LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Teatri i ri, policia rrethon zonën, qytetarët-Veliajt: O hajdut! Rama: Të vjetrit i kisha shpallur luftë, tani merruni me lali Erin

• Kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Përurimi i punimeve u shoqëruar me përplasje vërbale. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore, ndërsa qytetarët janë grumbulluar jashtë kantierit dhe me thirrjet e tyre kanë kundërshtuar projektin. • Qytetarët janë revoltuar më shumë me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre. “Mezi po pres”, ka thënë ai. • Ndërsa kryeministri Edi Rama e konsideroi një projekt për të ardhmen e Shqipërisë. Ai shtoi gjithashtu se godinës së vjetër ia kishte ‘bërë planet’ që në kohën kur kishte qenë ministër kulture. Përballë dhjetëra aktorëve, Rama, referuar protestuesve, tha se në të njëjtën mënyrë kanë kundërshtuar edhe stadiumin “Air Albania”, ndërsa në fund, të gjithë shohin ndeshjet aty.

14 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTOT- Vendoset ‘guri i qoshes’ në themelet e Teatrit të ri Kombëtar, cili është kuptimi i tij

Teatri i ri, policia rrethon zonën, qytetarët-Veliajt: O hajdut! Rama:
Inagurimi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe disa nga aktorët e njohur shqiptarë, morën pjesë në përurimin e Teatrit të ri Kombëtar. Pas fjalimeve, në fund, u vendos në themelet e teatrit të ri kombëtar, “Guri i qoshes”.

Teatri i ri, policia rrethon zonën, qytetarët-Veliajt: O hajdut! Rama:

Ky gur simbolizion pjesën themelore të diçkaje, si guri i themelit i lëvizjes. Kur një ndërtesë ngrihet, vendosja e këtij guri është një punë e madhe dhe njerëzit festojnë. Shumë gurë të tillë janë gdhendur me informacion historik në lidhje me ndërtesën, të tilla si viti i ndërtimit të ndërtesës. Në fotot e siguruara nga Dosja.al, shihet se brenda kutizës janë dy gjysëmlibra. 

Teatri i ri, policia rrethon zonën, qytetarët-Veliajt: O hajdut! Rama:

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre. 

3 VITE ME PARE

Nis ndërtimi i Teatrit të Ri, Veliaj: Do jetë në tokën e tij, dilemë si mund të ketë parti që protestojnë kundër projektit

Teatri i ri, policia rrethon zonën, qytetarët-Veliajt: O hajdut! Rama:
Inagurimi

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Kulturës, Elva Margariti ishin në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri, u shpreh se sot më shumë se kurrë na duhet të kapim kohën e humbur. Ai tha gjithashtu se teatri i ri do të ndërtohet në tokën e tij, me para publike dhe do të jetë shumë herë më i fortë dhe më i bukur. Në ceremoni ishin edhe aktorët e mëdhenj si Robert Ndrenika, Luiza Xhuvani, Artan Imami, Tinka Kurti, Luftar Paja, e shumë emra të tjerë, Kastriot Çaushi, Dritan Boriçi, Gaz Paja, Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Indrit Çobani dhe drejtori i ri i teatrit, Altin Basha.

“Sot jam mirënjohës për profesor Bertin, për Luizën, për Tanin, për Tinkën, për Luftarin dhe Kaçin, Altinin e shumë të tjerë, të cilët në fakt, kur e nisëm këtë debat, kishim opinione të ndryshme, por në demokraci ne biem dakord që të mos biem akord, ama sot kemi dakordësuar diçka shumë të madhe: që Teatri do të jetë në tokën e vet, në territorin e vet, pa lëshuar asnjë centimetër, as privatit, as kujt tjetër. Sot kemi rënë dakord që Teatri do të ndërtohet me para publike dhe jo me partneritet, sepse vendosëm që të vinim mënjanë, me vendim të Këshillit të Ministrave dhe këmbënguljen e Kryeministrit Rama, që të bëhet me paratë e buxhetit dhe ne të kemi mundësi që me para publike, në tokë publike, të bëjmë një teatër 9 herë më të madh, më të fortë dhe sigurisht më të bukur në rajonin tonë,” u shpreh Veliaj.

Gjithashtu Veliaj u shpreh se ajo që na çon përpara është besimi, bashkëpunimi, dashuria si dhe puna.

“Për mua është një dilemë shumë e madhe se si mund të ketë ende forca politike kundër Teatrit? Si mund të ketë forca politike kundër sheshit? Si mund të ketë forca politike kundër këndit të lodrave? I quaj forca politike se nuk janë as parti. Janë një konglomerat, një aliazh copëzash të partive të ndryshme, asnjë parti integrale nuk është e përfshirë në këtë histori, është vërtet për të ardhur keq. Të mendosh që shumë prej këtyre lëvizjeve politike filluan si dramë, vazhduan si tragjedi dhe përfundojnë sot si komedi. Filluan si dramë sepse ishte dramatik ndryshimi i sistemit, ishte dramatik ndryshimi, rënia e murit të Berlinit, hapja ndaj demokracisë; ishte tragjike pastaj, që shumë prej këtyre personazheve u shpallën non-grata, kurse sot nuk kalojnë dot përtej aeroportit të Rinasit apo portit të Durrësit. Është komedi kjo që ndodh sot, kur ato lëvizje që nisën si shpresë, nisën si dramë, kaluan këto tragjedi, sot në fakt janë kthyer në vepra shumë të lira komike. Një komedi e tillë Tirana nuk ia ka borxh dhe unë besoj që sot, më shumë se kurrë, na duhet të kapim kohën e humbur,” përfundoi ai.

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre. 

3 VITE ME PARE

Teatri i Ri, arkitekti Ingels: Do të ketë hapësira publike deri në tarracë, makineri që shpalos kulturën

Teatri i ri, policia rrethon zonën, qytetarët-Veliajt: O hajdut! Rama:
Bjarke Ingels

TIRANË- Arkitekti danez Bjarke Ingels dhënë disa detaje nga projekti i Teatrit të Ri Kombëtar. Duke folur para nisjes së punimeve, Ingels tha se projekti është imagjinuar si një makineri që shpalos kulturën. Po ashtu, ai ka theksuar se i gjithë teatri është projektuar që të ndërtohet për jetën publike dhe të jetë transparent.  

"Kam ardhur këtu për herë të parë në 2010 kur fituam garën për Muzeun e Tolerancës që nuk u realizua dhe u riktheva për të bërë Piramidën. Praktikisht ka përfunduar dhe dua të them që transformimi i këtij qyteti në mënyrë kaq thelbësore në më pak se 10 vjet është i pakrahasueshëm në qytetet europiane. Jemi këtu që të flasim për hapjen e themeleve të Teatrit të ri Kombëtar të vendosur në zemër të Tiranës, të rrethuar nga parqe e godina publike dhe në njëfarë mënyrë e vendosur në zonën e rehatshme të lëvizjes këmbësore dhe me objekte të reja tregtare duke transformuar zemrën e qytetit. Ideja është për një godinë publike. Nga njëra anë, e gjithë pjesa e pasme i ekspozohet pjesës publike dhe pjesa e parë, jetës publike. Skenat janë në mes që nga kati i parë deri lart, ndërtesa është e hapur dhe ngrihet për të krijuar rrugë publike.

Kemi dhe një ambient të jashtëm dhe e kthejmë çatinë në hapësirë publike. Kemi bërë që edhe gjatë ditës të shohësh si lëvizin ashensorët dhe si përgatiten skenat. Nga arkitektura kemi dhe perdet e kuqe. Fasada është e kuqe. Kemi gjithashtu një sërë funksionesh nacionale dhe brenda është një shpërndarje nga pjesa e parme dhe e pasme. Kemi dhe sallën mbështetëse si dhe tapetin e kuq. Nëse shohim tek tapeti i kuq është nga hyrja dhe shkon në të gjithë godinën. Kemi 2 shkallë të mëdha që të çojnë deri në tarracë. Në hyrjen kryesore sheh parkun me Muzeun Kombëtar. Kemi pjesën e origami palosës. Kemi një seri elementësh çeliku, disa që kthejnë dhe reflektojnë zërin që krijon dhe akustikën e duhur. Kemi dhe skenën eksperimentale ku shihen veprimtaritë që duken nga jashtë dhe playbox me 350 vende që përdoret si pjesa e pasme e skenës. Godina është publike deri në tarracë. Jemi mundur të imagjinojmë një arkitekturë që shihet si makineri dhe shpalos kulturën", tha Ingels.

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre. 

3 VITE ME PARE

“Bëre lekë”/ Rama ‘vë në sedër’ arkitektin e Teatrit të ri: Ka shifra të frikshme, por bëmë pazar, do dalësh para Shën Pjetrit dhe do japësh llogari

Teatri i ri, policia rrethon zonën, qytetarët-Veliajt: O hajdut! Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer dhe batuta me arkitektin Bjarken Ingels, i cili ka bërë projektin për Teatrin e ri Kombëtar. Gjatë ceremonisë së përurimit të punimeve, Rama tha se arkitekti është një nga më të mirët në vend dhe nga më të shtrenjtit, por që ka arritur të bëjë Pazar të mirë me të. Ai ‘vuri në sedër’, arkitektin kur tha se do të dalë para Shën Pjetrit e do të pyetet se çfarë ka bërë në këmbim të fitimeve të mëdha që ka marrë.

“Me thënë të drejtën, është një nga arkitektët më të famshëm, më të admiruar është edhe një nga më të shtrenjtit. I jemi falënderues sepse e ka kuptuar sepse nuk ishte këtu vendi për të vendosur ato tarifa të frikshme që ka studioja e tij. Mund të them që kemi bërë një pazar të mirë në këtë rast dhe i kam thëne Bjarkes, bëje këtë gjë për Shqipërinë dhe shqiptarët, që ta kesh. Ta kesh si argument se do të dalësh para, kur të shkosh tek Shën Pjetri do të të thotë, ‘mirë mor djalë fitove gjithë ato lekë, por ndonjë gjë të mirë për njerëzit bëre, apo punove për kapitalistët dhe të pasurit?’ Do t’i thuash ‘shiko se kam bërë një Teatër atje në Tiranë’. Do shtosh, ‘u ku kam bërë dhe skonto’.

3 VITE ME PARE

"Ka një hije që na ndjek pas", Rama ironizon protestuesit e Teatrit: Le të fantazojnë, vetëm të jenë paqësore

Teatri i ri, policia rrethon zonën, qytetarët-Veliajt: O hajdut! Rama:
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e krahasoi opozitën shqiptare me personazhet e filmit shqiptar "Koncert në vitin 1936". Në një prononcim të shkurtër për mediat në mbyllje të ceremonisë inaguruese për nisjen e punimeve për godinën e re të Teatrit Kombëtar, Rama tha se protestuesit janë të lirë të kenë fantazi dhe ta çojnë çështjen në Strasburg, përsa kohë që nuk përdorin dhunën. 

"Unë nuk merrem me ftesa, unë jam i ftuar vetë. Lajmi i mirë është që në aktivitetin e sotëm Prefekti i “Koncert në vitin 36” ishte në radhën e parë duke shijuar aktivitetin. Kurse grupi i çingijeve të “Koncert në vitin 36”, vazhdon. Iu kam thënë në 110 vjet ka një hije që e ndjek Shqipërinë nga pas në forma nga më të ndryshmet dhe një nga format është forma e çingijeve e vitit 1936. Sot Ky është teatri, ky është sheshi, kështu që të gjitha ato shpifje për të mërzitur komunitetin i përkasin të shkuarës. Ajo që do të mbetet do të jetë vepra. Do isha shumë i lumtur sikur të isha bashkë me Ndrenikën dhe Tinka Kurtin për të hapur dyert. Këta të rinjtë do ta gëzojnë, nuk janë gjenerata ime dhe e Bertit e Tinkës. Unë nuk kam lidhje me kërkesën e tyre për Strasburgun. Janë të lirë të fantazojnë përsa kohë e bëjnë në mënyrë paqësore. Përsa i përket përmbajtjes, kush do qan, kush do, qesh, kush do ju përshëndet, si unë."-tha Rama.

Rama ishte sot në ceremoni, pasi sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre.  /Dosja.al

3 VITE ME PARE

E ‘ndërpreu’ ezani e foli për kullat, çfarë tha Rama gjatë ceremonisë së Teatrit: Çfarë s’ju ecën nga tani e tutje, e keni me lali Erin!

Teatri i ri, policia rrethon zonën, qytetarët-Veliajt: O hajdut! Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit të punimeve për Teatrin e ri Kombëtar. Ai e konsideroi ‘mbarësi’ dhe tha para të pranishmëve se për përurime është mirë kur këndohet ezani.

“Le ta pranojmë këtë bekim tani. Në këtë rast vjen për mirë, nuk e di sa e ndihmon shfaqjen, porn ë përurime është mirë,”- tha Rama.

Duke iu përgjigjur akuzave në lidhje me ngritjen e kullave pranë Teatrit, Rama drejtoi gishtin nga sheshi dhe tha se aty nuk ka asnjë kullë, por do të shihet vetëm vepra, godina e re e Teatrit Kombëtar.

“Sot zgjidhet misteri ka kullë s’ka kullë në zonën e teatrit. Ky është teatri, ky është sheshi. Edhe vepra, është ajo që të mbetet,”- tha kreu i qeverisë.

Në fund, ai ia kaloi ‘përgjegjësitë’ kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, pasi tha se ‘puna e tij’ ka mbaruar me përurimin e punimeve.

“Çfarë nuk ju del nga tani e tutje, çfarë nuk ju ecën, e keni me Lali Erin, unë detyrën time e mbarova,”- tha Rama në fund të fjalës së tij.

3 VITE ME PARE

Ndërtimi i Teatrit të Ri, Margariti: Opozita hodhi baltë e bëri zhurmë kot

Teatri i ri, policia rrethon zonën, qytetarët-Veliajt: O hajdut! Rama:
Elva Margariti

TIRANË- Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka deklaruar në ceremoninë e përurimit për nisjen e punimeve për Teatritn e Ri Kombëtar se debatet që kanë ndodhur janë vetëm për të hedhur baltë. Duke folur para nisjes së punimeve, Margariti theksoi se kjho qeveri e sheh kulturën si kryefjalë të një zhvillimi.

“Siç ndodh rëndomë me këto raste, ka debate të mëdha sepse e shohin si mënyrë për të hedhur baltë e për të bërë zhurmë boshe. Po të kthehemi pas, Ministria e Kulturës në 2013 ka pasur investime 1 milionë dollar. Këtë vit ka 20. Ky është vizoni i kësaj qeverie që kulturën e sheh si kryefjalë të një zhvillimi dhe meritë e luftës të të gjithë atyre që ngritën zërin që ky teatër të bëhet”, tha Margariti.

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre. 

 

3 VITE ME PARE

Nisja e punimeve për Teatrin Kombëtar, Altin Basha: Godina e re i përket të ardhmes

Teatri i ri, policia rrethon zonën, qytetarët-Veliajt: O hajdut! Rama:
Altin Basha, drejtor i TK

TIRANE- Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha deklaroi sot në nisje të punimeve për ndërtimin e godinës se ky është një moment i rëndësishëm për shoqërinë. Ai tha para trupës së aktorëve dhe përfaqësuesve të qeverisë që morën pjesë sot në ceremoni, se ai vetë është dëshmitar i përpjekjes së aktorëve për të bërë artin e tyre. 

PJESE NGA FJALA E BASHES: 

Është një moment për artin dhe kulturën shqiptare, por edhe për gjithë shoqërinë.

Unë jam një person që kam qenë dëshmitar i përpjekjeve edhe i vuajtjeve dhe frustrimeve të vazhdueshme të trupës së Teatrit Kombëtar që sot nuk jetojnë më që tek ajo sallë nuk gjenin mjetet për të bërë artin e tyre. Ata kërkonin një zgjidhje që të ishte e plotë, e sigurt për të ardhmen dhe përfundimtare.

Ky diskutim ka nisur që në vitet 50. U deshën 70-80 vjet që dëshira e tyre të kishte një zgjidhje dhe kjo zgjidhje ishte më e mira e mundshme për një teatër të ri, një teatër të investuar me paratë e taksapaguesve. Ky teatër nuk i përket vetëm të tashmes, por edhe të ardhmes.

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre. Pritet që të mbërrijë edhe kryeministri Edi Rama për përurimin e punimeve. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Teatri i ri/ Rama: Godinës së vjetër ia kisha shpallur luftën që kur isha ministër kulture

Teatri i ri, policia rrethon zonën, qytetarët-Veliajt: O hajdut! Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se e kishte patur plan që ta shembte godinën e Teatrit Kombëtar që në kohën që ka qenë ministër kulture. në fjalën që mbajti në përurimin e punimeve për Teatrin e ri, Rama tha se Teatri prej vitesh punonte në kushte të vështira dhe se kjo ishte ajo që e bindi të merrte hapin drejt një godine të re.

"Ja kisha shpallur luftën asaj godinë që në 98 kur isha ministër kulture. Kur mendon që nga 98 nderi sot, mund të ishin hedhur hapat e nevojshëm, realisht ka kaluar shumë kohë. E kam menduar shpesh pse komuniteti i teatrit, duke lënë mënjanë ata të cilët teatrin apo stadiumin apo sheshin i kanë parë si platforma për të kërcyer vallen e shpatave të politikës, pavarësisht simpative normale politike, kishin një mosbesim thuajse konsensual lidhur me këtë proces dhe lidhur me vullnetin për të ndërtuar më në fund një teatër të denjë. Ndoshta nuk i jap dot përgjigje kësaj pyetjeje, por besoj që një nga arsyet ishte se për shumë kohë, komuniteti i teatrit u pajtua me incercinë e të jetuarit dhe punuarit në kushte të vështira. Kaluan dekada me premtime, por asnjëherë nuk u bë mbarë njeri që t’i hynte punës për ndërtimin e një teatri të ri,"- tha Rama ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Rama në përurimin e punimeve për Teatrin: Kshu thanë dhe për stadiumin, por pas ndërtimit erdhi finalja evropiane

Teatri i ri, policia rrethon zonën, qytetarët-Veliajt: O hajdut! Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka krahasuar Teatrin e ri Kombëtar me stadiumin që u shemb dhe u rindërtua. I pranishëm në ceremoninë e përurimit të punimeve, Rama tha se stadiumi i vjetër ishte futur në listën e zezë të FIFA-s dhe UEFA-s. Ai shtoi më tej se me ndërtimin e godinës së re, erdhi dhe u luaj finalja evropiane.

"As për stadium nuk përdorej dot më sepse u fut në listën e zezë të FIFA-s dhe UEFA-s. ndërkohë vazhdonte një rezistencë absurd për të mos e prekur stadiumin. Stadium ishte vetëm në një pjesë si vlerë historike, pjesa tjetër ishte një shtesë që kishin sjellë vitet dhe nuk kishte asnjë vlerë. Ne e ndërtuam stadiumin, jam i bindur që askujt nuk i ka shkuar mendja se mund të vinte dita që në Shqipëri të luhej një finale evropiane,"- tha Rama ndër të tjera. 

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Nga Robert Ndrenika e Tinka Kurti, kush janë aktorët që marrin pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri

Teatri i ri, policia rrethon zonën, qytetarët-Veliajt: O hajdut! Rama:
Kryeministri Edi Rama dhe aktorët

TIRANË- Robert Ndrenika, Luiza Xhuvani, Artan Imami, Tinka Kurti, Luftar Paja, e shumë emra të tjerë, që kanë lënë gjurmë në skenën e Teatrit Kombëtar, ishin të pranishëm në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri. Po ashtu, të pranishëm ishin dhe artistë të tjerë si Kastriot Çaushi, Dritan Boriçi, Gaz Paja, Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Indrit Çobani dhe drejtori i ri i teatrit, Altin Basha.

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre. 

3 VITE ME PARE

Teatri i ri kombëtar, qytetari: Do futem mes policëve, erdha nga Franca, por s'më lejojnë

Teatri i ri, policia rrethon zonën, qytetarët-Veliajt: O hajdut! Rama:
Qytetarët tek Teatri i ri Kombëtar

TIRANË- Qytetarë të shumtë e konsiderojnë një vjedhje ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Në një pronomncim për Syri TV, një qytetar që ka ardhur nga Franca shprehet se kërkojnë ndërtimin e teatrit, ashtu siç ishte dhe aty ku ishte. Ai thotë se është i gatshëm të futet mes efektivëve për të nbdaluar punimet, por nuk e kanë lejuar. 

Pjesë nga prononcimi: 

Qytetari: Është një maskaradë e këtij shteti që s’ka të sosur nga prapësitë që i shkakton këtij populli. Është një vjedhje e madhe, një vjedhje e një karakteri të jashtëzakonshëm, një tejkalim pronësie nga ministria në bashki, nga bashkia te fadromat; nga fadromat prapë tek fadromat nga kërkesa për një Teatër aty ku ishte dhe siç ishte, tek një Teatër të modelit Veliaj që vetëm ai e di se kujt do t’i shërbejë.

Ju, do t’i kundërshtoni sot këto punime?

Qytetari: Patjetër, por s’më lënë të futem! Nuk më lënë të futem! Po kam dhe një gjë tjetër. Mbrëmë i kam bërë një thirrje, një apel ambasadores amerikane të vijë këtu. Të vijë këtu në mbështetje kauzës së Teatrit, për të treguar se SPAK-u, ëndrra e saj, gjithë kujdesi i saj për ta konstruktuar dhe jo vetëm për ta ideuar, do ta gjente sot zbatimin këtu, ashtu siç e kërkon rasti. Jo vetëm që nuk m’u përgjigjën, por ma kanë hequr nga Facebooku, ma kanë zhdukur nga të gjitha lidhjet që kam pasur unë, materialin që i kam adresuar asaj. Kjo vetëm në Shqipëri mund të ndodhë, në një shtet diktatorial tipik, tipik, që ia kalon të gjitha shteteve, jo vetëm rreth e rrotull, por edhe Pinoçetit po deshët ju. Tani, është e tepërt të flas më shumë, ajo që më intereson sot është të mbështes miqtë e mi; kam 5 vjet  që e ndjek këtë problem. Konkretisht kam ardhur nga Franca apostafat për të qenë prezent në këtë ditë të madhe. Unë e konsideroj ditë të madhe sepse mbrojtja e Teatrit ka qenë ditë e madhe që në indicjen e saj, që në ditën që ka filluar, ka qenë një kauzë që futi në gjirin e saj jo vetëm mbrojtësit e saj, por të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Republikës.

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre. Pritet që të mbërrijë edhe kryeministri Edi Rama për përurimin e punimeve.

3 VITE ME PARE

Punimet për Teatrin e ri, qytetarët-Veliajt: O hajdut shko në burg, do të të vijë dita. Kryebashkiaku: Mezi pres

Teatri i ri, policia rrethon zonën, qytetarët-Veliajt: O hajdut! Rama:
Erion Veliaj

TIRANË- Qytetarët kanë nisur të shfaqin kundërshtinë në lidhje me ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Të pranishëm në zonën e rrethuar nga policia ku pritet të nisin punimet, janë edhe qytetarë të shumtë. Ata u revoltuan akoma më shumë në momentin që mbërriti kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

 “O hajdut. Shko në gjykatë, shko në burg. Do të të vijë dita,”- i thanë ata.

“Mezi po e pres,”- u përgjigj Veliaj.

Në orën 10:30 pritet që të mbërrijë edhe kryeministri Edi Rama për përurimin e punimeve.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Pritet të nisin punimet për ndërtimin e Teatrit të ri, policia rrethon zonën, vendos kordon sigurie

Teatri i ri, policia rrethon zonën, qytetarët-Veliajt: O hajdut! Rama:
Punimet për teatrin e ri

TIRANË- Kanë nisur punimet për përgatitjen e terrenit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Që në orët e para të mëngjesit, Policia e Tiranës ka rrethuar zonën, pasi pritet që sot të nisin punimet për ndërtimin e teatrit. Policia ka marrë masa dhe ka vendosur kordon sigurie rreth zonës. Pritet që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar të dalë në protestë.

erion veliaj teatri i ri kombetar edi rama

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë