LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë në stadiumin e Santos-it! Mijëra njerëz presin radhën, do mungojë Neymar

• Që prej orësh 10.00 të mëngjesit kanë nisur të mbahen homazhet për legjendën e futbollit Pele. • Arkmorti i tij, ashtu siç edhe vetë ‘Mbreti’ Pele e kishte kërkuar, është vendosur në qendër të fushës së stadiumit ‘Vila Belmiro’, ku do të qëndrojë për 24 orë. • Pele, i pari dhe i vetmi sot e kësaj dite që ka arritur të fitojë 3 herë Botërorin. • Pranë arkëmortit të tij priten që të bëjnë homazhe figura të shquara të sportit. • Në orët e para të së hënës trupi i pajetë i Pele-s u transportua me një autokolonë nga spitali ‘Albert Einstein’ në stadiumin e Santos-it, ndërsa të martën do kryhet edhe ceremonia e varrimit.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Infantino bën selfie pranë arkivolit të Peles

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë
Gianni Infantino

BRAZIL- Veprimi i Gianni Infantino për të bërë një selfie pranë arkivolit të Peles ka shkaktuar bujë. Presidenti i FIFA-s mbërriti herët në stadiumin Santos për t'i dhënë lamtumirën mbretit të futbollit dhe pasi e bëri këtë dhe bisedoi me gruan e Pele (Martia Aoki) dhe djalin (Edinho), derisa më pas, ai u pa duke bërë një selfie pranë arkivolit.

Mesa duket ia kanë kërkuar, por presidenti i FIFA-s, sipas përdoruesit të rrjeteve sociale, duhet të respektojë vendin dhe momentin.

Presidenti i FIFA lajmëroi do të njoftonte se konfederata botërore do t'u kërkonte 211 anëtarëve të saj të emëronin një nga stadiumet e tyre me emrin Pele.

3 VITE ME PARE

KUJDES! Pamje të rënda- Homazhet e Pele, a do rezistojë fytyra e legjendës së futbollit?

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë
Pele

BRAZIL- Koha po numëron mbrapsht për lamtumirën e fundit Pele. Pas pak orësh, pasditen e së martës, trupi i pajetë i mbretit të futbollit do të varroset në një varrezë në Sao Paulo, e cila ka pamje nga stadiumi ku ai shkëlqeu, atë të Santos. Që nga mëngjesi i së hënës, trupi i Peles është ekspozuar në pelegrinazh publik në stadiumin Vila Belmiro dhe do të qëndrojë aty për 24 orë. Ai u dërgua atje nga një kortezh me makina policie dhe zjarrfikëse të qytetit të cilat përshkuan më shumë se 80 km për të mbërritur nga spitali "Albert Einstein".

Fillimisht u vendos që arkivoli me trupin e Peles të mbyllej gjatë pelegrinazhit në stadiumin e Santos, por më pas, për shkak se brazilianët donin ta shihnin dhe preknin për herë të fundit, u vendos që të ekspozohej. Njerëzit që vizitojnë stadiumin për t'i bërë nderimet e tyre Peles mund ta shohin fytyrën e tij si dhe ta prekin atë. Pjesa tjetër e trupit të tij është e mbuluar me lule. Tashmë në arkivol është vendosur flamuri i Brazilit dhe Santos. Por si do të zgjasë 6 ditë fytyra e Peles?

Mjekët në spitalin ku vdiq Pele vendosën ta eutanizojnë për t'i shpëtuar fytyrën. Eutanazia – të cilës i është nënshtruar edhe Papa Ratzinger, i cili vdiq disa orë pas Pele – nuk është një balsamim i përhershëm, por shërben për të ruajtur trupin e të ndjerit vetëm përkohësisht, nga 10 deri në 15 ditë para varrimit.

Është një procedurë që arrihet duke injektuar një lëng konservues në sistemin arterial, si dhe disa trajtime më sipërfaqësore. Në këtë mënyrë ndërpritet përkohësisht dekompozimi i trupit duke bërë të mundur ekspozimin e tij. Në të kaluarën e njëjta gjë është bërë edhe me futbollistin e famshëm brazilian, Socrates.

Mijëra brazilianë kanë kaluar tashmë në stadiumin e Santos, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa familja e tij është atje, përveç nënës së tij 100-vjeçare, ka shkuar për ta nderuar.

Në stadiumin e Santos është gjetur babai i Neymar, i cili ka zhvilluar një bisedë me djalin dhe vajzën e Peles.

3 VITE ME PARE

Ministri i Jashtëm i Turqisë, në Sao Paulo për lamtumirën e “Mbretit” Pele...

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

BRAZIL - Stadiumi i Santos, ku trupi i Peles është ekspozuar në një pelegrinazh popullor, ka shkuar të hënën edhe Melvout Cavusoglu. Ministri i Jashtëm i Turqisë, i cili ndodhej në Brazil për ceremoninë e betimit të presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, udhëtoi për në Sao Paulo për t'i thënë "lamtumirën" e tij Peles.

Ai gjatë qëndrimit në stadiumin e Santosit ka zhvilluar një takim me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa ka firmosur edhe librin e ngushëllimeve. Ministri i Jashtëm turk pritet të qëndrojë në Sao Paolo edhe për varrimin e “Mbretit” të futbollit, planifikuar për të martën. 

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

B.T (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë në stadiumin e Santos-it! Mijëra njerëz presin radhën, do mungojë Neymar

 

3 VITE ME PARE

Neymar nuk do të jetë në funeralin e Peles…

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

FRANCE - Këtë të hënë, në stadiumin e Santosit nisën homazhet e fundit për Pele, pasi kishte kaluar 80 kilometrat që ndajnë spitalin Albert-Einstein nga rrethimi, arkivoli i legjendës së futbollit u vendos në qendër të fushës. Nëse priten disa personalitete, Neymar nuk do të shkojë atje, ndryshe nga sa pritej. Nuk dihen arsyet e kësaj mungese.

Këtë të hënë, sulmuesi ka marrë pjesë në stërvitjen e PSG-së dhe siç bëjnë me dije familjarët e tij, ai nuk do të bëjë udhëtimin për në Brazil. Për homazheve, pas 24 orësh meditimi, arkivoli i ‘Mbretit’ do të transportohet në “Memorial Necropole Eucumênica”.

B.T (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Trupi i Pele, “Mbretit” të futbollit, vendoset në stadiumin e Santosit. Nisin homazhet për legjendën braziliane…

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

BRAZIL - Që në orët e para të mëngjesit të datës 2 janar, trupi i Pele, “Mbretit” të futbollit botëror, është zhvendosur nga spitali “Albert Einstein” në Sao Paulo, ku ai ndërroi jetë, në stadiumin e Vila Belmiro të Santosit, që i përket klubit të zemrës për të cilin luajti për shumë vite e ku mori famë botërore.

Një karvan me makina të familjarëve shoqëronte Pele në këtë udhëtim të fundit, teksa policia kishte rrethuar plotësisht stadiumin, ku që pas mesnatës ishin mbledhur me dhjetëra tifozë të cilët kërkonin që të nderonin praninë e Pele duke shpalosur flamuj gjigant të Santos dhe legjendës.

Pritet që homazhet të vazhdojnë gjatë të gjithë ditës së sotme, teksa parashikohet që më pas trupi i tij të vendoset në një mauzoleum të veçantë në "Necropole Ecumenica Memorial" e qytetit të Sao Paulos, një varrezë 14-tshe, ku legjenda Pele do të prehet në katin e nëntë. Aty parashikohet të ndërtohet një strukturë, ku të jetë e mundur që njerëzit të vizitojnë herë pas here varrin e legjendës braziliane.

B.T (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

Presidenti Lula da Silva, homazhe Peles në ceremoninë e inaugurimit të tij në Brazil...

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

BRAZIL - Luiz Inácio Lula Da Silva mori postin e presidencës në Brazil dhe mes tronditjes dhe pikëllimit për vdekjen e Edson Arantes de Nascimento Pelé, presidenti i ri i dha një minutë duartrokitje idhullit më të madh sportiv të vendit të Amerikës së Jugut.

Homazh nga Lula te Pele

“Përpara se të vazhdoj me këtë akt, kërkoj lejen e të gjithëve për të bërë homazhet tona pas vdekjes për brazilianin dhe ‘Mbretin’ e madh të futbollit, Edson Arantes Do Nascimento, Pelenë tonë të dashur”,- tha presidenti i Brazilit.

Lula da Silva bëri thirrje gjithashtu për një minutë heshtje për vdekjen e Papës Emeritus Benedikti XVI gjatë inaugurimit të tij, por aty ku u dëgjuan më shumë brohoritje ishte në homazhi për Pelé, një njeri që bëri bujë në Brazil.

Funerali i Peles

Ylli do të vendoset këtë të hënë në stadiumin Santos në Vila Belmiro, rreth të cilit tifozët u mblodhën sot për të kujtuar futbollistin më të mirë brazilian të të gjitha kohërave dhe i lanë një sasi të madhe lulesh.

Klubi i Santos synon të tërheqë fanellën me numrin 10 pas vdekjes së Peles, një masë që do të varet nga miratimi i Bordit të Drejtorëve dhe pranimi i Conmebol për garat ndërkombëtare.

Pavarësisht kësaj, Santos nuk do ta përdorë atë numër që nga janari përmes një "akti administrativ", njoftoi presidenti i tij Andrés Rueda, megjithëse që numërimi të tërhiqet zyrtarisht, do të nevojitet miratimi i lidershipit më vonë.

B.T (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

Historia përsëritet! Edhe Pele, Cruyff, Kaiser, Best dhe Beckham, ndoqën rrugën e dollarëve përpara Cristiano Ronaldos…

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

ZVICER - Cristiano Ronaldo, pasi nuk gjeti një skuadër që ta mbulonte në Europë, vendosi t'i thotë "Po”-në e madhe Al Nasrit dhe deri në verën e vitit 2025 do të luajë në Arabinë Saudite. 
37-vjeçari u kritikua shumë për lëvizjen e tij dhe shumë thanë se karriera e tij kishte mbaruar. Ronaldo ka ndjekur rrugën e parave dhe dollarëve, pasi deri në vitin 2025 ai do të përfitojë 500.000.000 euro!

Ai nuk është i pari dhe as i fundit që ka ndjekur këtë rrugë. Kështu ka vepruar edhe Pele, i cili u transferua në Nju Jork për t'i dhënë fund karrierës së tij. Le të shohim edhe shembuj të tjerë yjesh, që fund të karrierës ndoqën rrugën e dollarëve. Ata kishin plot lavdi, por donin edhe më shumë para! 

Pele
Ne kurrë nuk e pamë atë në Europë, por Pele vendosi pas dekadash te Santosi i tij i dashur të largohej nga Brazili dhe të gjendej në Nju Jork. Atje ai luajti për Cosmos nga 1975 deri në 1977 dhe shënoi 37 gola. Pele ishte 34 vjeç kur nënshkroi për ekipin e SHBA-së dhe justifikojë paratë e tij duke fituar tituj dhe duke mbushur stadiumet!
Kosmos pagoi 4 milionë dollarë për ta marrë. Ai merrte 1.67 milionë në vit. Gjatë viteve që luajti në Nju Jork, Pele u pa ndër të tjera edhe nga Henry Kissinger, me të cilin pati një marrëdhënie të shkëlqyer.

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

New York Cosmos i asaj kohe ishte pjesë e mitit të qytetit të krijuar nga Studio 54, Mick Jacker dhe Cosmos Country. Më 1 tetor 1977, Pele luajti ndeshjen e tij të lamtumirës në Nju Jork kundër Santos. Ai shënoi gol dhe luajti me Santos në pjesën e dytë. Pele thirri “Dashuri! Dashuri! Dashuri!" për 75.646 tifozët e pranishëm në Giants Stadium.
“Unë vdiqa për një kohë sot”,- tha Pele pas ndeshjes, por më pas shtoi: “Tani jam rilindur për një jetë tjetër”. Gjatë sezonit të tij të fundit dhe më të suksesshëm në 1977, frekuentimi mesatar i tifozëve në stadium ishte 42.689 me tre ndeshje që i kalonin 70.000.

George Best
Pas një magjie të madhe në Manchester United në të cilën ai fitoi Champions League në vitin 1968, Best vizitoi klube të ndryshme të vogla në Britaninë e Madhe dhe në 1976 kaloi Atlantikun. Në moshën 30-vjeçare ai nënshkroi me Los Angeles Aztecs ku luajti për një vit, u kthye në Angli për Fulham dhe u rikthye në SHBA fillimisht me Aztecs dhe më pas me Fort Lauderdale Strikers në Florida.
Në kohën kur Best luante për Aztecs, ekipi ishte në bashkëpronësi nga Elton John. Best luajti përkrah Peles në SHBA, vetëm se njëri ishte në Nju Jork dhe tjetri në Los Anxhelos. Në ato vite skuadra e Kalifornisë nuk kishte një stadium të përhershme dhe nuk kishte sukseset e klubit të Peles. Në vitin 1983 ai arriti edhe në Australi, ku luajti me kursim për Brisbane Lions.

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

Johan Cruyff
Pas një karriere të shkëlqyer te Ajax dhe Barcelonë, Cruyff vendosi në vitin 1978 të luante për Los Angeles Aztecs, ku kishte kaluar George Best.
Rinus Michels luajti një rol kyç për të thënë "Po". Trajneri holandez me experience te Ajax dhe Barcelonë kishte punuar me “holandezin fluturues” dhe e kishte përgatitur për të luajtur në Los Angeles për një vit.
Cruyff do ta pushtonte kampionatin në sezonin e tij të parë, duke shënuar 13 gola në rrugën e tij drejt çmimit të lojtarit më të vlefshëm NASL. Kur mbërriti në SHBA, Johan ishte vetëm 31 vjeç. Në sezonin 1980-81 ai luajti edhe për Diplomatët e Uashingtonit.

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

Gerd Myller
Pas një karriere të madhe 15-vjeçare në Bayern Munich në të cilën fitoi gjithçka, Myller emigroi në SHBA. Ai luajti për Fort Lauderdale Strikers në Florida, së bashku me George Best dhe Gordon Banks, dhe në 71 ndeshje nga 1979 deri në 1981 shënoi 38 gola.
Ai ishte 34 vjeç kur mbërriti në SHBA. Ai udhëhoqi ekipin në finalen e ligës 1980, por nuk arriti të fitojë kupën.

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

Franz Beckenbauer
Pas një jete te Bayern Munich në 1977, Kaiser legjendar u transferua në SHBA dhe luajti, si Pele, për skuadrën e Nju Jorkut. Ai ishte 32 vjeç! Ai luajti me fanellën e tij deri në vitin 1980, u kthye në Gjermani për Hamburgun dhe përfundoi karrierën e tij në Kupën e Botës në 1983. Me Franz në përbërjen e tij, ekipi fitoi Soccer Bowl në 1977, 1978 dhe 1980. Më pas ai ndoqi karrierën e trajnerit të RFGJ-së. Edhe për Kaiserin rrugën për në Nju Jork e hapi i madhi Pele. Në disa net ai ishte në "Studio 54" me Mick Jagger dhe gjithashtu me Cassius Clay, më vonë Muhamed Ali!
Rivaldo
Futbollisti i famshëm brazilian fitoi Kupën e Botës dhe “Topin e Artë” në karrierën e tij, por ai luajti vetëm në Uzbekistan. ë vitin 2008, në moshën 36-vjeçare, ai largua nga AEK-u dhe u bashkua FC Bunyodkor, me të cilin deri në vitin 2010 fitoi 3 kampionate dhe 2 Kupa.
Në vitin 2009 skuadra u drejtua nga Felipe Scolari, trajneri që udhëhoqi Brazilin dhe Ribault për të fituar Kupën e Botës 2002.  Rivaldo në 2012 arriti në Kabuscorp SCP në Angola.

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

Kaka
Pas një karriere të madhe në Evropë me AC Milan dhe Real Madrid, Kaka provoi fatin e tij në Orlando City SC në SHBA. Ai ishte 32 vjeç kur mori vendimin e madh dhe luajti për ta nga viti 2014 deri në vitin 2017. Nënshkrimi i tij me ekipin e Orlandos e bëri atë lojtarin më të paguar në historinë e MLS, me një pagë bazë prej 6.6 milionë dollarë në vit dhe kompensim të garantuar prej 7.2 milionë dollarë në vit.

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

David Beckham
Nëse ndonjë lojtar të kujton rrugën e Cristiano Ronaldos drejt klubeve dhe fundin e karrierës së tij, ai është Beckham. Atij i mjaftoi futbolli dhe titujt në Manchester United dhe në vitin 2007 u largua për në SHBA dhe MLS.  Në moshën 32-vjeçare, ai nënshkroi me LA Galaxy dhe ndërsa kishte zëra për një marrëveshje prej 250 milionë dollarësh, marrëveshja aktuale ishte një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 32.5 milionë dollarë në total, ose 6.5 milionë dollarë në vit.
Ai qëndroi atje deri në vitin 2012, megjithëse ishte huazuar te Milani përpara se të përfundonte karrierën e tij në Paris Saint-Germain në 2013. Me LA Galaxy, ai fitoi Kupën MLS në 2011 dhe 2012. Në vitin 2014 ai u kthye në SHBA për t'u bërë shefi i Inter Miami.

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

Xavi
Trajneri aktual i Barcelonës ka luajtur për Al Sadd të Katarit nga viti 2019 deri në vitin 2021, ndërkohë që ka pasur edhe një magji me klubin e Dohas si lojtar. Pas një karriere të madhe te Barcelona në vitin 2015 ai nënshkroi për Al Sadd ku do të qëndrojë deri në vitin 2019. Ai ishte 35 vjeç kur nënshkroi. Kontrata që ai nënshkroi jo vetëm që i dha atij një rol si ambasador i Katarit për Kupën e Botës 2022, por i garantoi edhe një karrierë trajneri.
Sigurisht me skuadrën e Dohas ai fitoi tituj edhe si lojtar edhe si trajner. Në Katar garoi edhe James Rodríguez. Golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës 2014 që tani luan për Olympiacos u transferua nga Katari dhe Al-Rayyan në sezonin 2021-22.

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

Zico
Ai u quajt "Pele e Bardhë" por nuk arriti të fitonte një titull madhor me kombëtaren e Brazilit. Zico luajti për Flamego dhe Udinese dhe në vitin 1991 vendosi të luante futboll në Japoni. Ai nënshkroi për Kashima Antlers dhe e promovoi nga divizioni i dytë në të parën. Japonezët e adhurojnë për atë që u dha dhe madje i ngritën një statujë jashtë stadiumit! Nga viti 2018 e deri më sot, spanjolli i madh, Andres Iniesta, luan në vend dhe për Vissel Kobe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 鹿島アントラーズ公式 (@kashima.antlers)

Alessandro Del Piero
Pas një jete tepër të gjatë te Juventus, Alessandro Del Piero u transferua në Sydney FC në Australi në vitin 2012. “Aleksandri i Madh” i Juventusit në moshën 37-vjeçare refuzoi një ofertë nga Liverpool dhe u bë lojtari më i paguar në të gjitha sportet në Australi! Transferimi i tij u mbyll me 1.6 milionë euro! Më parë, edhe braziliani Romario kishte luajtur në Australi me Adelaide United (2006).

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

Roberto Carlos
Mbrojtësi i majtë më i madh i të gjitha kohërave i fitoi të gjitha me Real Madridin dhe kombëtaren e Brazilit dhe vendosi ta kërkonte pasurinë e tij në Indi. Pas turneut në Turqi, Brazil dhe Rusi, asi 42-vjeçar nënshkroi për Delhi Dynamos.
Në sezonin 2015-16 ai luajti për klubin indian në 3 ndeshje, por ishte edhe trajner i tij! Ai e udhëhoqi skuadrën në gjysmëfinale të Ligës.

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

Fabio Cannavaro
Inter, Napoli, Real Madrid, Juventus, Parma, kombëtarja italiane. Fabio Cannavaro pushtoi të gjitha majat në nivel kolektiv dhe kombëtar. Në vitin 2006 ai fitoi Kupën e Botës me Italinë duke mundur Francën me penallti në finale.
Më 2 qershor 2010, në moshën 37-vjeçare, para fillimit të Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, kapiteni italian firmos për Al Ahlin! “Jam i lumtur që kam nënshkruar për Al Ahlin për sezonet e ardhshme, tashmë po mendoja të shkoja të jetoja në Dubai që e dua, është një ëndërr e realizuar”, tha italiani.
Por ai ishte i pafat. Ai luajti vetëm 16 ndeshje për ekipin e Dubait dhe u tërhoq nga futbolli për shkak të një problemi të rëndë në gju. Ai u kthye në vitin 2013 si ndihmës trajner. Në sezonin 2015-16, Cannavaro u ul për 12 ndeshje në stolin e Al Nasr ku do të luajë Ronaldo, por ai nuk ishte mirë dhe u shkarkua.

Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë

B.T (Dosja.al)

pele vdes pele

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve