6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Partia maqedonase, VMRO-DPMNE, po prin në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, sipas rezultateve paraprake të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. • Në këto zgjedhje, që u mbajtën më 8 maj, të drejtë vote kishin 1.8 milion qytetarë të Maqedonisë së Veriut. • Nga rreth 55 për qind të rezultateve të përpunuara, kandidatja e VMRO DPMNE-së për president, Gordana Silanovska-Davkova ka fituar mbi 63 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i saj, presidenti aktual, Stevo Pendarovski, ka fituar rreth 30 për qind të votave. • Dalja në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 46.31 për qind, që nënkupton se është arritur pragu prej 40 për qind që votimet për president të konsiderohen të suksesshme. • Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, sipas rezultateve paraprake, VMRO po udhëheq e me rreth 40 për qind të votave të fituara. • Në vend të dytë është radhitur Fronti Evropian që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) me rreth 17 për qind të votave, ndërsa në vend të tretë radhitet koalicioni i opozitës shqiptare VLEN, i cili ka fituar mbi 14 për qind të votave. • Koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate, që aktualisht është në pushtet, radhitet në vendin e katërt me mbi 13 për qind të votave.
7 artikuj për këtë temë.
Maqedoni e Veriut - Kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanovska, pritet të jetë presidentja e re e Maqedonisë së Veriut. Pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, në vendin fqinj, ndonëse është numëruar vetëm një pjesë e votave, Siljanovska kryeson bindshëm me 63.09%, teksa presidenti aktual Stevo Pendarovski ka arritur të mbledhë vetëm 30.31% të preferencave. Raundi i dytë i presidenciale mund të quhet i vlefshëm pasi dhe KSHZ konfirmoi se pjesëmarrja në votime kaloi pragun e nevojshëm të 40%.

Në vend të dytë është renditur Fronti Evropian që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i Ali Ahmetit me 14.42% të votave ndërsa në vend të tretë ka zbritur koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate, LSDM që aktualisht është në pushtet, por që ka vetëm 14.67% të votave.
Koalicioni VLEN i partive opozitare shqiptare është i katërti me 11.38% të votave. Pas daljes së këtyre rezultateve LSDM në pushtet tha se do të pranonte verdiktin e popullit.
SHKUP- Koalicioni opozitar shqiptar VLEN, ka thënë se zgjedhjet në Maqedoni të Veriut ishin jodemokratike, sipas tyre, ka pasur ndërhyrje nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Përfaqësuesi i koalicionit opozitar VLEN Izet Mexhiti në një deklaratë për mediat tha se VLEN është fitues absolut.
“VLEN është fitues absolut në kampin shqiptar. Votues e qytetarë faleminderit për aktivitetin dhe qytetarinë. Faleminderit për durimin dhe rezistencën. Procesi zgjedhor nuk ishte demokratik, institucionet ishin në funksion të BDI-së. Ka pasur parregullsi dhe do të raportohen. BDI bojkotoi zgjedhjet presidenciale, jashtë çdo parimi evropian edhe pse u thirrën në Frontin Evropian. Nga nesër Maqedonia e Veriut reflekton ndryshe, Ali Ahmeti u izolua dhe Artan Grubi dështuan dhe do të izolohen”, deklaroi Mexhiti nga VLEN.
MAQEDONIA E VERIUT- Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë së Veriut (LSDM) tha pas mbylljes së vendvotimeve se dita e sotme ka qenë e qetë dhe e suksesshme, ndërsa zgjedhjet i vlerësuan si demokratike. Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanga Kuzeska tha se qytetarët mund të shprehnin lirisht vullnetin e tyre dhe të vendosnin për të ardhmen e vendit.
“Siç i ka hije një vendi anëtar të NATO-s që ka nisur negociatat me BE-në. Janë raportuar disa parregullsi, por ne i konsiderojmë të parëndësishme. Qytetarët mund të shprehnin lirisht vullnetin e tyre dhe të vendosnin për të ardhmen e vendit. E drejta e votës dhe vendimmarrja e lirë janë përfitimet më të rëndësishme të demokracisë. Faleminderit të gjithë qytetarëve që dolën sot në kutitë e votimit dhe votuan. Qytetarët treguan kapacitete demokratike dhe pjekuri institucionale dhe patëm zgjedhje të lira, demokratike, paqësore dhe dinjitoze. Falënderim të veçantë u shprehim qytetarëve që votuan për LSDM-në, Koalicionin për Ardhmëri Evropiane dhe për kandidatin për president Stevo Pendarovski. Vullneti i qytetarëve do të vendosë se cilën rrugë do të ndjek Maqedonia”, tha Kuzeska e LSDM-së
SHKUP- Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për daljen në votime në zgjedhjet e dyfishta që u mbajtën sot. Gjithashtu KSHZ njoftoi se përqindja në zgjedhjet presidenciale deri në orën 18:30 ka qenë 46.31 përqind. Ndërsa për zgjedhjet kuvendare, përqindja e njerëzve qe votuan deri në ora 18:30 ka qenë 53.30 përqind. Po ashtu përqindja më e madhe për zgjedhje ka qenë në Novaci, ndërsa ajo më e ulët është në Qendër Zhupë.
Ditmire Shehu nga KSHZ tha se ky organ edhe një herë e dëshmoi se mund të organizojë zgjedhje korrekte dhe demokratike, ndërsa i falënderoi edhe institucionet tjera përrgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve. Ajo gjithashtu theksoi se rezultatet e para për zgjedhjet e sotme pritet të shpallen rreth orës 23:30.
Në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, në të cilat të drejtën vote kishin 1.8 milion qytetarë.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), dalja në votimet për president është mbi 40 për qind, që do të thotë se Maqedonia e Veriut të mërkurën, më 8 maj, ka zgjedhur presidentin e ri të shtetit.
Dalja në zgjedhjet parlamentare, sipas KSHZ-së është më e lartë se 45 për qind, ndërsa qytetarët votuan për 17 parti dhe koalicione të cilat garonin për deputetë të Parlamentit të ri prej 120 ulëseve.
Pritet që KSHZ-ja t’i shpallë rezultatet preliminare para mesnatës.
Në garën për president në rundin e dytë të zgjedhjeve u përballën Gordana Silanovska-Davkova nga VMRO DPMNE, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski.
Davkova në rundi e parë, të mbajtur më 24 prill, kishte fituar me një diferencë prej 20 për qind të votave kundërkandidatin e saj socialdemokrat.
VMRO DPMNE-ja në paraqitjen e parë pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00 tha se “të mërkurën ka dështuar skenari i Bashkimit Demokratik për Integrim [BDI] për dështimin e zgjedhjeve presidenciale”.
Timço Musunski nga VMRO-ja tha “fituese e zgjedhjeve është VMRO DPMNE-ja ndërsa BDI-ja do të shkojë në opozitë”.
Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, tha se procesi zgjedhor ka qenë demokratik dhe se fitues i zgjedhjes është Fronti Evropian që udhëhiqej nga BDI-ja.
Zëdhënësja e Lidhjes Social Demokrate, që aktualisht është në pushtet, Bogdanka Kuzeska tha se zgjedhdjet “ishin të suksesshme, paqësore dhe dinjitoze, siç i ka hije një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi që ka filluar negociatat me Bashkimin Evropian”.
Procesi zgjedhor u zhvillua në 3.480 vendvotime, ndërsa mbarëvajtja e tyre u monitorua nga 1.300 vëzhgues vendorë dhe 860 të huaj.
“Misioni i ODIHR-së do të shpallë rezultatet fillestare të vëzhgimit ditën e enjte. Ne do t'i shqyrtojmë rezultatet e tjera kur ato vijnë nga i gjithë vendi dhe më pas do të nxjerrim përfundimet tona bazuar në vëzhgimet e dhëna nga vëzhguesit tanë të shumtë", ka deklaruar më herët gjatë 8 majit shefja e misionit të ODIHR-së, Jilian Stirk.
Këto ishin zgjedhjet e para të dyfishta që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut që nga vendosja e demokracisë në vitet ‘90.
Në garën për Parlamentin e ri morën pjesë 17 parti dhe koalicione. Beteja kryesore u zhvillua mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së në kampin maqedonas, ndërsa në atë shqiptar mes Frontit Evropian, të kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe koalicionit opozitar VLEN.
Në radhët e Frontit Evropian garuan edhe pesë parti politike të bashkësive etnike turke, rome dhe boshnjake.
Zgjedhjet parlamentare u mbajtën me lista të mbyllura, sipas sistemit proporcional në gjashtë njësi zgjedhore dhe, në çdonjërën prej tyre, zgjidhen nga 20 deputetë.
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut i ka 120 ulëse.
Beteja kryesore për partitë shqiptare pritet të jetë në njësitë zgjedhore një, dy dhe gjashtë, ku edhe jeton popullata shqiptare.
Bazuar në sondazhet, dhe në veçanti në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajt më 24 prill, VMRO DPMNE-ja është favorite për një fitore të thellë në këto zgjedhje.
Të mërkurën, në garë për president ishin kandidatë, fituesja e rundit të parë, Gordana Silanavska-Davkov e VMRO-DPMNE-së në opozitë, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, që mbështetet nga Lidhja Social Demokrate në pushtet.
Në rundin e parë, Davkova i fitoi 363.000 vota, apo 40 për qind - ndërsa kundërshtari i saj Pendarovski rreth 180.000 vota, apo 19 për qind.
Që zgjedhjet presidenciale të ishin të suksesshme, përveç se njëri nga dy kandidatët duhet t’i fitojë shumicën e votave të qytetarëve, sipas legjislacionit, duhet që dalja të jetë së paku 40 për qind. Në zgjedhjet e 8 majit ky prag u arrit.
Tani, Parlamenti duhet të mbajë seancën për inaugurimin e presidentit të ri të Republikës deri të dielën, më 12 maj.
Në këtë rast, seanca ceremoniale për inaugurimin e presidentit të ri do të mbahej nga deputetët në largim.
Mirëpo, sipas kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), këto afate deri më 12 maj mund të respektohen vetëm pasi KSHZ-ja t’i ketë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale, përkatësisht nëse nuk ka ankesa për procesin zgjedhor.
“Kandidati për president që fiton zgjedhjet, duhet të bëjë një deklaratë solemne para Kuvendit dhe, sipas Kushtetutës, mund të bëhet edhe para përbërjes së vjetër parlamentare. Përbërja e vjetër parlamentare e ka një të drejtë të tillë, duke qenë se kemi edhe zgjedhje parlamentare. Pastaj, presidenti i ri do ta caktojë mandatin për të formuar një Qeveri të re", thotë Novakovski.
Rezultatet përfundimtare të KSHZ-së zakonisht vijnë më shpejt nëse nuk ka ankesa nga kandidatët dhe partitë politike. Nëse ka kundërshtime, rezultatet përfundimtare publikohen pasi të jenë shterur të gjithë mekanizmat ligjorë për këtë rast.
Parlamenti i ri i Maqedonisë së Veriut duhet të konstituohet brenda 21 ditëve nga shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Zgjedhjet e të 8 majit janë të 11-at që nga shpallja e pavarësisë së vendit dhe zgjedhjet e shtata presidenciale në përgjithësi. Procesi zgjedhor zhvillohet në 3.480 vendvotime, ndërsa mbarëvajtja e tyre monitorohen nga 1.300 vëzhgues vendorë dhe 860 të huaj./REL
MAQEDONI E VERIUT- Më 8 maj zhvillohen zgjedhjet presidenciale (raundi i dytë) dhe ato parlamentare. Rezultatet do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse vendi do të vazhdojë t’i përmbahet kursit drejt BE-së.
Zgjedhjet presidenciale në raundin e parë më 24 prill shënuan një fitore të qartë të nacional-konservatorëve, partisë në opozitë VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut. Kandidatja e opozitës, Gordana Siljanovska-Davkova, një profesore 70 vjeçare në pension, siguroi dyfish më shumë vota kundrejt rivalit presidentit aktual, Stevo Pendarovski nga Partia Social-demokrate (LSDM) në pushtet, ri cili mori më pak se 20 përqind të votave.
Të zhgënjyer me procesin e zvarritur të affrimit të vendit në BE, ekonominë e dobët dhe korrupsionin dominues, shumë votues mbështetën kandidaten e opozitës në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Këtë rezultat analistët e konsiderojnë si një test lakmusi jo vetëm për raundin e dytë të garës presidenciale, por edhe për tendencën e votës së elektoratit në zgjedhjet parlamentare, që zhvillohen në të njëjtën ditë.
"Mendoj, se ka shumë gjasë për ndryshimin e qeverisë nga zgjedhësit," thotë për DLF (Radio Kombëtare Gjermane) Daniel Braun, drejtues i përfaqësisë së Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup, fondacion ky i afërt me partinë kristiandemokrate gjermane. Sipas tij kjo tendencë ka të bëjë "së pari për nisur nga fakti, që rekordet e qeverisë janë deprimuese në shumë fusha. Korrupsioni dhe mosfunksionimi i shtetit shihen kudo."
Mos realizimi i premtimeve dhe ndryshimi i kontestueshëm i emrit të vendit
Socialdemokratët erdhën në pushtet më 2017, duke premtuar antarësimin në NATO, nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe luftën kundër korrupsionit. Vetëm njëri nga këto premtime është realizuar:Maqedonia e Veriut iu bashkua NATO-s më 2020 pasi në kontestin me Greqinë arriti një kompromis për emrin e vendit me shtojcën "E Veriut”.
Ky kompromis i vështirë me fqinjin jugor, që indinjoi nacionalistët në Maqedoninë e Veriut dhe nxiti protesta masive nuk ndihmoi në hapjen e portës së BE-së për këtë vend të vogël të Ballkanit me 2 milionë banorë.
Bullgaria vendosi veton në negocitatat për anëtarëim me BE-në
Në nëntor 2020, Bullgaria vendosi veton duke penguar hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në, duke kërkuar lëshime që kanë të bëjnë me lidhjet historike dhe kulturore të drejtpërdrejta të shumë maqedonasve me identitetin e tyre. Kjo grindje është zgjidhur pjesërisht pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Franca, gjë që bëri që në qershor 2022 kërkesat e Bullgarisë të përfshihen në kuadrin e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Kushtet e reja të hapjes së negociatave ishin që Maqedonia e Veriut të përfshijë minoritetin e vogël bullgar prej 3.000 pjesëtarësh në kushtetutë si përbërës kombëtar.
Por në parlament nuk u arrit shumica e nevojshme e votave për këtë ndryshim kushtetues. Bisedimet me BE-në kanë mbetur në vendnumëro. Opozita nacionaliste e drejtuar nga VMRO-DPMNE e hodhi poshtë kompromisin duke nxitur ndjenjën e pasigurisë tek maqedonasit etnikë dhe duke i mobilizuar ata kundër qeverisë.
Ekonomia e dobët preokupimi kryesor për votuesit
Korrupsioni masiv dhe paaftësia e qeverisë për ta nxjerrë vendin nga stanjacioni ekonomik, inflacioni i lartë i shkaktuar prej pandemisë së COVID-19 dhe lufta e Rusisë në Ukrainë i kanë dhënë krah opozitës.
Sipas Bankës Botërore, Maqedonia e Veriut më 2024 do të ketë rritjen më të ulët ekonomike për të dytin vit radhazi dhe deficitin më të lartë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Më 2023, Maqedonia e Veriut u klasifikua dy pikë më lart në listën e indeksit të korrupsionit nga Transparency International, por ajo ende vazhdon të ketë "probleme serioze me korrupsionin."
Tensione midis opozitës dhe partive shqiptare
Pavarësisht kontesteve me vendet fqinjë, në fushatën elektorale të opozitës nuk ishte në fokus as Greqia dhe as Bullgaria. Kreu i VMRO-DPMN e dominoi fushtën në konfrontimin me partinë më të madhe shqiptare, që bashkëqeveris, BDI. Ai prerazi deklaroi, se nuk do të pranojë bashkëqeverisje me këtë parti, që e konsideron si të korruptuar. Por bashkëqeverisja me shqiptarët, që përbëjnë grupin më të madh etnik në Maqedoninë e Veriut konsiderohet si faktor stabiliteti në vend.
Qëkurse socialdemokratët janë në pushtet dhe bashkëqeverisin që nga 2017 me partinë shqiptare BDI, shqiptarët janë zgjedhur në poste drejtuese të rëndësishme si kryetar parlamenti, ministër i jashtëm e madje edhe një kryeministër në tre muajt e fundit të mandatit qeverisës. Këto ndarje postesh me funksione të rëndësishme kanë nxitur nacionalistët maqedonas të ankohen për "shqiptarizimin e shtetit”.
Por sidoqoftë duke vlerësuar peshën e votës së elektoratit shqiptar dhe në përpjekje për të qetësuar komunitetin shqiptar, kreu i VMRO-DPMNE-së është shprehur, se aleanca e dytë më e madhe e krijuar nga partitë shqiptare mund të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.
Socialdemokratët luajnë me kartën e BE-së
Pavarësisht humbjes së thellë në raundin e parë të garës presidenciale më 24 prill, socialdemokratët i janë përmbajtur sloganit të tyre "ne nuk tërhiqemi nga e ardhmja europiane." Megjithatë, sondazhet flasin se ky mesazh nuk i tërheq zgjedhësit, që janë të lodhur me kompromiset me fqinjët dhe të ardhmen e pasigurt në BE.
Aleksandar Krzhalovski, drejtor i qendrës "Macedonian Center for International Cooperation” i tha DW-së, se "qeveria i ka varur të gjitha shpresat tek një kartë e vetme" në fushatën elektorale, dhe ka "neglizhuar çështje të tjera të rëndësishme si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që qytetarët dhe reporterët ndërkombëtarë e konsiderojnë si problemin më të madh."
Ish-kryeministri dhe kryetar i Partisë Socialdemokrate, Dimitar Kovacevski gjatë fushatës kërkoi ndjesë për gabimet e bëra në vitet e fundit, por iu drejtua me një paralajmërim të fortë votuesve: "Këto zgjedhje do të jenë përcaktuese për të ardhmen e Maqedonisë së veriut: ose ne do të lëvizim drejt një shoqërie progresive, drejt BE-së, ose ne do të kthehemi pas në kohën kur kishim izolim dhe konflikte etnike", u shpreh ai.
Marrë nga DW
SHKUP- Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhje të dyfishta. Për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.814.317 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare janë regjistruar 1.815.350 votues. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00. Në këto zgjedhje do të jenë mbi 2000 vëzhgues vendas dhe të huaj dhe rreth 80 gazetarë të huaj.
Gjatë ditës së djeshme votuan të sëmurët dhe të pafuqishmit, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet zgjedhore komunale. Gjithashtu ka votuar edhe diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale, pasi për parlamentaret nuk u mbush numri i nevojshëm i kërkesave për organizim të zgjedhjeve.
Në fazën e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të votohet për dy kandidatë, ndërsa në zgjedhjet parlamentare për 17 lista të deputetëve. Në zgjedhjet presidenciale, kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente të Maedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova prin bindshëm në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale kundrejt Stevo Pendarovskit, presidentit aktual maeqdonas nga LSDM-ja i cili renditet i dyti. Ata përballen sot në një raund të dytë votimi.
Zgjedhjet e sotme do t’i hapin rrugë formimit të Qeverisë së re nga partia fituese, e cila do të duhet t’i sigurojë 61 votat e nevojshme. VMRO-DPMNE, partia e udhëhequr nga Hristjan Mickoski është favorite në sondazhe. BDI-ja e Ali Ahmetit, partia më e madhe e shqiptarëve në RMV, publikisht nuk ka dalë me qëndrim nëse do të mbështesë ndonjërin kandidat për president apo do të bëjë ftesë për bojkot. Qeveria e Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga Talat Xhaferi i BDI-së, i cili është bërë shqiptari i parë që e mori këtë detyrë.