LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Panairi i punës në Athinë/ Rama u sulet mediave dhe Opozitës: Kanale të Kënetës, ne do ulemi në tryezën e BE si të barabartë

• Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot një panair pune në Greqi, i cili organizohet për emigrantët shqiptarë, ku pjesëmarrëse janë 120 kompani që operojnë në Shqipëri dhe ofrojnë vende pune. • Gjatë vizitës së tij në panair, Rama ftoi shqiptarët në Athinë që të marrin pjesë në panair dhe të njihen me ofertat e punës nga kompani shqiptare. • Ndërkohë në bisedat me sipërmarrësit në stenda, kryeministri tha se duhet të rrisin pagat për punonjësit. • Pas vizitave në stendat e panairit, Rama ka mbajtur fjalën e tij para shqiptarëve atje, kur shprehet se sot në Shqipëri ekonomia është zgjeruar dhe mundësitë për biznes janë rritur. • Ai njoftoi se panairi i sotëm do të pasohet nga një tjetër panair i tillë që do të mbahet në vjeshtë dhe kompanitë pjesëmarrëse do të vijnë në Greqi përsëri. • Sipas tij këto kompani ofrojnë vende pune dhe paga më të mira se punët e njëjta që ofrohen në Greqi. • Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal tek drejtësia në Shqipëri dhe integrimi i vendit në Bashkimin Evropian. • Ai theksoi se për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë në 1912, qeveria e udhëhequr prej tij ka dorëzuar “shpatën e drejtësisë” tek një pushtet tjetër. • Rama u shpreh se Partia Socialiste do vijojë të mbrojë pavarësinë e sistemit gjyqësor. • Po ashtu, ai theksoi se Shqipëria synon të ulet në tryezën e vendeve të Bashkimit Europian, si e barabartë me të gjithë, përfshirë dhe Greqinë. • Panairi i punëspo zhvillohet në Technopolis, Pire, Athinë (Gazi), dhe do të vijojë të jetë hapur deri në orën 19:00.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Rama vijon sulmet nga Greqia për Opozitën dhe mediat: Ju më shumë mërziteni kur merrni lajme nga kanalet e kënetës sonë

 
Panairi i punës në Athinë/ Rama u sulet mediave dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Opozitën dhe mediat ditën e sotme në Greqi. Gjatë fjalës së tij në panairin e Punës, Rama theksoi se shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë të lidhur me vendin përmes kronikave mediatike. Rama vijoj të quaj Opozitën si kënetë, ndërkohë që për mediat theksoi se emigrantëve iu krijohet qëllimisht një pasqyrë zymtësie për zhvillimet dhe ngjarjet në Shqipëri.

“Juve që jetoni këtu, dhe që jeni të lidhur me vendin dhe përpiqeni të ndiqni aktualitetin e vendit, jam i bindur që më shumë mërziteni se sa gëzoheni kur merrni lajme nga kanalet e kënetës sonë. Unë dua t’ju them se nëse i referohemi pasqyrës së realitetit ekonomik dhe social të vendit tonë sot, nuk ka asnjë krahasim me një dekadë më parë kur ne ndërmorëm këtë rrugëtim.

Të gjithë ata që thonë se ekonomia e Shqipërisë është më keq, është se flasin qëllimisht keq për punët në Shqipëri, ose nga mungesa e informacionit të këtyre fjalëve. Ka një të dhënë shumë të thjeshtë, kur ne morëm detyrën kishte vetëm 117 mijë subjekte biznesi, sot ka 250 mijë”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Kemi dorëzuar shpatën tek pushteti i drejtësisë", Rama: Synojmë të ulemi në tryezën e BE si të barabartë me të gjithë vendet, përfshirë dhe Greqinë

Panairi i punës në Athinë/ Rama u sulet mediave dhe
edi rama

ATHINË- Kryeministri Edi Rama pas vizitës në panairin e punës në Greqi ka zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë atje. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal tek drejtësia dhe integrimi i vendit në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë në 1912, qeveria e udhëhequr prej tij ka dorëzuar “shpatën e drejtësisë” tek një pushtet tjetër. Rama u shpreh se Partia Socialiste do vijojë të mbrojë pavarësinë e sistemit gjyqësor.

“Për atë për të cilën ata thonë, që unë dhe ne duhet të ulim kokën, pikërisht për atë duhet dhe jam kryelartë. Ata që janë të lidhur me pushtetin politik nuk janë të paprekshëm. Një pushtet, ky i ynë, dorëzoi shpatën e ndëshkimit tek një pushtet tjetër. E morën detyrën jo të rrimë të ngrohim vezë, por ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE. Në vetëdijen të plotë, kemi dorëzuar shpatën tek pushteti i drejtësie dhe kemi vënë në dispozicion organizmin tonë.

Vetëm kështu mund të luftojmë korrupsionin seriozisht dhe mund të bëhemi të barabartë me të gjitha ata që na shohin nga distanca dhe që janë në tryezën e BE. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Ne jemi të vendosur të mos e prekim pavarësinë e drejtësisë.  Në jemi të vendosur t’i durojmë të gjithë dhimbjet e padrejta. Qeveria jonë ka një mision: të udhëheqë Shqipërinë. Puna jonë nuk është si gjithë punët e tjera, puna jonë është një mision. Me një gjë nuk negociohet: Japim respekt, duam respekt, ndryshe me ne nuk mund të shkohet më tutje. Këtë e kemi siguruar dhe për ta kthyer në një marrëdhëniet të përgjithshme, na duhet flamuri atje dhe duhet t’ia vëmë vulën kësaj historie me marrjen e statusit anëtar të BE”, theksoi Rama,

Po ashtu, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria synon të ulet në tryezën e vendeve të Bashkimit Europian, si e barabartë me të gjithë, përfshirë dhe  Greqinë.

“Të ulemi krah për krah me Greqinë si dy vende të barabarta jo vetëm me zakon por edhe me ligj, jo vetëm me emocion por edhe me vulë. Si ne edhe Greqia të jemi bashkë tek yjet e flamurit të BE-së, ku është momenti historik”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Panairi i punës në Athinë, Rama: Në Shqipëri sot ekonomia është zgjeruar dhe mundësitë për biznes janë rritur

Panairi i punës në Athinë/ Rama u sulet mediave dhe
edi rama

ATHINË- Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot panairin e punës në Greqi të organizuar për emigrantët shqiptarë që jetojnë atje.  Pas vizitave në stendat e panairit, Rama ka mbajtur fjalën e tij para shqiptarëve atje, kur shprehet se sot në Shqipëri ekonomia është zgjeruar dhe mundësitë për biznes janë rritur.

Kryeministri njoftoi se panairi i sotëm do të pasohet nga një tjetër panair i tillë që do të mbahet në vjeshtë dhe kompanitë pjesëmarrëse do të vijnë në Greqi përsëri. Sipas tij këto kompani ofrojnë vende pune dhe paga më të mira se punët e njëjta që ofrohen në Greqi

"Ju që jetoni këtu dhe jeni të lidhur me vendin, jam i bindur se më shumë mërziteni sesa gëzoheni kur merrni lajme nga kanalet e kënetës tonë. Nëse i referohemi pasqyrës së vendit tonë sot nuk ka asnjë lidhje me një dekadë më parë. Kur ne morëm detyrën në Shqipëri kishte 117 mijë subjekte dhe biznese, sot ka 250 mijë. Ekonomia është zgjeruar dhe mundësitë për biznes janë rritur. Kur ne morëm detyrën askush nuk kishte kurajon të mendonte se sot paga mesatare ne sektorin publik do shkonte 930, paga mesatare për mësuesit 950 euro, ndërsa për mjekët mbi 1000 euro.

Të 120 kompanitë të ardhura këtu sot, do të vijnë përsëri këtu në vjeshtë. Këto kompani ofrojnë vende pune dhe paga më të mira se sa pagat që fitohen në të njëjtat vende pune këtu në Greqi. Të gjithë sot ata që e kanë ndjekur dhe e ndjekin Shqipërinë nga kanalet e kënetës, ku vazhdon zhurma e bretkosave që në Shqipëri janë 200 mijë lekë, 300 mijë lekë të vjetra, mund të shohin në fakt se në sektorin e turizmit. Në Shqipëri kemi një treg pune dhe sektorë, që janë konkurrues me të Greqisë, nuk ka paga minimale nën 1500 euro për sektorin  e teknologjisë, nuk ka pagë nën 1200 euro për shoferë”, u shpreh Rama.

1 VITE ME PARE

Rama i pranishëm në panairin e punës në Athinë, viziton stendat e kompanive

Panairi i punës në Athinë/ Rama u sulet mediave dhe
edi rama

GREQI- Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në një panair pune në Greqi, i cili organizohet për emigrantët shqiptarë. Rama ftoi shqiptarët në Athinë që të marrin pjesë në panair dhe të njihen me ofertat e punës nga kompani shqiptare.

Gjatë bisedës me sipërmarrësit në stendat e kompanive, Rama u kërkoi rritjen e pagave për punonjësit.

“Duhet t’i rrisni pagat”, shprehet Rama në bashkëbisedimin me biznesmenët shqiptarë.

Kreu i qeverisë është i shoqëruar edhe nga ministrat e kabinetit. Panairi organizohet në Technopolis, Pire, Athinë (Gazi), prej orës 09:00 të mëngjesit deri në 19:00.

edi rama panairi i punes ne athine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet