Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama ka nisur sot takimet për fushatën elektorale me diasporën në Milano.• Gjatë hyrjes së tij dhe pak para se ai të merrte fjalën, kryeministri mori si dhuratë nga ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe Juventusit, Alessio Tacchinardi, një fanellë të skuadrës së Juventusit me numrin 5, që është dhe numri që ka Partia Socialiste në fletën e votimit në zgjedhjet e 11 majit. • Rama gjatë fjalës së tij falenderoi të pranishmit ndërsa theksoi se është hera e parë që shqiptarët kudo nëpër botë do të votojnë pa patur nevojë të udhëtojnë drejt Shqipërisë. • Rama shtoi se në këto zgjedhje emigrantët kudo që ndodhen duhet të bashkohen dhe të marrin pjesë për të ndryshuar kahun e historisë. • Ai u bëri thirrje emigrantëvë të zgjedhin për të dërguar vendin në rrugën evropiane dhe tu lënë fëmijëve një trashëgimi të rëndësishme, të anëtarësimit të vendit në BE. • Rama shpalosi planin që është dakodësuar me BE-në për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027. • Ai theksoi se bota po përballet me një periudhë të vështirë me luftëra dhe se është paralajmëruar për kohë të vështira. • Rama tha se nuk duhet të humbitet ky shans teksa nuk ka nguruar të injorojë opozitën. • Sipas tij shansi për tu anëtarësuar në BE nuk duhet të humbasë për hallin personal të opozitës të cilët fshihen nën mustaqet e Kujtim Gjuzit. • Ai tha se vota për zgjedhjet e 11 majit nuk ka të bëjë për një vend më shumë se opozita. • Sipas tij rezultatet e zgjedhjeve te 11 majit janë një shtysë për ti dhënë Shqipërisë për të vrapuar drejt objektit për të firmosur anëtarësimin në BE. • Rama theksoi se Shqipëria 2030 do të ulet në tryezën e Bashkimit Evropian. • Ai më tej theksoi se PS mund të mbrojë drejtësinë nga opozita e cila është betuar për shkrirë SPAK. • Rama tha edhe pse kemi pasur disa ministra e kryetar bashkie por edhe pse disa janë gjetur me probleme, nga drejtësia që sipas tij e krijuan vetë, kjo nuk është për të ulur kokën. • Rama vazhdoi më tej duke akuzuar Kryetarin e PD-së qe do të kthej dhe njëher Shqipërinë në gropën e tij vetëm për hallet e veta. • Kryeministri u kërkoi votën shqiptarëve duke thënë se nuk do të jetë thjesht një votë për partinë socialiste por do t'i japë Shqipërise mundësinë drejt objektivit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. • Rama gjithashtu njoftoi finalizimin e marrëveshjes për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. • Ai tha se marrëveshja u arrit pas dakordësimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni, të cilës iu referua me termin simbolik “motra ime në Romë”. • Kryeministri vuri theksin se një marrëveshje e tillë nuk do të ishte e nevojshme nëse Shqipëria do të ishte pjesë e Bashkimit Europian. • Ai e cilësoi pasaportën e BE-së si “njohje automatike të të gjitha të drejtave” që gëzojnë qytetarët e vendeve anëtare, përfshirë pensionet.
13 artikuj për këtë temë.
Itali - Kryeministri Edi Rama, në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano, bëri thirrje për një angazhim të gjerë qytetar më 11 maj, duke theksuar se kjo datë nuk është një garë politike rutinë, por një moment përballjeje historike për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“Mos e hidhni votën në kënetë,” tha Rama, duke iu referuar kundërshtarëve politikë që sipas tij përfaqësojnë rikthimin në të shkuarën dhe pengesë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ai theksoi se Shqipëria ka nevojë për një fitore popullore, përtej bindjeve partiake.
“Ne na duhet të bëhemi një, tamam si gishtat e dorës. I bëj thirrje të gjithë demokratëve, shqiptarëve, të gjithëve ju që kjo është një përballje finale me historinë tonë,” tha Rama, duke i ftuar votuesit të lënë mënjanë “ngjyrat e fanellave” për të mbrojtur një të ardhme të përbashkët.
“Nuk është ndeshje futbolli. Nuk ka fanella blu, rozë apo të bardha kur është fjala për Shqipërinë. Ky është momenti për të menduar për vendin, për drejtësinë, për integrimin dhe për barazinë që vjen vetëm me pasaportën europiane,” vijoi Rama.
ITALI- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në Milano, iu drejtua demokratëve duke iu thënë se a nuk mjaftoi ajo që Berisha u tha të gjithëve në primare, që vota juaj është ligj për të dhe pastaj kush fitoi në primare, u zhduk. Kryeministri shtoi se nuk ka vend për diskutim se kujt duhet t'i jepet vota më 11 maj.
Rama vazhdoi më tej duke falenderuar të pranishmit dhe u shpreh se do të marrin fitoren më shembullore më 11 maj, jo për veten e tyre por për mbarë kombin shqiptar.
PJESË NGA FJALIMI:
"Dua t’u them të gjithë demokratëve, nuk ju mjafton ajo që ndodhi me primaret, ku bufi ju tha të gjithëve, ‘vota juaj është ligj për mue’ dhe kush doli i pari në primare përfundojë në barkun e bufit, u zhduk i kullufiti të gjithë. A thua se ju tha dilni t’ju shoh njëherë, kush ka shumë vota që ta ha. Si mund të diskutohet se kush është zgjedhja në 11 maj, me flamurin tonë kombëtar dhe të BE apo me kënetën. Duke ju falenderuar për energjinë dhe për këtë emocion ju them se në 11 maj do të kemi një festë të madhe për Shqipërinë europiane dhe së bashku ne do të marrim fitoren më shembullore jo për vete, por për mbarë kombin dhe shtetin tonë," tha Rama.
MILANO - Gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Milano, kryeministri Edi Rama njoftoi finalizimin e marrëveshjes për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Ai tha se marrëveshja u arrit pas dakordësimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni, të cilës iu referua me termin simbolik “motra ime në Romë”.
“Ju pritët, dhe pasi u morëm vesh me motrën time në Romë, ju prapë pritët, sepse duhej bërë ligji, do firmosej këtu e atje – histori italiane. Por, vetëm tre ditë më parë është firmosur edhe dokumenti i fundit,” deklaroi Rama.
Megjithatë, kryeministri vuri theksin se një marrëveshje e tillë nuk do të ishte e nevojshme nëse Shqipëria do të ishte pjesë e Bashkimit Europian. Ai e cilësoi pasaportën e BE-së si “njohje automatike të të gjitha të drejtave” që gëzojnë qytetarët e vendeve anëtare, përfshirë pensionet.
"Por nëse do të kishim pasaportën e BE, shqiptarët, s’do të kishit nevojë për asnjë lloj njohjeje nga qeveria italiane dhe me pasaportën e BE vëllezërit tanë dhe motrat në Greqi do të bëhen automatikisht qytetarë të barabartë në BE.
Ajo pasaportë është njohje automatike e pensioneve, e çdo të drejte që kanë italianët dhe qytetarët e tjerë të BE. Ju edhe sot, pavarësisht se mund të keni vite të tëra në Itali, se nuk keni pasaportën italiane, duhet të hyni nga ajo rradha tjetër atje, jo ke lejen jo s’ke lejen, ndërkohë që me atë pasaportë do të hyni kudo njësoj si italianët." përfundoi ai.
ITALI- Kryeminstri Rama gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në Milano ka ironizuar paritetë e reja duke thënë se japin premtime boshe. Rama tha se ato nuk do sjellin asgjë të re përveç fytyrës dhe moshës së kryetarëve.
Kryeministri u bëri thirrje shqiptarëve se kur t'iu vijë fleta për të dhënë votën, mos ta çojnë dëm mundin që do të harxhojnë duke marrë dhe nisur fletën me postë, por të dijnë ku ta japin votën duke thënë se është turp që t'ua japin 'kënetës'.
PJESË NGA FJALIMI:
"Më keni si ropt e shtëpisë, deri në 11 maj bëni kujdes kur hapni frigoriferin se do u dal dhe aty. Duhet të kuptoni që çdo gjë tjetër, të të vij zarfi me votën, do e hapësh zarfin, do ulesh dhe të vësh votën, ta fusësh në zarf e të marrësh rrugë për ta çuar te posta, dhe ta bësh gjithë këtë mundim për ta hedhur votën në një kënetë, është vërtet turp.
Janë dhe ca të tjerë që vijnë vërdallë, ne jemi dhe forcë e re, jo bëhet jo s’behët, jo mundet jo s’mundet, jo bashkë jo veç. Dëgjoni, ato të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën e kryetarëve, asgjë të re, kanë mbushur listat me farefis, vjehrrin, vjehrrën, baxhanakët, e ju premtojnë qiqra në hell. Të çosh votën dhe për ata, është ta çosh dëm.
Ne na duhet të bëhemi një, të bëhemi tamam si gishtat e kësaj dore, dhe ta vendosim vetëm fatin evropian të Shqipërisë. Pas 11 majit, me 16 maj, e gjithë Evropa, do të zbresë në sheshin Skënderbej, të gjithë udhëheqësit e kontinentit," tha Rama.
MILANO- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para emigrantëve në Milano u zotua se në Shqipërinë 2030 të ardhurat vjetore për frymë do shkojnë të paktën në 15 mijë euro. Sipas tij kjo do të jetë një rritje me 5 herë e të ardhurave vjetore që shqiptarët kishin deri në 2013.
Ai më tej theksoi se votimi për Shqipërinë 2023 në BE do të thotë investim për një Shqipëri të re si në aspektin e të drejtave, ashtu edhe në atë financiar. Rama tha se BE do të ketë një buxhet solidariteti ekstra çdo vit. Sipas tij BE i ka dhënë Shqipërisë rreth 1 miliard euro gjatë këtyre viteve. Rama theksoi pas futjes në BE, çdo vit Shqipëria do të marrë 1 miliard euro që do të jenë fonde të lëvruara rregullisht.
"Do vazhdojmë ta rrisim prodhimin e përgjithshëm kombëtar. Kur ne morën detyrën Shqipëria prodhonte më pak se 10 miliardë euor në totalin e vet, sot prodhojmë 25 miliardë euro dhe në vitin 2030 do ta çojmë në 35 miliardë euro. Vetëm kështu mund të rrisim të ardhurat për frymë. Kur morëm detyrën, ishin 3 mijë e pak euro për frymë, sot janë 10 mijë e 400 euro, dhe në Shqipërinë e vitit 2030 do ta çojmë në 15 mijë euro për frymë.
Do ta rrisim pagën mesatare në sektorin publik E gjetëm në 370 euro, sot e kemi çuar në 1 mijë euor dhe në Shqipërinë e vitit 2030 do ta çojmë të paktën në 1 mijë e 200 euro. Të votosh për Shqipërinë 2023 në BE do të thotë të investosh për një Shqipëri të re — si në aspektin e të drejtave, ashtu edhe në atë financiar. Sepse në vendin në sofrën europiane do të ketë një buxhet solidariteti ekstra çdo vit. Dhe për të marrë një shembull, nëse BE na ka dhënë rreth 1 miliard euro gjatë këtyre viteve, pas futjes në BE, çdo vit do të marrim 1 miliard euro, që do të jenë fonde të lëvruara rregullisht.
Ajo që ka ndoshta rëndësi më të drejtpërdrejtë për ju, është jo vetëm fakti që me hyrjen në BE mundësitë tona si qeveri, si buxhet, do të jenë shumë më të mëdha për të mbështetur njerëzit, por edhe që me hyrjen e Shqipërisë në BE, çdo shqiptar dhe shqiptare kudo ku është, do të marrë pasaportën europiane.
Pasaporta europiane e BE-së nuk është një dokument udhëtimi si çdo tjetër. Është një status. Është një status i ri qytetarie, një status që për ne, si banorë ndër më të vjetrit të këtij kontinenti, që ndoshta s’i kemi thënë askujt "na jepni", por që kemi ngritur kokën dhe kemi ardhur këtu me përpjekje, do të na japë mundësinë që me atë pasaportë të kemi dinjitet të barabartë me çdo italian, çdo francez, dhe me këdo tjetë," tha Rama.
MILANO - Në një takim me emigrantët shqiptarë, kësaj here në Milano, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e votës së 11 majit si një moment kyç për të ardhmen e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë. Ai tha se procesi i integrimit është garancia më e fortë për drejtësinë e pavarur dhe të pakapur nga politika.
“Drejtësia që ne e sollëm për herë të parë në jetën e vendit tonë është një shpatë që duhet të qëndrojë në duart e një drejtësie të vërtetë dhe të pavarur,” u shpreh Rama. Ai shtoi se një drejtësi e tillë nuk mund të mbijetojë nëse Shqipëria nuk ecën përpara drejt Bashkimit Europian, pasi vetëm aty ajo do të jetë e mbrojtur nga ndërhyrjet politike.
"Këneta ka arritur të marrë edhe jetë të pafajshme njerëzish dhe sot duan të rikthehen sepse bufi kërkon të rikthehet vetëm për hallin e tij. Dua që të gjithë të më kuptoni dhe të më ndihmoni që këtë mesazh ta marrin sa më shumë shqiptarë. Këtu nuk bëhet fjalë për të marrë një votë më shumë se sa këneta sepse kjo është më e thjeshta që mund të bëjmë. Këtu bëhet fjalë për t’i dhënë Shqipërisë të vrapojë drejt objektivit, dhe që Shqipëria 2030 pasi të ketë marrë miratimin të ulet në tryezën e BE dhe ta garantojë përfundimisht, barazinë para ligjit”
Në fund, ai kërkoi nga të gjithë emigrantët shqiptarë që të shpërndajnë këtë mesazh dhe të japin kontributin e tyre në një moment që e quajti “vendimtar për fatin e drejtësisë dhe të kombit”.
ITALI- Kryeminstri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në Milano ka ironizuar Berishën duke përmendur se i kanë thënë që kemi gjysmën e qeverisë në burg ama e vërteta është krejt ndryshe. Rama tha edhe pse kemi pasur disa ministra e kryetarë bashkie por edhe pse disa janë gjetur me probleme, nga drejtësia që sipas tij e krijuan vetë, kjo nuk është për të ulur kokën.
Rama vazhdoi më tej duke akuzuar Kryetarin e PD-së qe do të kthej dhe njëherë Shqipërinë në gropën e tij vetëm për hallet e veta. Kryeministri u kërkoi votën shqipatrëve duke thënë se nuk do të jetë thjesht një votë për Partinë Socialiste por do t'i japë Shqipërisë mundësinë drejt objektivit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
PJESË NGA FJALIMI:
"I keni dëgjuar këta tek thonë se si guxojnë të kërkojnë votën kur e kanë gjysmën e qeverisë në burg, por e vërteta është krejt ndryshe. Së pari, në këto vite, ne kemi pasur mbi 60 ministra e qindra kryetarë bashkie e komune, dhe nëse disa jenë gjetur me probleme me drejtësinë që ne krijuam me vullnetin tonë të lirë, nuk do të thotë që të ulim kokën, por të jemi më krenarë se asnjëherë tjetër. Ata janë këneta që jo vetëm asnjë njëherë nuk i kanë lënë drejtësinë të tonë fjalën e vetë, por ajo këneta ka marrë edhe jetë njerëzit të pafajshëm…Sot duan të kthehen sërish, sepse bufi do të kthej Shqipërinë në gropën e tij, dhe vetëm për hallin e tij.
Këtë mesazh ta marrin sa më shumë shqiptare, nuk bëhet fjalë për pushtetin tonë, për të marrë një votë më shumë se sa këneta, se kjo është më e thjeshta që mund të bëjmë, por për ti dhënë Shqipërisë mundësin vetëm vrapojë drejt objektivit dhe të anëtarësohet. Vetëm ne mund ta mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit dhe mushkonjave që përbetohen se do ta shkrijnë SPAK, e vërteta është se ata në 12 maj thjeshtë dhe vetëm do prezantohen me Noc Rrokun…" tha Rama.
MILANO - Në një takim të zhvilluar me komunitetin e emigrantëve shqiptarë në Itali, kryeministri Edi Rama u ndal te perspektiva europiane e vendit, duke theksuar se Shqipëria ndodhet në një pikë historike që nuk duhet humbur për asnjë arsye.
“Kjo është e përpjeta e fundit, dhe është fundi i historisë sonë jashtë Europës,” tha Rama, duke shtuar se Shqipëria është më afër se kurrë më parë për t’u bërë pjesë e familjes europiane.
Kryeministri theksoi se data 11 maj është një moment kyç, ndërsa përmendi se një mandat i ardhshëm katërvjeçar do të jetë vendimtar për “të fituar bastin historik me Europën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Europën.”
“Kjo është e përpjeta e fundit, dhe është fundi i historisë sonë jashtë Europës dhe përpara nesh kemi vetëm një datë 11 majin dhe pastaj kemi vetëm një mandat 4 vjet për të fituar bastin historinë me Europën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Europën.
Sot është dita e shqiptarëve. Shqiptarët sot janë më mirë se ç’kanë qenë kurrë më parë në historinë e tyre në aspektin e pozicionit dhe figurës që kanë ndërkombëtarisht. Dhe kjo është dekada e ardhjes së fatit europia të Shqipërisë, në dorë tonë që kurse ne dolëm nga ferri komunist.
BE na ka vënë përpara një plan të dakordësuar që ne të mbyllim marrëveshjen e anëtarësimit duke mbyllur negociatat brenda 2027”, tha Rama.
MILANO- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me emigrantët shqiptarë në Milano u shpreh se vota për zgjedhjet e 11 majit nuk ka të bëjë për një vend më shumë se opozita. Sipas tij rezultatet e zgjedhjeve te 11 majit janë një shtysë për ti dhënë Shqipërisë për të vrapuar drejt objektit për të firmosur anëtarësimin në BE.
Rama theksoi se Shqipëria 2030 do të ulet në tryezën e Bashkimit Evropian. Ai më tej theksoi se PS mund të mbrojë drejtësinë nga opozita e cila është betuar për të shkrirë SPAK.
"Nuk bëhët fjalë për të marrë një vend më shumë se sa bufi i kënetës, se kjo është me thjeshta që mund të bëjmë. Behët fjalë për ti dhënë Shqipërisë për të vrapuar drejt objektivit dhe të firmosë marrëveshjen në 2027. Shqipëria 2030 të ulet në tryezën e Bashkimit Evropian. Ta garantoj, pa asnjë mundësi prapakthimi. Vetëm Partia Socialiste, unë dhe ju mund ta mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit, mushkonjave që përbetohen që shkrijnë SPAK-un. Ata me 11 maji do të prezanton vetëm me Noc Rrokun," tha Rama.
MILANO- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano ka shprehur rëndësinë e votës së diasporës për anëtarësimin e vendit në BE. Rama shpalosi planin që është dakodësuar me BE-në për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027.
Ai theksoi se bota po përballet me një periudhë të vështirë me luftëra dhe se është paralajmëruar për kohë të vështira. Rama tha se nuk duhet të humbitet ky shans teksa nuk ka nguruar të injorojë opozitën. Sipas tij shansi për tu anëtarësuar në BE nuk duhet të humbasë për hallin personal të opozitës dhe bufit të kënetës të cilët fshihen nën mustaqet e Kujtim Gjuzit.
"BE na ka dhënë një plan të dakodësuar, të mbyllim negociatat brenda viti 2027. E pra pikërisht tani që situata e përgjithsme është e turbullt, gjemimet e kërcënimet e luftës paralajmërojnë kohë të vëshitra. Ne nuk mund ta humbasim kurrsesi këtë shans, as për mustaqët e kujtim Gjuzit dhe as për hallin personal të bufit të kënetës që fshihet nën mustaqet e Kujtim Gjuzit.
Prandaj sot është dita që cdo shqiptar që jeton në shqiperi, Itali ose gjetkë dhe që do tu lërë fëmijëve një gjë të madhe është mundësia për ta bërë realitet duke tejkaluar ndasitë partiake. Për ta bashkuar shqipërinë të tërë në sofrën e Bashkimit Evropian. Dhe sa më të bashkuar, sa më të vetë dijshëm për fatin që na ka ardhur si zogu në dorë aq më e sigurt është më duart tona do ti japin fund historisë së një populli të trajtuar si populli i dorës së dytë," tha ai.
MILANO- Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një takim me emigrantët shqiptarë në Milano. Rama gjatë fjalës së tij falenderoi të pranishmit ndërsa theksoi se është hera e parë që shqiptarët kudo nëpër botë do të votojnë pa patur nevojë të udhëtojnë drejt Shqipërisë.
Rama shtoi se në këto zgjedhje emigrantët kudo që ndodhen duhet të bashkohen dhe të marrin pjesë për të ndryshuar kahun e historisë. Ai u bëri thirrje emigrantëvë të zgjedhin për të dërguar vendin në rrugën evropiane dhe tu lënë fëmijëve një trashëgimi të rëndësishme, të anëtarësimit të vendit në BE.
"Jam shumë mirënjohës se në një ditë pushimi keni vendosur të jeni këtu me një mikëpritje të jashtëzakonshme. Eshtë hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve që edhe ju edhe gjithë shqiptarët jashtë kufinjve të zgjedhin papatur nevojë të vijnë në Shqipëri. Dhe në vend që të vini ju në Shqipëri vijmë ne tek ju. Tani cdo shqiptar do të shprehet me votën e vet për drejtimin e vendit po lëvizur nga ku jeton. Ishte thënë që në të parat zgjedhjet ku shqiptarët e evropës dhe botës marrin pjesë, fati ynë të na sillte në një zgjedhje që është një përballje përfundimtare me historinë tonë. Një votë për të bërë histori për të ndryshuar kahun e historisë," tha ai.
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka nisur sot takimet për fushatën elektorale me diasporën në Milano, Itali. Gjatë hyrjes së tij dhe pak para se ai të merrte fjalën, kryeministri mori si dhuratë nga ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe Juventusit, Alessio Tacchinardi, një fanellë të skuadrës së Juventusit me numrin 5, që është dhe numri që ka Partia Socialiste në fletën e votimit në zgjedhjet e 11 majit.
"Ta keni me fat", i tha futbollisti italian që ia dhuroi fanellën, ndërsa kryeministri e falenderoi dhe u nis për të mbajtur fjalën në podium.
MILANO- Kryeministri Edi Rama së fundmi ka publikuar një video në rrjetet sociale pak para nisjes së takimit me emigrantët shqiptarë në Milano. Rama duket teksa futet në mjet ndërsa në postim shkruan “erdha”, shoqëruar me flamurin shqiptar dhe atë italian.
Një detaj tjetër që vihet re janë atletet e kryeministrit. Në atlete është i qëndisur numri 5, numër i cili përkon me votimin për zgjedhjet e 11 majit. Rama pak orë më parë ka ndarë një tjetër postim ku ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë numrin 5.