LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Operacion antidrogë në Shqipëri/ Shkatërrohen 23 grupe kriminale, 214 të arrestuar, 82 në kërkim

•214 persona kanë përfunduar në pranga në operacionin antidrogë 'Tempulli'.• Në një konferencë për shtyp, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha se fokusi i operacionit të koduar “Tempulli” ishte goditja e shpërndarjes së drogës në afërsi të shkollave, por edhe ambienteve të tjera. •Në total janë lëshuar 296 masa sigurie arrest në burg dhe janë kontrolluar 356 ambiente të ndryshme. •Janë ekzekutuar 214 masa sigurie arrest me burg, 19 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 82 persona janë shpallur në kërkim. •Një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora. •Gjatë këtij operacionit janë sekuestruar lëndë narkotike si kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri, vlera monetare të konsiderueshme.

12 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Trafikant droge, arrestohet 'Ujku i Cërrikut' nga operacioni Tempulli, momenti që ulëret kur shoqërohet në polici

Operacion antidrogë në Shqipëri/ Shkatërrohen 23 grupe
Saimir Rexhepi

TIRANË- Saimir Rexhepi është një nga të arrestuarit e megaoperacionit policor 'Tempulli' ditën e sotme. Rexhepi, për publikun e gjerë njihet me nofkën 'Ujku i Cërrikut' është një nga fenomenet e rrjeteve sociale. Ai është bërë i njohur nga emisioni 'Zonë e Lirë', teksa e quan vetën ujk.

Rexhepi, i cili jeton në Cërrik, shpesh shihet në rrugët e Tiranës me një kurorë që mban në kokë. Dhe në momentin e arrestimit të tij, Ujku i Cërrikut, nuk e ka hequr kurorën. Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, Rexhepi në momentin që shoqërohet në polici, është me kurorë në kokë dhe ulëret.


Çfarë është operacioni Tempulli?

Në kuadër të operacionit që zgjati rreth 8 muaj janë bllokuar sasi të mëdha droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla Policia ka sekuestruar 829 kg kanabisi një pjesë e përpunuar në formë çokollatë, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë, 15 kg drogë ekstazi. Gjithashtu 1541 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për shitje lëndësh narkotike, janë ushtruar kontrolle në 356 ambjente të ndryshme, janë goditur 23 grupe kriminale, 214 masa sigurie janë ekzekutuar, në kërkim janë shpallur 82 persona, 19 persona janë arrestuar ne flagrancë. Policia ka sekuestruar edhe aparate celularë, makina, armë, para dhe mjete që përdorenin për peshimin e drogës dhe ndarjen në doza të vogla. Sipas Rrumbullakut, një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ U goditën 23 grupe kriminale, dalin pamjet e megaoperacionit, sekuestrohen para, armë dhe drogë

Operacion antidrogë në Shqipëri/ Shkatërrohen 23 grupe
pamje nga operacioni

TIRANË- Janë publikuar pamje nga arrestimet e kryera orët e para të ditës së sotme në kuadër të megaoperacionit "Tempulli" kundër prodhimit, shpërndarjes dhe shitjes së drogës. Në kuadër të operacionit që zgjati rreth 8 muaj janë bllokuar sasi të mëdha droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla Policia ka sekuestruar 829 kg kanabisi një pjesë e përpunuar në formë çokollatë, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë, 15 kg drogë ekstazi.

Gjithashtu 1541 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për shitje lëndësh narkotike, janë ushtruar kontrolle në 356 ambjente të ndryshme, janë goditur 23 grupe kriminale, 214 masa sigurie janë ekzekutuar, në kërkim janë shpallur 82 persona, 19 persona janë arrestuar ne flagrancë. Policia ka sekuestruar edhe aparate celularë, makina, armë, para dhe mjete që përdorenin për peshimin e drogës dhe ndarjen në doza të vogla. Sipas Rrumbullakut, një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjatë këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në banesa dhe në ambiente të tjera, deri tani janë sekuestruar:

-13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike);

-134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;

-225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë;

-Gjithashtu, janë sekuestruar 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente false.

2 VITE ME PARE

Megaoperacioni "Tempulli" në Tiranë/ E përdorte si pikë shitjeje të drogës, në pranga dhe një menaxher i një lokali në ish-Bllok

Operacion antidrogë në Shqipëri/ Shkatërrohen 23 grupe
foto ilustruese

TIRANË- Mbi 200 persona janë arrestuar dhe 82 të tjerë janë shpallur në kërkim si rezultat i megaoperacionit “Tempulli” që u shtri në gjithë vendin.

Numri më i lartë i arrestimeve ishtë në Tiranë, ku 22 prej tyre janë kapur në Kombinat dhe mësohet se e kishin kthyer zonën në një pikë të shpërndarjes së drogës.Gjithashtu mësohet se në pranga ka përfunduar edhe një menaxher i një lokali në ish-Bllok, pasi në ambientet e tij shpërndahej droga.

Droga e ardhur nga Kanadaja kishtë ardhur për herë të parë në Shqipëri dhe është shumë më e fortë se kanabisi që kultivohet brenda vendit, me 5 apo 6 fish më shumë efekt, si rrjedhojë edhe më e shtrenjtë.

Në kuadër të operacionit që zgjati rreth 8 muaj janë bllokuar sasi të mëdha droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla Policia ka sekuestruar 829 kg kanabisi një pjesë e përpunuar në formë çokollatë, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë, 15 kg drogë ekstazi. Gjithashtu 1541 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për shitje lëndësh narkotike, janë ushtruar kontrolle në 356 ambjente të ndryshme, janë goditur 23 grupe kriminale, 214 masa sigurie janë ekzekutuar, në kërkim janë shpallur 82 persona, 19 persona janë arrestuar ne flagrancë. Policia ka sekuestruar edhe aparate celularë, makina, armë, para dhe mjete që përdorenin për peshimin e drogës dhe ndarjen në doza të vogla. Sipas Rrumbullakut, një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora.

2 VITE ME PARE

Megaoperacioni “Tempulli’/ Policia: Shkatërrohen 23 grupe kriminale në Shqipëri, 214 në pranga, 82 në kërkim

Operacion antidrogë në Shqipëri/ Shkatërrohen 23 grupe
mehmet rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Mehmet Rrumbullaku në një konferencë për mediat ka dhënë detaje nga megaoperacioni "Tempull" për goditjen e rrjeteve kriminale për prodhimin, shpërndarjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni i nisur që në orët e para të mëngjesit u zhvillua në të njëjtën kohë në të gjithë territorin e vendit.

Në kuadër të operacionit që zgjati rreth 8 muaj janë bllokuar sasi të mëdha droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla Policia ka sekuestruar 829 kg kanabisi një pjesë e përpunuar në formë çokollatë, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë, 15 kg drogë ekstazi.

Gjithashtu 1541 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për shitje lëndësh narkotike, janë ushtruar kontrolle në 356 ambjente të ndryshme, janë goditur 23 grupe kriminale, 214 masa sigurie janë ekzekutuar, në kërkim janë shpallur 82 persona, 19 persona janë arrestuar ne flagrancë.

Policia ka sekuestruar edhe aparate celularë, makina, armë, para dhe mjete që përdorenin për peshimin e drogës dhe ndarjen në doza të vogla. Sipas Rrumbullakut, një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora.

2 VITE ME PARE

Operacioni antidrogë në vend/ Kanabisi erdhi nga Kanadaja me postë, i fshehur në… konserva peshku

Operacion antidrogë në Shqipëri/ Shkatërrohen 23 grupe
foto ilustruese

TIRANË-Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar në Tiranë dhe në 7 qytete të tjera të vendit ka çuar në arrestimin ë mbi 200 personave.

Detaje të reja janë zbardhur nga ky operacion ku mësohet se kanabisi i sekuestruar në Tiranë kishte ardhur më postë nga Kanadaj i fshehur në konserva peshku.

Mësohet se një drogë e re xhelatinoze ka dalë në qarkullim dhe vjen nga Kanadaja. Lënda narkotike vjen në formën e konservave të peshkut me përqindje të lartë THC. Ndërsa një lloj tjetër është në formën e tubave, me origjinë po nga Kanadaja.

2 VITE ME PARE

Durrës, Vlorë dhe Sarandë/ 75 të arrestuar nga operacioni anti-drogë, sekuestrohen edhe armë zjarri

Operacion antidrogë në Shqipëri/ Shkatërrohen 23 grupe
Policia

TIRANË- Megaoperacioni që u zhvillua në disa qytete të Shqipërisë, ka vënë në pranga 20 persona në Durrës.

Ky operacion anti drogë po zhvillohet edhe në qarkun e Vlorës. Janë 50 të shoqëruar në qytetin e Vlorës gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm. Aksioni gjatë natës është zhvilluar nga policia e Vlorës, ndihmuar nga FNSH dhe strukturat e tjera policore. Ndërkohë një person tjetër është arrestuar në Himarë me kokainë në banesë.

Policia ka sekuestruar edhe sasi lëndë narkotike, canabis, kokainë dhe armë zjarri. Ndërsa në qytetin e Sarandës janë vënë në pranga 5 persona.

Sot është shkatërruar një rrjet shpërndarësish droge me mbi 200 persona gjatë një operacioni antidrogë në Shqipëri. Operacioni është ende në vijim, ndërkohë që personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

EMRAT- Ndalime edhe në Elbasan, në pranga 7 persona, 5 në kërkim, mes tyre edhe një Polic

Operacion antidrogë në Shqipëri/ Shkatërrohen 23 grupe
Policia

ELBASAN-Në kuadër të operacionit anti-drogë që po zhvillohet në disa qytete të vendit në Elbasan bëhet me dije se janë arrestuar 7 në persona dhe 5 janë shpallur në kërkim.

Mes të arrestuarve edhe një polic. Efektivi Saimir Hysa është vënë në pranga nën akuzë për shpërdorim detyre e përkrahje e autorit të krimit.

Në pranga Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Saimir Rexhepi e Stiven Faqolli. Arrestimet në Elbasan, të ndaluarit nën akuzë për drogë, armë pa leje e trafik veprash arit.

Sot është shkatërruar një rrjet shpërndarësish droge me mbi 200 persona gjatë një operacioni antidrogë në Tiranë. Operacioni është ende në vijim, ndërkohë që personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Operacioni anti-drogë në vend/ "Aksion" edhe në Korçë, 18 të arrestuar (EMRAT)

Operacion antidrogë në Shqipëri/ Shkatërrohen 23 grupe
foto ilustruese

KORÇË- Operacioni anti-drogë është shtrirë edhe në qytetin e Korçës. Burime të policisë bëjnë të ditur se rreth 18 persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga Drejtoria Vendore e Qarkut të Korçës. 

Raportohet se janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Renato Musollari, Mario Kodra, Grisild Tabaku dhe Bernard Qelemeni.

Vendimi i gjykatës për masë sigurie “Arrest në burg”, është dhënë për shtetasit: Xhoni Alo, Edison Foto, Evis Qani, Fatjon Bedulla, Eduart Najtellari, Vasjan Ristollari, Nikolla Stamulli, Fatjon Xhambazi, Theodhoraq Thoma dhe Musolin Ymeri.

Urdhërat e ndalimit janë dhënë për shtetasit: Leonard Dervishllari, Dhimiter Buli, Endrit Afesllari, Naum Cobani, Erion Bardho, Andrea Barmashi, Marko Ziko, Klavio Prishtina, Dorian Beçka, Arjan Zengo dhe Denis Potgorija.

Ndërkohë mbi 200 persona janë arrestuar në kuadër të një megaoperacioni, i cili ka nisur një ditë më parë. Arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Shkodër dhe Korçë.

2 VITE ME PARE

PAMJET nga operacioni në 'Myslym Shyr', Policia ndalon në mes të ditës makinën me të dyshuarit

Operacion antidrogë në Shqipëri/ Shkatërrohen 23 grupe
Myslym Shyr

TIRANË- Ky është aksioni që Policia ndërmoi një ditë më parë në zonën e 'Myslym Shyrit' në kryeqytet. Bëhet fjalë për mbi 200 të arrestuar në disa qytete, Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan dhe Korçë.

Për ekzekutimin e vendimeve të dhënë nga prokuroritë e këtyre qyteteve po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie. Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Hetimet mësohet se kanë vijuar prej 6 muajsh. Mes të arrestuarve ka edhe vajza.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe shuma të mëdha me para.

Operacion antidrogë në Shqipëri/ Shkatërrohen 23 grupe

2 VITE ME PARE

MEGA-OPERACIONI/ Mbi 200 persona të arrestuar, Policia dhe RENEA 'aksion' në 4 qytete, zbulohet droga e re

Operacion antidrogë në Shqipëri/ Shkatërrohen 23 grupe
Foto ilustruese

TIRANË- Mbi 200 persona janë arrestuar në kuadër të një megaoperacioni që është shtrirë në të gjithë vendin, i cili ka nisur një ditë më parë.

Mësohet se arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan. Për ekzekutimin e vendimeve që janë dhënë për qindra persona, po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie.

Deri tani jane arrestuar mbi 200 persona, arrestimet me urdher te prokurorive te disa rretheve si Tiran, Durres,fier Elbasan, ndërkohë që operacioni vijon për ekzekutimin e vendimeve që janë dhënë për qindra persona.

Hetimi ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë. Raportohet se Policia ka sekuestruar në kryeqytet rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis.

Përgjatë këtij operacioni, është gjetur një drogë e re xhelatinoze që vjen në Shqipëri me postë. Pritet që në orët në vijim, Drejtoria e Policisë të dalë në një konferencë për mediat./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Operacioni antidrogë në vend/ Mbi 200 persona në pranga, mes tyre edhe vajza, sekuestrohen 3 kg kokainë

Operacion antidrogë në Shqipëri/ Shkatërrohen 23 grupe
Foto ilustruese

TIRANË- Në mesin e të arrestuarve nga operacioni antidrogë që po zhvillohet në vendin tonë, ka edhe vajza. Raportohet se deri më tani janë lëshuar në total 112 urdhër arreste dhe janë shoqëruar në polici mbi 200 persona.

Operacioni i policisë është shtrirë kudo nëpër Tiranë, nga Vora, Shkolla e Bashkuar, ish-Bllok, Kamëz, afër qendrës, Tiranë e Re e më gjerë. Personat e arrestuar i përkasin disa grupeve kriminale. 8 persona, veç këtyre 112 që është lëshuar urdhër-arresti sot janë arrestuar që më herët në operacione të mëparshme.

Policia ka sekuestruar shuma parash dhe rreth 3 kg kokainë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Operacion antidrogë në gjithë Shqipërinë/ Kontrolle në disa qytete, 112 urdhër arreste, mbi 200 të arrestuar

Operacion antidrogë në Shqipëri/ Shkatërrohen 23 grupe
Foto ilustruese

TIRANË- Një operacionin antidrogë është duke u zhvilluar nga Policia e Tiranës, Sektori i Antidrogës, nën drejtimin e prokurorisë së kryeqyteti për të goditur shpërndarësit e lëndës narkotike. Deri më tani janë lëshuar në total 112 urdhër arreste dhe janë shoqëruar dhe ndaluar në polici mbi 200 persona.

Kontrollet e policisë janë fokusuar në Vorë, ish-Bllok dhe 'Shkolla e Bashkuar'.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë operacion që ka vënë në pranga dhjetra persona./Dosja.al

operacion antidroge ne shqiperi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës