Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Përmbytjet e 24 orëve të fundit kanë shkaktuar një përplasje replikash mes opozitës dhe qeverisë në Tiranë. • Situata e rënduar në Shkodër ku qindra shtëpi janë nën ujë dhe e kanë të pamundur qarkullimin kanë dërguar shefin e opozitës, Sali Berisha në kryeqendrën e veriut. • Berisha udhëtoi sot drejt Shkodrës nga ku akuzoi qeverinë për një keqadministrim total të situatës duke nisur që me hapjen e paparalajmëruar të liqenit të Komanit. • Berisha tha se sot Shqipëria drejtohet nga "njeriu hajdut" një simbolizim për kryeministrin Rama. • Berisha tha se kaskada u keqmenaxhua për të vjedhur energji. • Kreu i PD deklaroi se u ndërpre furnizimi me energji për ta shitur energjinë 4 herë më lirë nga sa e blejnë. • Kjo sipas tij është skema e vjedhjes me energjinë. • Ndërkohë ndryshe nga sa pritej, kryeministri Edi Rama ka shtyrë vizitën e parashikuar sot në Shkodër. Rama i ka kthyer përgjigje opozitës përmes rrjeteve sociale dhe garanton se shteti është në krye të detyrës. • Rama i quan akuzat për vjedhje energjie dizinformim. • Sipas tij, qeveria importoi energji deri më 19 nëntor për të mos rrezikuar rezervat hidrike duke mos e parashikuar dot sesa reshje do të binin.
21 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali vuri re mungesën e kryetarit të bashkisë, Bardh Spahia në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave. Ajo u shpreh se Spahia duhet të ishte prezent, duke theksuar se nuk ishte koha për të bërë politikën e vogël të ditës.
“Është e rëndësishme që burokracia është shmangur në këto raste dhe komunikimi dhe me prefekturën dhe me drejtoritë rajonale ka funksionuar për t’ju ardhur njerëzve në ndihmë si në dislokim si në evakuim. Falenderoj FNSH për punën e bërë së pari në gjetjen e trupave por edhe në vazhdim në monitorimin e situatës sepse përparësi për ne ka qenë mbrojtja e jetëve njerëzore. Do doja shumë këtu të ishte edhe kryetari i bashkisë se ky nuk është shtabi vetëm i qeverisë apo vetëm i një force politike por është Shtabi i përballimit të Emergjencave në qarkun e Shkodrës dhe kjo punë na përket të gjithëve. Sot nuk është momenti për të bërë politikën e vogël të ditës por të bëjmë punën e madhe që kjo emergjencë të menaxhohet dhe përballohet me sa më pak kosto për të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve të tyre politike. Ne nuk i shohim, jemi të verbër sa i takon bindjeve politike por shohim te njerëzit dhe qytetarët bashkëpunëtorët tanë për të zgjidhur këtë emergjencë”- u shpreh Spiropali.
Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përgëzuar ushtarët të cilët ndodhën në zonën e Obotit të Shkodrës për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet. Kreu i selisë blu bëri një deklaratë të fortë ku tha se shumë ushtarë kanë dhënë dorëheqjen por që sipas tij ajo nuk u është pranuar nga ministria e Mbrojtjes mne preteksin se kanë firmosur një kontratë. Berisha tha se kolenelët detyrohen të punojnë si kamarierë apo si roje private pas mbarimit të turnit pasi sipas tij paguhen me paga minimale dhe nuk mund të mbajnë dot familjen
Sali Berisha: Gjithçka e kanë vetëm me të vjedhur. A e dini ju prej tyre gjysma e ushtarëve profesionistë kanë dhënë dorëheqjen por nuk ua pranojnë se kanë kontraten. Dhanë dorëheqjen se i trajtojnë me rroga minimale në qoftë se ti shpall ushtrinë profesioniste, shkon oficer, kolonel burri i botës dhe del punon kamarier ose roje private mbasdite që të mbajë familjen. Po e shkatërron vendin.
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në fshatin Obot të Shkodrës ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Kreu i selisë blu u takua me banorë të zonën teksa hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama për keqmenaxhim të situatës me kaskadën e Fierzës dhe Vaut të Dejës. Kryedemokrati tha se Partia Demokratike do të dorëzojë një ligj që të detyrojë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare që të paguajë dëmet pasi sipas tij është e detyruar që ta bëjë.
Sali Berisha: Reshjet kanë qënë të fuqishme por baza është keqmenaxhimi absolut i kaskadës për shkak të vjedhjeve. Këta në kohë kur mund të prodhonin energji për të gjithë nevojat e vendit, kanë bërë tenderin dhe kanë blerë energji dhe nuk kanë prodhuar asnjë kilovat, deri mëngjesin e sotëm kur kanë filluar prodhimin pasi u demaskuan. Kanë hapur mbrëmë pa njoftuar. Njoftohen disa orë përpara i kanë pasur të gjithë treguesit. Mirëpo keqmenxhimi i kaskadës është bërë ligj për shkak të vjedhjeve që këta bëjnë në energji pasi energjia është shndërruar në një mall që vjedhin ditë e natë. I kanë marrë KEK-ut të Kosovës 150 milionë kilovat depozita dhe kur KEK-u fut në riparim termocentralet bateritë u kërkoi që ti kthenin një pjesë por këta nuk i dhanë asnjë kilovat. Një pjesë të madhe të energjisë së KEK këta e shitën në pik në një kohë kur kaskada duhej të ruhej të mbahej Fierza nën kontroll, por jo. Kjo është vjedhje me pasoja të mëdha. Hapin fshehtas tunelet e Komanit, hapin portat e Zadejës të Vaut të Dejës dhe vjen përmbytja me shpejtësi të rrufeshme. Njerëzit kanë qënë jashtë dhe nuk u futën dot në shtëpi. Ky nuk njef asnjë ligj pasi ligji detyron KESH të paguajë çdo dëmtim që bën. Ne do të marim menjeherë masat që KESH të krijoijë fondin e përmbytjeve që të ruhet vetëm për rastet e përmbytjeve. Ligji detyron atë që dëmton të paguajë. Këta e kanë zhndërruar KESH në një ndërmaje private.
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas viktimave nga përmbytjet në vend. Përmes një postimi të bërë në rrjetin social 'Twitter', Kim u shpreh se është pikëlluar për viktimat dhe dëmet që janë krijuar nga përmbytjet shkatërruese. Po ashtu, ajo ofron mbështetjen e saj për çdo kërkesë që duhet.
POSTIMI I YURI KIM:
Jemi të pikëlluar për vdekjen dhe dëmet që rezultuan nga përmbytjet shkatërruese në veriun e Shqipërisë. Shprehim ngushëllime për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe respekt për guximtarët shqiptarë që ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës.
Reagimi i ambasadores Yuri Kim vjen pas përmbytjeve në vend. Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al
SHKODËR- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i ka kthyer përgjigje të parit të Shkodrës Bardh Spahia, i cili ditën e sotme kërkoi të shpallte gjendjen e emergjencës. Duke folur për Report Tv, Peleshi theksoi se kërkesa e Bardhit nuk bën sens pasi Bashkia ka një fond emergjencë vetëm për përmbytjet dhe se nuk ka nevojë për status që ta përdor këtë. Po ashtu ai theksoi se nëse përfundojnë fondet e Bashkisë do të ndërhyjë qeveria me fondin e emergjencave civile.
“Nuk kemi ca presim, presioni i partisë dhe politik i detyron të dalë nga vetja, nuk bëhet fjalë për trajtim politika apo papërgjegjshmëri. Ligji i jep të drejtën që fondin e kushtëzuar të përdorur për emergjencat ta përdor, nëse mbaron fondi ne kemi fondi tonë nga emergjencat civile, nuk na pengon një status për t’i përdorur”, tha Peleshi.
Spahia ditën e sotme ka kërkuar që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Shkodër për shkak të përmbytjes. Në një deklaratë për mediat, Spahia u shpreh se Shkodra është komplet e izoluar.
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Qeveria ka hapur tunelet e Komanit gjatë natës. Në një konferencë për mediat, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Shkodërs, Bardh Spahia, Berisha shtoi se çdo gjë mund të ishte e parandaluar nëse do ishte kryer administrimi i kaskadës siç duhet.
'Ka hap tunelin e Komanit, ka bërë shkarkime në Vaun e Dejës, nuk ka njoftuar për asgjë Bashkinë, ka shkakuar nga porta tjetër dhe e turbinave të tjera. Nuk ka parë Shkodra kurrë një përmbytje tjetër të rrufeshme. Njerëzit kanë dalur e kur janë kthyer në shtëpi e kanë gjetur të përmbytur.
Ura e Baçallëkut, është këputur nga superdallga e krijuar nga ky shkarkim brutal i menjëhershëm. Ky dëm ka bërë që të jenë nën hektarë shumë toka, janë prishur dhe janë 600 shtëpi që iu është futur uji brenda.
Gjithcka ishte e parandalueshme nëse këta nuk do administronin kaskadën sic administruan. Kanë humbur jetën një qytetar i nderuar dhe demokrat, Pjetër Rushaj e djali i tij. I shpreh familjes Rushaj dhe komunitetit ngushëllimet e mia më të ndjera. Qeveria krijoji dramë të parandalueshme, shpreh solidaritetin tim, përgëzoj Bashkinë dhe kryetarin e saj, i cili që dje i ka kërkuar KESH që të bashkëpunojë me autoritetet, sepse KESH është i detyruar që të informojë në kohë, para se të bëjë veprime kriminale, duke hapur tunele e porta anësore.
Mua më kanë njoftuar mbrëmë kur hapën tunelin, kryen një vepër kriminale dhe e bënë si ai që fut thikën pas shpine. Hapja e tunelit të Komanit është një eveniment madhor kërcënues. Ata meritojnë ndëshkim ligjor.'- tha Berisha.
SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i quan pasojat e përmbytjeve të krijuar nga dora e hajdutit dhe jo nga ajo e Zotit. Nga Shkodra, Berisha tha se kryeministri e gjen fajin tek media dhe opozita.
'Erdha sot pasi kam ndjekur gjatë natës dhe dje pasdite me shqetësim, zhvillimet e paralajmëruara në qarkun e Shkodrës dhe erdha për të shprehur solidaritetin tim më të thellë për të gjithë banorët e këtij qarku, për autoritet vendore, kryetarin e Bashkisë, kryepleqtë, përgjegjësit e njësive administrative për përpjekjet e tyre shumë të mëdha në kushte shumë të vështira. Kjo fatkeqësi natyrore sigurisht nuk është e rrallë, por krejt e veçantë kësaj here, është gjithçka jo dora e Zotit, por dora e robit hajdut.” Pse e them këtë?! Jua shpjegoj... E them unë këtë, sepse kjo u krijua kryekëput nga keqadministrimi i kaskadës absolutisht të diktuar nga vjedhja qeveritare.
Çfarë ka ndodhur?! Gjatë këtyre ditëve, që ta dinë qytetarët mbarë, Edi Rama dhe ministrja e tij Balluku, nuk kanë prodhuar energji, por kanë blerë energji me 226 megavatin në bursë! Në një kohë kur energjia e kontraktuar 10 milionë euro mund të prodhohej pa asnjë lloj kufizimi, pasoje, në kaskadën e Drinit. Sot, Edi Rama fajin e gjen tek mediat dhe opozita dhe opozita për katastrofën që krijoi vetë. Do të më falni. Po pse them unë është “dora e robit hajdut”?! Sepse një javë më parë, IGJEUM, institute shtetëror, i ka dërguar në zyrat e të gjithë vendimmarrësve kryesorë, sinoptikën me përpikmëri të madhe duke informuar se do të ketë reshje të fuqishme në Alpe, reshje të jashtëzakonshme në Alpe dhe se duhet të merren masa. Por përveç Gjeoshkencës, do të më lejoni t’ua lexoj edhe se çfarë thotë Meteoëeb i Italisë, pikërisht për Shqipërinë disa ditë më parë.'- tha Berisha.
Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al
SHKODËR- Vdekja e babë e bir Pjetër Rushaj dhe Jason Rushaj një ditë më parë në Bogë, ka tronditur jo pak opinionin publik. Ndërsa një reagim ka ardhur edhe nga kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia i cili shkruan një mesazh ngushëillimi për familjarët viktimave nga përmbytjet në Bogë, teksa thekson se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë.
“Ngjarja e një dite më parë në “Grykë Lugje” të njësisë administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, ku humbi jetën Pjetër Rushaj së bashku me djalin 14 vjeçar na ka tronditur të gjithëve. I shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve për këtë humbje të rëndë. Pushofshin në paqe!” shkruan Spahia.
Si ndodhi ngjarja?
Pikërisht dje (20 nëntor), Rushaj u nis me djalin e tij, Jason Rusha, 14 vjeç e me vajzën e mitur për të parë nëse dy shtëpizat e drurit që kishte ngritur bashkë me të vëllanë, kishin marrë dëmtime nga moti i keq. Ai mori me vete edhe dy fëmijët e tij, pa e ditur se ky do të ishte udhëtimi i fundit që do të bënin bashkë. Pikërisht në zonën e njohur si “Grykë Lugje”, iu ndërpre rruga. Uji mori makinën përpara dhe 50-vjeçari zbriti vajzën e i tha së shkonte në fshatin më të afërt për të marrë një kavo për ta tërhequr. Më pas doli edhe vetë bashkë me djalin nga mjeti. Por, kur një vrull i fuqishëm uji nga “Përroi i Thatë” i rrëmbeu djalin nga duart, Rushaj u hodh ta shpëtonte. Por, për fat të keq, të dy ndërruar njetë. Vajza u ndihmua nga një banor i zonës. Trupat e babë e bir u gjetën 16 orë më vonë./ Dosja.al
TIRANË- Partia e Lirisë ka reaguar ditën e sotme në lidhje me situatën e rënduar për shkak të përmbytjeve në vend. Në një deklaratë për mediat nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama si të korruptuar dhe për keqmanaxhim të situates në vend. Vasili shtroi disa pyetje për kreun e qeverisë dhe KESH në lidhje me situatën e rënduar dhe informacionet që disponon Korporata Elektroenergjetike.
DEKLARATA E PLOTË E PETRIT VASILIT:
Përshëndetje! Të nderuar qytetarë, situata me të cilën po përballet vendi përsa i takon energjisë elektrike ka vetëm një emër menaxhim kriminal nga ana e qeverisë së Edi Ramës me qëllimin e vetëm, korrupsionin dhe grabitjen e miliona eurove. Do t’u referohemi vetëm fakteve dhe dokumenteve të qeverisë për të treguar këtë korrupsion i cili mbrohet, mbështetet nga Edi Rama dhe drejtuesit e tij, të të gjitha niveleve.
Pyetja e parë:
1. A mund të parashikohej situata e reshjeve? Përgjigja është po. Vetë KESH ka shpenzuar mbi dy milionë euro për shërbimin e parashikimit të motit në nivelet më të përparuara si në të gjithë vendet europiane përmes informacioneve shumë të sigurta të ofruara nga Shërbimi Satelitor.
Pra, ishte shumë e qartë që do të kishte një situatë të ngarkuar të reshjeve që do të prekte të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Duke njohur një situatë të tillë, të gjithë vendet që prodhojnë energji me burime hidrike, shtuan prodhimin për t’u ulur nivelin e baseneve dhe për t’u bërë gati për të pritur prurjet e shtuara të lumenjve.
Ndërsa qeveria e Edi Ramës, bën pikërisht të kundërtën në vend të prodhonte energji dhe të ulte nivelin e baseneve nga 14-20 nëntor bleu 42 mijë megavat energji. Në momentin e fillimit të reshjeve pikërisht në datën 19, qeveria e Edi Ramës fillon të shesë energji dhe nxjerr për shitje 21 mijë megavat për periudhën 19-22 nëntor. Është e qartë që interesi i vendeve të tjera për të blerë energji ishte i ulët sepse energji prodhohej përmes reshjeve të shtuara.
Ndaj u shit vetëm 16 mijë megavat, ndërsa 5 mijë megavat të tjera me çmim 202 euro për megavat u hodhën në det. Duke humbur në këtë mënyrë mbi 10 milionë euro. Dhe njëherazi duke përmbytur banorët e Shkodrës ndërkohë që gjithë kjo ishte plotësisht e eliminueshme. Po paradoksi nuk mbaron këtu. Për periudhën nga 26 nëntori deri në 4 dhjetor KESH bën ofertë për të blerë plot 42 mijë megavat ndërkohë që edhe shqiptari më i fundit, e di që basenet e hidrocentraleve janë të mbushura për shkak të reshjeve. Pra, në vend që shqiptarët të furnizohen me energji nga hidrocentralët e tyre, energji e cila kushton 10 herë më pak sesa ajo që blen qeveria, ata janë të detyruar të përballen me korrupsionin dhe keqmenaxhimin kriminal të qeverisë e cila i vjedh, i përmbyt dhe i varfëron.
Ndaj çdo sekond, që Edi Rama qëndron në pushtet do të thotë një ditë shkatërrimi më shumë për vendin. Ndërkohë që qindra milionë euro vidhen dhe grabiten me energjinë elektrike qeveria nuk ka para për pedagogët dhe studentët.
Ndaj përballja sy më sy dhe pa u zbrapsur me këtë qeveri është e vetmja mënyrë për të shpëtuar vendin dhe familjet shqiptare të cilat zhyten në mjerim e detyrohen të largohen nga vendi vetëm për shkak të qeverisjes. Institucionet e drejtësisë duhet të jenë të gjithë në këmbë për të çuar prapa hekurave qeveritarët dhe administratorët më të korruptuar që ka parë historia e Shqipërisë të cilët po shkretojnë ekonominë e vendit dhe ekonominë e familjeve shqiptare me vjedhjen e pamëshirshme të tyre.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili u shpreh nga Shkodra se qeveria po vjedh edhe në kohë përmbytjesh. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se akuzat për vjedhje i bëjnë ata që vjedhin vetë. Kreu i qeverisë shton se vetëm hajduti bërtet 'kapet hajdutin'.
"Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç “Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje”?! Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje!"- shkruan Rama.
Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç “Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje”?! Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje!
— Edi Rama (@ediramaal) November 21, 2022
Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al
SHKODËR- Kreu i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia në një konferencë me kreun e Partisw Demokratike, Sali Berisha ka folur për përmbytjet pas reshjeve të rënë ditët e fundit. Spahia tha se jeta e banorëve ka qenë në rrezik dhe situata ka qenë e paprecedent.
'Ka nevojë jetike urgjente pasi gjendja nuk po përmirësohet por përkeqësohet. Kemi pasur nevojë për shtim konsistent të burimeve njerzore dhe logjistike, shtim të përsonelit ushtarak dhe mjeteve ushtarake dhe ardhjen me urgjencë te forcave te emergjencave civile me pajisjet e tyre. Situata vazhdon të mbetet serioze sa i takon Guri i zi, fshati Kuç, në disa lagje të qytetit, Ajasëm dhe Bahcallëkut. Ka ujë edhe në godina. Situatë e veshtirë edhe në Nënshkodër, në fshatin Obot, edhe në Dajc situata në përkeqësim.
Shto këtu edhe izolimin e Shkodrës nga rrëzimi i urës së vjetër të Bunës nga vërshimi i ujit pas hapjes se portave të hidrocentralit dhe dëmtimi i urës aktuale të Bahcallëkut. Është situatë e paprecedent. Qytetarët ishin në rrezik serioz për jetën e tyre.'- tha Spahiu.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj KESH, në lidhje me përmbytjet që po kalon Shqipëria. Në një takim me banorët e fshatit Kuç në Shkodër, Berisha tha se KESH e ka për detyrim që të njoftojë në lidhje me lëvizjen që kryen, por që nuk e ka bërë një gjë të tillë.
"Nga mbrëmë deri para pak, kanë derdhur 2 mijë metra kub. 1400 a më shumë me turbina. Prandaj kanë bërë këtë përmbytjet ata me këto shkarkime kriminale. Kriminale se ishte e parandaluar. Kur kanë kryer krimin, nuk kanë njoftuar kryetarin e Bashkisë, nuk ju kanë njoftuar juve. Ata duhej të njoftonin disa orë përpara. Ata kanë hapur portat dhe turbinat dhe kanë përmbytur brenda gjysmë ore në mënyrë të rrufeshme zonën. Në një kohë kur kryetari i Bashkisë që dje kërkoi që KESH të njoftonte për çdo lëvizje. KESH duhej të njoftonte, ata e kanë detyrim që të njoftonin. E kanë detyrim ligjor. Por ata donin të vidhnin me importin e energjinë. Donin të vidhnin 10 milionë euro në katër ditë,"- tha Berisha ndër të tjera.
SHKODËR- Komiteti i Emergjencave është mbledhur ditën e sotme pas situatës së rëndë të krijuar në qarkun e Shkodrës pas përmbytjeve masive në disa fshatra. Duke folur në takim prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni u shpreh se situata është nën kontroll pavarësisht se ka banesa nën ujë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se situata nuk ka të krahasuar me vitet e tjera teksa u kërkoi bashkive të përdorin fondin e alokuar nga fondi i emergjencave. Peleshi tha se janë dërguar edhe 120 trupa të forcave të armatosura shtesë në zonë.
Niko Peleshi: Në këto momente duhet të jemi të gjithë bashkë per të ndihmuar njerëzit. Në prioritet kemi jetën e njerëzve. Jam ndjerë keq për aksidentin. Kemi dërguar 120 trupa shtesë. Do i kërkoja të gjitha bashkive të përdorin fondin e alokuar nga fondi i emergjencave. Kjo situatë nuk ka të krahasuar me vitet e tjera.Presim përmirësim te situatës. Ti lëmë dallimet. Më vjen keq që hapet panik. Sot nuk ka lidhje politika.
Për situatën foli dhe Drejtori i OSHëë Shkodër Armand Zhuka tha se të gjitha fidrat janë në punë përveç Kelmendit.
Arman Zhuka: Të gjitha fidrat janë në punë, përvec Kemendit. Puka 100% me energji, edhe Shkodra.Stafi ynë është në punë, por punojnë edhe për difektet jemi në gatishmëri dhe ia kemi dalë, puna do vazhdoj.
Ndërkohë ministrja e Bujqësisë Frida Krifca tha se situata në hidrovore mbetet në kontroll dhe se ekipet e emergjenca janë në terren për të bërë monitorimin e plotë të situatës së krijuar.
Frida Krifca: Situata në hidrovorë është në kontroll të plotë. Puna aty vijon normalisht dhe stafi bashkë me ekipet e punës janë aty. Nuk kemi mungesë të energjisë elektrike dhe jemi në kontakt me OSHEE-n për furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të hidrovorëve. Puna në hidrovorë vijon me tërheqjen e ujit nga toka.
SHKODËR- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar qeverinë se po shet energji elektrike me një çmim katër herë më të lirë se e blen. Në një takim me banorët e fshatit Kuç, Berisha thotë se kreu i qeverisë mban qëndrim armiqësor ndaj Shkodrës. Kreu i PD-së tha më tej se ata janë kapur në flagrancë në një vjedhje të paimagjinueshme.
"Ne e kemi deklaruar shumë herë që energjia është shndërruar në një nga mallrat e vjedhjeve më të mëdha. Kjo ishte absolutisht e parashikueshme, e ndalueshme, nëse do prodhohej energji dhe do ulej niveli. Energjia nuk kishte nevojë të blihej. Sot po shesin energji, me një çmim katër herë më të ulët se e blejnë, se e kanë kontratat. Janë verbuar. Qeveria ka qëndrim armiqësor të hapur ndaj Shkodrës. Por këtë akt e kanë bërë se janë kapur në flagrancë në një vjedhje të paimagjinueshme,"_ tha Berisha.
SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vizituar banorët e fshatit Kuç në Shkodër, zona më e prekur nga moti i keq dhe përmbytjet në vend. Në fjalën e tij, Berisha tha se kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dalin dhe thonë se reshjet ishin të paparashikuara, vetëm për të dalë nga skema e vjedhjes. Berisha tha se qeveria ka blerë energji kur në fakt dihej që do të kishte shira të shumtë e rrebeshe.
"Ju falenderojmë që keni ardhur të shihni situatën. Nuk ka bërë vaki të përmbytet për një orë, janë gjithë këta hektarë tokë, janë familjet në banesa të përmbytura, janë 250 familje të përmbytura. Momentalisht ka rënie të nivelit të ujit, por situata është komplet kaotike. Kemi evakuuar disa familje që kanë pasur nevojë. E kam ndjekur me shumë shqetësim dhe shumë vëmendje këtë zhvillim dramatik, erdha të shpreh solidaritetin tim. Erdha të theksoj se absolutisht kjo është dëshmi e papaërgjegjshmërie të plotë të qeveritarëve që mbrëmë kanë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur 2 mijë metërkub në sekond nga Vau i Dejës. Të gjitha këto vetëm sepse nuk dilnin dot nga skema e vjedhjeve. Këto reshje kanë qenë, tërësisht dhe plotësisht të parashikuara nga IGJEUM. Ua ka dërguar qeveritarëve që vjedhja ua ka bllokuar sytë e mendjen. Një njoftim jashtëzakonisht serioz ka bërë dhe stacioni italkian që bëri parashikimin për përmbytje në Alpet e Veriut. Të gjitha këto nuk kanë mjaftuar për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, ndërkohë që blinin energji, bllokuan këto. E bëra thotë që të shtoja rezervat, po ku i pate sytë ti. Këta janë tërbuar. Tani që plasi skandali përpiqen të mashtrojnë dhe justifikohen. E vërteta është që nuk donin të ndërprisnin vjedhjen,"- tha Berisha.
SHKODËR- Shkodra, përveçse kryeqendra e Veriut të vendit dhe e përmbytjeve për shkak të motit të keq, është kthyer dhe në vendin e përballjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. I pari që e njoftoi vizitën në vendin e gdhirë nën ujë ishte Berisha. Në orën 09:28, zyra e shtypit të Partisë Demokratike njoftoi se kryedemokrati ishte nisur drejt Shkodrës.
Ndërkohë që i njëjti informacion mëson Dosja.al iu është dërguar reporterëve lokalë edhe në Shkodër, ku është organizuar një vizitë e kryeministrit Edi Rama. Nuk dihet se cilat zona do të zgjedhin të dy liderët apo nëse transmetimet në platformat e secilit do të jenë në të njëjtën kohë. Mbetet për tu parë panorama që do të përcjellin Berisha e Rama nga Shkodra që sigurisht nuk pritet të jetë e njëjtë. Por padyshim që përmbytjet e 24 orëve të fundit janë edhe pika e nxehtë që nuk do të mund ti shmangen. Tërthorazi, kryeministri deklaroi se prurjet më të mëdha nuk janë hidrike por shpifje në kanalet e komunikimit. Ndërsa Berisha njofton se do të shikojë nga afër zonat e përmbytura.
Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku mbi 400 banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al
TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla deklaroi sot se media dhe Partia Demokratike, duke veçuar "Foltoren" po përdorin situatën me reshjet në vend për të bërë dizinformim. Në një deklaratë nga kryesia e Kuvendit, Balla tha se situata me reshjet është duke u menaxhuar nga autoritetet dhe të gjithë janë në krye të detyrës.
Balla i quajti "parazitë" ata që nuk shpresin solidaritet por dizinformojnë në lidhje me situatën hidrike.
Balla: I bëjmë thirrje parazitëve që mundohen të përdorin raste të tilla jo duke shprehur solidaritet por duke dizinformuar. Gjatë ditë së djeshme ka pasur një dizinformim që ka ardhur dhe nga opozita, nga PD dhe foltorja e saj por për fat të keq edhe nga ndonjë media e caktuar. Shpreh keqardhje të madhe që dezinformimin që sjell opozita e amplifikon edhe ndonjë televizion i caktuar lidhur me situatën hidrike dhe rezervat hidrike në bazenet tona ujëmbledhëse me qëllim prodhimin e energjisë elektrike. E gjithë Shqipëria e ka parë se niveli i reshjeve ka qenë në një nivel të jashtëzakonshëm që ka shkaktuar prurje në nivelin mbi 4000 m2/ sek, në bazenet e Komanit dhe Vaut të Dejës me 3500, duke e bërë të pamundur që kapaciteti i tyre ujëmbledhës të mbajë të gjithë prurjet dhe për të ruajtur sigurinë jetën e njerëzve. Janë bërë derdhje të kontrolluara, por e vërteta është se gjithçka deri tani është në nivelet e sigurisë. Reshjet do të vazhdojnë. Të gjitha forcat janë në terren. Shqipëria ka sot një nivel të mirë të prodhimit të energjisë elektrike, por sigurisht duhet ruajtur energji edhe për ditët në vijim.
Deklarata e Ballës është e unifikuar me atë të kryeministrit Edi Rama që i ktheu përgjigje më herët PD në lidhje me importin e energjisë. PD, Eno Bozdo deklaroi dje në emër të PD se qeveria i ka shkaktuar një dëm prej 3 milionë euro shtetit shqiptar pasi ka blerë energji, në kohën kur nga Komani dhe Vau i Dejës derdhen 2 mijë e 100 m3 rezerva ujore në sekondë. PD thotë se qeveria vendosi të blejë energji edhe spe e dinte se shiu do të vinte. /Dosja.al
SHKODËR- I pari i Shkodrës Bardh Spahia ka kërkuar që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Shkodër për shkak të përmbytjes. Në një deklaratë për mediat, Spahia u shpreh se Shkodra është komplet e izoluar. Po ashtu Spahia ka kërkuar më shumë mjete të ushtrisë dhe të Emergjencave Civile për shkak të gjendjes që është krijuar në Shkodër.
"Siç e shikoni dhe vetë ka pasur dhe rritje të nivelit të ujit dhe ka sjellë probleme për zonën e Obotit dhe Muriqanit. Banorët janë izoluar dhe po tentohet t’u krijohet akses për shërbime të domosdoshme. Kemi marrë masat e duhura. Është situatë e vështirë. Shkodra është praktikisht e izoluar për shkak të mbyllës së Urës së Bahçallëkut, e cila paraqet rrezikshmëri të lartë. Aksesi bëhet vetëm përmes rrugës alternative, nga Guri i Zi. Është një situatë që kërkon vëmendjen e gjithë institucioneve të shtetit. Hapja e hidrocentrale në mënyrë të papritur, autoritetet që menaxhojnë kaskandën e Drinit duhet të na kishin lajmëruar që të merrnim masa. U gjendëm në një situatë të papritur. Mënyra më e mirë për përballimin e situatave të tilla duhet të ishte shpallja e emergjencës,” tha Spahia.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është nisur drejt Shkodrës. Me anë të një njoftimi për mediat bëhet me dije se Berisha do nisët në Shkodër për shkak të gjendjes alarmante që ndodhet qyteti për shkak të motit të keq.
“Për shkak të gjendjes emergjente ne vend, kryetari i PD Sali Berisha niset për Shkodër”, thuhet në njoftim.
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë vendin përgjatë gjithë ditës së djeshme duke shkaktuar dëme kolosale në disa qarqe të vendit ku ajo më problamtikja ishte Lezha dhe Shkodra. Dhjetëra banesa u përmbytën, dhjetëra familje u evakuuan dhe dhjetëra të tjerë mbetën pa energji elektrike si pasojë e përmbytjeve masive.
VAU I DEJËS- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka vizituar pak para mesnatës së kaluar Hidrocentralin e Vaut të Dejës. Nga atje, Balluku u shpreh se janë bërë shkarkime të organizuara pasi ka patur reshje përtej pritshmërive. Në të kundërt, sipas Ballukut, përmbytjet do të kishin qenë edhe më të mëdha. Ajo iu drejtua Opozitës dhe kërkoi që të mos dezinformonin qytetarët, kur nuk e prekin vetë terrenin.
“Kemi pasur reshje me intensitet të lartë që kanë qenë mbi parashikimet tona dhe na është dashur të bëjmë shkarkime të organizuara. Në të kundërt do të kishim përmbytje masive. Kemi pasur një zonë të ngarkuar atmosferike. Fronti po spostohet në jug. Pas një viti shumë torturues fushës energjetike, do të mund të kemi prurje të konsiderueshme në hidrocentralin e Fierzës. Ne e ndjejmë detyrim të informojmë se qytetarët dizinformohen nga njerëz që nuk e prekin terrenin dhe kur ka emergjenca e shfrytëzojnë për qëllime politike,”- tha Balluku.
SHKODËR- Natë e vështirë për Shkodrën. Kryeqendra e Veriut është zgjuar nën ujë. Qindra hektarë toke bujqësore janë përmbytur, ndërsa dhjetëra shtëpi janë të rrethuara nga uji. Qarkullimi në disa zona është bllokuar, përfshirë dhe kalimin në urën e re të Bahçallëkut, pasi e vjetra u shemb e pjesët e saj rrezikojnë të përplasen me të. Ndërprerja e lëvizjes mbi Urën e Bahçallëkut bën që Shkodra të izolohet nga pjesa tjetër e vendit. Kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia tha se mbyllja e urës për automjetet është bërë për shkak të rrezikshmërisë që paraqet. Gjithashtu ai u bëri thirrje banorëve në zonat e rrezikura nga përmbytjet të evakuohen menjëherë.
"Shkodra është pa komunikim normal me pjesën tjetër të vendit. Jemi detyruar të mbyllim qarkullimin në urën e Bahçallekut pas shëmbjes së urës së vjetër. Kjo gjendje paraqet rrezikshmëri shumë të lartë dhe kërkon vlerësim maksimal nga autoritetet përgjegjëse. Bllokimi i qarkullimit si masë parandaluese ishte i detyruar, por nuk mund të zgjasë në këtë emergjencë që ndodhemi. Ju kërkova banorëve të kësaj lagjeje si dhe Ajasmës që të mos rrezikojnë jetën e tyre, por në momentin më të parë që paraqitet nevoja, të evakuohen. Strukturat tona do të jenë në terren për ta ndjekur hap pas hapi situatën, që për fat të keq po përkeqësohet,”- tha Spahia.