LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Ose me ne, ose përballë nesh"/ Mbledhja e PS-së, Rama ultimatum Spiropalit:  E ke bërë dy herë, të tretën përjashtohesh. Çfarë u diskutua tjetër

• Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. • Gjatë takimit, theksi është vënë te sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian dhe siguria ushqimore. • Një rëndësi e veçantë iu dha edhe rienergjizimit të anëtarësisë dhe strukturave të Partisë Socialiste për të realizuar objektivat e reja politike. • Në mbledhje Rama ka kritikuar ashpër ish-ministren dhe njëherësh deputeten e PS, Elisa Spiropali për akuzat që kjo e fundit ka ngritur në publik kundër qeverisë dhe Partisë Socialiste. • Mësohet se Rama i ka vënë ultimatum Spiropalit, duke e paralajmëruar se duhet të zgjedhë ose të jetë më PS-në ose kundër saj. • Po ashtu Kryeministri i ka kërkuar Spiropalit që të ndalë postimet në rrjetet sociale kundër PS-së në të kundërt do e gjeje vetën e përjashtuar nga Grupi Parlamentar. • Më tej, mësohet se Spiropali ka kërkuar të drejtën e fjalës, por kjo i është mohuar nga Rama.

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

"O me ne, o përballë nesh"/ Kryeministri Rama paralajmëron Spiropalin me përjashtim nga Grupi Parlamentar: Nuk mund të bëni drama

"Ose me ne, ose përballë nesh"/ Mbledhja e PS-së, Rama
Edi Rama dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka paralajmëruar përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar. Kjo ka ardhur pas qëndrimeve dhe postimeve të saj në rrjetet sociale.

Bëhet me dije se gjatë fjalës së tij në fund të mbledhjes të zhvilluar ditën e sotme, Rama ka përmendur mungesën e saj në votime si dhe reagimet e saj publike.

“Herën e parë nuk erdhe në votim. Herën e dytë bërë çarçafin dhe herën e tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi”, mësohet të ketë thënë Rama.

Gjatë mbledhjes Rama ka thënë se në PS nuk mund të krijohen drama.

“Tek puna e partisë nuk mund të bëni drama, dhe për këtë po të drejtohem ty Elisa. Nuk dua të krijoni situata në parti. Partia ka dy ngjyra, bardhë e zi, ose bardhë dhe me ne, ose zi dhe përballë nesh.” ka thënë Rama.

Gjatë përfundimit të mbledhjes, Spiropali ka kërkuar të marrë fjalën, por nuk është lejuar.

“Ti s’mund të replikosh këtu, ti nuk merr fjalë më, me ty është investuar PS dhe unë”, ka thënë Rama në përfundim të diskutimit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh

"Ose me ne, ose përballë nesh"/ Mbledhja e PS-së, Rama

TIRANË- Kryeministri Rama i është përgjigjur Spiropalit në mbledhjen e grupit parlamentar pas postimeve të saj në rrjetet sociale. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kryeministri Rama, teksa ka marrë fjalën në fund të mbledhjes, ka folur për disa minuta edhe për Elisa Spiropalin.

Mësohet se Rama ka thënë: “Te puna e partisë nuk mund të bëni drama, dhe për këtë po i drejtohem ty, Elisa.”

Rama i është drejtuar Spiropalit duke thënë: “Nuk dua të krijoni situata në parti. Partia ka dy ngjyra: bardhë e zi. Ose bardhë me ne, ose zi përballë nesh.”

Më tej, kryeministri ka vijuar duke thënë se kjo është përgjigje për të gjitha ato që ajo ka shkruar në rrjetet sociale. Në fund, vetë Spiropali ka kërkuar replikë, por Rama i është përgjigjur negativisht.

“Ti s’mund të replikosh këtu, ti nuk merr më fjalë. Me ty është investuar PS dhe unë,” mësohet të ketë thënë në fund kryeministri.

Rama-Spiropalit: Heren e parë nuk erdhe ne votim. Herën e dyte bëre çarcafin dhe herë të tretë nuk ka, del jashte ketij grupi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Përfundon mbledhja e PS/ Çfarë u kërkoi Rama deputetëve dhe ministrave të kabinetit qeveritar

"Ose me ne, ose përballë nesh"/ Mbledhja e PS-së, Rama

TIRANË-  Ka përfunduar, mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar socialist. Pas katër orësh diskutim, mbledhja u mbyll me thirrjen e kryeministrit Rama për rritjen e pranisë në terren dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Gjatë diskutimeve, ai vuri theksin te sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian, duke veçuar sigurinë ushqimore si një prioritet absolut për qeverinë.

Një rëndësi e veçantë iu dha edhe rienergjizimit të anëtarësisë dhe strukturave të Partisë Socialiste për të realizuar objektivat e reja politike. Në fund, u kërkua që ky angazhim të shoqërohet me një prani më aktive dhe mesazhe më të forta në të gjitha rrjetet sociale./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Axhenda/ Nis mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, mbahet me dyer të mbyllura

"Ose me ne, ose përballë nesh"/ Mbledhja e PS-së, Rama

TIRANË-  Mbledhja e Grupit Parlamentar socialist ka nisur në orën 10:00 dhe po zhvillohet larg syrit të mediave. Takimi u hap nga kryetari i grupit, Taulant Balla, për t’u pasuar nga drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët do të paraqesin ecurinë e punës në organizatat bazë dhe problematikat e terrenit.

Një peshë të rëndësishme në axhendë zë çështja e integrimit në BE. Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka do të informojnë deputetët mbi hapat e reformave, me fokus te Kapitulli 24. Pas rishikimit të detyrave të lëna më parë, mbledhja do të përfundojë me fjalën e kryeministrit Edi Rama, në kuadër të 35-vjetorit të partisë dhe "Majit të Europës"./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës