Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Sot është konstituuar Komisioni i Dezinformimit teksa afati të cilin ia vendosi opozitës për të zënë vendet në komision mbaroi, dhe kryetari Erion Braçe nisi punën pa ta. • Mbledhja nisi rreth orës 09:00.• Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se burimet dhe influencat mediatike mundet që të jenë rrezik real për institucionet e demokracisë. • Nikolla theksoi se ndihet e keqardhur për mosprezencën e opozitës. • Kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe, tha se ky komision nuk ka për qëllim të përndjekë as individë as organizata. • Braçe shtoi se qëllimi i Komisionit është të njohë, të mbledhë të dhëna dhe analizojë gjetje dhe të organizojë një masë kritikë shoqërore të institucioneve publike dhe private për t’iu përgjigjur në mënyrë të tillë, të organizuar, një lufte të organizuar të shteteve jo mike dhe qëllime të tyre malinje. • Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi shprehu keqardhje për mospraninë e opozitës, ndërsa shtoi se puna e këtij komisioni nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës. • Çuçi tha se dëzinformimi sot është një shqetësim që lidhet më së shumti edhe me zhvillimin e teknologjisë e që bota demokratike duhet t'i përgjigjet siç duhet me vendosjen e rregullave.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin është konstituuar ditën e sotme me votat e mazhorances, ndërsa opozita nuk ka marrë pjesë. Kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe, tha se ky komision nuk ka për qëllim të përndjekë as individë as organizata.
Braçe shtoi se qëllimi i Komisionit është të njohë, të mbledhë të dhëna dhe analizojë gjetje dhe të organizojë një masë kritikë shoqërore të institucioneve publike dhe private për t’iu përgjigjur në mënyrë të tillë, të organizuar, një lufte të organizuar të shteteve jo mike dhe qëllime të tyre malinje.
“Ky komision është ngritur me vendim të Kuvendit dhe përbërja e tij është miratuar po me vendim të Kuvendit. Kuorumi është i plotësua për ditën e sotme, me anëtarët e përhershëm dhe zëvendësues, kam nderin që në mbledhjen e këitij komisioni është dhe Lindita Nikolla.
Përtej vendimeve formale të Kuvendit, ngritja e këtij komisioni mbështet në dokumente të rëndësishme. Dua të theksoj se ky komision nuk ka për qëllim të përndjekë as individë as organizata, por do të njohë, të mbledhë të dhëna dhe analizojë gjetje dhe të organizojë një masë kritikë shoqërore të institucioneve publike dhe private për t’iu përgjigjur në mënyrë të tillë, të organizuar, një lufte të organizuar të shteteve jo mike dhe qëllime të tyre malinje, të shtuara dhe për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndaj Shqipërisë si një faktor kyç pro perëndimor stabiliteti në Evropën juglindore anëtare e NATO-së dhe në negociata me BE”, tha Braçe.
TIRANA- Sot është mbledhur Komisioni Posaçëm për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit. Kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe ka hapur fjalën, ndërsa theksoi se është plotësuar kuorumi për këtë mbledhje.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se burimet dhe influencat mediatike mundet që të jenë rrezik real për institucionet e demokracisë. Nikolla theksoi se ndihet e keqardhur për mosprezencën e opozitës.
“Mjetet e komunikimit shpërndajnë lajme dhe informacione mbi atë që ndodh në botë. Distanca në këtë botë, është e vogël. Këto transformime janë shumë të mira, por ka raste që këto burime informacioni mund të dezinforojnë dhe mund të çojnë drejt dhunës dhe konflikteve. Ndërkohë, në disa raste këto burime dhe influenca janë rrezik real për institucionet demokratike”, tha Nikolla.
TIRANA- Komisioni i Dezinformimit është mbledhur ditën e sotme dhe opozita nuk është paraqitur për të marrë pjesë. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi shprehu keqardhje për mospraninë e opozitës, ndërsa shtoi se puna e këtij komisioni nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës.
“Pa u zgjatur do të doja që të uroja punë të mbarë këtij komisioni, sepse është nga ata komisioni që nuk duhen parë në këtë pikë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës dhe më vjen keq që kolegët e opozitës, me gjithë ftesën e vazhdueshme nga kryetarja e Kuvendit, ende sot nuk kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur në këtë komision...
Vërtet është nga ato komisionet që nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës. Me vjen keq që kolegët e opozitës ende sot nuk kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur. Dizinformimi është një fenomen historik prej Egjipit të lashtë dhe deri më sot, madje deri në atë pikë sa kanë deformuar fakte historike. Ajo që na ul sot në këtë komision është shqetesimi që ka bota perëndimore demokratike se ky fenomen mund të cënoje vlerat tona demokratike", tha Çuçi.
Në vijim të fjalës së tij, Çuçi tha se dezinformimi sot është një shqetësim që lidhet më së shumti edhe me zhvillimin e teknologjisë e që bota demokratike duhet t'i përgjigjet siç duhet me vendosjen e rregullave.
"Besoj se ky komision është gjeja më e domosdoshme që parlamenti shqiptar duhet të bëjë një orë e më parë. S'duhet të ketë asnjë paranoje që ky komision do të ngrejë mazhorancën kundër lirisë se medias. Ne jemi këtu për të parë se si Shqiperia do ti' përgjigjet këtij shqetësimi", tha ai.
TIRANA- Sot konstituohet Komisioni i Dezinformimit teksa afati të cilin ia vendosi opozitës për të zënë vendet në komision mbaroi, dhe kryetari Erion Braçe do ta nisë punën pa ta. Mësohet se mbledhja e parë e konstituimit do të mbahet sot në orë 9:00, me praninë e 6 anëtarë të mazhorancës dhe 2 përfaqësues të grupeve të vogla parlamentare.
Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin do të funksionojë për një afat kohor 1-vjecar, dhe synon të nxisë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike duke nisur nga fushatat e dezinformimit nëpërmjet mediave tradicionale dhe atyre sociale, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë si dhe ndikimin keqdashës ekonomik të aktorëve publike dhe minimin e veprimtarisë së shoqërisë civile.
Ngritja e Komisionit erdhi si propozim i socialistëve me firmat e 7 deputetëve, kërkesë që sipas tyre ndjek të njëjtën linjë me vendet perëndimore dhe parlamentin evropian në luftën kundër dezinformimin dhe ndërhyrjen nga vendet e huaja.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është i vendosur të mos marrë pjesë në këtë komision, pavarësisht thirrjeve së përsëritura për tu ulur në tryezë. Ndërkohë, ftesës i janë përgjigjur vetëm Mesila Doda, ndërsa grupi “Aleanca për Ndryshim” ka konfirmuar se do të përfaqësohet me Fatmir Mediun.