Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me drejtuesit vendorë dhe deputetët e qarkut në bashkinë e Durrësit dhe Fierit. • Në takimin në bashkinë e Fierit, kreu i qeverisë ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të bashkisë si dhe drejtuesve të institucioneve të cilat nuk kanë përmbushur detyrën. • Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara. • Pas Fierit, Rama ka zhvilluar takime edhe në bashkinë e Durrësit, ku kërkesa ka qenë e njëjtë: dorëheqja e drejtorëve vendorë. • Bashkia e Vlorës ishte e para që u përball me ultimatumet e kryeministrit, ku dhanë dorëheqjen 21 drejtorë të këtij institucioni. • Vendimi i tyre erdhi një ditë pas takimit që kryeministri Rama pati për rreth 1 orë të enjten në këtë bashki, ku në qendër të kritikave ishte kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha. • Këto takimë zhvillohen në kuadër të iniciativës së nisur nga qeveria në bashkitë e vendit për lirimin e hapësirave publike.
3 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimet me drejtuesit vendore dhe deputetët e qarkut në bashkinë e Durrësit. Ashtu si në Vlorë dhe Fier, Rama bëhet me dije se ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit.
Ai është parë i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako dhe ministri Arbjan Mazniku. Më herët gjatë ditës, kreu i qeverisë ishtë në Fier ku gjithashtu kërkoi dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë si dhe drejtuesve të institucioneve të cilat nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për zaptimin e hapësirave publike.
Bashkia e Vlorës ishte e para që u përball me ultimatumet e kryeministrit, ku dhanë dorëheqjen 21 drejtorë të këtij institucioni. Vendimi i tyre erdhi një ditë pas takimit që kryeministri Rama pati për rreth 1 orë të enjten në këtë bashki, ku në qendër të kritikave ishte kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha.
FIER- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit. Sipas raportimeve, takimi i Ramës me drejtuesit vendorë ne bashkinë e Fierit dhe me deputetët e qarkut ka përfunduar.
Në takim kreu i qeverisë ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të bashkisë si dhe drejtuesve të institucioneve të cilat nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara. Pas Fierit, Rama pritet të vizitojë edhe bashkinë e Durrësit.
Bashkia e Vlorës ishte e para që u përball me ultimatumet e kryeministrit, ku dhanë dorëheqjen 21 drejtorë të këtij institucioni. Vendimi i tyre erdhi një ditë pas takimit që kryeministri Rama pati për rreth 1 orë të enjten në këtë bashki, ku në qendër të kritikave ishte kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha.
FIER- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak më herët në bashkinë e Fierit. Rama do të zhvillojë një takim më drejtuesit vendorë dhe deputetët e qarkut të Fierit. Vizita në bashkinë e Fierit ishte e radhës pas Vlorës dhe Tiranës, ndërsa zhvillohet në vazhdën e iniciativës për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
Sipas raportimeve, gjatë takimit pritet të diskutohen masat konkrete për punën në qytet, ku kryeministri ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me pushtetin vendor për këtë proces.
Në një dalje në rrjetet e tij sociale rrëth dy orë më parë, ai paralajmëroi shkarkime të tjera në bashkitë e vendit, pas Vlorës. Rama ka deklaruar se duhet një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës në bashkitë e vendit. Për këtë, Rama theksoi se sot pasdite do të jenë në Fier dhe më pas në Durrës.