LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PD marshim në kryeqytet në Ditën e Rinisë, Berisha: Sot jetojmë sërish në një diktaturë ku të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu

• Sot për Ditën e Rinisë, Partia Demokratike po zhvillon një marshim nga Qyteti Studenti te Kryeministria. • Fillimisht të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike u mblodhën në sheshin "Azem Hajdari" në Qytet Studenti, ku i pranishëm është edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. • Të rinjtë mbajnë në duar pankarta me mesazhe të ndryshme kundër qeverisë dhe largimit të moshatarëve të tyre nga vendi dhe një banderolë me shkrimin "Lindëm në Demokraci, jetojmë në diktaturë". • Në fjalën e tij para të rinjve, Berisha u shpreh se marshimi i nisur nga Qytet Studenti bëhet për të nderuar veprën e pavdekshme të studentëve liberatorë dhe tribunit legjendar të tyre, Azem Hajdari. • Lideri demokrat nderoi studentët e Dhjetorit ‘90, dhe u shpreh se sot jetojmë në kushtet e një diktature të re, ku sipas tij të gjitha pushtetet janë në duart e një personi. • 8 dhjetori kujton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së saj, kur 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë në vend dhe rrëzoi komunizmin. • Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë. • Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë. • Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të Dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

8 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Maskat ranë, nga ne kërkohet sulm! Do të shkojmë në zgjedhje të 11 majit të sigurtë në fitore

PD marshim në kryeqytet në Ditën e Rinisë, Berisha: Sot
Marshimi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para të rinjve të cilët janë mbledhur në Qytet Studenti e rastin e 8 dhjetorit, ditës së Rinisë. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se PD kaloi një kalvar por nuk u mposht. Ai shtoi se opozita shqiptare dhe shqiptarët kanë marrë mbështetjen ndërkombëtare të jashtëzakonshme në tërë historinë e tyre.

Berisha theksoi se në mbarë botën është denoncuar Shqipëria, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë. Sipas tij Shqipëria është vendi me të cilat të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu.

Fjala e Berishës:

Miq, ju, PD, kaloi një kalvar, por nuk u mposht, por qendruam të pamposhtur. Qendruam të pamposhtur për vlerat që besonim. Sot, muajin e fundit, ju keni marrë, Opozita shqiptare ka marrë, shqiptarët kanë marrë mbështetjen ndërkombëtare të jashtëzakonshme në tërë historinë e tyre.

Në mbarë botën është denoncuar Shqipëria, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë. Shqipëria, vendi me të cilat të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu. Shqipëria, vendi në të cilin, shteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët. Shqipëria, vendin në të cilin procesi elektoral është shndërruar në fasadë elektorale. Pra, maskat ranë. Kërkohet nga ne sulm, sulm dhe vetëm sulm. Le të ngrihemi ne, në lartësinë e idealeve të atyre që shembën diktaturën komuniste për të shembur diktaturën më të keqe që kanë njohur shqiptarët, diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së tyre.

Ju garantoj, se ky pushtim me sulmin tuaj do shkrihet si bora para diellit të nxehtë dhe ne do shkojmë në zgjedhje të 11 majit të sigurtë në fitoren, të sigurtë s edo pastrojmë shtëpinë tonë që Zoti të hyjë brenda në këtë shtëpi. Po, miqtë e mi, Shqipëria është ‘Toka e Zotit’ dhe nuk mund të dalë kurrë prej duarve të tij. Ndaj dhe, të vazhdojmë mosbindjen civile, të vazhdojmë betejën. Është radha jonë!

Garantoj çdo të ri dhe të re se, qeveria e PD në programin e saj në epiqendër do kenë të rinjtë shqiptarë, shkollimin, punësimin, rolin e tyre. Garantoj se së bashku do bëjmë gjithçka që në Shqipëri të rikthehet përsëri në shtëpinë e shqiptarëve, atyre qindra e mijëra që kanë ikur rrugëve të botës, vetëm e vetëm të përzenë nga politikat e Çubriolloviçit të Tiranës. Asgjë nuk na pengon ne për të çliruar Shqipërinë nga kjo narkodiktaturë. Është radha jonë! Është radha jonë! Fitore! Fitore! Faleminderit shumë!

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ "U vihet flaka" Ramës, Veliajt dhe Manastirliut para Kryeministrisë, përfundon marshimi i të rinjve të FRPD

PD marshim në kryeqytet në Ditën e Rinisë, Berisha: Sot
kryeministria

TIRANË- Ka përfunduar marshimi i të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike para Kryeministrisë, i mbajtur për Ditën Kombëtare të Rinisë. Në përfundim, ata kanë djegur tre manekinë që mbanin fotot e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliut, kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Velia. 

Marshimi i të rinjve, së cilëve iu bashkua edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, ka nisur fillimisht me disa fjalime të tyre te sheshi "Azem Hajdari" në Qytet Studenti dhe ka përfunduar te Kryeministria. 

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Merita juaj e madhe është kjo, ishit të parët midis të parëve, ju që u ngritët kundër këtij grushti shteti që u bë ndaj opozitës

PD marshim në kryeqytet në Ditën e Rinisë, Berisha: Sot
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para të rinjve të cilët janë mbledhur në Qytet Studenti e rastin e 8 dhjetorit, ditës së Rinisë. Berisha gjatë fjalës së tij krah anëtarëve të FRPD-së u shpreh se nderojnë këtë ngjarje të madhe në kushtet e një diktature të re, të një diktature.

Ai theksoi se Shqipëria sot po përjeton një diktaturë të cilën të gjitha pushtetet janë në dorë të një njeriu, të padrinos së shqiptarëve, të një antishqiptari që nuk njeh ligj, kushtetutë, as moral. Berisha theksoi se është merita e madhe e të rinjve të cilët ishin të parët që u ngritën kundër grushti shtetit. 

Fjala e Berishës:

Të dashur anëtare dhe anëtarë të FRPD, sot ne nderojmë këtë ngjarje të madhe në kushtet e një diktature të re, të një diktature, sado mund të çudisë, por studiuesit më të mëdhenj të diktaturave e kanë quajtur këtë lloj diktature formën më të keqë të diktayurave, mobokraci, apo diktatura e bandave, dhe kjo është e vërteta.

Shqipëria sot, përjeton një diktaturë. Një diktaturë, në të cilën të gjitha pushtetet janë në dorë të një njeriu, të padrinos së shqiptarëve, të një antishqiptari që nuk njeh ligj, kushtetutë, as moral. Një diktaturë, e cila, procesi zgjedhor, zgjedhjet i ka shndërruar në një fasadë, në një farsë. Një diktaturë, e cila ka rikthyer në Shqipqri burgjet, arrestimet politike.

Ju, ndofta nuk keni lexuar. Por vetëm dy muaj më parë, diktatori i Tunizisë i fitoi zgjedhjet me 92%, por pasi arrestoi të tre liderët të tre partive opozitare të vendit. Dhe nuk është e rastit, sepse e krahasojnë sot regjimin e Tiranës me regjimin e Tunizisë.

Një diktaturë e cila, ndërtoi me shpejtësi dhe në pabesi të plotë ndaj shqiptarëve dhe Europës, në këtë tokë, shtetin e parë të drogës, apo narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Një diktaturë që, shpërfill ligje, Kushtetutë, vendime gjykatash. Por, miqtë e mi, kjo diktaturë e cila nisi me shndërrimin e Shqipëris në protektorat krimi, ka një moment dhe po ndalem në këtë moment, sepse ju duhet të ndiheni krenarë.

Në një moment të caktuar, mafia ndërkombëtare, me në krye Xhorxh Sorosin, këtë monstër të njerëzimit, këtë monstër të vërtetë, i cili përdor miliardat e tij, për të sulmuar jo më pak se identitetin njerëzor, jo më pak se familjen, si bazë e shoqërisë për të shkonfiguruar identitetin, për të shkonfiguruar familjen, për të shkonfiguruar kombet.

Pra, pasi i dha Edi Ramës Drejtësinë në xhep me reformën e tij, tani, duhet t’i jepte në dorë opozitën dhe plotësonte sundimin e tij absolut në Shqipëri. Në atë periudhë gjykuan se kishte vetëm një pengesë. Një politikan pothuaj pensionist, dhe ky ishte Sali Berisha, që kishte dhënë dorëheqjen 8 vite më parë, por që qendronte njëlloj si në diktaturën e parë, në vitet e fundit të saj, si avokat i interesit publik mbronte interesin publik, vlerat themelore të shoqërisë, vlerat e familjes, interesin kombëtar. Dhe ky ze duhej shuar, ndaj dhe e sanksionuan, me qëllimin e vetëm që, partia juaj, partia jonë të shdnërrohej në aleate të partisë së krimit, PS. Të krijohej koalicioni i gjerë.

Por merita juaj e madhe është kjo, se të parët midis të parëve, ju u ngritët kundër këtij puçi, kundër këtij grushti shteti që u bë. Ju, e ndjetë të parët se këtu nuk ishte problemi i një njeriu, por këtu ishte problemi i fateve të lirisë, i sovranitetit të vendit. Këtu ishte problemi i vlerave themelore, mbi të cilat ndërtohet morali njerëzor, për të cilat PD qendron dhe do të qendrojë.

Dhe, ato orë, ato ditë, ishin forumet tuaja, të cilat u rreshtuan në krahun tjetër, në krahun e qëndresës kundër puçit, pavarësisht se nga kush vinte. Pavarësisht,s e vinte nga Uashintoni, aleati, partneri më i madh. Por, miqtë e mi, e vërteta duhet të jetë ylli polar i çdo njëriu të civilizuar. Dhe sot, pas 3 vitesh, natyrisht diktatura konsolidoi pozicionin e saj në mbështetjen pa kushte të perandorisë së Xhorxh Sorosit.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Studentët ndanë epoka me lëvizjen e tyre! Ndarjen e epokave rrallë i takon njerëzve t’i përjetojnë

PD marshim në kryeqytet në Ditën e Rinisë, Berisha: Sot
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para të rinjve të cilët janë mbledhur në Qytet Studenti e rastin e 8 dhjetorit, ditës së Rinisë. Berisha shpalosi detaje nga dita e protestës ndërsa u shpreh se studentët u përballën me egërsi të papara. Sipas tij ata i kapnin prej këmbësh dhe i flaknin në kamione për t’i larguar nga sheshi, nga rruga.

Ai shtoi se pas dhunës së madhe ata nuk u ndalën por njoftuan se në orën 3:30, do zbresim në shesh. Berisha tha se ata ishin bërë copë e pikë ndërsa theksoi se trima si ata nuk kishte. Berisha shtoi se 730 e studentevë u ngujuan për të çliruar shqiptarët nga kurthi më i keq që ata kishin përjetuar në të gjitha kohërat, kurthi i Enver Hoxhës, dhe fituan.

Fjala e Berishës:

U vërsulën brenda pak minutave me tërbim, me egërsi të paparë kundër tyre. U vërsulën, i godisnin dhe humbisnin ndjenjat, i kapnin prej këmbësh dhe i flaknin në kamione për t’i larguar nga sheshi, nga rruga.

E pastruan brenda, të themi 5, 6 apo 10 minutash. Me Besnikun, i them, të shkojmë se mos ka të plagosur. Dhe u nisëm drejt konvikteve. Takojmë një grup, po me Azemin, të tronditur, me hematoma, të mavijosur, por të pamposhtur, përsëri.

Më kërkuan, a mund të na përfaqësosh? Jo, u thashë, unë përfaqësoj Sali Berishën, por unë ju mbështes ju. Por unë, ju mbështes ju, dhe ju mbështes fortë. Atëherë më kërkojnë, jemi të plagosur shumë, dhe kishim merak se, po keqtrajtoheshim në spitale.

Jo, i thashë unë, nuk do të keqtrajtoheni, me atë merrem, jam mjek, pedagog. Kemi të burgosur. Për ata nuk kam ç’tju them, nuk njoh në aparatin e burgjeve. Më thonë: ne ora 3:30, do zbresim në shesh, pasi ishin bërë copë e pikë. Dhe ta dinë ata, se në atë shesh gjë mbi tokë nuk do të lëmë. Trima si ata nuk kishte.

E vërteta ishte se, ky ishte ultimatumi i parë që Ramiz Alia kishte marrë në jetën e tij dhe diktatura, dhe diktatura kishte marrë në jetën e tij nga protestuesit. Nuk dua të bëj këtu historinë e tyre, por ata ndanë epoka me lëvizjen e tyre. Ndarjen e epokave rrallë i takon njerëzve t’i përjetojnë.

Ata vërshuan në mbarë vendin dhe mbollën kudo pemën e pluralizmit, themeluan PD. Organizuan grevën epike të urisë, po në këtë qytetet në atë ndërtesë që sot e bllokon diktatura. 730 e studentevë u ngujuan për të çliruar shqiptarët nga kurthi më i keq që ata kishin përjetuar në të gjitha kohërat, kurthi i Enver Hoxhës, dhe fituan!

1 MUAJ ME PARE

Berisha kujton takimin e Azem Hajdarit me Alinë: Nuk po protestojmë për një gotë çaj, po protestojmë për fatet e lirisë!

PD marshim në kryeqytet në Ditën e Rinisë, Berisha: Sot
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para të rinjve të cilët janë mbledhur në Qytet Studenti e rastin e 8 dhjetorit. Berisha u shpreh se beteja me studentët, është beteja më e vështirë që alarmoi diktatorin, i cili i ftoi ata në mesnatë t’i presë në një sallë të universitetit. Ai shtoi se Azem Hajdari me një grup u paraqitën në takim me presidentin, Ramiz Alinë teksa i theksuan se ata nuk po protestojnë për një gotë çaj por për fatet e lirisë.

Berisha tha se ata ishin të pamposhtur. Ai shtoi se më datën 9, ora 8 të mëngjesit, ata u bashkohen me vendimin solemn për t’i pushtuar regjimit sheshin e pushtetit, sheshin qendror të Tiranës.Berisha thekson se Azem Hajdari, ngrihej mbi supet e tyre me thirrjet: Poshtë dinastia, poshtë diktatura, liri demokraci!

Fjala e Berishës:

Duke kuptuar se, beteja me studentët, është beteja më e vështirë për të alarmoi diktatorin, i ftoi ata në mesnatë t’i presë në një sallë të universitetit. Azem Hajdari me një grup syrësh u paraqitën në takim. Për cfarë po protestoni, i pyeti, Ramiz Alia? Nuk po protestojmë për një gotë çaj, z.President, iu përgjigj, Azem Hajdari. Po protestojmë për fatet e lirisë.

U nda nga takimi se diktatori do të vinte t’i takonte, në këtë sallë që sot e kanë mbyllur për ju, diktatorët e rinj. Por, siç ishte, i pabesë dhe i frikësuar gjer në palcë, i kishte nxjerrë në dërgatës së studentëve pusi, i kishte vendosur pusi sambistët, me në krye ministrin e Brendshëm, Hekuran Isai, dhe mbi ta u vërsulën si shtazë, me shkopinj dhe mjete tjera, në mënyrë që këta të mos mendonin më të protestonin. Këta të dorëzoheshin.

Por unë u them ju, se ata qenë të pamposhtur. I pamposhtur është vetëm ai që, pasi rrëzohet, ngrihet. Më datën 9, ora 8 të mëngjesit, ata bashkohen me vendimin solemn për t’i pushtuar regjimit sheshin e pushtetit, sheshin qendror të Tiranës. Dhe nisen drejt tij.

Pata fatin e madh që, së bashku me shkrimtarin e njohur, Besnik Mustafaj dhe kinoastin, Kujtim Çashku, të mësojmë se ishin nisur drejt qytetit dhe u nisëm drejt tyre. U gjetëm përballë tyre në rrugën e Elbasanit, segmentin midis Liceut Artistik, dhe sot, rezidencës së ambasadorit italian. Ishim shumë afër, pak metra.

Azem Hajdari, ngrihej mbi supet e tyre me thirrjet: poshtë dinastia, poshtë diktatura, liri demokraci! Ndërkohë, ata djem dhe vajza ishin të rrethuar nga forca sambiste, polici, gardë, ushtri. Shumë e shumë herë më numerikë, se sa ishin ata.

1 MUAJ ME PARE

"Regjimi me propagandën e tij, fliste çdo ditë për demokratizimin," Berisha: Vriste çdo javë të rinjtë, të cilët niseshin për të kaluar në botën e lirë

PD marshim në kryeqytet në Ditën e Rinisë, Berisha: Sot
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para të rinjve të cilët janë mbledhur në Qytet Studenti e rastin e 8 dhjetorit. Berisha u shpreh se do nisin marshimin nga Qytet Studenti për të nderuar veprën e pavdekshme të studentëve liberatorë dhe tribunit legjendar të tyre, Azem Hajdari.

Ai shtoi se vendi ynë ka një histori të dhimbshme dhe të vështirë. Berisha theksoi se në vitin 1912, u shpall pavarësia e kombit dhe liria e tij. Ai shtoi se në vitin 1944, më 28 tetor, populli ynë u çlirua nga një pushtim i jashtëm, për të rënë po atë ditë me nnjë pushtim të brendshëm barbar, më mizorin që kohërat kanë njohur në diktaturën staliniste të Enver Hoxhës.

Berisha u shpreh se kjo diktaturë, në 46 vite të ekzistencës së saj vendosi mbi shqiptarët shtypjen më të egër që ata kishin njohur në tërë historinë.  Ai shtoi se vendosi diktaturën më të thellë të izolimit të tyre, sa kurrë ndonjëherë në histori. 

Fjala e Berishës:

Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të thellë ndaj jush që, keni ardhur sot këtu për të nderuar veprën e pavdekshme të studentëve liberatorë dhe tribunit legjendar të tyre, Azem Hajdari, më 8 dhjetor të vitit 1990.

Miqtë e mi, ne kemi patur një histori të dhimbshme dhe të vështirë. Në vitin 1912, u shpall pavarësia e kombit dhe liria e tij. Në vitin 1944, më 28 tetor, populli ynë u çlirua nga një pushtim i jashtëm, për të rënë po atë ditë me nnjë pushtim të brendshëm barbar, më mizorin që kohërat kanë njohur në diktaturën staliniste të Enver Hoxhës.

Kjo diktaturë, në 46 vite të ekzistencës së saj vendosi mbi shqiptarët shtypjen më të egër që ata kishin njohur në tërë historinë. Vendosi diktaturën më të thellë të izolimit të tyre, sa kurrë ndonjëherë në histori. Vendosi tiraninë e urisë dhe skamjes që, shqiptarët s’e kishin njohur kurrë më parë nëpërmjet hiperkolektivizmit.

Rënia e murit të Berlinit dhe revolucionet demokratike të vitit 1989, pavarësisht prej tyre, Shqipëria mbetej siç e cilësonte partia staliniste dhe diktatori i fundi, si bastioni ose kështjella buzë Adriatikut e socializmit.

Regjimi, me propagandën e tij, fliste çdo ditë për demokratizimin, por vriste çdo javë të rinjtë, të cilët niseshin për të kaluar në botën e lirë. Dhe jo vetëm i ekzekutonte, por i sillte dhe i zvarriste kufomat e tyre në qytetet: Shkodër, Gjirokastër, Sarandë, Korçë, vetëm e vetëm për të terrorizuar popullatën.

Pikërisht, në këto rrethana, 34 vite më parë, një grup studentësh dalin në darkë në këtë shesh dhe nisin protestën e parë studentore në historinë e vendit. Rreshtojnë një seri kërkesash. Po regjimi, pavarësisht se ata nuk ishin shumë, atë natë ishin ndofta jo më shumë se sa jeni ju këtu sot.

1 MUAJ ME PARE

Dita e Rinisë/ Marshimi i PD nga Qytet Studenti për te Kryeministria, Berisha i pranishëm mes të rinjve

PD marshim në kryeqytet në Ditën e Rinisë, Berisha: Sot
pamje nga qytet studenti

TIRANË- Në sheshin "Azem Hajdari" të Qytetit Studenti janë mbledhur të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ku i pranishëm është edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Pritet që për pak minuta të nisë edhe marshimi për Ditën e Rinisë nga Qytet Studenti për te Kryeministria. 

PD marshim në kryeqytet në Ditën e Rinisë, Berisha: SotPD marshim në kryeqytet në Ditën e Rinisë, Berisha: Sot

Dita e Rinisë kujton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së saj, kur 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë në vend dhe rrëzoi komunizmin. 

 

 

1 MUAJ ME PARE

Sot Dita e Rinisë, PD marshim nga Qytet Studenti deri te Kryeministria

PD marshim në kryeqytet në Ditën e Rinisë, Berisha: Sot
selia e pd

TIRANË- Sot për  Ditën e Rinisë, Partia Demokratike do të zhvillojë një marshim-protestë në Tiranë. PD ka njoftuar se marshimi do të nisë në orën 11:00 nga Qytet Studenti deri te Kryeministria. Partia Demokratike në njoftimin e marshimit ka theksuar se rinia shqiptare nuk ka luksin për ta kremtuar këtë ditë si një ditë feste, për sa kohë "Rilindja" i ka ekspozuar përballë eksodit drastik dhe kriminalizimit masiv. Marshimit do t'i bashkohet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. 

Dita e Rinisë kujton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së saj, kur 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë në vend dhe rrëzoi komunizmin. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë. Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të Dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

pd marshim per diten e rinise 8 dhjetori dita e rinisë

Sondazh

Poll

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Spiropali: Vota e diasporës një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës!

Presidenti letër në Kuvend, Bardhi: Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita

Berisha: Kontrabanda e naftës bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qeverisë, tani vjen vetëm me anije

Berisha: Nuk kanë motive politike! Familjarët i shohin padrejtësitë që u bëhen

Berisha: Të votojnë të gjithë emigrantët pavarësisht kur i skadon dokumenti i lëshuar në Shqipëri

Vota e diasporës/ Berisha: Çdo dokument biometrik i shteteve ku ata ndodhen, duhet të konsiderohet

Berisha:Transparenca dhe parashtrimi i programit te shqiptarët,dy shtyllat kryesore tëPDnë parlament

Berisha: Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë si tymi dhe bloza

Berisha prezanton programin për shëndetësinë: Do ndjekim modelin gjerman dhe do dyfishojmë buxhetin

"Fitorja e Trump"/ Berisha: Do të kërkoj rishikimin për vendimin që përbën një grusht shteti

Berisha: Qeveria jonë do garantojë çdo ilaç dhe pajisje për të sëmurët neoplazikë

Berisha: Shëndetësia është rikthyer në vitin 1960

"Qeveria amerikane kërkoi të hetohet organizatori!" Berisha: Rama pengoi hetimet e 21 janarit

Vrasja e Martin Canit/ Berisha: Hetimet u fshehën! Shoku thotë me futi thikën një person tjetër...

Berisha: Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama

Zbardhi pjesë nga dosja Toyota Yaris, Berisha: Do publikoj edhe kodin e Taulant Ballës

Berisha zbardh pjesë nga dosja Toyota Yaris: Taulant Balla dhe Astrit Vladi i kishin paratë bashkë

"E majta në 76 vende u ndëshkua!" Berisha para SPAK: Koha e Soros-it mori goditje fatale

Berisha pas daljes nga SPAK:I kishin dhënë urdhër OPGJ që në procesverbal të mos shënohet vërejtje

Berisha në SPAK/ Qytetarët mblidhen në protestë para Prokurorisë së Posaçme

Primaret/ Berisha: Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do të hapet gara

Vendimi i Kushtetueses/ Berisha: Shpikën një çështje që nuk ekziston, janë repart i PS-së

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: PS nuk pranon dokumentet biometrike të BE-së, kjo është absurde

Berisha: Dëmshpërblim të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë qeverisës

Ulja e çmimit të naftës/ Berisha: Zgjidhja vjen duke prerë me gërshërë kontrabandën

Berisha: Pollet janë mashtrim i madh! PD në muajt e fundit ka rritjen më të madhe

Berisha: Turizmi i Ramës është piramidë mashtrimi!

Berisha: Bonus për dy fëmijët e parë, për të tretë shteti do të paguajë shpenzimet deri në 23-vjeç

Berisha: Do bëjmë gjithçka që pasuritë e vjedhura gjatë qeverisjes Rama, tu rikthehet shqiptarëve!

Partitë e reja/ Berisha: Problem kryesor nuk është opozita, është teza e Edi Ramës

"Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin",Berisha:Transformimi i sistemit aktual, është objektiv i yni

Berisha: Qëndrimi ynë është asnjë kullë dhe zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe narkoeurove

Minimumi jetik 200 euro/Berisha: Disponojmë të gjitha fondet, mundësitë dhe vullnetin për ta zbatuar

Investimi në ishullin e Sazanit/ Berisha: Rama po e përdor për të blerë influenca politike

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi të jetë transparent!

Berisha: PD ka një zotim solemn, kompensimin financiar ose fizik të çdo prone

Berisha: Për votën e diasporës kemi bërë ç’është e mundur që të jetë e sigurtë!"

Berisha: Po paraqesim një program shumë të suksesshëm, pala tjetër është në një betejë mes tyre

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji