LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përfundon protesta para bashkisë/ Këlliçi: SPAK organizatë partiake e PS-së. Blushi: Do ta arrestojmë Erion Veliajn

•Ka përfunduar protesta para bashkisë së Tiranës, ndërsa u lajmërua se javën e ardhshme do të mblidhen sërish aty në të njëjtën orë. • Për shkak edhe të temperaturave të larta, protesta ka zgjatur më pak se një orë. • Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka deklaruar se dy zhvillime tronditëse të kohëve të fundit kanë nxjerrë zbuluar SPAK-un si organizatë partnere e PS-së. • Duke folur nga protesta para bashkisë Tiranë, Këlliçi tha se misioni i Dumanit është të shpëtojë Erion Veliaj dhe Edi Ramën nga ligji dhe burgu. • Anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës Tedi Blushi nga protesta ka paralajmëruar se tashmë ka ardhur koha për aksion. • Sekretari Organizativ në Partinë Demokratike Klevis Balliu ka deklaruar se kryebashkiakun Erion Veliaj nuk ka për të shpëtuar nga vjedhjet që ka bërë. • Nën kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka deklaruar se SPAK nuk po kryen detyrën e saj për të zbardhur vjedhjet dhe të ndëshkojë autorët e bashksië Tiranë. 

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Protesta para Bashkisë Tiranë, Këlliçi: Misioni i Dumanit është të shpëtojë Veliajn dhe Ramën nga burgu

Përfundon protesta para bashkisë/ Këlliçi: SPAK
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka deklaruar se dy zhvillime tronditëse të kohëve të fundit kanë nxjerrë zbuluar SPAK-un si organizatë partnere e PS-së. Duke folur nga protesta para bashkisë Tiranë, Këlliçi tha se misioni i Dumanit është të shpëtojë Erion Veliaj dhe Edi Ramën nga ligji dhe burgu. Po ashtu Këlliçi tha se protesta është thirrur nga opozita, por u shërben qytetarëve socialistë e demokratë.

"Fakti që dilni dhe protestoni në mbrojtje të kësaj kauze, që ka të bëjë me mbrojtjen e qytetit të Tiranës, ju lartëson ju dhe lartëson edhe PD-në. Kjo protestë bëhet pa dallim partiak dhe është në shërbim të çdo qytetari të Tiranës sepse në fund të ditës, të gjithë vidhemi njëlloj. Javët e fundit kanë ndodhur dy zhvillime tronditëse që e kanë nxjerrë SPAK zbuluar, ashtu siç është, si organizatë partnere e PS. Misioni i Dumanit është të shpëtojë Erion Veliaj dhe Edi Ramën nga ligji dhe burgu.

Mjafton video tronditëse e publikuar dje, falënderoj SYRI TV që tregoi videon ku shihet se natën që SPAK lëshonte urdhrat e arrestit për personazhet periferike të aferës së inceneratorit, ata darkonin në një nga restorantet më të shtrenjta në Vjenë. Mirel Mërtiri, Mark Jaka dhe disa personazhe të tjerë i bënin karshillëk jo SPAK-ut, por çdo qytetari shqiptar duke çuar taksat tuaja te pjatat më të shtrenjta në botë. Ato para që nuk i ka gjetur SPAK, do i gjejë grupi i ekspertëve të PD. Ne do denoncojmë çdo prokuror që mbron këtë grup të strukturuar kriminal.

Tashmë Erion Veliaj ka kaluar nga skema 5D në skemën 7S, me shtatë specialistë. Profetik ka qenë Pjetër Arbnori se këta nuk janë socialistë, por specialistë. Kanë hapur në Bullgari një kompani 7S, të cilën Dumani nuk është i zoti t’i gjejë këto dokumente. Më saktë, i ka këto dokumente, por kujdeset t’i zhdukë për të mbrojtur Erion Veliajn dhe kompaninë Gogël,” tha Këlliçi.

Kushdo drejtor që mbron Erion Veliajn, të përgatitet për në qeli. Ata po i fut në burg Erion Veliaj vetë për të shpëtuar lëkurën e tij. Por harron se ka PD, e cila nuk bën kompromis. Gjej rastin t’ju ftoj sërish si sot një javë në protestën e radhës. Erion Veliaj mos u lodh të çosh ushtarët e tu as në SPAK, as afër funksionarëve të opozitës, se koha kur opozita blihej e shitej ka marrë fund. Ti do marrësh faturën që të takon si një hajdut i damkosur në këtë qytet,” tha Këlliçi.

1 VITE ME PARE

Protesta para Bashkisë Tiranë, Klevis Balliu: Veliaj nuk shpëton dot nga vjedhjet që ka bërë

Përfundon protesta para bashkisë/ Këlliçi: SPAK
Klevis Balliu

TIRANË- Sekretari Organizativ në Partinë Demokratike Klevis Balliu ka deklaruar se kryebashkiakun Erion Veliaj nuk ka për të shpëtuar nga vjedhjet që ka bërë. Duke folur nga protesta para Bashkisë Tiranë, Balliu thekson se fakti që qytetarët kanë zgjedhur tubimin në vend që të shkonin në plazh, tregon për sinqeritetin e protestës.

“Asnjë qytet tjetër, asnjë protestë tjetër, në asnjë vend të botës nuk mund të ishte edhe në këto kondita, në këtë vapë, në mes të gushtit, që të vazhdojë kjo qëndrese, vërteton këmbënguljen e qytetarëve për largimin e Veliajt. Fakti që sot qytetarët nuk zgjedhin plazhin, por zgjedhin protestën, tregon sinqeritetin e kësaj proteste. Veliaj ka shpresë e tij te pandëshkueshmëria e tij. Por ai duhet të kuptojë, që jo ky Duman, por 2000 mijë Dumani të ketë ai nuk shpëton dot nga vjedhjet që i ke bërë qytetarëve të Tiranës.

Një pyetje kam për drejtorët e bashkisë që janë në burg, ‘a ju ka thënë Veliaj, se cfarë ka thënë në SPAK për ju’? ‘a e dini ju pse ju jeni në burg dhe Veliaj që ka marrë copën e madhe është jashtë’? Erion Veliaj kërkon të shpëtojë kokën e vet, duke arrestuar disa ushtarë mediokër. Unë ju ftoj që ta vazhdojmë këtë qëndresë, përballjen me Veliajn dhe korrupsionin. Në Shqipëri për fatkeqësinë tonë, nuk ka drejtësi, por një pseudo-drejtësi të paguar nga qeveria. Dumani dhe prokurorët që nuk guxojnë të marrin paratë që u vidhen qytetarëve te inceneratori, janë ata që marrin copën e vet,” tha Balliu.

1 VITE ME PARE

Tedi Blushi paralajmëron nga protesta para bashkisë: Koha për aksion, do arrestojmë Veliajn

Përfundon protesta para bashkisë/ Këlliçi: SPAK
Tedi Blushi

TIRANË- Anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës Tedi Blushi ka paralajmëruar se tashmë ka ardhur koha për aksion. Duke folur nga protesta e opozitës para Bashksië Tiranë, Blushi deklaroi se ata nuk do të ndalen deri sa të arrestojnë Erion Veliajn.

“Jemi para këtij institucioni që sot është kthyer në simbolin më të urryer të shqiptarëve. Nuk kam besim se drejtësia do të bëjë drejtësi me këtë kriminel të fëlliqur që fshihet pas policisë dhe shtetit dhe ka miliona euro pasuri të paligjshme. Ne jemi këtu për t’u dhënë fjalën e nderit se nuk do të tërhiqemi. Do të vijojmë këtë betejë deri në ditën kur të vendoset drejtësi për krimet dhe vjedhjet që ai ka kryer. Është koha e aksionit, pasi durimit tonë i ka ardhur kulmi. Edhe ju jeni lodhur me fjalimet e gjata. Ne do të arrestojmë Erion Veliajn, kudo ku ai ndodhet pasi sa kohë SPAK është bërë palë me ne”, tha Blushi.

1 VITE ME PARE

Protesta para Bashkisë Tiranë, Teliti: Veliaj duhet të ndëshkohet, nuk do të ndalojmë derisa ta largojmë

Përfundon protesta para bashkisë/ Këlliçi: SPAK
Dorian Teliti

TIRANË- Nën kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka deklaruar se SPAK nuk po kryen detyrën e saj për të zbardhur vjedhjet dhe të ndëshkojë autorët e bashksië Tiranë. Nga protesta e sotme para Bashkisë, Teliti ka theksuar se shqiptarët nuk mund të mashtrohen dhe gënjehen por ata do të rezistojnë deri në largimin e Erion Veliajt.

"Nuk do të ketë amnisti politike dhe qytetare për Veliajn dhe ekipin e ti jak do  të ketë. Ata që kishin vjedhur lekët e shqiptareve hanin dhe pinin në Australi ndërkohë që kanë ndarë dhe vazhdojnë të ndajnë milionat e eurove nga taksat e qytetarëve. SPAK ti thërras mendjes dhe të hapë sytë sepse qytetarët e din të vërtetën dhe nuk po dërgojnë përpara përgjegjësisë autorët e vërtetë të vjedhjes së shekullit me inceneratorët. Jemi në Shqipëri dhe ky vend ka kushtetutë dhe ligje dhe si mundet që një procedurë e cila ka shkulur të gjitha ligjet spak nuk merr hapin e radhës për të anuluar këtë kontratë. Shqiptarët nuk mund të mashtrohen dhe gënjehen por ata dop të rezistojnë deri në largimin e Erion Veliajt. Taksat i paguajmë një më një dhe marrim  si shpërblim industrinë e betonit, ajërin më të ndotur dhe jemi një vend  i botës së tretë," tha Teliti.

1 VITE ME PARE

Kërkojnë dorëheqjen e Veliajt, nis protesta para Bashkisë Tiranë

Përfundon protesta para bashkisë/ Këlliçi: SPAK
Protesta

TIRANË- Ka nisur protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrotjen e Teatrit dhe oopozita para bashkisë së Tiranës. Me nisjen e protestës, policia ka rrethuar bashkinë të pozicionuar pas gardhit metalik. 

Qytetarët si në protestat e mëparshme, kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas publikimit të aferës me kompaninë 5D.

1 VITE ME PARE

Sot protesta para bashkisë së Tiranës, policia publikon planin e masave, rrugët që do bllokohen

Përfundon protesta para bashkisë/ Këlliçi: SPAK

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës. Në lidhje me tubimin e sotëm Policia e Shtetit ka marrë një sërë planesh. 

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njoftoi se prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.


Njoftimi i Policisë:

Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

proteste para bashkise tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet