LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të kufizoni kohën që të mos flasim. Shtyhen tre interpelanca të kërkuar nga opozita me Nufin, Kumbaron e Koçiun 

• Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate për rregulloren e Kuvendit. Demokratët hodhën akuza ndaj mazhorancës, duke deklaruar se ndryshimet e reja do të zvogëlojnë edhe më shumë hapësirën e tyre. • Edhe tre interpelancat që opozita kishte kërkuar me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufin, Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaron dhe zv.kryeministren Albana Koçiun u shtynë, për shkak të mungesës së tyre në Kuvend. • Ndërkohë, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e diskutimit për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Gardën e Republikës”. • Ai tha se nevojitet më shumë kohë për shqyrtim në komisione dhe përgatitje për debat në seancë. • Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që qeveria të rikthejë naftën pa taksa për fermerët. • Nga foltorja e Kuvendit, Lideri i opozitës hodhi akuza të forta ndaj qeverisë për mungesë mbështetjeje ndaj sektorit të bujqësisë. • Gjatë fjalës së tij, Berisha e krahasoi politikat bujqësore të Shqipërisë me ato të Kosovës, duke theksuar diferencat e mëdha në financim dhe duke e cilësuar situatën si pasojë e 'mashtrimit' dhe keqmenaxhimit. • Kritikave të Berishës, iu përgjigj menjëherë, Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, i cili deklaroi se qeveria shqiptare ka rritur mbështetjen financiare për fermerët, përmes një skeme të përafruar me standardet e Bashkimit Europian. • Sipas tij, buxheti i dedikuar për sektorin arrin në 52 milionë euro, në rritje krahasuar me vitin e kaluar. • Salla deklaroi se përveç kësaj, është parashikuar edhe një fond minimal prej 15 milionë eurosh për kompensimin e 10% të faturave për çdo fermer që punon tokën, në funksion të mbështetjes së prodhimit bujqësor.

27 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Kuvendi voton me 73 vota pro/ Denar Biba zgjidhet kryetari i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Denar Biba

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot për drejtuesin e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës. Deputetët kanë votuar me 73 vota pro zgjedhjes së Denar Bibës si  kryetari i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.

Gjatë votimit një deputet i opozitës ka votura kundër zgjedhjes së tij si kryetari i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës. Ndërsa 13 të tjerë kanë abstenuar./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Shehaj debat me Ballën: Ti je gjobaxhi, emërimi i Wendt dëshmon partneritetin me SHBA

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të

TIRANË-  Debatet në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvend kanë vijuar mes Kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Kreut të grupit parlamenetar të PS, Taulant Balla.

Në qendër të këtij diskutimi ishte emërimi i ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri. Balla iu drejtua Shehajt duke e akuzuar se ka vjedhur të dhënat e Partisë Demokratike. 

Shehaj: Ju po mbroni veten tuaj. Jo vetëm që Ambasada Amerikane nuk u mbyll, por tani kanë emëruar një ambasador që është gjeneral. Nuk doli gënjeshtra juaj që do mbyllej Ambasada, që SPAK do ishte vetëm. Sot që flasim, krerët e SPAK-ut janë në Uashington, sepse nuk ka mbaruar ajo histori.

Balla: Ti je një gjobaxhi. U vodhe të dhënat e partisë. Je i dënuar sepse i ke vjedhur PD të dhënat e anëtarësisë. Ke raporte aty. I çove mesazhe në 2025: ‘Mos votoni PD’. Dhe këta që bënin sikur i dhimbtë shpirti për ty. Sa për ambasadorin Eric Wendt, emërimi i parë vjen në Tiranë, dëshmon partneritetin e fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Për këtë ne duhet të jemi krenar. Ky është një mesazh shumë i mirë. Mos përmend njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Socialiste./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

“Zoti kryetar, merr masa shkova unë te ai hajduti i vogël, apo erdhi ai te unë”, Shehaj përplaset me Braçen në Kuvend: Ti je hajdut i vogël

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Agron Shehaj dhe Erion Braçe

TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është përplasur ditën e sotme në Kuvend me deputetin socialist, Erion Braçe. Gjatë fjalës së tij, Braçe tha se Shehaj i përket njerëzve që lindin në Shqipëri dhe në fund preferojnë ta mbyllin jetën jashtë vendin, pasi nuk e duan Shqipërinë. 

Pas kësaj deklarate, Shehaj i është drejtuar Braçes duke e quajtur hajdut, ndërsa i ka kërkuar Kryetarit të Kuvedit të marrë masa.

Pjesë nga diskutimi

Braçe: Po thoja që këtij Kuvendi nuk i kanë munguar kurrë njerëzit e turpshëm. Janë njerëz që kanë lindur këtu dhe për të vdekur vdesin jashtë këtij Atdheu. Ka njerëz që kanë lindur këtu dhe për t’u varrosur varrosen jashtë këtij vendit. Sepse nuk e duan këtë vend. E kanë këtë vend vetëm që të bëjnë para. Kjo që dëgjova këtu është narrativa…Ti je pjesa e asaj shoqatës je i njëjti soj.

Shehaj-Braçes: “Ti je hajdut i vogël”.

“Atë hajdutin ta kam thënë njëherë, e ke bërë si legen, ke kërkuar edhe falje”, ia ktheu Braçe-Shehajt.

“Zoti kryetar, merr masa shkova unë te ai hajduti i vogël, apo erdhi ai te unë”, përfundoi Shehaj.

1 MUAJ ME PARE

Balluku, Spiropali dhe Vengu ende në listën e diskutuesve si ministra/ Balliu kap gafat e Kuvendit: A vazhdojnë të marrin akoma rrogën

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka evidentuar një gabim të Kuvendit gjatë seancës plenare, lidhur me ministrat e shkarkuar nga Edi Rama. Balliu vuri në duke, se në listën e diskutuesve të Kuvendit, Belinda Balluku renditet si ministre, edhe pas shkarkimit të saj si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Përveç Ballukut, në listë janë edhe emrat e Elisa Spiropalit dhe Pirro Vengut në cilësinë e ministrave. Para ndryshimeve të fundit të kabinetit, ata mbanin përkatësisht rolet si ministre e Jashtme dhe ministër i Mbrojtjes.

“Në rend të ditës na keni futur si ministre Belinda Ballukun: na informoni nëse vazhdon të jetë ministre, a vazhdon të marrë akoma rrogën?”, tha Balliu./Dosja.al

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Parlamenti grek hoqi 11 imunitete për fondet e IPARD-it, kurse Rama i mbron dhe i merr në zyrë siç është Krifca

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Sali Berisha

TIRANË- Duke folur në parlament, kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi qeverinë shqiptare për mbrojtje të zyrtarëve të përfshirë në abuzime me fondet e IPARD, duke bërë krahasim me veprimet e institucioneve në Greqi.

Berisha u shpreh se në Greqi, vetëm pak ditë më parë, Parlamenti ka hequr imunitetin e 11 deputetëve në lidhje me hetimet për fondet IPARD. Sipas tij, një prej këtyre rasteve lidhej thjesht me një telefonatë informuese ndaj drejtuesve të programit.

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se, sipas tij, mbron persona të përfshirë në afera me fondet IPARD dhe madje i promovon në poste publike. Sipas tij, ish-ministrja Frida Krifca është shembulli i kësaj mbrojtje qeveritare.

"Të rilexosh këtu monologun e mashtrimit të të dielës të Edi Ramës, ajo është zgjedhja e saj, puna e saj, le ta marrë le ta rilexojë me radhë këtu, nuk kam asgjë. Por dy gjëra do them. Në republikën helenike, 10 ditë më parë, parlamenti, të dashur qytetare dhe qytetare, hoqi imunitetin e 11 deputetëve vetëm për IPARD-in. Dhe meqenëse rastisi që njërin prej tyre e njihja, pyeta për të.

Absolutisht i vetmi moment që kishte telefonuar njëherë dhe pyetur se ç’po bëhej drejtoreshën e IPARD-it në Greqi. Kaq ishte. Dhe për kaq hoqi 11 imunitete. Kurse ju i keni këtu, i mbron Rama, i gjen me hajni dhe i merr në zyra siç është Krifca me të tjerë. Së dyti, çfarë ndodhi me këtë zotin ministër? Ua them të vërtetën.

Shkoi në Kuçovë, takim me socialistët. I thotë njërit prej tyre, se ti do të përfitosh, do kesh kaq nga këto fondet që lexoi parafolësja. I tha ai, faleminderit, nuk i dua. Dhe ky pse i tha. Ai i tha se para se të mbërrijnë tek unë, i vidhni ju," tha Berisha./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Kryeministri i la në dorë fatin tonë në NATO"/ Këlliçi: Rama shkoi në Paris të festonte ditëlindjen e gruas së mikut të ngushtë, Ron Yefet

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i PD Belind Këlliçi, tha se interpelanca e thirrur sot nga Klevis Balliu, nuk është kryer de facto për shkak të megaskandalit me kompaninë KAYO. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Këlliçi dha detaje sa i përket miqësisë mes kryeministrit Edi Rama dhe Ron Yefet, i cili ka krijuar kompaninë KAYO, duke shtuar se me VKM kreu i qeverisë i ka lënë në duar këtij të fundit edhe fatin e vendi tonë në NATO.

Duke iu referua një vizite të Ramës në Paris në vitin 2020, Këlliçi tha se ndryshe nga sa u njoftua, nuk kishte të bënte me një vizitë zyrtare, por me festimin e ditëlindjes së bashkëshortes së Ron Yefet.

“Interpelanca urgjente me ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi u refuzua në raport me megaskandalin që ka të bëjë me KAYO-n me mikun e ngushtë të kryeministrit Ramës, mashtruesin ndërkombëtar Ron Yefet dhe mashtruesin që endet rrugëve të Shqipërisë për të arrë VKM nominale nga Rama. Rama më 8 tetor 2020 kishte udhëtuar për në Paris, të enjten e 8 tetorit 2020 nuk kishte udhëtuar për një axhendë zyrtare drejt Francës, por për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes së Yeffet. Prova e pushtetit të të akuzuarit për mashtrim Yeffet, për t’i zhvatur 7.6 mld dollarë një shtetasi amerikan. Kjo është prova që fakton lidhjen korruptive Rama-Yeffet. Sot miku mashtrues ka në dorë fatinë armëve në Shqipëri. Ka lënë në dorë të tij edhe fatin tonë në NATO”, tha ai./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Olsi Rama është bosi kryesor i call-centerave"/ Berisha: Ky aktivitet i shumëpërhapur mafioz ka mbrojtjen e shtetit

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në parlament ka akuzuar drejtpërdrejt Olsi Ramën, vëllain e Edi Rama, që sipas tij është ‘bosi kryesor’ i rrjetit të call-centerave kriminale që operojnë në qytetet shqiptare. Berisha pohoi se kjo veprimtari mashtruese, e cila u drejtohet pensionistëve të huaj, ka mbulimin e plotë të strukturave shtetërore, nga policia deri te prokuroria dhe gjykatat.

Sipas liderit të opozitës, rrjeti ka arritur të vjedhë deri në 30 milionë euro në javë vetëm nga një call-center i vetëm, duke shfrytëzuar kripto-monedhat si mjet transferimi dhe fshehje të fondeve. Berisha u shpreh se, Amant Josifit, si ‘eksponenti kryesor në Shqipëri’ të grupit Milton, ka vjedhur mbi 2.2 miliardë euro.

Berisha pohoi se Josifi u arratis drejt Dubait i shoqëruar, sipas burimeve, nga vetë Olsi Rama. Kryedemokrati akuzoi se shefi i komisariatit lokal merr minimum 5,000 euro në muaj nga call-centerat si ‘mbrojtje’, ndërkohë që asnjë aksion policor nuk ka nisur nga autoritetet shqiptare.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë, zonja dhe zotërinj deputetë. Parlamenti shqiptar ka mbetur vetëm një fiksion dhe nuk është më një realitet. Parlamenti shqiptar nuk mbron më interesat e qytetarëve shqiptarë, po përdoret në mënyrën më të pamëshirë kundër qytetarëve shqiptarë, interesave, pasurive, taksave të tyre. Për herë të parë në gjithë ekzistencën e parlamentit, mandatet e krimit në parlament nuk lejojnë ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Edhe sot që po flasim, në qytetet e Shqipërisë zhvillohet në mënyrë të ethshme një nga veprimtaritë më të përhapura, më të gjera kriminale.

Këto ditë, në qytetet e Shqipërisë me qindra e qindra të ashtuquajtura call-centera vjedhin ditë e natë pensionistët e vendeve që kanë kontribute të jashtëzakonshme, që kanë kontribuar miliarda, miliarda, miliarda në këtë vend për këta qytetarë. Hiena të vërteta nga salla krimi të mbrojtura nga shteti mashtrojnë dhe u grabisin pensionet pensionistëve në Itali, Austri, Gjermani, Spanjë, në një aktivitet fund e krye të mbrojtur nga shteti. Në një aktivitet në të cilin strukturat shtetërore nga polici tek niveli më i lartë janë mburojë.

Në një aktivitet në të cilin përfshihet nga shefi i komisariatit që merr rrogën minimale 5 mijë euro në muaj nga call-centera, tek vëllai i kryeministrit që është de facto sipas burimeve të huaja dhe vetë vendit, bosi kryesor i tyre.
Në këtë aktivitet kriminal, në të cilin ka call-centera që në një javë u vjedhin 30 milionë euro me mashtrim pensionistëve të vendeve të tjera, ka një bashkërendim nga nivelet më të larta tek prokuroria, tek gjykatat, tek policia.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, vetëm ortaku legal i Olsi Ramës, këshilltari zyrtar i Olta Xhaçkës, Amant Josifi, ishte eksponenti më kryesor në Shqipëri i grupit Milton që ka vjedhur së paku 2.2 miliardë euro. Ka përdorur kriptomonedhën për mashtrime që shkojnë miliarda euro. Kur një ditë në këtë parlament, Alban Çela apo Ardian Çela si quhej ai që e rrahu Lubia me nanditët e saj, që drejtonte OSHEE-në, deklaroi se energjinë janë dy kuçedra që po e thithin, njëra është kuçedra e Bitcoin dhe tjetra është kuçedra e kanabisit, shtëpitë e barit, u deshën pak që ta shtronin në dru atë dhe të mos e merrte veten gjer sot," tha Berisha./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Ka sfida, por janë normale"/ Ndërtimi i Porto Romanos, Karakaçi: Porti i ri do të menaxhojë 1 mln kontejnerë

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Enea Karakaçi

TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, duke folur për ndërtimin e Porto Romanos tha se ka sfida, por sipas tij janë normale për një projekt kaq madhor dhe komplekt. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Ministri tha se kapaciteti i Porto Romanos është përllogaritur për të menaxhuar në fazën e parë 600 mijë kontejnerë duke shkuar në 1 milionë. Ai theksoi se në port do të përfshihet dhe një bazë ushtarake e NATO-s. 

“Porti aktual është  pamundur të zgjerohet përtej kufijve ekzistues. Porti i ri është projekt i mirëmenduar, i hartuar me ekspertizë ndërkombëtare. Kapaciteti i portit është për të menaxhuar maksimumi 200 mijë kontejner, jemi në kufirin maksimal. Porti i ri ka kapacitet 600 mijë kontejner deri në 1 milionë kontejner. Porto Romano është një ekosistem i tërë ekonomik. Një tjetër element thelbësor, ai i dimensionit të sigurisë është kërkesë  qeverisë kërkuar NATO që në këtë port të përfshihet dhe bazë ushtarake e NATO-s.

Porti i Durrësit ka thellësi deri në 8 m. Porti i ri në fazën e  parë shkon në 13 m dhe më pas deri në 16 m. Ministri as nuk e bën e as nuk e anulon tenderin. Ka pasur 2 procedura, në të fundit ka pasur 5 subjekte që kanë aplikuar, janë të gjitha kompani ndërkombëtare. Ka pasur një subjekt që është kaluar në fazën përmbyllëse, por me të drejtën e tij ai është tërhequr. Marina e Durrësit nuk e impakton operacionalitetin e portit të Durrësit”, tha ndër të tjera Karakaçi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Shtyhet interpelanca e Shehajt dhe Kaprit me zv/kryeministren Koçiu

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Niko Peleshi

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi se interpelanca e kërkuar nga deputetët Shehaj e Kapri me zv/kryeministren Albana Koçiu, do të zhvillohet në një moment të dytë.

“Me mirëkuptimin e dy palëve, kjo interpelancë do të zhvillohet në një seancë të mëvonshme”, tha Peleshi.

Pak më parë u shtynë edhe dy interpelancat e kërkuara nga PD me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe Mirela Kumbarom./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Shtyhen dy interpelancat e kërkuara nga PD/ Mungojnë ministrat Nufi dhe Kumbaro, Peleshi: Interpelanca duhet të prevalojë mbi çdo axhendë

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të

TIRANË- Dy interpelancat e kërkuara nga Partia Demokratike janë shtyrë. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili sqaroi se ndryshimi i orarit të fluturimit ka bërë që ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, të mos jetë prezent në interpelancën e kërkuar nga PD. 

“Lidhur me interpelancën urjgente, prë arsye objktive, për shkak të një angazhimi zyrtar të ministrit, për shkak të një ndryshimi të orarit të fluturimit, është e pamundur që të mbërrijë në interpelancë. Do të kërkonim që kjo interpelancë të shtyhet në seancën e radhës”, tha Ismaili.

E pranishme nuk është as ministrja Mirela Kumbaro, së cilës i është kërkuar interpelancë sërish nga opozita.

Është finalja e konkursit për gjuhën shqipe, është atje si organizatore”, sqaroi Ismaili.

Ndërkohë kryeparlamentari Niko Peleshi tha se interpelanca duhet të prevalojë mbi çdo axhendë tjetër.

“Ndaj të njëjtin qëndrim me opozitën, interpelanca duhet të prevalojë mbi çdo axhendë tjetër. Ministri duhet të respektojë Kuvendin e Shqipërisë dhe të jetë këtu”, u shpreh Peleshi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"S’shkohet në Europë pa jodio dhe pambuk"/ Korreshi batuta: Po na dalin të gjithë lushnjarët fierakë, se s’kemi eko t’u bëjmë vizita grave shtatzënë

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Saimir Korreshi 

TIRANË- Deputeti i PD-së Saimir Korreshi nuk i kurseu batutat në seancën plenare në Kuevnd, teksa renditi problemet sa i përket shëndetësisë në Lushnje dhe jo vetëm. Gjatë fjalës së tij, Korreshi u shpreh se ministrja Evis Sala duhet të dijë që në Europë nuk mund të hyhet kur në spitale mungojnë jodio, pambuk, apo nuk ka eko për vizitat e grave shtatzëna. Me batuta, Korreshi u shpreh se po na dalin të gjithë lushnjarët fierakë, se s’ka eko tu bëhet vizita grave shtatzënë.


“Ju vërtet na thoni hajde ta shohim rrugoren, por rregullorja është si e si të ulë kohën e deputetëve duke folur se  mërzitën kolegët e rinj që flasim ne 10 min, si organet kushtetuese të mos flasin më këtu pas i dhënë ju leje te konferenca e kryetarëve. Për procedurë, orë ia keni numrin e telefonit ti thërrisni asaj ministres së Shëndetësisë. Me vërtet ka ikur në Evropë, por duhet ti them që nuk hyhet në Evropë, pa pambuk, jodio e doreza në spitale.

Nuk hyhet në Evropë kur nuk punon mamografia në Lushnje, kur nuk ka eko për të bërë ekzaminimet gjatë lindjes. Po i çojmë në Fier po na dalin lushnjarë të gjithë fierakët. Nuk hyhet në Evropë kur ekografia del si fotografi pa blic. As kur nuk ka ashensor për tu ngjit në kat të 3 që po lindin gratë shkallëve. Nuk ka ashensor të pediatria, urgjenca në kat të 4. Burrë e grua e bëjnë me radhë nga 2 kate se japin shpirt rrugës. Llapma jo e jo”, tha Korreshi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Boçi kundër rregullores së re: Po i mbyllni gojën opozitës! Kritika edhe për subvencionet në bujqësi

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Luciano Boçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ndërhyri për procedurë gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, duke ngritur shqetësime të forta mbi ndryshimet e propozuara në rregulloren e Kuvendit, si dhe mbi politikat e qeverisë në sektorin e bujqësisë.

Në fjalën e tij, Boçi u ndal fillimisht tek nisma e shumicës për të ndryshuar rregulloren, e cila parashikon uljen e kohës së diskutimeve në vetëm 5 minuta për deputetët. Sipas tij, kjo është një përpjekje e drejtpërdrejtë për të kufizuar rolin dhe të drejtat e opozitës në Kuvend.

“Doni t’i mbyllni gojën opozitës duke i ulur minutazhin e fjalës në 5 minuta. Kjo është e papranueshme dhe duhet të tërhiqet menjëherë,” u shpreh ai.

Boçi kritikoi gjithashtu krahasimet që mazhoranca bën me parlamentet europiane për të justifikuar këtë ndryshim. Ai theksoi se këto modele nuk janë të krahasueshme me realitetin shqiptar për shkak të përbërjes dhe madhësisë së tyre.

“Bundestagu ka 630 deputetë dhe Parlamenti Europian 720 deputetë, ndaj dhe ka kufizime të tjera. Ndërsa në Shqipëri janë vetëm 140 deputetë dhe, edhe nëse të gjithë do të flisnin, maksimumi i kohës së diskutimit do të ishte rreth 22 orë,” argumentoi ai.

Në vijim, deputeti demokrat akuzoi shumicën se po rikthen praktika të së kaluarës, duke iu referuar periudhës së pasluftës.

“E keni në gen këtë sjellje, duke imituar vitin 1946 kur opozitës iu ndalua fjala në Kuvend,” tha Boçi, duke shtuar se mazhoranca nuk duhet të “fshihet pas etiketimeve si gjermane apo europiane” për të justifikuar kufizimin e debatit.

Një tjetër pikë e fortë e fjalës së tij ishte kritika ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe nivelit të subvencioneve për fermerët shqiptarë. Boçi krahasoi mbështetjen financiare në Shqipëri me vendet e rajonit, duke theksuar diferencat e mëdha. Ai deklaroi se Shqipëria financon rreth 50 milionë euro për bujqësinë, ndërsa Mali i Zi 75 milionë euro, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga 102 milionë euro secila, dhe Serbia deri në 1 miliard euro.

“Ja ku është Shqipëria dhe na bëjnë krahasimin me Bashkimin Europian,” u shpreh ai, duke nënvizuar se realiteti i sektorit bujqësor në vend është shumë më i dobët krahasuar me rajonin.

Në përfundim, Boçi kërkoi tërheqjen e menjëhershme të ndryshimeve në rregullore dhe rishikimin e politikave mbështetëse për bujqësinë, duke i cilësuar ato të pamjaftueshme dhe të dëmshme për fermerët shqiptarë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Samiti i Diasporës/ Ministri Hoxha: I kam ftuar personalisht deputetët! Zhupa: Email-i erdhi në 11 të natës

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Ferit Hoxha, Ina Zhupa

TIRANË- Ministri për Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka folur lidhur me Samitin e Diasporës i cili u zhvilluar për 3 ditë në Tiranë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Hoxha e ka cilësuar këtë samit si më të suksesshmin në krahasim me tre samitet e mëparshme. Ai më tej shtoi se kanë dërguar ftesa për të gjithë deputetët dhe drejtuesit e komisioneve ndërsa kjo deklaratë ka sjellë reagime nga opozita.


“Unë i kam ftuar personalisht, deputetët për të marrë pjesë në hapjen dhe në mbremjen e datës 14 dhe i kam ftuar të gjithe kryetarët e Komisioneve për të marrë pjesë tek “Mëngjesi i vllazërimit.” Për të marrë pjesë tek diçka unike që nuk është bërë më parë ku të gjithë përfaqësuesit e komuniteve fetare për herë të parë bënë një lutje për Shqipërinë dhe flamurin. Programi ka qenë online që me date 5 prill dhe është përditësuar çdo ditë. Unë s’kam marrë asnjë kërkesë për askënd, as ministria e Jashtme”, tha Hoxha. 

Gjithashtu Ministri i tha demokrates Ina Zhupa se nësë do të jetë në detyrë në samitin tjetër do ta ftojë personalisht e të jenë në një panel. Nga ana tjetër Zhupa u përgjigj, duke i thënë se emailin e kanë marrë në orën 23:00. Ajo theksoi se email-i ka ardhur pasi ajo kishte deklaruar për mos përfshirjen e Kuvendit në këtë samit.

“Po është e vërtete që keni sjellë një email të premten ne orën 11 të natës për deputet pasi kisha dalë me një deklaratë të mërkurën për mospërfshirjen e kuvendit të republikës së shqiperisë”, tha Zhupa./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Opozita është lënë jashtë këtij procesi"/ Tabaku në Kuvend: Nuk kemi informacion se çfarë po ndodh me negociatat

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësime për mungesën e transparencës në procesin e integrimit europian gjatë një seance parlamentare. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku theksoi se gjatë diskutimeve pati një debat të gjatë mbi integrimin dhe nevojën për informim më të qartë ndaj opozitës dhe qytetarëve. Sipas saj, qeveria duhet të kishte njoftuar opozitën që në fillim të sesionit për ecurinë e negociatave dhe sfidat që shoqërojnë këtë proces.


“Gjatë seancës së kaluar patëm një debat të gjatë për integrimin, për transparencën që duhet të ketë. Kam kërkuar që në nisje të sesionit që të njoftonit dhe opozitën për procesin e integrimit. Kemi kërkuar transparencë. Ky proces është politik dhe qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se çfarë po negociohet sot në Bruksel, nëse ka apo jo pengesa. Duhet ta dinë nëse miratimi i porteve të jahteve është pengesë për kapitullin 5 apo 27 apo 14 Qytetarët duhet ta dinë nëse mosvotimi i imunitetit të ish-zv.kryeministres është bërë pengesë për integrimin. Jepni informacion dhe bëni transparencë,” tha ajo./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Do jemi ballë për ballë"/ Rama do të dëshmojë në dosjen “Partizani”, Berisha: Të bëhet burrë dhe të mos kërkojë seancë pa media

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, duke folur lidhur me thirrjen e  kryeministrit Edi Rama në GJKKO, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, tha se mezi e pret këtë “përballje”. Nga jashtë Kuvendit, Berisha tha se thirrja e Ramës ishte kërkuar prej kohësh nga ana e tij, duke pretenduar se kryeministri ka firmosur mbi 10 deri në 12 dokumente në këtë çështje, të cilat sipas tij përbëjnë shkelje ligjore.

Ai shtoi se vendimi për thirrjen e Ramës tregon se gjykata ka marrë në konsideratë faktin që firmat në dokumente i përkasin kreut të qeverisë.


“Çdo gjykatës serioz vendos marrjen në ndjekje penale të Ramës për ato akte, por edhe thirrja… do jemi ballë për ballë dhe i thoni të bëhet burrë dhe të mos kërkojë seancë pa media. Të shohin shqiptarët se cili është Edi Rama në atë aferë, çfarë akte korruptive ka kryer ai duke ndryshuar destinacion pa asnjë kërkesë nga pronarët por vetëm për llogari të xhepit të tij. Unë përballjen e kërkoj dhe e kam kërkuar me Edi Ramën, ai është njeriu që ka një aferë të tmerrshme korruptive, ka firmos ndryshim destinacioni pa kërkesë të pronarëv”, tha Berisha./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Rama-Veliaj shkaktuan betonizimin e Tiranës"/ Zjarri në pallatin pranë QSUT, Berisha: Ai pallat është ndërtuar jashtë të gjithë kondicioneve

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka folur në lidhje me zjarrin që përfshiu një nga pallatet pranë QSUT në Tiranë vetëm pak ditë më parë. Duke folur për mediat jashtë Kuvendit, Berisha tha se fajtor për ngjarjen është kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, që shkaktuan betonimin e kryeqytetit.

“Është një çështje thelbësore. Pallati i kuq është pallati Rama-Veliaj. Armando Lila që ia mbathi dhe Rama u bë avokati i tij, Shih ç’bën qesja e parave. Ndërtuesi tha mori përsipër ndërtimin, kur fasada u dogj sikur të ishte me kashtë jo me beton. Ai pallat është ndërtuar jashtë të gjithë kondicioneve. Zjarrëfikësja nuk fute dot, mund të humbisnin edhe jetë njerëzish. I them Ramës unë, po nëse Lilo nuk kishte faj, pse ia mbathi? Rama dhe Veliaj janë të fajshëm, këta kanë shkaktuan betonizimin e Tiranës. Raste analoge ekzistojnë në çdo bllok”, tha ai./Dosja.al

 

 

1 MUAJ ME PARE

"Të reagojmë për shqiptarët e Maqedonisë"/ Zhupa: Qeveria po e përdor diasporën për propaganda

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë për organizimin e Samitit të Diasporës, duke e cilësuar atë një ngjarje propagandistike dhe duke kritikuar injorimin e institucionit të parlamentit. Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Zhupa i bëri thirrje klasës politike të bashkohet në një qëndrim zyrtar në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ajo vuri në dyshim përmbajtjen dhe pjesëmarrësit në samit, duke e quajtur atë "propagandistik". Deputetja ngriti pyetje se përse eventi nuk nisi me një bilanc të tre samiteve të mëparshme. Vëmendje të veçantë i kushtoi pranisë së Taulant Ballës si folës, duke pyetur se me çfarë tagri ai ishte i pranishëm, përveçse si "drejtues politik i diasporës".


"Kam ndjekur me vëmendje edhe prononcimet e deputetëve nga ana juaj, edhe prononcimet e deputetëve tanë, në lidhje me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Më vjen mirë që kemi reaguar të dyja palët, por kemi reaguar në mënyrë individuale, si deputetë apo si përfaqësues të elektoratit tonë. Do të ishte në nderin dhe në detyrën e këtij kuvendi që të reagonte zyrtarisht dhe të dilte me një deklaratë të përbashkët në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për të përdorur gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

Që vjen që nga Marrëveshja e Ohrit, tek ligji i miratuar nga Maqedonia e Veriut, sepse nuk bëhet fjalë për një diskutim me karakter politik, por bëhet fjalë për një diskutim me karakter ligjor, me karakter kombëtar. Ju, samitin e diasporës e kishit titulluar Rrënjët të lartësojnë. Rrënjët tona janë kudo, janë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe është detyra e shtetit shqiptar që të kujdeset sa herë cënohen të drejtat atje.

Mënyrën se si, zoti kryetar, e kishit organizuar samitin e diasporës, do t'ju ftoja me shumë sinqeritet, meqënse jeni duke diskutuar edhe rregulloren e kuvendit, që komisionit të turizmit dhe të kulturës, le t'ia hiqni diasporën, për aq kohë sa e keni injoruar totalisht kuvendin, për aq kohë sa qeveria nuk e pa të nevojshme që të përfshinte deputetët e kuvendit të Shqipërisë, komisionin parlamentar të diasporës, për të marrë pjesë, për të qenë pjesë e për të organizuar një samit i cili i shërbente realisht diasporës.

Kur ky samit, zoti ministër, meqë jeni këtu, do të duhej të kishte filluar me çfarë u bë nga tre samitet e mëparshme. Kush ishin objektivat që arritën ata tre të mëparshmit dhe cilat janë objektivat e këtij të katërtit? Po e kthyet në një samit propagandistik, ku unë për shembull nuk arrita dot ta kuptoj, mbasi ju kishit publikuar axhendën finale, si u gjend folës Taulant Balla dhe me ç'tagër ishte Taulant Balla atje, përveçse me tagrin e drejtuesit politik të diasporës. Se po të ishte si kryetar grupi, detyrimi ishte që të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare të ishin ftuar atje. Ju çdo gjë e përdorni për politikë dhe për qëllime elektorale. Por të paktën, kur vjen puna tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, le të bashkohemi, le të jetë detyrë e kryetarëve të grupeve për të bërë një deklaratë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë," tha Zhupa./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Integrimi, Berisha: Qeveria negocion me lobime korruptive, jo me parimet e caktuara nga BE

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverinë se po vepron me lobime korruptive në procesin e integrimit për në BE dhe jo me parimet themelore të përcaktuara nga Unioni. Duke folur për mediat jashtë Kuvendit, Lideri i opozitës kërkoi që BE të denoncojë këtë praktikë të maxhorancës.

Ai theksoi se maxhoranca akuzon opozitën se po pengon integrimin sepse denoncon aferat korruptive të saj, por sipas tij, nëse nuk do ta bënin këtë gjë, do të cenonin interesin e qytetarëve shqiptarë.

“Shqipëria i vetmi vend që negocion bazuar në lobime korruptive dhe jo në parimet themelore të përcaktuara nga BE për integrimin. Me lobimin korrutiv të saj ,arrin të përjashtojë totalisht shqiptarët nga procesi i integrimit. Nëse serbët, maqedonasit marrin informacion të saktë pas çdo takimi në Bruksel, qeveria shqiptare nuk publikon qoftë edhe një fjalë të vetme në ato mbledhje të cilat vendosin për fatin e integrimit të të gjithë shqiptarëve. Nëse në të gjitha vendet përreth nuk keni dëgjuar raportin IBAR, opozita merr vesh nëpërmjet miqve të saj në takimet e COELA-s se qeveria nuk jep asnjë njoftim.

Nuk është proces i mbyllur brenda përfaqësuesve të vendeve anëtare, aty merr pjesë përfaqësuesit shqiptar, i cili merr përsipër të mos i thotë asnjë fjalë vendit të tij përveç kryeministrit dhe ministrit të tij. Shqipëria nuk e bazon procesin e integrimit në gjithëpërfshirje por në lobime të turpshme korruptive. I bëj thirrje KE, BE, dhe vendeve anëtare të denoncojnë këtë praktikë të turpshme. Asnjë vend tjetër nuk e ndjek dhe akuzojnë opozitën për fjalimet në Strasburg dhe kërkesat që paraqet,“ tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

"Skema e re në linjë me BE"/ Debati për subvencionimin e fermerëve, Salla i përgjigjet Berishës: Qeveria gati mbi 100 mln euro mbështetje për sektorin e bujqësisë

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Andis Salla, Sali Berisha

TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se qeveria shqiptare ka rritur mbështetjen financiare për fermerët, përmes një skeme të përafruar me standardet e Bashkimit Europian. Sipas tij, buxheti i dedikuar për sektorin arrin në 52 milionë euro, në rritje krahasuar me vitin e kaluar. Salla deklaroi se përveç kësaj, është parashikuar edhe një fond minimal prej 15 milionë eurosh për kompensimin e 10% të faturave për çdo fermer që punon tokën, në funksion të mbështetjes së prodhimit bujqësor.


“Për fermerët shqiptarë është një skemë që e kemi përafruar me BE, është një skemë nga buxheti i shtetit 52 mln euro, në rritje nga viti i kaluar. Përveç kësaj kemi edhe një minimum 15 mln euro të vendosur për 10% e kompensimit të çdo fature të cilën ai që punon tokën do të marrë kompensi9min në çdo produkt bujqësor. Qeveria shqiptare ka akorduar mbi 100 mln euro që do të jenë këtë vit vetëm për subvencionet dhe pagesat direkte për ta çuar sektorin në një hap tjetër. ,vetëm me skemën e re nga një metër tokë në 300-400 ha që kemi shifrën më të madhe merr subvencion nga qeveria shqiptare, ne duhet që me sektorin bujqësor te jemi paralel. Po ecim me një shifër shumë të mirë mes fermerëve, përpunuesve dhe agro përpunuesve që kemi në funksion të plotë dhe po ndërtojmë me bashkitë ShBB-të në mënyrë që sektori i bujqësisë të ecë me një ritëm tjetër”, tha ministri./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Mashtrimi i Ramës/ Berisha: Më gjeni një vend në BE që ka hequr subvencionin e naftës

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në Kuvend se asnjë vend i Bashkimit Europian nuk ka hequr subvencionet për naftën në bujqësi, duke theksuar se vendet e BE-së ndahen sipas nivelit të mbështetjes: të lartë, mesatar dhe të ulët. Ai theksoi se Gjermania këtë vit ka kaluar nga subvencione mesatare në ato maksimale për fermerët. Sipas Berishës, prioriteti kryesor për bujqësinë duhet të jetë sigurimi i naftës me kosto të përballueshme.


"Tani, le të gjejnë një vend të vetëm në BE që ka hequr subvencionin e naftës. Absolutisht, asnjë vend! Ua them unë ju. Vendet në BE ndahen në tre grupe. Ato që bëjnë subvencion maksimal, ato që bëjnë subvencion mesatar dhe ato që bëjnë subvencion më të ulët. Këtë vit, Gjermania që bënte subvencion mesatar, kaloi në subvencion maksimal. Se je bërë i famshëm ti, merita jote më e madhe që fut ato dosat në shpërblim. Shumë mirë ke bërë, por nuk është vetë dosa ajo që u duhet fermerëve. Në radhë të parë është nafta. Në radhë të parë duhet t’u japim naftën. Atë mirë e ka bërë, nuk them," tha Berisha./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Kosova me gjysmën e buxhetit tonë ka ndarë katër herë më shumë për bujqësinë se Shqipëria

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit hodhi akuza të forta ndaj qeverisë për mungesë mbështetjeje ndaj sektorit të bujqësisë. Gjatë fjalës së tij, Berisha e krahasoi politikat bujqësore të Shqipërisë me ato të Kosovës, duke theksuar diferencat e mëdha në financim dhe duke e cilësuar situatën si pasojë e 'mashtrimit' dhe keqmenaxhimit.

"Mashtrimi është bërë ligji i tyre. Ligji themelor i moralit të tyre. Në Shqipërinë rurale, qeveria e mëparshme ka investuar 3 miliardë euro dhe ka ndryshuar në kulturën më tradicionale të zonës fushore kodrinore të Shqipërisë, nga 4 milionë rrënjë që vinin nga koha e Skënderbeut, në 11 milionë rrënjë. S’i zhbëni dot kurrë. Së dyti, nuk matemi me vendet e BE dhe kjo është e drejtë, por vetëm për Kosovën duhet t’u rikujtoj këtu, Kosova ka ndarë këtë vit 200 milionë euro për bujqësinë.

200 milionë euro për bujqësinë! Kosova ka ndarë katër herë më shumë se Shqipëria. Kosova jep për një hektar grurë, 400 euro. Kosova jep për një hektar grurë për plehrat, 100-150 euro. Jep për farën, jep për naftën.
Pra, jo të krahasohemi me Gjermaninë, jo, as me Francën, as më Italinë, por me Kosovën po. Kosova ka gjysmën e buxhetit tonë, 4 miliardë euro. Po ç’keni mor kështu kaq të mjerë që ngriheni dhe bëni papagallin e një hajduti që po shkatërron vendin? Si është kjo puna juaj? A keni ndjenja ju? A jeni shqiptarë?" tha Berisha.Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Balla kërkon shtyrjen e diskutimit për projektligjin e Gardës së Republikës: Nevojitet më shumë kohë...

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e diskutimit për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Gardën e Republikës”. Ai tha se nevojitet më shumë kohë për shqyrtim në komisione dhe përgatitje për debat në seancë. Në fjalën e tij, ai vlerësoi Gardën e Republikës si një institucion elitë të sigurisë, duke nënvizuar se punonjësit e saj meritojnë mbështetje dhe respekt, ndërsa hodhi poshtë çdo akuzë apo insinuatë ndaj këtij institucioni.

Fjala e plotë:

Unë nuk e kuptova se si të kërkosh në komisione më shumë kohë edhe për t'u përgatitur për debatet, dhe pastaj të vish këtu të thuash ndryshe, megjithatë kjo është ajo shembulli tipik i rastit kur nuk dinë çfarë kërkojnë. Megjithatë, në rastin në fjalë, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar, kam kërkuar shtyrjen për seancën pasardhëse, nuk është aspak e vërtetë ajo që u tha këtu. Garda e Republikës është një institucion elitë në grupin e institucioneve të sigurisë në vend, punonjësit e Gardës së Republikës meritojnë respekt, e vërteta është që gjithmonë duhet t'i ofrojmë mbështetjen tonë Gardës së Republikës, e cila bën një detyrë të rëndësishme, dhe ndërkohë çdo lloj akuze apo insinuate dhe çdo lloj shpifje ndaj Gardës së Republikës është e ulët, Garda e Republikës i shërben autoriteteve të shtetit pavarësisht nëse je sot qeveri, apo je sot në opozitë. Kështu që, zoti kryetar i Kuvendit, i qëndroj propozimit tim, ka qenë një propozim edhe nga kolegë deputetë të opozitës në komisione, dhe është një praktikë pune për shkak se kemi shumë çështje të tjera, kjo çështje të kalojë për shqyrtim në seancën e datës 23. Faleminderit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Berisha në Kuvend: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj qeverisë gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke deklaruar se parlamenti nuk po trajton interesat reale të qytetarëve shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se deklaratat e kryeministrit Rama se vendet e Bashkimit Europian nuk subvencionojnë më naftën janë të pavërteta. Lideri i opozitës i kërkoi publikisht mazhorancën që të gjejë një vend të BE-së që nuk ofron subvencione për karburantin në sektorin bujqësor, duke theksuar se, përkundrazi, disa shtete si Gjermania i kanë rritur këto mbështetje.


"Ky parlament nuk mund të ketë, në qoftë se mban parasysh interesin e qytetarëve shqiptarë, në axhendë tjetër veçse vjedhjet e binomit Rama-Balluku. Çështja e dytë që ky parlament duhet të debatojë dhe t’i japë zgjidhje është çështja e naftës. Kreu i juaj u deklaroi socialistëve në Lushnjë se Europa nuk subvencionon më naftën. Një mashtrim të turpshëm, të paskrupullt dhe ju që qeshni, ju bëni skllavin këtu.

Sepse sfidoj çdo njeri dhe çdo shqiptar, të gjejë një vend të vetëm anëtar të BE që të mos subvencionojë naftën për fermerët. Përkundrazi, Gjermania e rriti këtë vit subvencionin dhe mundet edhe vendet e tjera. Të shkosh dhe të deklarosh vetëm pse janë socialistë dhe mund t’u thuash çdo gjë, se Europa nuk subvencionon më naftën, bën një akt cinik, një mashtrim ndaj rreth 40 përqind të shqiptarëve, që ç’është e vërteta është pjesa që djersin më shumë, që sakrifikon më shumë qoftë për kafshatën, qoftë për prosperitetin e vet dhe të vendit.

Ndaj dhe ju që jeni këtu, ose gjeni një vend në BE që nuk jep subvencione nafte, ose damkoseni drejtuesin tuaj si një mashtrues ordiner, që në çdo fjalë nxjerr një mashtrim dhe vendosim këtu të rikthejmë me ligj subvencionin e naftës duke hequr ndaj saj çdo taksë jo vetëm për fermerët, por edhe për transportin publik. Ju e morët vesh se u pakësuan me 40 përqind linjat e autobusëve, ndaj dhe të bëjmë këtu një ndërhyrje urgjente që të subvencionojmë fermerët. Vijnë miliarderët e naftës dhe e marrin me 600 lekë naftën, dhe ata kanë rëndësi në ekonomi se hapin shishe shampanje me Ramën. Po ky është turp mo, a përfaqësoni ju apo ata fermerë apo jo? Duhet ta hedhësh në votim këtë çështje," tha Berisha./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Përplasje për pr.ligjin për Gardën/ Balliu: Shoferin e Ramës doni ta bëni kryegardist! Balla: Shpifja ndaj gardës është e ulët

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të
Klevis Balliu

TIRANË- Ka nisur me debate seanca e Kuvendit, ndërsa shkak është bërë pr.ligji për Gardën e Republikës. I pari që mori fjalën ishte deputeti i PD-së, Klevis Balliu i cili lëshoi akuza në drejtim të maxhorancës. Sipas tij ky pr.ligj po bëhet enkas për një person, për njeriun e shoferit të kryeministrit Edi Rama që të bëhet kryegardist.


“Pr/lgji për Gardën është kostum që është përgatitur nga kryeministri që të sjellë të preferuan kë krye të gardës. Parlamenti nuk mund të bëjë një pr.ligji për një person. Nuk ka njeri as në gardë e Parlament që se di që ky pr.ligj po bëhet për t’u bërë Simoni, shoferi, kreu i gradës. Ai është pr.ligj për interesa të një individi. Parlamenti nuk mund të bëjë ligje për një individ, por për interesin e çdo shqiptari,” tha Balli.

Ndërkohë, Taulant Balla iu kundërpërgjigj, duke shtuar se asnjë nga këto akuza nuk është e vërtetë. Balla theksoi se garda i shërben shtetit pavarësisht nëse je sot në qeveri apo opozitë.


“Se kuptova se si të kërkosh në komisione më shumë kohë për t’u përgatitur për debate dhe të vish këtu të flasësh ndryshe, është për ata individë nuk e dinë se çfarë kërkojnë. Nuk është aspak e vërtetë ajo që u tha këtu. Garda është institucion elitë në grupin e institucioneve në vend. Grada është një institucion për sigurinë në vend. Punonjësit meritojnë respekt. Gjithmonë duhet t’i ofrojmë mbështetjen tonë Gardës që bën një detyrë të rëndësishme dhe çdo akuzë apo insinuatë, shpifje ndaj gardës është e ulët. Garda shërben shtetit pavarësisht nëse je sot në qeveri apo opozitë. I qëndroj propozimit tim, ka qenë një propozim edhe i kolegëve të opozitës në komisione, ndaj kërkoj të kalojë për shqyrtim në seancën e datës 23,” tha Balla./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të kufizoni kohën që të mos flasim. Shtyhen tre interpelanca të kërkuar nga opozita me Nufin, Kumbaron e Koçiun 

 

1 MUAJ ME PARE

Sot Kuvend/ PD interpelancë me ministrin e Mbrojtjes dhe Arsimit! Partia “Mundësia” me Ramën e Koçiun (RENDI I DITËS)

Seanca plenare/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të

TIRANË- Sot mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend. Në Rendin e Ditës parashikohen disa interpelanca. Interpelanca e parë është me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufin, e kërkuar nga PD. Interpelanca e dytë e kërkuar nga PD është me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaron.

Ndërkohë edhe deputetët e Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj e Erald Kapri kanë kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për anulimin e tenderit të portit të ri të Durrësit. Gjithashtu Shehaj e Kapri kanë kërkuar interpelancë edhe me zv.kryeministren Albana Koçiu për miratimin e lejes së ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 13 prill - 30 prill 2026, urdhëroj:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.4.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.4.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

6. Interpelancë me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

7. Projektligji "Për ratifikimin e protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, ratifikuar me ligjin nr. 9696, datë 21.3.2007".

8. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., "Përmirësimi i rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë pas tërmetit të vitit 2019.

9. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, mbi bashkëpunimin teknik 2024, për projektin "Green Vjosa (Vjosa e gjelbër) - Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës"".

10. Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për zbatimin e dispozitave të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit të 10 dhjetorit 1982, që lidhen me ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve peshkore ndërkufitare dhe të burimeve shumëmigruese".

11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, "Për Gardën e Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar".

12. Projektvendimi “Për zgjedhjen e Kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës".

13. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

seanca plenare

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria