LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përfundon numërimi i votave/ PS merr bashkinë e Himarës, Tavo pas fitores: Gjikuria i mirëpritur të bëhet nënkryetar bashkie

• Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo është zgjedhur kryetari i ri i bashkisë Himarë. • Nga numërimi i 36 kutive të votimit, Tavo ka siguruar 5022 vota ndërsa Petraq Gjikuria 3545 vota. • Pas përfundimit të numërimit të votave dhe shpalljes së fitores Tavo tha për mediat se oferta e propozuar Gjikurisë për nënkryetar qëndron ende. • Ai tha se bashkia ka nevojë për të majtë e të djathtë, dhe shtoi se nga sot nis puna për gjitha premtimet që iu janë bërë banorëve të Himarës. • 8678 zgjedhës ushtruan të drejtën e votës ditën e djeshme për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Himarës, mes kandidatit socialist Vangjel Tavos dhe Petraq Gjikurisë, i cili kandidonte nën siglën “Bashkë Fitojmë’ të partive opozitare. • Zgjedhjet e të dielës ishin të qeta dhe u shënuan nga një pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në votime. • Fatkeqësisht qindra qytetarë nuk arritën të votonin për shkak se dokumenteve të tyre të identifikimit i kishte kaluar afati skadimit. • Zgjedhjet u zhvilluan pas arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të zgjedhur nga radhët e opozitës në vitin 2023, i cili më vonë u dënua për blerje votash dhe iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Himarë, reagon kandidati opozitar: Pamë metoda anti demokratike

Përfundon numërimi i votave/ PS merr bashkinë e Himarës,
Petro Gjikuria

HIMARË- Kandidati opozitar për kryebashkiak në Himarë, Petro Gjikuria ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve, pas humbjes ndaj Vangjel Tavos. Me anë të një deklarate për mediat, Gjikuria ka theksuar se rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve. Po ashtu ai ka deklaruar se në këto zgjedhje u panë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre.

Deklarata e Plotë:

Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë. Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin. Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon.

Nga numërimi i 36 kutive të votimit, Tavo ka siguruar 5022 vota ndërsa Petro Gjikuria 3545 vota. 8678 zgjedhës ushtruan të drejtën e votës ditën e djeshme për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Himarës, mes kandidatit socialist Vangjel Tavos dhe Petraq Gjikurisë, i cili kandidonte nën siglën “Bashkë Fitojmë’  të partive opozitare.

1 VITE ME PARE

'Modifikimi demografik'/ Athina-Ramës për manipulimet në Himarë: Përgjigjuni për parregullsitë

Përfundon numërimi i votave/ PS merr bashkinë e Himarës,

GREQI- Athina zyrtare ka ngritur dyshime për rregullsinë e zgjedhjeve që u mbajtën ditën e djeshme në Himarë. Kathimerini shkruan se burime diplomatike greke i bëjnë thirrje Tiranës që t'i përgjigjet ankesave në lidhje me parregullsitë e procesit zgjedhor në Himarë. 

“Ankesat e bëra nga anëtarët e pakicës etnike greke në Shqipëri në lidhje me kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura bashkiake në Bashkinë e Heimarrës, veçanërisht në lidhje me ndryshimin demografik të organit zgjedhor dhe mohimin e të drejtës kushtetuese për të votuar mijëra Qytetarët e Himarës, me pretekstin e vlefshmërisë së kartave të tyre të identitetit, ngrenë dyshime serioze për integritetin e procesitParimi demokratik dhe acquis europiane kërkojnë që autoritetet shqiptare të vlerësojnë dhe t'u përgjigjen të gjitha raporteve që lidhen me integritetin e zgjedhjeve të djeshme”, thonë burime të cituara nga SKAI.

Pas numërimit të votave, kandidati i Partisë Socialiste të Edi Ramës, Vangjel Tavo, doli fitues me 58.62% me 4858 vota. Petraq Gjikuria ka mbledhur 41.38% me 3400 vota. Numërimi i votave ka nisur pak pas mesnatës së së dielës në qendër të komisionit zgjedhor. Të pranishëm në sallë ishin dy kandidatët, deputeti dhe kryetari i PBDNJ-it, Vangjel Dule dhe deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Nga ana e tij, Fredi Beleri denoncoi kryeministrin shqiptar për manipulim të rezultateve të zgjedhjeve, pasi për herë të parë mbajtësve të kartave të vjetra të identitetit iu ndalua të ushtronin të drejtën e votës në rajon. Fituesi Vangjel Tavo falënderoi Ramën për mbështetjen e tij, ndërsa ftoi Petraq Gjikurinë të marrë postin e nënkryetarit të bashkisë.

1 VITE ME PARE

"Procesi i numërimit të votave ishte i qetë", KQZ: Tavo mori 58.62% të votave, Gjikuria siguroi vetëm 41.38%

Përfundon numërimi i votave/ PS merr bashkinë e Himarës,
kuti votimi

TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor ka reaguar lidhur me përfundimin e numërimit të votave në Himarë dhe shpalljen e Vangjel Tavos si kryetarin e ri të bashkisë. 

Në reagimin e KQZ bëhet me dije se kandidati socialist, Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota (58.62%), ndërsa kandidati i opozitës, Petraq Gjikuria ka marrë 3545 vota (41.38%). Më tej thuhet se procesi i numërimit të votave ishte i qetës dhe u mbikëqyr nga stafi teknik i KQZ-së

POSTIMI I KQZ: 

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë.

Rezultate paraprake për 36 qendrat e votimit:

1. Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, z. Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota (58.62%).
2. Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, z. Petraq Gjikuria ka marrë 3545 vota (41.38%).

Ecuria e procesit të numërimit të votave ishte e qetë, u monitorua nga stafi teknik i KQZ-së dhe rezultatet paraprake u transmetuan në kohë reale në faqën zyrtare të internetit të KQZ-së dhe Aplikacionin KQZ.

1 VITE ME PARE

"Terrorizmi fitoi në Himarë", Protothema: Qeveria shqiptare përdori çdo mjet për të parandaluar fitoren e kandidatit të opozitës

Përfundon numërimi i votave/ PS merr bashkinë e Himarës,
vangjel tavo, petro gjikuria

GREQI- Rezultatin e zgjedhjeve në Himarë dhe fitoren e kandidatit socialist e kanë komentuar edhe mediat greke. Protothema shkruan se pas një komunikimi me përfaqësues të OMONIAS pas rezultatit janë shprehur me fjalët: Terrorizmi fitoi në Himarë.

Më tej në artikullin e medias greke thuhet se qeveria shqiptare përdori çdo mjet për të parandaluar një fitore të kandidatit të opozitës, Petro Gjikurisë.

Tavo ka mbledhur 59% të votave (4858 vota), ndërsa Petro Gjikuria i mbështetur nga minoriteti grek ka marrë 41% (3400 vota).

Artikulli i plotë i Protothema: 

I zgjedhuri i Edi Ramës, Vangjel Tavo, është fituesi i zgjedhjeve në Himarë  për emërimin e pasardhësit të Fredi Belerit, kryebashkiak i zgjedhur dhe tashmë eurodeputet që mbetet në burg. Sipas njoftimit zyrtar, Tavo ka mbledhur 59% të votave (4858 vota), ndërsa Petro Gjikuria i mbështetur nga minoriteti grek ka marrë 41% (3400 vota).

Gjatë daljes së rezultatit, përfaqësuesit e zgjedhjeve të Omonias që folën me SKAI-n u mjaftuan duke komentuar se "terrorizmi fitoi në Heimarë".

Nga ana e tij, Tavo në deklaratën e tij të parë falënderoi përzemërsisht Edi Ramën dhe strukturat e Partisë Socialiste për mbështetjen e tyre, ndërsa përsëriti propozimin që i kishte bërë para zgjedhjeve Gjikurias për të marrë postin e nënkryetarit të bashkisë.

Kujtohet se beteja e zhvilluar së fundmi nga qeveria shqiptare ishte me të gjitha mjetet për të parandaluar një tjetër surprizë të pakëndshme me zgjedhjen e Petro Gjikurisë, i cili mbështetet nga Omonia dhe partitë opozitare dhe është pasardhësi i kombinimit Beleri që fitoi zgjedhjet e majit 2023, dhe që kandidati i “importuar” të fitojë, pasi vjen nga Dropulli, ish-deputeti i Partisë Socialiste Vangjel Tavo.

Kandidati i mbështetur nga minoriteti grek, Petro Gjikuria, në deklaratën e tij pas përfundimit të procesit zgjedhor, kishte ftuar kundërshtarin e tij, Vangjel Tavo, të bashkëpunonte për Bashkinë e Himarës.

“Unë do të jem fituesi, nëse doni të vini të punoni për mua, jeni të mirëpritur. Jam i sigurt se banorët e Himarës më besuan”, kishte deklaruar ndër të tjera Gjikuria, i cili akuzoi anëtarët e qeverisë shqiptare se po tentonin të frikësonin anëtarët e minoritetit, por siç tha ai kërcënimet e tyre ranë në vesh të shurdhër.

"Himariotët treguan se nuk kanë frikë dhe pjesëmarrja e tyre ishte më e madhe dhe kjo tregon se nuk e ulën kokën”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Tavo kryetari i ri i bashkisë Himarë, reagon Rama: Urime për fitoren! Thirrja për emigrantët

Përfundon numërimi i votave/ PS merr bashkinë e Himarës,
vangjel tavo , edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka uruar fitoren Vangjel Tavos përmes një videoje të postuar në platformat e rrjeteve sociale. Rama u shpreh se Himara 2030 do të kthehet në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut.

Kryeministri i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen "për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes".

POSTIMI I RAMËS: 

MIRËMËNGJES

dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë.

Nga numërimi i 36 kutive të votimit, Tavo ka siguruar 5022 vota ndërsa Petro Gjikuria 3545 vota. 8678 zgjedhës ushtruan të drejtën e votës ditën e djeshme për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Himarës, mes kandidatit socialist Vangjel Tavos dhe Petraq Gjikurisë, i cili kandidonte nën siglën “Bashkë Fitojmë’  të partive opozitare.

1 VITE ME PARE

BIRN: Socialistët fitojnë zgjedhjet dhe humbasin Himarën

Përfundon numërimi i votave/ PS merr bashkinë e Himarës,
foto nga numerimi i votave

HIMARË- Vangjel Tavo, ish-deputet i Partisë Socialiste në kohën e Fatos Nanos, ish-deputet i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe së fundmi, kandidat i Partisë Socialiste të Edi Ramës për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë, do të jetë kryetari i Bashkisë Himarë për tre vitet e ardhshme por i duhet të qeverisë mes të tjerash edhe qytezën në të cilën i humbi zgjedhjet.

Himara votoi të dielën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama por gjithsesi asaj i duhet të pranojë kandidatin socialist, i cili fitoi falë votave të marra në shumicë në njësinë administrative Horë Vranisht si dhe në ish-komunën Lukovë.

Rezultati final është që Tavo mori 5022 vota ndërsa Gjikuria, një emigrant në SHBA, mori 3545 vota. Tavo fitoi me një diferencë prej 1477 votash, nga të cilat, 1024 i fitoi në Horë Vranisht.

Tavo i përket minoritetit grek të Shqipërisë dhe shtëpia e tij është zona e Dropullit në jug. Ai u zhvendos në Himarë, fillimisht si prefekt i Qarkut Vlorë dhe tani, si kryetar bashkie. Ironikisht ai duket se do të qeverisë bashkinë me votat e Horës dhe Vranishtit.

Zgjedhjet në Himarë u zhvilluan nën tensionin mes Shqipërisë dhe Greqisë si dhe nën tensionin mes një grupi biznesmenësh të cilëve, qeveria u referohet si “investitorë” ndërsa opozita i referohet si “oligarkë”. Rama, i cili e mbështeti fushatën e tij nën argumentin se ajo duhet të jetë një çështje lokale dhe jo një çështje referendumi për qeverisjen e tij, duket se fitoi falë makinerisë së tij elektorale, për të cilën ndjehet krenar, por kjo fitore duket se e lë atë pa të drejtë morale për të qeverisur Himarën.

Edhe kandidati i tij Vangjel Tavo, dukshëm duke ndjerë humbjen në njësinë Himarë, ftoi në orët e fundit para zgjedhjeve kundërshtarin Petro Gjikuria që të bashkohet me të në rolin e nënkryetarit të bashkisë. Përgjigjja e Gjikurisë para zgjedhjeve ishte refuzuese.

Zyrtarisht shteti shqiptar nuk njeh minoritet grek në Himarë pavarësisht se në të shkuarën, një politikan përfaqësues i këtij komuniteti, Vasil Bollano, doli fitues dy herë përballë kandidatëve të partive të mëdha PD apo PS. Votat kundër PS-së në Himarë duket se lidhen edhe me historinë e persekutimit të krahinës gjatë kohës së komunizmit, por persekutimi nuk ishte i njëtrajtshëm në të gjithë fshatrat pasi disa nga fshatrat përbërës kanë qenë dhe vijojnë të mbesin mbështetëse të forta të Partisë së Punës dhe pasardhëses së saj, Partisë Socialiste.

Partia Socialiste dhe aleatja e saj në atë kohë, Lëvizja Socialiste për Integrim, vendosi në vitin 2015 që Bashkisë Himarë t'i bashkojë komunën Lukovë, e cila tradicionalisht ka qenë pjesë e Rrethit Sarandë, si dhe komunën Horë-Vranisht, e cila tradicionalisht ka qenë pjesë e Vlorës. Në kohën kur ky bashkim u krye, Horë-Vranishti dhe Himara nuk ishin ende të lidhura me një rrugë dhe lëvizja u pa si një gerrimanderim i hartës elektorale që synonte të balanconte votat kundër të Himarës, gjë që u vu re edhe në zgjedhjet e së dielës./Reporter.al

1 VITE ME PARE

U zgjodh kryebashkiak i ri i Himarës, Tavo: Gjikuria i mirëpritur të bëhet nënkryetar bashkie

Përfundon numërimi i votave/ PS merr bashkinë e Himarës,
vangjel tavo

HIMARË- Vangjel Tavo është zgjedhur kryetari i ri i bashkisë së Himarës me rreth 1500 vota diferencë ndaj kandidatit të opozitës, Petro Gjikurisë. 

Pas përfundimit të numërimit të votave dhe shpalljes së fitores Tavo tha për mediat se oferta e propozuar Gjikurisë për nënkryetar qëndron ende. 

“Sot fitoi Himara, fituan himarjotët, dua të falënderoj të gjithë për durimin që patën të na dëgjojnë gjatë fushatës dhe që më votuan. Që sot fillojmë punën për të gjitha ato që i kemi premtuar banorëve, të gjithë të majte e të djathë, problemet nuk kanë ngjyrë, të gjithë të bashkuar. Oferta ka qenë e sinqertë nëse Gjikuria nuk do largohet në Amerikë është i mirëpritur të bëhet nënkryetar bashkie, bashkia ka nevojë për të majtë dhe të djathtë.”, është shprehur Tavo pas fitores.

Nga numërimi i 36 kutive të votimit, Tavo ka siguruar 5022 vota ndërsa Petro Gjikuria 3545 vota. 8678 zgjedhës ushtruan të drejtën e votës ditën e djeshme për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Himarës, mes kandidatit socialist Vangjel Tavos dhe Petraq Gjikurisë, i cili kandidonte nën siglën “Bashkë Fitojmë’  të partive opozitare.

 

1 VITE ME PARE

Përfundon numërimi i votave, Vangjel Tavo zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Himarës (REZULTATI)

Përfundon numërimi i votave/ PS merr bashkinë e Himarës,
numerimi i votave

HIMARË- Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo është zgjedhur kryetari i ri i bashkisë Himarë. Nga numërimi i 36 kutive të votimit, Tavo ka siguruar 5022 vota ndërsa Petraq Gjikuria 3545 vota.

8678 zgjedhës ushtruan të drejtën e votës ditën e djeshme për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Himarës, mes kandidatit socialist Vangjel Tavos dhe Petraq Gjikurisë, i cili kandidonte nën siglën “Bashkë Fitojmë’  të partive opozitare.

Zgjedhjet e të dielës ishin të qeta dhe u shënuan nga një pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në votime. Fatkeqësisht qindra qytetarë nuk arritën të votonin për shkak se dokumenteve të tyre të identifikimit i kishte kaluar afati skadimit. Zgjedhjet u zhvilluan pas arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të zgjedhur nga radhët e opozitës në vitin 2023, i cili më vonë u dënua për blerje votash dhe iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

bashkia himare vangjel tavo petro gjikuria

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën