LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pengmarrje në Tiranë! U kishte marrë 25 mijë euro borxh, 2 vëllezër dhunojnë për 2 orë biznesmenin. Arrestohet njëri, tjetri në kërkim

• Një ndërtues u mor peng nga dy vëllezër pasi nuk u kishte kthyer borxhin prej 25 mijë eurosh. • Dy vëllezërit nga Tiranë, Alban dhe Fatmir Bejo 35 dhe 28 vjeç, dhunuan për rreth 2 orë 47-vjeçarin biznesmen Gjergji Fela. • Ngjarja ndodhi në rrugën “Besim Alla” në Kombinat, ku dy vëllezërit morën me forcë në automjet direkt nga vendi i parkimit të një lokali biznesmenin. • Për 2 orë e dhunuan dhe më pas e lanë të lirë. • Pasi u lirua nga pengmarrësit e tij, Gjergji Fela u paraqit në spital për të marrë mjekim, ndërsa stafi i spitalit njoftoi menjëherë Policinë e Shtetit. • Fillimisht, gjatë marrjes në pyetje fillimisht biznesmeni hezitoi të fliste, por më pas tregoi se ishte marrë peng dhe dhunuar nga dy vëllezërit Bejo. • E vetëm brenda pak orëve në pranga përfundoi Alban Bejo, ndërsa në kërkim u shpall vëllai tjetër, 28-vjeçari Fatmir Bejo. • Sipas Policisë, dy autorët e pengmarrjes, sipas policisë, rezultojnë me precedentë penal, kryesisht për organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik.

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Morën peng ndërtuesin në Tiranë dhe e dhunuan për borxhin 25 mijë €, këto janë vëllezërit Bejo (FOTO)

Pengmarrje në Tiranë! U kishte marrë 25 mijë euro borxh, 2
Alban Bejo dhe Fatmir Bejo

TIRANË- Personat në foto janë Alban Bejo dhe Fatmir Bejo, dy vëllezërit që në Kombinat në rrugën “Besim Alla”, për shkak të një borxhi, kanë marrë peng biznesmenin Gjergji Fela dhe e dhunuan.

Autori i arrestuar Alban Bejo pretendon se Gjergj Fela i ka një borxh prej 25 mijë eurosh. Fela është biznesmen në fushën e ndërtimit. Deri tani nuk dihet nëse ka pasur probleme mashtrimi me persona të tjerë.

Ndërkohë Policia po kërkon për Fatmir Bejon, pasi mundi të arratisej./Dosja.al

3 VITE ME PARE

EMRAT- Merret peng 47-vjeçari në Tiranë, dy vëllezërit e morën me forcë nga parkimi i lokalit: Na kishte borxh para

Pengmarrje në Tiranë! U kishte marrë 25 mijë euro borxh, 2
Policia

TIRANË- Merret peng dhe dhunohet Gjergj Fela, biznesmen në fushën e ndërtimit. Policia bën të ditur se dy vëllezër, Alban dhe Fatmir Bejo morën peng për borxhin 25 mijë € ndërtuesin Fela. Sipas njoftimit të bluve të Tiranës, Fela ishte marrë me forcë nga vëllezërit Bejo nga vendparkimi i një lokali në Kombinat. Dy autorët e kanë kanosur dhe e kanë dhunuar, me pretendimin se 47-vjeçari u kishte borxh një shumë parash (25 mijë euro).

Në pranga ka përfunduar Alban Bejo, ndërkohë që po vijon puna për gjetjen e Fatmir Bejos, 28-vjeçarit i cili është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË:

I hoqën lirinë një shtetasi, e kanosën dhe e dhunuan atë, për t’u dhënë një shumë parash, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, vihet në pranga 35-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte marrë me forcë nga 2 shtetas të tjerë, nga vendparkimi i një lokali në Kombinat, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikuan 2 autorët e dyshuar, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi A. B., 35 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkautori i dyshuar, vëllai i 35-vjeçarit, shtetasi F. B., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, kanë marrë me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, shtetasin Gj. F., 47 vjeç, e kanë kanosur dhe e kanë dhunuar atë, me pretendimin se 47-vjeçari u kishte borxh një shumë parash. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

alban bejo fatmir bejo

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet