LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Përmirëso gjuhën”, Bullgaria përplaset me Ramën, kryeministri: Hiqni veton ose më duroni

• Kryeministri Edi Rama përplaset me Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë. Përplasja vjen një ditë pas kritikave që bëri Rama në Bruksel ku e quajti pengmarrje mos heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. • Bullgaria kërkon që Rama të përmirësojë gjuhën dhe t’i përshtatet kreut të qeverisë së një vendi që synon BE-në. • Rama i përgjigjet me ultimatum: hiqni veto nose më duroni mua. Kryeministri kujton dhe çështjen e zgjidhjes së minoritetit të bullgarvëve në Shqipëri.

3 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Rama i kujton Bullgarisë si u zgjidh çështja e minoritetit: Me vetëm një telefonatë, këtë bëjnë miqtë

“Përmirëso gjuhën”, Bullgaria përplaset me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me ministrinë e jashtme të Bullgarisë. Në një tjetër postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se i është dashur vetëm një telefonatë me liderin e Opozitës në Bullgari, ish-kryeministrin Boyko Borissov për të zgjidhur çështjen e minoritetit bullgar. Referuar debatit për veton ndaj Maqedonisë së Veriut që bllokon dhe integrimin e Shqipërisë në BE, Rama shkruan se miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, po i japin dorën.

“Dhe meqë ra fjala, më lejoni t'ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër me Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!”- shkruan Rama.

Ç’ka ndodhur mes Ramës dhe Bullgarisë?

Kryeministri Edi Rama e konsideroi një turp mos heqjen e vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Nga Brukseli ku mori pjesë në Samitin me Bashkimin Evropian, Rama tha se Bullgaria ka marrë peng dy vende të NATO-s ndërsa 26 vendet e tjera të BE-së vetëm vëzhgojnë pasi janë ‘impotentë’ për të vepruar. Një ditë më pas, Ministria e Jashtme e Bullgarisë ju përgjigj me kritika Ramës duke i kërkuar që të ndryshojë mënyrën e të folurit dhe të mos vijojë me ofendime. Por, Rama nuk ndalet. Në një tjetër reagim, kryeministri shkruan se Bullgaria ose duhet të heqë veton, ose duhet të durojë mënyrën sesi ai i drejtohet.

4 VITE ME PARE

"Kujdes me gjuhën", Rama i përgjigjet Bullgarisë me ultimatum: Hiqni veton ose më duroni mua

“Përmirëso gjuhën”, Bullgaria përplaset me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë që e kritikoi për gjuhën e përdorur në Samit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se është mjaft e drejtë që Bullgaria ta ketë problem faktin që ai u thotë se duhet të kenë turp që po marrin peng Maqedoninë e Veriut e Shqipërinë.

Por, kryeministri shton se edhe ai e ka shumë problem mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit në BE. Ndaj, e mbyll me ultimatum dhe i kërkon Bullgarisë të heqë Veton ndaj Maqedonisë së Veriut ose të durojnë mënyrën se si ai flet.

"Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Me qetësi miq: Hiqni VETO-n ose më duroni mua!"- shkruan Rama.

Më herët, Ministria e Jashtme e Bullgarisë i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të përmirësojë mënyrën e të shprehurit duke iu përshtatur një vendi që synon integrimin në Bashkimin Evropian. Reagimi i Bullgarisë erdhi pas kritikave të forta që bëri Rama në Samitin e Brukselit ku e konsideroi një turp faktin që Bullgaria nuk e heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe bllokon rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. 

 

 

4 VITE ME PARE

"Turp, turp", Bullgaria i përgjigjet Ramës: Nuk është hera e parë që na fyen, flit me gjuhë të përshtatshme

“Përmirëso gjuhën”, Bullgaria përplaset me
Edi Rama

BULLGARI- Ministrja e Jashtme e Bullgarisë i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndryshojë mënyrën e të shprehurit referuar kritikave e akuzave që bëri një ditë më parë në Samitin e Brukselit. Në një reagim në faqen zyrtare, Ministria e Jashtme Bullgare shkruan se nuk është ehra e parë që dëgjon fyerje të tilla, por që Rama duhet të flasë me një gjuhë që i përshtatet kreut të qeverisë së një vendi që kërkon të anëtarësohet në BE. 

Reagimi zyrtar:

Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të Bashkimit Evropian që mbështesin përkatësinë evropiane të popullit shqiptar. Ne kemi mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, edhe kur ishte shumë më e vështirë se sot. Ndër vite nuk ka pasur shumë zëra të tjerë me ne në këtë kauzë. Ne e mbrojmë atë sot, pavarësisht gjithçkaje, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Si kundërpërgjigje, nuk është hera e parë që dëgjojmë komunikime të paprovokuara të ashpra, fyese nga një kryetar qeverie. Presim që kryeministri shqiptar t’i përshtatë mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë nivel, më shumë se çdo tjetër, ne insistojmë të mbajmë një ton të mirë komunikimi. Në këtë nivel ne kemi treguar gjithmonë gjithë respektin që kërkon një pozicion të përgjegjshëm dhe nivel të marrëdhënieve ndërshtetërore. Ne kemi një të ardhme të përbashkët me Shqipërinë. Politikanët po largohen. Kombet mbeten. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët, i cili nuk duhet të cenohet nga një gjykim i gabuar i politikanit. Është e papranueshme që marrëdhëniet mes shteteve të bëhen peng i ekscentricitetit të kryeministrit aktual shqiptar.

Reagimi i Bullgarisë erdhi pas kritikave të forta që bëri Rama në Samitin e Brukselit ku e konsideroi një turp faktin që Bullgaria nuk e heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe bllokon rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. 

edi rama ministria e jashtme e bullgarise samiti i brukselit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet