LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Skandali/ Deputetet e papërjashtuar nuk lejohen nga Garda të hyjnë në Kuvend, seanca mbyllet pas hyrjes së opozitës në Parlament

• Skandal në Kuvend. • Garda me urdhër nga qeveria dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ka lejuar që deputetët e Opozitës që të marrin pjesë në Kuvend. • Së bashku me deputetët opozitarë që kishin masë disiplinore, Garda nuk ka lejuar as deputetët që nuk kanë pasur masë disiplinore. • Pas disa minutash tentative për tu futur brenda Kuvendit, disa deputetë arritën të thyenin kordonin dhe më pas u futën brenda ambienteve të Parlamentit. • Teksa 5 deputetë të opozitës hynë në seancë, përpara dolën 20 gardistë që mbronin foltoren. • Ndërkohë pas hyrjes së deputetëve brenda Kuvendit, Nikolla njoftoi mbylljen e seancës. • Seanca e ditës së sotme zgjati 10 minuta. 

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Momenti kur deputetët e opozitës futen në Kuvend: Kush je ti? S’të vjen zor

Skandali/ Deputetet e papërjashtuar nuk lejohen nga Garda të

TIRANË- Pamjet e mëpshtme janë të momentin kur deputetët e Opozitës kanë mundur që të futën në seancën plenare gjatë ditës së sotme. Deputeti i parë që është futur ka qenë, Gazment Bardhi, i cili ka hequr xhaketën dhe i është drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe Edi Ramës, që kanë dhënë urdhër që deputetët të mos futen në Kuvend. 

"Kush je ti? S’të vjen zor," tha Bardhi.

 

Pas tij kanë qenë edhe deputetë të tjerë të opozitës, ndërsa afrimi i tij ka mobilizuar edhe gardistët që kanë rrethuar menjëherë foltoren.

2 VITE ME PARE

"Nuk e di çfarë ndodhi jashtë sallës, nuk besoj se garda nuk lejoi deputetët e papërjashtuar"/ Çuçi pas seancës në siklet përballë gazetarëve: Do vijojmë të përjashtojmë

Skandali/ Deputetet e papërjashtuar nuk lejohen nga Garda të
Foto ilustruese

TIRANË-Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi paralajmëroi se nëse opozita vazhdon me këtë rrugë brenda rregullave ata do vazhdojnë me kërkesat e tyre për t’i përjashtuar. 

Çuçi u shpreh gjithashtu se kjo që po ndodh nga opozita është një teatër kukullash.

Çuçi:"Ata nëse do vazhdojnë kështu, sigurisht edhe ne brenda rregullave edhe kushtetutës do vazhdojmë me kërkesat tona për të përjashtuar këdo që prish seancat plenare apo komisionet Askush nga deputetët që nuk janë përjashtuar nuk janë ndaluar. Ky teatër që merr kolegët e përjashtuar dhe vendosi përpara për ti futur me zor, nuk është as absurd, por teatër kukullash."

2 VITE ME PARE

Në Kuvend kishte ardhur koka e inceneratorëve," Bardhi: Frikacak që i fshihet përballjes me qytetarët

Skandali/ Deputetet e papërjashtuar nuk lejohen nga Garda të
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është koka e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, Bardhi u shpreh se Rama i fshihet përballjes me qytetarët dhe tentoi që të lërë jashtë deputetët e opozitës.  

"Siç e patë, sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetaj, personi i konsideruar nga njeriu më i afërt si koka e inceneratorëve. Me një urdhër të paligjshëm, deputetët e opozitës u ndaluan të futen në Parlament. Edhe ndaj deputetëve që nuk kishte masë disiplinore, Garda e Republikës me urdhër personal të Edi Ramës, një frikacak që i fshihet gjithmonë përballjes me qytetarët tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës. Besoj se vetëm në vende me regjime autoritare nuk lejohen deputetët të futen të ushtrojnë mandatin… e paimagjinueshme që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të futen në sallën plenare”, tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

Deputetët e opozitës vijuan aksionin opozitar brenda sallës/ Nikolla njofton mbylljen e seancës: Nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë

Skandali/ Deputetet e papërjashtuar nuk lejohen nga Garda të
Foto ilustruese

TIRANË-Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka replikuar me disa prej deputetëve të opozitës të cilët edhe pse të përjashtuar kanë arritur të hyjnë në sallën e parlamentit dhe më pas ka njoftuar mbylljen e seancës. 

Nikolla u është drejtuar atyre se duhet “t’u vijë turp” pasi e dinë që janë të përjashtuar dhe po ndalojnë seancën.

Duke replikuar me deputetin Flamur Noka, ajo tha se nuk po provokon opozitarët, por janë këta të fundit që po provokojnë.

“Turp t’iu vijë juve që e dini që jeni të përjashtuar dhe ndaloni seancën. Juve t’iu vijë turp! Ju lutem jemi në seancë për të diskutuar problemet. Nuk po provokoj, po vazhdoj me seancën, Juve po provokoni”, u shpreh Nikolla.

Më pas Nikolla ka mbyllur seancën. 

2 VITE ME PARE

Hyjnë deputetët e Opozitës në Kuvend pas përplasjes me Gardën

Skandali/ Deputetet e papërjashtuar nuk lejohen nga Garda të
Foto ilustruese

TIRANË-Pas përplas më Gardën e Republikës, deputeti demokrat Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka a arritur të futen në Kuvend.

Ndërkohë deputeti Asllan Dogjani ka hedhur edhe shishe ndaj kryeministrit Rama, ndërsa është ndaluar nga Garda e cila është bërë gardh para foltores.

Ndërkohë kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka vazhduar seancën teksa deputetët e mazhorancës ishin duke folur.  

Nga ana tjetër, një grup simpatizantësh dhe deputetësh janë duke protestuar jashtë Kuvendit me pankarta dhe tymuese.

2 VITE ME PARE

Deputetët e Opozitës ndërkohë që përplasen me gardën, nis protesta e PD-së/ Qindra demokratë mblidhen përpara Kuvendit

Skandali/ Deputetet e papërjashtuar nuk lejohen nga Garda të
Foto ilustruese

TIRANË-Qindra demokratë janë mbledhur përpara Kuvendit Shqipërisë për të nisur protestën e tyre kundra qeverisë. Protesta është thirrur nga Partia Demokratike dhe Kreu i saj Sali Berisha si një reagim ndaj mos përgjigjes për Komisionet e Hetimore dhe Reformën Zgjedhore.

Nga ana tjetër deputetët e opozitës janë duke u përplasur me Gardën e Republikës. 

2 VITE ME PARE

Kaos në Kuvend, nis seanca plenare, Garda nuk lejon deputetët që të marrin pjesë

Skandali/ Deputetet e papërjashtuar nuk lejohen nga Garda të
Pamje

TIRANË- Nuk ka ndodhur më parë! Seanca plenare ka nisur pasditën e sotme pa asnjë deputetët të opozitës në Kuvend. Kjo pasi Garda me urdhër nga qeveria nuk po lejon asnjë deputet të opozitës që të futet në seancë plenare.

Deputetët opozitarë po bëjnë thirrje që të lejohen të hyjnë në Kuvend, por e pamundur për shkak se garda ka bllokuar komplet derën. Ndërkohë që seanca brenda Kuvendit, po vijon e qetë.

2 VITE ME PARE

"Hape rrugën rrugaç"/ Deputetët e Opozitës përplasen me gardën: Mos u bëni ushtarë të krimit

Skandali/ Deputetet e papërjashtuar nuk lejohen nga Garda të
Perplasja

TIRANË- Ditën e sotme është paralajmëruar nga opozita për një protestë e cila do te zhvillohet para Parlamentit. Edhe pse do të ketë protestë seanca plenare e ditës së sotme ka nisur ndërsa garda ka rrethuar Kuvendin duke mos lejuar hyrjen brenda ambienteve të saj deputetët e opozitës. 

"Hape rrugën, rrugaç. Edhe Enver Hoxha nuk i ndalonte deputetët të futeshin brenda. Mos merrni urdhra”, tha Asllan Dogjani teksa tenton të futet brenda Kuvendit.

“Mos u bëni ushtarë të krimit”, dëgjohet Noka ndërsa garda nuk lejon asnjë person të futet në Parlament.

“Sa ju tha ai jam hajdut, ju e latë”, thotë Bardhi.

2 VITE ME PARE

Nisin tensionet në Kuvend, disa deputetë të opozitës përplasen në hyrje të sallës me Gardën

Skandali/ Deputetet e papërjashtuar nuk lejohen nga Garda të
Foto ilustruese

TIRANË-Një grup deputetësh të opozitës janë ndaluar që të futen brenda sallës së kuvendit ditën e sotme.

Ata janë bllokuar nga Garda e Republikës e cila ka krijuar një kordon në hyrje të sallës ndërsa nuk i lejon të futen brenda.

Deputetët Ervin Salianji, Dashnor sula, Albana Voshki, Gazment Bardhi, Asllan Dogjani, Flamur Noka, Ina Zhupa, Petrit Vasili dhe të tjerë janë duke u përplasur me efektivët.

 

2 VITE ME PARE

Skandali/ Deputetet e papërjashtuar nuk lejohen nga Garda të hyjnë në Kuvend, seanca mbyllet pas hyrjes së opozitës në Parlament

seanca plenare 5 janar 2024

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet