Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Panik në ndeshjen Egnatia-Tirana. Lojtari bardheblu Klevi Qefalija ka rënë pa ndjenja në tokë. Ai u përplas në fushën e gjelbërt me një lojtar kundërshtar dhe humbi ndjenjat e u rrëzua., • Dosja.al solli me video momentin kur Qefalija merrej me auto-ambulancë dhe dërgohej për në spital. • 18-vjeçari është nisur drejt spitalit të Durrësit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është përmendur. • Ndeshja u ndërpre për të paktën 12 minuta e më vonë rinisi. Qefalija ndodhet në gjendje të stabilizuar.
5 artikuj për këtë temë.
RROGOZHINË- Lojtari bardheblu, Florent Hasani ka shënuar gol dhe këtë gjë ia ka dedikuar mikut të tij Klevi Qefalijas që ndodhet në spital. Në videon që ju sjell Dosja.al shihet momenti emocionues kur Hasani ngre bluzën e Qefalijas që humbi ndjenjat në fushë dhe i dedikon golin.
Ky e ka çuar rezultatin 2-0 për kryeqytetasit. Qefalija ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Ai humbi ndjenjat dhe ra në tokë pas një përplasjeje me lojtarin e Egnatias.

RROGOZHINE - Ka përfunduar me tri pikë ‘aventura’ e kampionëve bardheblu të Tiranës në transfertën ndaj Egnatias në stadiumin e Rrogozhinës. Kanë qenë kjo fitore e marrë me ‘gjak’.
Futbollistët kryeqytetas, golat e Kallakut (14’) dhe Hasanit (54’) ia kushtuan shokut të tyre Klevi Qefalija, i cili i gjakosur, në minutën e 33-të u detyruar të braktiste ndeshjen dhe me autoambulancë të largohej nga ‘Egnatia Arena’ në drejtim spitalit për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar.
Të tronditur nga ngjarja, lojtarët (disa nuk mundën të përmbanin as lotët) e kishin të vështirë të rinisnin ndeshjes, derisa, pas 10 minutash nga spitali i Rrogozhinës erdhi lajmi që Qefalia është përmendur.
Ndeshja rinisi në minutën e 43-të dhe në vazhdim, edhe pse vendësit u përpoq për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, futbollistët e Tiranës e dyfishuan epërsinë e tyre me anë të Hasanit në minutën e 54-t. Kuptohet, goli i bardhebluve iu dedikua shokut të tyre të aksidentuar Klevi Qefalijas, duke e kontrolluar me qetësi takimin.
B.T (Dosja.al)
RROGOZHINË- Ky është momenti kur lojtari bardheblu, Klevi Qefalija transportohet në spital pasi humbi ndjenjat në fushë. Auto-ambulanca është futur në fushën e gjelbërt ne Rrogozhinë dhe bluzat e bardha marrin 18-vjeçarin Klevi Qefalija.
Ky i fundit u përplas me një lojtar tjetër gjatë ndeshjes Egnatia-Tiranë dhe humbi ndjenjat. Goditja në kokë bëri që i riu të rrëzohej pa ndjenja.

RROGOZHINE - Paniku ka pushtuar fushën e “Egnatia Arenës”. Në minutën e 33-të, të ndeshjes Egnatia–Tirana, paniku ka pllakosur mjedisin sportiv. Pas një përplasje mes Qefalijes dhe Hamzat, lojtarët e dy skuadrave kërkojnë që të ndërhyjë ambulanca, pasi lojtari i bardhebluve ka mbetur në fushë i gjakosur. Ndërhyn ambulanca dhe transporton lojtarin për në spital, ndeshja e pezulluar.
Pas 10 minutash, vinë lajmet e mira nga spitali. Futbollisti Qefalia është përmendur dhe është kujdesin e mjekëve. Në këto kushte takimi ka rifilluar, me fitoren 1-0 të bardhebluve të kryeqytetit, pas golit të shënuar nga Kallaku (14’).
B.T (Dosja.al)
RROGOZHINË- Videoja që po shikoni tregon momentin e rrëzimit të lojtarit të Tiranës, Klevi Qefalija, në mes tëfushës. Në një çast, Qefalija përplaset me një lojtar tjetër.
Goditja në kokë bën që 18-vjeçari të bjerë direkt në tokë. Ai ka humbur ndjenjat dhe është nisur drejt spitalit. Takimi Egnatia-Tiranë që po luhet në Rrogozhinë është ndërprerë për momentin.