LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nisin hetimet ndaj dhunimit të së moshuarës në Pejë, protesta në Prishtinë dhe Tiranë, infermieret lihen në burg

• Një e moshuar ka pasur fatin e keq të bjerë në duart e disa kujdestareve që e kanë dhunuar, keqtrajtuar, filmuar dhe tallur gjithashtu. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë dhe pamjet janë publikuar nga të gjitha mediat. • Në video shihet Aurona Pelaj që bashkë me koleget e saj, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi dhunojnë e filmojnë të moshuarën, e cila përpiqet të mbrohet. • Autoritetet kanë dalë me njoftim zyrtar pas shpërndarjes së pamjeve dhe kanë bërë me dije se 3 prej punonjësve janë vënë në pranga, ndërsa të tjerat po hetohen. • Dhuna makabre ndaj të moshuarës ka nxitur dhe reagime në rrjet. • Fëmijët e gruas në fjalë janë shprehur të tmerruar dhe kanë kërkuar llogari nga institucionet për këtë ngjarje të rëndë që i ka lënë pasoja nënës së tyre, ndërsa personazhë publikë po publikojnë statuse të ndryshme. Ata u kanë vendosur dhe pseudonimin ‘monstra’ dhunueseve. • Po ashtu ka pasur një marrëshim ditën e sotme në Tiranë. • Policia e Kosovës ndërkohë ka nisur hetimet për rastin dhe pritet të marrë në pyetje të gjithë personelin dhe të moshuarit që qëndrojnë në këtë qendër. • Ndërkohë në zbardhjen e dosjes rezulton se ASurona Pelaj ka thënë se ajo është vetëmbrojtur pasi e moshuara e ka sulmuar e para. • Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Gjytkata e Pejës ka caktuar masën e sigurisë 30 ditë burgim për tre infermieret• Oda e Infermierisë së Kosovës ka vendosur ti heqe licensat 4 punonjeseve te qendres Orenda, të përfshira në sulmin ndaj së moshuarës. • Një ish-infermiere e qendrës së të moshuarve në Pejë ka publikuar një video me momente përqafimi dhe puthje me zonjën e dhunuar Minire Nura duke u shprehur se ishte kënqësi që punoie me të.

14 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dhunimi i të moshuarës/ Gjykata e Pejës cakton masat e sigurisë për 3 infermieret: 30 ditë burg

Nisin hetimet ndaj dhunimit të së moshuarës në Pejë,
Aurona Pelaj

KOSOVË- Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurave A.P, A.R dhe R.K për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale ‘sulmi‘. Gazeta Express shkruan se të pandehurave iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh.

Sipas komunikatës së Gjykatës në Pejë, ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtat e kanë kryer veprën penale që ju vihet në barrë duke u mbështetur në provat që janë dorëzuar nga prokuroria. Po ashtu ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë të cilët janë pjesë e stafit të shtëpisë së kujdesit shëndetësor ku ka ndodhur vepra penale e të cilët nuk janë identifikuar dhe deklaruar ende, si dhe ndikimit në deklaratën e të dëmtuarës pasi që e njëjta është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nuk është deklaruar ende. Gjithashtu, gjykata ka vlerësuar se me lënien e të pandehurave në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale apo i kryerjes së ndonjë vepre të re penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, shkallën e lartë të pjesëmarrjes së të pandehurave, si dhe faktin se në drejtim e tyre janë dërguar mesazhe kërcënuese, që në këtë fazë dyshohet se janë dërguar nga të pandehurat ose personat e shtyrë nga to.

“Andaj, duke u bazuar në rrethanat e rastit konkret, gjykata ka arritur në përfundim se në këtë fazë të procedurës është i nevojshëm caktimi i masës së paraburgimit për të tri të pandehurat me qëllim të pengimit të përsëritjes së veprës penale, kryerjes së ndonjë vepre të re penale apo ndikimit në dëshmitar”, thuhet në njoftim.

Gjykata vlerësoi edhe mundësinë e caktimit të ndonjë mase më të lehtë ndaj të pandehurave, mirëpo gjeti se masat e tjera të parapara me ligj si masa më të buta se masa e paraburgimit, nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për zhvillimin normal, të suksesshëm dhe të papenguar të procedurës penale Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

3 VITE ME PARE

“Kërko falje e s’të falim dot,” qytetarët në Tiranë solidarizohen me të moshuarën e dhunuar në Pejë

Nisin hetimet ndaj dhunimit të së moshuarës në Pejë,
Pamje nga protesta

TIRANË- Dhunimi i të moshuarës në Pejë ka sensibilizuar qytetarët e Tiranës, të cilët kanë marshuar mbrëmjen e sotme në sheshin 'Skënderbej' për të mbështetur në mënyrë simbolike të moshuarën dhe për të dënuar kështu dhunën në institucionet e kujdesit. Në foto bie në sy dhe prezenca e një fëmije që shkruan pankartat që u lanë në sheshin 'Skëndërbej'.

Nisin hetimet ndaj dhunimit të së moshuarës në Pejë,
Pamje nga protesta

Qytetarët që u mblodhën në sheshin 'Skëndërbej' lanë dhe disa mesazhe të shkruara në pankarta ku shkruhej: “Të dua nënë”,  “Familja, pasuria jonë”, “Kërko falje, e nuk të falim dot” e “Stop Dhunës”.

“Për mua është shumë e rëndë kur preket familja, të gjithë e përjetuan shumë rëndë, jemi këtu për të dhënë mesazhin. Familja është mbi gjithçka", tha një qytetare që ishte në protestë.

"Do të donim të kishte më shumë pjesëmarrës. Nuk di ça mendimi të kem. Uroj të marrin atë që meritojnë. Te gjithë të dalin për prindërit e tyre", tha një qytetar tjetër.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

3 VITE ME PARE

Pronari i azilit ku u dhunua e moshuara kërkon falje: Infermierja kishte vetëm 2 muaj në punë

Nisin hetimet ndaj dhunimit të së moshuarës në Pejë,
Aurona Pelaj

KOSOVË- Anton Rasaj, pronar i shtëpisë së kujdesit “Orenda” në Pejë ka kërkuar falje pas publikimit të videos ku infermierja Aurona Pelaj shihej teksa dhunonte të moshuarën Minire Nura. Në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, Rasaj tha se Pelaj ishte punësuar vetëm dy muja më parë në këtë qendër.

Intervista:

Si u ndjetë kur patë videon?

Unë personalisht me familjen time kemi qenë të shokuar. Një akt i papranueshëm. Ne kemi të bëjmë me një person të moshuar, nënë e një dëshmori.

Kur i shoh këto pamje, për mua ka qenë e trishtueshme. Unë nuk jetoj në Kosovë, jetoj në mërgim, në Zvicër. Kam ardhur nga shteti ku jetoj për të bërë një investim për vendin tim. Janë më shumë se 20 punëtorë.

Aurona Pelaj është infermierja që dhunoi të moshuarën, çfarë mund të na thoni për të?

Vajza në fjalë, apo të gjitha punëtorët që kemi, janë të liçensuara për infermieri të përgjithshme. Nga ana profesionale të gjitha janë të një niveli të paracaktuar me ligj.

Si i përzgjidhni punonjësit? A është mirë nga shëndeti mendor?

Ne nuk kemi rregull për këtë. Infermierja në fjalë i ka pasur sjelljet ndaj meje, kolegeve perfekte. Pamjet në video dhe sjelljet e saj ndaj bordit, janë dy gjëra ta tjera. ka pasur marrëdhënie të mirë me të gjithë.

Po me pacientët? Nuk keni vënë re ndonjë gjë?

Na falni, kjo vajzë është vetëm 2 muaj, 2 muaj e gjysmë këtu te ne. Janë 10 javë punë, me tre turne. Janë katër infermiere, aty është shqetësimi më i madh. Këtë ngjarje duhet ta analizojmë të gjithë së bashku.

Keni kamera brenda në qendër?

Po, të gjitha i kemi. Kjo ngjarje ka ndodhur në tualet, aty nuk ka kamera

Të vret edhe më shumë, se edhe infermieret e tjera qeshin, tallen, nuk bëjnë asgjë.

Ne po flasim për 4 infermiere. Unë i kërkoj falje edhe mbrëmë të gjithë familjarëve. Mora informacion nga hetuesia. Nuk i kanë marrë familjarët e tjerë të moshuarit, ashtu siç doli në media. Kam mbështetje të vazhdueshme prej tyre.

Kush e ka bërë videon?

Edhe hetuesia dhe unë kemi informacion, por nuk kam të drejtë të them për shkak të hetimeve. Është punonjëse e imja, është një nga katër infermieret në hetim.

Në institucionin tim telefoni është i ndaluar. Kemi dy telefona të punës. Telefoni privat është i ndaluar gjatë 7 orarëshit të punës, 8 në fakt por 1 orë është pushim.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

3 VITE ME PARE

"Ka bërë gabim të madh", flet i moshuari në qendrën "Orenda", tregon se ende nuk është pyetur nga policia

Nisin hetimet ndaj dhunimit të së moshuarës në Pejë,
Myrteza Ahmeti

KOSOVË- Dhuna ndaj të moshuarës Minire Nura në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë tronditi opinionin publik, por ndryshe është situata në këtë qendër.

89-vjeçari Myrteza Ahmeti ka thënë se pavarësisht asaj që ndodhi ai do të vazhdojë të qëndrojë në qendrën e të moshuarve, në të cilën jeton prej 3 muajsh.

Ahmeti ka thënë se ditën e ngjarjes nuk ka parë dhe nuk ka dëgjuar gjë por lajmin e ka marrë vesh 4 ditë pasi ishte dhunuar e moshuara.

"Pas katër ditësh kam dëgjuar. Derë më derë kam qenë dhe nuk kam dëgjuar, tek pas katër ditësh”, u shpreh Ahmeti.

Më tej ai tregon se do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, pasi është i kënaqur me shërbimet që ofrohen. Ndërsa, shtoi se infermierja që ka sulmuar të moshuarën ka bërë gabim të madh.

“Që tre muaj jam këtu…unë me u ndie keq e kisha lëshuar se e kam banesën në Fidanishte por për më mirë kam ardhur, për ma kujdesje… vallahi nuk ka kush vërejtje tash gabimet janë personale nuk janë të përgjithshme…sikur vajza ime kanë bërë aso kujdesi ndaj meje. Vërejtje nuk ka, e pse ka ndodhur një rast…. Infermierja, saniterja ka bërë gabim të madh me sulmu të hendikepuarën, plakun, fëmijën është vepër penale”, tha ai.

Në fund i moshuari u shpreh se deri tani nuk është marrë në pyetje as nga Policia e Kosovës as nga Prokuroria dhe ende nuk ka një kërkesë për të.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

3 VITE ME PARE

Dhunimi i të moshuarës në Pejë, qytetarët marshojnë sot në Tiranë (THIRRJA në rrjetet sociale)

Nisin hetimet ndaj dhunimit të së moshuarës në Pejë,
Sheshi Skenderbej

TIRANË- Qytetarët në Tiranë do të marshojnë kundër dhunës që u ushtrua ndaj të moshuarës në azilin e të moshuarve në Pejë. Për t’u solidarizuar me këtë ngjarje të rëndë dhe për t’i thënë ‘stop’ këtyre fenomeneve, ditën e sotme do të mbahet një marshim në kryeqytet. Marshimi paqësor nis në orën 18:00 nga Sheshi ‘Skënderbej’ deri te Sheshi Nënën Tereza. 

Nisin hetimet ndaj dhunimit të së moshuarës në Pejë,

Ky rast ka tronditur opinionin publik në Kosovë, Shqipëri e më gjërë.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

3 VITE ME PARE

"Më kanë ndryshu jetën", ish-infermerja publikon pamjet ku i dhuronte puthje dhe përqafime të moshuarës së dhunuar në Pejë

Nisin hetimet ndaj dhunimit të së moshuarës në Pejë,
Aurona Pelaj

KOSOVË- Dhunimi i së moshuarës Minire Nura nga infermerja Aurona Pulaj në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë ka sjellë reagime të shumta. 

Por ndërkohë një ish-infermiere e asaj qendre, Valmira Gergoci ka folur pas publikimit të pamjeve dhe është shprehur se të moshuarit e asaj qendre i kanë ndryshuar jetën për mirë.

Ajo shpreh keqardhjen e saj për dhunën e ushtruar ndaj së moshuarës dhe kërkoi që infermierja që e dhunoi të dënohet, ndërkohë që theksoi se kur ajo punonte në qendër i shihte të moshuarit si të barabartë me veten.

Shumë i kam dasht e i du këta pleq. Ma kanë ndryshu jetën për tmirë 100%. Po më dhemb zemra se si po ofendohen komplet stafi për besë betohna në familje tem se shumë mirë kujdesen por kjo vajza le të denohet, le ta mer dënimin e meritum. Po ndihna keq çka ka ndodh me Nanën Minire po të lutna mos shperndani kaq shumë urrejtje me e perfshi komplet Orenden se ka pjesëtarë në staf që qajnë dhe qeshin baraz me banorët aty, une kam qenë njëra nder ta. Për besë turp po më vjen çka ka ndodh, jam prek shumë në shpirt, personave të tillë nuk duhet të ju lejohet as liçenca e infermieres le më të punojnë në një vend ku kanë të bëjnë me persona te ndishëm të moshës së 3. Kurrë ska ndodh fjalën me jau kthy se e kemi nje zot mbi kry le më me pas dhunë. Kjo jam une dhe kjo është Nena Minire per të cilën kam. Respekt duke u bazu nga e kalumja e saj të hekat e saj dhe pozitiviteti saj”, thotë ajo për Indeksonline.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Miniere Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

3 VITE ME PARE

“Veç mos të pafsha në rrugë...”/ Publikoi videon e dhunimit të së moshuarës, kërcënohet aktorja në Kosovë

Nisin hetimet ndaj dhunimit të së moshuarës në Pejë,
Kaltrine Zeneli

KOSOVË- Aktorja dhe aktivistja Kaltrinë Zeneli ishte ajo e cila bëri publike videon e dhunimit të së moshuarës Minire Nura, duke u dhunuar nga infermieret në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Ajo ka thënë se është kërcënuar nga një person pasi publikoi këtë video.

“Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kërcënuese, për të cilin Zeneli tregoi në një emision në KTV.

Ky rast ka tronditur opinionin, kurse deri më tani policia ka arrestuar tri infermiere, të cilave u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Për këtë rast ka shkruar edhe gazeta britanike “Daily Mail”, e cila e ka quajtur tronditëse këtë ngjarje.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

3 VITE ME PARE

'Dhunuesja ka EMËR'/ Dhunimi i të moshuarës në azil, qytetarët protestojnë nesër në Gjakovë

Nisin hetimet ndaj dhunimit të së moshuarës në Pejë,
Aurona Pelaj dhe Minire Nura

KOSOVË- Ditën e nesërme do të organizohet një protestë në Gjakovë, pas rastit të rëndë të dhunimit të të moshuarës Minire Nura në azilin 'Orenda' në Pejë. E moshuara, nëna e dëshmorit Taulant Nura, u dhunua nga infermierja Aurona Pelaj ndërsa koleget e kësaj të fundit shikonin, filmonin dhe përqeshnin. 

Protesta është organizuar nga shoqata “Krimet e Luftës” në Gjakovë dhe do të nisë në orën 12:00 tek lapidari 'Shokët e Lirisë'. 

“Krejt bashke te premten ne ora 12:00 tek lapidari Shokët e Lirisë. Të parandalojmë torturat ne shtepit e pleqeve, ti gjendemi ne krah nenës Minire, nenës se dëshmorit Taulant Nura, i vrare ne Betejen e Çabratit me 7 Maj 1999. Nenat e deshmoreve jane nenat tona”, thuhet në njoftim.

Nisin hetimet ndaj dhunimit të së moshuarës në Pejë,
Posteri i protestes

Për këtë rast janë vënë në pranga tre infermieret që shërbenin në shtëpinë e të moshuarve, e që morën pjesë në këtë ngjarje. 

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Miniere Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

3 VITE ME PARE

Dhunimi i së moshuarës në Pejë tërheq vëmendjen e Dailymail: Pamje tronditëse

Nisin hetimet ndaj dhunimit të së moshuarës në Pejë,
Aurona Pelaj

KOSOVË- Video e dhunimit të së moshuarës Minire Nura në një azil në qytetin e Pejës ka tronditur opinionin publik ku reagime të shumta kanë ardhur nga Kosova dhe Shqipëria.

Ky skandal ka tërhequr dhe vëmendjen e gazetës britanike Dailymail, e cila i ka kushtuar një artikull në lidhje me dhunimin e së moshuarës. Duke publikuar dhe videon, Daily shkruan se këto janë pamje tronditëse ku shihet se e moshuara goditet vazhdimisht me shuplakë nga infermerja e shtëpisë së kujdesit për të moshuar.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, punëtorja në rezidencën e të moshuarve Orenda, në Pejë, mban gruan nga duart dhe e godet disa herë me shuplakë. Në video shihen edhe dy gra të tjera dhe një tjetër po e filmon, e cila dëgjohet duke qeshur me të madhe teksa kolegu i saj sulmon gruan e moshuar.  

Infermierja dëgjohet duke thënë 'vetëm një shuplakë e vogël, siç e di unë, një goditje e vogël'

Pas ngjarjes, infermierja dhe një punonjëse e shtëpisë u arrestuan. Punonjësja e shtëpisë u arrestua pasi nuk e kishte raportuar sulmin në polici. Në një deklaratë, Policia e Kosovës tha se në bazë të regjistrimit që qarkullon në rrjetet sociale, zyrtarët kanë identifikuar lokacionin rreth orës 14:10 të ditës së djeshme dhe kanë arrestuar autorët e ngjarjes./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Dhunimi i gruas në Pejë, policia zbulon çfarë tha kujdestarja kur u mor në pyetje: E akuzoi viktimën për kriza nervore

Nisin hetimet ndaj dhunimit të së moshuarës në Pejë,
Pamje nga dhuna e te moshuares ne Peje

PEJË- Policia ka dalë me detaje shtesë për arrestimin e punonjëseve te qendra "Orenda" në Pejë, të cilat u përfshinë në dhunën dhe keqtrajtimin e të moshuarës Miniere Nuraj. Infermierja dhe 2 kujdestaret janë lënë në burg ku përgjatë 48 orëve do të merren në pyetje lidhur me rastin. 

Njoftimi i plotë:

SULMI/MOS LAJMËRIMI I PËRGATITJES SË VEPRËS PENALE/FOTOGRAFIM DHE INCIZIMET TJERA TE PAAUTORIZUAR

Pejë 29.10.2022 – NN. Pas publikimit në media të një video ku shihet se keqtrajtohet një person i moshuar i gjinisë femërore në një shtëpi te pëlqeve në Pejë. Në lidhe me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tri të dyshuara të gjinisë femërore kosovare, punëtore në shtëpinë e lartcekur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Aurona Pelaj ka deklaruar para hetuesve policorë se në ditën kritike kishte shkuar t’iu ndihmojë kolegeve të cilat po merreshin me të moshuarën (viktimën e rastit), pasi sipas saj ajo ka qenë agresiveDhunën që ka ushtruar ndaj saj, ajo e ka arsyetuar duke thënë se “ajo e para më ka sulmuar”, teksa ka thënë se viktima ka kaluar atë ditë kriza nervoze dhe ka shkaktuar ‘telashe’ në hapësirat e qendrës.

“Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër.“, ka deklaruar ajo.

Më herët, lidhur me rastin Dosja.al raportoi se Aurona Pelaj infermierja e cila shunoi brutalisht të moshuarën ka punuar në këtë qendër për rreth katër muaj, pa kontratë dhe është paguar me para cash. Pamjet që u shpërndanë në rrjetet sociale kanë tronditur jo pak opinionin publik. Aty shihet se si një nga punonjëset më konkretisht infermierja Aurona Pelaj e sulmon gruan e moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma. Kjo bëri që e moshuara, e cila është nëna e dëshmorit Taulant Nura, të largohet prej kësaj qendre nga familjarët e saj. / Dosja.al

3 VITE ME PARE

Infermierja dhunoi të moshuarën, zbardhet DOSJA, si u justifikua e reja: Na dhunoi e para, shkova dhe ndihmova koleget. Do i ndërronim pampersin

Nisin hetimet ndaj dhunimit të së moshuarës në Pejë,
Qendra e azilit "Orenda"

PEJË- Është zbardhur dëshmia e infermieries Aurona Pelaj, emri i të cilës doli pas pamjeve tronditëse të publikuara nga qendrën “Orenda” në Pejë, ku u zbulua se keqtrajtoi brutalisht një të moshuar (Miniere Nurjan) bashkë me 3 punonjëse të tjera, ngjarje e cila ngjalli shumë reagime nga opinioni publik.  Pelaj ndodhet në qeli dhe ka dëshmuar para hetuesve lidhur me rastin në fjalë. Infermierja e cila është shprehur e penduar pretendon se të moshuarën e sulmoi në vetëmbrojtje. Publikimin e videos ajo e konsideron si të qëllimshm,e për shkak se dje është shkarkuar nga detyra dhe puna në qendrën "Orenda". 

Pelaj ka dëshmuar para hetuesve policorë se ditën kur keqtrajtoi të moshuarën kishte shkuar të ndihmojë koleget, të cilat po merreshin me të, pasi sipas saj ajo ka qenë agresive. Dhunën që ka ushtruar të moshuarës ajo e ka justifikuar, duke thënë se e moshuara e ka sulmuar e para pasi kishte kaluar kriza nervoze dhe ka shkaktuar telashe në ambientin e qendrës. 

Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mia kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër“, ka deklaruar ajo.

Në dëshminë e saj para hetuesve dhe efektivëve të Policisë, infermierja që keqtrajtoi të moshuarën pretendon se veprimi i saj është i drejtë pasi e ka mësuar në shkollë që të përgjigjet me dhunë në rast se pacienti me probleme psikike e sulmon. 

Në shkollë jemi mësuar se personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike duhet të tregohemi dominant ndaj tyre. Unë jam e vetëdijshme se veprimi ka qenë i tepruar dhe nën afekt, por ajo e para më ka sulmuar dhe veprimet e mija kanë qenë paralajmëruese dhe jo me forcë të madhe. Koleget e mia janë munduar ta vënë nën kontroll atë (të moshuarën). Janë munduar me forcë ta ndërrojnë, ka qenë e fuqishme dhe është dashtë disa veta ta vënë nën kontroll.”, tha Pelaj. 

Në dëshminë e saj, Pelaj është shprehur e penduar për rastin që ka ndodhur. Ajo ka deklaruar po ashtu se publikimi i videos është bërë me qëllim nga qendra pasi ajo është pezulluar nga puna ditën e djeshme. Sipas saj, ajo s’ka qenë e përgatitur që të merret me persona që kanë probleme psikike.

Më herët, lidhur me rastin Dosja.al raportoi se Pelaj ka punuar në këtë qendër për rreth katër muaj, pa kontratë dhe është paguar me para cash. Pamjet që u shpërndanë në rrjetet sociale kanë tronditur jo pak opinionin publik. Aty shihet se si një nga punonjëset më konkretisht infermierja Aurona Pelaj e sulmon gruan e moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma. Kjo bëri që e moshuara, e cila është nëna e dëshmorit Taulant Nura, të largohet prej kësaj qendre nga familjarët e saj./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë/ Merren në pyetje personeli dhe të moshuarit, ka dyshime për raste të tjera dhune

Nisin hetimet ndaj dhunimit të së moshuarës në Pejë,
Peje
Pamje nga dhunimi i gruas

PEJË- Prokuroria e Pejës pritet të marrë sot në pyetje të gjithë personelin e azilit të të moshuarve "Orenda" në Pejë, pas skandalit të dhunës ndaj të moshuarës nga kujdestarja dhe 3 punonjëse të qendrës. Poashtu do të merren në pyetje edhe të moshuarit për të zbuluar nëse raste të tilla të keqtrajtimit janë përsëritur. Prokurori i Pejës, Dorian Juniku, në Debat Plus, ka bërë të ditur se prokuroria ka informacione se në këtë Qendër mund të ketë raste të tjera të dhunës. Juniku theksoi se prokuroria është ende në fazën hetimore, dhe se nuk do të ndalen derisa ky rast të zbardhet.

Jemi në fazën fillestare hetimore, që në fund të kompletojmë rastin dhe të kemi një pasqyre të qartë se çfarë ka ndodhur, nuk do të ndalemi deri sa të sqarohet i gjithë rasti. Është autorizuar policia, që të vazhdojë edhe të personelit, por edhe të tjerëve që janë vendosur aty. Kemi dyshime që këto raste mund të kenë ndodhur edhe më herët”, ka vijuar ai.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UçK-së, Taulant Nurajt, Miniere Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vajza e së moshuarës që u dhunua në Pejë: Paguajmë 600 € në muaj. Ky është fundi i botës!

Nisin hetimet ndaj dhunimit të së moshuarës në Pejë,
Zheneta Nura

KOSOVË- Vajza e gruas së moshuar që u dhunua në qendrën e azilit në Pejë nga një infermiere ka folur rreth këtij rasti. Zheneta Nura tregoi gjendjen e saj psikologjike pasi mësoi publikimin dhe momentin se si mori rrugën drejt Pejës pasi i treguan videon e rëndë. Veç kësaj, ajo shtoi se automatikisht, sapo arriti në qendrën "Orenda", e mori nënën për ta dërguar në shtëpi.

Nura tregon gjithashtu se familja e saj paguante 600 euro në muaj për shërbime ndaj të ëmës në qendrën private të azilit të të moshuarve, që sipas saj, kishte standartet e një qendre zviceriane.

"Nuk e di a mundem m’u shpreh. Jam e tronditur. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. Situata në të cilën gjendemi unë dhe familja është e paspjegueshme. Unë e vizitoj një herë ose dy herë. Kur ka ardhë xhirimi, kam qenë në orar të punës. Jemi nisë për Pejë. Nënën e kam tërheqë menjëherë prej aty. Shpresoj që drejtësia ta vendos këtë çështje. I lus institucionet gjegjëse që të merren seriozisht. Të ndodh diçka e tillë, në një vend ku paguajmë 600 euro për një muaj, ky është fundi i botës", tha ajo në RTV Dukagjini.

E moshuara u dhunua para disa ditësh në qendrën Orenda nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Punonjëset e tjera ishin ato që filmonin. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngjallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. Vajza e katërt po hetohet. Familjarët e infermieres Pelaj, kërkojnë që drejtësia të veprojë ndaj vajzës së tij.

dhunohet e moshuara ne peje aurona pelaj minire nura

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty