LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nis votimi i diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: Brenda javës synojmë përfundimin e dërgimeve të zarfeve, 111 emigrantë kanë votuar

• Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar ditën e sotme se deri më tani kanë votuar 111 persona nga diaspora. • Me anë të një deklarate për mediat, Celibashi theksoi se deri më tani procesi i votimit ka vijuar pa probleme, ndërkohë që ka theksuar se votuesi i parë ishte një emigrant në Gjermani. • Në lidhje me votat e deritanishme, Celibashi theksoi se 111 zarfet janë tërhequr nga posta DHL. • Celibashi gjithashtu ka deklaruar se deri më tani janë dërguar rreth 90 mijë zarfe ose 36.3% e numrit zyrtar të zgjedhësve nga jashtë. Më tej ai theksoi se deri më tani procesi i votimit ka vijuar pa probleme, ndërkohë që ka theksuar se votuesi i parë ishte një emigrant në Gjermani. • Celibashi në fund të fjalës së tij theksoi se synohet që i gjithë procesi të përfundojë brenda 2 ditëve. • Gjithashtu celibashi tha se brenda javës synojnë përfundimin e dërgimit të zarfeve te votuesit. • Ndër të tjera ai  theksoi se pasi të përfundojë votimit, zarfet me vota do të shkojnë direkt në parkun Olimpik. • Po ashtu Celibashi ka deklaruar se KQZ garanton 100% ruajtjen e fshehtësisë për fletat e votimit. • Celibashi theksoi se nëse votuesit duan që ta shesin votën ose ta tregojnë, kjo është çështje që dënohet penalisht. • Sipas tij, një fenomen i tillë shoqërohet me sanksione penale të rënda dhe deri në 5 vite burg. 

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Fotoja e postuar nga Rama me votuesin e parë, Celibashi: Nuk ka shkelje, foton e kanë bërë votuesit vetë

Nis votimi i diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: Brenda
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka komentuar postimin e bërë nga kryeministri Edi Rama në lidhje me votuesin e parë nga diaspora. Me anë të një deklarate për mediat, Celibashi theksoi se aty nuk ka shkelje, pasi fotoja nuk është bërë nga vetë Rama, por nga emigrantët.

Ndërkohë që shtoi se aty nuk dukej vota, por vetëm zarfi që kanë marrë për të votuar. Sipas Celibashit, ky është një zhvillim pozitiv dhe inkurajues për qytetarët e tjerë që janë në pritje të fletëve të votimit.

“Jam i sigurt që s’e ka bërë Kryeministri. E kanë bërë vetë ata votuesit. E kanë postuar vetë ata. Kjo në fakt është pozitive sepse është inkurajuese për votuesit që presin. Ka pasur skepticizëm. Ajo nuk është vota, por evidentimi i faktit që ka mbërritur fleta. E ka publikuar familjari aty sepse nuk besoj se ka shkuar vetë Kryeministri i ka bërë foto asaj familjes. Kryeministri e ka përdorur, është punë e tij, e ka konsideruar se ka benefit për të nga pikëpamja elektorale, a e ka konsideruar që ky proces u realizua,” tha Celibashi. 

1 VITE ME PARE

Celibashi paralajmëron votuesit: Nëse duan të shesin ose të tregojnë votën të llogarisin pasojat penale

Nis votimi i diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: Brenda
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se KQZ garanton 100% ruajtjen e fshehtësisë për fletat e votimit. Me anë të një deklarate për mediat, Celibashi theksoi se nëse votuesit duan që ta shesin votën ose ta tregojnë, kjo është çështje që dënohet penalisht. Sipas tij, një fenomen i tillë shoqërohet me sanksione penale të rënda dhe deri në 5 vite burg. 

“Në momentin që fleta është në sistemin e DHL dhe KQZ, garantoj 100% ruajtjen e fshehtësisë, kjo garantohet plotësisht nga ne. Nëse votuesit duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, është çështje e tyre. Do të thotë se kanë llogaritur edhe pasojat penale. Nëse një fenomen i tillë ndodh, ai shoqërohet me sanksione penale të rënda, deri në 3, 4 apo 5 vite burgim,” tha Celibashi.

1 VITE ME PARE

Vota e diasporës/ Celibashi: Brenda javës synojmë përfundimin e dërgimeve të zarfeve

Nis votimi i diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: Brenda
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se brenda javës synojnë përfundimin e dërgimit të zarfeve te votuesit. Me anë të një deklarate për mediat, Celibashi theksoi pasi të përfundojë votimit, zarfet me vota do të shkojnë direkt në parkun Olimpik. 

"Fletët e votimit nga sistemi DHL do të vijnë direkt në parkun olimpik nuk do shkojnë në KQZ. Këtu do bëhet gjithë procesi administrativ. Kutitë që do administrojnë fletët që do vijnë nga jashtë do të jenë këtu. Nuk do e përfundojmë dot në datë 17 procesin, për shkak të ngarkesës së shtuar në kontrollin e procesit të përgatitjes së zarfeve. Kemi shtuar ne por edhe DHL një fazë tjetër kontrolli, kjo na con në shtyrje, por nuk e rrezikon procesin si të dërgimit të fletës, edhe të votimit dhe kthimit pas të saj. Brenda kësaj java pretendojmë ta përfundojmë dërgimin e fletës së votimit,” tha Celibashi.

1 VITE ME PARE

"Votuesi i parë nga Gjermania"/ Celibashi: Deri më tani janë dërguar rreth 90 mijë zarfe

Nis votimi i diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: Brenda
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se deri më tani janë dërguar rreth 90 mijë zarfe ose 36.3% e numrit zyrtar të zgjedhësve nga jashtë. Me anë të një deklarate për mediat, Celibashi theksoi se deri më tani procesi i votimit ka vijuar pa probleme, ndërkohë që ka theksuar se votuesi i parë ishte një emigrant në Gjermani. Celibashi në fund të fjalës së tij theksoi se synohet që i gjithë procesi të përfundojë brenda 2 ditëve. 

"Kemi nisur sot përgatitjen e dërgimit të dokumentacionit zgjedhor për qarkun Korçë dhe Lezhë, në pjesën e dytë të ditës së sotme fillojmë me qarkun Tiranë. Deri tani kemi dërguar rreth 90 mijë zarfe që përbëjnë 36.3% të numrit total të zgjedhësve që janë regjistruar si votues nga jashtë. Shtetet me të mëdha me shpërndarjen e zarfeve janë Italia, Greqia dhe Gjermania. Synojmë që gjithë procesin ta [përfundojmë brenda 2 ditëve, sipas raporteve që kemi marrë nga shërbimi postar votuesi i parë që i ka mbërritur zarfi me fletën e votimit i përket qarkut Dibër dhe është në Gjermani, i ka mbërritur në orën 07:15 minuta. Ky është votuesi i parë që ka marrë dokumentacionin zgjedhor të dërguar nga KQZ," tha Celibashi.

1 VITE ME PARE

Diaspora voton, Celibashi: 111 zarfa janë mbledhur dhe tërhequr nga DHL

Nis votimi i diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: Brenda
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar ditën e sotme se deri më tani kanë votuar 111 persona nga diaspora. Me anë të një deklarate për mediat, Celibashi theksoi se deri më tani procesi i votimit ka vijar pa probleme, ndërkohë që ka theksuar se votuesi i parë ishte një emigrant në Gjermani. Në lidhje me votat e deritanishme, Celibashi theksoi se 111 zarfet janë tërhequr nga posta DHL. 

“Votuesi i parë, të cilit i ka mbërritur zarfi, ka qenë nga qarku i Dibrës, jeton në Gjermani. Janë në mbërritje, 111 zarfa, janë 111 votues dhe është tërhequr ky zarf nga DHL. Votimi nga jashtë, pra votimi i zgjedhësve shqiptarë, tashmë konsiderohet i kryer. Është rasti për të falenderuar ata të cilët u morën me këtë proces”, theksoi ai.

ilirian celibashi zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet