LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Operacione ANTIDROGË në Durrës/ 8 në pranga, anëtarë të 2 grupeve kriminale, sekuestrohen kokainë, makina luksoze dhe shuma parash

•8 anëtarë të një grupi kriminal kanë rënë në pranga pas operacionit 'Foremost' dhe 'Last Deal' të zhvilluar pas 6 muajsh hetim. • Të ndaluarit, akuzohen se shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Durrës, 4 prej tyre shpërndanin në Sukth, ndërsa katër të tjerë në qytetin bregdetar. •Në pranga ka rënë furnitori Goni Muça, 48 vjeç, i dënuar më parë, ndërsa përdorte edhe tre emra të tjerë, Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra. •Të arretsuar janë edhe Tani Muça, 43 vjeç, i cili po ashtu rezulton i dënuar më parë, Amonali Halili, 24 vjeç, Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Konesha, 23 vjeç, dhe Stivens Bulku, 24 vjeç. Mes të arrestuarve është edhe një vajzë  Kristel Balla, 24 vjeçe, edhe një mitur, A. V., 17 vjeç. •Gentian Muça furnizonte me kokainë anëtarët e tjerë të grupit kriminal, të cilët pasi e blinin lëndën narkotike, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit. •Policia sekuestroi: 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë; 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë; 3 automjete, 2 prej tyre luksoze;96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund; 3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare. •Personat e arrestuar do të hetohen për veprat penale: “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTOT: Kush janë 2 të rinjtë që u arrestuan sot, anëtarë të grupit kriminal që shpërndanin kokainë në klube nate

Operacione ANTIDROGË në Durrës/ 8 në pranga,
Ergi Curri dhe Gentian Konesha

TIRANË- Këta janë Ergi Curri dhe Gentian Konesha, të rinjtë që u arrestuan sot si anëtarë të grupit kriminal që furnizoheshin me kokainë nga Genti Muça dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Durrësit dhe në grupe kriminale. 

Operacione ANTIDROGË në Durrës/ 8 në pranga,
Gentian Konesha

Tetë anëtarë të një grupi kriminal ranë në pranga ditën e sotme pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Durrësit, për të goditur shpërndarjen e kokainës në këtë qytete. Nga ky operacion është sekuestruar drogë e llojit kokainë, makina luksoze dhe shuma parash në euro e paund.

Më konkretisht, policia sekuestroi: 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë; 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë; 3 automjete, 2 prej tyre luksoze; 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund; 3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”./Dosja.al

Operacione ANTIDROGË në Durrës/ 8 në pranga,
Ergi Curri
3 VITE ME PARE

ME FOTO- Kush janë 2 të arrestuarit nga operacioni ANTIDROGË në Durrës, 'yje' Tik Toku, njëri pjesë e serialit të njohur

Operacione ANTIDROGË në Durrës/ 8 në pranga,
Stiven Bulku dhe Kristel Balla

TIRANË- Këto dy persona janë Stivens Bulku dhe Kristel Balla, dy të rinjtë që u arrestuan sot si anëtarë të grupit kriminal që furnizoheshin me kokainë nga Genti Muça dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Durrësit dhe në grupe kriminale.

Ata janë përdorues të rrjeteve sociale dhe numërojnë mijëra ndjekës në Tik Tok. Siç shihet, dyshja janë edhe miq, pasi ndajnë video në rrjetin social 'Tik Tok'. 

Kujtojmë se Stivens ka marrë pjesë edhe në serialin ‘Aventurierët’ i cili u transmetua pak vite më parë në 'Top Channel'.

3 VITE ME PARE

EMRAT- Shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Durrës, kush janë 8 pjesëtarët e 2 grupeve kriminale

Operacione ANTIDROGË në Durrës/ 8 në pranga,
Policia

DURRËS- Në kuadër të operacioneve policore të koduara “Foremost” dhe “Last deal” janë vënë në pranga 8 persona, pjesëtarë të 2 grupeve kriminale të cilët shpërndanin kokainë në zonën e Sukthit dhe në qytetin e Durrësit.

Në kuadër të operacionit “Last Deal” u arrestuan:

-Goni Muça (alias G. L., G. M., G. F.), 48 vjeç, i dënuar më parë;

-Tani Muça, 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë;

-Amonali Halili, 24 vjeç dhe Alban Vela, 17 vjeç, të katërt banues në Sukth.

Në kuadër të operacionit “Foremost” u arrestuan:

-Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Gonesha, 23 vjeç dhe Kristel Balla, 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak.

Goni Muça kishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, për këta shtetas, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit. Për ndarjen e lëndës narkotike, ata kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e Goni Muçës në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e shtetastit Ergi Currit në një lagje në Durrës.

Si rezultat i këtyre operacioneve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë; 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë; 3 automjete, 2 prej tyre luksoze; 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund; 3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Aksioni i befasishëm në Durrës, efektivët futen brenda lokalit, shtrijnë në tokë anëtarët e grupeve kriminale

Operacione ANTIDROGË në Durrës/ 8 në pranga,
Arrestimi

DURRËS-Ky është momenti kur forcat e Policisë futen brenda lokaleve në Durrës për të lokalizuar personat që dyshohet se janë të përfshirë në disa grupe kriminale. Në kuadër të operacioneve 'Last Deal' dhe 'Foremost' u vunë në pranga 8 persona në Durrës e Sukth. 

Gjatë operacionit të koduar “Foremost”, u arrestuan 4 persona që shpërndanin droga të forta, në zonën e Sukthit, Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Gonesha, 23 vjeç dhe Kristel Balla, 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak. Katër të tjerë janë arrestuar në kuadër të “Last deal” vepronin në qytetin e Durrësit, Gon Muça, 48 vjeç, i njohur dhe me emrat Gentian Liçi, Gentjan Ferra e Gentjan Muça, i dënuar më parë. Tan Muça, 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë, Amonali Halili, 24 vjeç dhe Alban Vela, 17 vjeç, të katërt banues në Sukth.


Gon Muça ishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, për këta shtetas, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit. Për ndarjen e lëndës narkotike, ata kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e shtetasit Gon Muça, në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e Ergi Currit, në një lagje në Durrës.

Si rezultat i këtyre operacioneve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë; 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë; 3 automjete, 2 prej tyre luksoze, 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund, 3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Dy operacione antidrogë në Durrës, Policia vë në pranga 8 persona, dyshohet se janë pjesëtarë të grupeve kriminale

Operacione ANTIDROGË në Durrës/ 8 në pranga,
Policia

DURRËS- Arrestohen 8 persona në Durrës, pasi dyshohet se janë pjesë e dy grupeve kriminale që shpërndanin droga të forta. Të arrestuarit i përkasin dy grupeve kriminale që shpërndanin droga të forta në Durrës e Sukth. Sipas policisë së Durrësit, operacionet janë rezultat i një hetimi 6-mujor.

Gjatë operacionit të koduar “Foremost”, u arrestuan 4 persona që shpërndanin droga të forta, në zonën e Sukthit, Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Gonesha, 23 vjeç dhe Kristel Balla, 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak.

Katër të tjerë janë arrestuar në kuadër të “Last deal” vepronin në qytetin e Durrësit, Gon Muça, 48 vjeç, i njohur dhe me emrat Gentian Liçi, Gentjan Ferra e Gentjan Muça, i dënuar më parë. Tan Muça, 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë, Amonali Halili, 24 vjeç dhe Alban Vela, 17 vjeç, të katërt banues në Sukth.

Gon Muça ishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, për këta shtetas, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit. Për ndarjen e lëndës narkotike, ata kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e shtetasit Gon Muça, në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e Ergi Currit, në një lagje në Durrës.

Si rezultat i këtyre operacioneve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë; 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë; 3 automjete, 2 prej tyre luksoze, 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund, 3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohen 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Foremost” dhe “Last deal”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Operacionet, rezultat i një hetimi 6-mujor, me metoda proaktive Gjatë 2 operacioneve janë vënë në pranga 8 shtetas, pjesëtarë të 2 grupeve kriminale.

-Gjatë operacionit të koduar “Foremost”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në zonën e Sukthit.

-Gjatë operacionit të koduar “Last deal”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në qytetin e Durrësit.

Sekuestrohen një pako me kokainë, dhjetëra doza kokaine, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga shitja e drogës dhe 2 automjete (2 prej tyre luksoze).

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtraisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Seksionin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 6-mujor me metoda speciale, finalizuan me sukses 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Last Deal” dhe “Foremost”, si rezultat i të cilëve u goditën 2 grupe kriminale që ushtronin veprimtarinë e shpërndarjes së dorgave të forta, në zonën e Sukthit dhe në qytetin e Durrësit.

-Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Deal” u arrestuan shtetasit:

-G. M. (alias G. L., G. M., G. F.), 48 vjeç, i dënuar më parë;

-T. M., 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë;

-A. H., 24 vjeç dhe A. V., 17 vjeç, të katërt banues në Sukth.

-Në kuadër të operacionit “Foremost” u arrestuan shtetasit:

-E. C., 25 vjeç, G. K., 23 vjeç dhe K. B., 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe S. B., 24 vjeç, banues në Shijak.

Nga hetimet me metoda proaktive ka rezultuar se shtetasi G. M. kishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, për këta shtetas, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, këta shtetas, për ndarjen e lëndës narkotike, kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e shtetasit G. M., në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e shtetastit E. C., në një lagje në Durrës.

Si rezultat i këtyre operacioneve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë;
- 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë;
- 3 automjete, 2 prej tyre luksoze;
- 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund;
-3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

aksion ne durres operacioni last deal operacioni foremost

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë