LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PD-ASHM prezanton kandidatët në Vlorë/ Berisha: Pas 11 majit, shqiptarët nisin rrugën drejt vendit të parë në rajon për rrogat dhe pensionet! Paralajmërimi për bandat

• Koalicioni "Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore" ka prezantuar sot kandidatët për deputetë në qarkun e Vlorës, ku i pranishëm ishte dhe kryedemokrati, Sali Berisha. • Kreu i PD-së ka mbajtur fjalën e tij para qytetarëve të Vlorës, ku tha se ekipi i kandidatëve të koalicionit "PD -Aleanca për Shqipërinë Madhështore" është krenari për Shqipërinë. • Ai tha se programi i Shqipërisë Madhështore nuk është as i ekzagjeruar dhe as nuk ka mungesë realizmi, pasi sipas tij PD është forca politike që ka mposhtur diktaturën. • Berisha u shpreh se nuk do ketë më asnjë shqiptar që do jetë në mjerim ekstrem sepse taksat e qytetarëve do t'ju kthehen vetë atyre. • Kryedemokrati theksoi se nuk do të ketë pension nën 200 euro dhe pagë minimale nën 500 euro. • Berisha gjatë fjalës së tij është shprehur se paketa e dhembshurisë do e bëjë shoqërinë shqiptare shumë më të njerëzishëm, ndërsa shtoi se çdo i papunë dhe person me ndihmë ekonomike, do ketë kartën e konsumatorit. • Ai theksoi se brenda 4 muajve të parë të ardhjes në pushtet në listën e ilaçeve që marrin italianët, të financuar nga shteti, do ta marrë çdo shqiptar. • Lideri demokrati u shpreh po ashtu se me ardhjen e PD-së në pushtet, Shqipëria do të bëhet shembull në rajon. • Ai tha se arsimi është prioriteti i tyre absolut dhe se mësuesi do vendoset në piedestal. • Berisha pati një paralajmërim për bandat kriminale, ku tha se ato të cilat implikohen me votë do të shpallen grupe terroriste. • Ai u shpreh se grupeve kriminale do tu priten lidhjet me politike dhe do të vendosen para ligjit. • Në listën e mbyllur kandidatët për deputetë në qarkun e Vlorës janë Bujar Leskaj, Atird Hoxha, Ina Zhupa dhe Vangjel Dule. • Në listën e mbyllur bëjnë pjesë Alda Haluci, Matilda Qyrku, Nada Daullja Mecorapaj, Liljana Elmazi, Lorenc Banaj, Edmond Fetahu, Skender Muco, Darjo Runaj, Ritvan Mezini, Romario Meminaj, Petro Gjikuria dhe Artan Licaj.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Berisha: Vlora do të ketë një zonë të lirë industriale! U bëj thirrje mësuesve dhe administratës, dilni në anën e drejtë të historisë

PD-ASHM prezanton kandidatët në Vlorë/ Berisha: Pas 11 majit,
Takimi

VLORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Vlorë u shpreh se diaspora është krenaria e vitit 2025. Berisha shtoi se ky është viti i diasporës dhe i shpëtimit të Shqipërisë. 

Sipas tij Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria e ëndrrës së këtyre të rinjve, epiqendër e fuqishme e teknologjisë më të lartë. Berisha theksoi se me ardhjen e PD-së në pushtet Shqipëria do të bëhet shembull në rajon. Ai tha se arsimi është prioriteti i tyre absolut dhe se mësuesi do vendoset në piedestal. 

"Njëherë t’u përgëzoj ju që e përzutë Edi Ramën dhe nuk guxoi të kandidojë më në Vlorë dhe kjo është një fitore e moralit tuaj. Është një fitore morale. Çfarë bëri ai? A e dini ju o miq se me tunelin e Llogarasë ia mbylli sytë qafës më të bukur që ka Shqipëria për të marrë 50-60 milionë euro me Lubi Ballukun dhe tani ndërton rrugën për t’i falimentuar të gjitha bizneset e parkut të Llogarasë. I garantoj se ajo do korrigjohet dhe se unë kam respektin më të madh për ato investime që kanë bërë. Investimet në parkun e Llogarasë janë më të bukurat, ndër më të mirat dhe askush nuk ka të drejtë që të bëjë atë që po bën Edi Rama. Sheshin e Flamurit, ky nuk ka flamur. Po flamuri është sheshi dhe sheshi është flamuri. Një njeri që ka flamur nuk e prek kurrë, por përulet para tij.

Miqtë e mi, vite më parë kam pritur përfaqësues tuaj të biznesit. Ata bënë një projekt për parkun industrial. U garantoj se do ketë zonë të lirë industriale. U garantoj se PD për biznesin e vogël do ngrejë tavanin nga 140 mijë euro pa taksa në 180 mijë euro. Se energjinë do e pjesëtojë me 3. Se do ketë linja krediti të buta për ta. Se për sipërfaqet publike, do të pjesëtohen me 5 herë tarifat.
Dhe se ky Dredha i dytë, që është njëlloj si i pari dhe më i keq se i pari, bashkë me Erionët dhe të tjerë, nuk do mund të vendosin taksa më shumë se 1 përqind të xhiros për biznesin e vogël. Taksat, tatim fitimi nga 23, zbret në 10 përqind. TVSH zbret në 15 përqind. Çdo fermer do subvencionohet për çdo fidan, për çdo bagëti, për çdo njësi prodhimi. Shqipëria do dyfishojë edhe njëherë numrin e ullinjve, do dyfishojë arrorët. Kopshti shkëmbor i Europës Juglindore, thoshte Konica, do të bëhet më madhështor se kurrë.

Diaspora, krenaria jonë, vitin 2025 është viti i diasporës, është viti i shpëtimit të Shqipërisë. Pesë vite pa asnjë taksë. Kredi për strehimin e tyre. Kredi të buta për bizneset e tyre. Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria e ëndrrës së këtyre të rinjve, epiqendër e fuqishme e teknologjisë më të lartë. Ne do e vendosim Shqipërinë në trenin e teknologjisë së shpejtë. Shqipëria do jetë shembull në rajon. Nga Konispoli gjer në Vermosh, çdo shqiptar që dëshiron të vendosë panelet fotovoltaike, do i vendosë me ndihmën e shtetit dhe financimin e tij dhe pas tre vitesh do ketë falas energjinë elektrike. Arsimi është prioriteti ynë absolut. Mësuesi do vendoset në piedestal. Shkollat të gjitha do kenë formën më të thellë të dixhitalizimit. Garantoj mësuesit se nuk do ketë, siç hapin këta lajme se këta do shkurtojnë, jo, do ulim numrin e nxënësve nëpër klasa dhe ndoshta do ketë nevojë për mësues më shumë se ç’janë.

Mësuesve dhe punonjësve të administratës u bëj thirrje, mos qëndroni në anën e të keqes. Dilni në anën e drejtë të historisë. Mos u rreshtoni me të keqen se ne u konsiderojmë ju pasuri kombëtare.
Të gjithë ju që zbatoni ligjin keni dhe do keni respektin tonë më të madh. Natyrisht ai që bëhet patronazhist, ai në qafë merr veten e vet sepse ligji nuk ia lejon. Morali e dënon, ndërsa ju të tjerët kini kurajo, ndahuni me të keqen, bashkohuni me popullin opozitar, bashkohuni me Shqipërinë!" tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Prezantimi i kandidatëve në Vlorë/ Paralajmërimi i Berishës për bandat kriminale: Po u implikuat me votat do të shpalleni grupe terroriste!

PD-ASHM prezanton kandidatët në Vlorë/ Berisha: Pas 11 majit,
prezantimi i kandidateve

VLORË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se qytetarët shqiptarë do të marrin mbrapsht ato para që sipas tij janë grabitur nga qeveritarët. Berisha tha se grupeve kriminale do tu priten lidhjet me politike dhe do të vendosen para ligjit. Gjithashtu pati një tjetër paraljmërim për ta,  ku tha se bandat të cilat implikohen me votë do të shpallen grupe terroriste. 

"Pastrimi i shtëpisë është një zotim solemn. Shtëpia do të pastrohet dhe shqiptarët do marrin mbrapsht paratë e vjedhura nga këta qeveritarë. Këta qeveritarë që ndërtuan parajsat e tyre mbi taksat e shqiptarëve. do përballen me ligjin. Pronat e tyre do gjenden kudo që janë fshehur, do u kthehen shqiptarëve. Grupet kriminale me gërshërët e ligjit do u pritet çdo fije me politike dhe do vendosen para ligjit. Sot nga Vlora paralajmëroj çdo bandit kudo që ndodhet, se po u implikuat me votat, do të cilësoheni grupe terroriste, shqiptare dhe ndërkombëtare.

Dhe ua them këtu, se një qime u ndan edhe tani. Donald Trump dekretoi shpalljen grupe terroriste të karteleve të drogës.
Ndaj dhe u them bandave nga Shkodra deri në Gjirokastër e kudo që janë, mos guxoni të frikësoni qytetarët se ju jap fjalën e nderit, do shpalleni terroristë ndërkombëtarë, çka do të thotë se do keni ndëshkime që nuk i imagjinoni ju.

Miq, ky është programi i Shqipërisë Madhështore. Ky program u fton ju, fton çdo opozitare dhe opozitar të bëhet misionar në paraqitjen e këtij programi tek çdo qytetar shqiptar, tek çdo socialist, tek çdo i paparti. Ky program është për çdo shqiptar që e do këtë vend, që do të jetojë në Shqipëri, që do të prosperojë në Shqipëri. Por të shkojmë jo si politikanë, jo si zyrtarë, por të shkojmë si misionarë. Si misionarë dhe vetëm si misionarë. Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme për këtë pritje madhështore. Për këtë mesazh që i përcillini sot Shqipërisë si Vlora e fitores. Njisha. Të gjithë jemi njisha... Rroftë Vlora, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!", u shpreh Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha: Rama nuk do guxojë të marrë ujin e fshatrave të Lumit të Vlorës! Do marrë fund ndotja e qytetit nga tymi helmues

PD-ASHM prezanton kandidatët në Vlorë/ Berisha: Pas 11 majit,
Berisha

VLORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Vlorë është shprehur se paketa e dhembshurisë do e bëjë shoqërinë shqiptare shumë më të njerëzishëm. Berisha shtoi se çdo i papunë dhe person me ndihmë ekonomike, do ketë kartën e konsumatorit.

Ai theksoi se brenda 4 muajve të parë të ardhjes në pushtet në listën e ilaçeve që marrin italianët, të financuar nga shteti, do ta marrë çdo shqiptar. Berisha tha se Shqipëria Madhështore është Shqipëria e potencialeve të saj të jashtëzakonshme për të pasuruar dhe begatuar qytetarët e saj. 

Ai theksoi se 12 vite më parë ndërtuan impiantin e pastrimit të ujërave të zeza. Berisha tha senë 12 vite të qeverisjes Rama Vlora u mbulua me helme dhe tyme helmuese sepse vjedhin paratë e landfillit të Vlorës.

"Të dashur miq, këta jemi ne. Ne jemi njerëz të cilët vendosin si shtyllë të parë të lirisë, dinjitetin njerëzor. Por njeriut, të cilit i ke mohuar kafshatën, i ke mohuar dinjitetin, i ke mohuar ekzistencën. Dhe kjo merr fund. Miqtë e mi, jo vetëm kaq. Jo, do vazhdojmë ne këtë. Kjo paketa e dhembshurisë u garantoj se do e bëjë shoqërinë shqiptare, do e bëjë kombin tonë shumë më të njerëzishëm, shumë më fisnik. Çdo pensionist, çdo qytetar me rrogë të ulët që nuk do jetë më kurrë nën 500 euro, çdo i papunë, çdo njeri në ndihmë ekonomike, do ketë kartën e konsumatorit. Me të do blejë ushqimet dhe gjërat bazë 20 përqind më lirë.

Një pakt me ju sonte dhe me të gjithë shqiptarët, nuk mundet që për 4 vite të arrijmë mirëqenien e kombeve të pasura. Por një do ta arrijmë brenda 4 muajve, listën e ilaçeve që marrin italianët, të financuar nga shteti, do ta marrë çdo shqiptar. Le të kushtojë sa të dojë. Shteti i shqiptarit do kushtojë sa shëndeti i gjermanit, sa shëndeti i italianit, sa shëndeti i çdo evropiani. Do u kthejmë njerëzve shpresën. A e dini miq se çfarë gjendje e paimagjinueshme nga ju është sot në spitalet tona? A e dini ju se për shkak të vjedhjeve të tmerrshme që bëhen me PPP-të, dhjetë ditët e fundit të muajit në spitalet shqiptare nuk bëhen analiza?

Një vend me 8 miliardë euro buxhetin nuk ka një Pet-skaner dhe mijëra qytetarë detyrohen të shkojnë tek privati për të bërë një analizë që duhet ta bënin falas tek shteti. A e morët ju vesh se mësueses së nderuar të këtij qyteti dhe të Shqipërisë, i dhanë ilaçet e kundërta me ato që duhej të merrte? Dhe sëmundja që ka emrin Edi Rama, del e bërtet po kryhen krime kundër njerëzimit. Po nëse kryhen krime kundër njerëzimit, ti je autori i krimeve kundër njerëzimit. Lë pa ilaçe ata me sëmundje të rrezikshme. Merr fund kjo. Ilaçet do jenë ato që shiten në dy vende të BE.
Vilma Nushit dhe Tom Doshit dyllin. Dyllin sepse kanë marrë në qafë qindra mijëra jetë. Miqtë e mi, Shqipëria Madhështore nuk është vetëm Shqipëria e paketës së dhembshurisë, por ajo është prova morale e vërtetë.

Por Shqipëria Madhështore është Shqipëria e potencialeve të saj të jashtëzakonshme për të pasuruar dhe begatuar qytetarët e saj. A ka ndonjë vend, a ka ndonjë rreth, a ka ndonjë qark që të ketë potencialet mahnitëse turistike të Vlorës? Çfarë ndodh në Vlorë? Pas 12 vitesh, për të treguar se çarë shpirti ka, 12 vite më parë ndërtuam impiantin e pastrimit të ujërave të zeza. 12 vite me radhë i derdhi në det dhe nuk funksionon impianti se nuk paguajnë energjinë elektrike. Këta janë hajdutë pa kurrfarë norme. 12 vite, çdo verë dhe pranverë e mbulojnë Vlorën me helme dhe tyme helmuese sepse vjedhin paratë e landfillit të Vlorës. Mafia e plehrave me në krye Edi Ramën shtriu tentakulat e tij në Vlorë.

Miqtë e mi, kjo situatë merr fund. PD është e vendosur me aleancën e vet, sikundër paratë e buxhetit, paratë e taksave tuaja, t’ua ktheja para së gjithash dhe mbi të gjithash ju dhe vetëm ju, pasuritë publike t’ua kthejë ju në pasuritë tuaja dhe të mirëqenies tuaj. Shikoni miq çfarë bëjnë. Janë 36 fshatra në Lumin e Vlorës dhe përreth dhe shkojnë tani t’ua marrin ujin, t’i kthejnë në shkretëtirë. Kurrë nuk do merret uji i tyre. Dhe unë paralajmëroj Edi Ramën, hiq dorë se në mënyrë absolute, 1 litër ujë prej tyre nuk do marrësh dot. Do të dërgosh ujë ti në Dhërmi, ja ku i ke, derdhen në det mijëra metër kub ujë i ëmbël i cilësisë së parë. Merre me pompa, mbushi pompat dhe dërgoji. Po si do ua marrësh ti 34 fshatrave ujin? A e kupton ti se uji është jeta e tyre. Pa ujë ata duhet të largohen. Merr fund kjo! Miqtë e mi, ky regjim është regjim i të keqes dhe ne do ndahemi me të më 11 maj!" tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha në Vlorë: Pas 11 majit, shqiptarët nisin rrugën për të dalë në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet

PD-ASHM prezanton kandidatët në Vlorë/ Berisha: Pas 11 majit,
sali berisha

VLORË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në prezantimin e kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës. Berisha ka mbajtur fjalën e tij para qytetarëve të Vlorës, ku tha se ekipi i kandidatëve të koalicionit "PD -Aleanca për Shqipërinë Madhështore" është krenari për Shqipërinë. 

Ai tha se programi i Shqipërisë Madhështore nuk është as i ekzagjeruar dhe as nuk ka mungesë realizmi, pasi sipas tij PD është forca politike që ka mposhtur diktaturën.

Berisha u shpreh se nuk do ketë më asnjë shqiptar që do jetë në mjerim ekstrem sepse taksat e qytetarëve do t'ju kthehen vetë atyre. Kryedemokrati theksoi se nuk do të ketë pension nën 200 euro dhe pagë minimale nën 500 euro. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qytetarëve të Vlorës, banorëve të këtij qarku nga Konispoli në Mifol. Vlonjateve dhe vlonjatëve në Vlorë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen sonte.
Mirënjohjen më të pakufishme për këtë mbështetje të jashtëzakonshme. Dua të përshëndes gjithashtu këtu para jush, në emër të koalicionit, udhëheqësin politik të qarkut të Vlorës, zotin Bujar Leskaj.

Drejtuesen politike të Sarandës, zonjën Ina Zhupa. Ekipin e mrekullueshëm të përfaqësuesve tuaj në parlamentin shqiptar, krenari për Vlorën, krenari për Shqipërinë. Miqtë e mi, unë vij tek ju për të paraqitur para jush projektin e Shqipërisë Madhështore. Por theksoj këtu se në rast se ky projekt do kishte një djep, djepi i madhështisë së shqiptarëve është Vlora. Është Vlora e bukurive mahnitëse. E pasurive të jashtëzakonshme. Por është Vlora e të pamundurave madhështore në historinë tonë kombëtare. E flamurit të pavarësisë. E betejave të fituara me perandoritë. Asgjë, askund nuk shkon më shumë shpirti madhështor dhe i pamposhtur i shqiptarëve se në Vlorë tek vlonjatët.

Kur ne paraqitëm apo vendosëm të paraqesim para jush projektin tonë për një Shqipëri Madhështore, pati jo pak nga ata që menduan se këtu ka një ekzagjerim, se këtu ka një mungesë realizimi. Në të vërtetë nuk ka asnjë mungesë realizmi, nuk ka asnjë ekzagjerim sepse ne jo vetëm kemi të tillë historinë, por PD ka të tillë trashëgiminë. Është partia që përmbysi diktaturën. Është partia që ndërtoi tregun dhe Shqipërinë e lirë. Është partia që anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Demokrate e demokratë të Vlorës, është partia që u përpoqën ta shuajnë nga faqja e dheut sepse qëndroi shqiptare, qëndroi partia e idealeve të lirisë, të dinjitetit njerëzor, të dinjitetit shqiptar. Pak muaj më parë menduan se i lanë duart me ne, por ja ku jemi sot të ngritur si Sfinksi në zenit, të pamposhtur, të sigurt në fitore.

Ne jemi burrat dhe gratë që besojmë se i bëjmë të pamundurat të mundura. Që besojmë se Shqipërina do e shpëtojmë nga e keqja që i ka rënë. Nga e keqja e radhës, sepse kombi ka njohur të këqija të mëdha. Por si kjo e fundit, ndër më të shëmtuarat, ndër më antishqiptaret, kjo e keqe e madhe zbrazi Vlorën e bukurive përrallore, VLorën e pasurive përrallore, zbrazi Shqipërinë më shumë, më keq se çdo pushtim në histori. Miqtë e mi, por ne u ngritëm si shqiptarë që besojnë se do bëjmë të pamundurën të mundur. Që besojnë se këtë regjim, këtë të keqe, do e shkulim nga rrënjët. Do e përcjellim në arkivat e historisë.

Shqipërinë Madhështore, ndërtimin e saj, ne e nisim nga shpirti madhështor i shqiptarëve, i nënave, motrave, burrave dhe grave, të cilët në shekuj kanë ndarë kafshatën me njëri-tjetrin, nuk kanë pranuar kurrë të lënë në mjerim siç ndodh sot. Po miq, e kemi shpallur, do e nisim nga zemra e dhimbsur. Do ta nisim me përulje. Do ta nisim me njerëzi. Me kujdes për ata që ky regjim pothuajse i përjashtoi nga Shqipëria, i varfëroi, i poshtëroi, i topiti dhe i la në mjerim ekstrem. Jo, jo. Nuk do ketë më asnjë shqiptar që do jetë në mjerim ekstrem sepse ne taksat tuaja, paratë tuaja, djersën tuaj, para së gjithash dhe mbi të gjitha, do ua kthejmë ju dhe vetëm ju. T’i pyesim pak këta qeveritarë, si mund të dilni ju para qindra e mijërave burrave dhe grave që shkrinë jetën e tyre, shkrinë energjitë e tyre për Shqipërinë që është sot dhe tani trajtohen në mënyrën më mjerane, më poshtëruese.

Marrin pension më pak se sa Gjermania jep për kafshën shtëpiake. Ndërkohë ministrat, mbiministrat marrin 50 pensione.
Ndërkohë ministrat, mbiministrat ulen me pjata 15 pensione. Hapin shishe 30 pensione. Si mundet? A mund të ecim në këtë mënyrë? Jo. U jap ju fjalën se 3 muajt e parë, kjo situatë përmbyset. Shqiptarët në mjerim nuk do ketë më. Çdo shqiptar do marrë 200 euro. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro. Mësuesit e fëmijëve tanë do marrin 1500 euro. Shqipëria, shqiptarët nisin udhën për të dalë në krye të vendeve të rajonit për rrogat, pensionet dhe mbështetjen e tyre.

sali berisha ne vlore zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë