LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përjashtimi i 4 deputetëve, Meta: Manovër e Ramës. Alibeaj: Jam kreu i PD! Berisha dhe kryeministri janë bashkë

• Përjashtimi i 4 deputetëve demokrat nga Grupi Parlamentar i PD-së së Enkelejd Alibeajt ka sjellë reagime ditën e sotme. • Fillimisht ka qenë deputetja Jorida Tabaku, e cila është shprehur se ata nuk duhet që të arrinin në këtë pikë. • Ndërsa nismën e Salianjit për shkarkimin e Alibeajt, Tabaku e ka quajtur si një veprim i ulët. • Po ashtu shkarkimin e deputetëve të PD-së, Meta e ka quajtur si një manovër e Ramës për të hequr vëmendjen nga korrupsioni si dhe nga skandalet. • Por vetë, Alibeaj ditën e sotme në një prononcim nga Saranda është shprehur i vendosur se pas largimit të Bashës ai është përfaqësuesi i vetëm i demokratëve dhe se etiketimet janë i janë vendosur për ta sulmuar atë. • Enkelejd Alibeaj dy ditë më parë ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. • Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. • Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi i PD, Alibeaj: Jam përfaqësues i partisë pas largimit të Bashës

Përjashtimi i 4 deputetëve, Meta: Manovër e Ramës. Alibeaj:
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka komentuar vendimin e tij për përjashtimin nga grupi të 4 deputetëve të PD. Në një prononcim për gazetarët nga Saranda ai tha se është pikërisht ai drejtuesi i PD pas largimit të Bashës, duke thënë qartë: Jam unë përfaqësuesi i demokratëve.

Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër. Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni. Eshtë hall i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arësye hallet e tyre personale.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ky vendim erdhi në kohën kur Salianji kishte nisur të merrte firmat për të rrëzuar Alibeaj nga posti dhe për ta marrë ai karrigen, me bekimin e Berishës. 

3 VITE ME PARE

Shkarkimet në PD, Meta: Manovër e Ramës, përpjekje për të hequr vëmendjen nga skandalet e korrupsionit

Përjashtimi i 4 deputetëve, Meta: Manovër e Ramës. Alibeaj:
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike. Gjatë konferencës së sotme, ai u shpreh se përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi parlamentar i PD është një prej manovrave të Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga skandalet e tij. Meta shtoi me ironi se të katërt kanë reflektuar sepse kërkojnë që të vendosin Salianjin në krye të grupit parlamentar.

“Të gjitha përpjekjet për të shpërqendruar debatet nga çështje të rëndësishme, sidomos nga skandalet që dalin çdo ditë nga oborrët, oxhakët dhe dyshekët e rilindjes. Por 14 maji do të jetë dita e ndryshimit. Qëndrimi im se kush është Partia Demokratike është i qartë dhe është i marrë nga shqiptarët më 6 mars. Unë respektoj vullnetin e popullit. Lidhur me këtë çështje për përjashtimin, këta 4 deputetët e përjashtuar që janë edhe shembullorë dhe korrekt, paskan bërë një super reflektim për ngjarjen e 8 janarit, kanë firmosur për të pranuar si kryetar grupi një njeri që më 8 janar ka qenë në anën tjetër, në të kundërtën e ‘Foltores’. Por unë them që çdo manovër e Edi Ramës është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga skandalet e korrupsionit të tij”, tha Meta.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ky vendim erdhi në kohën kur Salianji kishte nisur të merrte firmat për të rrëzuar Alibeaj nga posti dhe për ta marrë ai karrigen, me bekimin e Berishës. 

3 VITE ME PARE

Firma për Salianjin në krye të grupit të PD, Tabaku: Nuk kam asnjë dijeni, s'më ka thirrur njeri në mbledhje

Përjashtimi i 4 deputetëve, Meta: Manovër e Ramës. Alibeaj:
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një dalje për mediat tha se nuk ka dijeni për mbledhje firmash që shkarkojnë kreun e grupit Enkelejd Alibeaj. Ajo u shpreh se nuk është thirrur për një mbledhje grupi.

“Nuk më ka thirrur askush për mbledhje grupi, nuk kam asnjë dijeni po mblidhen nuk po mblidhen firmat dhe cili është procesi” u shpreh Tabaku ndërsa tha se e sheh të dhimbshme që “opozita sot është më e pabesueshme se qeveria”.

Tabaku la të kuptohej që nuk e mbështet vendosjen e Salianjit në krye të grupit kuvendor dhe nuk e sheh si bashkim këtë proces.

“Nuk mendoja se duhej të arrinte në këtë pikë, ka një kryetar grupi që në të mirë e në të keq e ka ushtruar detyrën e tij. Mënyra si bashkohet PD është duke qenë të gjithë bashkë e duke dalë edhe me kandidat të përbashkët”, tha Tabaku.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ky vendim erdhi në kohën kur Salianji kishte nisur të merrte firmat për të rrëzuar Alibeaj nga posti dhe për ta marrë ai karrigen, me bekimin e Berishës. 

ilir meta edi rama sali berisha alibeaj perjashton 4 deputete

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës