LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

3 ditë para fushatës elektorale/ Escobar sot në Tiranë! Takohet me Ramën e Begajn, presidenti: Folëm për rajonin! Yuri Kim e shoqëron kudo

•Tre ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 maj, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbërritur në Shqipëri. • Escobar ka mbërritur në Tiranë, e në vendin tonë do të qendorojë deri më 13 prill. Një ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. • Në orën 16.00, Escobar ka shkuar në Kryeministri, për të takuar Edi Ramën. E një orë më pas ka shkuar në Presidencë. • Nga pamjet që kanë dalë nga takimet, Escobar në takimet e tij po shoqërohet nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. • Ambasada amerikane në Shqipëri, ka thënë se thirrja e Escobarit për liderët ka qenë që ”të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë”. • Nesër vazhdojnë takimet nga opozita. • Nga opozita pritet që të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabakun, ndërsa siç edhe pritej do të shmangë takimin me Sali Berishën, i shpallur non grata nga SHBA.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet KRYEFJALË / Ambasada e SHBA zbardh takimin vizitën e Escobar në Tiranë: Kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit!

3 ditë para fushatës elektorale/ Escobar sot në Tiranë!
Pamje nga takimet

TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri ka dhënë detaje lidhur me takimet që ka zhvilluar i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot në Tiranë. Po ashtu, kanë dalë edhe pamje nga takimet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.

Sipas Ambasadës, Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, por gjithashtu krëkoi që pjesëmarrësit në zgjedhje të sigurohen që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

"Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, mbërriti sot në Tiranë për takime me Presidentin Begaj, kryeministrin Rama, ministren e Jashtme Xhaçka dhe liderë të tjerë. Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme bashkiake në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe të përmbushin pritshmëritë e shqiptarëve. qytetarët për integritet të lartë. Ai do të diskutojë gjithashtu bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për prioritetet rajonale dhe globale, duke përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës,"-ka bwrw me dije Ambasada Amerikane. 

3 VITE ME PARE

Nuk po përmbaheshin dot! Pse qeshën kaq shumë Begaj dhe Escobar, Yuri Kim e humbi "kontrollin"

3 ditë para fushatës elektorale/ Escobar sot në Tiranë!
Yuri Kim

TIRANË- Takimi mes presidentit Bajram Begaj me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka pasur shumë të qeshura. Por nuk dihet sepse. Nga fotot e shkrepura nga LSA, duken momentet e hilaritetit mes Escobar, Begaj dhe Yuri Kim. Kjo e fundit nuk ka mundur dot as të kontrollojë gazin, duke vendosur dorën para gojës që të mos kapej nga kamera. 

Megjithatë misteri ende nuk është zgjidhur: Pse qeshi kaq shumë?!

3 VITE ME PARE

Takimi me Escobar, Presidenti Begaj: Në fokus të bisedimeve zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

3 ditë para fushatës elektorale/ Escobar sot në Tiranë!
Gabriel Escobar dhe Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai është takuar me presidentin Begaj, e ndërsa është i shoqëruar edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor kanë qenë në qendër të takimit mes tyre, duke u ndalur për një kohë të gjatë edhe tek procesi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen e tyre reciproke, është një proces me ndikim të madh rajonal, si në kuadër të aspekteve të sigurisë ashtu edhe të zhvillimit të qendrueshëm të tij,”- nënvizoi Presidenti Begaj.

Po ashtu, janë ndalur edhe tek sfidat dhe kërcënimet me të cilat po ballafaqohet rajoni i Ballkanit Perëndimor, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

NJOFTIMI I TAKIMIT: 

Zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor ishin sot në qendër të takimit të Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë dhe njëkohësisht i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj. Pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e të partneritetit strategjik midis dy vendeve, Presidenti Begaj, nënvizoi rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për garantimin e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj, vlerësoi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara dhe personalisht zoti Escobar, i kanë dhënë procesit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. “Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen e tyre reciproke, është një proces me ndikim të madh rajonal, si në kuadër të aspekteve të sigurisë ashtu edhe të zhvillimit të qendrueshëm të tij” – nënvizoi Presidenti Begaj. Duke u ndalur tek sfidat dhe kërcënimet me të cilat po ballafaqohet rajoni i Ballkanit Perëndimor, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, Presidenti Begaj, nënvizoi gjithashtu, se “falë qasjes së re gjeopolitike edhe nga Bashkimi Evropian, sot kemi një vëmendje të shtuar ndaj këtij rajoni. Një vëmendje të veçantë gjatë takimit e mori çështja e sigurisë kibernetike dhe kërcënimeve hibride. Presidenti Begaj, shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën e agjencive të specializuara amerikane, duke i konsideruar të një rëndësie jetike dhe vendimtare për rritjen e kapaciteteve dhe aftësive kibernetike të Shqipërisë.

3 VITE ME PARE

Escobar shkon tek Begaj, i buzëqeshur me presidentin. S'mungon as Yuri Kim 

3 ditë para fushatës elektorale/ Escobar sot në Tiranë!
Gabriel Escobar

TIRANË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka shkuar sot për të zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj. Nga pamjet e para, Escobar duket i buzëqeshur me presidentin, ndërkohë që në takim nuk mungon as ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. 

3 VITE ME PARE

Escobar tre ditë takime në Tiranë, mbërrin në Kryeministri

3 ditë para fushatës elektorale/ Escobar sot në Tiranë!
Gabriel Escobar

TIRANË- Zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe EuroAzinë, Gabriel Escobar nisi ditën e sotme një vizitë në Shqipëri. Në orën 16.00, ai ka shkuar në Kryeministri, ku edhe po zhvillon një takim me numrin një të qeverisë, Edi Rama. Takimi mes tyre pritet që të zgjasë për 1 orë, pasi më pas Escobar do të duhet që të shkojë dhe të takohet në Presidencë me kreun e shtetit, Bajram Begaj.

escobar ne tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet