LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Dështon" takimi në Bruksel! Vuçiç: Bisedimet me Kurtin, pa sukses! Propozimi i Borrell: Implementim paralel! Kurti: S'ka kompromis!

•Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë zhvilluar një takim në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve. •Në përfundim të takimit Vuçiç tha se bisedimet përfunduan pa sukses në gjetjen e një rruge drejt procesit të dialogut. •Në konferencë për gazetarët Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell propozoi si zgjidhje implementimin paralel të obligimeve që dalin nga Dialogu dhe Marrëveshja e Ohrit, duke theksuar Asociacionin si prioritet. •Ai tha se Albin Kurti, s’ka pranuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit duke insistuar në formalizmin e njohjes de-facto si një hap i parë. •Sa i takon Vuçiçit, ai tha se presidenti serb ka pranuar propozimin evropian, edhe pse në fillim kishte shkuar në Bruksel me një propozim të vetin. •Ndërsa kryeministri Kurti i ka cilësuar si kushtëzim të zbatimin e marrëveshjes së Ohrit me Asociasionin propozimet nga Serbia dhe se për këtë arsye nuk ka patur kompromis. •Në takimet veçmas dhe trepalëshe me Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak u bisedua për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. •Gjithashtu u diskutua për tensionet dhe gjetjen e rrugës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok.Pa

11 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

'Për të ardhur keq'/ Kurti pas takimit me Vuçiç: Në tryezën e Brukselit nuk u propozua asgjë! Kushtëzimi i Serbisë është bërë qëndrim i Lajçakut

"Dështon" takimi në Bruksel! Vuçiç: Bisedimet
Albin Kurti

BRUKSEL-  Kryeministri Albin Kurti, pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi tha se nuk ka pranuar propozimet, të cilat sipas tij, kushtëzojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit me Asociasionin. Kurti ka thënë se dokumenti i propozuar sot nga Serbia, s’është propozim por kushtëzim, duke shtuar se të vetmin propozim sot në Bruksel e ka bërë Kosova. 

“Është për të ardhur keq se pikërisht kur jam konstruktiv dhe bëj propozime, shkaktohet njëfarë lloj nervoze në dhomë dhe vështirësohet dialogu. Është për të ardhur keq që Lajçak e ka pranuar propozimin e Serbisë. Këtë propozim këtë sekuencë se si duhet të jenë hapat se si duhet zbatuar marrëveshjen bazike. Pala tjetër, presidenti i Serbisë s’ka dhënë asnjë propozim dhe takimi nuk ka pasë një rezultat. S’ka mund të ketë kompromis meqë s’mund të ketë mes sekuencimit dhe kushtëzimit. Dokumenti nuk ka datë, po rrjedha është e qartë që ky dokument është shkruar marrëveshja. Nuk ka pasur asnjë propozim në tryezën e Brukselit, përveç se asaj që kam sjell unë si kryeministër”, tha Kurti. 

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell pas takimit deklaroi se BE-ja ka propozuar implementim paralel të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Ohirt, por sipas tij kryeministri Albin Kurti ka refuzuar që të nisë i pari me themelimin e Asociacionit. Ai gjithashtu ka deklaruar se Serbia ka pranuar propozimin e BE-së për proces paralel të implementimit të pikave të marrëveshjes.

2 VITE ME PARE

'Vuçiç e pranoi propozimin tonë'/ Borell: Kurti s’ishte gati të nisë procesin e themelimit të Asociacionit

"Dështon" takimi në Bruksel! Vuçiç: Bisedimet
Josep Borrell

BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell në konferencën për media deklaron se Brukseli ka propozuar si zgjidhje implementimin paralel të obligimeve që dalin nga Dialogu dhe Marrëveshja e Ohrit, duke theksuar Asociacionin si prioritet. 

Megjithatë thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, s’ka pranuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit duke insistuar në formalizmin e njohjes de-facto si një hap i parë. Borell thotë se Vuçiç e ka pranuar propozimin evropian, edhe pse në fillim kishte shkuar në Bruksel me një propozim të vetin.

“Fatkeqësisht pas një takimi të gjatë, Kurti nuk ishte i gatshëm të vazhdojë për fillimin e procesit të krijimit të Asociacionit. Ai insistonte në formalizimin e njohjes de-facto, si hap i parë. Duhet të them që Vucic e pranoi propozimin evropian për implementimin e marrëveshjes. Ai erdhi me propozimin e vetë, por e pranoi propozimin tonë. Provuam fortë, por fatkeqësisht nuk ishte e mundur të kapërcenim dallimet. Nuk kishte progres në de-eskalimin e tensioneve në veri. Si rikujtesë, 27 shtete anëtare kanë kërkuar për hapa konkret për zgjidhjen e krizës. Disa hapa janë marrë nga Kosova, por ata dështuan të plotësojnë kushtet për de-eskalim të plotë”, ka thënë Borell.

Takimi i sotëm është përballja e parë që nga protestat e dhunshme të serbëve lokalë ndaj forcave policore të Kosovës dhe KFOR, duke kërkuar largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat në veri.

2 VITE ME PARE

Vuçiç: Nëse kryetarët e komunave në Veri dorëhiqen, do të bëj çmos që serbët të dalin në zgjedhje

"Dështon" takimi në Bruksel! Vuçiç: Bisedimet
Aleksandër Vuçiç

SERBI-  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe ndërmjetësit europianë, ka folur para gazetarëve në Bruksel. Pas 3 orësh takime  të veçanta dhe trepalëshe, bisedimet përfunduan pa sukses. Vuçiç foli edhe për zgjedhjet në veri të vendit, i cila tha se nëse kryetarët aktualë dorëhiqen, ai do t’i bindë serbët të dalin në zgjedhje.

“Nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqjen, do të bëj çmos që serbët të marrin pjesë në zgjedhje. Është e kotë të flasim për këtë tani”, tha ai kur u pyet nëse është folur për zgjedhje në veri.

Sipas tij kryeministri Albin Kurti po shmang formimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Të gjithë kemi kërkesat tona. Kosova i ka kërkesat e veta, ne i kemi tonat. Tek e fundit ne si Serbi i ka pranuar kompromiset e BE-së. Kurti nuk i ka pranuar. Është e qartë që Kurti po i ik reformave, do të thotë formimit  të Asociacionit. Serbia nuk po i ik përgjegjësive të saj”, tha ai.

Ai shtoi se në takim është biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës dhe se ka theksuar se arrestimi dhe ndalimi i përditshëm i serbëve shqetëson dhe pengon çdo proces të vendosjes së marrëdhënieve racionale. 

2 VITE ME PARE

Takimi me Albin Kurtin në Bruksel, Aleksandër Vuçiç: Përfundoi pa sukses

"Dështon" takimi në Bruksel! Vuçiç: Bisedimet
Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandës Vuçiç tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfunduan pa sukses.

"Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar. Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit të komunave [me shumicë] serbe. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj", tha Vuçiç.

2 VITE ME PARE

Takimi në Bruksel/ Borrell: Është koha për të filluar zbatimin e marrëveshjes, Kurti dhe Vuçiç të marrin përgjegjësi

"Dështon" takimi në Bruksel! Vuçiç: Bisedimet
Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak

BRUKSEL- Gjatë takimit të nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, tha se është koha që marrëveshja drejt rrugës për normalizimin e marrëdhënieve të fillojë të zbatohet seriozisht dhe që sot të bëhet e qartë nëse palët janë të gatshme të marrin përgjegjësi.

“Kam pritur presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Aljbin Kurti në një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut në Bruksel. Është koha që të fillojmë seriozisht zbatimin e marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse ata janë të gatshëm të marrin përgjegjësi”, ka shkruar Borrell në platformën X (Twitter).

Pas takimit trepalësh i përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, pritet dhe një deklaratë për mediat nga Borrell, i cili do të shpalosë detaje. 

2 VITE ME PARE

Brnabiç për takimin në Bruksel: Do të doja të arrihej një marrëveshje, por Kurti ka treguar se nuk do të ndodhë

"Dështon" takimi në Bruksel! Vuçiç: Bisedimet
Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja Ana Brnabiç thotë se nuk është optimiste se do të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës sot në Bruksel, raporton Alo.rs.

"Vuçiç ka mjaft fokus, stabilitet emocional dhe forcë për të lënë pas gjithçka që po ndodh për të mbrojtur interesat tona në mënyrën më të mirë sot. Dëshiroj të arrijmë një marrëveshje, që të vazhdojmë me rritjen dhe zhvillimin e vendit. Këto janë biseda të vështira, dikush që nuk merr pjesë në to nuk mund ta imagjinojë atmosferën, sepse duhet të jesh i fokusuar dhe të mos biesh pre e provokimeve të Kurtit,"- tha Brnabiç.

2 VITE ME PARE

Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi! Nis takimi trepalësh, Kurti përballë Vuçiç

"Dështon" takimi në Bruksel! Vuçiç: Bisedimet
pamje nga takimi

BRUKSEL- Ka nisur takimi i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me prani të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Fillimisht diplomatët kanë zhvilluar takime të veçanta me liderët e dy vendeve. Temë diskutimi në takimin trepalësh do të jetë zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiç në muajin Shkurt.

Në përfundim pritet të ketë edhe një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Borrell, i cili do të shpalosë detaje rreth takimit mes tyre.

2 VITE ME PARE

VIDEO- Pas Vuçiç, Kurti takohet me Borrell e Lajçak

"Dështon" takimi në Bruksel! Vuçiç: Bisedimet
Albin Kurti

BRUKSEL- Ka nisur takimi i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. 

Para këtij takimi zyrtarët e BE-së kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Pas këtyre bisedimeve pritet të zhvillohet edhe një takim trepalësh.

2 VITE ME PARE

Bisedimet në Bruksel/ Borrell pret të parin presidentin e Serbisë, më pas takim me Kurtin (VIDEO)

"Dështon" takimi në Bruksel! Vuçiç: Bisedimet
Aleksandër Vuçiç dhe Josep Borrell

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar me zëvendës President i Komisionit Evropian, Josep Borrell, raporton Alo.rs.

Ka qenë Borrell ai që ka pritur Vuçiç, me të cilin do të zhvillojë bisedime të veçanta, përpara një takimi të përbashkët trepalësh.

Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, pas takimit në orën 09:00, nga ora pritet 10:00 nis takimi Borrell-Lajçak-Kurti, ndërsa në orën 11:00 është paraparë që të zhvillohet takimi trelateral.

2 VITE ME PARE

Takimi Kurti- Vuçiç në Bruksel, çfarë pritet të ndodhë pas bisedimeve

"Dështon" takimi në Bruksel! Vuçiç: Bisedimet
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti

BRUKSEL- Për herë të parë pas më shumë se katër muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i procesit, ka njoftuar se takimet nisin nga ora 09:00.

Fillimisht, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, presin njërin përfaqësues, pastaj tjetrin.

Takimi trepalësh do të mbahet më vonë gjatë ditës dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.Kjo marrëveshje me 11 nene parasheh, mes tjerash, një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë; kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, dhe i obligon ato që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Kurti dhe Vuçiç, sipas agjendës që ka publikuar BE-ja, do të diskutojnë edhe për “çështjet aktuale”. Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje që t’i marrin seriozisht obligimet e tyre.

Përballje në kohë tensionesh

Takimi vjen në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku jetojnë rreth 50.000 serbë dhe përbëjnë shumicën lokale. 

Situata atje është acaruar qysh nga fundi i majit. Atëkohë, grupe serbësh kanë nisur protestat për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë – nën përcjelljen e policisë – në zyrat e komunave në veri. Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit që janë mbajtur në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por që janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.

Protestat në zonë janë shndërruar disa herë në përleshje të dhunshme – më të rëndat kanë qenë më 29 maj, kur dhjetëra ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë mbetur të plagosur. Duke e bërë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës për situatën e krijuar, Bashkimi Evropian ka kërkuar prej saj që t’i ulë tensionet duke i pezulluar operacionet policore në veri, duke i zhvendosur kryetarët e komunave në zyra alternative dhe duke shpallur zgjedhje të reja.

Qeveria e Kosovës ka përgjysmuar praninë e njësive policore në ndërtesat komunale në veri dhe ka shprehur gatishmëri për organizimin e zgjedhjeve të reja. Për këtë qëllim, ajo ka nxjerrë edhe një udhëzim administrativ, por që, sipas njohësve të çështjeve zgjedhore, ai vështirë se çon në proces të ri zgjedhor.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili vazhdimisht ka bërë thirrje për shtensionimin e situatës në veri, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se “rruga më e shpejtë dhe më e lehtë për zgjedhjet e reja” do të ishte “nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë japin dorëheqje”. Por, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, ka thënë se një veprim i tillë është “kërkesë vetëm e Beogradit”.

Tensionet në veri e kanë bërë Kosovën subjekt të masave ndëshkuese edhe nga BE-ja, edhe nga SHBA-ja, pasi e kanë fajësuar për moskoordinimin e veprimeve me to.

Mbi 12 vjet dialog

Kosova – e cila ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 – dhe Serbia – që vazhdon ta kundërshtojë atë – janë të angazhuara në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, bisedimet kanë nisur fillimisht për çështje teknike, për të kaluar pastaj në nivel politik.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje – nga lëvizja e lirë deri te çështja e të zhdukurve nga lufta e viteve 1998/99 – por shumë prej tyre nuk janë zbatuar. Bashkimi Evropian kërkon vazhdimisht nga to që të zbatojnë gjithçka të dakorduar.
Normalizimi i marrëdhënieve, njëherësh, është kusht për të dyja vendet që të përparojnë në procesin e integrimit në Bashkimi Evropian.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE vitin e kaluar, ndërsa Serbia është vend kandidat nga viti 2012.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë muajin e kaluar se BE-ja do të mund të pranojë vende të reja anëtare deri në vitin 2030, por se ato “nuk duhet të importojnë konflikte nga e kaluara”.

Marrë nga REL

takimi kurti-vucic 14 shtator 2023

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron