Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Mbrëmjen e sotme është raportuar për një zjarr masiv në lagjen nr. 4 në Pogradec. • Përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije se zjarri ka rënë rreth orës 21:25. • Fillimisht zjarri dyshohet se ka rënë aksidentalisht në banesën e një 80-vjeçari me inicialet A. B. • Më pas mësohet se flakët janë përhapur edhe në banesat ngjitur. • Policia thekson se banorët janë evakuar të gjithë. • Një prej banorëve u shpreh se në familjen ku ra zjarri jetonte e vetme një grua me dy fëmijë të vegjël brenda. • Ai shtoi se mendonte se mos ka rënë zjarr në banesën e tij.
3 artikuj për këtë temë.
POGRADEC- Mbrëmjen e sotme është raportuar për një zjarr masiv në lagjen nr. 4 në Pogradec. Zjarri ka rënë rreth orës 21:25 në një banesën e më pas flakët janë përhapur edhe në banesat ngjitur.
Një prej banorëve u shpreh se në familjen ku ra zjarri jetonte e vetme një grua me dy fëmijë të vegjël brenda. Ai shtoi se mendonte se mos ka rënë zjarr në banesën e tij.
“Thashë mos kishte rënë zjarr në shtëpinë time. Pashë zjarrin dhe erdha shpejt. Atyre që ju ra zjarri janë të shqetësuar. Me dy fëmijë brenda, dy fëmijë të vegjël, burrin nuk e ka. Këtu janë tre familje”, tha banori i zonës.
POGRADEC- Mbrëmjen e sotme është raportuar për një zjarr masiv në lagjen nr. 4 në Pogradec. Në lidhje me ngjarjen ka ardhur edhe reagimi i policisë. Përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije se zjarri ka rënë rreth orës 21:25.
Fillimisht zjarri dyshohet se ka rënë aksidentalisht në banesën e një 80-vjeçari me inicialet A. B. Më pas mësohet se flakët janë përhapur edhe në banesat ngjitur. Policia thekson se banorët janë evakuar të gjithë.
Fatmirësisht nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Vijon puna intensive për neutralizimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e plotë në banesat e përfshira nga flakët.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak. Rreth orës 21:25, në lagjen nr. 4 Pogradec, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., 80 vjeç. Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjtur me banesën që ra fillimisht zjarri.
Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëhere për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit. Nga rënia e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë.
Vijon puna intensive për neutralizimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e plotë në banesat e përfshira nga flakët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
POGRADEC- Një zjarr masiv ka përfshirë çatinë e përbashkët të dy banesave në lagjen 4 të qytetit të Pogradecit. Banorët janë evakuuar në kohë ndërsa nuk ka raportime për dëme në njerëz.
Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të shuar flakët. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit. Ekspertët po hetojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa banorët janë të tronditur nga kjo situatë e papritur.