LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Pas shpërthimit në Ibër-Lepenc dhe 14 sulmeve të tjera qëndron Radoiçiç, financohet nga Serbia", Kurti: Priten ngjarje të tjera në veri para dhe pas Vitit të Ri

• Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon ditën e sotme një konferencë për mediat. • Kurti ka folur lidhur me shpërthimet e 5 muajve të fundit në Kosovë, të cilat sipas tij u finalizuan me shpërthimin e kanalit të ujit të Ibër-Lepencit. • Kreu i qeverisë së Kosovës, ka rreshtuar sulmet në mënyrë kronologjike, ndërsa shprehet se 14 prej sulmeve ishin përgatitje për sulmin e Ibër-Lepencit me qëllim goditjen e një prej infrastrukturave jetike për Kosovën. • Ai thotë se pas këtyre sulmeve qëndron Millan Radoiçiç dhe njerëz të afërt me të, të cilët veprojnë përmes grupeve të vogla terrosiste. • Kryeministri theksoi se bazuar në këto informacione që posedojnë institucionet e sigurisë prapa urdhrit të sulmit me eksploziv në Ibër-Lepenc qëndron, Milan Radoiçiç duke shtuar se për planifikimin, financimin e logjistikën e sulmit ka përgjegjësi shteti i Serbisë.• Ai tha se refuzimi i Beogradit  për ta dorëzuar Radoiçiç, ka qenë inkurajim i grupit terrorist për të vazhduar me akte tjera ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës. • Gjithashtu në deklaratën e tij për mediat paralajmëroi sulme të tjera në veri të vendit, para dhe pas festave të fundvitit. • Ai u pyet nga gazetarët lidhur me thirrjen e tij në Prokurorinë Speciale. • Kurti deklaroi sërish se është i hapur që të japë në Kryeministri deklaratën e tij në cilësinë e dëshmitarit siç ishte kërkuar nga Prokuroria. • Ai tha se kjo metodë e marrjes në pyetje është bërë edhe në të kaluarën dhe se i ka ofruar Prokurorisë disa orare kur mund të jepet dëshmia e tij.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

KQZ nuk certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet, Kurti: Qëndrimi i Vetëvendosjes nuk mund të ishte ndryshe, nënkryetari i saj ishte pas sulmit në Banjskë

"Pas shpërthimit në Ibër-Lepenc dhe 14 sulmeve të tjera
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar qëndrimin të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për Listën Serbe. Kurti tha në konferencën për mediat se nuk mund të pritej një qëndrim ndryshe, kur sipas tij nënkryetari i Listës Serbe ka pranuar se ka kryer sulm terrorist në veri të Kosovës.

“Askush nuk ka mundur të pres që do të jetë ndryshe qëndrimi i përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ dhe le të mos harrojmë se edhe para sulmit terrorist në Banjskë. Lista Serbe ka qenë shumë problematike dhe përshkallëzimi i situatës vjen kur ata me urdhër nga Beogradi dhanë dorëheqje në veri të Kosovës, në gjyqësi, në komuna dhe polici. E kur kësaj ia shtojmë edhe sulmin terroristë në Basnjskë të Zveçanit, i cili është kryer nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili vazhdon të jetë shefi i Listës Serbe, sepse eksponentët e Listës serbe takohen me Radoiçiqin në Serbi, marrin instruksione apo urdhra prej tij, është e qartë se qëndrimi i LVV-së që i kemi përfaqësuesit në KQZ, nuk ka mundur të jetë ndryshe. Ne në të njëjtën kohe kemi paralajmëruar se çka po ndodh, sepse e kemi policin e vrarë, i kemi fëmijët e tij jetimë. Dhe në anën tjetër e kemi Radoiçiç në liri në Serbi, i cili planifikon sulme të reja, e disa prej tyre i realizon, ndonëse është i pakënaqur me dëmet që na kanë shkaktuar sikurse ky më 29 nëntor në Iber – Lepenc. Qëndrimi negativ, veprimet destruktive dhe sjellja penguese të Listës Serbe ndaj Kosovës janë të njohura për të gjithë. Lista Serbe fatkeqësisht po e përfaqëson shtrirjen e gjerë dhe shkallën e lartë të ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe në zgjedhjet tona demokratike”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë u shpreh se Lista Serbe nuk është shprehje e organizimit të serbëve në Kosovë, por është diktat i serbëve të Kosovës, me në krye Milan Radoiçiç. Ai është pyetur nga gazetarët nëse Listën Serbe do ta shpallin si organizatë terroriste. Në përgjigjen e tij, kryeministri tha se bëhet fjalë për një parti politike që është e ndryshme me dy organizatat që janë shpallur terroriste dhe i mbetet organeve të drejtësisë të sjellin dëshmi për lidhjet e tyre.

1 VITE ME PARE

Thirrja në Prokurorinë Speciale/ Kurti: S’mund të merrem përditë me këtë çështje, jam i hapur të dëshmoj në Kryeministri

"Pas shpërthimit në Ibër-Lepenc dhe 14 sulmeve të tjera
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media u pyet lidhur me thirrjen e tij në Prokurorinë Speciale. Kurti deklaroi sërish se është i hapur që të japë në Kryeministri deklaratën e tij në cilësinë e dëshmitarit siç ishte kërkuar nga Prokuroria. Ai tha se kjo metodë e marrjes në pyetje është bërë edhe në të kaluarën dhe se i ka ofruar Prokurorisë disa orare kur mund të jepet dëshmia e tij. 

“Ekziston komunikimi ndërmjet Kryeministrisë dhe Prokurorisë edhe t’u them të drejtën nuk mund të merrem paradite, masdite, përditë me këtë çështje. Unë do të merrem atëherë kur do të vijnë në Kryeministri të më intervistojnë si dëshmitar. Jam i hapur, i gatshëm, i vullnetshëm e interesuar që në Kryeministri ta jap deklaratën time si dëshmitar siç kanë kërkuar. Por, meqenëse kjo gjë është bërë edhe në të kaluarën e ekzistojnë konfirmimet për këtë edhe në Kryeministri, e di edhe vetë Prokuroria, atëherë unë kam ofruar disa orare se kur kjo do mund të bëhej dhe po pres që me këtë çështje të merrem pikërisht duke dëshmuar e jo duke deklaruar mbi dëshminë, e cila nuk po ndodh. Prokuroria e di mirë se për çfarë rastesh bëhet fjalë. Datat edhe rastet nuk është që unë i kam shumë të qarta, por këshilltarët e mi e Ministria e Drejtësisë i dinë. Por edhe prokuroria e di më mirë se të gjithë ne së bashku”, tha Kurti. 

1 VITE ME PARE

Paralajmërimi i Kurtit: Priten sulme të tjera në veri para dhe pas Vitit të Ri

"Pas shpërthimit në Ibër-Lepenc dhe 14 sulmeve të tjera
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në deklaratën e tij për mediat paralajmëroi sulme të tjera në veri të vendit, para dhe pas festave të fundvitit. Paralajmërimi i tij për sulmet erdhi pasi deklaroi se në 5 muaj në Kosovës janë kryer 15 sulme terroriste Millan Radoiçiç dhe njerëz të afërt me të. Ai tha se 14 prej sulmeve ishin përgatitje për shpërthimin në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc. 

“Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Republikën e Kosovës, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxitë fort, pastaj shkaktimin e panikun në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri”, tha ai.

Kurti tha se institucionet e sigurisë në Kosovë janë përkushtuar që ato të ndalohen, ndonëse sulme të tilla, sipas tij janë sfiduese edhe për shtete të fuqishme.

“Mirëpo ne jemi të përkushtuar që edhe këtë metodë të mbetur të Serbisë ta neutralizojmë maksimalisht, përkundër faktit se sulmet e tilla terroriste janë sfiduese edhe për shtete të fuqishme, veçmas nëse këto sulme e kanë mbështetjen dhe sponsorizimin e një shteti tjetër, në këtë rast si Serbia”, tha ai.

1 VITE ME PARE

"15 sulme në Kosovë për 5 muaj", Kurti: U finalizuan me shpërthimin e kanalit të Ibër-Lepencit, pas tyre qëndron Millan Radoiçiç dhe njerëz të afërt me të

"Pas shpërthimit në Ibër-Lepenc dhe 14 sulmeve të tjera
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon ditën e sotme një konferencë për mediat. Kurti ka folur lidhur me shpërthimet e 5 muajve të fundit në Kosovë, të cilat sipas tij u finalizuan me shpërthimin e kanalit të ujit të Ibër-Lepencit. 

Kreu i qeverisë së Kosovës, ka rreshtuar sulmet në mënyrë kronologjike, ndërsa shprehet se 14 prej sulmeve ishin përgatitje për sulmin e Ibër-Lepencit me qëllim goditjen e një prej infrastrukturave jetike për Kosovën. Ai thotë se pas këtyre sulmeve qëndron Millan Radoiçiç dhe njerëz të afërt me të, të cilët veprojnë përmes grupeve të vogla terrosiste. 

"Politikat agresive të Serbisë ndaj vendit tonë nuk po ndalen, me sulme të tjera terroriste dhe të organizuar në grupe më të vogla dhe në forma më të fshehta. Që nga qershori i vitit 2024, kur dhe kanë nisur të hspërndahen postera me figurën e presidentit serb Aleksandar Vuçiç me mbishkrime si: "Komandat Suprem, ju presim", gradualisht është përshkallëzuar situata në 4 komuna në Veri, përmes grupeve të vogla të lidhura direkt me Millan Radoiçiç. Bazuar në informacionet e insitucioneve të sigurisë në Kosovë, Radoiçiç ka caktuar dy persona të afërt të tij për të realizuar sulmin në veri, përmes grupeve të tyre, të cilat kanë marrë pjesë edhe në sulmin e Banjskës. Këta dy persona janë Nemajna Radivojeviç me nofkën "Gandi" dhe Vladimir Radivojeviç me nofkën "Malli". Më pas janë evidentuar raste të sulmeve në forma shpërthyese dhe të tjera deri me finalizimin në shpërthimin në Ibër-Lepenc si në vijim. 

Më datë 30 qershor 2024 pas mesnate, persona të maskuar vendosën posterat e me fytyrën e Vuçiç. Më 9 korrik në mëngjes në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy kamionë dhe një autoveturë në pronësi të një shqiptari. Më 14 korrik pas mesnate, dy persona të maskuar kanë sulmuar me koktejl molotovi një pasticeri në Mitrovicën e Veriut, të cilën e kishte vizituar ministri Xhelal Sveçla. Më 21 korrik u hodh një mjet shpërthyes në Liqenin e Ujmanit dhe sipas informacioneve pas tij qëndron Millan Radoiçiç, ku qëllimi ka qenë frikësimi i pushuesve shqiptarë në këtë zonë. Më 26 korrik pas mesnate dy automjete të komunës së Zveçanit janë djegur nga persona të paidentifikuar. Më 2 gusht, drejtoresha e shendëtësisë në komunën e Zubin Potokut ka raportuar se në oborrin e babait të saj është hedhur granatë dore e cila ka shpërthyer. Më 29 shtator persona të maskuar kanë hedhur një mjet shpërthyes në pompën e derivateve LabOil në Zveçan. Më 2 tetor një mjet shpërthyes është hedhur në një objekt në Zubin Potok nga Stefan Vuloviç. Më 21 tetor në oborrin e Aleksander Peroviç në Zubin Potok ka ndodhur një shpërthim i cili ka dëmtuar njëautotmjet. Më 19 nëntor pas mesnate janë vendosur në disa komuna në veri të Kosovës, flamuj serb dhe me mbishkrime. Më 21 nëntor ministria e Mbrojtjes e Serbisë pretendoi kalimin e paautorizuar të kufirit nga policia e KOsovës, pas kësaj ka ardhur një postim në Telegram se do të sulmojmë policinë e Kosovës. Më 26 nëntor dy granata dore të modelit serb M75 janë hedhur në oborrin e drejtorisë së policisë në Zveçan. Sulmi dyshohet se është urdhëruar nga personi me nofkën "Gandi". Më 27 nëntor ai ka përshëndetur sulmin publikisht. Më 28 nëntor një granatë dore është hedhur në komunën e Zveçanit. Më 29 nëntor është shpërndarë në Telegram një mesazh me shkrimin: "Është thënë se ne do të festojmë sonte ditën e flamurit. Shihemi nesër në mbremje deri në Buzhiq edhe një muaj". Postimi është bërë në kanalin "Korridor" në Telegram. Ishte mesazh i drejtpërdrejt pë sulmin në kanalin e Ibër-Lepenc. Më 29 nëntor është postuar sërish shkrim me përmbajtje kërcënuese: "Do të jetë sërish ferr dhe Iber i përgjakur kur ujqërit të zbesin nga malet serbe". E njëjta koreografi u shpërnda nga Nemajna Radivojeviç. Të nesërmen më 30 nëntor ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc, ku u dëmtua kanali i ujit. 

Kjo është kronologjia e 15 sulmeve për të dëmtuar Kosovën në mënyrë terroriste. 14 prej këtyre ishin përgatitje për këtë të fundit, e cila është infrastrukturë jetike për Kosovën. Këto sulme kishin si qëllim paralizimin e jetës ekonomike dhe energjetike të Kosovës." u shpreh Kurti ndër të tjera.

Kryeministri theksoi se bazuar në këto informacione që posedojnë institucionet e sigurisë prapa urdhrit të sulmit me eksploziv në Ibër-Lepenc qëndron, Milan Radoiçiç duke shtuar se për planifikimin, financimin e logjistikën e sulmit ka përgjegjësi shteti i Serbisë. Ai tha se refuzimi i Beogradit  për ta dorëzuar Radoiçiç, ka qenë inkurajim i grupit terrorist për të vazhduar me akte tjera ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.

“Strehimi i Radoiçiç në Sebri, përkrahja që i ofron atij Beorgadi zyrtar me infrastrukturë për trajnim të grupit terrorist, autorizimi i përgjegjësive që ia ka falur kreu i shtetit serb atij edhe për kontrollin faktik e politik të serbëve të Kosovës nuk mund të quhet ndryshe përveç se koordinim i Serbisë me Radoiçiç për të vazhduar më tej luftën hibride ndaj Kosovës”, tha Kurti.

albin kurti sulmi në ibër lepenc prokuroria speciale

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit