LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

8 anëtarë të Kryesisë kërkojnë zgjatje mandati për krerët e degëve! Zgjedhjet për Kryetar, Bardhi: Pa u mbledhur Këshilli Kombëtar s'mund të ketë zgjedhje

• Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike (asaj të vulës), ku u mor vendimi për zgjedhje për kreun e PD. • Konfliktit me mbështetësit e Lulzim Bashës dhe ftesës për bashkëpunim nga kryedemokrati Sali Berisha, Gazment Bardhi ka mbledhur sot grupin parlamentar të PD. • Takimi u zhvillua sot në Kryesinë e Kuvendit. • Të pranishëm në mbledhje ishin: Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi, të gjithë ata që braktisën të parët mbledhjen e Kryesisë, rreth orës 01:00 të mesnatës. • Pas takimit, Bardhi tha për gazetarët se do të jepte "firmën" e tij për të hapur rrugën për zgjedhjet e reja për kryetar në PD. Por pati kritika për zhvillime të tjera. • Ai theksoi se Komisioni Zgjedhor për këtë proces, duhet emëruar dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar. Sipas tij, nëse ky organ nuk mund të mblidhet, nuk mund të ketë as zgjedhje për kryetarin. • Po sot, 8 anëtarë të Kryesisë së PD kanë kërkuar që krerëve të degëve t’i zgjatet mandati dhe të plotësohen vakancat aty nuk ku nuk ka kryetarë të strukturave vendore. • Ky vendim është propozuar nga Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Gazment Koduzi, Taulanda Jupi, Kreshnik Collaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gentian Gaba. • Për këta të fundit, Gazment Bardhi tha se kërkojnë të marrin kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm, e gjithashtu theksoi se nuk do të lejonte askënd që të shkelte Statutin e PD-së. • Deri më tani nuk ka një kundërpërgjigje.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit: Unë nuk do kandidoj për kreun e PD-së, me Berishën nuk ka fitore

8 anëtarë të Kryesisë kërkojnë zgjatje mandati
Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se do të zbatojë me përpikmëri statutin përsa i përket hapjes së garës për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj force politike. Në një intervistë për Klan News, Bardhi u shpreh i bindur se vetë nuk do të kandidojë për kreun e partisë.

Si i vetmi zyrtar ekzekutiv në detyrë, Bardhi tha se në përputhje me statutin duhet që të mblidhet Këshilli Kombëtar që të emërojë Komisionin Zgjedhor të partisë për garën për kryetarin e ri të demokratëve.

“Kam marrë një përgjigje me email nga një prej anëtarëve të Kryesisë që Kryesia ka vendosur, unë nuk kam patur njoftim për mbledhje, pra nuk di të jetë mbledhur Kryesia e partisë, pra Kryesia ka vendosur që nuk do thirret mbledhja e Këshillit Kombëtar. Kjo pengon dhe pamundëson në vlerësimin tim zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike”.

Bardhi theksoi se pa statut dhe rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë dhe një garë të ndershme që do të kishte besueshmërinë e publikut.

“Ne jemi në proces ligjor sepse Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Kryesia e PD, Këshilli Kombëtar i PD e konsiderojnë të paligjshëm mitingun apo takimin e z.Berisha në 11 Dhjetor, me cilin argument? Sepse nuk është ndjekur procedura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Mungon, dhe mund të jepni deklaratat e mia publike ku kam shpjeguar në mënyrë të përditshme procesin, mungonte një vendim i Këshillit Kombëtar të PD për thirrjen e një Kuvendi Kombëtar, dhe kjo është arsyeja pse Gjykata e Apelit e ka rikthyer çështjen në Shkallë të Parë. Dhe unë nuk mund të kem një standard që këtu të kërkoj vendimin e këshillit sepse kështu e kërkon procedura statutore, ndërsa në një rast tjetër të them edhe pse e kërkon procedura statutore unë do ta anashkaloj këtë detyrim të statutit. Sepse kjo pastaj do na çonte në një tjetër ngërç ligjor dhe unë nuk e di se kujt i intereson mbajtja Partisë Demokratike në ngërçe të njëpasnjëshme ligjore”.

Sekretari i Përgjithshëm pranoi faktin se ish-Kryeministri Berisha ka mbështetës, por që për ta bërë PD-në fituese ai duhet të largohet nga drejtimi. Kryesia e Partisë Demokratike vendosi hapjen e garës për zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 Korrik, ç’ka çoi edhe në dorëheqjen e Jorida Tabakut nga posti i nënkryetares së partisë.

3 VITE ME PARE

Gara për kreun e PD, 8 anëtarë të Kryesisë japin "OK": Krerëve të degëve t’i zgjatet mandati! Plotësojmë vakancat

8 anëtarë të Kryesisë kërkojnë zgjatje mandati
Foto ilustruese

TIRANË- Tetë anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike (asaj të vulës) kanë propozuar miratimin e strukturës drejtuese të degëve. Pas marrjes së vendimit për kreun e PD më 29 korrik, tashmë 8 anëtarë të Kryesisë kanë miratuar edhe ndryshime për strukturën drejtuese të PD-së. Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Gazment Koduzi, Taulanda Jupi, Kreshnik Collaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gentian Gaba; të gjithë kanë dhënë firmën e tyre. Ata kanë kërkuar që krerëve të degëve të PD-së tu zgjatet mandati, ndërsa në degët ku nuk ka kryetarë të strukturave vendore, të zhvillohen zgjedhje dhe të plotësohen vakancat.

Përmes njoftimit, mësohet se është vendosur: Miratimin e vazhdimit të ushtrimit të detyrës së drejtuesve të zgjedhur të degëve të partisë; Miratimin e komandimit të të gjithë kryetarëve të degëve ku ka patur vakancë; Drejtuesit e degëve të PD që përbëjnë dhe Kolegjin e Kryetarëve të Partisë janë sipas aneksit nr 1; Të gjithë kryetarët ushtrojnë detyrën deri në zhvillimin e procesit të riorganizimit të degëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Propozim për vendim qarkullues “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DREJTUESE TË DEGËVE TË PD”

Të nderuar kolegë,

Në mbështetje të neneve 36, 42 dhe 45 të Statutit të PDSH-së, për të garantuar mirëfunksionimin e plotë te degëve, propozojmë për miratim vendimin e kryesisë: “PËR MIRATIMIN E STRUKTURES DREJTUESE TË DEGËVE TË PD”, sipas draftit bashkëlidhur.


Propozuesit:

Enkelejd Alibeaj

Taulant Zeneli

Endri Hasa

Gazmend Koduzi

Taulanda Jupi

Kreshnik Çollaku

Xhemal Gjunkshi

Gentian Gaba

Njoftimi:

Partia Demokratike e Shqipërisë

KRYESIA E PARTISË

RELACION

Për projekt vendimin “Për miratimin e strukturës drejtuese të degëve”

Të nderuar anëtarë të Kryesisë së PDSh.

Po paraqesim përpara Jush për miratim projekt vendimin për “Për miratimin e strukturës drejtuese të degëve”.

Duke filluar nga data 09 shtator 2021, në të cilën Kryetari, i dorëhequr, Lulzim Basha shpalli vendimin e tij për pezullimin e Z. Berisha nga grupi i deputeteve të Partisë Demokratike dhe zhvillimet që ndoqën këtë vendim, për të cilat jemi të gjithë në dijeni strukturat e Partisë në nivel vendor kanë pasur largime të shumta.

Me qëllim ruajtjen e funksionalitetit dhe aktivitetit të partisë në nivel dege, Kryesia e PDSh, në kohë të ndryshme, në zbatim të nenit 42 të Statutit ka vendosur komandimin e kryetarëve të degëve në të gjitha rastet e krjimit të vakancës ose në rast të mungesës së aktit të komandimit ka autorizuar personat e shënuar në listë të kryejnë funksionet e kryetarëve gjatë procesit zgjedhor dhe në përfaqsimin me të tretët. Nisur nga fakti që këto veprime janë kryer në kohë të ndryshme vlerësojmë se është e nevojshme që kjo kryesi të hartojë një listë të përditësuar të të gjithë kryetarëve të degëve në detyrë, të zgjedhur, të komanduar apo të autorizuar.

Kjo nevojë vjen për shkak të detyrës që kryetarëve të degëve apo ushtruesve të funksioneve të kryetarit të degës u ngarkohet me vendimin e datës 06/07 qershor 2023 me të cilin Kryesia e PDSh vendosi fillimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë.

Duke marrë shkas nga fakti që vendimi i datës 06/07 qershor 2023 përcakton afate të ngushta kohore për fillimin e procesit të certifikimit të listave të anëtarësisë dhe të faktit që nuk jemi në kushtet e propozimit të emrave të rinj, vlerësojmë se nuk është e nevojshme mbledhja e kryesisë dhe se vendimi mund të merret në formën e vendimit qarkullues.

Bashkëlidhur do të gjeni projekt vendimin për miratim.

Njoftimi:

PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DREJTUESE TË DEGËVE TË PD.

Në mbështetje të neneve 36, 42 dhe 45 të Statutit të PDSH-së, pas shqyrtimit te komandimeve dhe delegimeve të kryera në bazë të situatës së strukturave dhe vakancave të krijuara, si dhe për të garantuar mirëfunksionimin e plotë të degëve, me propozim të 1/5 së anëtarëve të Kryesisë të PD, Kryesia e Partisë,

VENDOSI:

Miratimin e vazhdimit të ushtrimit të detyrës së drejtuesve të zgjedhur të degëve të partisë;
Miratimin e komandimit të të gjithë kryetarëve të degëve ku ka patur vakancë;
Drejtuesit e degëve të PD që përbëjnë dhe Kolegjin e Kryetarëve të Partisë janë sipas aneksit nr 1;
Të gjithë kryetarët ushtrojnë detyrën deri në zhvillimin e procesit të riorganizimit të degëve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Aneksi 1

QARKU DEGA KRYETARI

Berat Berat Florenca Meco

Ura-Vajgurore Dritan Sula

Kuçovë Ilirjan Koxhaj

Poliçan Florian Qama

Skrapar Bujar Hoxhaj

Dibër Dibër Naim Gazidede

Mat Arjan Lika

Bulqizë Edmond Isaku

Durrës Durrës Joni Myshketa

Shijak Red Varaku

Krujë Sabah Sheta

Fushë-Krujë Durim Doku

Elbasan Elbasan Eugen Isaj

Belsh Blerim Kuqja

Cërrik Ibri Sako

Librazhd Bujar Vreto

Prrenjas Leonard Ozuni

Gramsh Erald Carciu

Peqin Arjan Ashiku

Fier Fier Agron Kapllanaj

Roskovec Syrja Misiraj

Patos Shezai Sinanaj

Lushnjë Elvis Pisku

Divjakë Julian Gjini

Mallakasër Arjan Llanaj

Gjirokastër Gjirokastër Spartak Drasa

Përmet Elton Hysenshahaj

Këlcyrë Luan Malko

Memaliaj Esmerald Xhemali

Tepelenë Ladi Bana

QARKU DEGA KRYETARI

Korçë Korçë Elvin Bregu

Maliq Lulëzim Hoxhaj

Pogradec Seit Myftari

Devoll Bledion Nallbati

Kolonjë Fatmir Guda

Kukës Kukës Arif Rexhmati

Has Seit Jaku

Tropojë Azgan Haklaj

Lezhë Lezhë Alfrida Marku

Kurbin Gjovalin Laska

Mirditë Gjergj Prenga

Shkodër Shkodër Xhevdet Amuli

Vau i Dejës Gentian Ndoj

Malësi e Madhe Anton Kokaj

Pukë Ferit Ringaj

Tiranë Tirana 1 Fatos Mehmeti

Tirana 2 Mirlinda Çollaku

Tirana 3 Gjelosh Progni

Tirana 4 Ervin Goxhaj

Tirana 5 Gentjan Bruzi

Tirana 6 Dashnor Visha

Tirana 7 Lefter Kostenja

Tirana 8 Pëllumb Seferi

Tirana 9 Blend Sulaj

Tirana 10 Eduart Kelmendi

Tirana 11 Florian Lila

Tirana 12 Festim Dushku

Tirana 13 Besnik Fuçia

Tirana 14 Arben Shkoza

Tirana 15 Saimir Lika

Tirana 16 Adriatik Shehu

Vorë Ardian Xhakoni

Kamëz Bilbil Bajraktari

Paskuqan Isa Ajazi

Kavajë Genci Gylsheni

Rrogozhinë Ferdinand Saraci

QARKU DEGA KRYETARI

Vlorë Vlorë Gjergj Nika

Selenicë Klevis Beko

Himarë Andrea Gjoni

Delvinë Hari Imeri

Sarandë Vesel Koçiu

Diaspora Athine Fatmir Gjoci

Itali Alban Daci

Selanik Astrit Mera

Texas Gasper Lekegega

Britani Naim Hasani

3 VITE ME PARE

Vazhdon përplasja me mbështetësit e Bashës, Bardhi: Një grup po merr kompetencat e sekretarit të përgjithshëm

8 anëtarë të Kryesisë kërkojnë zgjatje mandati
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur sërish në distancë me anëtarët e kryesisë së PD, të cilët pas vendimit për të hapur garën për kreun e ri të PD-së, duke se kanë nisur të zhvillojnë edhe zgjedhje të reja. Një prej tyre është zgjatja e mandatit të krerëve të degëve dhe plotësimin e vakancave me krerët e degëve. Pasi doli nga mbledhja e grupit parlamentar, Bardhi tha se ky grup anëtarësh të kryesië kërkon të marrë kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.

“Unë nuk di pse është zëvendësuar njëri apo tjetri, nuk kam firmosur asnjë vendim dhe nuk do firmos asnjë vendim që bie ndesh me statutin e Partisë Demokratike. Nuk do jap detaje të zbatimit të Statutit, por do përsëris se nuk kam dijeni për një propozim të tillë. Organizimi i PD-së është përgjegjësi statutore sekretarit të përgjithshëm. Mesa duket një grup ka vendosur të ushtrojë kompetencat e sekretarit të Përgjithshëm. Unë do të zbatoj statutin e PD-së. Komisioni zgjedhor i partisë emërohet dhe miratohet nga Këshilli Kombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i PD është i vendosur të zbatojë statutin. Çdokush tjetër që ka vendosur të ecë përpara në procese anti statutore bën zgjedhjet e tij. Pa statut dhe pa rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë,”- u shpreh Bardhi.

Po ashtu, tha Bardhi u shpreh ka zbatuar vendimin e Kryesisë për të hapur garën për zgjedhjet e kreut të PD më 29 korrik.

“Kam zbatuar vendimin e Kryesisë sapo jam njohur e kam ndjekur detyrimin statutor për dokumentimin dhe protokollimin e atij vendimi. Unë respektoj cdo detyrim statutor. Kjo nuk ka asnjë diskutim. Por brenda fushave të kompetencave të cdo institucioni statutor. I vetmi set që na mban është statuti i PD. Jam për të ofruar zgjidhje. Nëse një parti politike s’ka organin më të lartë vendimmarrës që drejton partinë s’mund të organizojë asnjë proces zgjedhor,”-e mbylli ai prononcimin para gazetarëve.

3 VITE ME PARE

Përplasjet brenda PD-së/ Bardhi: Datën e vendos Këshilli Kombëtar, s'jam në dijeni që Basha të ketë shpallur kandidaturën për kryetar

8 anëtarë të Kryesisë kërkojnë zgjatje mandati
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaron ditën e sotme se partia duhet të ndjekë të njëjtën procedurë që ka ndjekur edhe më parë për zgjedhjen e kryetarit që do të thotë se do të jetë Këshilli Kombëtar ai që do të vendosë për 29 korrikun. Në një intervistë për 'News 24', ai tha se duhet bërë një riorganizim brenda partisë.

Më tej, ai thotë se nuk është në dijeni që Lulzim Basha të ketë shpallur kandidaturën e tij për kryetar, ndaj nuk e komentoi më tej si çështje. 

Pyetje- Si do bëhet riorganizimi i PD-së?

Kemi pasur një mbledhje kryesie ku nuk ka pasur vetëm një propozim të grupit parlamentar apo të kryetarëve të degëve. Kishte disa propozime nga anëtarët e kryesisë. Jam njohur me vendimin e 17 anëtarëve që kanë propozuar 29 korrikun si datë të mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin e partisë dhe kanë gjykuar që në fillim duhet të zgjidhet kryetari dhe më pas strukturat. Në cilësinë time si sekretar i përgjithshëm respektoj vendimin e kryesisë, por do jem i detyruar të ndjek hapat që parashikon statuti i partisë. Për mua nuk ka rëndësi se si quhet kryetari i ri i PD-së. Ajo që ka rëndësi për PD-në është legjitimiteti për kryetarin e ri. Ne për një vit e gjysmë kemi qenë në një ngërç legjitimiteti. Ka pasur institucione paralele. Ky ngërç e ka dëmtuar PD-më. Procesi që do të duhet të organizojmë do të duhet të jetë sipas statutit dhe i pakontestueshëm. Në të kundërt PD do të rifutej në ngërçin e legjitimitetit. Jam duke vlerësuar të gjitha detyrimet sipas statutit të partisë.

Pyetje- Çfarë thotë statuti, çfarë hapash do të ndërmerrni ju?

Nuk dua të hyj në detaje të statutit pasi nuk e kam mbaruar vlerësimin e plotë që do t’ia përcjell kryesisë së partisë. U krijua një tymnajë sikur grupi kërkon të shtyjë procesin e organizimit apo që grupi u bashkua me Sali Berishën. Ne nuk kemi pasur asnjë ndasi mbi nevojën që ka PD për tu riorganizuar. Kemi gjykuar që procesi do të duhet të kryhet në kohën sa më të shpejtë të mundshme. Mund të përfundonte edhe në shtator. E rëndësishme është që nga ky proces të dilnim një parti më e madhe, jo më e vogël. Në gjykimin tim dhe të grupit parlamentar për këtë kishte nevojë edhe për një fazë ndërgjegjësimi në bazë.

Statuti thotë që për vendime të rëndësishme duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar. Edhe komisioni që organizon zgjedhjet, miratohet nga Këshilli Kombëtar. A është ky Këshill funksional? A duhet të mblidhet Këshilli?

Kam organizuar një palë zgjedhje për kryetarin e partisë. Është e drejtë që vendimet më të rëndësishme në parti merren nga këshilli kombëtar. Është këshilli ai që drejton partinë mes dy kuvendeve. Sipas statutit, komisioni zgjedhor miratohet nga këshilli kombëtar. Ky është vlerësimi që unë jam duke bërë dhe çdo shqetësim timin do ta ndaj brenda kryesisë.

PD është pa kryetar dhe nënkryetar, kryesia është e vetmja që merr vendime. Nëse kryesia vendos të ngrejë grupet e punës për 29 korrikun, çfarë mendoni ju për këtë?

Secili prej institucioneve brenda PD-së, që nga kryesia, këshilli kombëtar, sekretari i Përgjithshëm do të duhet të përmbushin të gjitha përgjegjësitë që i njeh statuti. Ngritja e grupeve të punës dhe organizimi janë faza që do të duhet të kryhen, por duhet të zbatohet statuti.

Nëse kryesia vendos të mos respektohet statuti, çfarë ndodh?

Unë uroj shumë që e gjithë situata të mos përfshihet në një ngërç. Do të ishte një ngërç që do ta dobësonte PD-në. Ne nuk mund të kemi një standard për të tjerët dhe një standard për vete. Duhet të kemi të njëjtin standard. Ne nuk e kemi njohur si të ligjshëm mitingun që mbajti Berisha në 11 dhjetor. Argumenti që ne dhamë ishte zbatimi i statutit dhe sipas statutit që të mblidhej një Kuvend i rregullt i partisë, procesi duhet të kalonte nga sekretari i përgjithshëm dhe duhet të kishte një vendim të Këshillit Kombëtar që thërriste mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Basha me kandidimin e tij brenda PD-së mund ta çojë këtë forcë në fitore?

Basha ka thënë të vërtetën kur tha se nuk është larguar ndonjëherë nga politika. Është deputet dhe aktiv në politikën shqiptare. Sa i përket kandidimit, për aq informacion sa unë kam, nuk di që Basha të ketë shpallur kandidaturën e tij për kryetar. Nuk mund të jap një vlerësim duke folur me “nëse”. Sa kohë jam i përfshirë në proces do ishte e vështirë që të shprehja opinionet e mia për kandidatura të caktuara.

gazment bardhi zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë