Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Parandalohet atentati në qytetin e Elbasanit. •Policia bën të ditur se është marrë informacion se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme mund të ndodhte një ngjarje e rëndë kriminale. •Si pasojë, personat të cilët do të kryenin atentatin, dyshohet se kishin fshehur makinën që do të përdorej për kryerjen e krimit. •Në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, është gjetur një automjet tip “BMW X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me benzinë, të cilat janë sekuestruar nga Policia. •Në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë. •Të sekuestruara:4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me benzinë, makina tip “BMW X6″. •Në zonën ku është gjetur automjeti është banesa e Erion Alibej, i arrestuar tashmë nga policia.• Nuk dihen as personat dhe as shënjestra, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera ne zone për të zbardhur ngjarjen.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Policia ka ngritur dy pista hetimi për ngjarjen e rëndë kriminale të zbuluar në Elbasan. Përveç, Erion Alibej, policia ka dyshime se mund të jetë edhe vrasje për hakmarrje, e lidhur me vëllezërit Spahiu, njëri prej të cilëve kunat me Erjon Alibejn.
Në zonën ku është gjetur makina 'BMW X6' me 3 kallashnikovë brenda ka shtëpinë edhe Arben Spahiu, vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan.
Arben Spahiu jeton me gruan në të njëjtin pallat ku jeton edhe nëna, motra dhe gruaja e Erjon Alibejt. Arben Spahiu është i martuar me motrën e Erjon Alibejn. Dyshimet kanë nisur pasi mjeti ka qëndruar për një kohë shumë pranë shtëpisë së Erjon Alibej, e mendohet se mund të përdorej nga grupi i Erjon Alibej, për të goditur kundërshtarët e tij, mes tyre dhe Elton Kilën.
Policia ka fiksuar disa gjurmë gishti në makinë, të cilat do ndihmojnë për identifikimin e personave që kanë përdorur mjetin. Makina është mbajtur në vëzhgim, por për rreth një javë nuk është paraqitur asnjë person pranë saj. Mbrëmjen e djeshme, policia ka ndërhyrë, duke vijuar veprimet me marrjen e gjurmëve të gishtave.
ELBASAN- Ky është automjeti tip “BMW X6” në të cilën ditën e sotme u gjetën tre armë zjarri dhe lënde djegëse, të bëra gati për kryerjen e një krimi. Siç duket në video automjeti, ndodhej brenda një godine të braktisur, në afërsi të së cilës ndodhet një kosh mbeturinash ku u gjet një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.
Zona survejohet e gjitha nga kamerat dhe policia ka sekustruar pamjet filmike, me të cilat do të mund të zbulohen detaje të tjera thelbësore nga ngjarja.
Një atentat u parandalua ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Policia mori informacione se një makinë e cila ishte e parkuar në zonën e quajtur ish-Konservimi, pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’ kishte armë. Dhjetëra forca policie rrethuan makinën në bordin e të cilës janë sekuestruar 3 armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fisheke, si dhe 2 shishe me lëndë ndjekëse, gati për atentat. Makina ishte fshehur në një magazine të braktisur, afër shtëpisë së Erion Alibej, një person i njohur.
ELBASAN- Policia e Elbasanit është duke zhvilluar kontrolle të shumta në zona të ndryshme të këtij qyteti në kërkim të personave me precedentë kriminalë për të zbardhur ngjarjen kriminale të parandaluar sot, ku dyshohet se do të bëhej një atentat. Policia ende nuk ka një emër të konfirmuar se kush mund të ishte shënjestra e atentatit ndërkohë që as për pronësinë e automjetit BMË X6 nuk ka një emër.
Një atentat u parandalua ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Policia mori informacione se një makinë e cila ishte e parkuar në zonën e quajtur ish-Konservimi, pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’ kishte armë. Dhjetëra forca policie rrethuan makinën në bordin e të cilës janë sekuestruar 3 armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fisheke, si dhe 2 shishe me lëndë ndjekëse, gati për atentat. Makina ishte fshehur në një magazine të braktisur, afër shtëpisë së Erion Alibej, një person i njohur.
ELBASAN-Atentati i dyshuar në Elbasan, ishte planifikuar të kryej në orët e vona të natës. Kështu bën të ditur Policia, e cila ka dhënë informacion në lidhje me mjetin e gjetur në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”.
Në njoftimin e uniformave blu thuhet se kanë marrë informacion se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme mund të ndodhte një ngjarje e rëndë kriminale. Gjatë kontrolleve të kryera në terren është gjetur automjeti brenda të cilit ishin fshehur 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.
Deri më tani janë shoqëruar disa persona ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Falë inteligjencës informative, Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale. Sekuestrohen 4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë) dhe një automjet që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e këtij krimi. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë marrë informacion se në orët e vona të natës së mbrëmshme mund të ndodhte një ngjarje e rëndë kriminale. Bazuar në këtë informacion, Policia ka shtuar prezencën në terren, ka ngritur pika kontrolli dhe ka ushtruar kontrolle intensive në disa objekte të cilat dyshohet se shërbenin për fshehjen e sendeve dhe mjeteve me të cilat mund të kryheshin veprimtari kriminale. Shërbimet e Policisë morën informacion se si pasojë e presionit të Policisë në terren, shtetasit që do të kryenin ngjarjen kriminale dyshohet se kishin fshehur automjetin që do të përdorej për kryerjen e krimit.
Në këtë kuadër, si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, është gjetur një automjet tip “BMW X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Po në vijim të kontrolleve, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë. Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, të cilët në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësëor Elbasan, vijojnë punën për të bërë të mundur fiksimin e provave në vendngjarje, hapjen dhe kontrollin e automjetit.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë shoqëruar disa shtetas, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Veprimet janë në vijim dhe në përfundim të tyre, do të ketë një informacion përfundimtar. Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e medias që në lidhje me këtë ngjarje, për shkak të rëndësisë dhe konfidencialitetit të hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, të mos japin informacion të pakonfirmuar, por të presin rezultatet e hetimit intensiv që po kryhet nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.
ELBASAN- Këto janë pamjet brenda mjetit 'BMW X6', i cili u gjet në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”. Pas kontrolleve, Policia dhe grupi hetimor gjeti brenda saj 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Ndërsa, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, të cilët në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësëor Elbasan, vijojnë punën për të bërë të mundur fiksimin e provave në vendngjarje, hapjen dhe kontrollin e automjetit.
ELBASAN- Ky është vendi ku u gjet mjeti i braktisur me municione brenda. Automjeti dyshohet se do të përdorej në një ngjarje të rëndë kriminale në Elbasan. Pas sinjalizimit të policisë, duke u bazuar në inteligjencën informative, u zbulua një automjet brenda të cilit kishte 2 kallashnikovë, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse.
Ndërkohë që mendohet se ky mjet përdorej nga dy vrasës me pagesë.
Automjeti i braktisur u gjet shumë pranë banesës së Erion Alibejt, i cili akuzohet si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt. Dyshohet se një person ka fshehur makinën në një magazine të braktisur dhe është larguar. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në ngjarje.
ELBASAN- Parandalohet atentati! Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë ka parandaluar ngjarjen e rëndë në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit. Në zonën e quajtur “Ish-Konservimi” pranë stadiumit “Elbasan Arena” është lokalizuar një automjet i parkuar tip fuoristradë, i cili është rrethuar nga dhjetëra forca policie. Brenda mjetit janë gjetur dy armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse. Dyshohet se dy personat e punësuar për të kryer atentatin janë vrasës me pagesë. Ata do i vinin flakën automjetit për të humbur gjurmët nga autoritetet.
Dyshohet se ata ishin kontraktuar nga një grup kriminal për të kryer atentatin. Dyshimet janë se atentati do të kryhej në qytetin e Elbasanit dhe po punohet për të zbuluar shënjestrën. Grupi hetimor ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie në bizneset në zonën pranë automjetit të parkuar, për të zbuluar personat që fshihen pas atentatit të dështuar.
Makina është tip fuoristradë dhe është gjendur në zonën ku ka shtëpinë Erion Alibej në Elbasan, por nuk dihet nëse kjo makinë është apo jo porosi e tij apo e grupit tjetër kriminal