LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përgjaken rrugët! Dy të vdekur nga aksidentet, njërin e 'fluturoi' makina në Astir, tjetri ndërroi jetë në Sukth

• Dy të vdekur brenda tre orëve dhe një i plagosur! Ky është bilanci i dy aksidenteve të ndodhur njëri pas tjetrit, në Tiranë dhe Sukth. I pari ndodhi në Unazën e re, rreth orës 19:20. Dosja.al publikoi dhe pamjet e rënda të përplasjes së qytetarit nga makina, gjë që i shkaktoi vdekjen. • Qytetari, i cili nuk është identifikuar ende shihet se kalon rrugën duke vrapuar. Kur mbërrin në korsinë tjetër, hipën mbi bordurë dhe e kapërcen atë. Më pas, vrapon të kalojë rrugën, por një mjet tip 'Mercedes Benz' ngjyrë gri, i drejtuar nga një person me inicialet P.M., e përplas! • Qytetari, siç duket në video, fluturon në ajër dhe përfundon të paktën 30 metra larg vendit që e përplasi makina. • Rreth orës 21:15, ndodhi një tjetër aksident, por këtë herë në aksin rrugor Sukth-Manzë. Motori në të cilin ndodheshin dy persona përplaset nga një makinë. Pasagjeri ndërron jetë, ndërs ashoferi plagoset. Drejtuesi i makinës largohet nga venndngarja.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Tjetër aksident i rëndë, vdes pasagjeri i një motori në Sukth, u përplas nga makina, fajtori largohet nga vendngjarja

 

Përgjaken rrugët! Dy të vdekur nga aksidentet, njërin e
Foto Ilustruese

 

DURRËS- Një tjetër person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Këtë herë, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet përplasi një motor në të cilin udhëtonin dy persona. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15. Si pasojë, ka ndërruar jetë personi që ishte pasagjer në motor, ndërsa drejtuesi është plagosur. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. 

Njoftimi i policisë Durrës:

Rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

3 VITE ME PARE

PAMJE HORROR/ Kapërcen bordurën dhe tenton të kalojë rrugën, qytetari përplaset nga makina dhe 'fluturon' 30 metra në ajër, vdes në vend

Përgjaken rrugët! Dy të vdekur nga aksidentet, njërin e
Momenti i përplasjes

TIRANË- Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e përplasjes së këmbësorit nga një automjet në Astir. Qytetari, i cili nuk është identifikuar ende shihet se kalon rrugën duke vrapuar. Kur mbërrin në korsinë tjetër, hipën mbi bordurë dhe e kapërcen atë. Më pas, pa parë as majtas dhe as djathtas vrapon të kalojë rrugën, por nuk mbërrin në destinacion.

Një mjet tip 'Mercedes Benz' ngjyrë gri, i drejtuar nga një person me inicialet P.M., e përplas! Qytetari, siç duket në video, fluturon në ajër dhe përfundon të paktën 30 metra larg vendit që e përplasi makina. Ai ndërroi jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje dhe drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. 

3 VITE ME PARE

PAMJE TË RËNDA/ Publikohet videoja nga aksidenti në Astir, viktima qëndron i shtrirë në rrugë, i afrohet një person

Përgjaken rrugët! Dy të vdekur nga aksidentet, njërin e
Aksidenti në Astir

TIRANË- Pamjet e mëposhtme tregojnë momentet e para pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Astir këtë mbrëmje. Në video duket viktima e shtrirë në tokë, ndërsa pak metra larg tij qëndron makina që e ka përplasur. Një person afrohet pranë viktimës e më pas largohet sërish. 


Ngjarja e rëndë ndodhi në Unazën e Re në Astir këtë mbrëmje. Qytetari me inicialet P.M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një person, ende të paidentifikuar. Këmbësori ka ndërruar jetë në vend. Drejtuesi i makinës është shoqëruar për në komisariat. 

3 VITE ME PARE

Aksident me vdekje në Astir

Përgjaken rrugët! Dy të vdekur nga aksidentet, njërin e
Foto Ilustruese

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se një person është përplasur nga makina dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 19:20, në Unazë të Re.

Njoftimi i policisë Tiranë: Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.

aksident ne astir aksident ne sukth

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet