LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta e PD-së, përplasje të forta me Policinë. Berisha: Kjo është beteja jonë

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur para mijëra shqiptarëve në protestën madhështore në Bulevard, është shprehur se, demokratët, opozitarët sot janë në kilometrin e fundit dhe asgjë nuk i ndal drejt fitores. • Berisha theksoi se, mediat e kapura nga pushteti, këtë javë tentuan që ta fshehin këtë mesazh, por ai kumbon në çdo shtëpi të shqiptarëve. • Gjatë fjalës së mbajtur në protestën madhështore, kryedemokrati falenderoi shqiptarët që i janë bashkuar thirrjes së opozitës për tu tubuar sot tek kryeministria. • Lideri i opozitës u shpreh gjithashtu se Edi Ramën nuk e pranuan në sallën ku u firmos Bordi i Paqes, një nismë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. • Kryedemokrati tha ndër të tjera se tani është stina e qytetarëve, për tu bashkuar dhe të përmbysim këtë qeveri dhe për të krijuar një qeveri teknike. • Gjithashtu Berisha ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve, të cilët iu bashkuan protestës së opozitës dhe sipas tij, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. • Pas përfunditmit të fjalimit të Berishës, qytetarët hodhën molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë, duke e mbuluar në tym. • Si pasojë e hedhjes së molotovëve, disa efektivë policie mbetën të plagosur, të cilët më pas u transportuan në spital. • Pas kaosit të shkaktuar para kryeministrisë, qytetarët u nisën drejt Kuvendit, ku tentuan që të futeshin brenda godinës, por u përplasën ashpër me policinë. • Për të shpërndarë protestuesit, policia përdori gaz lotsjellës, ku disa prej qytetarëve mbetën të lënduar. Gjithashtu nga gazi lotsjellës u dëmtuan edhe disa gazetarë dhe punonjës të mediave. • Gjatë protestës ka ndodhur edhe një incident i rëndë, ku një i mitur u godit nga bombula e gazit lotsjellës, teksa efektivët e policisë po shpërndanin me gaz lotsjellës qytetarët. • Ndërkohë, gazetarët kanë vënë në dukje se, gazi lotsjellës i hedhur nga policia drejt protestuesve kishte skaduar prej më shumë se 2 vitesh. • Në fund të protestë, lideri i opozitës dënoi me forcën më të madhe keqtrajtimin dhe helmimin e gazetarëve. • Duke folur për mediat para selisë blu, Berisha tha se gazetarët kanë qenë neutralë, duke bërë detyrën e tyre të informimit të qytetarëve, por sipas tij, raportimet e gazetarëve kanë tmerruar Ramaduron dhe Surrelin. • Në fund, Lideri i opozitës falenderoi të gjithë qytetarët që ishin të pranishëm në protestë dhe të gjithë gazetarët për punën që kanë bërë në një situatë të vështirë.

39 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Berisha: Dënoj me forcën më të madhe keqtrajtimin dhe helmimin e gazetarëve

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar me forcën më të madhe keqtrajtimin dhe helmimin e gazetarëve gjatë protestës së opozitës. Duke folur për mediat, Berisha theksoi se gazetarët kanë qenë neutralë, duke bërë detyrën e tyre të informimit të qytetarëve, por sipas tij, raportimet e gazetarëve kanë tmerruar Ramaduron dhe Surrelin.

Në fund, Lideri i opozitës falenderoi të gjithë qytetarët që ishin të pranishëm në protestë dhe të gjithë gazetarët për punën që kanë bërë në një situatë të vështirë. 

"Më thanë që janë keqtrajtuar edhe gazetarët. I kanë helmuar gazetarët. Kanë hedhur gaz kundër gazetarëve.
E dënoj këtë akt me forcën më të madhe. Gazetarët kanë qenë neutralë, kanë qenë duke bërë detyrën e tyre të informimit të qytetarëve, por raportimet e tyre kanë tmerruar Ramaduron dhe Surrelin. Ai është i pashpresë.
Rama është një kufomë e pakallur dhe do e hedhim në Lanë siç është. Njëherë u përqafoj ju se po bëni historinë. Absolutisht po bëni historinë. Popull vigan.

Po përmbysni diktaturën e dytë në Shqipëri. Shumë faleminderit gazetarëve. Keni bërë punën më të mirë. Ne jemi shumë të vendosur në këtë betejë. Ai e ka absolutisht të humbur. Ai mendon se me topa dhe gaz lotsjellës dhe këto, por ne kemi pasë tanket përpara dhe u kemi dhënë atë që kanë merituar. Ju falënderoj për raportimet që keni bërë dhe shpreh keqardhjen se si u soll policia me urdhër të Edi Ramës sepse ai tani është në një degradim moral dhe psikologjik të papërmbajtur. Po fajet i ka vetë, krimet i ka kryer vetë, përgjegjës është vetë," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ I skaduar prej më shumë se 2 vitesh, ja gazi lotsjellës që hodhi Policia drejt qytetarëve

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta

TIRANË- Gjatë protestës, gazetarët kanë vënë në dukje se, gazi lotsjellës i hedhur nga policia drejt protestuesve kishte skaduar prej më shumë se 2 vitesh. 

Policia përdori në masë të madhe hedhjen e gazit lotsjellës drejt protestuesve si te Kryeministria ashtu edhe para ambienteve të Kuvendit, për të shpërndarë qytetarët. 

Nga ana tjetër protestuesit u përgjigjën me sende të forta, përfshirë edhe gurët e trotuareve dhe nga hedhja e molotovit disa efektivë policie mbetën të plagosur./Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

'Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës'/ Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë!

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Sali Berisha 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për mediat para selisë blu kërkoi lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, që u arrestuan nga policia. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës U kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëherë dhe të mos zbatojnë asnjë urdhër që vjen në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

"Tani, përkundrejt qëndrimit qytetar, guximtar të protestuesve, narkopolicia përdori në agresivitet absolut, mjetet e dhunës, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaze helmuese, me topa uji dhe me mjete të tjera. Domethënë, Edi Rama kërkonte përleshjen e policisë, e demonstruesve me policinë. E garantoj që demonstruesit do të përleshen me Edi Ramën. Dhe i them këtu, mos ndërse policinë kundër protestuesve. U bëj thirrje policëve, mos u bëni ushtarë, shërbëtorë të një njerui që nuk ka ligj as moral.

Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së vet e ka të vjedhur. Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari. Sot duhet të ndjeheni krenarë për aktin tuaj. Duhet të betohemi se me këtë betejë, kilometri ynë i fundit do jetë fundi i merituar i Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve të tjera. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute me të gjithë dokumentacionin, nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje me urdhër të Edi Ramës.

U kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëherë, të mos zbatojnë asnjë urdhër që vjen në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Nuk mundet kurrë një popull me asgjë. Ju e patë vetë, ju ishit vetë aty. Ju e patë gatishmërinë e atyre njerëzve që ishin të gatshëm t’i jepnin Edi Ramës për 30 minuta atë që meritonte. Absolutisht kjo gatishmëri do vazhdojë. Ne këtë betejë do e vazhdojmë.

Ne kemi një mision dhe vetëm një mision, përmbysjen e këtij regjimi kriminal, e këtij narkoregjimi, e këtij armiku të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Asgjë nuk e shpëton më këtë. Asgjë nuk e shpëton. Fatin e Enver Hoxhës do ketë," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Berisha: Protestuesit lebetitën regjimin e urryer, mesazhi për Edi Ramën ishte se vrimën e miut nuk do ta gjesh më

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve, të cilët iu bashkuan protestës së opozitës dhe sipas tij, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke folur për mediat para selisë blu, Berisha tha se Edi Rama as në zyrë nuk qëndroi përkundër asaj që i kërkoi më herët.

"Së pari, mirënjohje të pakufishme guximtarëve, demokrateve e demokratëve, protestuesve, qytetarëve që sot në protestën më të fuqishme, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Lebetitën narkodiktatorin.
Është kryekriminel.

Kreun e organizatës kriminale. Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë në të cilën dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës. Mesazhi ishte e thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më. Ia thashë dje, në rast se je burrë, qëndro në zyrë. Por as në zyrë nuk ishte, por në tunelet e Surrelit ishte futur," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta e Opozitës/ Dëmtohen gazetarët dhe punonjësit e mediave nga gazi lotsjellës 

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta

TIRANË- Gazetarët dhe punonjësit e mediave kanë mbetur të lënduar nga hedhja e gazi lotsjellës nga efektivët e policisë në drejtim të qytetarëve. Ndërkohë, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi me forcën më të madhe keqtrajtimin dhe helmimin e gazetarëve.

Duke folur për mediat, Berisha theksoi se gazetarët kanë qenë neutralë, duke bërë detyrën e tyre të informimit të qytetarëve, por sipas tij, raportimet e gazetarëve kanë tmerruar Ramaduron dhe Surrelin./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

VIDEO-LAJM/ Protestuesi ndjek me çadër policin, efektivi ia merr vrapit

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta

TIRANË- Një moment pikant ka ndodhur gjatë protestës së opozitës para parlamentit, ku një protestues i Partisë Demokratike ka ndjekur me çadër një efektiv policie. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit ndjek me çafër në dorë punonjësin e rendit, ndërsa ky i fundit ia mbath me vrap.

Protesta e sotme e opozitës u shoqërua me tensione, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit. Ndërkohë më herët para kryeministrisë, protestuesit hodhën bomba molotov, ku disa policë mbetën të plagosur./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

4 MUAJ ME PARE

Denoncimi nga protesta/ Balliu: 300 policë i çanë kokën një zonje dhe morën zvarrë një fëmije

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka denoncuar se një protestueseje i kanë çarë kokë dhe kanë përdorur gaz lotësjellës përtej çdo limiti. Balliu theksoi se 300 policë qëlluan dhe çanë kokën e një zonje ndërsa morën zvarrë dhe dhunuan një fëmijë.

Klevis Balliu: Një protestueseje i kanë çarë kokë, gaz lotësjellës përtej çdo limiti a thua se jemi në luftë, Dhuna shtetërore me urdhër të Ergys Agasit. Qytetarët janë të legjitimuar që të kundërpërgjigjen. 300 policë qëlluan dhe çanë kokën e një zonje ndërsa morën zvarrë dhe dhunuan një fëmijë./Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

Blindi me ujë me piper, Policia shpëndan protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta

TIRANË- Situata mes protestuesve të Partisë Demokratike dhe policisë, të cilët gjenden përpara parlamentit, është tensionuar.  Tre autobotë me ujë që janë nisur të hedhin drejt protestuesve dhe njëkohësisht vijon të hidhet edhe gaz lotsjellës.

Ndërsa nga ana tjetër, protestuesit hodhën sende të forta drejt kordonit të policisë, përfshirë edhe gurët e trotuarit. Nga tubimi i sotëm i opozitës raportohet për disa të lënduar si nga radhët e efektivëve ashtu edhe të protestuesve./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Mes turmës dhe shamisë së hundës për të bllokuar gazin lotsjellës, Shkëlzen Berisha shfaqet në protestë

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Shkëlzen Berisha

TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali ish-kryeministrit Sali Berisha ishte i pranishëm në protestën Kombëtare të thirrur nga opozita.

Siç shihet edhe në pamje, Shkëlzen Berisha u shfaq mes protestuesve me një shami mbi hundë dhe gojë, për tu mbrojtur nga gazi lotsjellës që përdori policia për të shpërndarë turmën. Shkëlzen Berisha u pa mes qytetarëve, duke mbështetur kështu qëndrimin e tyre./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

E rëndë/ Bombula e gazit lotsjellës godet të miturin në kokë (FOTOT)

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta

TIRANË- Një i mitur është goditur nga bombula e gazit lotsjellës, teksa efektivët e policisë po shpërndanin me gaz lotsjellës qytetarët. Si pasojë e gazit lotsjellës disa qytetarët kanë mbetur të lënduar.

Ndërkohë disa efektivë policie janë transportuar në spital, pasi kanë marrë plagë nga hedhja e molotovit./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Vijon protesta e Opozitës, Policia nuk mjaftohet duke hedhur gaz lotsjellës, tymi mbulon Kuvendin

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta

TIRANË- Situata para godinës së Parlamentit vijon të jetë e agravuar, pas përplasjes së protestuesve me efektivët e Policisë. Qytetarët kanë hedhur molotov, ndërsa efektivët e Policisë janë përgjigjur me gaz lotsjellës. 

Para Kryeministrisë më herët dhe në zonën para Parlamentit tani, ka pasur një përplasje të fortë, ku qytetarët kanë sulmuar me gurë dhe mjete shpërthyese efektivët e Policisë dhe disa prej tyre kanë mbetur të plagosur./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Kaos në Kuvend, policia fluturon gaz lotsjellës drejt turmave të protestës

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Pamjet

TIRANË- Situata ka agravuar edhe më shumë para Kuvendit, pasi policia ka fluturuar gaz lotsjellës drejt turmave të protestës. Më pas protesuesit kanë nisur të hedhin ndaj efektivëve të Policisë gurë dhe lëndë shpërthyese, por keta të fundit janë përgjigjur ashpër. 

Nga përplasjet para Kryeministrisë dhe para Parlamentit mes protestuesve dhe punonjësve të policisë, disa efektivë janë lënduar dhe transportuar në spital./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta para Kuvendit, Policia hedh sërish gaz lotsjellës, largohen qytetarët

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta

TIRANË- Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës para godinës së Kuvendit, për të shpërndarë protestuesit. Ndërkohë një nga protestuesit ka marrë pllakat nga trotuari dhe i kanë hedhur drejt efektivëve të policisë.

Situata është përkeqësuar edhe më shumë, pasi policia hodhi gaz lotsjellës, ku disa qytetarë kanë mbetur të lënduar./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Plehra"/ Deputeti demokrat përplaset me efektivët civilë: Mos i prekni çunat...

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Perplasja

TIRANË- Deputeti i PD, Besart Xhaferi është përplasur me forcat e policisë të cilët kanë shoqëruar në komisariat 3 protestues. Përveç Xhaferit, edhe deputeti i PD, Luçiano Boçi ka pasur një përplasje me policinë. Boçi ka tentuar të qëllojë policët duke thënë se e kanë provokuar.

Më pas situat ka agravuar edhe më shumë, pasi policia ka hedhur gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Molotovët drejt Kryeministrisë, tre efektivë policie transportohen në spital me djegie

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Tre efektivë policie kanë mbetur të plasosur, si pasojë e hedhjes së bombave molotov nga protestuesit drejt godinës së Kryeministrisë. Më pas, efektivët janë transportuar në spital me djegie. 

Pas kaosit të krijuar para Kryeministrisë, qytetarët janë nisur drejt godinës së Kuvendit për të protestuar, por edhe atje janë përplasur me policinë./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Qytetarët tentojnë të futen brenda Kuvendit, u hedhin bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta

TIRANË- Situata është tensionuar edhe më shumë, pasi protestuesit mbërritën para godinës së Kuvendit, ku u përplasën edhe me policinë. Protestuesit kanë tentuar të futen brenda Kuvendit dhe kanë hedhur bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë. 

Më pas policia ka hedhur gaz lotsjellës, duke shpërndarë protestuesit, ku disa prej tyre kanë mbetur të lënduar./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Berisha: Kjo është stina jonë, tani është koha të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri dhe për të krijuar qeveri teknike

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së mbajtur para kryeministrisë se, tani është stina e qytetarëve, për tu bashkuar dhe të përmbysim këtë qeveri dhe për të krijuar një qeveri teknike. Lideri i opozitës u bëri thirrje gjithashtu qytetarëve që të bashkohen dhe të vazhdojnë këtë betejë, të vazhdojmë këtë rrugën në kilometrin e fitores.

"Miqtë e mi, koha ka ndryshuar. Stina është e jona. Ne sot nuk jemi më një parti. Nuk jemi këtu as për një individ. Nuk jemi këtu pra për asgjë tjetër, por jemi këtu për ndërgjegjen tonë, jemi këtu për idealet tona. Ne jemi këtu për ndërgjegjen tonë kombëtare si shqiptarë sepse nuk duam dhe nuk pranojmë kurrë që Shqipëria të vidhiset në honet e historisë, të shpopullohet dhe të ecë e sigurt drejt shkretimit nga banorët e saj. Ne jemi këtu si ndërgjegje dhe dinjitet njerëzor, se nuk mund të pranojmë kurrë që për karrigen e krimit të Edi Ramës, zgjedhjet tona të shndërrohen në opozitë.

Ne jemi këtu si ndërgjegje dhe dinjitet njerëzor se nuk mund të pranojmë kurrë që pasuritë publike, taksat e shqiptarëve, të plaçkiten nga një grup qeveritarësh, kurse shqiptarët të zhyten çdo ditë e me thellë në varfëri dhe mjerim. Ne jemi këtu si ndërgjegje qytetarë, si ndërgjegje njerëzore, se nuk mund të pranojmë kurrë këtë agresion të tmerrshëm kundër familjes.

Ne jemi këtu si qytetarë të këtij vendi, që nuk mund të pranojmë kurrë këtë emër të zi që Edi Rama i ka dhënë Shqipërisë si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë. Prandaj të dashur qytetarë dhe qytetare, sonte është thirrja e madhe, është ora jonë, të bashkohemi, të bashkohemi, të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri, për të krijuar një qeveri teknike, për zgjedhje të reja dhe të ndershme, për një vizion të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Për dinjitetin e tyre, për interesin kombëtar, për familjen shqiptare, për ëndrrën e të rinjve shqiptarë në Shqipëri, për ligjin dhe Kushtetutën dhe barazinë para tyre. Për luftën me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Për Shqipërinë që ecën e sigurt drejt integrimit në Europë. Edhe njëherë u ftoj të bashkohemi, të vazhdojmë këtë betejë, të vazhdojmë këtë rrugën në kilometrin e fundit, kilometrin e fitores. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore," përfundoi Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Berisha: Ramën nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se Edi Ramën nuk e pranuan në sallën ku u firmos Bordi i Paqes, një nismë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Gjatë fjalës së tij në protestën e Opozitës në Bulevard, Berisha theksoi se Rama nuk largohet nga drejtësia, por do të përmbyset nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve. 

"Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Edi Rama kryeson organizatën kriminale më të rrezikshme në Europë. Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Ramaduro është kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Palloshi i Lubisë është pengu i saj. Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Ergys Agasi është Rama i errësirës dhe se Mirlinda e AKSHI-t është simotër siameze e Lindës së Surrrelit. Sot, shumica e shqiptarëve po e kuptojnë se Rama ka bllokuar drejtësinë për të mbrojtur veten, familjarët e tij, pasi ka vjedhur jo miliona, por miliarda.
Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se kryehajduti i shqiptarëve nuk ikën nga drejtësia, por ai përmbyset nga zemërimi, revolta dhe vetëm revolta juaj.

Mirëpo nëse sot gjendemi në kilometrin e fundit të opozitës tonë, përveç arritjeve tona të deritanishme, edhe për një arsye tjetër, ne do triumfojmë. Dhe kjo arsye është kriza e thellë që Edi Rama po kalon me narkoshtetin që po i shembet përsipër.
E patë ju vetë, një javë të tërë, Edi Rama krekosej me një ftesë formale që Edi Rama u kishte bërë vendeve partnere për Bordin e Paqes. E patë se si Edi Rama e përdori atë ftesë sikur ishte arkitekti i bordit, sikur ishte themeluesi. Por çfarë ndodhi? Ndodhi që në mbledhjen themeluese të bordit, aty ku u firmos Bordi i Paqes në Davos, Edi Ramën nuk e pranonte salla. Edi Rama gjendej në parlament duke bërë avokatin e Lubisë, duke ulëritur, duke sharë si ordiner opozitën," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Pas hedhjes së molotovit, Policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Protesta

TIRANË- Policia dhe FNSH kanë shpërndarë protestuesit nga Kryeministria. Pasi qytetarët hodhën molotov dhe fishekzjarre ndaj godinës së Kryeministrisë, policia ka marrë masa. 

Duke hedhur gazlotsjellës dhe ujë, efektivët kanë mundur që të largojnë qytetarët nga Kryeministria./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Përshkallëzohet protesta e Opozitës, kryeministria mbulohet nga tymi

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
pamjet

TIRANË- Pas mbarimit të fjalimit të Kryedemokratit Sali Berisha, situata është përshkallëzuar. Protestuesit kanë hedhur molotov dhe fishekzjarrë, duke mbuluar në tym kryeministrinë, por policia është përgjigjur menjëherë me gaz lotsejllës.

Si pasojë e gazit lotsjellës disa qytetarë kanë mbetur të plagosur dhe disa efektivë policie janë transportuar në spital, pasi u lënduan nga hedhja e molotovit./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Ndryshon skenari i protestës, protestuesit zhvendosen te Kuvendi

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Pas kaosit të krijuar para godinës së Kryeministrisë, qytetarët janë nisur drejt Kuvendit. Menjëherë pas qytetarëve, efektivë të shumë të strukturave të policisë u panë të vrapojnë drejt Kuvendit, ku më pas, pati edhe përplasje me protestuesit.

Bidonë me ujë dhe çadra janë hedhur drejt policisë, ndërkohë që duket se ka tentativa për të hyrë në Kuvend./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

FOTO/ Fishekzjarre dhe molotov, çfarë po ndodh para kryeministrisë

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Fishekzjarre dhe molotov u hodh drejt godinës së Kryeministrisë, pas përfundimit të fjalimit të Kryedemokratit Sali Berisha. Më pas, policia ka hedhur gaz lotësjellës drejt protestuesve, çka duket se ka krijuar probleme në frymëmarrje për disa prej tyre. 

Ndërkohë një qytetar është ndjerë keq, dhe është marrë nga ambulanca për t’i dhënë ndihmën mjekësore./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Berisha: Në udhëtimin tonë epik ne u provuam shqiptarëve dhe botës se jemi të pamposhtur

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Sali Berisha 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në protestën kombëtare, falenderoi shqiptarët që i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të protestuar sot tek kryeministria. Lideri i opozitës theksoi se sot shumica e shqiptarëve e ka të qartë se Edi Rama kryeson organizatën më të rrezikshme në Evropë dhe se është kreu i narkoshtetit. 

"Me punë, me vështirësi, me sakrifica, me presione të shumëllojta, por sot jemi mbledhur masivisht në këtë protestë madhështore, secili nga ne duhet të rikujtojë ato që në realizuam së bashku me qëndresën tonë, me mbrojtjen e të vërtetave që besojmë gjatë kësaj opozite të vështirë", tha Berisha ndër të tjera. 

"Në udhëtimin tonë epik, ne u provuam shqiptarëve dhe botës se jemi të pamposhtur dhe se sot në kilometrin e fundit jemi më të fortë, më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë. Me punë, me vështirësi, me sakrifica, me presione të shumëllojta, por sot jemi mbledhur masivisht në këtë protestë madhështore, secili nga ne duhet të rikujtojë ato që në realizuam së bashku me qëndresën tonë, me mbrojtjen e të vërtetave që besojmë gjatë kësaj opozite të vështirë.

Në këtë udhëtim, duke qëndruar të palëkundur dhe sy më sy me narkoshtetin, në mbrojtje të të vërtetave tonë, të vlerave të lirisë, ne siguruam 7 rezoluta ndërkombëtare të të gjitha partive të spektrit tonë, që qeverisin vendet më të lira, më të fuqishme të planetit dhe që de facto e kaluan PD-në nga forca politike më e izoluar në opozitën me mbështetjen më të madhe në arenën ndërkombëtare. 7 rezoluta që damkosën para shqiptarëve dhe botës Ramaduron si armikun më të egër të pluralizmit politik dhe të shqiptarëve.

Narkodiktatorin që ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, si kryeministrin që plaçkit dhe grabit i papërmbajtur qytetarët shqiptarë. Si Çubrilloviçin e spastrimit të heshtur etnik të shqiptarëve nga Shqipëria. Duke vërtetuar kështu se PD është jo vetëm parti e qendresës së pamposhtur, por njëherëzi parti e realizimit të të pamundurave për kombin shqiptar. Parti e vizionit të sotëm dhe të ardhëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të dashur miq, në udhëtimin tonë të vështirë, ne vazhduam punën për të përmbushur një tjetër premtim që u dhamë shqiptarëve, mbrojtjen e votës.

Dhe falë punës tuaj të ndershme me vetëmohim, falë dokumenteve tona, falë përkushtimit dhe persistencës, arritëm që raporti ndërkombëtar i OSBE/ODIHR sot është dokumenti, ligji ndërkombëtar që faktoi se Edi Rama shndërroi zgjedhjet e vitit 2025 në një farsë të shëmtuar elektorale. Përpjekjet e lobimit të tij korruptiv për të parandaluar këtë raport, dështuan plotësisht. Miq, jo vetëm kaq, por ne në fakt këto vite u përballëm si asnjë opozitë tjetër në Europë, jo vetëm me një qeveri autoritare, por edhe me një qeveri organizatë kriminale, të kryesuar nga Ramaduro i Europës, dhe de facto e drejtuar nga klanet më të rrezikshme, më të fuqishme të marijuanës, kokainës në Europë dhe në botë.

Miqtë e mi, ne u përballëm këto vite me sundimin e drogës, me urdhrat, vendimmarrjet e saj, ne u përballëm me një propagandë që në 24 orë mashtron, trillon dhe manipulon shqiptarët. Ne u përballëm me një sundim të medieve nga narkoqeveria që po adaptojnë një censurë të tmerrshme ndaj opozitës. Ne u përballëm me glorifikimin e të keqes, demonizimin e të vërtetës, demonizimin e opozitës. U përballëm me një qeveri kriminale që vjedh miliarda e miliarda euro nga taksat dhe pasuritë publike, dhe vjedhjet e saj i shndërron në vota, votat i shndërron në vjedhje të reja.

Miqtë e mi, nuk e bëj pa qëllim këtë rikujtesë të viteve të fundit, por e bëj se pas kësaj maratone të gjatë, opozita ka arritur tani pikërisht në kilometrin e fundit, përpara triumfit të saj dhe këtu nuk do kishim arritur kurrë pa bërë punën që kemi bërë, pa arritjet që përmenda, pa pasur si parti të vërtetë opozitare PD-në, pa mbështetjen ndërkombëtare që kemi sot, pa dokumentet që faktojnë farsën elektorale, misioni ynë shpëtimi i Shqipërisë do mbetej thjesht një aspiratë, pa mundësi reale për t’u konkretizuar.

Ndaj dhe njëherë të dashur demokrate e demokratë, nuk jemi kurrë aty ku ishim, nuk jemi më në rrugë pa krye, nuk jemi në mjegullnajë, por jemi në kilometrin e fundit, jemi në agun e triumfit tonë. Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Edi Rama nuk ikën me farsë zgjedhore. Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se diktatura nuk ikën me votë, por ato ikin, shemben me revoltë dhe vetëm me revoltë popullore. Ja ku jemi ne sot," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

PAMJET/ Berisha mbaron fjalën, hidhet molotov ndaj Kryeministrisë

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta

TIRANË- Bomba Molotov janë hedhur drejt Kryeministrisë, pasi Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbaroi fjalimin. Ndërkohë, policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit para kryeministrisë.

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta

Si pasojë e ndërhyrjes, protestuesit u shpërndanë dhe më pas janë nisur drejt Kuvendit të Shqipërisë./Dosja.al

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protestaKryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta

4 MUAJ ME PARE

Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë drejt fitores tonë

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar gjatë protestës Kombëtare para Kryeministrisë se, demokratët sot janë në kilometrin e fundit dhe asgjë nuk i ndal drejt fitores. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës theksoi se, mediat e kapura nga pushteti, këtë javë tentuan që ta fshehin këtë mesazh, por ai kumbon në çdo shtëpi të shqiptarëve. Berisha tha ndër të tjera se beteja politike e opozitës ka qenë e gjatë dhe e vështirë, por e domosdoshme për mbrojtjen e pluralizmit.

"Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, opozitarë dhe opozitare, të pranishëm në këtë shesh dhe kudo që jeni sonte. Të dashur shqiptare dhe shqiptarë kudo që ndodheni sonte. Përshëndetjet e mia më të përzemërta për ju, misionare dhe misionarë të pamposhtur dhe guximtarë të kombit shqiptar, të pranishëm sonte në këtë shesh beteje dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Të nderuar drejtues të PD, partive aleate, të nderuar deputetë të pranishëm në këtë protestë.
Vëllezër dhe motra. Do ta nis këtë fjalë me një mesazh që këtë javë, të tmerruar nga protesta jonë e kaluar, mediat e qeverisë bënë gjithçka ta vendosin në harresë. Mesazhi im është ky, sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë drejt fitores tonë.

Sot ne jemi para triumfit të madh, shumëkujt triumfi mund t’i duket ende larg kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria. Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë së bashku vitet e fundit ka qenë pa dyshim maratonë jo e lehtë. Thuaj një kalvar maratonë e mbushur me dhunën e narkoshtetit, presione dhe izolime oruelliane ndaj nesh, por edhe një qëndresë stoike, sakrifica të dhimbshme nga ne.

Ishin vitet e një përballje të egër me regjimin e narko-diktatorit Ramaduro, biri i një xhelati që firmoste varjen e kundërshtarëve politikë dhe që përdori të gjitha mënyrat për realizimin e projektit të tij, Shqipëria pa opozitë.
Ai bëri gjithçka, përdori burgjet, manipulimet, lobimet e korruptuara, por ja ku jemi sot, më të fortë se kurrë.
Në udhëtimin tonë, që në kilometrat e parë, ne u dëshmuan shqiptarëve dhe botës, se projekti i Shqipërisë pa opozitë apo kallp opozitë, ishte turpi i tyre, ishte turpi i historisë, që ne kurrë nuk do ta pranonim kurrë, të gatshëm

Në këtë udhëtim ne u ngritëm si Feniksi nga hiri dhe nga izolimi më i thellë arritëm në kilometrin e fundit si forca politike më e mbështetur nga shqiptarët dhe partitë simotra në mbarë botën. Arritëm në kilometrin e fundit pasi plagosëm për vdekje bishën narkodiktaturë dhe u dëshmuam shpresa e vetme e shqiptarëve. Zoti u bekoftë!" tha Berisha/Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Duhet revoltë, do jem gjithmonë me protestuesit"/ Salianji: Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar në çfarë do lloj force

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar sot gjatë protestës para Kryeministrisë se do të jetë gjithmonë me protestuesit. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se është e nevojshme revolta kundër qeverisë, teksa shtoi se kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar në çfarë do lloj force.  I pyetur për takimet e tij me demokratët, që Berisha e ka cilësuar si axhendë personale, Salianji theksoi se janë në të mirë të PD-së dhe shoqëria kërkon që PD të jetë parti fituese.

Salianji: Kam qenë në çdo protestë opozitare. I jam bashkuar PD dhe opozitës, kam qenë denoncues i çdo afere korruptive të qeverisë. Nga lidhjet me krimin te aferat korruptive te denoncimet për keqqeverisjen. Sot është një ditë ku të gjithë qytetarët duhet të dalin për larguar qeverinë e Edi Ramës për shkak të korrupsionit dhe të rrënimit ekonomik dhe shkretimit të Shqipërisë. Ekspozimi që i ka bërë SPAK dhe dy dosjet e fundit, të zëvendës kryeministres dhe AKSHI, ku janë ekspozuar lidhjet e krimit me pushtetin dhe përdorimi i pushtetit politik për të fuqizuar dhe pasuruar njerëzit e lidhur me qeverinë tregon se kjo qeveri nuk ka legjitimitet moral për të qeverisur. Kjo është arsyeja. Qytetarët kërkojnë të njëjtën gjë pavarësisht se shumë prej tyre nuk dalin në shesh pavarësisht nga shqetësimet e tyre të përditshme besojnë demokratët që kanë dalë në shesh.

 Axhenda ime është axhendë publike, në të mirë të shoqërisë dhe PD. Shoqëria kërkon që PD të jetë parti fituese. Padiskutim që ripërtërija e PD i shërben vetëm opozitarëve dhe shoqërisë. Do të jemi në komunikim për t’u përgjigjur të gjithë elementëve. Nëse personalisht ndërmarr një nismë për ta bërë PD fituese më nderon pavarësisht se janë mijëra demokratë në çdo sallë qytetesh ku kanë qenë plot, Kjo tregon diçka./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Poshtë diktatura”/ Qytetari zgjedh mënyrën e veçantë për të protestuar, shkrimi në bluzë: Demokracia në rrezik, ta shpëtojmë

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
qytetari

TIRANË- Një nga qytetarët ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të protestuar para Kryeministrisë në protestën e Partisë Demokratike. I veshur i gjithi me të bardha, qytetari shkruan në bluzën e tij: “Vllazën, demokracia në rrezik, ta shpëtojmë”. Ndërkohë në pjesën e pantollonave, shkruhej “Poshtë diktatura”./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Florjan Binaj i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Florjan Binaj

TIRANË- Aktori, moderatori dhe aktivisti Florjan Binaj i është bashkuar protestës masive të opozitës. Protesta po mbahet nën masa të shtuara sigurie dhe po shoqërohet me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kërkojnë ndryshime politike dhe përgjegjësi institucionale. Deri më tani, protesta po zhvillohet pa incidente.

Florjan Binaj njihet për qëndrimet e tij kritike ndaj qeverisë dhe angazhimin qytetar në çështje publike, çka e bën pjesëmarrjen e tij një mesazh të fortë mbështetjeje për protestën e sotme./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Liria fitohet me guxim, kurajë dhe përballje"/ Blushi: Vdekje a liri, kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke folur në protestën Kombëtare të Partisë Demokratike, theksoi se liria fitohet me guxim dhe kurajë. Blushi u shpreh se guximin e protestuesve nuk e ndal dot një regjim sipas tij i kalbur, teksa shtoi se zgjedhja para qytetarëve është e qartë, dinjitet përballë skllavërisë. Blushi tha ndër të tjera para mbështetësve opozitarë, se opozita duhet ti prijë sakrificës së çdo qytetari.

"Mirëmbrëma, motra dhe vëllezër! Të dashur qytetarë! Liria na thërret, vdekja nuk na tund! Regjimet bien vetëm kur vendosim të paguajmë çdo çmim për lirinë! Kur e ndajmë mendjen të veprojmë dhe të mos pranojmë kurrën e kurrës vjedhjen, dhunën dhe gënjeshtrën, si normalitet. Liria fitohet vetëm me guxim, me kurajë dhe përballje.
Guximin dhe zemërimin tuaj nuk ka fuqi në botë që e ndal dhe jo më një regjim kalbësirë si ky i Ramaduros.
Bashkimi ynë sot po trondit në themel çdo mur që Narkoregjimi ka ngritur përballë jush.

Po trondit çdo narkopolic, çdo patronazhist, çdo strukturë kriminale, që Edi Rama ka krijuar për t’u mbrojtur nga revolta dhe zemërimi juaj. Ky regjim i mbaruar nuk ka më asnjë shpresë t’i mbijetojë ortekut të popullit që ka vendosur të jetojë i lirë. Sot, vendimi ynë është i qartë dhe i padiskutueshëm. Mirëqenie dhe jo varfëri! Dinjitet dhe jo skllavëri! Komb dhe jo shkombëtarizim! A vdekje, a liri! Ky është misioni ynë. Kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin dhe lirinë e Shqipërisë. Loti i çdo nëne, që Edi Rama me axhendën antikombëtare të shpopullimit ia dëboi djalin dhe vajzën në emigrim, është borxhi ynë.

Sakrifica e përditshme e çdo prindi që lufton çdo ditë për bukën e gojës së familjes është detyrimi ynë. Vuajta e çdo të sëmuri me tumor në Onkologjik, që lufton me jetën për mungesën e ilaçeve, është thirrje për drejtësi. Poshtërimi i çdo pensionisti, prindi dhe gjyshi tonë, që nuk shtyn dot muajin me pensionin mizerabël, na detyron të reagojmë. Mundi dhe djersa e çdo fermeri që hedh produktet e veta në kanal dhe që sheh se si Edi Rama i vjedh edhe ndihmat e BE, na detyron një reagim. Prodhuesit “Made in Albania” që nuk gjejnë treg për prodhimet e tyre sepse importuesit klientelistë e kanë shkatërruar tregun, u detyrohemi një përgjigje për pyetjen edhe sa duhet t’i durojmë këta banditë?

Të rinjtë që bëjnë dy-tre punë dhe nuk blejnë dot shtëpi, por që shohin Belinda Ballukun me 300 apartamente, meritojnë një rrugëzgjidhje. Tirana, Vlora, por edhe gjithë qytetet dhe fshatrat që ende thahen për ujë të pijshëm ndërkohë që Kreu i Organizatës lag gurmazin me verë 33 mijë euro shishja, i kanë sytë nga ne. Kurrë nuk mund të pranojmë që nevoja e Edi Ramës për të pirë mall të helmojë nga droga edhe fëmijët tanë. Ky regjim që ruan Edi Ramën dhe çetën e tij të kusarëve me qindra badigardë, por që nuk cakton një polic për të ruajtur sigurinë e fëmijëve në shkolla, që theren me thika e humbin jetën, nuk do të lejojmë më asnjë minutë më shumë të qëndrojë në pushtet.

Durrësi, Lezha, Gjirokastra dhe çdo zonë e përmbytur nga korrupsioni në javët e fundit duhet ta dinë se dallga gjigande e këtij reagimi popullor do ta përmbysë përgjithmonë këtë regjim. Se nga flakët që Edi Rama ndezi për të djegur pasuritë e biznesmenëve të ndershëm te 5 Majit për të ndërtuar kulla krimi dhe droge, do të përvëlohet vetë. Shqipëria jonë nuk mund të jetë kurrë më Narkoshtet, as pronë e krimit të organizuar, as plaçkë e një grushti oligarkësh dhe as e mafias ndërkombëtare. Kurrë nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet në një Soros-land dhe as të pranojmë që toka e shqiponjave të kthehet në fermë për internacionalen e surogacisë. Ne nuk kërkojmë hakmarrje.

Ne kërkojmë liri, demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Ky regjim, që mbron interesat mafioze të pakicës dhe i harron, i braktis dhe i dhunon qytetarët, nuk mund të përfaqësojë më Republikën e Shqipërisë. Ne do t’ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve! Republika e Shqipërisë duhet të jetë e sovranit dhe e ligjit, kurrë e një Kryebanditi dhe një grupi të strukturuar kriminal qeveritar, që vjedh shtetin, taksat dhe grabit të ardhmen tonë. Sakrificat dhe vuajtjet tuaja këto 13 vite kërkojnë shpagim. Por “Drejtësia e Re” u kthye në armën dhe patericën e Ramaduros për ta mbrojtur atë nga ndëshkimi ligjor për korrupsionin dhe krimet e tij duke ndëshkuar qytetarët e thjeshtë dhe duke ua vështirësuar më shumë jetën atyre.

Shumë prokurorë e gjyqtarë janë kthyer sot në kamikazë të Edi Ramës. Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë, që rrëmbeu në mënyrë mafioze Ilir Metën dhe e mban sot padrejtësisht në burg, që izoloi për 333 ditë Sali Berishën, që rrëmben jo vetëm drejtues të opozitës, por edhe qytetarë dhe biznesmenë të ndershëm, siç faktoi afera familjare e AKSHIT-t e Edi Ramës. Fuqia jonë nuk qëndron te dhuna, por te vendimi ynë për të jetuar të lirë, të sigurt dhe me dinjitet në Atdheun tonë. Unë përulem me mirënjohje për sakrificat dhe qëndresën e gjithësecilit prej jush. Por kjo nuk mjafton.

Ne, opozita, duhet t’i prijmë me çdo sakrificë guximit tuaj! Ta kthejmë lirinë në misionin tonë kombëtar. Të shembim këtë mur të hajdutërisë dhe krimit të organizuar të shkrirë njësh me shtetin. Të shembim ligjin antifamilje, të lartësojmë figurën e nënës dhe babait, dhe të mbrojmë vatrat tona nga ky sekt mafioz pa fe dhe pa Atdhe! T’i kthejmë popullit çdo qindarkë dhe pasuri të grabitur nga organizata kriminale dhe kryetari i saj. Të rikthejmë votën e lirë dhe të mbrojmë si sytë e ballit demokracinë, në themelet e së cilës është gjaku dhe sakrificat sublime të shqiptarëve që dhanë jetën në përballje me diktaturën.

Të shkërmoqim dhe ta shkulim nga rrënjët këtë regjim të kalbur narko-mafioz! Ne do të ndërtojmë një Shqipëri të drejtë dhe të dhembshur, që mendon, kujdeset dhe që u shërben të gjithëve, ku drejtësia dhe mundësitë janë të barabarta për çdo shqiptar. Ky është shteti dhe Republika që meritoni ju. Republika e shqiptarëve të ndershëm që jetojnë me djersën e ballit. Nuk do të lejojmë që ajo të bëhet NarkoRepublika e Edi Ramës. Për lirinë ja vlen çdo sakrificë! A vdekje, a Liri! Fitore!" tha Blushi. /Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protesta e PD-së merr vëmendje ndërkombëtare! Dega e CNN në Indi me 10 mln ndjekës transmeton live tubimin kombëtare të opozitës

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta

TIRANË- Protesta kombëtare e Partisë Demokratike në Shqipëri ka marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare. Disa prej medieve më të mëdha ndërkombëtare, po transmetojnë live protestën, ku qindra shqiptarë kanë zbritur në shesh kundër qeverisë së korruptuar të Edi Ramës. Konkretisht, dega e CNN në Indi me 10 milionë ndjekës po transmeton live protestën e thirrur nga opozita./Dosja.al

 

 

 

4 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ I rrethuar nga mbështetësit, Salianji i pranishëm në protestën e PD-së

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka marrë pjesë në protestën e sotme kombëtare të PD-së në Kryeministri. I rrethuar nga mbështetësit e vetë, Salianji është filmuar në protestë. 


Pranë Salianjit qëndrojnë Orest Berberi, Arbër Kola, Valbona Mëhilli dhe Ilir Vrenozi, por edhe persona të tjerë që mbështesin nismën e tij për të rienergjizuar dhe riorganizuar PD-në./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Duhet ta shembim këtë qeveri"/ Luçiano Boçi: Sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik, jemi këtu sepse ne vlerësojmë jetën

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ishte i pari që mori fjalën në protestën e PD, në sheshin para kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, Boçi hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se e ka kthyer shtetin në pronë private dhe qeverinë në klub të mbyllur qejfi dhe ahengu. Demokrati theksoi se shembja e kësaj qeverie është detyrë para historisë, para gjithë qytetarëve dhe para gjithë shqiptarëve.

“Sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik. Nuk jemi mbledhur sot as për t’u parë me urrejtje nga perdet dhe dritaret e frikës së pushtetit. Të dashur miq, ne jemi këtu sepse ne vlerësojmë jetën, ne jemi këtu sepse na ka thirrur dashuria e familjes, adhurimi për zotin dhe kombin, na ka thirrur dinjiteti ynë, rezistenca, shpirti dhe zemra opozitare. Ne jemi thirrur këtu nga guximi dhe detyra jonë për të luftuar deri në fund. Ne jemi këtu sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin të drejtohet nga një njeri, i cili e ka kthyer shtetin në pronë private.

E ka kthyer qeverinë në klub të mbyllur qejfi e  ahengu. kjo ndërtesa që kemi në krah, nuk është Kryeministria e shtetit. Pas atyre blindave që duhet t’i shembim me çdo kusht, nuk është pushteti, por frika e pushtetit. Ne duhet ta shembim këtë qeveri. Shembja e tyre është detyrë para historisë, është detyrë para gjithë qytetarëve dhe para gjithë shqiptarëve. Prandaj jemi sot këtu, me një numër kaq të madh protestuesish”, tha Boçi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Kë të telefonojmë kur na merr peng Policia“/ Pankartat më pikante nga protesta e PD: Edi, boll na vodhe

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Pankartat

TIRANË- Qytetarët në protestë kanë shkuar dhe me pankarta në duar në protestën e sotme. Disa prej tyre kanë zgjedhur pankarta të shkruara në gjuhën angleze, ndërkohë që të tjerët me pankarta në shqip dhe fotografi të Ramës.

“Ask where EU fonds go”, “Edi stop stealing our Money”, “Kë të telefonojmë kur na merr peng policia?”, “Ikur: 1.1 mln euro vite:12 vite”, shkruhet në disa prej pankartave./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

FOTOGALERI/ Mijëra shqiptarë zbresin në shesh para kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Pamjet

TIRANË- Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për protestën kombëtare që po mbahet para kryeminstrisë, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë.

Në fotot e mëposhtme të shkrepura në nisje të protesës, shihet qytetarët e bashkuar në protestë. Ndërkohë që menjëherë pas tyre u është bashkuar kryedemokrati Berisha bashkë me deputetët demokratë./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës/ Policia rrethon kryeministrinë, 1350 efektivë policie të angazhuar në tubim 

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta

TIRANË- Partia Demokratike zhvillon sot protestën Kombëtare para godinës së Kryeministrisë. Forca të shumta policore janë dislokuar në zonë, të pajisura me skafandra dhe maska kundragaz, duke rrethuar të gjithë perimetrin e Kryeministrisë dhe rrugët përreth.

Gjithashtu rreth 1350 efektivë policie do të jenë të angazhuar në protestën e sotme, ndërkohë policia ka njoftuar dhe planin e masave për mbarëvajtjen e tubimit./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta Kombëtare e PD-së, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pak para nisjes zyrtare të protestës kombëtare të thirrur nga opozitar ka mbërritur në selinë blu. Lideri i opozitës është pritur në mënyrë entuziaste nga qindra simpatizantë duke i shprehur mbështetjen për protestën.

Protesta u thirr nga opozita si reagim ndaj skandaleve të njëpasnjëshme në qeverinë e Ramës. Gjithashtu Opozita ka paralajmëruar se protestat para Kryeministrisë do të jenë të qëndrueshme dhe vazhdim i një serie aksionesh politike, deri në largimin e Qeverisë./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Sot dita e guximit qytetar”/ Berisha para protestës kombëtare: Populli do t’i bëjë gjyqin kryehajdutit...

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë sërish një reagimim lidhur me protesën, teksa na ndajnë vetëm pak orë. Me anë të një postimi në Facebook, Lideri i opozitës shkruan se sot është dita e guximit qytetar, dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. 

“Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë," shkruan Berisha në Bacebook./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta e Opozitës/ Berisha: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës që do të zhvillohet sot në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se ora 17:00 është ora e opozitës, duke ftuar qytetarët në protestë.

Postimi i Plotë:

Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës ora 17:00, ora e opozitës!

4 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, ambasada amerikane: Shmangni zonat e demonstratës

Kryeministria në flakë, Kuvendi nën tym/ Përfundon protesta
Ambasada Amerikane

TIRANË- Ambasada e SHBA-ssë në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për protestën e sotme. Në një njoftim të publikuara në faqen zyrtare të ambasadës, këshillohen qytetarët amerikanë që të shmangin demonstratën, të mbajnë një profil të ulët dhe të kenë një plan emergjence.

Sipas ambasadës amerikane protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt.

Njoftimi i Plotë:

Paralajmërim për Demonstratë: E shtunë, 24 janar 2025, në orën 17:00

Ambasada Amerikane në Tiranë, Shqipëri

Mesazh për qytetarët amerikanë

Subjekti:  Alarm Demonstrimi

Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të shtunën, më 24 janar 2025, në orën 17:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te ndërtesa e Kryeministrisë, e vendosur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut. Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personelit të Ambasadës Amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.

Ndërkohë që protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestave. Nëse jeni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe i jepni përparësi sigurisë suaj personale. Forconi qëndrimin tuaj të sigurisë duke praktikuar zakonet e mëposhtme:

Veprimet që duhen ndërmarrë:

Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin këtë ngjarje

Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth

Kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik

Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje

Mbani një profil të ulët.

Protesta do të nisë sot në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza, pranë Kryeministrisë. Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës, ndërsa pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut./Dosja.al

protesta kombetare e partise demokratike sali berisha

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion