LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përjashtimet nga PD/ Alibeaj ende asnjë shpjegim, pse i harroi 2 'kundërshtarët'/ Berisha pranon Salianjin si kryetar grupit: E zgjodhën, unë respektoj

• Vendimi i Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike katër deputetë – Belind Këlliçin, Tritan Shehun, Agron Shehajn dhe Oerd Bylykbashin ende shkakton reagime. • Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se Alibeaj tregoi se është "shërbëtor" i kryeministrit Edi Rama. • Reagime ka edhe nga deputetë të tjerë. • Sërish ka komentuar situatën, Këlliçi, Edi Paloka, Ferdinand Xhaferraj, etj. • Alibeaj ende hesht dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim për aktin në fjalë. • Ndërkohë që duket se edhe me 'bekimin' e Berishës, Ervin Salinjani ka nisur nga puna për t'i zënë vendin si kreu i grupit parlamentar.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Berisha pranon Salianjin si kryetar grupi: Është vullneti i demokratëve

Përjashtimet nga PD/ Alibeaj ende asnjë shpjegim, pse i harroi 2
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokratik Sali Berisha ka dhënë publikisht pëlqimin e tij për vendosjen e deputetit Ervin Salianji në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat, pas daljes nga selia blu, Berisha pranoi se do të ishte dakort me vendosjen e Salianjit në krye të grupit. Ai shtoi se ky është edhe vullneti i demokratëve, referuar këtu mbledhjes së firmave nga ana e deputetëve, që Dosja.al e raportoi një ditë më parë.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: A do të jepnit pëlqimin tuaj nëse deputetët firmosin për vendosjen e Ervin Salianjit si kryetar grupi?

Sali Berisha: Unë do të pranoj vullnetin e demokratëve. Zoti Salianji është nënkryetar, unë do të pranoj pa diskutim vullnetin e deputetëve të Partisë Demokratike. 

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ky vendim erdhi në kohën kur Salianji kishte nisur të merrte firmat për të rrëzuar Alibeaj nnga posti dhe për ta marrë ai karrigen, me bekimin e Berishës. 

3 VITE ME PARE

Alibeaj përjashtoi 4 deputetë, Berisha: Zbatoi si mjeran një urdhër të Edi Ramës

Përjashtimet nga PD/ Alibeaj ende asnjë shpjegim, pse i harroi 2
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar Enkelejd Alibeajn si “zbatues të urdhrave” të Edi Ramës, pasi përjashtoi nga grupi parlamentar 4 deputetë të Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu, Berisha tha se Alibeaj me këtë vendim ka shkelmuar dinjitetin e tij dhe sipas tij, ka provuar se është shërbëtor i kryeministrit Edi Rama. 

"Sepse jam marrë me probleme të tjera sot. Zbatoi si mjeran një urdhër të Edi Ramës, i keqpërdorur në shkallëm më ekstreme të Edi Ramës. Zbatoi urdhërin dhe shkelmoi edhe më shumë mbi dinjitetin. E ardhmja e PD do të jetë një grup kompativ dhe do të mbrojë me gjithë potencialin e tij, interesat e qytetarëve dhe do të bëjë çdo gjë për të shumëfishuar kontrollet. E shihni se kjo qeveri nuk ka se ku ta kapësh më parë. Rasti i Alda Klosit mund të jetë secila nga ministrat, vetë Edi Rama, vetë emra të tjerë se nuk ia ashtu...Vjen zonja me një apartament, fillon ndërtimin, lumturon dhe të tjerë përreth saj. Ka një shpërthim llumi në mënyrën më të paimagjinueshme dhe të pakonceptueshme. Kurrë një qeveri nuk i lejon vetes abuzime në këtë shkallë. Emri i Alda Klosit më është dërguar nga qytetari digjital. Nuk po e bënin publik emrin e saj, këta kudo që t'i prekësh para të vjedhura nxjerrin. Salianji? Unë do të pranoj vullnetin e deputetëve të PD. Por ja pra unë u ndala në detyrat e mëdha që kanë. E morët vesh skandlain e fundit të Veliajt. Kjo është...nuk ndodh. Hap tenderin për të marrë vetë paratë. Mos kujtoni se është rast i izoluar. Do mësoni shumë për këtë person që nuk ka të ngopur. Ai është një episod. Iu garantoj se ajo Bashki noton në episode të tilla,"-tha Sali Berisha.

PJESË NGA PYETJE-PËRGJIGJET: 

Pyetje: Z. Berisha a janë mbledhur të gjitha firmat për shkarkimin e z. Alibeaj nga Kryetar i Grupit?

Berisha: Nuk kam një bilanc që t’ju them saktë se ku janë, sepse jam marrë me probleme krejt të tjera sot.

Pyetje: Si e komentoni largimin e 4 deputetëve nga Grupi parlamentar?

Berisha: Zbatoi si mjeran një urdhër të Edi Ramës. I keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama për arsyet që i di vetë ai. Zbatoi një urdhër të Edi Ramës duke shkelmuar edhe më shumë mbi dinjitetin e tij.

Pyetje: Z. Berisha cila do të jetë e ardhmja e Grupit Parlamentar i PD, tani edhe me lëvizjet e fundit?

Berisha: E ardhmja e Grupit Parlamentar, do të jetë një grup kompativ, një grup i cili do të mbrojë me të gjithë potencialin e vetë interesat e qytetarëve. Do të bëjë gjithçka për të shumëfishuar kontrollet çka është detyra kryesore e opozitës. Ju e shihni se kjo qeveri nuk ka se ku ta kapësh më parë. Rasti i Alda Klosit mund të jetë secila nga ministret, secili nga ministrat. Vetë Edi Rama. Vjen zonja me 40m2 apartament dhe bëhet me 7 apartamente, fillon ndërtimin, lumturon edhe të tjerë përreth saj. Nuk ndodh kund. Ka bjë shpërthim të këtij llumi në mënyrën më të paimagjinueshme, më të pakonceptueshme sepse kurrë një qeveri nuk mund t’i lejojë vetes abuzime në këtë shkallë. E them edhe një herë, ajo që ishte po kaq përpjekje e Edi Ramës për ta fshehur emrin e Alda Klosit. Jau them. Emri i Alda Klosit më është dërguar nga qytetari digjital sapo doli skandali dhe e bëra publike sepse nuk po e bënin publik emrin e zyrtares, përkundrazi po përpiqeshin të përdornin të njëjtën skemë që kanë përdorur me Damian Gjiknurin, Spiropalin, Ilir Beqen e me rradhë. Këta kudo që t’i prekësh para të vjedhura nxjerrin.

Pyetje: A do e pranonit ju ose do e jepnit pëlqimin tuaj nëse deputetët e PD do të mblidhnin firmat për z. Salianji si Kryetar i Grupit Parlamentar.

Berisha: Z. Salianji për definicion është n/kryetar grupi, kështu që unë do të pranoj pa diskutim vullnetin e deputetëve të Partisë Demokratike. U ndala në detyrat e mëdha që kanë. Ju e morët vesh skandalin e fundit të Erjon Veliajt që hapte tendera për të fituar paratë vetë. Kjo nuk mund të imagjinohet. Hap tenderin për të marrë vetë paratë. Mos kujtoni se ky është rast i izoluar. Do mësoni shumë në të ardhmen për këtë person që nuk ka të ngopur në vjedhjen e taksave të qytetarëve shqiptarë. Ai ishte vetëm një episod unik. Ju garantoj se ajo Bashki noton në episode të tilla. Detyrat e opozitës janë shumë të mëdha sot, siç është qeveria është bashkia. Është një pushtet i kalbur, një pushtet që qëndron i tëri mbi vjedhjen, gënjeshtrën, mashtrimin.

3 VITE ME PARE

Përjashtimet nga grupi parlamentar, Baçi: Veprim i turpshëm, Alibeaj merr urdhra nga Rama!

Përjashtimet nga PD/ Alibeaj ende asnjë shpjegim, pse i harroi 2
Luan Baci

TIRANË- Deputeti Luan Baçi komentoi ditën e sotme përjashtimet nga grupi parlamentar i PD-së. Teksa ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ai e quan të turpshëm dhe qesharak, vendimin për përjashtimin e katër deputetëve nga grupi parlamentar. Baçi shtoi se fundin e Alibeajt e parashikon të turpshëm dhe shumë të shpejtë.

“Veprimi qesharak i Alibeajt vërteton se ku e kanë katandisur veten Alibeaj dhe Basha. Dy mbeten personat që vazhdojnë diçka të tillë. Këta e bëjnë jo pa qëllim. PD ka marrë formën e saj, si në terren po ashtu edhe në parlament”, tha ai.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit.

3 VITE ME PARE

Alibeaj ka përjashtuar 4 deputetë, Xhaferraj: Unë nuk kam firmosur, e mora vesh nga mediat. Vendimi...një maskaradë!

Përjashtimet nga PD/ Alibeaj ende asnjë shpjegim, pse i harroi 2
Ferdinand Xhaferraj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka komentuar sot gjatë një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, përjashtimin e 4 kolegëve të tij nga Enkelejd Alibeaj. Teksa pyetej nga gazetarët, Xhaferraj tha se e gjitha është një maskaradë dhe ka siguruar se firma e tij nuk është në asnjë dokument të tillë për kolegët e tij. Madje ka shkuar deri aty, sa të gjithën e ka cilësuar si maskaradë, e shërbim ndaj "regjimit" duke iu referuar qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. 

"Ka 4 deputetët e përjashtuar kanë kolegë të respektuar. Unë jam njohur nëpërmjet medias. Është e gjitha maskaradë. 4 deputetë janë të respektuar dhe i rri mirë kostumi i deputetit opozitar. Unë jam marrë dhe merrem me qeverinë, ka të tjerë që merren me kolegët. Unë asnjëherë nuk kam votuar dhe nuk kam firmosur për përjashtim kolegësh. Jemi përballë një regjimi. Salianjin këtu e keni, do ta pyesni. Çdo lloj iniciative që mua më krijon bindjen se e forcon opozitën do ketë firmën time, çfarëdo që e dëmton nuk e ka mbështetjen time,"- u shpreh Xhaferraj.

I pyetur nëse do kërkojë shkarkimin e kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj pas këtij vendimi të marrë, ku përfshihet edhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Xhaferaj tha se do të firmosë çdo kërkesë që ka për qëllim forcimin e opozitës.

“Janë situata hipotetike. Do firmos çdo kërkesë që ka si qëllim forcimin e opozitës. Nëse kam menduar dhe vijoj të mendoj se Berisha bashkon shumë mirë një pjesë të demokratëve ka vështirësi të bashkojë gjithë demokratët dhe e ka akoma më të vështirë të bashkojë elektoratin gri, kjo është ndarja që unë kam me Berisha. Kam firmosur e do firmos çdo iniciatëve që forcon opozitën,”-shtoi ai. 

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit.

sali berisha alibeaj perjashton 4 deputete

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje