Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Partia Demokratike do të futet me koalicion në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Këtë mbrëmje, dy përfaqësuesit ligjore të PD-së, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri kanë dorëzuar në KQZ dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e PD-së në zgjedhje. • Në një deklaratë pas daljes nga KQZ, të dy u pyetën nëse kanë dorëzuar dhe dokumentet e marra nga Gjykata dhe e pohuan një gjë të tillë. • Kryedemokrati Sali Berisha i ka ndarë përfundimisht rrugët me grupin e demokratëve që mbështesin deputetin Enkeleljd Alibeaj. • Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Berisha mblodhi sot Këshillin Kombëtar të PD-së dhe me një deklaratë zyrtare i dënoi Bashën e Alibeajn si instrumentet e Ramës në vendimin e marrë nga trupa gjykuese. • Gjatë fjalës që mbajti në praninë e kamerave, kreu i PD-së tha se Gjykata e Apelit ka zbartuar urdhrin e dhënë nga kryeministri Rama e ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim. Ai shtoi se gjithsesi demokratët nuk do të dorëzohen dhe se me revolucion paqësor, do ta rrëzojnë Ramën nga pushteti.
13 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka dalë me një deklaratë zyrtare pas mbledhjes së zhvilluar këtë të diel, ku në 6 pika, rendit vendimet e marra. Në deklaratë thuhet se Partia Demokratike është vetëm një dhe parti e anëtarëve të saj. PD u bën thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike. Në deklaratë, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj cilësohen si 'pengje' të kryeministrit Edi Rama dhe intrumentet e tij në vendimin e Gjykatës së Apelit që riktheu në shakllë të parë procesin për vulën e PD-së.
DEKLARATA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD:
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, në mbledhjen e tij të datës 5 mars 2023, analizoi gjerësisht gjëndjen politike në vend në tërësi, dhe veçanërisht vazhdimin e skenarit armiqësor ndaj Partisë Demokratike nga Edi Rama dhe shteti i tij monist. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se:
1. Partia Demokratike është vetëm një! Ajo është parti e anëtarëve të saj! Ajo është parti e njerëzve të lirë dhe asgjë nuk na ndal ne në misionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë!
2. Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtuar Partinë Demokratike nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidimin e monizmit të bazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë!
3. Partia Demokratike dënon gjithashtu Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, pengje të Edi Ramës, që ishin instrumenta të tij, në vendimin e tij antikushtetues. Partia Demokratike në betejën e saj me monizmin, është sot forcë politike më e fuqishme, më e përgatitur se kurrë për të hyrë në zgjedhje dhe për t`i fituar ato. Ne jemi të bindur se në këtë mënyrë, ne përfaqësojmë aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve që duan ta shohin Shqipërinë si e gjithë Evropa!
4. Ne u bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike të cilët janë votuar nga anëtarësia, në procesin më transparent dhe më fisnik, më të civilizuar që ka njohur Shqipëria. Kështu u shërbejmë interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve!
5. I bëjmë thirrje shqiptarëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike si e vetmja mundësi për të ndryshuar Shqipërinë!
6. Partia Demokratike fton demokratet dhe demokratët, mbështetësit tanë të vazhdojmë revolucionin tonë paqësor demokratik gjer në shpëtimin e Shqipërisë nga monizmi i Edi Ramës!
PD ka vendosur të futet në zgjedhjet lokale me koalicion. Sali Berisha mblodhi sot Këshillin Kombëtar nga ku tha se nuk do t'i bojkotojnë zgjedhjet lokale. Në përfundim të mbledhjes, Edi Paloka u shpreh se do të futen me koalicion, por pa bërë me dije partitë përbërëse. Paloka tha se nesër do të nisin negociatat me aleatët.
TIRANË- Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri kanë deklaruara para mediave se kanë depozituar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e PD-së në zgjedhje. Në një deklaratë pas daljes nga KQZ, të dy u pyetën nëse kanë dorëzuar dhe dokumentet e marra nga Gjykata dhe e pohuan një gjë të tillë.
Pjesë nga prononcimi:
Ledio Nuraj dhe Franc Nuri: Në cilësinë e përfaqësuesve ligjorë të PD-së sapo depozituam dokumentin për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Kërkesa është firmosur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, i përputhshëm me të gjitha praktikat. Bashkngjitur kësaj kërkese kemi paraqitur dhe dokumentin sipas ligjit që kërkohet. Në respektim dhe të afatit.
Pyetje: E dorëzuar dhe dokumentin e marrë nga gjyqi?
Ledio Nuraj dhe Franc Nuri: Të gjitha dokumentacionet e nevojshme sipas kodit zgjedhor
PD ka vendosur të futet në zgjedhjet lokale me koalicion. Sali Berisha mblodhi sot Këshillin Kombëtar nga ku tha se nuk do t'i bojkotojnë zgjedhjet lokale. Në përfundim të mbledhjes, Edi Paloka u shpreh se do të futen me koalicion, por pa bërë me dije partitë përbërëse. Paloka tha se nesër do të nisin negociatat me aleatët.
TIRANË- Përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në KQZ, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri janë nisur drejt zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një njoftim zyrtar të PD-së, bëhet me dije se Nuraj dhe Nuri do të depozitojnë dokumentacionin për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të datës 14.05.2023.
PD ka vendosur të futet në zgjedhjet lokale me koalicion. Sali Berisha mblodhi sot Këshillin Kombëtar nga ku tha se nuk do t'i bojkotojnë zgjedhjet lokale. Në përfundim të mbledhjes, Edi Paloka u shpreh se do të futen me koalicion, por pa bërë me dije partitë përbërëse. Paloka tha se nesër do të nisin negociatat me aleatët.
TIRANË- Edi Paloka, kryetari i Këshillit Kombëtar ka deklaruar se Partia Demokratike do të futet në zgjedhjet lokale të 14 majit, me koalicion. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit, Paloka tha se që nesër do të bëhet regjistrimi i koalicionit, por nuk konkretizoi aleatët me të cilët do të bashkohen. Paloka tha vetëm se ka disa parti me të cilat PD-ja është në marrëveshje, por nuk përmendi asnjë emër.
“Këshilli Kombëtar është organi më i lartë që mund të marrë vendime në PD. Gjatë gjithë mbledhjes, nuk pati asnjë ide apo propozim të mos hyjmë në zgjedhje. PD do të hyjë në zgjedhje me bindje që do të fitojë. Kjo ishte pika e parë, pika e dytë që u diskutua ishte se si do të hyjmë në zgjedhje. Pati ide për koalicion dhe kandidatë të pavarur. Këshilli vendosi që do të hyjmë me koalicion. U miratua dhe një rezolutë e përqëndruar në Këshillin Kombëtar. Ka një PD të bazuar në Këshillin e Anëtarësisë. Kjo parti do të hyjë në zgjedhje për t’i fituar ato. Janë disa parti me të cilat kemi marrëveshje. Janë teknikalitete që do të zgjidhen dhe nga kryesia. PL, Partia e të Drejtave të Njeriut dhe parti të tjera. Emri i koalicionit akoma nuk është vendosur. Do të ndjekim të gjitha afatet, i pari është nesër. Që nesër ne do të ndjekim të gjitha rregullat dhe do të regjistrojmë koalicionin tone,”- tha Paloka.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u është përgjigjur demokratëve që janë skeptikë mbi të ardhmen e Partisë Demokratike. Nga fjala që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se me të drejtë shumë demokratë pyesin se përse zhvillohen mbledhje e protesta të njëpasnjëshme kur nuk arrihet asnjë qëllim. Ai shtoi se kushdo që dëshiron, e kupton se revolucionet paqësore janë dy herë më të fuqishme se ato të dhunshmet. Sipas Berishës, me revolucionin paqësor, do të rrëzohet pushteti dhe qeveria e kryeministrit Edi Rama.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Me të drejtë ka demokratë që thonë, s’po bëjmë gjë. Ka të tjerë që thonë pse mblidhemi? Jo revolucioni paqësor është paqësor, por historia ka faktuar dhe provuar dhe çdo njeri që dëshiron i them të lexojë, se revolucionet paqësore janë 2 ose më shumë herë se sa ato të dhunës, dhe ne i mbetemi besnik këtij parimi. Ne do të vazhdojmë gjer në rrëzimin e këtij pushteti, revolucionin paqësor.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se është i bindur që kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim kanë dashur shkatërrimin e Partisë Demokratike. Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha foli për vendimin e marrë nga Gjykata për vulën e PD-së dhe tha se e gjitha ka qenë një porosi e Ramës dhe Kim. Ai shtoi se këtë gjë që bazon në një dokument ku sipas tij, shkruhet urdhri i dhënë prej tyre.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Pas këtij vendimi ka patur në forume diskutime të frytshme, të hapura. Në kryesinë e PD-së, grupin parlamentar, sot me të gjithë kandidatët dhe natyrisht është Këshilli Kombëtar ai që do të marrë vendimet përfundimtare. Por në të gjitha këto diskutime mund të ju informoj se ka mbizotëruar me përgjegjësi të plotë tërësisht vendosmëria për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të fituar zgjedhjet. Mos harroni, qëllimi i Edi Ramës, por ç’është e vërteta e kam këtu dokumentin me shkrim, edhe i guvernatores Kim ka qenë shkatërrimi i PD-së, në mënyrë tekstuale po ju them. Por ne nuk kemi ndërmend, ne kemi ndërmend të kthehemi në forcën më të fuqishme të këtij vendi, në forcën qeverisëse të këtij vendi, në lokomotivë siç kemi qenë të zhvillimit dhe integrimit të saj në BE. Dhe ne ekzistojmë dhe do të ekzistojmë sa kohë që shqiptarët të ruajnë idealet e lirisë, shqiptarët të besojnë se me mundin, djersën e tyre në këtë vend të bekuar mund të ndërtojnë të ardhme, gjithnjë e më të mirë. Pra nuk ka patur, ju them këtu ju, asnjë mendim tjetër përveç pjesëmarrjes dhe këtë unë e vlerësoj shumë, qoftë të kandidatëve, qoftë të drejtuesve të tjerë. Por pjesëmarrja në zgjedhje është aspekt jashtëzakonisht i rëndësishëm. Por aspekti i dytë është, ne duhet ti qëndrojmë dhëmb për dhëmb këtij armiku të egër të shqiptarëve.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Shqipëria do të reshtë së ekzistuari si vend pas 16 viteve, nëse largimet e shqiptarëve, vijojnë me të njëjtat ritme. Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është kryetar i një organizate kriminale më të rrezikshme në Europë dhe se Partia Demokratike duhet ta luftojë atë. Ai shtoi se demokratët do të angazhohen në të gjitha metodat e luftës me mosbindje civile, paqësore dhe metoda të tjera duke i faktuar atij se do t'i ketë përballë gjer në largimin e tij nga skena politike.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ne duhet ti dalim zot Shqipërisë, duhet ti shkurtojmë kohën e qeverisjes Edi Ramës, kryetar i një organizate kriminale më të rrezikshme në Europë. Ne duhet të angazhohemi në të gjitha metodat e luftës me mosbindje civile, paqësore dhe metoda të tjera duke i faktuar atij se do të na ketë përballë gjer në largimin e tij nga skena politike si një kufomë e vërtetë politike që është sot. Këto detyra të vështira të mëdha, komplekse, i përmbushin dhe do të mund ti përmbushin vetëm misionarët. Dhe ju, anëtarët, simpatizantët tanë sot janë misionarë. Misionarë për shpëtimin e vendit, misionarë për të ndaluar këtë rrokullisje në honet e historisë që ka sot Shqipëria. Një vend që në 8 vite humbet 35 % të popullatës, me këto ritme pas 16 vitesh nuk do të ekzistojë më. O sot o kurrë ti dalim zot dhe ne do ti dalim zot. Por kjo kërkon secili një bilanc personal pune. Çdonjëri nga demokratet, demokratët të përpiqet, të sakrifikojë dhe ju garantoj se sot i kemi bërë, do i bëjmë një shërbim shumë më të madh të Shqipërisë se sa 1991. ’91 ishte një ortek Europian, diktaturat ranë njëra pas tjetrës, kure tani kemi narko shtetin, i cili nëse ne nuk e luftojmë pa kompromis, Edi Rama mund të vazhdojë shitje votash, blerje votash edhe 20 vite. Ndaj dhe pa humbur durimin.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike nuk d ot'i bojkotojë zgjedhjet lokale. Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se PD-ja është më e përgatitur se kurrë për këto zgjedhje. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama është përpjekur që ta bëjë PD-në të mos regjistrohet, me vendimin e marrë së fundmi për vulën e PD-së, por nuk ia ka dalë. Berisha tha se Partia Demokratike ka mbështetjen e të gjithë atyre qytetarëve që nuk janë mësuar të jetojnë me ndihmën e kriminelëve.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ne jemi në një moment shumë të veçantë, jemi në një fushatë elektorale në të cilën Edi Rama bën gjithçka që të mos marrim pjesë në votime, por revolucioni ynë paqësor, jo që nuk përjashton, por ka shtyllë një nga shtyllat më kryesore ka zgjedhjet, pjesëmarrjen në zgjedhje. Ne do të bëjmë gjithçka për një fitore të thellë në këto zgjedhje. Anëtarë e simpatizantë tanë, të gjithë e kanë pritur vendimin e Edi Ramës. Natyrisht ka prej tyre që janë mërzitur, ka prej tyre që janë dëshpëruar, por ju garantoj se mbështetësit e PD-së, pas këtij vendimi janë rritur dhe janë shumë më tepër. Asnjë shqiptar që nuk jeton me veprimtari mafioze, kriminale nuk mund të pranojë një akt të tillë, padrejtësi të tillë, nuk mund të imagjinojnë një vendim të tillë. Ndaj dhe ne në këtë fushatë në të cilën kemi ardhur më të pregatitur se kurrë, me kandidatë të shkëlqyer në mënyrën më transparente kanë muaj që nga dhjetori, duke patur një propagandë të ethshme kundra dhe të manipuluar, por për kandidatët tanë nuk kanë paraqitur dot as objeksionin më të vogël. Sepse tillë ishte transparenca e zgjedhjes së tyre. Ata janë të gjithë burra e gra që patën guxim të dalin para anëtarësisë, të dalin para qytetarëve, ti nënshtrohen votimit dhe kjo është një premisë shumë e rëndësishme për fitoren tonë. Ndaj dhe në këto kushte, kërkohet nga ne të shumëfishohet mbështetja për kandidatët tanë. Edi Rama u përpoq që të mos hyjmë në zgjedhje, që ti bojkotojmë, por ne nuk bojkotojmë as zgjedhjet as Shqipërinë. Ne do ti qëndrojmë me gjithë forcën tonë, interesit kombëtar, vlerave demokratike.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur i prerë se Partia Demokratike është ndarë përfundimisht nga 'pengjet' e kryeministrit Edi Rama, referuar Enkelejd Alibeajt. Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se vendimi i Gjykatës për vulën e PD-së ishte antikushtetues dhe i apligjshëm. Ai u shpreh se gjyqtarët kanë lexuar vendimin e përcaktuar nga vetë Rama.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Në të gjithë këtë proces që ne kaluam, duke patur një mori faktorësh kundër, ne armë të vetme kishim lirinë. Ne vendosëm të rikthejmë lirinë, vlerat e saj në partinë tonë, me qëllim që ato ti rrezatojmë nesër në shoqërinë shqiptare.
Rivendosëm votën e lirë në piedestal në partinë tonë, për ta vendosur atë siç e kemi patur dikur në piedestal në shoqërinë shqiptare. Asgjë nuk e ndëshkon një popull se sa mungesa e një vote të lirë. Dhe kjo sigurisht e tmerron armikun e kësaj vote, Edi Ramën. Sot PD-ja pas vendimit antikushtetues, antiligjor të Edi Ramës ndodhet para një përgjegjësie të madhe, për ti dhënë përgjigjen më të merituar këtij qëndrimi të Edi Ramës. Por sot duhet të jemi të hapur. Në vendimin e tij Edi Rama, u shërbye nga dy pengje, si të doni ju themi, por dy persona të cilët luajtën rolin më të ulët, kryen veprimet, u përdorën për të kryer veprimet më antikushtetuese të pluralizmit, ata janë kryekëput vasalë të Edi Ramës.
Për interesa të tyre, dhe si peng të tij, i lejuan vetes të bëhen vegla kundër pluralizmit politik në Shqipëri. Ata i lejuan vetes të bëhen vegla për vendime që rrallë mund të gjindet ndonjë autokrat që mund ti ketë marrë në këtë mënyrë.
Ata u bënë në një kohë kur Edi Rama është sot kufomë politike, në një kohë kur Edi Rama nuk ka shpëtim, Edi Ramën e pret fati i McGonigalit, aq të detyruar ishin ndaj tij, aq sa në një rol të shpifur u bën instrumente të atij vendimi.
Këta dy persona, nuk kanë dhe nuk mund të kenë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Këta janë një histori që tejkalon në këto 30 vite çdo histori të turpshme në politikën shqiptare ndaj dhe PD-ja ndahet në mënyrën më përfundimtare me këta bashkëpunëtorë, në krimin më të rëndë antikushtetues të Edi Ramës.
Nga këta të marrë peng, të cilët i shërbyen apo i shfrytëzoi Edi Rama për vendimin më armiqësor, në këto 30 vite ndaj pluralizmit politik në Shqipëri. Në këtë kontekst Këshilli Kombëtar duhet të përcaktojë sonte qëndrimin përfundimtar ndaj tyre. Në këtë konteskt, i bëj thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, të mbështesë kandidatët e PD-së.
Sot ka vetëm një PD në Shqipëri dhe ajo është partia e anëtarësisë së saj, është partia e pamposhtur. Gabojnë shumë rëndë ata të cilët mendojnë se me vendime antikushtetuese duke marrë vulën e saj, do mund të mposhtin këtë forcë politike, kurrë jo.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama vijon të jetë nën hetim nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se Komitetin Juridik të Senatit të SHBA-ve është folur për pagesat e bëra ndaj ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Berisha tha se për këtë gjë ka folur kryetari i Komitetit Juridik të Senatit të SHBA, demokrati Durbin. Sipas Berishës, një tjetër publicist amerikan ka thënë se gjyqi për McGonigal duhet të zhvillohet në Tiranë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Edi Rama, është në hetim dhe në hetim të thellë. Është kufomë politike dhe asgjë nuk mund të shpëtojë atë, aq sa mund të shpëtojë të korruptuarin e tij, McGonigal. Dy ditë më parë, kryetari i Komitetit Juridik të Senatit të SHBA, demokrati Durbin në ndërhyrjen e tij, u ndal në mënyrë të posaçme në pagesat që janë bërë nga Rama-Duçka, McGonigalit, veprimtarinë e tij në Shqipëri dhe të gjithë këto ju garantoj se janë vetëm një pjesë e veprimtarisë kriminale të zhvilluar në Tiranë. Një publicist i njohur amerikan shkruante dje; Gjyqi i McGonigal duhet të zhvillohet në Tiranë. Kaq e rëndë është dosja e tij. Por nëse McGongial u mor me shkatërrimin e opozitës, shqiptarët janë dëshmitarë se jo më pak se McGonigal dhe Ramgonigal, u mor edhe zonja Kim, ose McGonigali me fustan. Në mënyrën më të paskrupullt më të turpshme, duke shkelmuar çdo parim, në një vend të lirë, vend partner. Por natyrisht kur shifte ajo veprimtarinë e McGonigalit, nuk kishte se pse të shkelmonte çdo normë dhe parim dhe të ndërhynte dhe të përdorte pushtetin e ambasadës së një vendi të madh dhe mik, kundër opozitës shqiptare.
Të gjitha këto i them sot për të theksuar meritën e jashtëzakonshme të demokratëve që nuk u mposhtën, që qëndruan, që ruajtën të paprekur ndjenjat, admirimin për Amerikën e lirisë, të vlerave, natyrisht kurrë për Gonigalët dhe ata që ngjasojmë me të.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish për çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i cili është marrë nën akuzë për korrupsion në SHBA, pas zbardhjes së dosjes dhe takimeve me kryeministrin Edi Rama. Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se McGonigal ka shëtitur në të gjithë Shqipërian duke u vendosur 'gjoba' biznesmenëve. Ai tha se ortakë e asistentë në këtë procedurë ka pasur njerëzit më të afërt të kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçkën, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën. Me to, sipas Berishës, McGonigal ka gjobitur të gjitha bizneset në Elbasan.
Pjesë nga fjala e Berishës:
McGonigal, i korruptuar, paguar nga Edi Rama nëpërmjet Dorian Duçkës, në disa aspekte mori në dorën narkoshtetin e Edi Ramës vetëm në funksion të tij. Ai hetoi lobistin e Lulzim Bashës, Edi Rama hapi çështje penale dhe ndërpreu procesin për ta futur në thes. McGonigal është gjobëvënësi seria ndaj biznesit shqiptar. McGonigal është gjobëvënësi i poshtër ndaj prokurorëve dhe gjykatësve për vettingun, i cili drekonte e darkonte me ta, natyrisht duke u premtuar se vettingun ua zgjidhje ai. McGonigal të gjithë kësaj veprimtarie kriminale, të asaj shkalle që akoma nuk ja dimë përmasat, nuk i kreu, nuk i zhvilloi në bodrumet e Tiranës, por në zyrat e zyrtarëve shqiptarë, u asistua nga zyrtarët shqiptarë në hotele, restorante luksoze dhe kudo me radhë. Në këtë veprimtari ai pati asistent njerëzit më të afërt të Edi Ramës, Dorian Duçkën, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, të cilët pasi kryen xhiron me bizneset e Tiranës, morën me radhë bizneset e Elbasanit që të paguanin paratë që ndanin me Duçkën, Nezën dhe Edi Ramën, se ndryshe nuk mund të ndodhte. Pra, as në romanet e Markezit, në realizimin fantastik të tij, skenarë të tillë nuk mund te gjenden, por ty them ju, kryeskenaristi ishte Edi Rama, sepse këtu gjithçka bëhej për ti marrë, për ti forcuar pushtetin e Edi Ramës, pasi nën pushtetin e tij, mafia kishte hapësira të pakufizuara. Ky tradhtar i kombit amerikan kishte hapësira të pakushtëzuara.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar miliarderin George Soros që ka tentuar të shkatërrojë Partinë Demokratike. Në fjalën që mbajti në Këshillin e PD-së, Berisha tha se Soros ka shpërndarë 19 miliardë dollarë në të gjithë Evropën, për të luftuar partitë e djathta. Ai shtoi se PD-ja ka mbijetuar ndaj këtyre sulmeve pasi kanë besuar tek liria dhe vlerat e PD-së.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Kjo nuk ishte një rrugë e lehtë, por u kapërcye me sukses, vetëm e vetëm se ne besuam tek liria, vlerat. Kaluam në mori pengesash, sulmesh, përpjekjesh, për të na rrënuar. I kapërcyem ato. Në histori nuk gjendet kurrë një rast tjetër ku një multi miliarder, siç është Soros i cili vetëm në Europë ka shpenzuar për të korruptuar shoqëri civile, politikanë dhe forca politike, parlamentare etj., 19 miliardë dollarë, për të promovuar me të gjithë forcën e tij, ekstremin e majtë dhe forcat e majta, natyrisht në kurriz të forcave politike të djathta. Asnjë forcë politike si e jona nuk është përballur me një tradhtar të kombit Amerikan i cili ka shfrytëzuar postin e kryezbuluesit, ka shfrytëzuar fuqinë e FBI-së, kundër një force politike më properëndimore në Shqipëri dhe rajon, kundër një force politike e cila ka qenë promotori më kryesor i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së, një forcë politike e cila në përputhje me programin dhe orientimin perëndimor të kombit shqiptar, bëri gjithçka për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, bëri gjithçka për progresin e saj drejt BE-së dhe e vërteta është se marrëdhëniet në mënyrë të veçantë marrëdhëniet me SHBA, njohën në 100 vite kulmet më të mëdha.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama ka bërë aleatë George Soros dhe Charles McGonigal për të qëndruar në pushtet. Nga fjala që mbajti në Këshillin Kombëtar të PD-së, Berisha tha se këta dy persona kanë bërë që të forcohet pushteti i Ramës, i cili sipas tij është bazuar në drogë, krim e vjedhje.
Berisha shtoi se nga shtatori i vitit 2021 e deri më sot, PD-ja kaloi në një proces të vështirë, por anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e saj arritën të zgjedhin me votën e tyre të lirë të gjithë drejtuesit e tyre dhe kandidatët për qeveritarë vendorë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të nderuar anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD! Të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të PD, që ndiqni sonte me interes të veçantë këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar e thirrur kjo për situatën e krijuar pas vendimit të Edi Ramës, si armik i egër i pluralizmit politik, si hakmarrës primitiv ndaj partisë që përmbysi pushtetin e etërve të tij, si hakmarrës primitiv ndaj kësaj force politike që në këtë periudhë, rreth 1 vit e gjysëm ja doli të rithemelojë, rikrijojë opozitën e vërtetë në Shqipëri. Ia doli të kalojë një proces më të veçantin që mund të ketë kaluar ndonjëherë një forcë politike, një proces në të cilin të gjithë potencialin e narkoshtetit, institucionet e tij, por i gjithë potenciali i mafias më të fuqishme botërore asaj të Xhorxh Sorosi dhe del tani McGonigal u mobilizuan që këtë forcë politike ta shndërronin në një pseudo opozitë, apo në një aleate të Edi Ramës për të çelikosur pushtetin e tij të bazuar mbi drogën, krimin, dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Nga shtatori i vitit 2021 e deri më sot, PD-ja kaloi në një proces të vështirë, por anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e saj patën si yll rrëfimi, patën si frymëzim, idealet e tyre demokratike, idealet e tyre të lirisë, dhe në një përpjekje të pashembullt në historinë e një force politike, arritën të zgjedhin me votën e tyre të lirë të gjithë drejtuesit e tyre dhe kandidatët për qeveritarë vendorë. Arritën gjithashtu të organizohen në kushte të vështira, si një opozitë e vërtetë, si një opozitë e cila bën gjithçka për të nxjerrë në shesh të vërtetat e kësaj qeverisje anti-shqiptare, si një opozitë që bën gjithçka për të përpunuar alternativa, për tu dhënë përgjigjen më të mirë problemeve të kohës me të cilat përballet sot Shqipëria.