LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Operacioni "Ura"/ Dumani: Goditet një nga grupet me të mëdha kriminale shqiptare! Mara: U zbulua nga SKY ECC, janë sekuestruar 3 mln euro cash! 42 masa sigurie të ekzekutuara

• Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij në daljen e sotme për mediat ku u ndanë detaje mbi operacionin "Ura" të zhvilluar në Shqipëri dhe Itali. • Dumani u shpreh se me zhvillimin e këtij operacioni është arritur të goditet fuqishëm një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri. • Sipas kreut të SPAK, ka dyshime të forta se ky grup kriminal ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave. • Ai tha se ky grup e kishte qendrën në qytetin e Durrësit. • I pyetur për emra konkretë të personave ndaj të cilëve është caktuar masë sigurie, kryeprokurori i SPAK tha se nuk jep gjeneralitete të personave. • Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi gjatë fjalës së tij në konferencë tha se mafia shqiptare është një forcë ndërkombëtare shumë e madhe. • Ai theksoi se përmes prokurorisë do të luftohet mafia të cilën e cilësoi si "kancer". • Rossi më tej tha se për të arritur objektivat e përbashkëta të dy vendeve janë angazhuar policia gjyqësore italiane dhe ajo shqiptare. • Pas Rossit, prokurori i SPAK, Vladimir Mara ka dhënë detaje për operacionin e fundit ku janë lëshuar 52 urdhërarreste, nga të cilat janë ekzekutuar 42 masa sigurie. •  Mara u shpreh se platforma SkyECC ka qenë platforma e cila ka ndihmuar në rindërtimin e një panorame të qartë të këtij grupi kriminal dhe aktivitetit të tyre. • Më tej ai tha se nga analizimi i të dhënave të marra nga platforma SkyEcc u identifikua shtrirja e grupit kriminal. • Mara theksoi se aktiviteti kriminal fillonte në vendin tonë drejt Puglia dhe më pas përhapej në të gjithë Italinë, vendet e tjera të BE dhe deri në Amerikën e Jugut. • Prokurori shtoi se nga ky operacion janë dokumentuar vepra korruptive në vend. • Ai theksoi se masa sigurie janë ekzekutuar edhe ndaj zyrtarëve shtetërore dhe një avokati. • Mara shtoi se mes masave të arrestit janë dhe dy punonjës të policisë së Shtetit, ku njëri prej tyre ka qenë me pozicion të rëndësishëm në kupolën e Policisë. • Më tej Mara tha se janë sekuestruar 3 mln euro pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga krimi. • Ndër pasuritë e sekuestruar prokurori përmendi restorane, shoqëri tregtare edhe një televizion në qytetin e Vlorës. • Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka mbajtur fjalën e tij shkurtimisht ku u shpreh se ky operacion ka qenë i madh dhe se janë angazhuar 349 policë për finalizimin e saj.

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Operacioni "Ura"/ Prokurori Michele Carbone: Krim që kalon kufijtë e Italisë dhe Shqipërisë! Grupi kriminal kontakte nga Ballkani deri në Amerikën e Jugut

Operacioni "Ura"/ Dumani: Goditet një nga grupet me të
Michele Carbone

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm italian, Michele Carbone gjatë fjalës së tij ka folur në lidhje me bashkëpunimin mesa autoriteve italiane me ato shqiptarë për finalizimin e operacionit "Ura" ku u lëshuan 52 udhërarreste. Carbone tha se grupi kriminal kalon përtej kufijve të dy vendeve dhe që arrin deri në Amerikën e Jugut.

Ai theksoi se ky rast ka të bëjë me krimin ndërkombëtarë për lëndër narkotive. Prokurori shtoi se lidhjet e grupit kriminal ishin nga Evropa e Veriut deri në Amerikën e Jugut dhe në Ballkan. Sipas tij ky operacion u realizua me sukses nga ouna dhe bashkëpunimi i autoriteteve.

"Jam shumë i gëzuar, është hera e parë që vij në Tiranë. Është një krim ndërkombëtar mes lëndëve narkotike veçanërisht për lëndët narkotike, i kalon kufijtë ndërkombëtar dhe ka kontakte përtej Italisë dhe Shqipërisë. Flasim për kontakte në Evropën e Veriut, Amerikën e Jugut, Ballkan dhe vende të tjera.

Nëse rezultatet e djeshme u realizuan është sepse ka pasur një punë skuadre. Ka parë si aktorë jo vetëm policinë gjyqësore por edhe kolegët e policisë shqiptare. Rezultate të rëndësishme që mund të arrihen vetëm me anë të një loje skuadre. Falënderoj gjithë aktorët që bashkëpunuan," tha ai.

1 VITE ME PARE

A ka pasur dekonspirimit të operacionit antidrogë? Proda: Policia e Shtetit është përfshirë vetëm në fazën e djeshme...

Operacioni "Ura"/ Dumani: Goditet një nga grupet me të
ilir proda

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda tha sot se policia është përfshirë vetëm e djeshme në operacionin "Ura" që goditi grupet kriminale të trafikut të drogë. 

Proda u shpreh se policia nuk ka pasur në mbikëqyrje të fshehtë fizike apo vëzhgim asnjë personazh të këtij grupi kriminal. I pyetur nëse ka pasur dekonspirim të operacionit, Proda tha se për këtë nuk ka pasur asnjë problem. 

“Policia e Shtetit është përfshirë vetëm dje në fazën e ekzekutimin e vendimeve penale dhe nuk ka pasur mbikëqyrje të fshehtë fizike apo vëzhgim asnjë personazh të këtij grupi kriminal. Sa i përket pjesës së dekonspirimit për mua nuk ka pasur asnjë problem”, tha Ilir Proda në konferencë.

1 VITE ME PARE

"Shkruanin letra me dorë"/ Prokurori italian zbërthen skemën: Paratë vinin nga Bari në Shqipëri

Operacioni "Ura"/ Dumani: Goditet një nga grupet me të

TIRANË- Kryeprokurori i Barit ka zbërthyer skemën se si shpërndahej droga dhe paratë mes Italisë dhe Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, prokurori theksoi se personat e përfshirë në këtë rrjet në Itali ia besonin paratë agjencive të transportit që bënin rrugën në Shqipëri. Po ashtu prokurori ka deklaruar se në sekuestrimet që janë bërë, kishte dhe letra të shkruara me dorë me të dhëna financiare të grupit. 

"Për sa i përket flukseve të parave kemi arritur bashkë të vëzhgojmë dhe filmojmë kur personat nga Italia ia besonin paratë agjencive të transportit që vinin në Shqipëri. Edhe ky aktivitet, për eleminimin e vështirësive në kufi ka lejuar të kryheshin lokalizime me GPS dhe vëzhgime transkufitare. Kemi arritur të shohim se paratë nga Bari shkonin në Shqipëri. Fluksi i parave është kuptuar nga të dhënat e chateve në fotografitë në celular kishte përveç lëndëve narkotike edhe para. Kishte edhe letra të shkruara me dorë të të dhënave financiare të grupit. Përmes rindërtimit të të ardhurave për çdo shitje lëndësh narkotike kemi arritur të sekuestrojmë pasuritë për shumën e barazvlefshme të cdo vepre penale.

1 VITE ME PARE

Operacioni "Ura" në Itali dhe Shqipëri, Dumani: Qendra e grupit kriminal ishte në Durrës

Operacioni "Ura"/ Dumani: Goditet një nga grupet me të
altin dumani

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani tha sot në daljen për media se grupi kriminal i goditur në Shqipëri, klasifikohet i tillë për shkak të të pushtetit financiar, të ardhurat nga aktiviteti kriminal dhe aftësia për të trafikuar drogë nga Amerika Latine në vendet e Europës.

Dumani tha se ky grup e kishte qendrën në qytetin e Durrësit. I pyetur për emra konkretë të personave ndaj të cilëve është caktuar masë sigurie, kryeprokurori i SPAK tha se nuk jep gjeneralitete të këtyre personave.

"Vlerësimi si një nga grupet më të fuqishme niset nga shumë indikacione, si pushteti financiar, të ardhurat që siguronin nga aktiviteti kriminal, aftësia për të trafikuar kokainën nga Amerika Latine në vendet e Europës. Qendra e grupit ishte në Durrës. Ne nuk përmendim gjeneralitete ndaj personave ndaj të cilëve është lëshuar masë sigurie.", tha Dumani. 

1 VITE ME PARE

Dy punonjës policie në grupin kriminal Shqipëri-Itali, Prokurori: Njëri me pozicion të rëndësishëm

Operacioni "Ura"/ Dumani: Goditet një nga grupet me të
Vladimir Mara

TIRANËProkurori i SPAK Vladimir Mara ka dhënë detaje nga shkatërrimi i grupit kriminal që vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë për shpërndarje të drogës. Mara në deklaratë për mediat, ka theksuar se mes masave të arrestit janë dhe dy punonjës të policisë së Shtetit. Ai theksoi se njëri prej tyre ka qenë me pozicion të rëndësishëm në kupolën e Policisë.  

“Kemi pasur dy punonjës të policisë së shtetit, njëri në pozicion të rëndësishëm. Në njërin rast kemi pasur bashkëpunim dhe korrupsion në policinë e Portit të Durrësit. Sa i përket persona të cilët janë lëshuar masa sigurimi, janë kapur dhe organizatorë të këtij grupi”-tha Mara.

1 VITE ME PARE

Operacioni në Itali dhe Shqipëri, Proda: 349 punonjës policie ishin të përfshirë në aksionin antidrogë

Operacioni "Ura"/ Dumani: Goditet një nga grupet me të
ilir proda

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka mbajtur fjalën e tij shkurtimisht në konferencën e përbashkët për shtyp së bashku me kreun e SPAK, Altin Dumani në lidhje me operacionin "Ura"

Proda u shpreh se ky operacion ka qenë i madh dhe se janë angazhuar 349 policë për finalizimin e saj. Ai theksoi se policia e shtetit është e vendosur për të goditur krimin e organizuar në vend.

“Forcat e policisë janë përfshirë në operacion të ekzekutimit të masave nga Gjykata e Posaçme. Rreth 349 punonjës policie janë përfshirë në operacion. Konfirmoj vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të goditur krimin e organizuar”, tha Proda.

1 VITE ME PARE

"Masa sigurie për zyrtarë shtetërorë dhe një avokat", Mara: U sekuestruan 3 restorante, shoqëri tregtare dhe një televizion në Vlorë

Operacioni "Ura"/ Dumani: Goditet një nga grupet me të
Konferenca

TIRANË- Prokurori, Vladimir Mara ka folur në lidhje me operacionin "Ura" të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane ku janë lëshuar 52 urdhërarreste. Mara gjatë fjalës së tij theksoi se nga ky operacion janë dokumentuar vepra korruptive në vend. Prokurori theksoi se masa sigurie janë ekzekutuar edhe ndaj zyrtarëve shtetërore dhe një avokati.

Më tej Mara tha se janë sekuestruar 3 mln euro pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga krimi. Ndër pasuritë e sekuestruar prokurori përmendi restorane, shoqëri tregtare edhe një televizion në qytetin e Vlorës.

"Janë dokumentuar vepra korruptive në Shqipëri. Janë ekzekutuar masa sigurie për zyrtarë shtetërorë dhe një avokat. Janë ekzekutuar vendimet për sekuestrimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga krimi. 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion në Vlorë. Janë sekuestruar 3 mln euro, si te ardhura e këtij grupi kriminal," tha ai.

1 VITE ME PARE

Operacioni "Ura"/ Prokurori Mara: Nga të dhënat e Sky ECC u zbulua skema e aktivitetit kriminal, niste nga Shqipëria dhe përfundonte në Amerikën e Jugut

Operacioni "Ura"/ Dumani: Goditet një nga grupet me të
prokurori

TIRANË- Prokurori, Vladimir Mara ka folur në lidhje me bashkëpunimin me autoritetet italiane për operacionin e fundit ku janë lëshuar 52 urdhërarreste. Masha gjatë fjalës së tij në konferencë u shpreh se platforma SkyECC ka qenë platforma e cila ka ndihmuar në rindërtimin e një panorame të qartë të këtij grupi kriminal. 

Më tej ai tha se nga analizimi i të dhënave të marra nga platforma SkyEcc u identifikua shtrirja e grupit kriminal. Mara theksoi se aktiviteti kriminal fillonte në vendin tonë drejt Pulgia dhe më pas përhapej në të gjithë Italinë.

"Është realizuar sekuestrimi në disa episode të lëndëve narkotike në shtetin italian. Nga ana e autoriteteve italiane janë administruar të dhënat të platforës Sky ECC, çka kanë paraqitur para hetimit një panoramë të qartë të organizimit të gjithë këtij grupi kriminal. Nga analizimi i këtyre të dhënave kemi arritur të dokumentojmë gjithë shtrirjen e aktivitetit kriminal që fillonte në Shqipëri, në Puglia dhe më pas në gjithë territorin italian dhe më pas në vende të tjera të BE, si Gjermani, Belgjikë e Hollandë dhe në Amerikën e Jugut. Krahas të dhënave të përfituara nga përgjimet telefonike janë përdorur edhe të dhënat e përfituara nga platformat e inkriptuara. Është dokumentuar i gjithë cikli i lëvizjes së lëndëve narkotike. Janë dokumentuar mbi 30 episode të qarkullimit të parave në një vlerë prej 5 milionë euro." tha prokurori Mara.

1 VITE ME PARE

Kryeprokurori i Barit: Mafia shqiptare për fat të keq është forcë ndërkombëtare shumë e madhe, do ta luftojmë duke bashkëpunuar

Operacioni "Ura"/ Dumani: Goditet një nga grupet me të
Roberto Rossi

TIRANË- Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp së bashku me kreun e SPAK, Altin Dumani ka folur në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve për të luftuar krimin. Rossi tha se mafia shqiptare është një forcë ndërkombëtare shumë e madhe.

Ai theksoi se përmes prokurorisë do të luftohet mafia të cilën e cilësoi si kancer. Rossi më tej tha se për të arritur objektivat e përbashkëta të dy vendeve janë angazhuar policia gjyqësore italiane dhe ajo shqiptare.

"Kemi punuar dhe punojmë prej 10 vitesh për arritjen e objektivave të përbashkëta për të luftuar krimin në Shqipëri apo në Itali. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritetet e hetimit shqiptar, dhe në veçanti SPAK janë shumë të afta për kapjen e veprave bashkë me ne. Kjo forcë e përbashkët është e rëndësishme.

Mafia shqiptare është një forcë ndërkombëtare shumë e madhe, por jemi të sigurt që populli shqiptar me anë të prokurorisë do të jetë në gjendje të luftojë këtë kancer.

Jemi të sinkronizuar bashkë për të arritur këtë objektiv. Ka një prezencë të jashtëzakonshme të policisë gjyqësore italiane dhe policisë gjyqtare shqiptarë që bashkë me në arrijnë objektivat e përbashkëta," u shpreh ai.

1 VITE ME PARE

Operacioni "Ura", Dumani: Goditet një nga grupet me të mëdha kriminale shqiptare

Operacioni "Ura"/ Dumani: Goditet një nga grupet me të
altin dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij në daljen e sotme për mediat ku u ndanë detaje mbi operacionin "Ura" të zhvilluar në Shqipëri dhe Itali. Dumani u shpreh se me zhvillimin e këtij operacioni është arritur të goditet fuqishëm një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri. 

Sipas kreut të SPAK, ka dyshime të forta se ky grup kriminal ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave. Dumani falenderoi dhe skuadrën italiane dhe atë të Eurojust për bashkëpunimin në kryerjen e operacionit. 

"Është arritur ti jepet një goditje e fuqishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri për të cilën ka dyshime të forta se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave. Ky operacion i mbështetur nga hetimet e thelluara dhe shkëmbim efektiv informacioni ndërinstitucional është dëshmi e asaj që mund të arrihet kur institucionet e drejtësisë dhe strukturat e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë, profesionalizëm dhe besim. Shpreh mirënjohjen për prokurorët e SPAK, hetuesit e BKH, policinë e shtetit dhe partnerët italianë që sot ndodhen mes nesh dhe kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Falenderim për Eurojust dhe Europol për mbështetjen e dhënë gjatë hetimeve të kryera.", tha Dumani. 

 

 

dumani vladimir mara roberto rossi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet