LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet në Kukës/ Përfundon procesi i votimit për kryebashkiakun e ri, 45,63 % morën pjesë në zgjedhje

•Qytetarët e Kukësit iu drejtuan sot qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas videoskandalit seksual me Safet Gjicin, i cili u filmua duke kryer marrëdhënie intime në zyrë me një vajzë. •Procesi u zhvillua në 74 Qendra Votimi, një prej të cilave në institucionin e paraburgimit në Kukës.• Në garë ishin Albert Halilaj i PS dhe Emri Vata i koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. •Qendrat e votimit u hapën prej orës 07:00. •Tashme ka nisur procesi i numërimit të votave.

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kukës, Celibashi: Procesi shkoi mirë! Subjektet zgjedhore të emërojnë anëtarët e numërimit

Zgjedhjet në Kukës/ Përfundon procesi i votimit për
Procesi i numerimit

TIRANË- Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka reaguar për zgjedhjet në Kukës. Ai u ka bërë thirrje subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit, që të emërojnë anëtarët e grupeve të numërimit të votave pa humbur kohë.

“Pas përfundimit të marrjes në dorëzim të të gjitha kutive të votimit dhe pranimit të tyre të rregullta në masën 100% nga KZAZ Kukës, KQZ Shqipëri i bën thirrje subjekteve zgjedhore që kanë të drejtë të emërojnë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave që të veprojnë pa humbur kohë dhe të vijojnë me detyrimin ligjor të numërimit të votave në mënyrë të pandërprerë.”- shkruan Celibashi.

Qytetarët e Kukësit votuan këtë të diel, në zgjedhjet e parakohshme vendore, për kryetarin e ri të bashkisë.

Procesi i votimit u mbyll në orë 19:00, pasi votuan rreth 50 për qind e zgjedhësve. Më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi.

Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë të Kukësit janë kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata. Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Halili apo Vata? Zgjedhjet në Kukës, mbyllet orari zyrtar i votimit, nis procesi i numërimit

Zgjedhjet në Kukës/ Përfundon procesi i votimit për
Dy kandidatet

KUKËS- Mbyllet procesi zyrtar i votimit për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Kukës. Në zgjedhjet e sotme në Kukës kishin të drejtë të vote 45 900 persona. Sipas KQZ, gjithsej janë ngritur 74 qendra votimi për garën e parakohshme mes Albert Halilit nga Partia Sociualiste dhe Emri Vatës nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Ky proces i përsëritur zgjedhor, siç është shprehur dhe vetë kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve i ka kushtuar buxhetit të shtetit 25 milionë lekë. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe qëndruan hapur, deri në orën 19:00.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kukës/ Celibashi: Nuk ka pasur probleme teknike në procesin e votimit

Zgjedhjet në Kukës/ Përfundon procesi i votimit për
Ilirjan Celibashi

KUKËS- Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ndodhet në Kukës ku po vëzhgon nga afër procesin zgjedhor. Ai tha në një deklaratë për mediat se nuk janë raportuar probleme teknike.

Gjithashtu sa i përket denoncimit nga kolacioni "Bashkë fitojmë" duke nxjerrë pamjet e personave që sipas tyre pyesin dhe mbajnë shënim të gjithë emrat e atyre që votojnë, Celibashi ka sqaruar se i ka vizituar qendrat dhe nuk ka raportim për problematika. 

"Ardhja ime këtu në Kukës nuk lidhet me ndonjë shkak që lidhet me problematika të mundshme ardhja ime këtu në Kukës. Thjesht kemi ardhur me një ekip të madh për të asistuar për aq sa mund të ketë nevojë gjithë pjesën e administratën zgjedhore që merret me administrimin e procesit zgjedhor. Nga çfarë është raportuar nuk rezulton se ka pasur probleme në aspektin teknik të zhvillimit të procesit. Janë prezantuar disa shqetësime nga përfaqësues së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në lidhje me prezencën në disa qendra të votimit të personave që mbanin shënim zgjedhësit që shkonin për të votuar. Kemi shkuar në këto qendra, të paktën në atë kohë nuk ka rezultuar që ka pasur njerëz dhe në përgjithësi nuk ka raportim për problematika. E kemi adresuar si shqetësim“, tha Celibashi.

 

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kukës, deri në orën 13:00 votuan 24.82% e votuesve

Zgjedhjet në Kukës/ Përfundon procesi i votimit për
foto ilustruese

KUKËS- Zgjedhjet në Kukës vijojnë ende, ku deri më tani nuk është raportuar asnjë problematikë. Deri në orën 13:00, sipas KQZ kanë votuar 24.82% e qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet në Kukës/ Përfundon procesi i votimit për
KQZ


Në garë janë Albert Halilaj i PS dhe Emri Vata i koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, ndërsa do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kukës/ PD denoncon: Patronazhistët e Rilindjes presion qytetarëve tek qendrat e votimit (FOTO)

Zgjedhjet në Kukës/ Përfundon procesi i votimit për
Foto nga qendra e votimit

KUKËS- Ditën e sotme qytetarët e Kukësit u janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas video-skandalit seksual të Safet Gjicit, i cili u filmua duke kryer marrëdhënie intime në zyrë me një vajzë.

Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, ndërsa do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Partia Demokratike ka denoncuar praninë e personave të paautorizuar në qendrat e votimit sot në Kukës. Me foto nga qendrat e votimit, PD KA nxjerrë pamjet e personave që sipas tyre pyesin dhe mbajnë shënim të gjithë emrat e atyre që votojnë, ndërsa theksojnë se ata nuk janë të autorizuar që të qëndrojnë pranë qendrave të votimit.

“Patronazhistët e Rilindjes sot janë në krye të detyrës, edhe pse në kundërshtim me ligjin. Drejtorë shkollash, Hipotekës, apo dhe institucioneve të tjera, janë në krye të detyrës , për të devijuar dhe kontrolluar votat. Ata janë fotografuar në qendërat e votimit. KQZ e thotë qartë se nuk lejohen me kodin zgjedhor brenda ambienteve të qendrave të votimit. Ne do t’i paraqesim në OSBE-OHDIR faktet dhe provat, dhe në prokurori të gjitha këto raste të patronazhistëve. Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjedhje.”, thanë në një deklaratë për mediat, përfaqësues të Partisë Demokratike.

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kukës, voton kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’: Ditë e shënuar, kemi evidentuar çdo problematikë

Zgjedhjet në Kukës/ Përfundon procesi i votimit për
Emri Vata

KUKËS- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Bashkinë e Kukësit, Emri Vata ka votuar për të zgjedhur të parin e Kukësit. Pas procesit të votimit, Vata ka deklaruar për mediat se kjo është një ditë e shenjtë për Kukësin, kuksianet dhe familjet kuksiane dhe për të ardhmen e Kukësit. Vata ka ftuar gjithë banorët e Kukësit që ti drejtohen masivisht kutive të votimit, për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme të lirë dhe demokratike.

"Përshëndetje për të gjithë qytetarët kuksiane. Sot është një ditë e shënuar sot është një ditë e shenjtë për Kukësin, kuksianet dhe familjet kuksiane dhe për të ardhmen e Kukësit. I ftoj të gjithë banorët e Kukësit që ti drejtohen masivisht kutive të votimit, për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme të lirë dhe demokratike. Deri tani që po flasim ne kemi evidentuar çdo problematikë dhe paligjshmërie që po tentohet për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, të cilat do të paraqiten në një komunikatë tjetër. Deri në këto momente ka qënë e qetë situata por tentativat do i paraqesim. Këto zgjedhje janë të rëndësishme jo vetëm për Kukësin, jo vetëm për kuksianet por janë zgjedhje të rëndësishme përtej Kukësit, janë zgjedhje të rëndësishme për gjithë Shqipërinë," tha Vata.

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kukës, deri në orën 11:00 votuan 13.77% e votuesve

Zgjedhjet në Kukës/ Përfundon procesi i votimit për
Foto ilustruese

KUKËS- Zgjedhjet në Kukës po vazhdojnë, ku deri më tani nuk është raportuar asnjë problematikë. Deri në orën 11:00 kanë votuar 13.77% e qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet në Kukës/ Përfundon procesi i votimit për
KQZ

Në garë janë Albert Halilaj i PS dhe Emri Vata i koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, ndërsa do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kukës, deri në orën 10:00 votuan 8.80% e votuesve

Zgjedhjet në Kukës/ Përfundon procesi i votimit për
Foto Ilustruese

KUKËS- Zgjedhjet në Kukës po vazhdojnë, ku deri më tani ka votuar dhe kandidati i PS-së Albert Halilaj. Deri në orën 10:00 kanë votuar 8.80% e qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet në Kukës/ Përfundon procesi i votimit për
KQZ

Në garë janë Albert Halilaj i PS dhe Emri Vata i koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, ndërsa do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kukës, voton kandidati i PS: Zgjidhni alternativën më të mirë

Zgjedhjet në Kukës/ Përfundon procesi i votimit për
Albert Halilaj

KUKËS- Kandidati socialist në Kukës Albert Halilaj ka hedhur votën e tij në kutine e votimit mëngjesin e sotëm. Pasi ka votuar, Halilaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe të zgjedhin alternativën më të mirë për qytetin e tyre.

“Ju falënderoj që jeni prezent. Unë nga qytetarët e Kukësit pres pjesëmarrje votim, për të votuar  një djalë që do i shpërbej Kukësit. E vetmja fushatë që s’kemi pas një incident, i përgëzoj për vlerat që kanë përcjell. I ftoj të votojnë alt më të mirë dhe më bindëse për këtë qytet të mrekullueshëm”, tha Halilaj.

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kukës, deri në orën 09:00 votuan 4.13% e votuesve

Zgjedhjet në Kukës/ Përfundon procesi i votimit për
Foto Ilustruese

KUKËS- Zgjedhjet në Kukës po vazhdojnë me ritme normale. Deri më tani, kanë votuar 4.13% e qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet në Kukës/ Përfundon procesi i votimit për
KQZ

Në garë janë Albert Halilaj i PS dhe Emri Vata i koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, ndërsa do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

zgjedhjet ne kukes 24 shtator

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet