LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe Primaret nuk preken, Berisha: Kilometri i fundit është edhe më frymëzuesi

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij të mbajtur në Kuvendin Kombëtar ‘Ripërtëritje’, para delegatëve dhe të ftuarve ndërkombëtarë artikuloi prezantoi drejtimet kryesore të programit të partisë. • Berisha e nisi fjalën duke përshëndetur të ftuarit ndërkombëtarë dhe duke theksuar lidhjet historike të Partisë Demokratike me partnerët e saj politikë. • Kryedemokrati akuzoi qeverinë për kapje të institucioneve dhe tentativë për dobësimin e opozitës. • Ai shtoi se opozita ka kaluar një periudhë të vështirë izolimi politik, por sipas tij është rikthyer fuqishëm në skenën ndërkombëtare. • Kreu i PD-së u fokusua tek ekonomia, pagat dhe pensionet, duke premtuar ndryshime të thella në rast të ardhjes në pushtet. • Berisha foli edhe për lidhjen e qeverisë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe luftën që do të bëjë Partia Demokratike ndaj tij. • Ai theksoi gjithashtu nevojën për reformim të policisë dhe institucioneve të drejtësisë, duke thënë se do të pastrojnë policinë nga elementët e lidhur me narkotrafikun. • Kryedemokrati prezantoi gjithashtu një vizion për modernizimin e Partisë Demokratike Partia Demokratike e Shqipërisë, duke përmendur përdorimin e teknologjive të reja. •Berisha foli edhe për përfshirjen e të rinjve dhe grave në politikë. • Gjithashtu Lideri i opozitës theksoi se integrimi europian mbetet objektiv strategjik i PD-së, por duhet të bazohet në meritë. • Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim, nen për nen dhe në tërësi ndryshimet në statutin e partisë, duke sjellë disa risi të rëndësishme në organizimin dhe funksionimin e saj të brendshëm. • Sipas përfaqësuesve të grupit të punës, statuti i ri synon forcimin e demokracisë së brendshme dhe rritjen e rolit të anëtarësisë në vendimmarrje. • Në prezantimin e ndryshimeve, u theksua se pushteti në PD i përket anëtarëve dhe jo strukturave drejtuese. • Ndër risitë kryesore është parashikuar përfaqësimi i diasporës deri në 15% në organet drejtuese të partisë dhe në listat e kandidatëve, si dhe rritja e rolit të grave dhe vajzave, me synimin për të arritur një përfaqësim deri në 40%. • Po ashtu, ndryshimet parashikojnë ngritjen e një Komisioni të Seleksionimit të Kandidaturave për deputetë dhe kryetarë bashkie, si strukturë e pavarur nga organet drejtuese, përpara procesit të primareve. • Reformat prekin edhe organizimin bazë të partisë, duke synuar forcimin e grupseksioneve, nëndegëve dhe rolit të Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes degëve dhe të zgjedhurve vendorë. • Gjithashtu, statuti i ri njeh status të barabartë për organizatat partnere të partisë, parashikon mbrojtjen e të dhënave personale të anëtarëve dhe saktëson rregullat për shkarkimin e kryetarëve të degëve, duke rritur garancitë për qëndrueshmëri në detyrë. • Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij të mbajtur në Kuvendin Kombëtar ‘Ripërtëritje’, para delegatëve dhe të ftuarve ndërkombëtarë artikuloi prezantoi drejtimet kryesore të programit të partisë. • Berisha e nisi fjalën duke përshëndetur të ftuarit ndërkombëtarë dhe duke theksuar lidhjet historike të Partisë Demokratike me partnerët e saj politikë. • Kryedemokrati akuzoi qeverinë për kapje të institucioneve dhe tentativë për dobësimin e opozitës. • Ai shtoi se opozita ka kaluar një periudhë të vështirë izolimi politik, por sipas tij është rikthyer fuqishëm në skenën ndërkombëtare. • Kreu i PD-së u fokusua tek ekonomia, pagat dhe pensionet, duke premtuar ndryshime të thella në rast të ardhjes në pushtet. • Berisha foli edhe për lidhjen e qeverisë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe luftën që do të bëjë Partia Demokratike ndaj tij. • Ai theksoi gjithashtu nevojën për reformim të policisë dhe institucioneve të drejtësisë, duke thënë se do të pastrojnë policinë nga elementët e lidhur me narkotrafikun. • Kryedemokrati prezantoi gjithashtu një vizion për modernizimin e Partisë Demokratike Partia Demokratike e Shqipërisë, duke përmendur përdorimin e teknologjive të reja. •Berisha foli edhe për përfshirjen e të rinjve dhe grave në politikë. • Gjithashtu Lideri i opozitës theksoi se integrimi europian mbetet objektiv strategjik i PD-së, por duhet të bazohet në meritë.

22 artikuj për këtë temë.

5 DITE ME PARE

"Kilometri i fundit është edhe më frymëzuesi"/ Berisha: Mesazhi i ripërtëritjes mbart në vete shpresën e pashuar të shqiptarëve! Integrimi është ylli ynë polar

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në Kuvendin Kombëtar se besimi te fitorja ka qenë shtysa kryesore që e ka udhëhequr në betejën politike të viteve të fundit. Kreu i PD-së u shpreh se partia ka kaluar një rrugëtim të vështirë, duke u përballur me qeverinë, mediat pranë saj dhe grupet kriminale, por sipas tij tashmë opozita nuk ndodhet më në mbrojtje.

Berisha tha se sfida kryesore e demokratëve në këtë fazë është ripërtëritja e Partisë Demokratike, të cilën e cilësoi si një proces jetik për rikthimin e besimit të qytetarëve dhe për ndryshimin e vendit.

"Kilometri i fundit nuk është një kilometër i lehtë. Jo se them që është i lehtë. Në maratonë të gjithë e dinë se cila është pesha e kilometrit të fundit. Por nuk ka kilometër më frymëzues se ai. Kur ke arritur aty, kur ke arritur aty në kilometrin e fundit, bota duket e jotja. Ndaj edhe ne në këtë kilometër të ndërmarrim çdo vendim, çdo masë për ripërtëritjen e partisë. Miqtë e mi, Partia Demokratike ka qenë lokomotivë e proceseve integruese dhe i numëruam më parë cilat kanë qenë. Shiko çfarë arritëm ne. Ne, edhe nga izolimi, edhe mbrapa, me dritën e të vërtetës në duar dolëm që opinioni, jo vetëm opinioni publik me media po e po, por edhe opinioni zyrtar ndërkombëtar të ketë një qasje realiste për Shqipërinë. A i patë ju, a i lexuat raportet e Parlamentit Europian dhe të DASH-it? Ato nuk i kemi shkruar ne. Ato i mbajnë të gjithë spektrin europian, por ato janë çështje që i kemi ngritur ne. Ato janë çështje që i kemi mbrojtur ne.

Edhe unë dua t'ju them këtu se ne qëndrojmë gardianë, ne qëndrojmë të pamposhtur në përpjekjen tonë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ylli ynë polar është integrimi europian i Shqipërisë. Por ky integrim, i cili në të cilin një peshë të veçantë të madhe ka faktori gjeopolitik, dhe ne e respektojmë, ai është një realitet, është një faktor natyror. Ky integrim ne besojmë se duhet të bazohet para së gjithash në meritë, në meritë, në meritë. A kërkohet nga Shqipëria dhe vendet që duan të integrohen kushte dhe kërkesa që cenojnë interesat e qytetarëve të këtyre vendeve? Absolutisht jo. Përkundrazi. Kërkohen kushte dhe kërkesa që i bëjnë këta qytetarë më të lirë, sepse kërkohet të respektohen të drejtat e tyre. Që i bëjnë këta qytetarë më të begatë, sepse kërkohet të respektohet liria ekonomike, të funksionojë ekonomia e tregut, të funksionojë ligji.

Të respektohen të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve. Dhe jo me fjalë. Se po të pyesësh këtu, unë i përshëndes raportet që kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. I përshëndes se absolutisht... ju them vetëm një moment, ju lutem. Të kthehemi pak, të shkojmë në Himarë. Të shkojmë në Himarë ditën parazgjedhore bashkiake. Cilat ishin zërat dhe pozat shtazarake të Edi Ramës për të denigruar në shkallë ekstreme Fredi Belerin? A i mbani mend apo jo? Po nuk ka shqiptar që i pranon ato. A mund të pranohen ato? Ti imitosh kafshën për të denigruar një kandidat. Dhe ky... jo ne minoritetet i respektojmë. Çfarë respekton mor? Ti respekton vetëm xhepat e tu dhe të familjes tënde dhe paratë që vjedh me familjen tënde e asgjë tjetër. Ndaj dhe ne, do ta shtojmë në çështje, e kemi pasur yll polar, dhe ju garantoj se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me përkushtim të madh do të ndërmarrë një seri nismash, me të cilat do të çojnë në ligje të gjitha kërkesat e raporteve të Parlamentit Europian dhe ODIHR-it, në përputhje me interesat e opinionit publik shqiptar.

Dua të përshëndes deputetët e Partisë Demokratike për qëndrimet e tyre. Ju siguroj se ata janë dhe do mbeten zëdhënës të shkëlqyer të interesave tuaja dhe të qytetarëve shqiptarë në Parlament. Të dashur miq, ky Kuvend mbaron sot. Dhe ju nga ky Kuvend, njerëzisht ju lutem, përveç entuziazmit, para së gjithash të merrni mesazhin e tij: Ripërtëritje, ripërtëritje, ripërtëritje! Ky mesazh mbart në vete shpresën e pashuar të shqiptarëve. Shpresa është forcë, forca është shpresë! Rrofshi ju, rroftë Partia Demokratike, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!

5 DITE ME PARE

Bardhi: PD propozon ndryshime statutore për modernizim, hapjen e partisë, fuqizimin e diasporës dhe grave

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, prezantoi në Kuvendin Kombëtar të PD-së ndryshimet e propozuara në statutin e partisë, duke i cilësuar ato si hapa të rëndësishëm për forcimin e demokracisë së brendshme, përfaqësimin e diasporës dhe rritjen e rolit të grave në strukturat drejtuese. Në fjalën e tij, Bardhi tha se grupi i punës ka vlerësuar se statuti aktual garanton funksionimin demokratik të Partisë Demokratike dhe respekton standardet e organizimit të partive simotra evropiane.

Sipas propozimeve, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë përfaqësim të dedikuar deri në 15% në të gjitha organet drejtuese të partisë, përfshirë Kuvendin Kombëtar, Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë e Partisë Demokratike. E njëjta kuotë është parashikuar edhe në listat e kandidatëve për deputetë. Bardhi argumentoi se një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me rritjen e përfaqësimit të grave dhe vajzave në parti.


Fjala Bardhit:

Të nderuar zonja dhe zotërinj, miq, delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Fillimisht, punë të mbarë Kuvendit Kombëtar dhe suksese të gjithë kandidatëve për në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Me vendim të kryesisë së partisë, një grup pune i përbërë nga 10 anëtarë mori në shqyrtim propozime të ndryshme të anëtarëve të partisë për ndryshime në statutin e partisë. Në tërësi, grupi i punës vlerësoi se statuti i Partisë Demokratike të Shqipërisë garanton funksionimin demokratik të Partisë Demokratike, respekton standardet e organizimit të partive të njëjta me partitë simotra evropiane, si dhe udhëhiqet nga parimi i rëndësishëm se pushteti në Partinë Demokratike i përket anëtarëve të saj dhe jo strukturave përfaqësuese.

Ky parim do të duhet të ruhet dhe të zhvillohet më tej, duke e bërë Partinë Demokratike të vetmen forcë politike në vend ku anëtari nuk është periferik, por ka një rol vendimtar në parti dhe ku vullneti i anëtarësisë përcakton gjithçka në Partinë Demokratike. Disa nga ndryshimet e propozuara në statutin e Partisë Demokratike përfshijnë fuqizimin e diasporës shqiptare dhe përfaqësimin real politik të saj. Partia Demokratike dhe diaspora shqiptare nëpër botë kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie dhe raport të veçantë dhe mbështetje të vazhdueshme të ndërsjellë. Mirëpo miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që i mundëson votimin edhe të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, dikton një raport institucional mes Partisë Demokratike dhe shtetasve shqiptarë, bashkëqytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit.

Për këtë arsye është propozuar që diaspora të ketë përfaqësim të dedikuar deri në 15% në të gjitha organet drejtuese të partisë, përfshirë Kuvendin Kombëtar, Këshillin Kombëtar, Kryesinë e Partisë, si dhe 15% në listat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Risi e dytë është fuqizimi i grave dhe vajzave në Partinë Demokratike. Për këtë arsye, nga minimumi i përcaktuar me ligj, ku zonjat, gratë dhe vajzat do të duhet të përfaqësoheshin deri në 30%, në statutin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu forca e parë politike që rrit kuotën e përfaqësimit të grave, është përcaktuar që ky përfaqësim në të gjitha organet drejtuese të partisë dhe në listat e kandidatëve për deputetë të jetë 40%.

Gjithashtu, me qëllim lidhjen e Partisë Demokratike me shoqërinë civile dhe botën akademike dhe hapjen e partisë dhe thithjen e elementëve të vlefshëm në komunitet dhe shoqëri, është propozuar që selektimi i kandidatëve që votohen nga anëtarësia në primare t’i nënshtrohet një vlerësimi nga një komision seleksionimi, i përbërë nga figura me kontribut të shquar në Partinë Demokratike, përfaqësues të shoqërisë civile apo botës akademike, të cilat do të filtrojnë kandidatët që i nënshtrohen votimit. Së katërti, është përmirësuar organizimi bazë i partisë dhe është forcuar kolegji i kryetarëve të grupseksioneve, duke u dhënë atyre të drejtën për të qenë anëtarë të kryesive të degëve të Partisë Demokratike.

Është forcuar raporti mes degëve të partisë dhe të zgjedhurve vendorë. Sot në statutin e PD-së ka vetëm një raport, atë mes kryesive të degëve dhe të zgjedhurve qendrorë të Partisë Demokratike, deputetëve të saj. Është parashikuar dhe përfshirë në statut që i njëjti raport, të njëjtat të drejta, t’u njihen edhe të zgjedhurve vendorë, konkretisht këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, të cilët bëhen gjithashtu anëtarë ex officio të kryesive të degëve. Njohja e një statusi të barabartë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të Partisë Demokratike.

Aktualisht, në statutin e partisë parashikohen tre organizata partnere, por jo të gjitha organizatave u njihet i njëjti status dhe i njëjti përfaqësim. Për këtë qëllim është parashikuar që të tre organizatat partnere, Grupimi i Dhjetorit ’90, me një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin e partisë, të gëzojë status të njëjtë dhe të drejta përfaqësimi si organizatat e tjera partnere. Është përmirësuar mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të partisë dhe përditësimi i listave të anëtarësisë, si dhe janë saktësuar rregullat mbi shkarkimin e kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci qëndrimi në detyrë.
Për të gjitha këto arsye, ftoj Kuvendin Kombëtar të miratojë ndryshimet e propozuara në statut. Faleminderit dhe punë të mbarë të gjithëve!

5 DITE ME PARE

LISTA ME EMRAT/ Kush janë demokratët që u përjashtuan nga Këshilli Kombëtar i PD-së

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka ‘spastruar’ listën e vjetër të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke hequr na përbërja e vjetër dhe duke mos rikandiduar një sërë figurash nga radhët e demokratëve.

Në një krahasim të listave dhe përbërjes së vjetër të Këshillit Kombëtar, bie në sy fakti se jashtë janë lënë rreth 38 demokratë, të cilët nuk janë përfshirë në listën e re të kandidaturave të propozuara për tu votuar nga Kuvendi Kombëtar i PD-së. Nga radhët e PD bie në sy largimi i Aldo Bumçit, Andi Mustafait, Arben Imamit, Bujar Kapexhiut, Julian Dedës, Rudina Hadarin dhe Robert Budinën etj.

Lista e demokratëve që përjashtuan nga Këshilli Kombëtar i PD

Aldo Bumci
Andi Mustafai
Arben Imami
Bujar Kapexhiu
Dasho Aliko
Dorel Memoçi
Eliona Gremi
Elton Bano
Edlira Bushati
Esmeralda Metko
Fatbardha Kadiu
Florin Kurmekaj
Florion Mima
Gentian Mishova
Ibrahim Morina
Imanuel Çaushaj
Irena Progni
Julian Deda
Klara Bici
Klaus Shaqiri
Lediana Fratari
Lorin Hoxha
Malbor Duka
Matilda Qyrku
Mariglen Kurtballaj
Minushe Lazaj
Nadire Meçorapaj
Osman Stafa
Qemal Çejku
Robert Budina
Rudina Hajdari
Sajmir Mulgeci
Shkëlqim Hoxha
Spiro Vaso
Voltana Ademi
Xheraldo Dashi
Xhulian Guçe
Zyrafete Kulla

5 DITE ME PARE

Berisha prezanton programin e PD: Fokusi kryesor do jetë ekonomia dhe lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi në Kuvendin Kombëtar prioritetet kryesore të programit politik të PD-së, duke vendosur në qendër ekonominë, rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi masa të menjëhershme për shtresat më në nevojë, duke nisur me vendosjen e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve.

Kreu i PD-së tha se programi i demokratëve parashikon mbështetje më të madhe për familjet, fëmijët dhe të rinjtë, duke garantuar pagesa për fëmijët, rrogë të plotë gjatë lejes së lindjes dhe politika për studimin, punësimin dhe strehimin e të rinjve. Berisha premtoi gjithashtu mbështetje të shtuar për fermerët, duke deklaruar se subvencionet për bujqësinë do të jenë disa herë më të larta se niveli aktual dhe ndër më të lartat në rajon.


Pjesë nga fjala e Berishës 

Por së pari do të japim përgjigjen vendimtare varfërisë së skajshme në këtë vend të bekuar, vend me pasuri natyrore dhe pasuri të tjera më të mëdha se çdo vend tjetër për kilometrat që ka. Ndaj dhe rikthemi tek ata të cilët numërojnë kafshatën.
Minimumi jetik, dyfishim dhe trefishimin e pensioneve, me një objektiv, unë nuk them se do kapim Gjermaninë, se do kapim Italinë apo Francën, por them se do të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet sepse kemi qenë, sepse ishim. Pra, vizioni ynë është shqiptarët më të paguarit dhe i garantoj të gjithë rrogëtarët në këtë vend se ata do paguhen më mirë se të gjithë të tjerët në këtë rajon.

Siguroj vogëlushët e Shqipërisë se sot në këtë narkoregjim, në këtë diktaturë autoritare janë viktimat më të shumta dhe më të pafajshme se kujdesi i parë dhe më i madh do jetë për ta. Se me pagesat për fëmijët dhe minimumin jetik, asnjë fëmijë nuk do jetë i kërcënuar në Shqipëri. Jo! Jo vetëm fëmijët, por nënat, merr fund gjysmërroga me lejet e lindjes. Rrogë e plotë për të gjithë periudhën. Të rinjtë shqiptarë, PD me programin e saj ka vetëm një qëllim dhe ndër më kryesorët, ëndrra e tyre të ndërtohet në Shqipëri. Por që ëndrra e tyre të ndërtohet në Shqipëri, ata duan studime, duan punësim, duan strehim. Ne zotohemi në përparësi absolute në qëndrimin ndaj tyre.

Fermerët, që tani braktisin pasivisht fermat e tyre nga falimentimi, i garantoj se ata të cilët japin 20 përqind të prodhimit të këtij vendi dhe marrin vetëm 0.19 përqind sikur të ishin skllevër të shekullit të 19-të, do kenë mbështetje dhe subvencionet e shtetit të nivelit më të lartë, katër-pesë herë më të larta të nivelit më të lartë që ekzistojnë në rajon. Pa dyshim, ekonomia në vizionin tonë do të jetë themeli i programit. Miq, ne themeluam në Shqipëri ekonominë e tregut. Ne bëmë shumë gjëra për lirinë e tregut. Ne jemi forca politike e barrës fiskale më të ulët në Evropë dhe do mbetemi të tillë. Ne do shkatërrojmë ekonominë e tregut dhe do rivendosim ekonominë e tregut. Edi Rama me lobistët e tij të korruptuar përpiqet ta qortojë, pse flasim për narkoekonomi, pse flasim për narkoshtet.

Cilitdo shqiptari të ndershëm, cilitdo miku të Shqipërisë i kërkoj njerëzisht të kontrollojë, në cilin shtet në planet euro dhe dollari kanë thyer qafën më shumë, kanë rënë për tokë më shumë? Mund të mendojnë se ajo është Kolumbia. Mund të mendojnë se është Peruja. Jo, apo Meksika. Jo, jo! Shqipëria! Shqipëria e Rama-Dushkut, ka një rënie 32% të euros dhe dollarit. Një goditje fatale e eksporteve, kurse Meksika e ka vetëm 17%. Ne insistuam dhe u thamë miqve, partnerëve tanë se Edi Rama zgjedhjet i ka shndërruar në farsë. Dhe ua faktuam! Janë dy libra me 2500 faqe, me fakte, dokumente, video që tregojnë shëmtinë e farsës elektorale në Shqipëri. Ne nuk tërhiqemi! Ne do u faktojmë miqve tanë, se kjo është një narkodiktaturë, se ekonomia e Shqipërisë po shkatërrohet nga droga, se treguesi i ndërtimit, tre herë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, është tregues i kokainës, se kullat që shihni në Tiranë janë monumente të shëmtuara të kokainës dhe drogës. Pra, edhe këtë betejë do e fitojmë ne!

Dhe këtë betejë nuk e bëjmë vetëm për veten tonë. Jo! Këtë betejë e bëjmë për çdo qytetar të lirë të Europës dhe të botës. Po po! Shqipëria është eksportuesi kryesor i krimit. Është eksportuesi i parë i kanabisit. Shqiptarët e Edi Ramës, të lidhur me Edi Ramën, janë transportuesit kryesorë të kokainës nga Europa... nga Amerika Latine në Europë. Ata kontrollojnë portet e Durrësit, kontrollojnë vendin. Ata marrin vendime për gjithçka. Zero tolerancë! Me forcën e ligjit do ta shtypim krimin siç e kemi provuar. Kudo që ndodhet, në Tiranë, në Shqipëri, në Ekuador, në Bolivi, në të katër anët, në Britaninë e Madhe, në Gjermani dhe kudo! Këto banda, këta kriminelë do të japin llogari për krimin e shëmtuar që kryejnë ndaj Shqipërisë dhe kombeve të tjera. A e kemi faktuar ne këtë? E kemi faktuar ne këtë.

Ne në qeverisjet e mëparshme në 18 muaj i vumë para ligjit bandat më gjakësore. Ai fat i pret! Dje më thoshte një mik, një publicist i njohur amerikan me interesa shumë të veçanta në rajonin... Si do t'ia bëni? Si do t'ia bëjmë thashë? Po ta themi, thashë. Në 2005 e shpallëm si zotim kryesor zero tolerancë ndaj krimit. Dhe natyrisht gazetarët, qytetarët më pyesnin, po me se do i luftosh këto banda? Dhe unë u përgjigjesha, me policinë! Dhe tani prapë po të më pyesin, me policinë them prapë. Atë kohë, i them mikut tim, tre katër oficerë të lartë të policisë më kërkuan takim. Erdhën në zyrë dhe më thanë zoti kryeministër ne këtyre banditëve u dalim përballë shumë mirë. Por kemi vetëm një kërkesë. Urdhëro, u them unë. Kur ne ta nisim betejën, askush mos na pengojë.

Shikoni miq se cili ishte politika. Bashkë me banditët do shkojnë dhe politikanët që i kanë bërë ata të tillë. Po! Shtëpia do pastrohet! Shtëpia do pastrohet! Dhe unë ju jap fjalën pasi të pastrojmë policinë nga narkotrafikantët, do shihni ju se sa burra dhe gra, trima dhe guximtarë ka mes tyre, që janë të gatshëm t'i bëjnë zap këta kriminelë kudo që janë dhe kriminelët me kollaro që i frymëzojnë ata. Ripërtëritja jonë është lufta kundër korrupsionit. Ne do bëjmë çdo gjë për zbatimin... ligjin e konfliktit të interesit që Edi Rama e ka përjashtuar. Do bëjmë gjithçka për transparencën./Dosja.al

5 DITE ME PARE

Nga organizimi i partisë te rritja e përfaqësimit të grave dhe diasporës/ Kuvendi i PD-së miraton ndryshimet në Statut

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe
Kuvendi Kombëtar

TIRANË- Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar tetë ndryshimet në Statuin e partisë. Këto ndryshime synojnë rritjen e përfaqësimit, forcimin e strukturave të brendshme dhe përmirësimin e funksionimit organizativ të partisë. Në ndryshimet e raje përfshihet fuqizimi i rolit të diasporës shqiptare, duke parashikuar që 15% e listave zgjedhore dhe organeve drejtuese të përbëhen nga përfaqësues të saj.

Një tjetër ndryshim lidhet me rritjen e përfaqësimit të grave dhe vajzave në strukturat e partisë, nga 30% në 40%. Ndryshime do të ketë edhe në procesin e Primareve, ku kandidatët, para se të votohen nga kryesia, do të duhet të kalojnë në filtrin e një Komisioni.

NDRYSHIMET NE STATUT:

1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.

2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.

3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.

4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).

6. Njohja e një statusi të barabratë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.

7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.

8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë./Dosja.al

5 DITE ME PARE

Berisha: Ripërtëritja e partisë është dhe duhet të jetë vepra jonë madhështore

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, theksoi se ripërtëritja e partisë nuk është vetëm një nevojë organizative, por një mision për të modernizuar strukturat dhe për t’u afruar më shumë tek qytetarët. Ai premtoi fuqizimin e seksioneve, përfshirjen aktive të të rinjve dhe grave, dhe përdorimin e teknologjisë më të avancuar për transparencë dhe efikasitet.

Berisha vuri në dukje se partia do të shndërrohet në një strukturë moderne, që përgjigjet shpejt dhe me saktësi ndaj kërkesave të qytetarëve, duke i dhënë fund mërgimit të të rinjve. Berisha u shpreh se në këtë proces, PD do të ripërtëriret duke rikthyer vlerat dhe energjitë e të gjithë anëtarëve në çdo nivel, për të ndërtuar një forcë të fortë dhe të përkushtuar për të ardhmen e Shqipërisë.

"Ndaj dhe ne, në rrugën tonë, patëm rrugë të gjatë, të mundimshme. Kur e nisëm, fitorja askund nuk vegonte në horizont. Por unë u jap fjalën e nderit se kurrë nuk do merrja përsipër t’u drejtoja ju po të mos besoja tek fitorja. Dhe besimi tek fitorja buronte nga guximi juaj. Buronte nga vendosmëria juaj. Buronte nga atdhetaria juaj, nga dashuria juaj për këtë vend. Ndaj dhe për ta mbyllur këtë kapitull, unë dua të përulem me nderim para jush për veprën tuaj.

Me nderimin më të thellë dhe të shpreh bindjen se këto që kaluam ne na kanë farkëtuar ne për një betejë të re të fuqishme për të përmbysur Ramaduron e Evropës. Ne vijmë sot në këtë Kuvend si forcë politike që përmbushëm një nga premtimet dhe detyrimet tona më kryesore, mbrojtja e votës. Në betejën tonë jemi përballur jo vetëm me qeverinë mafioze më të rrezikshme në Evropë, por jemi përballur me mediat e kontrolluara prej saj, të cilat 24 orë mbi 24 orë, njëlloj si në diktaturat totalitare, armikun e brendshëm demonizojnë opozitën. Njëlloj.

Me mediat, të cilat fjalën e lirë e shndërrojnë në mashtrim. Fjalën e lirë e shndërrojnë në trillim për të mbrojtur qeverinë. Për çka ajo i paguan me taksat e vjedhura nga taksapaguesit. U përballëm me kartelet e drogës. Dhjetëra qindra prej jush, në qytetet ku ato sundojnë, ku bëjnë ligjin, ishit armiq të tyre. Pra, i kapërcyem të gjitha këto. Sot nuk jemi më forca politike që lufton në mbrojtje. Jo, sot jemi forca politike në kilometrin e fundit, në kilometrin që ecim drejt fitores. Në këtë kilometër të fundit të kësaj maratone, ne kemi detyra shumë të rëndësishme, detyra dhe detyrime kapitale. Detyra jonë numër një që ua kemi borxh demokratëve dhe shqiptarëve është ripërtëritja. I kapërcyem të gjitha barrikadat që na vunë përpara. E futëm në rrethin e kuq narkodiktatorin. Diku e thërrasin Ramaduro, të tjerë e thërrasin Edi Balluku. Kurse ne do e largojmë atë me çdo çmim nga pushteti.

Demokrate e demokratë, ja ku jemi këtu, t’u themi shqiptarëve se për ne, njerëzit që adhurojnë kombin dhe flamurin e tij, për ne, flamuri kombëtar do mbetet në gjysmështizë gjersa flamuri i votës së lirë të shqiptarëve të valëvitet krah tij. Beteja jonë është betejë për flamur, është betejë për dinjitet kombëtar, është betejë për lirinë e shqiptarëve. Ndaj dhe ripërtëritja e partisë është dhe duhet të jetë vepra jonë madhështore. Duhet të jetë vepra jonë për të ripërtërirë nesër Shqipërinë. Duhet të jetë vepra jonë për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë. Ripërtëritja e PD parakupton para së gjithash vizion.

Por ka program më madhështor se programi ynë? U garantoj se nuk ka program më madhështor. Por ky program bombardohet çdo minutë, çdo orë nga mediat e qeverisë, të cilat përsërisin në sintoni se PD nuk ka program. Kush nuk ka program? Si nuk ka program partia e ëndrrave të shqiptarëve? Pa kthehemi pak mbrapsht, a nuk ishte ëndërr anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës? Kush e bëri realitet? A nuk ishte ëndërr Rruga e Kombit? Kush e bëri realitet? A nuk ishte ëndërr heqja e vizave, arritja e jetës e shqiptarëve? Kush e bëri realitet? A nuk ishte ëndërr anëtarësimi i Shqipërisë në NATO? Kush e bëri realitet? Kush e thotë se demokratët nuk kanë program, e thonë ata të cilët nga mëngjesi gjer në darkë mbajnë ison që u rrëmbeu ëndrrat shqiptarëve, e partisë që u shkelmon ëndrrat shqiptarëve, e partisë që e la Shqipërinë pa ëndërr, partisë së krimit. Ne jo, ne me vizionin tonë do bëjmë që veprat që përmendem më parë të duken të mesme në krahasim me ato të tjerat," tha Berisha./Dosja.al

5 DITE ME PARE

"Plani i narkodiktatorit dhe monstrës së njerëzimit, Sorosit, dështoi"/ Berisha: Në dy vite, nga forca më e izoluar e planetit ne u shndërruam në forcën politike më të mbështetur

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në Kuvendin Kombëtar se tentativa për të izoluar dhe eliminuar politikisht PD-në ka dështuar, duke pretenduar se demokratët kanë arritur të rikthejnë mbështetjen e organizatave dhe partive më të mëdha të qendrës së djathtë në botë. Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe financierin George Soros se kanë ndërmarrë një fushatë të koordinuar kundër Partisë Demokratike.

Sipas tij, PD-së iu mor vula, simboli dhe financimet, me synimin për ta nxjerrë jashtë skenës politike, por demokratët vijuan rezistencën dhe ruajtën mbështetjen e qytetarëve. Berisha tha se kjo mbështetje është reflektuar në rezoluta të miratuara nga organizata të rëndësishme politike ndërkombëtare, të cilat sipas tij kanë mbështetur betejën e opozitës për pluralizëm, liri dhe shtet të së drejtës.

"Narkodiktatori, i mbështetur i fuqishëm nga monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros, bëri gjithçka të eliminonte PD-në. I mori vulën, i mori flamurin, ia hoqi emrin, i privoi të gjitha financimet dhe kjo vetëm e vetëm në mënyrë që ta ndrynte atë në banesën e harresës së historisë. E izoloi përkohësisht nga mbarë bota. Por ne, në ligjin tonë më themelor, që sa herë rrëzohemi, ngrihemi përsëri, vazhduam betejën tonë. U ngritëm në Shkodër, Shkodra bastion i përjetshëm i mendimit të lirë. U tmerrua. Bastardi i xhelatëve bllokmenëve hoxhistë mori logo, flamur dhe çdo gjë tjetër. Përsëri, 500 mijë shqiptarë u rreshtuan prapa nesh. 500 mijë shqiptarë shprehën besimin, njerz të lirë, njerëz me dinjitet, njerëz atdhetarë, njerëz sovranistë.

Dhe ky vazhdoi betejën jo vetëm, por i mbështetur edhe nga mafia ndërkombëtare. Në vit elektoral arrestoi dhe ndoqi penalisht njëlloj si Lukashenko i Bjellorusisë, njëlloj si Zaedi i Tunizisë liderët e partive kryesore opozitare. Mendoi se gjeti paqe. Por rrugën e shpresës ia shndërruam në rrugën e tmerrit. Dritaren e rrugës ia shndërruam në prozhektor që e verbonte. Çdo natë, zëri ynë ushtoi në mbarë Shqipërinë. Ne mbronim një kauzë të drejtë. Nuk ka kauzë më të madhe, më të drejtë se kauza e pluralizmit për një komb. Një komb pa pluralizmin, sovranitetin e ka të rremë. Nuk ka sovranitet sepse i gjithë pushteti shkon tek diktatori, dhe diktatorët kanë vetëm një qëllim, lëkurën e tyre, pasurimin e tyre.

Pra, ne ishim në të drejtën tonë. Përjetuam edhe një izolim të pashembullt. Enver Hoxha zgjodhi vetë izolimin, kurse Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare pati një sukses të përkohshëm në izolimin tonë. Megjithatë pati miq të çmuar, ju e patë, Elmar Brok u foli ju nga dritarja. Miq të tjerë që nuk u pajtuan dhe PD me shpejtësi rivendosi lidhjet me organizatat ndërkombëtare që u përkiste. Në dy vite, nga forca më e izoluar e planetit ne u shndërruam në forcën politike më të mbështetur që ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Tetë rezoluta nga organizatat më të mëdha politike ndërkombëtare.

Partia Popullore, Bashkimi Ndërkombëtar i Demokraciasë, Ndërkombëtarja e Qendrës Demokratike. Në të gjitha këto rezoluta mbështetej fuqishëm beteja jonë për liri dhe dinjitet, për vlera, për mbrojtje të pluralizmit. Vlerësohej lart qëndrimi ynë. Në të gjitha këto rezoluta denoncohej narkodiktatori i Shqipërisë njëlloj si Zajedi i Tunizisë. Denoncohej farsa zgjedhore e tij. Denoncohej korrupsioni i papërmbajtur dhe i çmendur i qeverisë së tij. Përqendrimi i të gjitha pushteteve në duar. Në të gjitha këto rezoluta ranë sirenat ndërkombëtare mbi regjimin e Tiranës. Ndaj dhe unë sot këtu para jush dua të shpreh një mirënjohje të pakufishme Partisë Popullore Evropiane, presidentit Veber dhe Sekretares së Përgjithshme, Montserrat.
Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar dhe presidentit Stefan Harper dhe Tina Merets, Sekretares së Përgjithshme.

Internacionales së Qendrës së Djathtë, presidentit Postrana dhe Sekretarit Ekzekutiv Isturiz. Të falënderoj edhe miqtë e tjerë. Falenderojmë shumë Parlamentin Evropian, Komisionin e Jashtëm, kryetarin e tij, zoti Mekalister për misionin faktmbledhës që solli në Shqipëri. Falënderoj miqtë tanë, deputetë, politikanë nga Italia, Gjermania, Kroacia, Greqia, vende të tjera. Veçanërisht Suedia, Fondacionin Hajlamstrom dhe presidentin e tij Gustavson. Institutin Republikan Amerikan dhe Institutin e Lidershipit. Ndihma e tyre në ditë të vështira për ne ishte e jashtëzakonshme. Por edhe ju e keni justifikuar plotësisht me dinjitet atë. Nuk do ndalem në këto zhvillime të shkuara, këto na shërbejnë ne vetëm e vetëm për të ditur se ku po shkojmë.
Këto janë kapituj të mbyllur.

Këto janë dëshmi të një force politike që nuk pranoi kurrë të dorëzohet, aq më pak të asgjësohet. Të një force politike që qëndroi me çdo çmim për të mbrojtur pluralizmin. Ndaj dhe do ta mbyll këtë kapitull duke u thënë ju, të gjithëve këtu, të gjithë demokrateve e demokratëve që nuk janë këtu me ne, se të gjithë keni nga një emër të përveçëm, të gjithë keni ndonjë shkurtim ledhatues, të gjithë keni nofkat familjare, por të gjithë keni një emër të përbashkët dhe ky emër i përbashkët e farkëtuat vetë, emri juaj i përbashkët është: të pamposhtur," tha Berisha./Dosja.al

5 DITE ME PARE

"Kjo parti as nuk blihet, as nuk shitet kurrë, as nuk mposhtet kurrë"/ Berisha-demokratëve: Vetëm në një gjë nuk kam gabuar kurrë, në besimin ndaj jush! 

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua delegatëve në Kuvendin Kombëtar të PD-së me një fjalim ku vlerësoi qëndresën e demokratëve gjatë viteve të fundit dhe procesin e rithemelimit të partisë. Berisha kujtoi Kuvendin e vitit 2021, duke e cilësuar atë si pikënisjen e një rrugëtimi të vështirë politik, në një kohë kur Partia Demokratike u përball me përpjekje për t’u dobësuar dhe shndërruar në një opozitë formale.

Kreu i demokratëve tha se nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim përkushtimin dhe vendosmërinë e mbështetësve të PD-së, duke i cilësuar ata si forca që mbajti gjallë pluralizmin politik në vend. Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërmarrë përpjekje për të kontrolluar opozitën, por shtoi se këto tentativa kanë dështuar.

"Të dashur delegate dhe delegatë, të ftuar, të pranishëm në këtë Kuvend, secili nga ne në këtë moment, në mënyrë eksklamative mund të shtrojë pyetjen: çfarë rrugëtimi, çfarë maratone e jashtëzakonshme e maratonomakëve si ju. Më kujtohet sot kur hodhëm hapat e parë në këtë mision pesë vite më parë në Kuvendin Kombëtar të 21-shit, kur rithemeluam PD-në. Unë e dija mirë se kishim një rrugë të vështirë, na prisnin beteja të egra.

Unë njihja mirë narkoshtetin që ishte instaluar në Shqipëri. Por miq, në karrierën time politike dhe në jetë, kam bërë gabime, kam pasur një avantazh të madh, nga vitet e rinisë gjer sot gjithnjë kam ruajtur të paprekur bindjen se jashtë teorisë së gabimit kurrkush nuk del. Ndaj dhe gjithnjë jam përpjekur t’i korrigjoj ato. Por duhet t’u them sot, se në një gjë nuk kam gabuar, dhe ajo çka unë nuk kam gabuar kurrë, nuk kam gabuar në besimin ndaj jush.

Jo! Nuk kam vendosur kurrë në jetën time në dyshimin më të vogël besimin tek ju, karakterin tuaj të fortë, idealet tuaja, vendosmërinë tuaj, përkushtimin tuaj. Ndaj dhe nisëm së bashku një udhëtim të vështirë, në një moment kritik pasi për dekada kishim bërë shumë përpjekje për të forcuar pluralizmin, për të konsoliduar demokracinë. Kishim edhe arritjet tona, të mëdha, të pamohueshme. Por erdhi një moment kur Edi Rama vendosi si moral, si platformë të regjimit të tij moralin dhe platformën e etërve të tij xhelatë. Ndërmori sulmin për asgjësimin e PD-së, për shndërrimin e saj në opozitë fasadë, për blerjen e saj. Por gaboi.

Nuk është për treg kjo parti. Kjo parti është për moral. Kjo parti është për ideale. Kjo parti është për vlera. As nuk blihet, as nuk shitet. As nuk mposhtet kurrë. Ndaj dhe u ngritëm. U ngritëm në një kohë kur dukej se edhe tokën, edhe qiellin e kishim kundër nesh. Por u ngritëm në atë kohë se ishim të pathyeshëm në besimin tonë tek e vërteta. U ngritëm, na e imponuan, jo se deshëm, por midis të gjithave, ne zgjodhëm të mbrojmë të vërtetën. Ndaj dhe ju, uleni sot këtu krenarë, ju dhe çdo demokrat, krenarë sepse vini në këtë sallë dhe kudo që jeni, gardianë të pluralizmit politik në Shqipëri. Gardianë të sovranitetit të kombit shqiptar. Gardianë të pamposhtur të vlerave të lirisë, të dinjitetit njerëzor," tha Berisha./Dosja.al

5 DITE ME PARE

Berisha përshëndet të ftuarit ndërkombëtare dhe i drejtohet këshilltarit të JD Vance: I dashur Bob, 35 vite më parë rrëzuam një diktaturë, tani do përmbysim edhe...

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe

Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se në praninë e miqve dhe përfaqësuesve të partive simotra, ky është një moment i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Partisë Demokratike dhe për konfirmimin e rrugës së saj politike. Gjatë fjalës së tij në podiumin e Kuvendit Kombëtar, Berisha u shpreh se PD mbetet e vendosur në përballjen me qeverisjen aktuale dhe në synimin për një ndryshim të thellë politik në vend.

Kryedemokrati përshëndeti edhe të ftuarit ndërkombëtarë dhe iu drejtua këshilltarit të JD Vance, Bob McEween, duke e vlerësuar si mik të hershëm të lëvizjes demokratike shqiptare, ndërsa nënvizoi se 35 vite më parë u rrëzua një diktaturë dhe sot, sipas tij, do të përmbyset një tjetër formë pushteti që ai e cilësoi si autokratike. Ai gjithashtu falënderoi përfaqësuesit e partive simotra europiane për praninë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. 

"Të dashur miq, përfaqësues të partive politike simotra. I dashur miku im i viteve ’90 e gjer sot, kryetar i Këshillit Kombëtar, këshilltar për veprimin konservator pranë zëvendëspresidentit JD Vance, Bob McEween, është nder i madh që je sot midis nesh. I dashur Bob, 35 vite më parë përmbysëm një diktaturë, diktaturën më oruelliane të Evropës së bashku, tani do përmbysim diktaturën e Edvin Ballukut, diktaturën më të shëmtuar midis diktaturave autokratike. Është nder të përshëndes praninë këtu të përfaqësuesit të Neo Demokracisë, parti mike, deputeti Giogiakos, me lidhje të forta që nga takimi i parë në janarin e vitit 1991 me kryeministrin Kostandin Micotaqis dhe vazhdojmë me të birin, Qirjako Micotaqis, ne jemi krenarë për bashkëpunimin dhe miqësinë me ju.

I dashur zoti Kovacki, përfaqësu i partisë mike VMRO-DPMNE, në një bashkëpunim të gjatë, të frytshëm, të suksesshëm midis dy partive dhe dy vendeve tona, u falënderoj shumë për praninë tuaj. I dashur Volkmar Klein, mik i çmuar i PD, demokracisë dhe Shqipërisë. Është nder i veçantë për ne të kemi një mik si ju, u falënderoj shumë për praninë tuaj sot në këtë kuvend. I dashur Thomas, një mirënjohje të veçantë për ju, mik i ditëve të vështira, për ndihmesën tejet të çmuar që i dhe PD, për fjalën që thatë, por edhe për bashkëpunimin në dekada që PD ka pasur me Bashkimin Kristian Demokrat gjerman dhe Fondacionin Adenauer, ne u jemi shumë mirënjohës partisë tuaj dhe fondacionit," tha Berisha./Dosja.al

5 DITE ME PARE

"Ne duruam dhe fituam, besoj fort se edhe ju do të fitoni"/ Deputeti i VMRO-DPMNE: Partia jonë mbështet Partinë Demokratike jo vetëm sot në këtë ceremoni, por çdo ditë

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe
Dragan Kovachki

TIRANË- Dragan Kovachki, sekretari i VMRO-DPMNE, parti në Maqedoninë e Veriut, u shpreh besimplotë se me modernizimin, digjitalizim, organizimin e diasporës PD po shkon drejt suksesit dhe fitores. Gjatë fjalës së tij në Kuvendin kombëtar të PD-së, Kovachki përcolli urimet e kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski dhe shprehu mbështetjej ndaj PD-në në rrugëtimin e saj drejt fitores. Ai vlerësoi procesin e modernizimit të PD-së dhe theksoi se partitë e qendrës së djathtë në rajon ndajnë të njëjtat vlera dhe sfida në rrugën drejt Bashkimit Europian.

"Mirëdita. Të nderuar kryetarë, të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Demokratike, të dashur miq. Në emër të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe në emër të VMRO-DPMNE, ju përcjell përshëndetje të sinqerta dhe urime për Asamblenë Kombëtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Të dashur miq të qendrës së djathtë shqiptare, është nder për mua të jem në Tiranë, në zemër të një vendi i cili ka vazhduar dhe vazhdon të luftojë për lirinë, për demokracinë dhe për vendin që i takon në familjen evropiane. Ju përcjell urimet e Maqedonisë së Veriut, të cilat vijnë nga bindja e thellë se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të shkruhet së bashku nga ato parti të cilat besojnë në të njëjtin sistem vlerash: liri, përgjegjësi, traditë, familje dhe qytetërim evropian.

Të dashur miq, e djathta e qendrës e shekullit të 21-të nuk mund të jetë e njëjtë me atë të shekullit të 20-të. Bota ka ndryshuar, teknologjia ka ndryshuar, votuesit kanë ndryshuar. Dhe ato parti të cilat refuzojnë të modernizohen zhduken; ato që modernizohen, por humbasin shpirtin, gjithashtu zhduken. VMRO-DPMNE ka qenë në këtë rrugë: u ripërtëritëm dhe u modernizuam pa humbur shpirtin, historinë dhe identitetin. Dhe rezultati është i qartë: sot ne jemi në qeveri, drejtojmë vendin dhe po e ndryshojmë atë. Për këtë arsye, kur shoh se çfarë po bën Partia Demokratike, modernizim, digjitalizim, organizim të diasporës, shoh të njëjtën rrugë, rrugën e suksesit dhe të fitores.

Miqësia midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk është një klishe diplomatike, por një realitet historik dhe gjeografik. Ne jetojmë krah për krah; qytetarët tanë janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin përmes familjeve, kulturës dhe ekonomisë. Çfarë është e mirë për vendin tuaj, është e mirë edhe për vendin tim, dhe anasjelltas. Por më lejoni ta them qartë: e ardhmja e Ballkanit Perëndimor nuk mund të mbetet në sallën e pritjes së Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në BE është e drejta jonë e fituar nëpërmjet viteve reformash, sakrificash dhe pritjeje. Ballkani Perëndimor është Evropë. Detyra e të djathtës së qendrës në rajonin tonë është të realizojë hyrjen në BE, jo si lypsarë, por si partnerë të barabartë.

Ne nuk duhet të jemi naivë. Kemi sfida të përbashkëta. E majta në rajonin tonë, në Tiranë, në Shkup dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ka nisur nga drejtësia sociale dhe ka përfunduar në korrupsion, kapje institucionesh, manipulim zgjedhjesh dhe dobësim të medias së lirë. Ka krijuar një sistem abuzimi, dhe ky sistem duhet të rrëzohet. Demokratët e Shqipërisë e dinë çfarë do të thotë të jesh në opozitë nën presion.

Partia jonë e di çfarë do të thotë të jesh në opozitë nën presion. Por ne duruam dhe fituam. Dhe besoj fort se edhe ju do të fitoni. E vërteta, modernizimi dhe fitorja janë ato që vijnë më pas. Kjo është formula. Partia jonë mbështet Partinë Demokratike jo vetëm sot në këtë ceremoni, por çdo ditë, në çdo përpjekje dhe në çdo tavolinë evropiane ku vendoset e ardhmja jonë e përbashkët. Edhe një herë, në emër të partisë, të kryetarit të saj dhe të kryeministrit, ju uroj suksese dhe mbi të gjitha, fitore," tha Dragan Kovaçki, Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut./Dosja.al

5 DITE ME PARE

Deputeti grek Giogiakas në Kuvendin e PD: Ju sjell përshëndetjet nga kryeministri Mitsotakis, mbështetje PD për integrimin europian dhe reformat

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe
 Vassilios Giogiakas

TIRANËDeputeti i parlamentit grek Vassilios Giogiakas përcolli përshëndetjet e kryeministrit grek Mitsotakis në Kuvendin e PD-së. Gjatë fjalës së tij, ai shprehu mbështetjen për PD-në dhe integrimin europian. Ai përgëzoi Partinë Demokratike të Shqipërisë për këtë kapitull të ri të përtëritjes dhe modernizimit dhe uroi shumë suksese në përpjekjet tuaja për këtë vizion largpamës për të ardhmen e Shqipërisë, një e ardhme e mbështetur në reforma demokratike, në besueshmëri institucionale dhe në integrimin evropian.

"I nderuar zoti kryetar, të nderuar miq të Partisë Demokratike të Shqipërisë, zonja dhe zotërinj. Është nder i veçantë që jam sot këtu me ju në Tiranë, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Më lejoni, së pari, t’ju përcjell përshëndetjet e përzemërta të partisë Demokracia e Re dhe të kryetarit të saj dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis. Ky kuvend përfaqëson një zgjedhje të vetëdijshme politike për pjesëmarrjen e madhe demokratike. Në të gjithë gamën e partive të së djathtës dhe të qendrës, bëhet thirrje për të bashkëpunuar me brezin e ri, duke shoqëruar përgjegjësinë publike me reforma dhe me besueshmëri institucionale, me inovacion dhe bashkëpunim, si dhe me orientim drejt integrimit evropian.

Përpjekjet tuaja për organizimin e strukturave, për modernizimin e komunikimit politik dhe për forcimin e angazhimit të qytetarëve lëvizin pikërisht në këtë drejtim. Si anëtar i familjes së madhe demokrate, ne ndajmë parime të përbashkëta. Këto janë angazhimi për pluralizmin politik, shtetin e së drejtës, institucionet e pavarura dhe llogaridhënien. Këto parime janë themeli i stabilitetit, begatisë dhe kohezionit social në Evropën Juglindore. Greqia vazhdimisht ka mbështetur perspektivën evropiane të Shqipërisë. Ne e kemi mbështetur progresin në procesin e aderimit drejt Bashkimit Evropian, veçanërisht ecjen përpara të negociatave në grup-kapitujt kryesorë. Këto zhvillime konfirmojnë se e ardhmja evropiane e Shqipërisë mbetet realiste dhe e arritshme, duke na dhënë mundësinë të vazhdojmë të punojmë në mënyrë të qëndrueshme për zhvillimin e institucioneve dhe arritjen e një konsensusi të gjerë demokratik.

Njëherazi, rruga evropiane nuk është vetëm një proces teknik, por është thelbësisht një proces i konsolidimit demokratik dhe pjekurisë institucionale. Në fusha të caktuara, si pavarësia e gjyqësorit, transparenca, lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i institucioneve në një sistem kontroll-balancash, këto janë shtylla thelbësore për çdo vend kandidat që aspiron të bëhet anëtar i familjes evropiane. Në këtë drejtim, është e rëndësishme që partitë demokratike të vazhdojnë të mbështesin procesin, dhe integriteti institucional duhet të mbetet në themel të qeverisjes demokratike. Zgjedhjet e drejta dhe të lira janë shtylla thelbësore e çdo procesi demokratik dhe e pjekurisë demokratike. Ato tregojnë se sa i rëndësishëm është fitimi i besimit të publikut dhe sigurimi i pavarësisë së administratës.

Po aq e rëndësishme është edhe mbrojtja e rolit të opozitës në çdo demokraci parlamentare, duke përfshirë të drejtën për shprehje politike dhe pjesëmarrje paqësore në proceset demokratike. Procesi i të drejtave themelore dhe standardet evropiane përbëjnë rrugën kryesore për përputhjen e të gjithë indikatorëve, në mënyrë që të sigurohet përputhja me legjislacionin e BE-së. Në këtë drejtim, të drejtat e pakicës greke në Shqipëri vazhdojnë të mbeten një çështje e rëndësishme për Greqinë dhe për BE-në. Respekti i të drejtës së pronës, i të drejtës së arsimit dhe pjesëmarrja e plotë në jetën publike lokale përbëjnë një pjesë thelbësore të kuadrit të vlerave evropiane. Të dashur miq, në kushtet e shtimit të pasigurive në mjedisin global, stabiliteti në Evropën Juglindore, qëndrueshmëria demokratike dhe horizonti i qartë evropian na bëjnë të kuptojmë se ju besoni thellësisht në vlerat evropiane dhe demokratike, të cilat luajnë një rol thelbësor në ruajtjen e së ardhmes.

Dëshiroj të përgëzoj Partinë Demokratike të Shqipërisë për këtë kapitull të ri të përtëritjes dhe modernizimit. Ju uroj shumë suksese në përpjekjet tuaja për këtë vizion largpamës për të ardhmen e Shqipërisë, një e ardhme e mbështetur në reforma demokratike, në besueshmëri institucionale dhe në integrimin evropian. Më lejoni edhe një herë t’ju përcjell përgëzimet e kryeministrit të Republikës Helenë dhe kryetarit të Demokracisë së Re, zotit Kyriakos Mitsotakis, dhe t’ju uroj punime të mbara. Ne mbështesim forcimin e lidhjeve mes partive tona, popujve tanë dhe vendeve tona. Faleminderit edhe një herë për mikpritjen e ngrohtë. Faleminderit shumë," tha deputeti i Parlamentit Grek, Vassilios Giogiakas./Dosja.al

5 DITE ME PARE

"PD është e përgatitur për të fituar zgjedhjet"/ Politikani i kristiandemokratëve gjermanë: Jemi aleatë të ngushtë, Shqipëria meriton më shumë

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe
Volkmar Klein

TIRANË- Ish deputeti i CDU-së, Volkmar Klein, gjatë fjalës së tij përshëndetëse në Kuvendin Kombëtar u shpreh se Partia Demokratike është një aleate e rëndësishme e Kristian Demokratëve në Evropë dhe ndan të njëjtat vlera mbi lirinë, dinjitetin e individit dhe demokracinë. Ai theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit politik mes palëve dhe vlerësoi rolin e opozitës shqiptare në proceset demokratike të vendit.

Klein u shpreh se Shqipëria ka potencial për të ecur më mirë se në situatën aktuale, duke nënvizuar se lufta kundër korrupsionit mbetet një kusht thelbësor për zhvillim, stabilitet dhe prosperitet afatgjatë.

"Ju faleminderit shumë. I nderuar zoti kryetar, i nderuar zoti Berisha, të nderuar miq, të dashur miq. Mirëdita. Është kënaqësi të kthehem në Shqipëri dhe është fantastike që më keni ftuar në Kuvendin tuaj të mrekullueshëm. Është privilegj t’ju përcjell përsëri urimet e kristiandemokratëve, por gjithashtu edhe të kancelarit zoti Merz, i cili është kryetari i partisë sonë dhe një mik i imi i afërt, ju përcjell urimet e tij. Për ne në Gjermani, si kristiandemokratë, është e rëndësishme të dimë se kemi aleatë të cilët ndajnë të njëjtat ide me ne kudo në Evropë.

Dhe pikërisht këta jeni ju. Jeni aleatë që mendojnë si ne. Faleminderit shumë për këtë. Ne duhet të nxisim më tej bashkëpunimin. Partia juaj, me sukses, i ka dhënë formë Shqipërisë në të kaluarën. Dhe Sali Berisha, personalisht, ka meritat për këtë. Në të njëjtën kohë, i dashur Sali, më vjen mirë të mësoj se ti ke edhe Partinë Republikane dhe mikun tonë Fatmir Mediu në krahun tënd. Së bashku ju e futët Shqipërinë në NATO. Kjo ka qenë një arritje e madhe në të kaluarën, por shërben si një gur themeli edhe për të ardhmen.

Dhe kjo është e rëndësishme, sepse për të fituar zgjedhjet e kaluara nuk mjaftojnë. Maksimumi mund të konsiderohen si një burim besueshmërie. E rëndësishme për të fituar zgjedhjet është të japim një vizion për të ardhmen. Dhe mendoj se ju jeni shumë mirë të përgatitur. Si pjesë e familjes së partive tona, në bazë të lirisë dhe dinjitetit për çdo individ, së bashku me pragmatizmin ekonomik, kjo do t’ju japë optikën e së ardhmes. Po, Shqipëria meriton më shumë. Shqipëria mund të ecë shumë më mirë sesa në qeverisjen aktuale. Lufta kundër korrupsionit është një parakusht i rëndësishëm për paqe dhe prosperitet të përhershëm.

Partia Demokratike na ka ne, si kristiandemokratë, si aleatët e saj më të ngushtë. Shqipëria e ka Gjermaninë si mik dhe unë personalisht jam i lumtur të jap kontributin tim të vogël. Le ta forcojmë këtë miqësi. Së bashku le të arrijmë më shumë për vendet tona përkatëse dhe për Evropën. Ju jeni pjesë e Evropës. Jo vetëm që kemi një trashëgimi të përbashkët në Evropë, por gjithnjë e më tepër duhet të jemi pjesë e Evropës në të ardhmen. Shqipëria dhe Gjermania duhet të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin. Faleminderit," tha Volkmar Klein, ish-deputet i CDU./Dosja.al

5 DITE ME PARE

Drejtori i fondacionit ‘Konrad Adenauer’: PD ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për integrimin e vendit, ne e mbështesim këtë rrugëtim

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe
 Thomas Kunze

TIRANË- Drejtori për Shqipërinë të Fondacionit KAS të CDU, Thomas Kunze u shpreh se Partia Demokratike mbetet forca kyçe për demokracinë shqiptare dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës tij në podiumin e Kuvendit Kombëtar të PD-së, ai theksoi rëndësinë e ripërtëritjes së opozitës, duke bërë thirrje për një rol më përgjegjës dhe vizionar, që të ofrojë zgjidhje konkrete për qytetarët shqiptarë. Mesazhi i tij theksoi nevojën e domosdoshme për një opozitë të fortë, që të garantojë ndryshim real dhe të forcojë besimin e qytetarëve te institucionet dhe e ardhmja europiane e Shqipërisë.

"Të nderuar zoti kryetar Berisha, të nderuar delegatë, zonja dhe zotërinj, Në emër të Fondacionit Konrad Adenauer, ju uroj suksese në këtë kongres të partisë. Partia juaj, Partia Demokratike, ruan një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë moderne. Rrënjët e saj në periudhën antikomuniste shërbejnë si bazë e demokracisë dhe Shqipëria ka ecur mjaft përpara.
Për shumë njerëz në Evropën Perëndimore është e vështirë të përfytyrojnë se sa e vështirë ka qenë jeta juaj nën sundimin komunist në këtë vend.

Për 40 vjet nën regjimin e Enver Hoxhës, Shqipëria ishte një prej vendeve më të mbyllura dhe më të shtypura në botë, jo vetëm në Evropë, por kudo në botë. Njerëzit nuk mund të udhëtonin, feja ishte e ndaluar. Më shumë se 30,000 persona gjendeshin në burgje. Dhjetëra mijëra të tjerë përndiqeshin ose dërgoheshin në kampet e punës. Familjet ndëshkoheshin për atë që kishte bërë babai apo gjyshi. Nuk kishte hapësirë për mendim ndryshe, nuk kishte hapësirë për shtetin e së drejtës. Shteti ishte gjithçka.

Që prej themelimit të saj, Partia Demokratike nën Sali Berishën ka mbështetur lirimin e të burgosurve politikë, të të përndjekurve dhe të gjithë atyre që vuajtën gjatë regjimit komunist. Nuk duhet harruar se Partia Demokratike ka luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin evropian të Shqipërisë. Zoti Klan dhe zoti Bajer e përmendën këtë. Qeveria e Partisë Demokratike bëri të mundur që Shqipëria të paraqiste kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2009. Kjo ishte historike dhe një gur themeli i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt Evropës.

Fondacioni Konrad Adenauer ka mbështetur këtë rrugëtim për shumë vite. Ne kemi punuar së bashku në frymën e demokracisë, lirisë politike, shtetit të së drejtës dhe integrimit evropian. Dhe vazhdojmë të jemi të angazhuar ndaj këtyre vlerave dhe partneritetit me ju edhe në të ardhmen. Në çdo demokraci është e rëndësishme një opozitë e fortë. Dhe opozita nuk duhet vetëm të kritikojë, por gjithashtu të ofrojë zgjidhje, të ripërtërihet dhe të marrë përgjegjësi kur njerëzit vendosin besimin e tyre tek ajo. Dhe pikërisht për këtë janë diskutimet e sotme. Ju uroj diskutime të frytshme, vendime të mençura dhe çdo sukses në këtë kuvend të partisë dhe në të ardhmen e Shqipërisë. Faleminderit," tha Thomas Kunze,
Drejtori për Shqipërinë i Fondacionit KAS të CDU./Dosja.al

5 DITE ME PARE

Nga Stresi, djali i Olldashit, te vajza e Nishanit dhe Azem Hajdarit/ Zbardhet lista zyrtare, kush janë kandidatët për Këshillin e ri Kombëtar të Partisë Demokratike

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe

TIRANË- Lista e kandidatëve për Këshillin e ri Kombëtar të Partisë Demokratike, ku mes qindra anëtarëve të vjetër, janë edhe një sërë të rinj që kanë shprehur kandidaturën për tu anëtarësuar është publikuar. Në listë janë edhe emra të ish-deputetëve të Partisë Demokratike apo drejtues të grupseksioneve të PD-së.

Lista është e ndarë në tre grupe, ku janë caktuar kuota të veçanta për përfaqësimin e vajzave dhe zonjave, ndërsa një listë është me emrat e të rinjve që pritet t’i bashkohen Kuvendi Kombëtar të PD.

Mes emrave të të rinjve, bie në sy emri i reperit, Arkimend Lushaj i nohur si Stresi, djalit të Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, vajzës së Bujar Nishanit, Fiona Nishanit dhe djalit të vogël të Azem Hajdarit, i cili ka emrin e babait.

Burrat:

Agim Shera
2. Agron Kuliçaj
3. Agron Loka
4. Agron Qoku
5. Agron Seseri
6. Ajet Gurguri
7. Akil Kraja
8. Albano Stolaj
9. Albert Avdulaj
10. Aleksandër Biberaj
11. Aleksander Lala
12. Alen Kola
13. Alfred Halilaj
14. Alfred Lela
15. Alfred Pllumbi
16. Andon Frrokaj
17. Andrea Mano
18. Anton Gjini
19. Anton Pjetërnikaj
20. Apollon Baçe
21. Arben Beqiri
22. Arben Ibroja
23. Arben Meshi
24. Arben Miza
25. Arben Muja
26. Arben Qirjako
27. Arben Sefgjini
28. Arben Stojku
29. Arben Sulo
30. Ardi Malaj
31. Ardian Elezi
32. Ardian Fero
33. Ardian Muka
34. Ardian Turku
35. Ardit Shehu
36. Arian Zonja
37. Arjan Dedej
38. Arkimed Lushaj
39. Armaldo Kllogjeri
40. Armando Ndoj
41. Artan Pogoni
42. Artur Lazri
43. Artur Mahmutaj
44. Asllan Dogjani
45. Asllan Ruçi
46. Astrit Kasaj
47. Astrit Memia
48. Astrit Xake
49. Atird Hoxha
50. Aurel Bylykbashi
51. Aurel Markaj
52. Avdi Mata
53. Avenir Peka
54. Avni Tobli
55. Bardhok Ndreca
56. Bashkim Gjoka
57. Basir Çollaku
58. Basir Çupa
59. Bedri Hoxha
60. Besart Logu
61. Besart Skënderasi
62. Besnik Aliaj
63. Besnik Dervishi
64. Besnik Dushaj
65. Besnik Kastrati
66. Bislim Ahmetaj
67. Bled Marku
68. Bled Prendi
69. Bledi Kasmi
70. Brahim Myftaraj
71. Bujar Mezini
72. Bujar Vukaj
73. Çlirim Gjata
74. Daniel Sino
75. Dashamir Tahiri
76. Dashnor Aliko
77. Defrim Fiku
78. Denion Shengjergji
79. Dhimitër Çyfeku
80. Dhimitër Vata
81. Dorian Teliti
82. Dritan Cani
83. Dritan Koçiaj
84. Dritan Mitarja
85. Dritan Sejko
86. Durim Doku
87. Edmond Fetahu
88. Eduart Brahilika
89. Eduart Sharka
90. Edvin Cami
91. Elior Vila
92. Elvis Malasi
93. Emiljano Mone
94. Emri Vata
95. Eno Fezga
96. Enri Ceno
97. Ergis Behari
98. Erjon Gjoni
99. Erjon Lala
100. Erjon Liko
101. Erjon Zogu
102. Erlin Kurti
103. Ervin Gjini
104. Ervin Minarolli
105. Erzen Laçi
106. Etion Kapedani
107. Everest Dedaj
108. Fadil Mërzheku
109. Faslli Germizi
110. Faslli Goga
111. Femi Hoxha
112. Ferit Troci
113. Festim Maqinaj
114. Fisnik Hasimja
115. Florend Kalivopulli
116. Franc Kaloshi
117. Franc Nuri
118. Frenkli Dhales
119. Gani Cani
120. Gazmend Dibra
121. Gazmir Spahija
122. Genc Pollo
123. Genti Çela
124. Gentian Çela
125. Gentian Kaprata
126. Gentian Koçi
127. Gezim Ylli
128. Gezim Zaimi
129. Gjenarin Kapcari
130. Gjergj Mero
131. Gjergj Përgjoni
132. Gjok Vuksani
133. Gjon Gjonmarkaj
134. Gjuri Qoka
135. Grigels Muçollari
136. Haki Mustafa
137. Hasan Cani
138. Havzi Ahmati
139. Hekuran Xhani
140. Hysen Muceku
141. Hysen Varoshi
142. Ibrahim Koburja
143. Ilir Alimehmeti
144. Ilir Dervishi
145. Ilir Guri
146. Ilir Krosi
147. Ilir Pecnikaj
148. Ilir Uka
149. Ilirjan Koka
150. Imeldi Sokoli
151. Indrit Hoxha
152. Indrit Loci
153. Irjat Hyka
154. Islam Ismaili
155. Ismail Uka
156. Isuf Poliçi
157. Jakup Vogli
158. Jamarbër Malltezi
159. Jordan Daci
160. Julian Beqiri
161. Junik Dushku
162. Kastriot Sulka
163. Keltis Kruja
164. Klement Çela
165. Klevis Kosova
166. Klodian Lata
167. Klodian Muço
168. Kodhel Çala
169. Kreshnik Bozho
170. Ledio Nuraj
171. Ledion Çala
172. Ledor Marku
173. Lefter Gështenja
174. Leonard Cami
175. Leonidha Kokaj
176. Lisandër Hoxha
177. Lodovik Hasani
178. Lorenc Hoxha
179. Lorenc Luka
180. Luigj Gjergji
181. Luigj Isufi
182. Maks Basho
183. Maksim Kola
184. Mal Berisha
185. Mark Gjoka
186. Mark Lleshi
187. Mefat Torba
188. Mehmet Durishti
189. Mergim Hoxha
190. Moreno Allamani
191. Mustafa Pashja
192. Myqerem Tafaj
193. Myslym Murrizi
194. Ndriçim Kulla
195. Nesti Kitan
196. Nevton Kodhelaj
197. Nikolin Pali
198. Olgert Rakipllari
199. Olsi Karapici
200. Oltion Merdari
201. Orkid Spahiu
202. Pajtim Murrizi
203. Parid Teferiçi
204. Paulin Marku
205. Pelivan Bufi
206. Petrit Doda
207. Petrit Gjorgji
208. Petro Vokopola
209. Pjerin Kodraçaj
210. Prel Gjoni
211. Preng Lalaj
212. Qamil Boja
213. Qani Xhafa
214. Qemal Hoxha
215. Ramadan Ndreaj
216. Renis Gjoka
217. Rezart Ajazi
218. Rezeart Tusha
219. Ridvan Mersinaj
220. Roland Doda
221. Roland Keta
222. Rrapi Gjika
223. Rubens Shima
224. Rudin Sata
225. Salvador Kaçaj
226. Selaudin Neloj
227. Selman Tema
228. Servet Duzha
229. Shaqir Manjani
230. Shefki Çota
231. Sherefedin Shehu
232. Shkëlqim Lepenica
233. Shkëlqim Shehu
234. Shkëlqim Sulo
235. Shkëlzen Duraku
236. Sidrit Dosti
237. Skënder Uku
238. Sokol Shkëlzeni
239. Spartak Topollaj
240. Spiro Ksera
241. Taultant Biturku
242. Thoma Rumniçi
243. Tomi Pashko
244. Tonin Dedaj
245. Uran Abazi
246. Valter Lilo
247. Vangjel Anagnosti
248. Vasil Kulla
249. Viktor Gjini
250. Xhemal Gjunkshi
251. Xhevahir Bilja
252. Xhevahir Skënderi
253. Ylli Asllani
254. Ylli Kasa
255. Ylli Kupi
256. Ylli Subashi
257. Ylli Ibrahimllari
258. Zamir Muzhaqi
259. Zef Hila
260. Zenel Maja
Lista e grave

1. Adriana Gjonaj
2. Adriana Kalaja
3. Adriana Mjekaj
4. Adriana Tolka
5. Afërdita Kraja
6. Aida Shehu
7. Ajshe Gashi
8. Albina Deda
9. Alketa Agolli
10. Alketa Lugaj
11. Alketa Mukavelati
12. Alkida Mehmeti
13. Alma Deçka
14. Alma Kamberi
15. Alma Kore
16. Alta Azizi (Haluca)
17. Amanda Zeqiri
18. Ana Kadillari
19. Andia Ulliri
20. Anila Caca
21. Anisa Kadesha
22. Ankelita Çela
23. Anxhela Malko
24. Arbjola Halimi
25. Arjeta Keçi
26. Armonela Marku
27. Arsenida Opingari
28. Bjanka Çopja
29. Blerina Gjyriqi
30. Blerta Gazidede
31. Brikena Kasmi
32. Brunilda Prifti
33. Dafina Muda
34. Daniela Macaj (Alia)
35. Daniela Zisi
36. Danjela Shyti
37. Dava Marku
38. Denisa Kele
39. Desantila Orizaj
40. Dhurata Çupi
41. Dhurata Malka
42. Donika Haxhia
43. Edith Harxhi
44. Edlira Harizi
45. Eglantina Shkembi
46. Eleina Qirici
47. Elisabeta Micalliu
48. Elisabeta Skrapari
49. Eljona Shkreli
50. Elona Margilaj
51. Elsa Gega
52. Elsuida Vila
53. Emilia Koliqi
54. Endire Bushati
55. Enkeleda Veliu
56. Enkelejda Sallaku
57. Enkelejda Skënderi
58. Eralda Bano Tase
59. Fatmira Kola
60. Feride Rrahmanaj
61. Fioralba Dizdari
62. Floriana Garo
63. Flutura Aliaj
64. Flutura Isufi
65. Gjyste Buraku
66. Ilda Zhulali
67. Ilirjana Kuçana
68. Imelda Kraja
69. Ines Nurja
70. Irena Shestani
71. Ivi Shanaj
72. Jorida Mazelliu
73. Juela Meçani
74. Julia Emiri
75. Keda Kaceli
76. Klodjana Keta
77. Laureta Ceci
78. Ledia Shtufi
79. Ledina Mandia
80. Lili Sula
81. Liljana Lika
82. Liljana Xhaferraj
83. Lindita Metaliaj
84. Loranca Hoxha
85. Luljeta Sejko
86. Lumturi Hasa
87. Majlinda Çekani
88. Malvina Lika
89. Manjola Besnjaku
90. Marie Koliqi
91. Marjela Shkurta
92. Marjana Brunga
93. Marjana Molla
94. Marjeta Luka
95. Mereme Zeneli
96. Meritesha Velmishi
97. Migena Belegu
98. Mimoza Hajdarmataj
99. Mimoza Rexhvelaj
100. Mirela Kina
101. Mirela Shala
102. Mirela Tabaku
103. Mirelinda Çollaku
104. Monika Hasani
105. Morena Boja
106. Nada Daullja
107. Nazlie Laçi
108. Ornela Elezi
109. Rovena Paci
110. Semi Begollari
111. Senada Mehmetaj
112. Shpresa Bica
113. Shpresa Sagajeva
114. Silva Hasaj
115. Silvi Bardhi
116. Sorina Koti
117. Suina Asllanaj
118. Suzana Guxholli
119. Suzana Numani
120. Valdete Vorpsi
121. Viola Kapidani (Kullolli)
122. Ylvina Ndoj

Të rinjtë

1. Adela Qemalli
2. Adi Fiku
3. Albert Loçi
4. Aldo Çobo
5. Andi Dollapi
6. Anisa Dervishaj
7. Anxhelo Karalliu
8. Arion Kuçuku
9. Arlind Ahmetaj
10. Armend Musaj
11. Arnold Kariqi
12. Arsen Dushku
13. Arvit Bushati
14. Aured Kanaçi
15. Azem Hajdari
16. Çajup Shehaj
17. Desada Xhetani
18. Doriano Koldashi
19. Eden Kollçinaku
20. Elgi Hyka
21. Eljon Kaja
22. Ema Bushati
23. Emiljano Dervishi
24. Emiljano Kapllani
25. Endrit Memia
26. Ensa Basha
27. Erges Eskiu
28. Ergys Hasa
29. Ervin Alla
30. Eva Metaj
31. Fatjon Bathorja
32. Fatjon Mani
33. Fiona Nishani
34. Florian Shkreli
35. Gersa Rrudha
36. Glauk Olldashi
37. Jonathan Pano
38. Julian Ali
39. Jurgen Spaho
40. Keti Petrela
41. Klejda Rabaj
42. Klevis Banaj
43. Krisela Prendi
44. Kristian Doda
45. Kristina Gjoka
46. Laviola Guma
47. Lisardi Staro
48. Lukas Heidorn
49. Marash Logu
50. Mariglend Doçi
51. Marikjara Ndoja
52. Mariklent Dervishi
53. Mario Runa
54. Marjan Geci
55. Mateo Topuzi
56. Milosao Palushi
57. Neada Stana
58. Neraida Halili
59. Nikola Kedhi
60. Nikolin Çali
61. Oleg Hanku
62. Parid Mahmutaj
63. Rei Jolldashi
64. Renato Kumrija
65. Rezenbrik Serjani
66. Romarjo Meminaj
67. Samena Malenaj
68. Sevalgon Berisha
69. Shyqyri Myrtollari
70. Silvja Gjepali
71. Tedi Kopliku
72. Valter Meshi
73. Vilson Bitraj
74. Xhorxhia Niço
75. Xhulia Xhekaj

5 DITE ME PARE

Dolors Montserrat: PPE mbështet PD-në, synimi është rikthimi në pushtet i demokratëve dhe integrimi i Shqipërisë në BE

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe
Dolors Montserrat

TIRANË- Dolors Montserrat, Deputete e Parlamentit Europian dhe Sekretare e Përgjithshme e Partive Popullore Europiane, në videomesazhin e saj për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, u shpreh se mbështet fuqishëm procesin e modernizimit të partisë dhe liderin e saj, Sali Berisha.

Ajo theksoi se qëllimi kryesor i këtij mesazhi është të forcohet PD-ja për të fituar zgjedhjet e ardhshme dhe për të rikthyer Shqipërinë në një demokraci të plotë, duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Në këtë kuadër, ajo siguroi mbështetjen e plotë të familjes së madhe të Partive Popullore Europiane për PD-në dhe vizionin e saj qeverisës.

"Së pari, për mua është një nder të jem sot me ju në këtë kongres të rëndësishëm të PD-së. Unë jam në Shqipëri ndërsa po regjistroj këtë video, sepse këtë javë kam qenë me ju, me Dr. Berishën dhe me të gjithë miqtë e mi të PD-së këtu në Shqipëri. Por duhet të largohem për në Barcelonë, ndaj kjo është arsyeja pse nuk mund të qëndroj këtë fundjavë me ju. Por e di sa i rëndësishëm është ky kongres. Pse? Sepse ju po modernizoni gjithë partinë. Dhe pse? Për t’u bërë më të fortë, për të fituar zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, sepse ne duam t’ju shohim në pushtet, në qeverinë e Shqipërisë.

Sepse Shqipëria ka nevojë të jetë një demokraci e plotë, të luftojë kundër të gjithë narkotikëve, mafieve dhe krimit të organizuar, t’u rikthejë të gjithë qytetarëve shqiptarë besimin tek kjo komb i madh që është Shqipëria, dhe ta çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Dhe ju e dini që unë dhe Manfred, Manfred dhe unë, në emër të të gjithë familjes së PPE-së (EPP), ju mbështesim të gjithëve. Prandaj përgëzoj për këtë kongres të madh Dr. Berishën dhe gjithë ekipin tuaj në këtë fazë të re. Por sigurisht, ju keni gjithë ne, gjithë familjen e PPE-së, për t’ju ndihmuar, për t’ju mbështetur, për të qenë me ju, për të rikthyer sërish në pushtet parimet e lirisë, shtetit të së drejtës dhe prosperitetit për këtë vend të mrekullueshëm. Shihemi së shpejti," tha Dolors Montserrat, Sekretarja e përgjithshme e PPE./Dosja.al

5 DITE ME PARE

"Jemi pranë jush"/ Ish-kongresmenit republikan: Sikurse e tha edhe Sali Berisha, ne e rrëzuam tiraninë më përpara, do ta rrëzojmë përsëri

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe
Bob McEwen

TIRANË- Ish-kongresmeni, përfaqësues i Partisë Republikane të SHBA-së, Bob McEwen në fjalën e tij para Kuvendit Kombëtar të PD-së vlerësoi liderin demokrat, Sali Berisha si një lider konservator i cili e ktheu Shqipërinë në binarë për të ecur përpara. Gjatë fjalës së tij, Bob McEwen garantoi mbështetjen për PD-në dhe Berishën për të rrëzuar tiraninë e qeverisë Rama.

McEwen citoi Moisiun, duke theksuar se kur krijon dhe kërkon një drejtim brenda një vendi, kërkon tre gjëra. Së pari, sipas tij, udhëheqësit duhet të kenë frikë Zotit dhe së dyti, McEwen theksoi se Zoti i tha Moisiut se njerëzit duhet të jenë pjesë e drejtimit dhe të mos kenë frikë nga e vërteta apo nga ndershmëria

Fjala e ish-kongresmenit, përfaqësues i Partisë Republikane të SHBA-së, Bob McEwen

Shumë faleminderit. Është privilegj që të ndodhem sot këtu me ju. Vij nga Shtetet e Bashkuara dhe ju përcjell përgëzimet e shumë miqve tuaj, përfshirë edhe kolegët në Kongres. Kryetari i koalicionit të Shqipërisë mendon për ju vazhdimisht dhe rregullisht, sepse marrëdhënia që ka krijuar Shqipëria për kauzën e së drejtës është e përhapur kudo në botë. Restoranti im i preferuar shpronësohet nga një shqiptar. E gjithë bota është e bekuar nga shqiptarët. Por ç’është më e rëndësishmja, kam qenë i privilegjuar të jem në Tiranë në shkurt të vitit 1991, kur njerëzit vendosën të zëvendësojnë monumentin e një diktatori. Populli i madh shqiptar kishte jetuar nën çizmen shtypëse të socializmit për një kohë kaq të gjatë sa nuk mund të ecte përpara. Kur e rrëzuan monumentin, bazamenti i tij u shkërmoq.

Unë mora një prej kësaj cope mermeri, e çova në shtëpi në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe e vendosa mbi tavolinë. Dhe shumë shpesh njerëzit më pyesnin: çfarë e ke këtë mbi tavolinë? Dhe unë shpjegoja se kjo tregon se kur një vend ka qenë nën çizmen e tiranisë, të totalitarizmit, lufton për liri, dhe kombi shqiptar i sotëm i ka hedhur bazat e veta pikërisht atëherë. Ishte një koalicion i përbërë prej drejtuesve konservatorë, nën drejtimin e Partisë Demokratike, nën drejtimin e Sali Berishës, që e çoi Shqipërinë në NATO. Dhe e gjithë bota e sheh Shqipërinë si një mike dhe si një aleate. Vendet e tjera të Evropës vazhduan të ndiqnin shembullin e Shqipërisë dhe të lidershipit të vetë konservator.

Përsa u përket kushteve, duhet ta pranoj se jam më i madh në moshë se shumë prej jush, dhe ky vend ka pasur gjithnjë nevojë për Partinë Demokratike. Në vitet ’80 kishte nevojë për Partinë Demokratike. Kjo parti, ky koalicion dhe drejtuesi i kësaj partie e mori këtë komb si një tren që kishte dalë nga binarët dhe e ktheu në binarë, dhe Shqipëria filloi të ecte përpara. Dhe në ditët e mëtejshme, unë dua t’ju lë me një koment: se Moisiu, tek Shkrimet e Shenjta, tha se kur krijon dhe kërkon një drejtim brenda një vendi, kërkon tre gjëra. Së pari, duhet t’i kenë frikë Zotit. Ka një konkurrencë ndërmjet atyre që mendojnë se janë vetë Zoti dhe atyre që e pranojnë se ne duhet të kthejmë drejtimin nga Zoti. Dhe kur kërkon Zotin, ti ndërton një familje, ndërton një komb.

Së dyti, Zoti i tha Moisiut: ti do që njerëzit të jenë pjesë e drejtimit dhe të mos kenë frikë nga e vërteta, ose ndryshe nga ndershmëria. Dhe asgjë nuk e shkatërron një komb si korrupsioni. Ti ke nevojë për persona të cilët janë në poste drejtuese dhe janë të ndershëm, dhe pikërisht këtë i ka ofruar këtij kombi kjo parti. Dhe më pas vazhdon: do njerëz në pozicione zyrtare dhe ata të mos duan t’ju grabisin të tjerëve. Dhe ka dy mënyra për ta arritur këtë: së pari, nëpërmjet lirisë, ku ti krijon pasuri, kur ti i jep mundësinë që të hapësh biznese dhe bekon popullin; kurse në socializëm, ti përdor pushtetin për t’u marrë njerëzve, dhe kur i merr atij personi, ai zvogëlohet.

Dhe pikërisht kjo është lufta që ne në Amerikë, kudo në botë, vazhdojmë të përballemi me këtë konkurrencë. Kemi nevojë për persona të cilët janë të angazhuar për lirinë, për krijimin e pasurisë, jo për shfrytëzimin e pushtetit të shtetit për t’jua marrë atyre që e krijojnë atë. Prandaj pikërisht këtë ka bërë kjo parti për shumë vite. Pikërisht këtë ka bërë edhe kryetari i kësaj partie për shumë vite. Dhe prandaj, ndër plot vende që mund të vizitoja dhe plot popuj që mund të shikoja, nuk ka një popull tjetër për të cilin unë të ndihem më tepër krenar sesa pikërisht ky popull. Ne qëndrojmë pranë jush në të gjithë këtë përpjekje dhe si një popull konservator dhe si popull që e duam lirinë, ne do t’ju mbështesim. Ashtu sikurse e tha edhe Sali Berisha, ne e rrëzuam tiraninë më përpara, do ta rrëzojmë përsëri. Zoti ju bekoftë!/Dosja.al

5 DITE ME PARE

"Kuvendi i Ripërtëritjes së PD pasqyron guxim dhe mençuri"/ Presidenti i IDU: Ne qëndrojmë fort në krahun tuaj, familja demokratike është me ju

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe
Stephen Harper

TIRANË- Stephen Harper, Presidenti i IDU, bashkimit më të madh politik në botë dhe ish-kryeministër i Kanadasë, përshëndeti Kuvendin Kombëtar të PD. Ai theksoi se familja e tyre demokratike qëndron në krah të PD. Presidenti i IDU-së nënvizoi më tej rëndësinë e rolit të opozitës në demokraci, duke e cilësuar atë si një nga asetet më të rëndësishme të qeverisjes demokratike. Harper vlersoi gjithashtu angazhimin e Partisë Demokratike në Parlament, lidhjet me komunitetet brenda dhe jashtë vendit, si dhe përkushtimin ndaj vlerave evropiane.

 

"I dashur Kryetar Berisha, anëtarë dhe miq të Partisë Demokratike, Në emër të Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU), kam kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell përshëndetjet tona më të ngrohta secilit prej jush të mbledhur në Asamblenë e Ripërtëritjes së Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ky është një moment me rëndësi të vërtetë, jo vetëm për partinë tuaj, por edhe për qeverisjen demokratike në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin më gjerë. IDU u themelua mbi bindjen se popujt e lirë, të qeverisur nga institucione të përgjegjshme dhe parti demokratike dinamike, ndërtojnë shoqëri më të drejta dhe më të begata. Për katër dekada, IDU ka bashkuar partitë e qendrës së djathtë në mbarë botën në mbrojtje të lirisë individuale, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së përgjegjshme.

Partia Demokratike e Shqipërisë është një shtyllë e kahershme e kësaj familjeje dhe sot ne qëndrojmë fort në krahun tuaj.
Vendimi për të mbledhur këtë Asamble të Ripërtëritjes pasqyron si guximin, ashtu edhe mençurinë. Partitë e forta demokratike nuk qëndrojnë në vend; ato dëgjojnë qytetarët, rivlerësojnë strukturat e tyre dhe qartësojnë vizionin për t’iu përgjigjur sfidave të kohës. Puna që po ndërmerrni sot për të reformuar dhe modernizuar arkitekturën tuaj organizative, për të zgjeruar pjesëmarrjen e anëtarëve dhe për të paraqitur një platformë politike të rinovuar, është pikërisht lloji i ripërtëritjes institucionale që mban gjallë vitalitetin politik dhe besimin publik.

Ne përgëzojmë lidershipin dhe anëtarësinë tuaj për përqafimin e këtij procesi me seriozitet dhe vendosmëri. Një opozitë energjike dhe e besueshme është ndër asetet më të domosdoshme të demokracisë. Kur qeveria vepron pa transparencë të mjaftueshme, kur fondet publike administrohen pa kontrollin e duhur dhe kur të drejtat e qytetarëve rrezikojnë t’u nënshtrohen interesave të të pushtetshmëve, opozitës i takon të flasë qartë, të veprojë me vendosmëri dhe t’u ofrojë qytetarëve shqiptarë një alternativë bindëse. Partia Demokratike e përmbush me krenari këtë rol. Nismat tuaja në Parlament, lidhjet me komunitetet në të gjithë vendin dhe jashtë tij, si dhe angazhimi juaj ndaj vlerave europiane, ju japin si statusin ashtu edhe përgjegjësinë për ta mbajtur qeverinë në standardet më të larta të llogaridhënies demokratike.

Platforma që paraqisni sot do të jetë gurthemeli i këtij përpjekjeje. Një program i mbështetur te konkurrueshmëria ekonomike, avancimi i integrimit euro-atlantik të Shqipërisë, forcimi i institucioneve të pavarura dhe një angazhim i vërtetë ndaj shtetit të së drejtës, do të gjejë jehonë te qytetarët që aspirojnë një të ardhme të denjë për potencialin e tyre. IDU dhe partitë anëtare të saj në mbarë botën do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen, solidaritetin dhe bashkëpunimin e tyre të plotë. Ju nuk jeni vetëm në këtë përpjekje. Familja demokratike qëndron pranë jush. Ju uroj çdo sukses në diskutimet dhe vendimmarrjet tuaja sot dhe e shoh të ardhmen demokratike të Shqipërisë me optimizëm dhe besim," tha Stephen Harper,
Presidenti i IDU./Dosja.al

5 DITE ME PARE

"Suksese Kuvendit dhe mikut tim Berisha"/ Kryeministri i Kroacisë: Bashkë me PD ndajmë orientimin e qëndrueshëm pro-europian

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe
Andrej Plenkoviç

TIRANË- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka përshëndetur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Me anë të një video mesazhi, Plenkoviç e cilësoi kreun e PD-së Sali Berisha si një mik të vjetër, duke i uruar suksese. Ai theksoi se ata ndajnë të njëjtin orientim pro evropian, ndërsa shprehu mbështetjen e tij për Kuvendin e demokratëve. Plenkoviç tha ndër të tjera se gjatë një Forumit të IDU-së në Zagreb javë më parë bisedoi me Berishën për reformimin e partisë.

"Të dashur miq, U uroj të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë një kuvend sa më të suksesshëm. Isha shumë i kënaqur që prita zotin Sali Berisha, mikun tim prej shumë vitesh, në Kroaci gjatë Forumit të IDU-së këtu në Zagreb, disa javë më parë. Patëm një bisedë të gjerë mbi aktivitetet dhe reformimin e partisë. Ne ndajmë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian dhe dëshiroj t’ju jap mbështetjen e fortë të Bashkimit Demokratik Kroat për një kuvend të suksesshëm të partisë dhe për suksese të mëtejshme elektorale. Të gjitha të mirat nga Zagrebi," tha Andrej Plenkoviç
Kryeministri i Kroacisë./Dosja.al

 

5 DITE ME PARE

"Nuk jam Skënderbeu i Elisës"/ PD ironizon Ramën me Inteligjencë Artificiale: Kam kushtuar vetëm 100 euro, jo si Diella 4 milionë euro

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe

TIRANË- Kuvendi kombëtar i Partisë Demokratike, forumi më i lartë vendimmarrës nisi punimet në pallatin e Kongreseve. Punimet nisën me prezantimin e një avatari të Skënderbeu, të krijuar me Inteligjencë Artificiale. Në mesazhin e tij avatari i Skënderbeut, duke e quajtur besëlidhje kuvendin e demokratëve, tha se Rama po i kushton shumë Shqipërisë. Në video thuhet se avatari i PD-së ka kushtuar vetëm 100 euro jo 4 milionë euro sa ministrja Diella.

 

"Unë jam Skënderbeu. Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj, As Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës. Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve. Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike. Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro. Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë: që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar. Në fund, më lejoni që t’i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo besëlidhje, jo vetëm e Ripërtëritjes, por edhe e Anti-Vjedhjes!"./Dosja.al

5 DITE ME PARE

VIDEO/ Kuvendi Kombëtar i PD nis punimet, Berisha krah bashkëshortes, e pranishme edhe e bija

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, aty ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i PD. Siç shihet edhe në pamje, Berisha mbërriti në ambientet e Pallatit të Kongreseve i shoqëruar me bashkëshorten e tij, Liri Berisha. E pranishme është edhe e bija, Argita Malltezi. 

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar vjen menjëherë pas konfirmimit të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, në një garë ku ai nuk pati asnjë kandidat përballë./Dosja.al

5 DITE ME PARE

Kandidon sot për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike/ Stresi i pranishëm në Pallatin e Kongreseve, reperi i shoqëruar nga babai i tij

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe
Stresi

TIRANË- Reperi Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi garon sot për një vend në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Siç shihet edhe në pamje, Stresi ndodhet në Pallatin e Kongreseve, aty ku dhe do të zhvillohet Kuvendi i Partisë Demokratike. 

Reperi është shfaqur nën praninë e babait të tij dhe njerëzve të afërt në Pallatin e Kongreseve. Me një mesazh për të rinjtë, ai theksoi dje rëndësinë e përfaqësimit dhe angazhimit të brezit të ri në vendimmarrjen politike.

“Kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar. Kandidimi im për Këshillin Kombëtar të PD-së nuk është thjesht politikë është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare. Kam ardhur nga rruga, nga jeta reale, nga sfidat që çdo i ri i njeh mirë.

Prandaj dua që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet. Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton. Ftoj çdo të ri që beson te ndryshimi, te energjia e re dhe te Shqipëria që mund të bëhet më mirë, të bashkohet me mua në këtë rrugëtim. Sepse e ardhmja nuk pret. Dhe ajo ndërtohet nga ne”, shkroi Stresi./Dosja.al

5 DITE ME PARE

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohen ndryshimet statutore dhe anëtarët e rinj të Këshillit

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut/ Neni “Basha” dhe

TIRANË- Partia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar në orën 10.00. Gjatë punimeve të Kuvendit, drejtuesi i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, pritet të paraqesë propozimet për ndryshimet statutore, të cilat do t’i nënshtrohen diskutimit dhe miratimit nga delegatët.

Në rendin e ditës është parashikuar edhe miratimi i përbërjes së re të Këshillit Kombëtar. Kuvendi Kombëtar pritet të përcaktojë edhe drejtimet politike dhe organizative që Partia Demokratike do të ndjekë në periudhën e ardhshme.

Ndryshimet nuk do të prekin të ashtuquajturin “Neni Basha”, i cili parashikon kufizime për drejtuesit që humbasin zgjedhjet, si dhe mekanizmin e Primareve për përzgjedhjen e kandidatëve.

Agjenda e plotë:

Fillon: ora 10.00

Fjala hapëse - Erisa Bajaziti

Erisa Bajaziti Fton delegatët të votojnë për Komisionin e drejtimit të punimeve të Kuvendit dhe Sekretariatin teknik

Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit: Ivi Kaso, kryetar; Floriana Garo; Bardh Spahia; Eliona Shkreli; Nada Meçorpaja

Sekretariati teknik: Adriana Kalaja, Ledio Nuraj, Marash Logu

Bajaziti fton Kuvendin t’i votojë

Hidhen në votim

Kuvendi i miraton me ngritje dore

(Kuvendi deklarohet legalisht i hapur)

I jepet fjala Ivi Kasos, kreu i Komisionit të Drejtimit të Kuvendit

Moderatori fton të ndiqet dokumentari (10-15 min)

Merrr fjalën Ivi Kaso

Moderatori u jep fjalen të ftuarve ndërkombëtarë prezent dhe me video

Merr fjalën Ivi Kaso

Moderatori fton Sali Berishën për fjalimin

Merr fjalën Ivi Kaso: Ratifikon vendimin e KK të 5 mars 2024.

Merr fjalën Floriana Garo: lexon dhe hedh në votim ratifikimin e Rezolutës

Miratohet Rezoluta

Merr fjalën Ivi Kaso i cili fton Gaz Bardhin për të paraqitur ndryshimet statutore

Merr fjalën Gazmend Bardhi 

Merr fjalën Ivi Kaso i cili hedh në votime ndryshimet statutore

Miratohen

Mer fjalën Ivi Kaso i cili lajmëron modalitetet e procesit të votimit dhe miraton Komisionin qendror dhe Komisionin e votimit

Miratohen Komisonet me ngritje dore

Ftohet Grigels Muçollari i cili prezanton platformën për modernizimin dhe digjitalizimin

Moderatori fton Nikola Kedhin për platformën e Diasporës

Merr fjalën Ivi Kaso i cili deklaron procesin e votimit në holl dhe celjes së fazës së diskutimeve (fjalimeve)

Fjalimet

Në mbyllje merr fjalën Ivi Kaso

kuvendi i partise demokratike

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria