LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"11 maji, dita e vendimit historik", Rama takim në Kukës: Paketa e Maleve hyn në fuqi pas zgjedhjeve, 500 aplikantët e parë nuk do të paguajnë asgjë

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme dy takime elektoral në Kukës. • Fillimisht Rama u takua me gratë dhe vajzat e Kukësit dhe më pas në qendër të qytetit u takua me banorë të Kuksit, Hasit dhe Tropojës. • Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ka vendosur të ndajë me publikun disa shifra të atyre që ai i cilësoi si arritje të qeverisë, dhe që sipas tij media nuk i pasqyron. • Ai tha sondazhet e nxjerrin Partinë Socialiste fituese, për shkak se shumica e shqiptarëve besojnë tek ta dhe te një e ardhme më e mirë. • Kreu i qeverisë tha se Shqipëria ka probleme, por shprehet se është një vend krejt tjetër nga ai që ekspozohet. • Ai shtoi se në vitin 2030 prodhimi i brendshëm bruto i vendit do të jetë 35 miliardë euro. • Lidhur me të ardhurat për frymë, Rama tha se projeksioni është të shkojnë në 15 mijë euro. • Ai foli edhe lidhur me borxhin publik, ku tha se kur morën detyrën ishte 70.4 %, ndërsa sot sipas tij, është ulur në 54%. • Për inflacionin, Rama u shpreh se një raport i FMN thotë se në rajon në 10 vjeçarin e fundit, Shqipëria ka nivelin më të ulët të inflacionit. • Rama theksoi se Paketa e Maleve do të hyjë në fuqi menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit. •  Ai theksoi se Paketa e Maleve është shumë e thjeshtë dhe është në dispozicion të të gjithë atyre që duan të investojnë në tokat e të parëve për turizëm dhe agroturizëm. • Rama foli edhe në lidhje me proceduarat që duhet ndjekur në rast se personat nuk kanë dokumente për pronën. • Sipas tij në rast se del edhe dikush tjetër dhe pretendon se është pronar faktit i pronës atëherë do të merret qeveria për të zgjidhur këtë problematike. • Ai theksoi se 500 aplikantët e parë që do të investojnë nuk do paguajnë asgjë. •  Rama tha se qyteti i Kukësit ka pësuar ndryshime të mëdha, ndërsa shtoi se projekti i transformimit të lagjes nr.1 dhe nr.7 do të përfundojë së shpejti. • Kreu i PS nuk ka kursyer ironitë edhe ndaj kryedemokratit Sali Berisha teksa po fliste për Tropojën. •  Rama tha se Tropoja i besoi për shumë vite  dikujt nga të vetët dhe nuk panë "asgjë të hajrit". • Ai u shpreh se sot Tropoja është në hartën turistike të Shqipërisë. • Rama tha gjithashtu se në 11 maj nuk është dita e simpative për parti të caktuara politike por është dita që do të merret një vendim me historinë. •  Rama ironizoi opozitën duke u shprehur se gjëja më madhështore që kanë janë mustaqet e Kujtim Gjuzit. Sipas tij do të ishte fatale që për mustaqet e Gjuzit vendi të humbasë trenin e historisë. • Ai tha se dera e BE-së nuk qëndron shumë gjatë hapur dhe se duhet të shfrytëzohet ky rast për tu bërë pjesë e familjes evropiane. 

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Burrat e Kukësit janë të mençur, nuk janë shumica çyryk", Rama: Fatale që për mustaqet e Kujtim Gjuzit të humbasim trenin e historisë

"11 maji, dita e vendimit historik", Rama takim në Kukës:
Rama

KUKËS- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Kukësi ka folur në lidhje me rëndësinë që kanë zgjedhjet e 11 majit për rrugëtimin e vendit tonë në anëtarësimin në BE.  Ai tha se janë 1 mijë veta që po punojnë për negociatat me BE-në lidhur me të gjithë sektorët.

Teksa po bënte batuta, Rama tha se burrat e Kukësit e kanë të qartë se pa gratë nuk kanë ku shkojnë, ndërsa shtoi se "edhe ngaqë janë burra të mençëm nuk janë shumica çyryk". Rama tha se 

"Janë 1 mijë vetë nga ana jonë, djem e vajza, meqë ra fjala, shumica gra dhe vajza, se burrat janë pakicë, meqë ra llafi, se besoj që burrat e Kukësit janë shumë të qartë, që pa gratë nuk kanë ku shkojnë fare, edhe ngaqë janë burra të mençëm nuk janë shumica çyryk, kështu që janë shumica gra dhe vajza të ulura në tavolinë me Bashkimin Europian, 1 mijë vetë janë nga ana e tyre dhe çdo ditë merren me të gjithë sektorët ekonomia, drejtësia, mjedisi, uji, peshqit, zogjtë dhe për të gjitha këto janë 250 mijë faqe me rregulla, me masa, me kritere, me ligje për të cilat ne duhet të biem dakord. Biem dakord atje, duhet të vijmë këtu dhe duhet t'i kthejmë këto dakordësi në ligje, në vendime, në masa.", tha kryeministri. 

Rama ironizoi opozitën duke u shprehur se gjëja më madhështore që kanë janë mustaqet e Kujtim Gjuzit. Sipas tij do të ishte fatale që për mustaqet e Gjuzit vendi të humbasë trenin e historisë. Rama më tej theksoi se në zgjedhjet e 11 majit kuksianët duhet të votojnë për PS-në. Ai tha se dera e BE-së nuk qëndron shumë gjatë hapur dhe se duhet të shfrytëzohet ky rast për tu bërë pjesë e familjes evropiane. 

"E pra, ne prandaj na duhet një fuqi e veçantë në 11 maj. Po ua përsëris, se do të ishte fatale, do të ishte vërtetë fatale që për mustaqet e Kujtim Gjuzit ne të humbasim trenin e historisë. Se është realisht për mustaqet e Kujtim Gjuzit? Gjëja e vetme madhështore që ka në atë kënetë madhështore janë mustaqet e Kujtimit. Më tregoni ndonjë gjë tjetër! Dhe 2027 është një afat, pse?

Sepse historia e Bashkimit Europian ka treguar një gjë shumë të thjeshtë. Bashkimi Europian është një shtëpi të pasurish edhe dera e asaj shtëpie nuk rri hapur. Ti mund të trokasësh sa të dush, dera nuk hapet. Ajo derë hapet kur të gjithë ata që janë brenda, 27 shtete, bien dakord për ta hap derën dhe ata e hapin derën vetëm kur kanë interes ta hapin derën dhe sot ka ndodhur ajo për të cilën unë, bashkë me të gjithë ata që më mbështesin, kam kaq vite që luftoj që nuk është vetëm interesi jonë që të hyjmë atje, po është dhe interesi i atyre që të na marrin atje.

Ama, siç ka ndodhur në të shkuarën, ajo derë mund të mbyllet. Na kanë dhënë afatin 2027, nëse ne nuk i plotësojmë kushtet, sepse ndërkohë këtu vijmë, shkojmë në parlament, del bufi, dalin kukumjaçkat, shfaqet zhapiku, janë edhe ca nga këto insektet e reja; i keni pa këto insektet e reja që janë shfaq nëpër fushë, se ata janë më të mëdhenjtë fare.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Deri në 2030 Kukësi do të vizitohet nga 1 milionë turistë", Rama: 11 maji është dita për të marrë një vendim me historinë

"11 maji, dita e vendimit historik", Rama takim në Kukës:
edi rama

KUKËS- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kukës se brenda mandatit të ardhshëm, ky qytet do të vizitohet nga n1 milion turistë. Kjo shifër sipas tij nuk ishte e jashtëzakonshme dhe e paarritshme. Rama tha gjithashtu se në 11 maj nuk është dita e simpative për parti të caktuara politike por është dita që do të merret një vendim me historinë. Ai u shpreh se demokratët duhet të bëjnë në 11 maj atë që bënë në 22 mars të 1992, ata që nuk ishin mbështës të Partisë Demokratike. 

"Po ju them sot që potenciali i Kukësit nëse ne së bashku arrijmë të krijojmë atraksionin duke vendosur në qendër si një magnet qytetin e nëndheshëm, që po përgatisim një konkurs ndërkombëtar, ku do përfshihet dhe hoteleri -turizmi, dhe nga ana tjetër për të krijuar një sistem mikëpritje ku njerëzit të qëndrojnë disa ditë. Nuk është aspak e habitshme që në ‘Shqipërinë 2030’ Kukësi të arrijë në 1 milionë turistë, nuk është shifër e jashtëzakonshme.

Në 11 maj nuk është dita për tu marrë me fanelat e partive, është dita për të marrë një vendim me historinë. 11 maji është dita që demokratët të bëjnë atë që të tjerët që nuk ishin mbështetës të PD bën në 22 mars të ‘92, ku votuan për PD pavarësisht se nuk ishin përkrahës. Më pas në gusht apo shtator kur u zhvilluan zgjedhjet, shumica dërmuese votoi kundër.”, tha Rama. 

1 VITE ME PARE

"I besuan dikujt nga të vetët dhe s’panë asgjë të hajrit", Rama: Sot Tropoja është në hartën turistike të Shqipërisë

"11 maji, dita e vendimit historik", Rama takim në Kukës:
edi rama

KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një tjetër takim elektoral në qytetin e Kukësit me qytetarët. Rama tha se qyteti i Kukësit ka pësuar ndryshime të mëdha, ndërsa shtoi se projekti i transformimit të lagjes nr.1 dhe nr.7 do të përfundojë së shpejti.

Kreu i PS nuk ka kursyer ironitë edhe ndaj kryedemokratit Sali Berisha teksa po fliste për Tropojën. Rama tha se Tropoja i besoi për shumë vite  dikujt nga të vetët dhe nuk panë "asgjë të hajrit".  Ai u shpreh se sot Tropoja është në hartën turistike të Shqipërisë.

"Kur vija në Kukës në ato fillime me Limanin dhe me ndonjë shok tjetër, që i përshëndes të gjithë. Kukësi ishte një territor i zymtë dhe çdo gjë rreth e rrotull të thoshte largohu. Sot ky është një qytet tërësisht tjetër dhe dua t’i siguroj banorët e lagjes 1 dhe lagjes 7, projekti i transformimit të lagjeve do të përfundojë dhe kur të përfundojnë edhe këto dy të tjera. Jam shumë i vëmendshëm për investimet në Kukës, ndaj ua mbaj dhe mend. Ajo që ka më shumë rëndësi që të thuhet sot, është që edhe Kukësi si bashki të hyjë në hartën turistike të Shqipërisë. Ne sot kemi një zhvillim që as nuk mendohej, zhvillimin turistik të Tropojës. Më kujtohet që kur thoshim që në Tropojë do zhvillojmë turizmin, sepse për shumë vite i besuan dikujt nga të vetët dhe s’panë asgjë të hajrit. Sot Tropoja është në hartën turistike të Shqipërisë.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama: Biznesi i vogël nuk do të paguajë taksë deri në vitin 2029

"11 maji, dita e vendimit historik", Rama takim në Kukës:
edi rama

KUKËS- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kukës se subjektet që realizojnë fitime vjetore nën 100 mijë euro do të përjashtohen nga pagesa e tatimit mbi fitimin dhe TVSH-së.

Nga ana tjetër, Rama tha se për bizneset me të ardhura deri në 140 mijë euro në vit do të zbatohet vetëm TVSH-ja, por jo tatimi mbi fitimin, duke synuar që këto biznese të ruajnë më shumë të ardhura për vete. Kreu i qeverisë tha se këto përjashtime tatimore për bizneset e vogla do të qëndrojnë në fuqi deri në vitin 2029.

“Jemi vendi me taksa më të ulët në rajon për taksat. Taksa për biznesin e vogël është praktikisht 0 taksë mbi fitimin dhe 0 TVSH. Të gjithë ata që kanë një biznes të vogël dhe që bëjnë në 100 mijë euro në vit, nuk kanë as taksë mbi fitimin dhe as TVSH. Po të shikojmë dhe një pasqyrë tjetër të atyre që një biznes të vogël me 140 euro më vit, nuk paguajnë taksë mbi tatim-fitimin, por vetëm TVSH. Kjo është një mënyrë për të mbështetur familjes dhe bizneset, prandaj deri në vitin 2029 nuk do të taksojmë biznesin e vogël”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"500 aplikantët e parë që do të investojnë nuk do paguajnë asgjë," Rama: Paketa e Maleve hyn në fuqi pas zgjedhjeve!

"11 maji, dita e vendimit historik", Rama takim në Kukës:
Rama

KUKËS- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me gratë dhe vajzat e Kukësit foli në lidhje me Paktën e Maleve. Rama theksoi se kjo paketë do të hyjë në fuqi menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai theksoi se Paketa e Maleve është shumë e thjeshtë dhe është në dispozicion të të gjithë atyre që duan të investojnë në tokat e të parëve për turizëm dhe agroturizëm.

Rama foli edhe në lidhje me proceduarat që duhet ndjekur në rast se personat nuk kanë dokumente për pronën. Sipas tij në rast se del edhe dikush tjetër dhe pretendon se është pronar faktit i pronës atëhetë do të merret qeveria për të zgjidhur këtë problematike. Ai theksoi se 500 aplikantët e parë që do të investojnë nuk do paguajnë asgjë.

"Pas zgjedhjeve do të fusim në punë Paketën e Maleve. Paketa e Maleve është shumë e thjeshtë dhe është në dispozicion të të gjithë atyre që duan të investojnë në tokat e të parëve për turizëm dhe agroturizëm, duke bërë disa hapa të thjeshtë. Pronari faktik, por që nuk ka letra depoziton në bashki kërkesën që t’i njihet dhe bashkia bën afishimin në 30 ditë të të gjithë pertinentëve.

Në momentin që mbaron 30 ditëshin dhe rezulton që personat janë të pakontestuar, bashkia u jep vendimin që të investojnë në tokën e tyre. Ata bëjnë një projekt investimi dhe në Ministrinë e Ekonomisë bëjnë një regjistrimin dhe e marrin tokën me 1 euro.

Pasi kanë bërë investimin do të marrin certifikatën e pronësisë. Në rastet se del dikush tjetër që pretendon se është pronari faktik i pronës, nuk ka më kthim mbrapa, për të tilla raste merret qeveria dhe e zgjidh ajo. Për 500 aplikimet e para, për 10 vjet nuk do të paguajnë asnjë gjë mjafton të bëjnë investimin," tha ai.

1 VITE ME PARE

Rama në Kukës: Prodhimi i brendshëm bruto në 2030 do të jetë 35 mld euro! Të ardhurat për frymë do të shkojnë në 15 mijë euro

"11 maji, dita e vendimit historik", Rama takim në Kukës:
edi rama

KUKËS- Kryeministri Edi Rama tha sot në takimin elektoral me gratë dhe vajzat në Kukës se në vitin 2030 prodhimi i brendshëm bruto i vendit do të jetë 35 miliardë euro. Lidhur me të ardhurat për frymë, Rama tha se projeksioni është të shkojnë në 15 mijë euro.  Ai foli edhe lidhur me borxhin publik, ku tha se kur morën detyrën ishte 70.4 %, ndërsa sot sipas tij, është ulur në 54%. Për inflacionin, Rama u shpreh se një raport i FMN thotë se në rajon në 10 vjeçarin e fundit, Shqipëria ka nivelin më të ulët të inflacionit.

"PBB, që është e gjithë vlera që vendi krijon, matur mbi bazën e çdo të ardhure të krijuar në një vend, dhe prodhimi përgjithshëm bruto kur morëm detyrën ishte më pak se 10 mld euro në fund 2024 rezultoi 25 mln euro, projeksioni ynë është që në Shqipërinë 2030 do të shkojë në 35 mld euro. Pra e kemi rritur PBB dy herë e gjysmë, një rritje që është më e larta në rajon. Shqipëria ka arritjen më të lartë, dhe nëse mesatarja e rritjes për vendet e tjera është afro 65% për Shqipërinë është 100%. Të ardhurat për frymë, kanë arritur në 10 mijë e 300 euro, projeksioni është në 15 mijë euro.

Borxhi publik, një nga pikat kyçe të shëndetit të ekonomisë të një vendi. Kur morëm detyrën ishte 70.4 % zyrtarisht, por gjetëm edhe një borxh të fshehur, borxhi i krijuar ndaj kompanive, të gjitha kompanitë kishin ndalur së kryeri punët, sepse prej disa kohësh nuk paguheshin më. Kjo ndodhi kur praktikisht u bënë kontrata pa patur paratë në dispozion. Nëse kontraktohet një investim për të bërë një akt rrugor që kushton rreth 10 mln euro dhe në buxhet ka vetëm 100 mijë euro, nis puna dhe iu thuhet kompanive do ua japim, ky borxh ishte afro 700 miln euro në atë kohë. Sot e kemi ulur borxhin publik në 54 %, që konsiderohet normal për një vend si Shqipëria.

Niveli i kredive të këqia kur morëm detyrën ishte në alarm të kuq për qëndrueshmërinë e sistemit financiar, ishim në zgrip për një rënie të bankave. Sot janë në 4 % inflacioni, rritja e cmimeve karakteristikë e gjithë viteve të fundit edhe në Europë. Shqipëria ka patur nivelin më të ulët të inflacionit, sipas FMN, në mesataren e inflacionit në rajon në 10 vjecarin e fundit, Shqipëria renditet në vendin e parë pozitivisht me nivelin më të ulët të inflacionit.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama takim në Kukës: Shumica e shqiptarëve besojnë se përmirësimi do të vijojë dhe se ekonomia e tyre do të jetë më e mirë

"11 maji, dita e vendimit historik", Rama takim në Kukës:
edi rama

KUKËS- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim elektoral në Kukës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ka vendosur të ndajë me publikun disa shifra të atyre që ai i cilësoi si arritje të qeverisë, dhe që sipas tij media nuk i pasqyron. 

Ai tha sondazhet e nxjerrin Partinë Socialiste fituese, për shkak se shumica e shqiptarëve besojnë tek ta dhe te një e ardhme më e mirë. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria ka probleme, por shprehet se është një vend krejt tjetër nga ai që ekspozohet.

"E kemi parë të arsyeshme të ndajmë me njerëzit dhe publikun, disa fakte, shifra të dhëna që janë pasqyrë e formimit të këtyre viteve por që ndryshe nuk ke ku i shikon dhe i gjen në pasqyrat tona mediatike. Është një problem I madh për ne për shoqërinë tonë, shumë çka që ka të bëjë më zhvillimin nuk gjen pasqyrim në ato kanale, portale për të cilat njerëzit informohen. Nuk është çudi kur siç e keni parë të gjitha sondazhet na japin fitues me një avantazh të madh. Shumica e shqiptarëve besojnë te ne, në drejtimin e duhur dhe që e ardhmja e tyre do jetë më e mirë. Çfarë ndodh? Ata nëpër studio e kanë të vështirë ta pranojnë dhe fajësojnë popullin, duke thënë është popull i sëmurë, i çmendur, i blerë i shitur i trembur por nuk ndalen të marrin frymë se mos ndoshta janë ata që jetojnë në një pikë të shkëputur nga realiteti dhe kanë krijuar një ide dhe imazh te i cili besojnë po vetë. Shqipëria pa diskutim që ka probleme, tema të rëndësishme ekonomike, sociale për të adresuar por është një vend krejt tjetër nga ai që ekspozohet.", tha Rama. 

rama ne kukes

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria