LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PD hap GARËN për kryetar! Kërcënohen deputetët kundër Bashës, Bardhi: S'ka bashkim kështu! Berisha: Skenar i Ramës

• Partia Demokratike (edhe ajo e vulës) është e përçarë. • Pas mbledhjes maratonë të Kryesisë së PD-së, ku u vendos për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar, kanë nisur reagimet. • Të gjitha ishin të fokusuara tek dhuna që u ushtrua ndaj deputetëve të PD-së që menduan ndryshe nga të tjerë dhe nuk e mbështetën ish-kryedemokratin Lulzim Basha, por edhe tek gazetarët që po ndiqnin zhvillimet në selinë e marrë me qera. • I pari që reagoi ishte një nga deputetët që u sulmua nga mbështetësit e Bashës, Gazment Bardhi. • Bardhi tha se dhuna verbale, presioni dhe shantazhi ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Sipas tij, kjo sjellje do sjellë pasoja në besimin e qytetarëve tek PD. • Reagoi edhe kryedemokrati Sali Berisha. • Ai dënoi sulmet ndaj gazetarëve dhe deputetëve, duke i cilësuar si akte të një politike dhune të turpshme që ka në origjinë skenarët e kryeministrit Edi Rama. • Edhe Lulzim Basha foli. • Në rrjetet e tij sociale, por edhe në një takim me të rinjtë në Elbasan tha se nuk mund të ketë një bashkim, proces që për të është e njëjtë si të hapësh "një vrimë në ujë". • Megjithatë ka pasur edhe reagime nga demokratë të tjerë, e dorëheqje nga Kryesia e PD-së, pas përsekutimit për mendimin kundër. •  Ndërkohë Jorida Tabaku, e cila i hapi rrugë zgjedhjeve të reja në PD, ka zgjedhur që të heshtë. • Tani duket se për Partinë Demokratike shqetësim kryesor tashmë nuk është riorganizimi i partisë dhe analiza e humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit. • Aktualisht janë të fokusuar tek 29 korriku, e cila u vendos si data e zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dha dorëheqjen nga Kryesia/ Flamur Hoxha ironizon: Nuk jam në lartësinë e duhur

PD hap GARËN për kryetar! Kërcënohen deputetët
Flamur Hoxha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha është larguar nga posti i tij si Sekretar Organizativ i PD-së. Dorëheqjen nga posti i tij e dha pas mbledhjes së djeshme, e cila u zhvillua për më shumë se 10 orë. Pas vendimit për të lënë të lirë postin që ai mbante, Flamur Hoxha me nota ironie ka deklaruar se nuk është në nivelin e asaj kryesie.

“Dorëheqjen si sekretar organizativ rrjedhimisht dorëheqje nga kryesia si anëtar kryesie nga posti i sekretarit organizativ pasi nuk jam në lartësinë e asaj kryesie,”-deklaroi ai.

Po ashtu, bashkë me të nga Kryesia u dorëhoq edhe deputetja tjetër Ori Nebijaj është dorëhequr nga Kryesia, ndërsa më herët Jorida Tabaku dha dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD-së.

3 VITE ME PARE

Dhuna në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha: Skenar i Ramës, e bënë gangsterë dhe rrugaçë

PD hap GARËN për kryetar! Kërcënohen deputetët
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Lulzim Bashës mbi gazetarët dhe deputetët në mbledhjen e kryesisë së PD-së së vulës. Berisha u shpreh se dhunë kanë ushtruar gangsterë dhe rrugaçë, të cilët kanë kërcënuar dhe fyer gazetarët dhe deputetët. Po ashtu Berisha u shpreh se ky ishte një skenar i Ramës.  

“Dënoj me forcën më të madhe gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim ku ka pasur deputetë dhe jo deputetë dhe në vend që të falënderohen për sakrificën e tyre, gazetarët janë përballur me sharje, me kërcënime rrugaçësh për fajin e vetëm se po bënin me sakrifica të vërteta detyrën e tyre. Nuk jam që tu sugjeroj cilin lajm do të ndjekin, por ata në asnjë rrethanë as nuk mund të fyheshin, as nuk mund të kërcënoheshin. Ata që mendojnë se do mbyllin problemet duket fyer dhe kërcënuar gazetarët janë gangsterë, rrugaçë. Po kështu dënoj kërcënimet që u janë bërë deputetëve, akte këto të një politike dhune të turpshme që ka në origjinë skenarët e Edi Ramës”, tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Dhuna në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Basha: Mendimet ndryshe duhen respektuar, dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim

PD hap GARËN për kryetar! Kërcënohen deputetët

TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar përplasjet që kanë ndodhur në mbledhjen e kryesisë së PD-së ditën e djeshme. Me anë të një postimi në Twitter, Basha shkruan se ata janë një familje politike dhe se mendimet ndryshe duhen respektuar. Ndërkohë që për dhunën e shkaktuar nga mbështetësit e tij, Basha ka dënuar çdo përpjekje për tensionim të situatës.

Fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia e PD debatoi për më shumë se 8 orë për gjetjen e rrugës më të mirë në funksion të riorganizimit të PD, është shenjë e qartë e një reflektimi të thellë që ka nisur brenda familjes tonë politike. Nuk ka gjë më demokratike se mendimet e ndryshme në një forum politik. Debatet dhe mendimi ndryshe duhen respektuar nga të gjjthë. Vlerat demokratike që na drejtojnë në këtë rrugëtim të vështirë për ne demokratët nuk mund të cënohen nga asnjë individ. Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas.

3 VITE ME PARE

U largua në mes të mbledhjes së kryesisë, reagon Bardhi: Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi nuk janë mjete politike

PD hap GARËN për kryetar! Kërcënohen deputetët

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të vulës, Gazment Bardhi ka reaguar pas mbledhjes së kryesisë mbrëmjen e kaluar për të vendosur mbi fatin e partisë. me anë të një postimi në Twitter, Bardhi ka shpjeguar edhe arsyet se përse ka ikur nga mbledhja para se të përfundonte, duke theksuar se dhuna verbale, presioni dhe shantazhi nuk janë mjete politike. Po ashtu Bardhi ka dënuar dhunën dhe ofendimet kundër deputetëve të PD-së nga mbështetësit e Lulzim Bashës. 

Postimi i Bardhit:

Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD. Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Pas debateve në mbledhje, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia e PD-së

PD hap GARËN për kryetar! Kërcënohen deputetët
PD

TIRANË- Mbledhja e kryesisë së Partis Demokratike të vulës është shoqëruar me debate dhe përplasje të shumta. E për rrjedhoj dy deputetë kanë vendosur që të japin dorëheqjen e tyre në postet që mbajnë brenda PD-së. 

Fillimisht ka qenë Flamur Hoxha, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si Sekretar Organizativ i PD-së po kështu dhe nga funksioni që kishte në Kryesi. Pas tij ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në kryesi edhe Oriela Nebiaj.

pd zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës