LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Një ditë pas gjyqit, Donald Trump rikthehet në Florida, flet nga rezidenca e tij: Krimi i vetëm që kam bërë është mbrojtja e SHBA-ve

•Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka folur për herë të parë pas përfundimit të gjyqit në Manhattan. •Pasi u rikthye në Florida, ai u shpreh se është i pafajshëm e se krimi i vetëm që ka bërë është mbrojtja e Amerikës.  •Ai tha se kjo është hera e parë që një ish president i SHBA-ve trajtohet në këtë mënyrë ndërsa tha se e gjithë bota po qesh me Amerikën. •Trump dyshohet se orkestroi skemën për të fshehur informacione që mund të dëmtonin fushatën e tij në zgjedhjet presidenciale pëmes një sërë pagesash false. •Trump është akuzuar për 34 vepra penale të falsifikimit të të dhënave të biznesit. •Dje ai u dorëzua pranë autoriteteve në Nju Jork dhe deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave. •Gjykatësi caktoi seancën e radhës me datën 4 dhjetor.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Trump...nesër dhe mundësia e një gjyqi/ Zgjedhjet presidenciale të 2024 janë të pasigurta, çfarë thonë SONDAZHET

Një ditë pas gjyqit, Donald Trump rikthehet në Florida, flet nga
Donald Trump

SHBA- Aktakuza formale e ngritur ndaj Donald Trump e ka bërë të pasigurtë garën për 'Shtëpinë e Bardhë' në vitin 2024, me republikanin që tani përballet me mundësinë e arrestimit dhe me presidentin aktual, Joe Biden që ende nuk e ka shpallur kandidaturën e tij. Para një gjyqtari në Nju Jork, Trump u deklarua i pafajshëm dhe tashmë është kthyer në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago, Florida, nga ku denoncoi "ndërhyrjen" e drejtësisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe i quajti akuzat kundër tij, "një fyerje për kombin".

"Krimi i vetëm që kam kryer ndonjëherë ishte mbrojtja e kombit tonë kundër atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë,"- i tha biznesmeni një turme mbështetësish.

Kandidat për mandatin e tretë për Shtëpinë e Bardhë, Trump tani do të përpiqet të shmangë kalvarin e një gjyqi, i cili mund të fillojë në janar 2024, pak përpara zgjedhjeve paraprake republikane për të zgjedhur kandidatin presidencial.

Fyerjet

Trump kaloi rreth dy orë në gjykatën e Manhattanit, ku u shoqërua nga një autokolonë nën masa të rrepta sigurie nga Trump Tower. Jashtë gjykatës mbështetësit dhe kundërshtarët e ish-presidentit kanë shkëmbyer fyerje në një atmosferë të tensionuar. Trump u detyrua të kalonte në procesin e zakonshëm kur u fut në gjykatë: ai dha emrin, moshën dhe profesionin e tij dhe iu morën shenjat e gishtave. Megjithatë, ai nuk është fotografuar për procesverbalet gjyqësore dhe as nuk është vënë në pranga.

Miliarderi është deklaruar i pafajshëm dhe thotë se është viktimë e një "gjuetie shtrigash" të orkestruar nga demokratët e Presidentit Joe Biden, të cilët "vodhën" fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Nga ana tjetër, presidenti amerikan tregoi se paraqitja e Trump në gjykatë “nuk është prioritet” për të.

Impakti dhe sondazhe

Trump është presidenti i parë i SHBA-së që akuzohet në historinë e Amerikës. Konkretisht ai akuzohet se ka “orkestruar” një sërë pagesash për t'u mbyllur gojën tre personaveqë mund ta preknin para zgjedhjeve të 2016-ës. Ekipi i ish-presidentit i pagoi 130,000 dollarë pornostares Stormy Daniels – me të cilin ai dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore – për të blerë heshtjen e saj.

"Donald Trump "nuk pushoi së gënjyeri","- tha Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, duke denoncuar, pas 5 viteve hetime të zyrës së tij.

“Ligji është i njëjtë për të gjithë,”- theksoi ai në një konferencë për media.

Duke folur nga Florida, ish-presidenti amerikan tha: Nuk e kisha menduar kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë. Një re shumë e errët ka mbuluar vendin tonë të dashur, por nuk kam asnjë dyshim se ne do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe.

Ndërkohë, popullariteti i Trump duket se po rritet, pjesërisht, thonë disa republikanë. Sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos të publikuar të hënën, Trump ka mbështetjen e 48% të votuesve republikanë – 4 pikë më shumë nga se kishte në muajin mars. Senatori i Floridës, Ron DeSandis, i cili është shfaqur si sfiduesi i tij më i frikshëm, mbështetet nga vetëm 19% e republikanëve – 11 pikë përqindje më pak.

3 VITE ME PARE

Gjyqi ndaj Trump/ Stormy Daniels “ironizon” me postimin e fundit: Është më argëtuese të jesh burri im seksi sesa...

Një ditë pas gjyqit, Donald Trump rikthehet në Florida, flet nga
Stormy Daniels, Donald Trump

SHBA- Stormy Daniels, e cila dyshohet se ka pasur një lidhje me ish-presidentin Donald Trump, pas daljes së tij në gjyq ka reaguar me anë të një postimi në Twitter. Pornostarja duket se ka ironizuar ish-presidentin e Amerikës, ku nuk e ka ndaluar ironinë duke e cilësuar Trump si burrin e saj seksi. 

"Vazhdoni të thoni "**********" sikur të jetë një gjë e keqe. Është padyshim më argëtuese të jesh nën mua burri im seksi, sesa të jesh në arrest,”- shkruan Daniels.

Trump dyshohet se ka pasur një lidhje me Stormy Daniels në vitin 2006, kur ajo ishte 27 vjeçe. Sipas akuzës, Daniels pretendon se ka patur marrëdhënie intime me Trump, i cili e ka blerë për të heshtur. Ish-presidenti i Amerikës është akuzuar për 34 vepra penale të falsifikimit të të dhënave të biznesit. Dje ai u dorëzua pranë autoriteteve në Nju Jork dhe deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave.

3 VITE ME PARE

Rrjetet sociale s'të falin! Pas gjyqit, qarkullojnë foto të Trump si i burgosur (Imazhet)

Një ditë pas gjyqit, Donald Trump rikthehet në Florida, flet nga
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump po shfaqet në rrjetet sociale si i burgosur. Imazhet e tij, duke i ngulur sytë në kamerë me një bluzë të zezë, me një sy anash, e të tjera me kostum portokalli, janë disa nga fotot që u shpërndanë si për të treguar sesi do dukej ai nëse do arrestohej me të vërtetë.

Këto janë vetëm disa nga imazhet që tregojnë sh-presidentit amerikan pas hekurave edhe pse 76-vjeçari nuk ka pozuar kurrë kështu.

Pasi u mor në paraburgim, Trump iu hodhën shenjat e gishtave si pjesë e procesit, por fotografia e tij nuk u mor, thanë dy zyrtarë. 

Imazhet, disa prej të cilave u krijuan duke përdorur AI, qarkulluan masivisht në rrjet.

Më poshtë shihni ato që u shpërndanë në Twitter... 

3 VITE ME PARE

Karen McDougal: Kush është gruaja e dytë në çështjen Trump?

Një ditë pas gjyqit, Donald Trump rikthehet në Florida, flet nga
Karen McDougal

SHBA- Çështja kundër Donald Trump është vënë në fokus të mediave pas një pagese të bërë për yllin porno Stormy Daniels. Por, prokurori ka përmendur edhe një grua tjetër. Sipas dokumenteve të sfondit, një pagesë është bërë në emër të Trump për "Woman 1", për të cilën provat thonë se është Karen McDougal.

McDougal është një ish-modele e Playboy dhe, ashtu si Daniels, pretendoi se kishte një lidhje me Trump. Ajo tha se zgjati 10 muaj por Trump e ka mohuar që të ketë ndodhur ndonjëherë, shkruan BBC.

Një ditë pas gjyqit, Donald Trump rikthehet në Florida, flet nga

Ja çfarë dihet për McDougal

E lindur në Gary, Indiana, përpara se të transferohej në Michigan, McDougal filloi fillimisht të modelonte në të 20-at e saj. Ajo iu bashkua Playboy-t e ne vitin 1998 u votua "Shoqja e lojës së viteve 90", e dyta pas Pamela Anderson.

Më vonë ajo punoi si modele fitnesi, duke u bërë gruaja e parë që u shfaq në kopertinën e revistës Men's Fitness në 1999. Ajo u shfaq gjithashtu në reklama televizive dhe në role të vogla aktrimi, si dhe në filmin e vitit 2000 Charlie's Angels.

Në vitin 2006, revista New Yorker raportoi se sipas McDougal, ajo u takua me Trump në rezidencën Playboy në Los Anxhelos, ku ai po regjistronte një episod të The Apprentice. Ajo më vonë shkroi se Trump, i cili ishte i martuar në atë kohë, "menjëherë më pëlqeu, vazhdoi të fliste me mua duke më thënë se sa e bukur isha".

McDougal pretendon se ajo dhe Trump kishin një lidhje 10-mujore dhe ata panë njëri-tjetrin "të paktën pesë herë në muaj". Ajo e përshkroi marrëdhënien për CNN si të dashur dhe konsensuale.

Në vitin 2016, në prag të zgjedhjeve presidenciale, McDougal nënshkroi një marrëveshje me vlerë 150,000 dollarë (106,000 £) për të treguar historinë e saj ekskluzivisht për gazetën tabloid, National Enquirer.

Marrëveshja e ndalonte atë të fliste publikisht për aferën e supozuar. Megjithatë, artikulli nuk u publikua kurrë dhe McDougal këmbëngul se ajo u mashtrua për të heshtur për marrëdhënien.

Blerja e një historie qëllimisht për ta varrosur më pas njihet si "kap dhe vrit" thuhet se e bëri këtë për të shtypur historitë negative për Trump.

Në vitin 2021, Komisioni Federal i Zgjedhjeve i SHBA, i cili është përgjegjës për zbatimin e ligjit për financimin e fushatës, zbuloi se botuesi i Enquirer ka shkelur ligjet zgjedhore duke paguar për të drejtat e historisë së McDougal dhe duke mos e publikuar kurrë atë.

Ai zbuloi se paratë, të cilat i ishin paguar McDougal gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, përbënin një kontribut të paligjshëm për fushatën.

McDougal tani e përshkruan veten si modele, avokate dhe zëdhënëse.

Në vitin 2018, ajo i kërkoi falje publike gruas së Trump, Melania, për lidhjen e supozuar, duke thënë: "Më vjen keq. Nuk do të doja që kjo të më bëhej mua".

Aktakuza me të cilën po përballet tani Trump ka si pretendim vetëm pagesën e parave ndaj Stormy Daniels./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“Vendi ynë po shkon në ferr”/ Trump flet nga rezidenca e tij në Florida: Akuza u ngrit për të ndërhyrë në zgjedhje

Një ditë pas gjyqit, Donald Trump rikthehet në Florida, flet nga
Donald Trump

SHBA- Donald Trump mbajti mbrëmjen e kaluar fjalimin e tij para qindra mbështetësve në pronën e tij në Florida, pasi ai u bë ish-presidenti i parë i SHBA që u përball me akuza penale. Ish-presidenti 76-vjeçar tha se: "asnjëherë nuk e kishte menduar se diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë. Krimi i vetëm që kam kryer është të mbroj pa frikë kombin tonë nga ata që kërkojnë ta shkatërrojnë atë,".

Ai tha se SHBA "po shkon në ferr" dhe thotë se edhe njerëzit "që nuk janë fansa të mëdhenj" të tij kanë thënë se kjo "nuk duhet të ndodhë".

Trump pretendon se ajo që po përballet është "ndërhyrje në zgjedhje" dhe pretendon se "një prokuror lokal racist në Atlanta" po përpiqet të "bëjë gjithçka" në fuqinë e tij për ta paditur atë.

Ai tha: “Ky rast i rremë është sjellë vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 dhe duhet të hiqet menjëherë”.

Ai pretendon se Biden "kishte dokumente të klasifikuara të cilat i mori kur ishte senator" dhe vazhdoi duke thënë se "ai nuk po ngacmohet dhe përndiqet siç janë njerëzit që punojnë për mua".

Duke tërhequr vëmendjen te aktakuza e tij, ai thotë se "ky është një persekutim jo një hetim" por "kokat tona janë shumë lart".

Një ditë pas gjyqit, Donald Trump rikthehet në Florida, flet nga

Për herë të parë në histori, një ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është paraqitur në gjykatë si i pandehur nën akuza penale. Prokurorët thonë se Trump u përpoq të ndikonte tek rezultati i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 duke u përpjekur të bllokonte lajmet që mund ta dëmtonin kandidaturën e tij dhe më pas duke fshehur natyrën e vërtetë të pagesave për të blerë heshtjen.

Akuzat penale rrjedhin nga tre raste të veçanta, ku ish-presidenti dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë bërë pagesa për të blerë heshtjen e tre individëve gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2016.

Pagesat, thotë aktpadia, u bënë për të blerë heshtjen e dy grave që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie intime me Trump, shumë vite më parë, dhe një pagesë për të blerë heshtjen e një punonjësi të kullës Trump i cili pretendonte se Trump kishte një fëmijë në një lidhje jashtëmartesore.

Trump është akuzuar për 34 vepra penale të falsifikimit të të dhënave të biznesit. Dje ai u dorëzua pranë autoriteteve në Nju Jork dhe deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave. 

Gjykatësi caktoi seancën e radhës me datën 4 dhjetor. Avokatët e Trump kërkuan që ai të përjashtohej nga pjesmarrja personalisht në seancë për shkak të sigurisë së jashtëzakonshme që kërkohet. Prokurorët kërkuan që gjyqi të caktohet në janar, disa javë para votimeve paraprake të kandidatëve republikanë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Avokatët e Trump kërkuan që gjyqi të shtyhej për në pranverë. Gjykatësi ende nuk ka caktuar një datë, sipas njoftimeve deri në momentin e publikimit të artikullit./Dosja.al

donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet