozeta Dobit pa pronar, Berisha iu kthehet
Kuvendi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u fut gjatë seancës së sotme plenare Live në 'Facebook'. Ai kërkoi ndihmën e deputetes së PD-së, Albana Vokshit, për t'u loguar në këtë rrjet social. Berisha u shpreh se populli ka dëshirë që t'i dëgjojë debatet në Facebook, ndaj mori këtë vendim, njëjtë si në sesionin e shkuar parlamentar.

'Albana ma lidh me Facebook, se populli do FB. Albana të lutem'- i thotë Berisha.

3 VITE ME PARE

Rozeta bëhet KRYEFJALË në Kuvend, Berisha kap me radhë ministrat e Ramës: Niko ka qenë tek shtëpia jote, Ulsi edhe për ty thonë...

KUVEND- 400 mijë eurot e Rozeta Dobit pa pronar, Berisha iu kthehet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kthyer në "kryefjalë" të Kuvendit të Shqipërisë pastruesen Rozeta Dobi. Në fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, Berisha iu kthyer me radhë të gjithë ministrave të kabinetit, duke i pyetur nëse Dobi kishte pastruar në shtëpitë e tyre dhe të kujt ishin 400 mijë eurot që kanë mbetur pa "zot", të cilat u gjetën në banesën e saj. 

"Nga këmbët tek koka funksionon me parimet e një vendi të lirë, ku Kuvend u mohon deputetëve të drejtën legjislative, kushtetuese, është shndërruar i tëri në funksion të një njeriu që ka fjalor dhe argument vetëm sharjen si një ordiner. Kam paraqitur ligjin për heqjen e parashkrimit, në çdo parlament tjetër kjo do përshëndetej kur këtë e bën një kryeministër. Por ju nuk guxoni se dini që kreu juaj drejton një organizatë kriminale. Ju nuk guxoni se keni lavatriçe me lekë në shtëpi. Niko ka ardhur Rozeta në shtëpinë tënde ndonjëherë? Të kujt janë mijë euro? ulsi thonë edhe këta të tutë se iu ka hyrë në shtëpi. Ku është Ballkuja? Kanë votuar shqiptarët që ne t'ju kontrollojmë dhe ju bëni gjithçka që të na bllokoni kontrollin. Nuk do të pranohet kjo, thuajani Edi Ramën. Ju kërkoni që të na bllokoni ne. E dini që ka firmosur si të jetë kreu i një organizate kriminale. Ka udhëtuar me aeroplan me dhomë gjumi. Historinë nuk na e bëni. Unë nuk do të merrem me ty, je grua dhe zonjë, do t'ja kthej atij që të menaxhon ty në këtë mënyrë. Edi Rama i stis të gjithë këto. I morët vesh tekat e atij,"-tha Berisha.

FJALA E KRYETARIT TË PD SALI BERISHA NË PARLAMENT:

Të nderuar deputetë, zonja deputete, të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë. Ky parlament është shndërruar në një dhunues madhor, amoral, të kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ky parlament, për shkak të një personi, i cili ka inkriminuar veten nga këmbët tek koka, funksionon në kundërshtim me çdo parim të parlamentit të një vendi të lirë. Ky parlament u mohon deputetëve të drejtën e tyre legjislative. Ky parlament u mohon deputetëve të drejtën e tyre kushtetuese. Ky parlament është shndërruar i tëri në funksion të një njeriu i cili ka si fjalor të vetëm, argument të vetëm, sharjen si ordiner. Kam paraqitur prej muajsh ligjin për heqjen e parashkrimit për kryeministrin dhe ministra. Në çdo parlament tjetër kjo do të përshëndetej, kur kërkesën e bën një ish-kryeministër. Por ju nuk guxoni, sepse e dini që kreu juaj, kryeson një organizatë kriminale. Ju nuk guxoni sepse i keni mbushur dyshekët, dyshekët, frigoriferët, lavatriçet, kontot dhe raftet me paratë e vjedhura. Ja të ju pyes juve, Niko ka ardhur Rezarta në shtëpinë tënde ndonjëherë. Zonjë ka ardhur tek ti ndonjëherë, të kujt janë 400 mijë euro, Ulsi, se edhe për ty thonë këta të tutë se të ka hy në shpi. Atëherë unë nuk e di. Po Ballukja ku është. Moj zonjë, ne nuk kemi detyrë tjetër, vetëm kontrollin. Ne nuk kemi asnjë tagër tjetër. 620 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër jush, kanë votuar për në që të ju kontrollojmë. Kaq kemi ne në dorë. Dhe ju bëni gjithçka që të na bllokoni kontrollin. Ju garantoj, thuaja Edi Ramës, se në mënyrë absolute nuk do të pranohet kjo. Të marrë fund kjo praktikë. Ne nuk duam t'ju bllokojmë asgjë juve. Por ju doni të na bllokoni ne. Sepse ju e dini se ai ka firmosur si kreu i një organizate kriminale. Se ai ka udhëtuar 137 herë me shumë se çdo sheik në botë, me avion me dhomë gjumi. Pra çfarë doni të na bëni ju ne. Po ne histori nuk na bëni. Unë kërkoj nga ju, që rregullat themelore të parlamentit të mos i shkelni. Po ta them këtu, nuk do të merrem me ty, ti je një grua, një zonjë dhe nuk më shkon të merrem me ty në këtë platformë. Por unë do t'ia kthej të gjitha atij në fytyrë. Unë merrem vetëm me Edi Ramën, sepse ai i stis të gjitha këto. Sepse i teket atij 4 deputetë të përjashtohen nga ky grup.

3 VITE ME PARE

Bilanci i sesionit të kaluar/ Boçi: Dëgjuam arritje, jo rekordet e zeza! Kuvendi ka vdekur, bllokuat komisionin hetimor për charterat

KUVEND- 400 mijë eurot e Rozeta Dobit pa pronar, Berisha iu kthehet
Luciano Boci

TIRANË- Sesioni i sotëm parlamentar, nisi me fjalën e Kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla. Ajo bëri bilancin e seancave të sesionit të kaluar parlamentar teksa vuri theksin te transparenca e komisioneve dhe te integrimi evropian i vendit si prioritet i punës së Kuvendit.

Pas saj, fjalën në Kuvend e mori deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Ai u shpreh se Nikolla prezantoi vetëm arritjet e jo rekordet e zeza. Deputeti theksoi se Kuvendi ka vdekur, pasi janë bllokuar kërkesat e PD-së, një prej tyre ngritja e komisionit hetimor për charterat e Ramës.

'Dëgjova fjalën tuaj, do dëgjonim arritjet dhe jo rekordet e zeza. Kujtojmë projektrezolutën, ju keni bllokuar një projektrezolutë të rëndësishme. Ka pasur ligje që kanë shkuar në dëm të qytetarit, studentit dhe kanë favorizuar klientelën. Ka pasur konflikt interesi për investimet strategjike, kërkesa e fundit ishte ajo që kërkuam për ngritjen e komisionit hetimor për charterat. Ju e bllokuat. Me mohimin e këtij komisioni, ky parlament ka vdekur, këtu vazhdojmë kot. '- tha Boçi.

3 VITE ME PARE

'60% e deputetëve janë pro'/ Salianji para seancës plenare: Jam i gatshëm të lë mandatin që të bashkohet PD

KUVEND- 400 mijë eurot e Rozeta Dobit pa pronar, Berisha iu kthehet
Ervin Salianji

TIRANË- Pak minuta para nisjes së seancës së sotme plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dhënë një prononcim për mediat. Ai u shpreh se është në diskutim e sipër për të arritur bashkimin e Partisë Demokratike, ndërsa deklaroi se është i gatshëm edhe të lërë mandatin për këtë qëllim.

'Do të arrihet në një konkluzion të caktuar për të arritur një bashkim. Më shumë se 60% e deputetëve janë pro. Jemi në një kohë të diskutimit brenda PD-së për të pasur një diskutim më të gjerë, bëhet fjalë për të gjetur një zgjedhje për ngërcin. Nuk ka maska, do ecim për ti dhënë zgjidhje. Të gjitha funksione janë në diskutim, sesi do të jetë vendimi i shumicës, unë e kam thënë se jo vetëm që marr përgjegjësinë në një moment krize, por jam i gatshëm dhe të lë mandatin që të bashkohet PD. Në mënyrë që PD të mos kthehet në një parti e cila merr vëmendjen mediatike dhe zhvendoset nga skandalet e Qeverisë. Kemi qënë në diskutime për të bashkuar PD, nuk ka pasur një vendimmarrje për përjashtim, duket si një stërkëmbësh për të përcarë PD-në.'- tha Salianji.

seance plenare 16 janar 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet