LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, interpelanca për McGonigal në 2 mars, Berisha: Po s'erdhi Rama, do t'i shkojmë në Surrel (ZHVILLIMET)

• 78 vota pro, 3 kundër dhe 0 abstenim. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla do të mbajë postin e saj pas rrëzimit të kërkesës së opozitës për ta shkarkuar nga detyra. Seanca e sotme drejtohej nga Ermonela Felaj, ndërsa Nikolla mbajti një fjalim të gjatë nga vendi, ku u shpeh se nuk kishte gabuar në drejtimin e seancave, por reagimi i saj ishte reflektim i situarave të krijuara në Kuvend nga opozita. • Ndërsa, edhe pse kryeministri Edi Rama erdhi sot pas disa javësh në Kuvend, sërish nuk u zhvillua interpelanca e tij për lidhjet me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. • Mocioni me debat për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles Msgonigal, do të zhvillohet me datë 2 mars dhe pa kohë të limituar. •Megjithatë trazirat në Kuvend nuk kanë munguar as sot, por as pasojat. Deputeti demokrat Edmond Spaho për shkak se krijoi zhurmë me bilbil, u dënua me përjashtim edhe më 10 ditë të tjera (total 20) nga punimet në Kuvend. Po ashtu u dënuan edhe Elda Hoti dhe Sorina Koti. • Në seancën e sotme plenare, munguan 12 deputetë demokratë që shkaktuan kaos në seancat e shkuara. Ata ishin Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati. • E tensionuar ishte situata edhe jashtë dyerve të Kuvendit, atje ku kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha protestoi për 3 orë bashkë me mbështetësit e tij. Ata paralajmëruan se nëse Rama nuk shkonte në Kuvend për interpelancë, do të shkonin të tubonin në Surrell, pranë shtëpisë së tij. • Por duket se më 2 mars do të kenë mundësinë që të marrin në pyetje numrin një të qeverisë dhe lidhjet e tij me agjentin e arrestuar amerikan.

54 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PDIU bashkon votat me PS, 78 kartona jeshilë kundër shkarkimit të Nikollës. Bylykbashi dhe Vasili ishin vetëm

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Votat

TIRANË- Sot, në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë është votuar për shkarkimin e Lindita Nikollës nga posti i kryeparlamentares, kërkesë kjo e bërë nga opozita. Por votat për të konfirmuar në detyrë Nikollën ishin mëse të mjaftueshme dhe kërkesa e demokratëve u rrëzua nga 78 deputetë, mes tyre ishte edhe vota e kryeministrit Edi Rama.

Nikolla mori 78 vota, pikërisht 2 më shumë sesa njerëzit e mazhorancës prezentë në sallë, e sipas A2CNN, votat kanë 'rrjedhur' nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Pro shkarkimit shkuan 3 vota, por vetëm dy deputetë të opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Perit Vasili që morën pjesë në votin, ndërsa maxhorancës për Nikollën i janë basgkuar 2 nga 3 deputetët e PDIU.

3 VITE ME PARE

28 deputetë të PD kërkuan shkarkimin e Lindita Nikollës, vetëm 3 vota PRO, Kuvendi nuk e miraton

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Ermonela Felaj

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e 28 deputetëve demokratë për shkarkimin nga detyra të kryetares së parlamentit Lindita Nikolla. Me 78 vota pro, maxhoranca rrëzoi kërkesën e demokratëve, në një seancë të shoqëruar nga koasi. Kjo pasi deputetët e opozitën mbajtën të bllokuar foltoren e Kuvendit, duke i rënë tavolinës, apo fryrë bilibilave.

3 VITE ME PARE

Nis procesi i votimit, opozita braktis sallën e Kuvendit, qëndron vetëm Mziu

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Opozita

TIRANË- Opozita braktisi seancën plenare në momentin kur nisi votimi. I vetmi nga demokratët që qëndroi në sallë, ishte Xhelal Mziu. Pavarësisht kësaj, u hodh poshtë kërkesa e PD-së për shkarkimin e Nikollës, pasi kishte vetëm 3 vota pro.

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Xhelal Mziu
3 VITE ME PARE

Rama në Kuvend, Alibeaj: Ka një muaj që të kërkojmë dhe nuk të gjejmë, eja zhvillojmë interpelancën

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Enkelejd Alibeaj

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar të zhvillojë interpelancën mne kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij në seancën e sotme, Alibeaj tha se një gjë e tillë është kërkuar prej kohësh nga ai në emër të PD-së për të dhënë shpjegime në lidhje me çështjen e Charles McGonigal.

Por kërkesa e tij nuk është pranuar nga zv.kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj e cila ka vazhduar me proceduarën e stome të kuvendit.

'U bë një muaj që je fshehur andej këtej. Ka një muaj që të kërkojmë dhe nuk të gjejmë, meqë ka ardhur le të ecim me interpelancën urgjente. Kjo është kërkesa procedurale që kam. Meqë më në fund gjeti rrugën e parlamentit, pyetje kam unë asgjë më shumë. Ky është shkaku se përse ka ndodhur gjithë kjo tollovi. Të vazhdojmë me interpelancën për çështjen Rama-McGonigal.'- u shpreh Alibeaj. 

3 VITE ME PARE

Shkarkimi i Nikollës/ Tabaku paralajmëron: Nëse nuk dëgjoni palën tjetër, opozita s'merr pjesë në votim

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku paralajmëroi nënkryetaren e Kuvendit se nëse nuk do të dëgjohet pala e tyre, opozita nuk merr pjesë në votim. 

'Nëse vazhdoni në shkelje dhe nuk dëgjoni palën tjetër, opozita nuk do marrë pjesë në votim. Nikolla ka mbrojtur mazhorancën, faji është pse shkelet rregullorja. Votimi duhet të ndodhë pasi të lexohen të dy raportet. Dështuat që të keni një raport të përbashkët.'- tha Tabaku. 

3 VITE ME PARE

I ra bilbilit dhe bllokoi Foltoren, përjashtohet deputeti i 13-të i PD, Edmond Spaho gjobitet edhe me ditën e punës

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Edmond Spaho

TIRANË- Një tjetër deputet i Partisë Demokratike është përjashtuar sot nga seanca plenare pasi i ka rënë bilbilit dhe ka bllokuar foltoren e parlamentit. Bëhet fjalë për deputetin Edmond Spahon. Ky i fundit është dënuar edhe me 10 ditë të tjera nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë që gjithashtu është gjobitur, duke iu hequr dita e punës.

Vendimin ia ka bërë të ditur nënkryetarja e shumicës parlamentare, Ermonela Felaj, që drejton seancën plenare të ditës së sotme.

Por Spaho nuk është i vetmi që është dënuar sot, pasi iu bashkuan Elda Hoti dhe Sorina Koti. 

3 VITE ME PARE

Përjashtohen me nga 10 ditë nga seancat parlamentare 3 deputetë të PD-së

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Kuvendi

TIRANË-Nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj ka kërkuar nga komisioni i etikës që të përjashtojë nga puna e Kuvendit 3 deputetë të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për deputetët Elda Hoti, Sorina Koti dhe Edmond Spahos për bllokimin e foltores së Kuvendit që prej orëve të mëngjesit. Për deputetin Edmond Spaho, Felaj kërkoi përjashtimin nga Kuvendi për 20 ditë.

FelajEdmond Spahos t’i dyfishohet periudha e përjashtimit (20 ditë). I jap vërejtje Elda Hotit, meqënëse vazhdon të mbajë të bllokuar Foltoren. I heq të drejtën e fjalës dhe kërkoj përjashtimin nga seanca parlamentare dhe mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. I jap vërejtje zonjës Sorina Koti. Meqënëse vijon të qëndrojë në Foltore, i jap vërejtje. Meqënëse sërish vazhdon, i heq të drejtën e fjalës dhe kërkoj përjashtimin nga seanca dhe mbledhjet e komisioneve Parlamentare.

3 VITE ME PARE

'Ja shihe'/ Elisa Spiropali i tregon diçka me telefon, i merr vëmendjen Ramës, kryeministri zgjat kokën (ME FOTO)

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Kuvend, pas më shumë se 3 javësh mungesë, edhe pse opozita e kërkonte prej kohës për të zhvilluar një interpelancë lidhur me çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Por dikush duhet që ta "update-onte" lidhur me çfarë po ndodhte.

Në fotot e kapura nga Dosja.al gjatë seancës plenare, ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka treguar diçka interesante në telefonin e saj. 

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Pamje nga Kuvendi

Aq shumë është tërhequr Rama nga ajo që i ka treguar Spiropali, saqë i hoqi sytë nga telefoni i tij, duke parë me vëmendje atë që po i tregonte socialistja. 

3 VITE ME PARE

Kërkesa për shkarkimin e Nikollës, Alibeaj: Ju e përjashtuat relatorin tonë, kërkojmë që ai të marrë pjesë në seancë

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi që relatori i PD-së për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla, të jetë i pranishëm në sallë. Ai u shpreh se relatori i tyre është shkarkuar pa të drejtë, njëjtë si gjysma e opozitës.

Alibeaj: Ne e caktuam relatorin tonë, ju e përjashtuat. Keni përjashtuar gjysmën e opozitës. Kemi të drejtë që ta kemi atë këtu. Po ju kërkoj që të merrni masa, që çdo deputet të marrë pjesë. 

Felaj: Kryetari i Kuvendit mund të autorizojë relatorët kur ka më shumë se 1 mendim. Do ja jap fjalën Gjonajt për shumicën. 

3 VITE ME PARE

Braçe DEBATON ashpër me Gështenjën: Me mua e ke o Zotëri? Nuk di gjë, kështu që qepe

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Lefter Geshtenja

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe mori fjalën për të folur në Kuvend pas disa tentativave pas zhurmës së madhe që u krijua sot në seancë. Teksa ai ishte duke folur, e ndërpreu deputeti i PD-së, Lefter Gështenja. Braçe iu drejtua deputetit të PD-së duke i thënë se nuk di asgjë për të ndaj duhet të mos flasë më.

'E ke me mua o Zotëri se nuk po të kuptoj? Unë kam qënë në mbrojtje të interesit publik. Nëse nuk di gjë qepe.'- i tha Braçe.

3 VITE ME PARE

'Ty bravo të qoftë, si nuk u lodhe duke i rënë fyellit'/ Braçe debaton me Spahon në Kuvend: Je për rekord Guinnes

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Brace dhe Spaho

TIRANË- Tensione në Kuvend. Deputeti Erion Braçe ironizoi sjelljen e deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spahos, i cili qëndroi gjatë gjithë seancës së sotme duke i rënë bilbilit. 

'Si mos të flas, kam shumë që po pres për të folur. Sinqerisht dua t’i shpreh solidaritetin tim zotit Spaho. ka 4 orë që u torturua. I fryn bilbilit aq sa cilido fyellrëniës sdo i binte. Është rekord guinness dhe do të ngelet emri me germa të arta në mes të Kuvendit. me fuqinë që ka do vazhdoj ti bjer bilbilit edhe më shumë, Por si ka mundësi që nuk e zëvendësoj asnjë prej ush. Po si ka mundësi, e bën robi një sakrificë. Po të dalë dikush, Ore i bie unë fyellit për ty. Po ça jeni mo? Mirë që Berishën e latë atje përjashta, por se futet këtu brenda që të…Mirë që Shehun e latë jashtë, po ça bëni këtu. Këtë po u them o Mondi. Po të çmoj mor..unë se bëja dot. Shumë mirë mo….Shumë mirë mo. Shumë mirë që po e bëni.”-i thotë Braçe me ironi. Ndërkohë që deputeti i PD-së, i afrohet pranë vendit duke iu drejtuar me gisht. 

3 VITE ME PARE

PËRPLASET Felaj dhe Braçe, deputeti: Nuk e dua më fjalën!

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Kuvend

TIRANË- Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj është përplasur gjatw seancws sw sotme me deputetin socialist Erion Braçe. Braçe u ankua se nënkryetarja nuk i dha fjalën në Kuvend.

BISEDA MES TYRE:

Braçe: Nuk e dua më fjalën!

Felaj: Po doni merreni po të doni jo!

3 VITE ME PARE

Felaj përjashton nga seanca plenare Spahon, i hiqet dita e punës

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Kuvendi

TIRANË-Përjashtohet nga seanca deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho. Pasi e lajmëroi disa herë drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj pohoi se përveç përjashtimit nga seanca e sotme, Spaho është gjobitur, duke iu hequr paga e një dite pune.

'Do merren masa për sjelljen tuaj. Edmond Spaho jeni i përjashtuar. Meqë po vazhdoni kështu, do ndalohet paga e deputetit. I tërheq vëmendjen edhe zonjës Hoti, bëtë zhurmë.'- tha Felaj. 

Që në nisje të Kuvendit pak pas orës 10 të paradites, seanca është zhvilluar me debate të ashpra, ndërsa opozita ka bllokuar foltoren. Ndërkohë jashtë Kuvendit është mbajtur një protestë e thirrur nga opozita.

3 VITE ME PARE

Mbi 3 orë pjesëmarrje, mbyllet protesta para parlamentit

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e

TIRANË- Protesta e thirrur nga opozita ditën e sotme para Kuvendit është mbyllur pas rreth 3 orësh. Protesta e nisur në orën 10, para Kuvendit është mbyllur paqësisht. 

Në protestë morën pjesë qytetarë të shumtë, të cilët dolën për aferën e McGonigal si dhe përjashtimin e 4 deputetëe nga seanca plenare për 10 ditë.

3 VITE ME PARE

Tabaku: Interpelanca me me kryeministrin të bëhet menjëherë

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Jorida Tabaku

TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkoi që interpelanca me kryeministrin Edi Rama të zhvillohet sot. Tabaku tha se Konferenca e kryetarëve duhet të mblidhet sot për të bërë këtë diskutim.

Jorida Tabaku: Interpelanca është e menjëhershme dhe nuk mund ne të vazhdojmë ndryshe procedurialisht. Na lejoni të debatojmë për gjërat që kemi rënë dakord. Kam shumë interes të flas për Pullat Fiskale, na lejoni të debatojmë për ëështjen që kemi bërë kërkesa për tu futur në rendin e ditës. Nuk mund të votohet në seancë që nuk është në përputhje. Interpelanca duhet bërë menjëherë. Ju bëj një kërkesë logjike, të mblidhet konferenca e kryetarëve tani dhe të diskutohen shtesat në pikë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Çështja McGonigal/ Berisha: Nëse mocioni me Ramën nuk do të mbahet në Kuvend do shkojmë në Surrel

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se mocioni me kryeministrin Edi Rama do të bëhet pa tjetër. Pas vendosjes që mocioni të bëhet më datë 2 Mars, Berisha tha se nëse Rama nuk vjen në Kuvend, do të shkojnë ata në Surrel. Sipas Berishës revolucioni nuk do të ndalet por do të fitojë. 

"Tani, le të betohemi këtu, në emër të të gjithë atyre që përfaqësojmë, po nuk u bë mocioni me debat në parlament, do bëhet në Surrel. Paqësor, urtë e butë! Por simboli, shpella e të keqes është Surreli. Ai nuk pranon të vijë këtu, ndaj ne do shkojmë aty ku struket ai. Paqësisht do ia numërojmë të gjitha këto të mocionit. Surreli do jetë objekt i revolucionit paqësor. Shkojmë aty karshi dhe i themi: kemi 13 pyetje o sulltan. Revolucioni nuk ndalet, por të jeni të sigurt që do fitojmë!", tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Debati me Ramën për McGonigal mbahet me 2 mars! Felaj: Koha pa limit, do flisni sa e cakton rregullorja (Opozita u bie me grushte tavolinave)

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Ermonela Felaj

TIRANË- Drejtuesja e seancës plenare për ditën e sotme Ermonela Felaj ka deklaruar se mocion-debati, interpelanca dhe pyetjet e Opozitës në drejtim të kryeministrit Edi Rama, do të mbahet më 2 mars. Nga vendi i saj në Kuvend, Felaj tha se në mungesë të dakortësisë së dy kryetarëve të grupeve parlamentare, data e zhvillimit të këtij mocioni do të jetë më 2 mars. Opozita ka protestuar dhe u ka rënë me grushtë tavolinës. 

Pjesë nga biseda: 

Ermonela Felaj: Do të mbahet më 2 mars. Mocioni i zhvilimit me debat, në kohën pa limit, do të keni të drejtë të flisni sa e përcakton rregullorja, Atëherë kolegë kush është dakort të votojë për rendin e ditës. Kush është dakord që mocionit me debat, që i janë bashkuar interpelanca dhe pyetjet, do të zhvillohet më 2 mars? Miratohet!

Opozita u bie tavolinave me grushte.

Ermonela Felaj: A ka mundësi ju lutem të silleni si të civilizuar. 

3 VITE ME PARE

Alizoti 'lëshon gojën' në Kuvend: Ordiner qepe gojën! Ai që dilte e thoshte 'lani menderen', duhet të ishte sot në Kuvend

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Tomorr Alizoti

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti nuk është përmbajtur në Kuvend teksa i ka quajtur ordinerë anëtarët e maxhorancës. Teksa fliste nga vendi i tij në Kuvend, Alizoti tha se Rama është 'dhjaks' pasi nuk ka shkuar që të paraqitet në Kuvend për të dhënë llogari para deputetëve të PD-së. 

Pjesë nga biseda në Kuvend: 

Tomor Alizoti: Pas një kohe të gjatë po arrij të flas. Nuk e di nëse është çështje teknike apo s'ma jepni ju fjalën. Duhet të dini që nuk ka parlament në botë që kryeministri i atij vendi e braktis kur është nën hetim. Ky bend ka pasur lidera të ndyshëm, gjakatarë e të rrezikshëm. Por dhjaksa nuk ka pasur. Që të jesh lider, duhet të kesh kurajo. 

(Ndërhyn maxhoranca)

Tomor Alizoti: A ka mundësi more njeri ordiner

Ermonela Felaj: Ju lutem mos e merrni me kolegët.

Tomor Alizoti: Zonjë e nderuar e kam me këtë këtu që flet kot. Ky njeri nuk ka guxim të vijë në parlamnt, ka një krizë matanë oqeanit dhe emri i tij përmendet. Ai që u bënte thirrje qytetarëve në pandemi, lani duart e lani menderen, duhet të vijë këtu. Merrni minuta pushim dhe zgjidhni një kryeministër tjetër. 

Ç’ndodhi sot?

Interpelanca për çështjen McGonigal bashkarisht me mocionin për debat do të zhvillohen më 2 mars, në një seancë pa limit. Koha për opozitën do të përcaktohet në bazë të rregullores. Ky ishte produkti i seancës së sotme plenare që paralelisht u zhvillua në një klimë të tensionuar jashtë dyerve të Kuvendit, atje ku kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha protestoi për 3 orë bashkë me mbështetësit e tij. Seanca u përfshi nga debatet. Berisha kërkoi jashtë Kuvendit që kryeministri të dalë dhe të përgjigjet. Për Berishën, mocioni për debat do të zhvillohet dhe në rast se Rama mungon, atëherë, ai do të shkojë në Surrel bashkë me demokratët.

3 VITE ME PARE

Opozita e prerë: Mbyllni seancën, kur të vijë Rama të na përgjigjet, e rinisim

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Foto nga seanca

TIRANE- Deputetët e Partisë Demokratike, Lefter Gështenja dhe Greta Bardeli kërkuan ndërprerjen e seancës plenare dhe rinisjen kur kryeministri Edi Rama të marrë pjesë në interpelancën e kërkuar për çështjen McGonigal. Ata thanë se deputetët e PD nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancë. 

Pjesë nga diskutimi: 

Lefter Gështenja: Ndërprisni seancën dhe kur të vijë kryeministri të përgjigjet, do të rifillojmë. 

Greta Bardeli: Këtu është shkelur rregullorja. Nuk keni lejuar deputetët e Partisë Demokratike që të marrin pjesë në këtë seancë. Kuorumi i mbledhjes që pretendoni se ka lënë në fuqi përjashtimin e tyre, nuk është formuar. Kjo Opozitë është e disata herë që kërkon vetëm diçka, mocion me debat. Duhet të dalim zot sot këtij vendi, kujt mendoni ju? Mentorit të Saimir Tahirit që e mbushi Shqipërinë me kanabis, mentorit të Erion Veliajt apo të Gonit të Amerikës.

Greta Bardeli: Mos më hiq fjalën të lutem

Ermonela Felaj: E dashur mbaroi koha, s'kam si ta heq diçka që ka mbaruar. Fjalën e ka zonja Kryemadhi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Paloka: Ky nuk është parlament, por kukulla që komandon Rama

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti demokrat Edi Paloka ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me diktatorin Enver Hoxha. Gjatë fjalës së sotme te protesta e thirrur nga opozita, Paloka u shpreh se Rama është kriminel që ka nxjerr fëmijet nga shtëpia në 4 të mëngjesit për tu prishur shtëpitë. Po ashtu, Paloka ka theksuar faktin se godina ku po zhvillohet seanca plenare nuk është parlament, ppr një vend me kukulla që drejtohen nga Rama.

"Edhe Enver Hoxha e nisi duke eleminuar opozitën. Më pas ju mori gjithçka, pronat, familjet, dinjitet dhe më pas i koperativizoi. I mblodhi tufa që të punonin për bukën e gojës.  Çfarë prisni më që rrini në shtëpia, kafe? Ka bërë pak Rama? Cfarë duhet t’i bëjë më këtij vendi Rama që të dilni e të protestoni bashkë me ne, që t’ju vije e keqja te shtëpia? Pak keni parë? A nuk është ky kriminel që nxjerr fëmijët në 4 të mengjesit nga shtëpia me gaz lotsjellës e u shkatërron shtëpitë? Vjedh miliona e i burgos shqiptarët për 30 mijë lekë të vjetra. Mendoni se jeni këtu për Berishën e Palokën? Jo vëllezërit e mi, të gjithë këta këtu janë për gjithë shqiptarët që mos lejojmë të përsëristet ajo që kemi kaluar një herë. Prandaj dilni sa nuk është vonë, kur e keqja t’ju vijë te dera s’do kemi kohë më për të reaguar. Ky Parlament, unë vetë marrëdhënien me të e kam përcaktuar që ditën e parë, e dija që do vinte kjo ditë," tha Paloka.

3 VITE ME PARE

Spiropali në Kuvend: Familja pret drejtësi për 21 janarin, grupi i bilbilave që drejtohet nga Spaho s'meriton asnjë përgjigje nga kryeministri

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali është shprehur se ndërkohë që Opozita proteston me në krye një non-grata referuar kryedemokratit Sali Berisha, qytetarët presin drejtësi për 21 janarin. Nga vendi i saj në Kuvend, Spiropali tha se grupi që bën rrëmujë në Kuvend, referuar deputetëve të PD-së nuk meritojnë përgjigje. Ajo shtoi se Rama do të përgjigjet për dosjen McGonigal sepse u detyrohet qytetarëve. 

"Nuk është rastësi që familjarët e atyre viktimave të 21 janarit do të shkojnë në SPAK për një qëllim të caktua, Kryeministri do të jetë këtu për një mocion me debat, jo për ju. Ju nuk meritoni përgjigje kështu siç jeni katandisur. Ai do të vijë për qytetarët shqiptarë për tu dhënë shqiptarë sepse ata meritojnë ta dijnë. Ju grupi i bilbilave që drejtoheni nga Spaho nuk meritoni asnjë përgjigje,"- tha Spiropali. 

Ç’ndodhi sot?

Interpelanca për çështjen McGonigal bashkarisht me mocionin për debat do të zhvillohen më 2 mars, në një seancë pa limit. Koha për opozitën do të përcaktohet në bazë të rregullores. Ky ishte produkti i seancës së sotme plenare që paralelisht u zhvillua në një klimë të tensionuar jashtë dyerve të Kuvendit, atje ku kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha protestoi për 3 orë bashkë me mbështetësit e tij. Seanca u përfshi nga debatet. Berisha kërkoi jashtë Kuvendit që kryeministri të dalë dhe të përgjigjet. Për Berishën, mocioni për debat do të zhvillohet dhe në rast se Rama mungon, atëherë, ai do të shkojë në Surrel bashkë me demokratët.

3 VITE ME PARE

Meta në protestë: Shqiptarët nuk lindin nga frika se nuk jetojnë dot! Ky kastraveci do dhe vulën e PD

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta falenderoi pjesëmarrësit në protestën e thirrur nga opozita para Parlamentit. Meta e quajti Ramën një "kastravec" që provokon shqiptarët në dinjitetin e tyre kombëtar, ndërsa e akuzoi se po ndërhyn edhe në gjyqin për ndarjen e vulës së Partisë Demokratike. 

PJESE NGA FJALA E METES: 

Edhe njëherë mirënjohjen më të thellë për të gjithë ju dhe të gjithë, çdo ditë këtu! Solidaritet me deputetët e vërtetë opozitarë! Me ata që justifikojnë sakrificat e 750 mijë votuesve, por njëkohësisht edhe me Partinë Demokratike, sepse nuk kemi në diskutim çështjen e Partisë Demokratike, sepse atë e kanë zgjidhur demokratët vetë, në mënyrën më transparente, në mënyrën më evropiane, në mënyrën më demokratike.

Këtu kemi një “kastravec”, i cili kërkon të provokojë shqiptarët në ndjenjën më të fortë të dinjitetit njerëzor dhe të atij kombëtar. Ne, pluralizmin politik nuk e këmbejmë me asgjë sepse pluralizmi është shtylla e Shqipërisë demokratike, është garancia për të mbrotur e çdo qytetari, sepse një “kastravec” që kërkon të marrë vulën e një partie që e ka shkruar historinë e saj me sakrifica, me dëshmorë dhe sakrificat më sublime, pa asnjë diskutim mendoni se çfarë bën ky “kastravec” me pronat e shqiptareve, me hipotekat e tyre.  

A e dëgjuat se çfarë tha drejtori i Hipotekave?! Edhe Presidenca, tha ai, nuk i ka letrat në rregull!!! A e kuptoni se çfarë do të thotë kjo?! A e kuptoni se çfarë do të thotë kjo?! A e kuptoni se çfarë do të thotë kjo?! Po atëherë, më thoni ju mua, në rast se as Presidenca nuk i ka letrat në rregull, kush këtu në këtë vend, kush qytetar ndien siguri se i ka letrat në rregull?! Kush investitor vendas dhe i huaj ndien siguri se i ka letrat në rregull?!

Prandaj të gjithë në këmbë kundër këtij regjimi të pashpirt dhe antinjerëzor dhe jam i sigurt se të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe të gjithë socialistët e ndershëm që ky ua rrëmbeu dhe ua përdhosi dhe ato vlera të mira që kishin, të partisë, do t’ia tregojnë vendin atij çdo ditë dhe në zgjedhjet më të shpejta./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Foltorja e rrethuar! Deputetët e PD: Të vijë Rama. Felaj: Mos na mësoni punën. Korreshi: Pse u mërzite ti

 

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Foto ilustruese

 

TIRANE- Që në nisje të seancës së sotme plenare deputetët e Partisë Demokratike kërkuan ndërprerjen dhe rinisjen vetëm kur kryeministri Edi Rama të marrë pjesë në interpelancën e thirrur për çështjen McGonigal. Deputeti Saimir Korreshi replikoi me kreun e grupit të PS, Taulant Balla të cilin tha ia kupton patriotizmin.

Replika Balla-Korreshi: 

Saimir Korreshi: Unë në seancë isha, i pashë edhe unë jo vetëm ju. E kam me zotin Balla, dua të bëjë një shpjegim të vogël, e kuptoj sepse e kam parë patriotizmin e tij dhe e çmoj shumë. 

Ermonela Felaj: Për procedurë zoti Korreshi

Saimir Korreshi: Duhet të vijë kryeministri i Shqipërisë të japë shpjegimet e tij për McGonigal, kjo gjë ka nxjerrë në protestë Opozitën. Ne themi të vijë këtu kryeministri, ndaj kjo është procedura që duhet ndjekur. Nuk zbatohet rregullorja e Kuvendit, nuk zbatohet asgjë.

Ermonela Felaj: E bëtë kërkesën tuaj...

Saimir Korreshi: Pse u mërzite ti?

Ermonela Felaj: Jo

Saimir Korreshi: Atëherë, jam unë ai që pres e diskutoj këtu.../Dosja.al

3 VITE ME PARE

Dosja McGonigal/ Berisha thirrje ambasadorëve: Mos u strukni, por dilni o pengjet e korrupsionit të Edi Ramës

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i quajti "pengje" të kryeministrit Edi Rama ambasadorët e huaj që janë me mision në Shqipëri. Berisha tha se "McGonigalët" e korruptuar do ta marrin përgjigjen, ndërsa iu bëri thirrje të dalin e të përgjigjen. 

Berisha: Ne do u themi jo McGonigalëve diplomatë të korruptuar, të marrim fatet e vendit në duart tona. McGonigal, i cili tradhtoi vendin e tij, por tradhtarë ka kudo, u pagua si vrasës me pagesë për të shkatërruar opozitën me një qëllim të vetëm, me një qëllim të vetëm, për pushtetin e Edi Ramës, ku të përcaktonte licenca, ku të vidhte dhe vetëm vidhte pasanikët shqiptarë. Të gjitha këto për të salduar pushtetin e tij. Ai ishte armik i egër i opozitës shqiptare, por nuk punuan më pak për pushtetin e Ramës dhe McGonigalë të tjerë. Kujtoni deklaratat e McGonigalëve me pushtet diplomatik. Ata ishin pengje të korrupsionit të Edi Ramës. Që tani struken se mos u dalin lidhjet e McGonigalit. Mos u strukni u them, dilni se për shqiptarët, ju jeni McGonigalë të vërtetë. E thashë këtë se unë e di që shumë njerëz e marrin si një gjysmë fataliteti, por kurrë. Ne do u themi jo diplomatëve të korruptuar, të marrim fatet e vendit në duart tona, të ndërtojmë Shqipërinë mbi bazën e atyre idealeve që kemi ne./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Berisha paralajmëron Gardën: Mos m'i provokoni protestuesit! Do të keni probleme serioze, shkoni atje te trau

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Sali Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha iu kërkoi forcave të Policisë që u vendosën para Kuvendit që të mos provokojnë protestuesit. Berisha tha protesta është paqësore. 

Sali Berisha: Dhe atyre aty u them që të mos i provokoni protestuesit. Këta janë paqësorë, në provokimin e parë do të keni probleme serioze. Madje bëni mirë të shkoni dhe të vendoseni aty ku është trau dhe jo këtu në rrugë. Dy fjalë do t'ju them, por mbroni një bunker. Protesta jonë është paqësore, është revoltë, është komunimim, është forcë. Nuk ka forcë më të madhe se paqja. Kini besim se forcë nuk është vetëm dhuna, por edhe paqja./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Berisha: Ky është revolucion për shqiptarët dhe Shqipërinë, Rama i ka si gangrenë vjedhjet me të cilat është kapur në flagrancë

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE-Kryedemokrati Sali Berisha i akuzoi kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama se po vjedhin para publike me plehrat. Berisha tha se paratë ndahen mes tyre ndërsa qytetarëve iu janë vjedhur 54 milionë euro. 

Sali Berisha: Nuk ka kryeministër në botë që lejon taksë antikushtetuese në territorin e vendit. Po ky e lejon se nëse te shkolla Sami Frashëri 6 milionë euro, ai ka vjedhur të paktën 5 milionë.
Ai i ka ndarë me Edi Ramën. Ndaj vazhdon dhe kalon në taksa të tjera.
Po si ka mundësi që ky ditën e natën në çdo kohë, ky u vjedh qytetarëve të Tiranës 18 euro për ton mbetje, në një kohë kur kontrata e ka që do mblidhen me 11 euro nëse plehrat nuk digjen. Ka pesë vite që nuk digjet asnjë ton pleh.
Veliaj dhe Rama kanë vjedhur qytetarët e Tiranës 54 milionë euro. Ai rrezitet në Surrel, tjetri në majë të Kodrës së Diellit, por kontot e tyre fryhen si derrat në kurriz tuaj.
Pra, ky revolucion nuk është mburojë për deputetët e PD-së, as për PD-në, por ky është revolucion për interesat e çdo qytetari, çdo shqiptari.
Ky është revolucion për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Edi Rama i ka si gangrenë vjedhjet me të cilat është kapur në flagrancë.
Tani nuk guxon të duket dhe urdhëron Lindën e tij, Lindën e parlamentit të përjashtojë deputetët siç nuk ka ndodhur as në diktaturë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Pezullohet seanca plenare me 10 minuta

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Pamje nga seanca

TIRANE- Nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj vendosi pezullimin me 10 minuta të seancës plenare pasi deputetët e PD në Kuvend, bllokuan foltoren. Bilbila, dhe audio zhurmuese ishin disa nga mjetet që deputetët përdorën për të marrë fjalën. Felaj tha se në këto kushte, seanca pezullohet. Paralelisht jashtë dyerve të parlamentit, kryedemokrati Sali Berisha bashkë me qindra mbështetës të tij është duke zhvilluar një protestë pas përjashtimit nga punimet e Kuvendit me 10 ditë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Dash Sula: Ktheni seancën në normalitet, kemi që në dhjetor që nuk flasim për asnjë nga hallet e qytetarëve

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Dash Sula

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula kërkoi nga nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj që Kuvendi të funksionojë normalisht. Sula tha në seancën e sotme plenare se që prej muajit dhjetor 2022, deputetët nuk kanë folur në asnjë moment për problemet e qytetarëve. 

Dash Sula: Më vjen turp që jam pjesë e këtij parlamenti, situatë të tillë nuk kam parë në 25 vite që kam qenë në politikë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një deputet të përjashtohej nga këtu. Kjo do të thotë që ...

Nuk të vjen mirë ty, foli kryetarit të grupit tënd të mos flasë. Parlamenti duhet të kthehet në shina. Të gjitha palët janë kthyer në kazan, pjesët e shëndetshme nuk kanë mundësi të flasin. Kështu kanë ardhur ngjarjet. Futeni parlamentin në normalitet. Të vijë kryeministri këtu, fjalën kemi ne. Opozita duke hedhur grepin ju, reagon se s'ka ç'të bëjë. Respektoni rregulloren që opozita të mos dalë këtu. Kemi që në dhjetor që nuk flasim për hallet e njerëzve. Nëse do e mbyllni parlamentin, nuk do të të funksionojë. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Jorida Tabaku: Plotësoni një nga kërkesat e opozitës, ktheheni parlamentin në binarë

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kërkuar të plotësohet një nga kërkesat e opozitës në mënyrë që parlamenti të kthehet në binarë. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku ka theksuar se Rama duhet që të jaoë llogari mbi çështjen McGonigal. 

"Qeveria nuk mund të fshihet përjetësisht, të vijë të bëjë transparencë, të tregojë çfarë ka ndodhur në akuzën e skandalit të McGonigal. Kemi 3 javë nuk flasim për buxhetin. Njerëzit presin që ne të flasim për qytetarët. Duam të flasim për transparencë, për përjashtimin e kryetares së kuvendit se është kërkesë e opozitës. Kjo sjellje e juaja nuk ju bën as ju as qytetarëve dobi. Ju s'po i jepni zgjidhje as ne. Ta sjellim seancën në binarë. Unë besoj që jemi këtu për të folur për qytetarët kështu që na lejoni," tha Tabaku.

3 VITE ME PARE

Berisha i bashkohet protestës: Jeni këtu për çdo shqiptar që shkëpusin bijtë nga zemrat e i nisin në dhe të huaj!

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i është bashkuar protestës së Opzitës. I pranishëm mes protestuesve, Berisha tha se të gjithë ata që kanë dalë në shesh, por protestojnë për të drejtat e çdo shqiptari që sipas tij është vjedhur nga maxhoranca. Berisha komentoi dhe seancën plenare dhe tha se Kuvendi është marrë peng, duke qenë se nuk u lejohet deputetëve të Opozitës që të flasin.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Me këtë protestë, në të cilën ju nuk protestoni për disa deputetë të PD-së, nuk protestoni as edhe për PD-në, por ju protestoni sot këtu jo vetëm për 750 mijë zgjedhësit që votuan për opozitën dhe kundër Edi Ramës, por ju protestoni për çdo shqiptar, që ka në vetëdijen e tij idealet e lirisë. Ju jeni këtu për çdo shqiptar dhe protestoni për çdo shqiptar se parlamenti duhet të jetë tempulli i demokracisë dhe jo bunkeri i fjalës së ndaluar. Ju protestoni për çdo shqiptar, i cili beson se aty në parlament, ata që përfaqësojnë opozitën janë për t’ia thënë të vërtetat në sy qeverisë, qoftë edhe qeveria e tyre, por të cilën nuk e kanë votuar për të vjedhur dhe abuzuar dhe shkelmuar fjalën e lirë. Ju protestoni për të gjithë shqiptarët që dëgjojnë për një mori aferash dhe duhet të dinë të vërtetën e vjedhjeve. Ju protestoni për të gjithë ata shqiptarë, që shkëpusin nga vetja bijtë e zemrës dhe i nisin për në dhera të huaj, për në pasiguri. Ju protestoni sot për të gjithë ata shqiptarë, që duhet të besojnë se Shqipëria është një vend i bekuar, se Shqipërinë mund ta bëjnë shqiptarët. Çfarë ndodh sot? Pse ky parlament, nga tempull i fjalës së lirë, është shndërruar në bunker të fjalës së ndaluar? E thjeshtë, çdo hajdut që të futet në Shqipëri për të vjedhur, nëse e kapin në flagrancë, tenton edhe të të vrasë po mundi. Këta në shtëpitë tanë nuk futen direkt si banda, por në xhepat tona, në taksat tona, në të gjitha pasuritë publike tuajat këta vjedhin natën, vjedhin ditën. Këta i urrejnë qytetarët. A i shihni të takohen me qytetarët? Asnjëherë. Ata vijnë njëherë në katër vjet me thasët e mbushura me eurot që u kanë vjedhur ju. Ata vijnë me thasët me narkoeuro të siguruara nga bandat e tyre për të blerë votat. Sepse ju konsiderojnë ju, demokratë dhe socialistë, qenie inferiore, qenie të dyta, qenie që janë për të duartrokitur dhe asgjë më shumë. Ky revolucion nuk është revolucion i PD. Në të vërtetë është një lëvizje e fuqishme shqiptare. Është një revolucion shqiptar, i çdo shqiptari, që nuk mund të pajtohet që për të vjedhur taksat tuaja, rruga në Shqipëri të ndërtohet me një çmim 6-10 herë më të shtrenjtë.

3 VITE ME PARE

Vasili kërkon ndërprerjen e seancës: Të vijë Rama në Kuvend! Felaj: Kalove sekondat...Deputeti: Po më bën dhurata ti mua

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Ermonela Felaj

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare. I pranishëm në Kuvend, Vasili tha se duhet të ndërpritet gjithçka në mënyrë që mocion-debati për dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, të zhvillohet në prezencën e Ramës. Vasili tha se Rama duhet të japë llogari. 

PJESë NGA BISEDA MES TYRE: 

Petrit Vasili: Nuk mund t'ju lejoj që ju të merrni peng këtë seancë plenare. Ja ku e keni me video, shikoni mënyrën se si e keni bërë ju bllokimin e seancën kur keni qenë në Opozitë. Nuk mund të ketë dy standartë në këtë Kuvend. S'mund të ndodhë kjo gjë. Nuk lejojmë që kjo seancë të merret peng. 

Ermonela Felaj: Po ju lutem, është marrë një...

Petrit Vasili: Kjo seancë duhet të ndërorutet deri në momentin që të vijë kryeministri Edi Rama dhe të japë llogari për gjithçka në të cilën është përfshirë. 

Ermonela Felaj: Por...

Petrit Vasili: Mos më ndërorit, ja ku e ke me pamje...

Ermonela Felaj: Keni kaluar 37 sekonda

Petrit Vasili: Edhe çfarë, po më bën dhurata ti mua tani?

Ermonela Felaj: Më lejoni t;ju përgjigjem

Petrit Vasili: Jo po s'më thoni dot mua

Ermonela Felaj: Kjo flet për mungesën e argumentit nga ana juaj, Kërkesa juaj ka qenë e njëjtë dhe kemi pasur dakordësi për t'i zhvilluar, por jo për mënyrën. Zoti Alibeaj nuk ka pasur dakortësi për të zhvilluar Konferencën e Kryetarëve. Nëse doni, bëjuni thirrje kolegëve tuaj që të ulen në Konferencën e Kryetarëve dhe të merret një vendim. 

3 VITE ME PARE

FOTO/ Berisha del nga zyra dhe shkon në protestë

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe u është bashkuar protestuesve që janë grumbulluar para Kuvendit të Shqipërisë. I shoqëruar nga mbështetës të shumtë, Berisha është nisur me këmbë drejt Kuvendit. Nga ana tjetër, seanca plenare vijon pa prezencën e kryedemokratit dhe të tre deputetëve të tjerë që janë përjashtuar.

Kjo është protesta e tretë që Opozita po zhvillon që nga 11 shkurti. PD u ringrit në protesta pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i cili është marrë nën akuzë për korrupsion. Në dosje janë publikuar dhe takimet e tij me kryeministrin Edi Rama. . 

3 VITE ME PARE

Mziu kërkon futjen e deputetëve të përjashtuar në Kuvend: Ndryshe, mbyllni seancën. Felaj: Ishe pjesë e Byrosë, e pe vetë vendimin që u mor

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Ermonela Felaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Xhalla Mziu ka kërkuar që në Kuvend të futen të gjithë deputeët e PD-së që mund të jenë përjashtuar nga seancat. I pranishëm në sallë, Mziu tha se në të kundërt, seanca duhet ndërprerë. Mziut iu përgjigj drejtuesja e seancës së sotme plenare, Ermonela Felaj, e cila tha se Byroja e Kuvendit ka vendosur që të lërë në fuqi përjashtimin e deputetëve. 

Pjesë nga fjalët e tyre: 

Xhelal Mziu: Ata duhet të ishin të pranishëm në këtë mbledhje. Nuk u plotësua as kuorumi dhe nuk duhej të vazhdonte as mbledhja. Do të kërkoja që kolegët që kanë bërë ankimim të jenë pjesë e seancës, ose kjo seancë të ndërpritet. Të mbyllet seanca deri në momentin që Byroja të mblidhet e të vendosë për ankimimin e tyre. 

Ermonela Felaj: Kuorumi është plotësuar, zoti Mziu keni qenë pjesë dhe është lënë në fuqi vendimi i Sekretariatit për përjashtimin e katër deputetëve, zoti Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka. 

3 VITE ME PARE

Balla: Mocioni për debat është pranuar, 12 orë diskutim, nga 5 minuta për çdo deputet

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla propozoi që mocioni për debat me kryeministrin Edi Rama bashkë me 3 kërkesat e tjera të opozitës, do të përfshijnë një seancë 12 orëshe. Vendimi për datën kur do të zhvillohet seanca nuk është përcaktuar. 

Taulant Balla: Propozoj që për kërkesën e mocionit të zhvillohet seanca për 12 orë, nga 5 minuta çdo deputet. Ne e kuptojmë pse ndodh kështu në çdo seancë. Në kohën kur familjarët e viktimave të 21 janarit kërkojnë hetim, kjo ndodh. 

Ermonela Felaj: Data për zhvillimin e mocionit me debat përcaktohet me mirëkuptim nga Konferenca e Kryetarëve. Siç kuptohet kjo nuk ka ndodhur. Kur nuk ka mirëkuptim, kryetarja e vendos në seancë. Kryetarët e grupeve nuk janë mbledhur. Ju lutem kryetarët e grupeve parlamentare të mblidhen në të kundërtën e vendos seanca me votim. 

(Spaho fishkëllen me bilbil). /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Topalli para protestuesve: Pushteti i parasë bleu kreun e opozitës, në 3 dekada nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtohen deputetet

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Jozefina Topalli

TIRANË-  Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka folur ditën e sotme në protestën përpara parlamentit. Gjatë fjalës së saj, Topalli e ka quajtur skandal të paprecedent faktin që ligji për komisionet hetimore është pezulluar pasi këtë e kërkon Byroja e Kuvendit. Po ashtu sipas saj në 3 dekadat e fundit nuk ka ndodhur asnjëherë që të përjashtohet gjysma e grupit parlamentar. 

"Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtojnë gjysmën e grupit parlamentar që ai të ndihet i sigurt kur të shkojë në parlament, në këto tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që kur opozita të kërkojë komision të mos e japë, gjëra më e pabesueshme është që zonja thotë që kemi pezulluar një ligj për komision hetimor. Kryetaren e Kuvendin e paskan fshehur sot. Fuqia e korruptimit ka bërë që Shqipëria të vuajë, me para për 10 vite bleu kryetarin e opozitës, ka blerë deputetë, pushteti i korruptimi është gjëra më e tmerrshme më e fortë sa burgu dhe internimi ndaj vjen një moment që njeriu thotë prit pak. Ka momente që ndihemi të pafuqishëm për tu përballur me padrejtësinë, nuk ka lartësi më të fortë se protesta, kush vendos gënjeshtrën para së drejtës, ai që ul kokën kur padrejtësia triumfon nuk e meriton që të jetë i lirë, në 9 vite 900 mijë shqiptarë janë te përzënë nga Shqipëria, sot lajm i fundit ishte se lindshmëria është ulur, nuk janë të sigurt për të rritur familjen, në cilin vendos të botës ndodh që të arrestohen dy zyrtarë dhe buxheti i shtetit vijon paguan për skema e korruptimi dhe korrupsioni dhe e dini kush e paguan çmimin, ju qytetarët, korrupsionin e paguan qytetari. Kush mund të pranoj që një grusht njerëzish të kenë cdo gjë, ndërtime, porte dhe pjesa tjetër të ikë sepse në fakt thuhet se pushteti korrupton, ndoshta është frika për të humbur pushtetin, kanë frikë për t’iu përgjigjur opozitës. Projekti i Durrësit është korruptiv, ndaj ka një mundësi që është rezistenca. Më 3 ne do të bëjmë protestën më të madhe, kush lejon që të vjedhë të marrë vulën”, tha Topalli.

3 VITE ME PARE

Kuvendi/ Alibeaj: Interpelanca duhet të bëhej sot, Rama të vijë këtu, mos provokoni parlamentin

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Enkelejd Alibeaj

TIRANE- Enkelejd Alibeaj, deputet, replikoi me nënkryetaren e Parlamentit, Ermonela Felaj në lidhje me vendimet e marra në Konferencën e kryetarëve. Alibeaj tha se Konferenca vendosi bashkimin e 4 kërkesave të opozitës, por sipas tij, do të duhet që në seancën e sotme, të mbahej interpelanca me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen McGonigal. 

Alibeaj: Zonja Felaj, e nisët duke gënjyer. Ju votat i keni, ka patur 4 kërkesa në konferencnë e kryetarëve. Kapatur kërkesë nga ana ime, ka patur një kërkesë për mocion debat, një kërkesë për komision hetimor. ça thatë ju, thatë që do të bashkoheshin. Në bazë të rregullores, duhet të shqyrtoheshin dot, ndaj zonjë e nderuar ke detyrimin për ta vendosur në rend dite kërkesën time dhe 3 kërkesat e tjera. Të thuash që nuk pranojmë Komision Hetimor se do të bëni ligj tjetër për Komisionet Hetimore kur ligjet i kemi. Mos provoko parlamentin. Duam të flasim me kryeministrin për një çështje që prek Parlamentin./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Bylykbashi: Të ngrihet komisioni Hetimor për dosjen McGonigal, po shkelen të drejtat e Opozitës

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka kërkuar që të ngrihet një Komision Hetimor për të hetuar rolin e kreut të qeverisë Edi Rama në dosjen e ish-agjentit Charles Mcgonigal. Nga Foltorja, Bylykbashi tha se kjo dosje duhet hetuar, pas Rama ka korruptuar një nga agjentët më të lartë të FBI-së. 

Pjesë nga fjala e Bylykbashit: 

Ne kemi bërë kërkesë mbi atë ligj, kërkojmë që ai komision të ngrihet sepse duhet të dalin këtu të gjitha sjellkjet e tij të zeza, për të gjitha tentativat për të zhdukur Opozitën. Sot u ka ulur kokën Edi Rama dhe socialistëve që votojnë të verbër. Ky parlament dhunon edhe atë që kërkon Gjykata Kushtetuese. Ata duhet të ishin këtu në sallë, por ju i latë jashtë në mënyrë të paligjshme, nuk janë këtu sepse as nuk janë njoftuar për mbledhjen e Byrosë. Këtu është e drejta e Opzitës që po shkelet. Ju jeni të gatshëm të fikni dhe dritat vetëm që shqiptarët të mos shohin asgjë. Shqiptarëve u mohohet e drejta, për të mos patur shpresë. 

 

3 VITE ME PARE

VIDEOLAJM/ Protestuesi i veçantë u bashkohet qytetarëve, kali 'blu' shkon para Kuvendit

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Protestuesi me kalë

TIRANË- Në protestën e sotme para parlamentit është bashkuar dhe një protestues me kalë të bardhë. Qytetari i veshur me vjedhje popullore dhe me flamurin shqiptar mbi shpinë ka ardhur në protestë i hipur mbi kalë. 

Ndërkohë që fijet në kokën dhe qafen e kalit protestuesi i kishte lyer në ngjyrë blu.

3 VITE ME PARE

Opozita rrethon Foltoren! Spaho i bie bilbilit, Felaj: Nuk u shkon thinjave kjo gjë, nuk është garë kjo

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Kuvend

TIRANË- Deputetët e Opozitës kanë rrethuar sërish Foltoren. Deoutetët e Partisë Demokratike kanë nisur të fishkëllejnë e tu bien bilbilave në sallë, ndërkohë që drejtuesja e seancës së sotme Ermonela Felaj u ka bërë thirrje të ulen.

Pjesë nga biseda në Kuvend: 

Ermonela Felaj: Më duket shumë arrogante në momentin që ju zaptoni foltoren

Edmond Spaho: Ja ku është shkresa

Ermonela Felaj: Zoti Alibeaj ka kërkuar fjalën. Me këtë sjellje, ju lutem, nëse mendoni se u shkon thinjave të kësaj moshe, vijoni

Ermonela Felaj: Ju kutem do uleni në vend, të vijoj të flas me kolegun

Edmond Spaho flet në sallë

Ermonela Felaj: Jam e prirur t'ju jap fjalën, lutjuni kolegëve, nuk është garë kjo tani, kush e pushton foltoren

Nga ana tjetër, Opozita po mban protestë përpara Kuvendit. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.

3 VITE ME PARE

Kuvendi/ Spaho: Nuk tërhiqemi, interpelancë me Ramën, të përgjigjet për 13 pyetjet tona! Nuk flet nga frika se i përdoren në gjyq

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Edmond Spaho,deputet i PD

TIRANE-Edmond Spaho, deputet i Partisë Demokratike kërkoi që Kuvendi ti japë mundësinë opozitës për të zhvilluar një seancë pyetjesh me kryeministrin Edi Rama bashkarisht me një interpelancë për çështjen McGonigal. Spaho tha se opozita nuk tërhiqet. Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj tha se rendi i ditës nuk përfshin këto pika, bazuar në vendimet e marra në Konferencën e Kryetarëve. 

Debati në Kuvend: 

Edmond Spaho: Ka një muaj që ka shpërthyer një skandal ndërkombëtar, ku përfhsihet kryeministri dhe drejtori i FBI. Ne si opozitë bazuar në misionin tonë, kemi kërkuar një seancë pyetjesh me kryeministrin. Duhet të mbahej seanca brenda javës. Pse nuk po e mbani seancën? Pse ka frikë kryeministri? Apo e kanë njoftuar të mos flasë se çdo gjë që thuhet mund ti përdoret në gjyq. Kemi kërkuar një debat pa kohë dhe ju nuk e vini ujin në zjarr. Dëshirojmë tu themi që për këto dy kërkesa nuk do të ketë tolerim nga ne. Nuk do të diskutohet asnjë çështje tjetër pa u diskutuar seanca e pyetjeve dhe mocioni për debat pa kohë. Asnjë taktikë juaja për të zhvilluar seancën pa opozitën, nuk do tju rezultojë. Doni përplasje? është zgjedhja juaj. 

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Ermonela Felaj

Ermonela Felaj: Sipas kërkesave të bëra te Kuvendi, Konferenca vendosi që për çështjet të ngjashme të grupohen bashkë dhe të shqyrtohen njëherësh. Pyetjet, interpelanca dhe mocioni të trajtohen. Për kohën duhet të merren vesh kryetarët e grupeve, në mbledhje ishte vetëm Alibeaj dhe nuk ishin dy kryetarët e tjerë të grupeve. Ndaj nuk e keni sot në rend dite./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin e Sekretariatit të Etikës, Berisha e 11 deputetë mbeten jashtë seancave

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Kuvendi

TIRANË- Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin e Sekretariatit të Etikës për të përjashtuar për 10 ditë nga punimet kryedemokratin Sali Berisha dhe 11 deputetët e Partisë Demokratike. Byroja doli në këtë përfundim, pasi deputetët e PD ankimuan vendimin. Ata pretenduan të futen në sallë për të ndjekur punimet, por nuk u lejuan nga Garda e Republikës.

3 VITE ME PARE

Këlliçi para protestuesve: Do futesha në Kuvend për të bërë dy pyetje, ça bëhet me qiratë e banorëve të Kombinatit?

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka treguar dy pyetjet që do të bënte ditën e sotme në seancën plenare të Kuvendit. Gjatë fjalës së tij para protestuesve të tij, Këlliçi ka deklaruar se pyetja e parë ishte në lidhje me qiratë e padhëna për banorët e Kombinatit. Ndërkohë që pyetja e dytë ishte në lidhje me emigrimin masiv të shqiptarëve drejt BE-së.  

"Do t’ju them nja dy “sihariqe” që i morëm vesh sot që në mëngjes. E para, arsyeja pse donim të hynim në parlament ishte për të bërë nja dy pyetje. Se u pyeta nga gazetarët qëparë pse do të hysh sot në seancë kur nuk është çështja e McGonigali!!! Por kisha nja dy pyetje. E para se takova banorë të Kombinatit që më thanë se kemi dy muaj që nuk marrim bonusin e qerasë. Doja të më jepnin ndonjë përgjgije se çfarë bëhet me këta banorë se janë nja 100 familje aty, meqë qenka çështje kaq e parëndësishme për parlamentin. E dyta, mora një statistikë që numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në BE nga viti 2021 deri në vitin 2023, është rritur me katërmijë përqind dhe doja të pyesja: a keni ndonjë të dhënë për këto?!" tha Këlliçi.

3 VITE ME PARE

Noka para protestuesve: Rama është në panik të tmerrshëm, shqiptarët nuk pranojnë të përfaqësohen më nga ty

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka ka folur para protestuesve të mbledhur përpara Kuvendit, pasi nuk u lejua të futej brenda në sallë. Gjatë fjalës së tij, Noka u shpreh se vendimi për përjashtimin e tyre tregon panikun e tmerrshëm që ka kapur kryeministrin Rama. Po ashtu, ai u shpreh se qytetarët nuk do të pranojnë të përfaqësohen më nga një njëri i korruptuar. 

"Sot siç e patë ju, deputetët e PD-së dhe opozitës, ne përfaqësuesit tuaj u ndaluam për të disatën herë, të hyjmë në kuvendin ku ju na keni votuar për të ju përfaqësuar. Edi Rama sot dhe gjithë këto ditë, ka treguar se është në një panik të tmerrshëm. Ai më shumë se kushdo tjetër në këtë tokë, e di se ku ka shkelur, se çfarë ka bërë. Ai më shumë se kushdo tjetër i di mëkatet e ti, ndaj paniku nuk e shpëton dot. Ai është nën panik, ai mendon se duke bllokuar zërin e deputetëve të opozitës, duke e kthyer parlamentin në një burg me roje, ku të mos hyjnë deputetët, duke tentuar të zhdukë parlamentarizmin, sepse ai ka pasur dhe ka një urrejtje gjenetike për fjalën e lirë dhe parlamentin. Ai mendon se do të ja hedhë. I ka bërë llogaritë gabim. Edi Rama është i pashpresë. Qytetarët e këtij vendi nuk mund të pranojnë më që të kenë për kryeministër McGonigalin. McGonigali e ka vendin në burg dhe jo kryeministër i këtij vendi.

Shqiptarët e lirë nuk mund të pranojnë që të kenë për kryeministër, një njeri i cili për 9 vite rresht nuk ka punuar asnjë ditë për këtë vend, por ka punuar, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë dhe sekondë për të luftuar PD-në dhe opozitën shqiptare. Ka luftuar çdo ditë, çdo orë, çdo minutë dhe sekondë për të zhdukur opozitën. Ai u kap në flagrancë duke minuar demokracinë me McGonigalin, Agron Nezën dhe Duçkën. Ai është kapur në korrupsion dhe duke korruptuar dhe shqiptarët kurrë nuk mund të pranojnë të kenë për kryeministër, një njeri i cili është i korruptuar, sepse shqiptarët sepse ju nuk jeni të korruptuar, asnjëri prej jush nuk e njeh korrupsionin. Ju jeni njerëz të lirë, jeni njerëz të vlerave. Ju jeni njerëz që keni ndërtuar me djersë dhe mund e jo me korrupsion. Taksat e shqiptarëve janë vjedhje prej 9 vitesh. Paratë tuaja kanë përfunduar gjatë gjithë këtyre viteve në xhepat e Edi Ramës dhe ministrave të tij, ndaj ne i themi atij; uji i kaminës po sos Edi Rama.
Ti nuk je më përfaqësues i joni. Sepse ne nuk mund të pranojmë të përfaqësohemi nga një i korruptuar. Sepse ne nuk mund të pranojmë që në krye të qeverisë të jenë një njeri i cili është etiketuar botërisht, si turpi i Shqipërisë, si turpi i demokracisë, si turpi i shqiptarëve. Ndaj çdo përpjekje e Edi Ramës dhe kukullave të tij është e kotë, askush nuk do të mund të ndalë revolucionin që po vazhdon " 
tha Noka.

3 VITE ME PARE

Garda s'i lejon të futen brenda, Këlliçi: Kjo është çmenduri, Rama është tërbuar nga McGonigal, por nuk do të shpëtojë, jam përjashtuar pa folur asnjë fjalë

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi e ka konsideruar çmenduri vendimin e kryetares së Kuvendit për përjashtimin e tij dhe të deputetëve të tjerë të Partisë Demokratike. ë një prononcim për mediat, Këlliçi tha se Garda, në vend që të ndalojë futjen e deputetëve të PD-së në Kuvend, duhet të ndalojë kryeministrin Edi Rama. Këtë të fundit, Këlliçi e konsideroi hajdut. 

Pjesë nga fjala e Këlliçit: 

Kjo është një çmenduri e Edi Ramës, kjo është cmenduri e Lindita Nikollës, është e disata herë që unë përjashtohem nga Kuvendi pa folur. A kanë fytyrë këta të dalin përpara njerëzve. Nxjerrin Gardën këtu, nga kush e mbrojnë këta Kuvendin, nga unë? Nga Belind Këlliçi? Pse nuk e ndalojnë këta kryeministrin Edi Rama që vjedh. Kërkojmë fjalën për procedurë nuk na jepet fjala. Unë e di që dosja e McGonigal e ka tërbuar, por nuk do të shpëtojë. Thjesht po shtyn agoninë e tij. Ne duhet të futemi në seancë plenare dhe Garda është këtu për të zbatuar ligjin. Nuk më intereson asgjë, unë aktualisht që po flas duhet të jem në seancë. 

Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.

 

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ "Hapuni mor çuna", Noka përplaset me Gardën në hyrjen e Kuvendit: S'kemi gjë me ju, mos lejoni t'ju përdorin

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Deputetët e PD

TIRANË- Deputetët e përjashtuar nga Kuvendit, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka kanë mbërritur në dyert e Kuvendit, por nuk lejohen të futen brenda nga Garda e Republikës. Në videon e publikuar nga Albana Vokshi, duket Noka që përplaset verbalisht me anëtarët e gardës. Deputeti dëgjohet tu thotë punonjësve të sigurisë që duan të futen brenda sepse kanë bërë ankimim, por Garda s'i lejon.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Flamur Noka: Hapuni more çuna

Belind Këlliçi: Nuk është legale kjo që po bëni ore, mos lejoni t'ju përdorë.

Flamur Noka: Mos lejoni t'ju përdorë ai, ne kemi bërë ankimim

Albana Vokshi: Kanë bërë ankimim more, shikoni dokumentin

Flamur Noka: Nuk po futemi në shtëoinë e tij, po futemi në Kuvend, nuk kemi gjë me ju por nuk ka lezet.


Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.

 

3 VITE ME PARE

FOTO/ Nisin tensionet në dyert e Kuvendit, deputetët e PD duan të futen brenda, Garda krijon kordon

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Deputetët e PD

TIRANË- Kanë nisur tensionet në dyert e Kuvendit. Deputetët e përjashtuar nga Kuvendit, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka kanë mbërritur në dyert e Kuvendit, por nuk lejohen të futen brenda nga Garda e Republikës. Noka po përplaset me Gardën. 

Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.

3 VITE ME PARE

Ankimimi për vendimin e përjashtimit të deputetëve të PD, Bylykbashi: Duhet të marrin pjesë në seanca, Rama kërkon ta zbrasë parlamentin nga Opozita

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka kërkuar futjen e deputetëve të Opozitës në Kuvend. Para nisjes së seancës, në një prononcim për mediat, Bylykbashi tha se PD ka bërë ankimim në Byronë e Kuvendit dhe se deri në daljen e një vendimi, ata duhet të jenë pjesë e seancës.

Pjesë nga fjala e Bylykbashit: 

Është bërë një ankim për deputetët që janë ndëhskuar në mënyrë të paligjshme për përjashtimin nga senaca. Ky ankim detyron menjehrë Kuvendin të pezullojë këtë përjashtim dhe deri në shqyrtim, deputetët kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat plenare me të drejtat e plota. Deri sa ta marrë nën shqyrtim byroja, deputetët duhet të jenë pjesë dhe ky vendim për sanksion duhet të pezullohet, Kemi kërkuar që të merren masa dhe që deputetët të mos poengohen të futen brenda. Përndryshe nuk jemi asgjë tjetër veçse një gjëje shumë të qartë. Rama po përdor gjithçka për të sulmuar Opozitën. Kjo është një suthi që po përfshin çdo ditë e më shumë këtë kryeministër. Ne kërkojmë që afera e McGonigal të hetohet dhe të dalin jashtë të gjitha ato ligje kriminale për të cilat janë para drejtësisë shtetas të tjerë në Amerikë. Rama kërkon të zbrasë parlamentin nga Opozita, kjo është e papranueshme.

3 VITE ME PARE

Deputetët e PD kërkesë Byrosë së Kuvendit: Anuloni vendimin për përjashtimin e kolegëve, të futen në seancë

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Kuvendi

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar një kërkesë për ankimimin e venditmit për përjashtimin e deputetëve nga seanca parlamentare. Në shkresë, deputetët kërkojnë që Byroja Kombëtare ta shqyrtojë ankimin e atyre, ndërkohë që kolegët e PD-së duhet të marrin pjesë në seanca. Të përjashtuar janë kryedemokrati Sali Berisha dhe 11 deoutetë. 

Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.

3 VITE ME PARE

Përfundon takimi me Berishën! Grupi i PD merr porositë dhe niset drejt Kuvendit

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Deputetët drejt Kuvendit

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është nisur drejt Kuvendit, ku do të mbahet seanca plenare. Ata kanë dalë nga selia blu ku po zhvillohej një mbledhje me kryedemokratin Sali Berisha dhe janë nisur me këmbë drejt Parlamentit. Ndërkohë, Berisha nuk ka dalë ende.

Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.

 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Alibeaj pyetet për protestën, ngre tonet me gazetarët: Edhe çfarë? Çfarë? 

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Enkelejd Alibeaj nuk ka dashur të komentojë protestën që Opozita do të zhvillojë sot para Kuvendit. I pyetur për këtë gjë nga gazetarët, teksa ecte për tu futur në Kuvend, Alibeaj është përgjigjur në mënyrë mjaft arrogante. Toni që ai përdor në të folur është gjithashtu shumë i lartë. 

Pjesë nga biseda: 

Enkelejd Alibeaj: Edhe çfarë? çfarë? 

Për protestën sot? Nuk do të merrni pjesë?

Enkelejd Alibeaj: Çfarë?


Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Për pak nis protesta! Berisha mbërrin 45 minuta me vonesë në selinë blu

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu. Në një njoftim për shtyp, Partia Demokratike njoftoi se Berisha do të mblidhte grupin parlamentar në orën 09:00, por vetë kreu i PD-së ka mbërritur 45 minuta me vonesë në seli. 

Ai nuk është ndalur për mediat, po ka vijuar rrugën drejt zyrës së tij. Ndërkohë, në oborr janë mbledhur demokratë të shumtë që dëgjohen të brohorasin emrin e tij.

"Berisha, Berisha,"- thonë ata. 

Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.

3 VITE ME PARE

Një mijë efektivë, furgonë policie dhe autobot me ujë, masat e marra për protestën para Kuvendit

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Policia në Kuvend

TIRANË- Policia e Shtetit ka marrë masa duke qenë se Opozita do të zhvillojë një tjetër protesta para Kuvendit. Një mijë efektivë do të jenë në gatishmëri. Tek Ministria e Mbrojtjes janë pozicionuar dy furgonë të Policisë së Shtetit dhe një autobot me ujë.

Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament. Në protestë do të jet dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Deputetët nisin të futen brenda, demokratët i afrohen godinës, ç'po ndodh në Kuvend para nisjes së seancës e protestës

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Kuvendi

TIRANË- Videoja që po shikoni tregon mmomentet para nisjes së seancës plenare në Kuvend, Deputetët duket se kanë nisur të futen brenda godinës, ndërsa në oborr ka lëvizje të shuymta. Nuk mungojnë protestues në bulevard. 

Nga ana tjetër vetë kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në selinë blu, aty ku po zhvillon një takim me grupin parlamentar të PD-së. 

Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.

3 VITE ME PARE

Porositë e fundit! Berisha mbledh grupin e PD-së në selinë blu, vetëm një orë para protestës

Protestë e Kuvend/ Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e
Sali Berisha

TIRANË- Vetëm një orë para protestës që është paralajmëruar se do të zhvillohet sot, kryedemokrati Sali Berisha do të mbledhë grupin parlamentar. Mbledhja do të zhvillohet në selinë blu. Tema kryesore që do të zhvillohet në këtë mbledhje do të jetë protesta dhe Berisha me siguri do tu japë porositë e fundit deputetëve.

Nga ana tjetër, në orën 09:30 të mëngjesit, në selinë e Partisë Demokratike do mbahet një mbledhje e Këshillit Kombëtar. 

Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.

protesta e opozites 16 shkurt 2023 seance plenare 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën