PD marshim në kryeqytet në Ditën e Rinisë, Berisha: Sot jetojmë sërish në një diktaturë ku të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu
"Regjimi me propagandën e tij, fliste çdo ditë për demokratizimin," Berisha: Vriste çdo javë të rinjt&eum...
"Regjimi me propagandën e tij, fliste çdo ditë për demokratizimin," Berisha: Vriste çdo javë të rinjt&eum...
Dita e Rinisë/ Ambasada e SHBA në Tiranë: Sot shënohen 34 vjet që kur të rinjtë shqiptarë u ngritën...
Shpërthimi me tritol në Vlorë, lokali në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i ekzekutuar tre vite ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon presidentin e zgjedhur Trump në ceremoninë e rihapjes së "Notre-Dame" 7 Dhjetor,...
• Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me përplasje për Komisionin e Sterlizimit dhe Check Up. • Në nisje të seancës, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi akuzoi ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja se kërcënoi gjatë mbledhjes në komisionin hetimor për Sterilizimin deputetët e opozitës. • Bardhi theksoi se Beqaj guxonte të futej në sallën e mbledhjes i pashqetësuar nga policia e burgjeve dhe garda. • Nga ana tjetër kryeparlamentarja Spiropali tha se kërkesa për përfundimin e afatit të punimeve të komisionit ka ardhur i është paraqitur konferencës së kryetarëve dhe pse nuk kishte një vendim të ndërmjetëm. • Deputeti socialist Toni Gogu tha sot në Kuvend se opozita duhej ta dëgjonte dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor dhe jo ta linte në pritje 48 orë. • Deputetja Ina Zhupa tha sot në Kuvend se dje në Komisionin hetimor të Shëndetësisë u kërcënuan nga Beqaj dhe se për këtë ka telefonuar komandantin e gardës për të sjellë një gardist atje. • Nga ana tjetër deputeti socialist Ilir Metaj ka akuzuar Opozitën se në Komisionin e Sterlizimit nuk e kanë dashur dëshminë e Beqajt, por për ta patur si trofe. • Deputetja Dhurata Çupi po për këtë çështje tha se kryeministri Edi Rama duhet të dëshmojë në Komisionin e Sterilizimit.
13 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla ka deklaruar se Komisioni për Sterilizimin do të mbyllet në orën 16:00. Gjatë fjalës në Kuvend, Balla ka deklaruar se Opozita po bën teatër në Kuvend. Balla u shpreh se kërkesa e opozitës për zgjatjen e afatit të hetimorit të shëndetësisë nuk përmbush asnjë parakusht.
"Që të zgjatet një komision hetimor, ligji i ka dhënë kompetencën vetëm komisionit për ta bërë diçka të tilla. Kuvendi ka vetëm kompetencën e ngritjes së komisionit, asnjë kompetencë tjetër. Sot në orën 16:00 i mbaron mandati komisionit hetimor, tani bëhet një teatër, ose do presim deri në orën 16:00 që t’i mbarojë afati...Ju vet e keni sabotuar me dëshirë. Pse nuk erdhët para një jave të sillnit një kërkesë. Pse nuk parashtruat një vendim të ndërmjetëm në komision. E treta është që rregullorja e Kuvendit, doni apo s’doni, neni 25 është neni më i shkurtër i Kuvendit, për komisionet hetimore. Ju mund të hidheni përpjetë deri në orën 16:00, por Kuvendi s’ka asnjë kompetencë për të bërë gjë, për sa kohë s’ka një vendim të ndërmjetëm," tha Balla.
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi foli nga foltorja për mosmarrëveshjen lidhur me Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up. Peleshi tha se ishte opozita ajo që pengoi Komisionin. Ai shtoi se po merret nëpër këmbë interesat e qytetarëve të cilët duan të dëgjojnë se çfarë flitet në Komision.
"Kjo është seanca e dytë që më shumë se dy orë i kalojmë me gjasme procedurë. Kam përshtypjen se disa prej nesh harrojnë që kur vijmë këtu nuk janë thjesht vetvetja por janë mijëra qytetarë që përfaqësojnë dhe të përdorin mandatin për të marrë për gojë të gjithë Shqipërinë dhe ju duket sikur ju vlen për esapet tuaja elektorale. Ne e respektojmë në heshtje të drejtën e opozitës që të përdorë këtë foltore, por ka një limit. Po marrim nëpër kembë interesat e qytetarëve të cilët duan të dëgjojnë se çfarë flitet në Komision.
Nëse do dëgjonit qoftë për 10 minuta diskutimet në Komision do kuptohet se cila pale donte të bënte punën dhe kush ishte për ta vrarë atë komsion përgjatë gjithë natës dhe për ta qarë gjatë ditës këtu. Duhet mos ta mbanin me diskitime boshe nëse diksutimi do mbahej me video apo jo. Power point do të thotë ekran laptop i projektuar në mur apo televizor", tha Peleshi.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka kërkuar që t'i jepet kohë komisionit për koncesionet në Shëndetësi për të përfunduar planin e punës. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi ka theksuar se kërkesa e Opozitës është legjitime kushtetuese dhe se mazhoranca ka detyrim që ta respektojë. Po ashtu Bardhi i ka kërkuar Spiropalit që moderojë në mënyrë të paanshme debatin që po ndodh në Kuvend.
Bardhi: Çdo kërkesë nga grupi nismëtar për kohëzgjatje të punës së kuvendit apo për shtim të punës së kohës së Kuvendit merret në shqyrtim nga konferenca e kryetarëve. Nuk e vendos konferenca por vjen në seancë. Vendimi që keni marrë dje nuk ankimohet por duhet të sillet në diskutim në seancë plenare. Së dyti ligji ka vendosur parimin që puna e komisionit përfundon kur është ezauruar plani i punës. Ju nuk po i jepni kohën as të miratojnë raport. Ju po i thoni punuat dhe ne ju paguam. Antikushtetuese, shkelje e ligjit. Shkelje e punës së komisionit hetimor. E ripërsëris për zgjatjen e afatit, ti japim mundësi një javë të përfundojnë planin e punës edhe për faktin që 40 ditë nuk i latë anëtarët e opozitës të bëinë punën e tyre. Pa ligj dhe pa rregullore. Që për 40 ditë të ushtronin veprimtarinë e tyre në komisionin hetimor. Kërkesë legjitime kushtetuese dhe keni detyrim të respektoni kushtetutën. Nuk kërkojmë tejkalime por respektimi i kushtetutës. Minimumi për bashkëjetesë në këtë kuvend është kushtetuta. Zonja kryetare nuk jeni më ministre për parlamentin, është Taulanti. Keni detyrim të moderoni në mënyrë të paanshme debatin. Nuk mund të jepni përgjigje me retorikë politike çdo deputet të opozitës. Nga numri i dytë i shtetit uleni tek numri 20 tek Taulanti. Që kryetarja e Kuvendit drejton dhe moderon. Keni bërë komente me retorikë politike. Nëse ju pëlqen numri i 20-të dhe doni të zbrisni ta dëgjoj dhe ai që bën emërimet, që te kongresi i radhës të bëj emërimet përkatës.
Spiropali: Do jem më shumë me ju se me anën tjetër të shumicës. Do vendosim disa rregulla që ato që janë shtrati i bashkëjetesës të respektohen këtu.
TIRANA- Vijojnë debatet në seancë planare për shkak të situatës së djeshme në komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi. Deputetja e PD-së Elda Hoti tha se ish-ministri Ilir Beqaj lëvizte i lirë në Kryesinë e Kuvendit pasi Garda ishte e zënë duke shoqëruar kryetaren e parlamentit Elisa Spiropali në Panairin e Librit. Vetë Spiropali reagoi menjëherë duke thënë se dje për vizitë kishte qenë homologu i saj nga Maqedonia e Veriut dhe nuk u përdor asnjë punonjës i Gardës për të mbrojtur as kryetarin e kuvendit të Maqedonisë së Veriut atë.
Pjesë nga diskutimi në Kuvend:
Hoti: Ilir Beqaj lëvizte i lirë mbrëmë dhe dy ditë me radhë nëpër korridoret e Kuvendit sepse 30 gardistë dje ishin të zënë duke shoqëruar zonjën Spiropali se do të shkonte në panairin e Librit. Znj. Spiropali mos e keqpërdor Gardën e Republikës për paradën tuaj të modës. E paprecedentë zonjë ajo që ndodhi në komisionin hetimor.
Spiropali: Dje në Kuvendin e Shqipërisë ishte për vizitë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, i cili bëri një vizitë në Panairin e Librit. Nuk u përdor asnjë punonjës i Gardës për të mbrojtur as kryetarin e kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe as kryetaren e Kuvendit, kanë procedurat e tyre të mbrojtjes.
TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka kërkuar që Komisioni për Sterilizimin dhe Check Up të shtyhet më shumë. Duke folur nga seanca plenare, Korreshi ka ironizuar dhe sipërmarrësen Vilma Nushi, duke e quajtur fukareshë. Po ashtu Korreshi ka deklaruar se Nushi ka marrë 1.7 milionë euro divident.
"Duke qenë se na nisët 40 ditë me pushime në hotel me 5 yje, më shumën dje në Komision lehtë avokati se sa Beqaj, ndaj shtyjeni içik atë komisioni, kur thoni ju ne të shkretët të dështuar se të dështuar jemi. Aman silleni kryeministrin të marrim pak idenë si të kalojmë në pushtet. A të keqen thirrni dhe atë Vilma Nushin të mësojmë si kalohet nga duhani te check up. A të keqen kryetare, unë të falënderoj shumë që na nisët me pushime, por ta shtysh dhe ca ditë komisionin a të keqen. Në një lutje nga një opozitar i thjesht, fshatar nga Lushjna, 40 ditë që na le atje sikur ta shtysh nuk na bën keq," tha Korreshi.
TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili foli sot në Kuvend në lidhje me përplasjen e ish-ministrit Ilir Beqaj me deputetët e opozitës në komisionin e Shëndetësisë ditën e djeshme. Vasili tha se shteti është i mbaruar dhe në dorë të horrave. Ai shtoi se Kuvendi është në dorë të Zotit dhe se opozita ka kërkuar që të shtyhet komisioni.
“Duhet të dini që dje në parlamentin e Shqipërisë ka qenë në dorë të çdo lloj maskarallëku. Ajo garda që kontrollon dhe rrobat e Kuvendit ndërkohë që kishte një të paraburgosur kishte vetëm një punonjës garde. Të paaftë ta ndalonin që të hynte e të kërcënonte deputetët. E njëjta gardë që ndalon deputetët të hyjnë në parlament, u zhduk. Policia e burgjeve nuk kishte as furgon që ta shoqëronte. Ndërkohë që ishte dhënë shfaqja përpara me shoqërimin përkatës.
Një shtet i mbaruar, në dorë të horrave. Kuvendi është në dorë të Zotit, ju na bëni kaligrafira. Morët përsipër të justifikonit dhe t’i jepnit alibi problemit të ecurisë së një komisioni. Asnjë sevap nuk i keni bërë opozitës. Nuk ka bërë as çerekun e punës. Opozita ka kërkuar që të shtyhet komisioni. Për dy koncesione. Kush ua jep këto alibi që gjysma pyetet e gjysma nuk pyetet”, tha Vasili.
TIRANA- Deputeti demokrat Xhelal Mziu tha sot në Kuvend se mazhoranca në Komisionin hetimor të Shëndetësisë ka patur qëllim intimidimin e denoncuesve dhe eksponentëve të PD-së. Mziu tha se po përgatitet terreni që kjo aferë të riciklohet për 10 vite. Ai shtoi se Komisioni nuk mund të mbyllet kur nuk kanë ardhur përfituesit, 3 italianët që nuk zbatojnë ligjet shqiptare.
"U bojkotua komisioni. Mazhoranca deri mbrëmë në 3 të natës ka patur qëllim intimidimin e denoncuesve dhe eksponentëve të PD dhe së dyti kanë patur propagandës që koncesionet janë histori suksesi. Këtë të dytën sepse koncesionet korruptive të shëndetësisë, mbaruan afatin ligjor në 20205. Po përgatitet terreni që kjo aferë të riciklohet për 10 vite. Si mund të mbarosh brenda 6 muajsh kur 24 deputetë të PD u përjashtuan.
Si ta mbyllnin kur nuk kanë ardhur përfituesit, 3 italianët që nuk zbatojnë ligjet shqiptare. Administratorët shkojnë marrin raport. Nuk ka ardhur për dëshmi Vilma Nushi, nuk ka ardhur për të dëshmuar përfituesi kryesor kryeministri i Shqipërisë. Nuk flet Ilir Beqaj që erdhi me power point. Qëllimi kryesor ka qenë hetimi i çështjes dhe përgatitja e raportit final. Kërkoj të miratohet zgjatja e afatit deri në marrjen e dëshmitarit", tha Mziu.
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, tha sot në Kuvend drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali, se duhet të japin llogari për komisionin hetimor të shëndetësisë. Çupi tha se kryeministri Edi Rama duhe të dëshmojë në Komision. Po ashtu deputetja tha se Rama shkon jashtë u qahet ndërkombëtarëve dhe liderat botërorë nuk e dëgjojnë.
"Duhet të jepni llogari për komisionin hetimor të shëndetësisë. Jeni kryetare e parlamentit, do duhet të jepni llogari pse kryeministri nuk jep llogari të dëshmoj. Rama shkon jashtë u qahet ndërkombëtarëve pse nuk e dëgjojnë liderat botërorë. Zonja kryetare thirre dëshmitarin Rama të dëshmojë në komision. Kolegët që vijnë e ikin me pranga, askush nuk mban përgjegjësi. Fiks si para 90, i mbani dhe i çoni në pranga. Pse zoti Rama nuk dëshmon në komision", tha Çupi.
TIRANË- Deputeti socialist Ilir Metaj ka akuzuar Opozitën se në Komisionin e Sterlizimit nuk e kanë dashur dëshminë e ish-Ministrit Ilir Beqaj. Gjatë seancës plenare, Metaj ka theksuar se Opozita nuk e do as dëshimë e Ramës në Komision, por thjesht do që ta mbaj atë si trofe dhe alibi.
"Ky afat erdhi drejt fundit kërkuat rishtyrje të afatit të hetimit edhe këtë jua dhamë, kërkuar që në krye të herës dëshmitarin tuaj Ilir Breqajt i cili ka informacionin më shterues, edhe këtë jua dhamë, kur nga dita në ditë nga ajo çka morët dhe dhatë kuptuat se ishit duke u zhytur në një dëshmim spektakolar, dëshmia do të ishte shumë e rrezikshme për ju do të bëhej por jo duke përdorur të gjitha shqisat. Jam duke thënë që zoti na ka dhënë disa shqisa që të kemi një gjykim të drejtë, edhe dëshmia e Beqajt do të ishte më e vlefshme për të gjitha shqisat, poëer point duhej të shpallet non grata, gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi.
Keni treguar se nuk i përdorni të gjitha shqisat kur gjykoni, prandaj jeni aty ku jeni, thoni dhe bëni aq sa kuptoni. As Edi Ramën nuk e donit, kishit nevojë për një alibi, për të zvarritur punën e komisionit, e donit si një trofe për t’ja treguar Makbethit pas penxheres, i vetmi sugjerim që kam për ju është pickoni veten zotërinj, mbahuni fort nuk keni parë gjë akoma dështime spektakolare të tjera ju presin," tha Metaj.
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha sot në Kuvend se dje në Komisionin hetimor të Shëndetësisë u kërcënuan nga ish-ministri Ilir Beqaj. Zhupa tha se opozita nuk kërcënohet nga kryeministri Edi Rama dhe jo më, sipas saj, nga Ilir Beqaj. Ajo shtoi se kishte telefonuar komandantin e gardës për të sjellë një gardist atje.
“Mbylle gojën, qepe gojën, kush je ti, ta tregoj unë ty, kërcënoi Ilir Beqja. Ne nuk na kërcënon dot Edi Rama dhe jo Ilir Beqja. Ne ishim në mëshirë të hajdutit dy metra. Unë kam telefonuar komandantin e gardës për të sjellë një gardist atje. Një kishit lënë dhe erdhi pasi ishte bërë sherri dhe pasi ishim kërcënuar”, tha Zhupa.
TIRANA- Deputeti socialist Toni Gogu tha sot në Kuvend se opozita duhej ta dëgjonte dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor dhe jo ta linte në pritje 48 orë. Gogu tha se power point-i opozitës i duket si armë, por s'duhet të tremben. Gjithashtu ai shtoi se opozita nuk e dëgjoi dëshmitarin kryesor sepse ka frikë.
"E mirëkuptoj tolerancën tuaj për ti dhënë opozitës kohë të pamjaftueshme çështja që janë pjesë e strategjisë së tyre për shou. Dëgjoni dëshmitarët dhe mos i lini 48 orë në sallonet e kuvendit. Nëse doni të vërtetën me çfarë do mjeti që të paraqesin dëshminë pranoje. Power point duket si armë mos u trembni. Pranojeni dëshmitarët atje.
Sa i përket pretendimit që konferenca e kryetarëve na ka vendosur gabim, dua të sqaroj të gjithë seancë në nder të gjithë deputetëve, që juve ashtu siç ja bëtë me dije seancës i hapët rrugën një kërkese që nuk përmbushte kriteret formale. Opozitë ka kërkuar një hetim dhe ia kemi plotësuar kushtet.
Ky kuvend ka rregulluar që komisionet janë autonomet, në rast kur nuk vendosin vendos seanca. Në rastin konkret nuk kishte vendim komisioni. Kishte kërkesë të 7 deputetëve. Telashe e komisionit që nuk po pyet dëshmitarët, tregon se ju jeni të interesuar për audiencë politike. Të vërtetën e shohin qytetarët. Dëshmitari kryesor nuk e dëgjoni se keni frikë. Por kërkoni dëshmitarët ekstra", tha Gogu.
TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi akuzoi ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja se kërcënoi gjatë mbledhjes në komisionin hetimor për Sterilizimin deputetët e opozitës. Po ashtu ai tha se Beqaj guxonte të futej në sallën e mbledhjes i pashqetësuar nga policia e burgjeve dhe garda. Sipas Bardhit, shumica socialiste nuk pranoi që të shtynte afatin e hetimit të komisionit.
Nga ana tjetër kryeparlamentarja Spiropali tha se kërkesa për përfundimin e afatit të punimeve të komisionit ka ardhur i është paraqitur konferencës së kryetarëve dhe pse nuk kishte një vendim të ndërmjetëm. Spiropali shtoi se ndihej pak në faj që atë kërkesë me 7 deputetë e ka dërguar në konferencë të kryetarëve, sepse pa një vendim të ndërmjetëm nuk duhej ta kishte paraqitur.
Diskutimi në Kuvend:
Bardhi: E para zonja Spiropali, kur kolegu Noka po i referohej hajdutit dty metrosh e kishte për Beqajn, jo për kryeministrin, nuk e di pse ju vajti mendja të kryeministri. Ju zonja drejtuese e seancës nuk keni asnjë të drejtë të më ndërhyni në fjalën time. Së dyti, meqë kujdesesh për etikën, ti zonjë duhet të jesh e shqetësuar që një person i burgosur, dje lëvizte i lirë në ambientet e Kuvendit dhe guxonte të futej në sallën e mbledhjes së komisionit dhe guxonte i pa shqetësuar të kërcënonte deputetin e opozitës.
Dje në konferencën e kryetarëve keni vendosur të mos i jepni më shumë kohë dhe pse ai komisionin nuk ka mbyllur planin. Sipas ligjit kjo do të thotë ti mohosh të drejtën për të hetuar. Keni për detyrë ti siguroni komisionit të drejtën për të hetuar. Ju mendoni se duke penguar të drejtën e opozitës për kontroll parlamentar, një nga shqetësimet e ngritura në progres raport ishte ngushtimi i opozitës për të ushtruar të drejtën e kontrollit parlamentar.
Ja ku e keni shembullin Pse nuk bëheni zëdhënëse e Kushtetutës, e ligjit dhe rregullores për t’i dhënë opozitës më shumë kohë për të vijuar punën, se deputetët e tuaj përtojnë për të punuar, ndërkohë e tyre është të rishikojnë vendimin. Ndaj ju lutem, ta rishikoni atë vendim, të keni një qëndrim sipas rregullores së kuvendit për të dënuar shantazhin që një kriminel në burg ka kërcënuar deputetë dhe të lejoni hetimin normal të komisionit.
Spiopali: Kërkesa që ka ardhur i është paraqitur konferencës së kryetarëve dhe pse nuk kishte një vendim të ndërmjetëm. Ndihem pak në faj që atë kërkesë me 7 deputetë e kam dërguar në konferencë të kryetarëve, sepse pa një vendim të ndërmjetëm nuk duhej ta kisha paraqitur. Por për hir të rëndësisë së posaçme të votimit e kam dërguar. Në fund është vendosur për mos shtyrje. Komisioni është shtyrë dy herë për të dalë në konkluzione, jo të shpërdorojë detyrën.
Sa i takon asaj se kush është kriminel, e përcakton prokuroria dhe gjykata dhe përsa dikush kohë vjen në komision dhe tregon gatishmëri për të dëshmuar, duhet ti jepet mundësia që kjo të ndodhë. Sa i përket pretendimeve të tjera, jam vënë në dijeni sot në mëngjes. Patjetër që Garda ka respektuar rregulloren, do shihen me vëmendje. Sot në mëngjes jam vënë në dijeni të kërkesës tuaj.
Bardhi: Lejojeni dispozitën dhe rregullin, s’ka asnjë dispozitë e rregull për vendim të ndërmjetëm. Afati i Komisionit është kompetencë ekskluzive e propozuesit dhe më tej Konferenca e Kryetarëve që përcakton kohëzgjatjen e Komisionit. S’ka rëndësi kush sjell çështjen, por nëse Komisioni e ka përfunduar punën e tij apo jo. Komisioni se ka përfunduar ende planin e tij të punës dhe për sa kohë s’ka përfunduar, nuk mund të ndërpritet aktiviteti hetimor. Afati ka mbaruar dje dhe ju s’i dhatë kohë Komisionit për raportin përfundimtar që t’i paraqitej seancës parlamentare. E keni vrarë Komisionin, s’e keni lejuar opozitën të bëjë punën e saj. Sot duhej të diskutohej raporti përfundimtar i Komisionit, ndaj vendimmarrja juaj është kundër ligjit, Kushtetutës dhe rregullave të Komisionit parlamentar. Mblidhni konferencën dhe zgjasni afatin e Komisionit, t’i japim edhe dy javë për raportin e një javë për hetimin, total 3 javë e të biem dakord, e të mos pengojmë punën e komisionit.
Beqaj s’e ka vullnetare ardhjen dhe përgjigjen në Komision, e ka detyrim ligjor. Ajo që ka ndodhur është se Beqaj do e japë dëshminë sipas rregullave që cakton vetë ai nga qelia, por Komisioni funksionon sipas ligjit, rregullores dhe procedurës. Të jetë në përputhje me ligjin jo sipas rregullave që cakton Ilir Beqaj, do flasi sipas rregullave të funksionimit të Kuvendit. Ai mund të ketë me vete edhe një tank me tytën drejtuar deputetëve të opozitës për t’i intimiduar, por për të dëshmuar. Nuk mund të shkosh me projektor për të dëshmuar, nuk merr pauer point e makina me letra me vete, por i nënshtrohesh procedurës, e jo rregullave që cakton ti vetë. Lejoni vijimin dhe zgjatjen e afatit me 3 javë të Komisionit Hetimor, krejt e arsyeshme për raportin, që të respektojmë Kushtetutën e republikës.
Spiropali: Duhet të respektohet rregullorja e Kuvendit, s’mund të kalohet në fyerje, ju lutem! Gjykata dhe Prokuroria caktojnë nëse një person është ajo jo fajtor dhe hajdut...
TIRANË- Kuvendi ka nisur me përplasje ditën e sotme për komisionin e Sterilizimit dhe Check Up-it dhe mungesën e dëshmisë së ish-Ministrit Ilir Beqaj. Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar se Beqaj ka tentuar që të intimidojë deputetët e Opozitës. Ndërkohë që Spiropali i ka kërkuar që të mos fyej Beqajn.
Pjesë nga debati:
Flamur Noka: Keni filluar një seancë me 52 deputetë, nuk fillon seanca pa kuorum, një shkelje e rregullores. Vjen një hajdut 2 metra
Spiropali: Ju lutem mos fyeni. Nuk lejohet me rregullore
Noka: Vjen një akt i turpshëm, i inkurajuar nga dhuna që ju ushtroni ndaj opozitës, vjen një hajdut 2 metra i gjatë guxon të agresojë deputetët e Kuvendit. Guxon një hajdut në vend që të japë llogari, të kërcënojë.
Spiropali: Ç'do njeri ka të drejtën e dinjitetit që nuk ka të drejtë t'ja nëpërkëmbë askush.
Noka: Një hajdut 2 metra i gjatë ka vetëm dinjitetin e hajdutit. Ajo sjellje tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutin. Paniku se po iu del e vërteta e hajdutërisë bën që të shkelë çdo normë. Komandati i Gardës duhet të mbajë përgjegjësi se mbrëmë e kanë lënë Beqajn pa asnjë gardistë. Guxoi intimidoi deputetët.