LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dështon Komisioni për Reformën Zgjedhore, deputetët e opozitës bllokojnë mbledhjen: Me mercenarë nuk bëhet

• Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore nuk është mbledhur ditën e sotme. • Kjo pasi deputetët e Opozitës kanë bllokuar mbledhjen, pasi sipas tyre, ata nuk po lejohen që të marrin pjesë në këtë Reformë. • Deputetët e Opozitës janë ulur në të gjitha vendet e ta pranishmëve për Reformën Zgjedhore Deputeti Enkelejt Alibeaj tha se ai është i vetmi përfaqësues i PD-së në Komision dhe se ata kërkojnë lista të hapura, sistem proporcional kombëtar, votën e emigrantëve dhe votimin elektronik. • Deputeti Flamur Noka i është drejtuar kolegut të tij nga mazhoranca Damian Gjiknurit, se kjo me mercenarë nuk bëhet kjo reformë. • Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se Opozita dëshiron që të marrë pjesë në Komision, por nuk po lejohet nga kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me Lulzim Bashën. • Mbledhja e këtij Komisioni vjen pas takimeve që u zhvilluan me përfaqësuesit e OSBE në vendin tonë. • Dje OSBE iu bëri thirrje të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë që të normalizohet procesi parlamentar. • Përfaqësuesit e Opozitës kanë kërkuar që të ndryshojë bashkëkryetarin e këtij komisioni dhe në vend të Alibeajt të vendosin Oerd Bylykbashin.

11 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Reforma Zgjedhore, Çuçi: Të dyja palët e partisë së bërë copë e çikë zhyten më keq në krizën ku kanë rënë

Dështon Komisioni për Reformën Zgjedhore, deputetët e
Blendi Çuçi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, dënon bllokimin që i bënë sot disa deputetë të opozitës mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Përmes një deklarate, Çuçi thotë se pyetja me kë të flasësh mori përgjigje të qartë. Sipas tij nga njëra anë janë ata që bëjnë skena dhune dhe pengojnë deputetët, nga ana tjetër janë ata që edhe kur thërrasin vetë Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk paraqiten në mbledhje. Më parë, puna në Komisionin e Reformës Zgjedhore u ndërpre mes debatesh e tensionesh nga deputetët e opozitës.

"Pyetja “me kë të flasësh” mori përgjigje më qartë se kurrë sot. Me ata të revolucionit të karrigeve që përsërisin skenat e dhunës sa tek selia e tyre e sa në Kuvend nga njëra anë, apo me ata që edhe kur thërrasin vetë Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk paraqiten në mbledhje? Të dyja palët e partisë së bërë copë e çikë përveçse zhyten më keq në krizën ku kanë rënë prej vulës së humbur dhe sikletit me drejtësinë e re, nuk e pengojnë dot as reformën zgjedhore dhe as jetën parlamentare. Gjithesesi shqiptarët janë gjithmonë e më të qarte ne pergjigjen e tyre per Shqiperine," tha Çuçi.

2 VITE ME PARE

Bllokimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Mediu: Deputetët të mos bëhen palë me kryeministrin

Dështon Komisioni për Reformën Zgjedhore, deputetët e
Fatmir Mediu

TIRANA- Fatmir Mediu nga kryesia e Kuvendit i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të mos bëhen palë me kryeministrin Rama për miratimin e Reformës Zgjedhore, menjëherë pas bllokimit të mbledhje në Komision. Mediu tha se Rama nuk ka 84 vota në Parlament dhe me këtë e lidh dhe thirrjen e tij drejtuar deputetëve. Sipas tij, komisioni jo vetëm që është bipartizan, por ka propacinoalitet që bazohet te pesha politika.

“Rama s’ka 84 vota në Parlament, ndaj i bëj thirrje deputetëve të opozitës që të mos bëhen palë. Duhet t’ju përmend një fakt tjetër, ka qenë një kohë kur PS ka pasur 84 vota, por u ra dakord që nuk do përdoret në mënyrë të njëanshme. Ky komision jo vetëm që është bipartizan, por ka propacinoalitet që bazohet te pesha politika. Kur PL në atë kishte 19 deputetë ka pasur vetëm 2 përfaqësueses. Dua të theksoj se konsensusi i parë është brenda opozitës”, u shpreh Mediu.

 

2 VITE ME PARE

Bllokimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: Parlamenti të marrë në konsideratë kërkesën tonë

Dështon Komisioni për Reformën Zgjedhore, deputetët e
Oerd Bylykbashi

TIRANA- Deputeti i opozitës, Oerd Bylykbashi, ka dalë në një konderencë pë mediat pas bllokimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore. Bylykbashi bëri thirrje që puna në komisionet të shkojë drejt normalitetit. Ai shtoi se pothuaj 50 deputetë të opozitës kanë kërkuar që të rishikohet anëtarësia e komisionit dhe të kthehet tradita 20-vjeçare.

“Edi Rama ka vendosur që këtë traditë 20-vjecare ta thyejë, pasi shkatërroi konsensusin politik. Sërish ka për qëllim që përmes një shumice numerikë të çojë para rregulla që shkatërrojnë zgjedhjet. Ne si opozitë e theksoj, pothuaj 50 deputetë kanë kërkuar që të rishikohet anëtarësia e komisionit dhe të kthehet tradita 20-vjeçare. Në kërkojmë sërish që ta rikthejmë këtë traditë, pasi Reforma Zgjedhore është një nga reformat më kryesore pasi sjell stabilitet ose stabiliteti. Kërkojmë që Parlamenti të marrë në konsideratë kërkesën tonë që komisioni t’i kthehet normalitetit. Ky parlament do vazhdojë të mos jetë funksional pasi kërkesa e ngritje së komisioneve hetimore është një e drejtë thelbësorë”, u shpreh Bylykbashi.

2 VITE ME PARE

Bllokimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore/ Bardhi: Mazhoranca nuk lejon opozitën të marrë pjesë, donin t’i hidhnin hi syve qytetarëve

Dështon Komisioni për Reformën Zgjedhore, deputetët e
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se mazhoranca nuk po lejon që Opozita të marrë pjesë në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Bardhi u shpreh se qëllimi i mbledhjes së sotme, ishte që tu hidhnin hi syve qytetarëve shqiptarë. Po ashtu Bardhi ka theksuar se Reforma Zgjedhore po mbahet peng nga Edi Rama dhe Lulzim Basha.

"Në fakt, qëllimi i sotëm ishte t’i hidhnin hi sy qytetarëve se dëshirojnë Reformë Zgjedhore. Po të donin, do e kishin mbyllur brenda këtyre dy viteve. Sot, opozita nuk ka bllokuar Komisionin. Është mozhoranca që ka bllokuar opozitën, pasi ka qëllim të bllokojë Komisionin e Reformës Zgjedhore. Rama nuk do të bëjë zgjedhje të ndershme, prandaj nuk e lejon opozitën. Opozita do të marrë pjesë në Komision, por nuk po lejohet. Reforma Zgjedhore po mbahet peng nga Edi Rama. I kemi mbështetur për dy vite për ta çuar para Reformën. Ata e bllokuan punën e Komisionit për dy vite. Nëse ne nuk do të ngrinim zërin, sot Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk do të ishte fare temë. Do të ishte e varrosur, siç e kishin varrosur në harresë gjatë këtyre dy viteve," tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

"Unë jam përfaqësues i PD-së", Alibeaj: I hapur për propozime nga çdo opozitar për Reformën Zgjedhore

Dështon Komisioni për Reformën Zgjedhore, deputetët e
Enkelejd Alibeaj

TIRANA- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se është i hapur të presë propozime nga të gjithë opozitarët për Reformën Zgjedhore, në një deklaratë për mediat para nisjes së mbledhjes së Komisionit. Alibeaj tha se nuk është i rreptë dhe i mbyllur për ato çështje, dhe se secili nga ata anëtarët e opozitës është i mirëpritur për të sjellë propozime të reja, për t’i propozuar dhe diskutuar.

“Unë do të jem i sinqertë me këdo. Unë jam bashkëkryetar e këtij komisioni, i kërkuar para shumë vitesh nga Partia Demokratike, sepse mazhoranca nuk donte. Për të qene i sinqertë unë jam përfaqësues i Partisë Demokratike, dhe jo i interesave të opozitarëve në parlament. Prandaj unë nuk jam i rreptë dhe i mbyllur për ato çështje, dhe mos të shtohen të tjera. Secili nga ata anëtarët e opozitës është i mirëpritur për të sjellë propozime të reja, për t’i propozuar dhe diskutuar. Këtu është një fakt tjetër që duhet të jemi të barabartë si opozita dhe mazhoranca”, u shpreh Alibeaj.

2 VITE ME PARE

Deputetët e Opozitës bllokuan Komisionin, Gjiknuri: E pamundur, do gjejmë një mënyrë që Reforma të eci përpara 

Dështon Komisioni për Reformën Zgjedhore, deputetët e
Damian Gjiknuri

TIRANË- Bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka deklaruar se sot është e pamundur që të zhvillohet mbledhja. Pas bllokimit të Komisionit nga deputetët e Opozitës, Gjiknuri theksoi se opozita duhet të jetë e para që ta kërkojë këtë reformë. Po ashtu ai theksoi se do e gjejnë një mënyrë që Reforma të eci përpara. 

“E pamundur për t’u zhvilluar mbledhja. Edhe atë që predendojnë, Oerd Bylykbashin nuk e kanë sjellë dhe Alibeajn si duket nuk  e kanë lejuar. Për të ardhur keq, sepse opozita duhet të jetë e para, por është zgjedhja e tyre. Do të ketë një njoftim. Nëse opozita nuk do të bëhet pjesë, do të gjejmë një mënyrë që Reforma të eci përpara," tha Gjiknuri.

Deputetët e Opozitës kanë vendour që të bllokojnë sot mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Deputetët e Opozitës janë ulur në të gjitha vendet e ta pranishmëve për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që ky aksion ka ardhur pasi mazhoranca nuk po i jep asnjë të drejtë Opozitës për Komisionet Hetimore. 

2 VITE ME PARE

Debate me tone të ashpëra, Noka i drejtohet Gjiknurit: Me kryetaro-reformë nuk e bën dot Rama

Dështon Komisioni për Reformën Zgjedhore, deputetët e
Mbledhja

TIRANË- Debate me tone të ashpëra janë zhvilluar sot në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Deputetët e Opozitës kanë bllokuar mbajtjen e Komisionit, ndërkohë që përfaqësuesit e mazhorancës janë larguar nga ty një nga një. Deputeti Flamur Noka i është drejtuar kolegut të tij nga mazhoranca Damian Gjiknurit, se kjo me mercenarë nuk bëhet kjo reformë.      

Mesazhi është i thjeshtë me kryetaro reformë nuk bën dot as Edi Rama, askush. Ose bëhet reformë ose mercenarë jo”, tha Noka.

Deputetët e Opozitës kanë vendour që të bllokojnë sot mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Deputetët e Opozitës janë ulur në të gjitha vendet e ta pranishmëve për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që ky aksion ka ardhur pasi mazhoranca nuk po i jep asnjë të drejtë Opozitës për Komisionet Hetimore. 

2 VITE ME PARE

Deputetët e Opozitës i zunë vendin, Blendi Klosi largohet nga Komisioni për Reformën Zgjedhore: Le ti mbajnë karriget

Dështon Komisioni për Reformën Zgjedhore, deputetët e
Blendi Klosi

TIRANË- Deputeti socialist Blendi Klosi është larguar nga komisioni për Reformën Zgjedhore. Duke u larguar nga salla, Klosi u shpreh se deputetët e opozitës nuk i zënë dot vendin atij, pasi ia ka dhënë populli. Ndërkohë që ka theksuar se ata le të mbajnë karriget fortë. 

"Mua ma ka zënë vendin? Mua ma ka dhënë vendin populli. Ata kanë zënë karriget, le ti mbajnë karriget," tha Klosi.

Deputetët e Opozitës kanë vendour që të bllokojnë sot mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Deputetët e Opozitës janë ulur në të gjitha vendet e ta pranishmëve për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që ky aksion ka ardhur pasi mazhoranca nuk po i jep asnjë të drejtë Opozitës për Komisionet Hetimore. 

2 VITE ME PARE

Para mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Duam sistem proporcional kombëtar

Dështon Komisioni për Reformën Zgjedhore, deputetët e
Enkelejd Aibeaj

TIRANA- Deputeti Enkelejd Alibeaj, pak minuta para nisjes së mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku përsëriti 4 çështjet kryesore që ata kanë parashtuar. Alibeaj tha se ata kërkojnë lista të hapura, sistem proporcional kombëtar, votën e emigrantëve dhe votimin elektronik. Ai shtoi se se çështjet në fjalë janë depozituar në një paketë të plotë.

“PD ka depozituar tashmë pranë komisionit të reformës në kuvend, lidhur me reformën zgjedhore. Janë 4 çështje kryesore nga shumë të tjera që janë depozituar në një paketë të plotë. Në fillim, në identifikimin e këtyre çështjeve kryesore, jemi nisur nga interesi më i madh i shqiptarëve. Konkretisht, e para është ajo që ka të bëjë me listat e hapura. Propozimi i PD-së përcakton në mënyrë të qartë, bazuar edhe në parashikimin kushtetues, që sistemi zgjedhor duhet të jetë me lista të hapura, që domethënë do të jenë shqiptarët ata që do të përzgjedhin se cilin kandidat duan të votojnë. Kjo forcon votën e shqiptarëve. Së dyti, ka të bëjë me sistemin proporcional kombëtar që bazohet në barazinë e votës. Është sistemi më i thjeshtë që garanton bazarinë e votës. E treta, ka të bëjë me votimin elektronik. Shqipëria e 2025 dhe shqiptarët meritojnë që të votojnë në mënyrë të qrtë, të shpejtë pa gabime dhe pa rrezikun që vota të shpallet e pavlefshme. E katërta, ka të bëjë me votën e diasporës. E dinë të gjithë plagën e madhe se shumë shqiptarë janë detyruar të largohen. E para, është detyrim kushtetues", tha Alibeaj.

2 VITE ME PARE

PD kërkon Bylykbashin si kryetar/ Alibeaj: Bashkëkryetarët e Reformës Zgjedhore janë përfaqësues partish 

Dështon Komisioni për Reformën Zgjedhore, deputetët e
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se bashkëkryetarët e Reformës Zgjedhore janë gjithmonë përfaqësues partish politike të opozitës dhe mazhorancës. I pyetur se PD-ja, kërkon që ta zëvendësojë atë me Oerd Bylykbashin, Alibeaj është shprehur se ata duhet që t'i shmangen kësaj çështjeje dhe të dalin nga velloja e ngushtë që janë. Po ashtu ai ka theksuar se shqiptarët duan lista të hapura, që vota e tyre të jetë e barabartë.

"Nëse lexohet deri në fund, në bazë të kësaj shkrese, që po është dërguar nga grupi parlamentar, ka edhe një projekt vendim që është bërë vendim i kuvendit, mbi të cilin është ngritur komisioni i reformës. Dhe ky vendim bazuar në këtë shkresë ka përcaktuar në pikën 4 të tij që bashkëkryetarët do të jenë respektivisht përfaqësues i PS dhe PD. Kështu ka ndodhur gjithmonë, bashkëkryetarët kanë qenë gjithmonë përfaqësues të partive politike. Ka edhe një fakt tjetër, ku është ngritur ky komision numri ka qenë 16, 8 maxhorancë dhe 8 opozitë. Ka pasur edhe një shkresë tjetër që ka bërë një shtesë, shtuar një tjetër përfaqësues, zoti Vasili si deputet i pavarur dhe çdo parti politike ka të drejtën për të qenë i përfaqësuar ka apo nuk ka grup parlamentar sepse reforma i përket një procesi që bëhet mes partive. Partitë duhet të jenë të përfaqësuara në këtë komision, është ruajtur e njëjta logjike dhe e njëjti standard si në 2020. Po e përsëris se çdo lloj skepticizmi për bashkëkryetarin dhe anëtarët e tjerë, besoj se ne të gjithë si opozitë kemi një detyrim. Besoj se shqiptarët duan lista të hapura, që vota e tyre të jetë e barabartë, të votojnë elektronikisht dhe ata jashtë të votojnë efektivisht. Kjo është ajo që na bën ne të garantuar para publikut dhe ky është testi që kemi. T’i shmangemi këtyre çështjeve që nuk janë tonat. Duhet të dalim nga velloja e ngushtë dhe t’i bëjmë një shërbim shqiptarëve dhe opozitës për të qenë e sinqertë deri në fund. Publiku që të promovojë dhe të të shpërblejë duhet t’i shërbesh. Nëse ka çështje të tjera që e plotësojnë janë të hapur. Komisioni do të jetë publik, është gjithëpërfshirës,” tha Alibeaj.

2 VITE ME PARE

PAMJET/ Deputet e Opozitës bllokojnë Komisionin për Reformën Zgjedhore

Dështon Komisioni për Reformën Zgjedhore, deputetët e
Pamjet

TIRANË- Deputetët e Opozitës kanë vendour që të bllokojnë sot mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Siç shihet nga videoja e mëposhtme, deputetët janë ulur në të gjitha vendet e ta pranishmëve për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që ky aksion ka ardhur pasi mazhoranca nuk po i jep asnjë të drejtë Opozitës për Komisionet Hetimore. 

Komisioni për Reformën Zgjedhore do të mbidhet ditën e sotme për herë të parë pas 2 vitesh. Dje OSBE iu bëri thirrje të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë që të normalizohet procesi parlamentar. Ndërkohë që përfaqësuesit e Opozitës kanë kërkuar që të ndryshojë bashkëkryetarin e këtij komisioni dhe në vend të Alibeajt të vendosin Oerd Bylykbashin.

 

 

damian gjiknuri enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit